Katerina Marku – JavaNews.al

Kohë lufte…
Nga Katerina Marku

Nuk jam kundër protestave, përkundrazi. Më bën të ndihem mirë kur shoh qytetarë që ngrihen për të drejtat e tyre sepse i shërbejnë demokracisë dhe sinjalizojnë për çfarë nuk shkon mirë e që duhet të përmirësohet.

Të gjithë ne presim nga një qeveri që të jetë e përgjegjshme, të kujdeset për qytetarët e saj si në kohë krizash e normaliteti e të tregojë që e ka marrë me seriozitet punën.

Kam ndjekur me vëmendje disa nga protestat e këtyre ditëve. Po mendoja shumë mirë që ka një vëmendje e angazhim për të dalë e për të protestuar por ama kisha nje pyetje, se doja të përcaktoja për cfare kane dalë konkretisht? Cila ishte kauza?

Për naftën? Mesa pashë kjo ishte ajo që mbizotëronte në kërkesat e shënuara nëpër pankarta.

Pra ishte nafta ajo që na bëri të dalim në rrugë?! “Apo ushqimet, cmimet e produkteve të shportës? Një rritje e çmimit te transportit publik? Mospërballimi i kostos së ilaceve? Fasha e energjisë për familjet në nevojë?”

Një fakt që nuk mund dhe nuk duhet të neglizhojmë është që kjo është një krizë botërore që po prek shumë vende. Pritej të ndodhte përgjatë këtij 5 vjeçari nga orientimi i politikave të energjisë drejt burimeve të rinovueshme dhe shkëputjen hap pas hapi nga burimet fosile, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ndikimeve negative të këtyre burimeve në mjedis, por lufta që nisi në Ukrainë i dha një drejtim tjetër e më të shpejtë e të pasigurtë situatës. Ditë pas dite po i shohim pasojat fatale në njerëz, aty ku po ndodh kjo luftë, ashtu edhe në ekonominë e vendeve të tjera.

Çmimi i naftës që sot eshte 2 euro, mund të jetë 20 euro pas dy muajsh.. ne nuk e dimë si do vejë rrjedha. Jemi në një terren të paqëndrueshëm që nuk e parashikojmë dot, veç mund të ndjekim dinamikat e të mundohemi të jemi në korsinë e duhur.

Por nuk duhet të jetë nafta ajo që na bën të dalim në bulevard, apo më absurdja t’i ulen taksat të ashtuquajturve “oligarkë”?!?!

Se në terma konkrete kjo është ajo që po i kërkohet shtetit, t’i ulen taksat privatit.

Naftën brenda Tiranës (+- 10 km) e zgjidhim me një autobus (me cmim bilete të njëjtë) me një biçikletë, me pak ecje në këmbë etj deri sa të zgjidhet kjo situatë ose dhe…. pse jo, të fillojmë të mësojmë ta përdorim më pak makinën!

Vura re edhe të rinj duke protestuar për naftën ndërkohë që në shumë vende të EU të rinjtë protestojnë kundër qarkullimit të makinave në qytet, si një prej kauzave të tyre më të forta ambientaliste për cilësinë e ajrit në zonat urbane.

A na ben mirë kjo? Nje mani për të patur makinën kudo? Sigurisht që jo! Mund ta marrim kur është e domosdoshme si për distanca të largëta e ndërqytetase.

Ajo çfarë duhet të ketë vërtet vlerë e rëndësi është të mos diskutohen produktet e shportës, të mos rritet çmimi i biletës së transportit publik, pensionistët të marrin ilacet, fermerët të kenë mundësinë të punojnë, rrogat të taksohen më pak, fasha mbrojtëse e energjisë të rritet etj… që të mund ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë.

Dje është miratuar nga qeveria një paketë për rezistencën sociale, ku janë të parashikuara disa lehtësime.

Mund të lexohet e më pas të diskutohet, çfarë na duhet? A na përmbush kjo paketë? Apo mund të bëhet dicka më shumë?

Kështu mendoj se arrihet drejt një zgjidhjeje me komunikim e masa konkrete dhe jam plotësisht dakord që të luftohet e punohet fort si nga qytetarët e nga qeveria që këto të arrihen, por kjo vjen duke dëgjuar njëri-tjetrin. Duke e dashur më shumë vendin e duke treguar empati, besim e mirëkuptim, që t’ja dalim përpara bashkë, pasi kjo nuk është luftë e lehtë, as për qytetarin e as për një qeveri që ka kaluar tre kriza deri më tani.

Si një profesioniste e re në fushën e mjedisit, si aktiviste e angazhuar me shumë zemër në kauzat ambientaliste dhe me bindje të majta…. mendoj që as nuk duhet diskutuar nëqoftëse duhet të ulet apo jo taksa e naftës, por të pritet me durim të kalojë kjo valë. E deri sa të kalojë, të kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme abuzuesit e kushdo që mund të përpiqet të përfitojë nga kjo situatë e vështirë për të gjithë ne.

Është kohë lufte!

*Shkruar për çdo qytetar që ka dalë në bulevard i pandikuar nga partitë politike.

Vlera e çdo hapi
Nga Katerina Marku

Aktivizëm – sapo e lexon si fjalë në mend të vijnë grupe të rinjsh të angazhuar me dëshirë e pasion për t’i çuar kauzat e tyre përpara e për të sjellë ndryshime në shoqëri. E në fakt nuk ka gjë më të bukur e thellësisht të shëndetshme për një komunitet, qytet e shtet sesa një rini që shkollohet, punon, kontribuon e përpiqet për vendin duke menduar se si gjërat mund të bëhen më mirë nisur nga rrethanat ku ndodhen.

Përgjatë viteve, historia na tregon se si aktivizmi rinor ka ndikuar në momente kyce sipas problematikave të kohës, si përshembull në çështje sociale, politike, ekonomike, ligjore etj.

Duke filluar nga vitet 1960 me lëvizjen për të drejtat civile e deri në ditët e sotme, përpjekjet e rinisë anembanë botës kanë qenë të vazhdueshme si për të ndikuar tek politikëbërësit që vendimarrjet e tyre të jenë të përgjegjshme, si me rritjen e vëmendjes ndaj çështjeve delikate apo duke zhvilluar fushata edukuese e ndërgjegjësuese.

Një shembull aktual ku dua të fokusohem është rasti i Greta Thunberg, e reja 15 vjeçare, e cila doli e vetme përballë parlamentit suedez për të protestuar mbi ndryshimet klimatike. Nisur nga fotoja e saj parë e shkrepur duket si një kauzë e humbur pa filluar ende, po të gjykojmë nga pjesëmarrja.

Por ngulmimi për ta bërë zërin e saj të dëgjohet, frymëzoi me miliona të rinj  të cilët e mbështetën duke nisur kështu “Fridays for future”  me mbi 4500 marrshime për ndryshimet klimatike në rreth 150 shtete të botës, mes tyre dhe Shqipëria.

Tek marrshimet që zhvilluam në Tiranë, pata mundësinë të njihja të rinj tejet të zellshëm e të vendosur për të mbështetur jo vetëm Gretën në kauzën e saj por gjithashtu te fokusuar që të bënin më të mirën për komunitetin duke u angazhuar për një të ardhme të sigurt për ta e  brezat pasardhes. Me një pjesë prej tyre u bashkuam (siç ndodh zakonisht që idetë të bashkojnë njerëzit) dhe formuam “Këshillin Mjedisor të Tiranës”, një strukturë që veç angazhimit të sa më shumë të rinjve,  synon të bëjë bashkë aktorë që luajnë një rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Kur bëjmë të hedhim hapat, shpesh na duken të vegjël por pasi kemi ecur pak kuptojmë vlerën e çdo hapi.

Dhe ky mendoj është thelbi, vlera e çdo hapi sado i vogël qoftë. Rinia nuk duhet të dyshojë asnjëherë tek aftësia që ka për t’i çuar gjërat përpara, me vullnet dhe konsistencë, duke e mbajtur rolin e saj aktiv si shtylla kurrioze e një shoqërie. Ajo ndikon me sjelljen e saj në çdo hallkë e mund t’i transformojë komunitetet si asnjë forcë tjetër. Prandaj investimi i vazhdueshëm tek ta dhe për ta duhet të jetë një prioritet, pasi fryti i tyre do jetë ai që do të përcaktojë drejtimin dhe të ardhmen e shoqërisë.

Skeptikë do të ketë sa këtu sa atje, ndoshta disa prej tyre po lexojnë dhe këto rreshta. Megjithatë siç koha e ka treguar, duhet durim dhe ngulm  për të patur rezultat, e pasi ai vjen, formohet klima ku ndryshimi është i mundur e ku çdo i ri mund të frymëzojë e të frymëzohet. Kjo është fuqia e rinisë.

Historia përsëritet! Varet nga ne nëse duam të mësojmë prej saj
Nga Katerina Marku*

Pandemia na ka vendosur përballë një situate të pazakontë, por jo të pandodhur më parë.

Përgjatë këtyre muajve gjithësecili prej nesh e ka ndryshuar stilin e jetës, duke shtuar kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve si pasojë e përballjes së përditshme me pasigurinë e të “panjohurës”. Në fakt kjo pandemi na rikujtoi atë që shpesh harrojmë (prirja hedonike): Asgjë nuk është e mirëqenë dhe nuk duhet ta mendojmë si të tillë.  Gjithҫka na rrethon është një zinxhir i përbërë nga shkak-pasoja, të cilat i neglizhojmë në të përditshmen tonë, derisa vjen një moment ku nuk kemi më nga të “fshihemi”, veҫse të përballemi me efektin domino.

Sot që flasim, në mbarë botën po lobohet ngultazi me slogane të tipit “normalitet i ri” apo “ndërto më mirë”, si një nevojë e qënësishme për të menaxhuar dhe përballuar më mirë situata të ngjashme në vazhdim.

Zhvillimi i qëndrueshëm është një term që përdoret në kontekstin e zhvillimit fizik, biologjik dhe social, lidhur ngushtësisht mes tyre, në kerkim të një perspektivë më të gjerë se si duhet të zhvillojmë komunitetet tona.

Sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara, në vitin 2050, rreth 68% e popullsisë së botës do të jetojë në zonë urbane. E përkthyer ndryshe, më shumë nevojë për shërbime, qarkullim, konsum etj. Pra, rrjedhimisht nevojë për planifikim të mirëstudiuar që vendosin shëndetin njerëzor dhe impaktin mjedisor në thelb të procesit të planifikimit, si dhe zhvillimin adapt të hapësira të përbashkëta, për të lejuar ofrimin e shërbimeve dhe vendosjen e standardeve të nevojshme, që gjejnë zbatim praktik me efekt pozitiv.

Ҫdo makro, përbëhet nga mikro, e mikrot në këtë rast jemi ne me gjurmët tona të përditshme që përkthehen në një impakt specifik. Siҫ është dhe vetë energjia, asgjë nuk humbet por vetëm transformohet. Ajo ҫfarë është në dorën tonë është produkti final i këtij transformimi, pozitiv apo negativ?!

Ne si qenie humane jemi pjesë e natyrës dhe aktiviteti që kryejme është një kategori e veçantë kundrejt dukurive të tjera natyrore. Praktika në fakt po tregon që ky aktivitet i keqmenaxhuar në shumë drejtime të tij, është faktori kryesor që po dëmton balancën ekologjike, duke e ҫuar drejt pasojave të pakthyeshme e duke harruar sa të ekspozuar jemi ne vetë ndaj ҫdo efekti negativ kudo që te ndodhemi.

Faktorët natyrorë dhe shoqërorë të mjedisit janë ndikues të drejtpërdrejtë në jetën tonë. Ata janë një kusht thelbësor për të përcaktuar zhvillimin fizik, mendor, intelektual, psikologjik dhe vetë mënyrës tonë të jetesës. Sado të jemi të fokusuar në garat e mendjeve tona, duke kërkuar më të mirën e asaj që mund të realizojmë, nuk duhet të neglizhojmë kurrsesi në thelb vlerat e natyrës si aseti më i rëndësishëm që kemi.

Ne nuk jemi përgjegjës vetëm për jetuar cilësisht jetët tona por dhe të sigurojmë të ardhmen e brezave pasardhës, duke rikthyer përkushtimin ndaj së mirës të përbashkët.

Më së miri ma përmbyllin mendimin fjalët e Paolo Giordano: “Kam frikë të zbuloj që ngrehina e qytetërimit që njoh është një kështjellë letre. Kam frikë nga zerimi, por edhe nga e kundërta e tij: Që frika të kalojë kot, pa lënë pas vetes një ndryshim”.

Historia përsërit vetveten, varet nga ne nëqoftëse me vullnetin e duhur vendosim të mësojmë prej saj.

*Inxhiniere Mjedisi