Irena Beqiraj – JavaNews.al

Bukë dhe ujë rubineti
Nga Irena Beqiraj

Një miku im gazetar dhe moshatar me mua më shkruan:

“Ndërsa prindrit tanë kanë pensione të ulëta, ata akoma kanë ndonjë nga femijët vërdallë që ju jep një gotë ujë e kujdeset për ta kur janë të pamundur. Kurse brezi ynë do të duhet ta blejë edhe këtë përkujdesje. A do të mundemi ta përballojmë pleqërinë me pensionet që mund të marrim edhe ndoshta pa asnjë fëmijë afër ?

Nëna ime solli në jetë e rriti tre femijë. Unë vetem një. Teksa shqiptarët po lindin shumë më pak fëmijë sesa në të kaluarën,  popullsia ndërkohë po plaket.

Parashikimet jane shqetësuese.  Popullsia mbi moshën 65 vjeç që sot eshtë 16%, në vitin 2050 do të arrijë në 26.4%. Pra, kur unë të jem 75 vjeç sa është nëna ime sot, popullsia mbi 65 vjeç do të jetë 10% më e lartë nga sa është sot.

Studimet tregojnë se rritja  prej 10 për qind e popullsisë mbi moshën 65, e uli PBB-në për frymë me 5.5 për qind. Një e treta e këtij reduktimi vjen nga rritja e ngadaltë e punësimit; dy të tretat për shkak të ngadalësimit të produktivitetit të punës.

Këto fakte tregojnë se:

1) Ekonomisë tonë i ka mbetur shumë më pak kohë krahasuar me kohën që patën ekonomitë e zhvilluara edhe të pasura për t’u përgatitur për kalimin në një shoqëri të moshuar; (SHBA-së iu deshën 50 vite ndërsa Europes rreth 30 vite).

2) Për shkak të ngadalësimit ekonomik, kostot fiskale të plakjes do të jenë shumë të larta.

3) Efektet e plakjes, do të çojnë në thellimin e krizës se sistemit të pensioneve.

4) Gratë, të cilat jetojnë mesatarisht 6-7 vjet më shumë se burrat dhe zakonisht janë disa vjet më të reja se bashkëshortët e tyre, do të paguajnë çmimin më të lartë në këtë ndryshim të dhimbshëm demografik.

Megjithëse ulja e  lindshmërisë shpesh i atribohet transformimit kulturor që ka pësuar shoqëria, nuk duhen harruar që kostot e rritjes se një fëmije sa vijnë e bëhen më të papërballueshme. Përveçse kemi mbetur vendi ku të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të ultat në rajon,  strehimi sa vjen dhe bëhet shumë i shtenjtë për familjet e reja, ndërkohë që mungesa e  arsimit dhe e shërbimit shëndetësor  publik cilësor, i shtyn familjet shqiptare drejt shkollave dhe shërbimit mjekësor me pagesë.

Për fatin tonë të keq këto sfida të vështira dhe afatgjata, qeveria ka vendosur t’i adresojë me mekanizma afatshkurtra, që nuk vlejnë, të stërprovuara dhe pa rezultat. Nëndeklarimi I pagave thotë Kryeministri , duke mos përmendur  modelin ekonomik që ushqeu në 12 vjet me politikat e tij. Morfina e përjashtimeve nga taksat  e përdorur rrishtazi keto 12 vite ,për të siguruar “qetesinë” dhe miqësinë  i kushton buxhetit te shtetit 700 milionë euro edhe  peshën kryesore e zenë përjashtimet nga  TVSH-ja .

Ndaj vendosa që përgjigjen t’ia kthej publikisht mikut tim gazetar.

Nëse do të vendosim të pleqërojmë në Shqipërinë e kullave, të kazinove, hoteleve me pesë yje, me pensionin e shtetit do të mund  sigurojmë vetëm bukë e ujë! Kuptohet, nëse uji i rubinetit do të jetë i pishëm…

Dyfishimi i PBB-së, si hapja dhe mbushja e një grope pa prurë asnjë ndryshim!
Nga Irena Beqiraj

Për të treguar zhvillimin ekonomik kryeministri dje iu referua rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke u krenuar që Google tregonte që PBB gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar. Nëse kryeministri do te kërkonte në Google të dhënat e EUROSTAT-it që tregojnë të ardhurat për frymë në Shqipëri krahasuar me të ardhurat për frymë në BE, do të informohej që ato kanë gati një dekadë që nuk ndryshojnë, e kanë mbetur nivelin rreth 30% edhe janë më të ultat në rajon.

E pra, ku ka shkuar gjithë kjo rritje ekonomike? Pse nuk reflektohet tek rritja e të ardhura për frymë aq më tepër kur edhe popullsia është ulur?

Ku dreqin është fshehur dyfishimi i PBB-së?!

Pra, po të ishte thelluar (megjithëse pushteti shpesh nuk e lë të thellohet) kryeministri do të kuptonte se më shumë se rritja e PBB-se kanë rëndësi shkaktarët e rritjes.

Përshembull PBB -ja do të rritet nëse ai paguan për të hapur një gropë dhe për ta mbushur sërisht ate pa ndryshuar asgje. Sa here që “Ismaili”, charteri i kryeministrit ngrihet në qiell, rritet PBB-ja. Një i sëmurë që vizitohet tek mjeku rrit BBB-në. Kur njerëzit shpenzojnë gjithë ditën në plazh, pa konsumuar një akullore nuk e rrisin PBB-në. Ndërsa orët e harxhuara në plazh ulin stresin rrisin mirëqenien, edhe jetëgjatësinë, ato nuk ka vlerë në këndvështrimin e PBB-së.

Pra, jo çdo gjë qe ka vlerë matet nga rritja e PBB-së edhe jo cdo gjë që përfshihet tek rritja ka vlerë.

Por, jo pa qëllim PBB-së i është caktuar niveli më i lartë i rëndësisë në narrativën politiko- ekonomike. Kjo ndodh për dy arsye: E para, për shkak se është e lehtë për t’u kuptuar dhe komunikuar; Edhe e dyta, tendenca e saj për t’u rritur edhe duke hapur e mbyllur gropa e bën atë matësin më të preferuar të sukseseve të qeverisë.

Ndërkohë që, janë matësat e tjerë ato që masin suksesin e politikave qeveritare si niveli i varfërisë, barazia, jetëgjatësia, kompleksiteti ekonomik, me të cilat kryeministri as nuk mund t’i zërë në gojë e jo më të krenohet.

Përshembull, në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Në këtë kontekst të masësh suksesin e politikave me me anë të rritjes së PBB-se e cila ka ardhur kryesisht se kemi paguar “sa frengu pulen “hapjen edhe mbylljen gropave” te cilat nuk sjellin asnjë ndyshim në mirëqënien tonë, është thjesht nje marrëzi.

Nipçe, problem janë oligopolet jo vlonjatët!
Nga Irena Beqiraj

Rama në takim me kryetarët e bashkive përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë.

“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.”

Kryeministri duhet të lexojë. Profesoreshat e letërsisë që drejtojnë Turizmin apo juristi i cili duket se drejton Organizatën Joqeveritare të  Ministrisë së Financave edhe Ekonomisë ndoshta as nuk e kuptojnë e as nuk ja shpjegojnë dot.

Por ekonomisti Ilir Ciko ka bërë një studim shumë interesant për cmimet e ofruara nga  kompanitë lider të importimit të ushqimeve edhe produkteve të tjera në Shqipëri . Grafiku  tregon se cmimet e ushqimeve shiten 107% më shtenjtë ne Shqipëri  sesa shiten në Europë nga po të njëjtat kompani (shiko grafikun për të tjerat ).

E pra nipçe , problem janë oligopolet jo vlonjatët !

Po kush të ti shpjegojë ty! Edhe Ermal Dredha ka qëlluar me gjuhë të huaj.

Gjuhëtarë i ke të gjithë

më të mirët në këto anë

Por ekonominë të gjorët

As e qeshin as e qajnë!

Që të mos na “vrasë” nesër turizmi i tepërt dhe i paqëndrueshëm!
Nga Irena Beqiraj

Rrjetet sociale janë sot të mbushura me video të plazheve thuajse bosh. Ka video që tregojnë se një familje me 4 vetë mund të kalojë një ditë të këndshme në bregdet me 126 euro, por nuk mungojnë edhe historitë ku një pjatë makarona kushton 18 euro. Gjen aty analizat e gjithologëve që e shohin problemin vetëm tek lakmia e operatorëve për të fituar sa më shumë. Po ashtu të gjithë i keni dëgjuar lajmet e arritjeve të turizmit vitin e kaluar. Të ardhurat nga turizmi ishin të bollshme, rreth 4.2 miliardë euro dhe numri i turistëve 10 milionë. Rrogat po ashtu janë rritur. Në jug, një sanitare paguhet 1000 euro edhe pse produktivitetin e ka 340 euro.

Për të gjithë ato që njohin ekonominë dhe lidhjen e sektorëve brenda saj, fakti që Shqipëria është destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve nuk i jep përgjigje dy pyetjeve thelbësore që përcaktojnë cilësisht këtë zhvillim:

Sa duhet të zhvillohet turizmi që të mos konsiderohet tepër për ekonominë shqiptare edhe a është modeli i turizmit që po ndërtojmë i qëndrueshëm?

Këto pyetje shqetësuan edhe qeverinë e një vendi tjetër të vogël, Irlandës, e cila po ashtu ka vendosur objektiva ambicioze për turizmin 2030. Ajo parashikon që të ardhurat nga turizmi të rriten nga 10 miliardë euro në 15 miliardë euro duke punësuar 350,000 njerëz dhe duke siguruar 2.3 miliardë euro të ardhura për  buxhetin e Irlandës. Për të realizuar këto ambicie, Ministria për Turizmin dhe Kulturën ngriti këtë vit Observatorin e Turizmit të Qëndrueshëm, i cili do të angazhohet në matjen dhe monitorimin e ndikimit ekonomik, mjedisor dhe social të turizmit në nivel  destinacioni. Mbi këto matje e të dhëna do të bazohen politikat qeveritare edhe vendimmarrjet private duke siguruar një rritje të qëndrueshme dhe elastike të sektorit të turizmit.

E pra, qeveria e Irlandës e ka kuptuar që turizmi të mos shkaktojë dëme mjedisore, ekonomike edhe kulturore për shkak të rritjes së pakontrolluar të sektorit, qasjes së drejtuar vetëm nga fitimi, mungesës së burimeve, ka nevojë për vendimmarrje të informuara, të mbështetura në matje e të dhëna.

Ka ardhur koha që këtë shqetësim ta ketë edhe qeveria shqiptare pasi ekonomikisht turizmi ka filluar të ketë ndikime të dëmshme e të dukshme inflacioniste.

Përtej faktit se shitësit e mallrave dhe shërbimeve turistike priren të përfitojnë nga turistët, duke e ditur se këta janë vizitorë me qëndrim të shkurtër dhe ndoshta nuk do të kthehen më, rritja e çmimeve në pjesën dërrmuese të saj duket se vjen nga fakti se turizmi ka rritur kërkesën për mallra dhe shërbime të caktuara përtej asaj që mund të ofrohet.

Sezonaliteti i turizmit si dhe pagat rreth 2.5 herë më të larta se produktiviteti i shërbimeve që lidhen me turizmin reflektohet tek kostot e larta të fuqisë punëtore.

Po ashtu përdorimi sezonal nën kapacitet i Infrastrukturës turistike “ul kthimin nga investimi” dhe rrit presionin tek çmimet në sezon, sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara dhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.

Një shenjë tjetër shqetësuese është se ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohet, në të njëjtën kohë sektori bujqësor i cili duhet të mbështeste këtë zgjerim duke njohur edhe ai rritje, po përjeton  pikiatën më të madhe të dekadave të fundit. Kjo tregon  se vendi e importon pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore. Thënë këtë, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit do të ushtrojë presion mbi ofertën, duke bërë qe ndikimet inflacioniste të turizmit të përkeqësohen më tej.

Ky presion inflacionist ul mirëqenien e popullatës edhe rrjedhimisht konsumin e saj. Ndërsa turizmi zgjerohej në vitin 2023, konsumi ishte  në nivelet më të ulëta qe pas pandemisë.

Ndërkohë rritja e varësisë ekonomike e vendit nga turizmi, përveçse inkurajon investime të cilat përdoren nën kapacitet, ajo dekurajon edhe një investim tjetër, atë në arsim. Në zonën e OECD-së, mesatarisht 45 për qind e njerëzve të moshës 25-34 vjeç kanë një diplomë kolegji. Në vendet e OECD-së ku sektori i turizmit zë një vend të rëndësishëm, përqindja është shumë më e ulët: 43 për qind për Spanjën, 34 për qind në Portugali, 27 për qind në Itali.

Një element tjetër shqetësues është fakti se një pjesë e madhe e turizmit po sillet rreth burimeve të kufizuara të pasurive të paluajtshme duke ushqyer kështu një shembull te përsosur të modelit ekonomik rentier.

Vetë Kryeministri thotë që “Familjet japin me qira apartamentet e tyre, me skemën e Airbnb për turistët që nuk shkojnë në hotele, sepse 10 milion turistë nuk përputhen me shtretërit që kemi në hoteleri, duke shtuar se ky fond i padeklaruar, i gjithë i paprekur shkon te familjet”.

Qëndrimet e turistëve në shtëpi Airbnb padyshim krijon të ardhura për disa familje por në të njëjtën kohë rrit kostot e jetesës për qytetarët, duke ndikuar në çmimet e pronave si dhe qiratë në vend. Por një efekt tjetër edhe më i padëshirueshëm ekonomik i përdorimit të gjerë të  Airbnb është se ky model rentier kontribuon pak ose aspak në krijimin e vendeve të punës në industrinë e mikpritjes.

Të gjitha këto fenomene kanë nevojë të adresohen, duke u mbështetur në matje e të dhëna.  Kryeministri mund të vazhdojë të kundërshtojë Ambasadorin Rus në Këshillin e Sigurisë edhe ministret e kabinetit të tij të besojnë që kjo zhvillon turizmin. Gjithologët e ekraneve mund të fajësojnë lakminë e operatorëve turistike për “shkatërrimin e mrekullisë turistike të krijuar nga atletet e bardha të kryeministrit”. Por vetëm “tapat” kanë fatin të pluskojnë në sipërfaqe. Nëse mendohet pak më thellë, realiteti tregon se turizmi ka nevojë urgjente për vendimmarrje publike dhe private të informuara, sepse dëmi që mund t’ju vijë qyteteve nga zhvillimi mbi kapacitetet e mundshme turistike do të kërkojë dekada të rikuperohet.

Brezat nuk na e kanë borxh mendjelehtësinë tonë!

Çfarë shqiptarët mund të mësojnë nga tufa e majmunëve Keekerok!
Nga Irena Beqiraj

Tufa Keekerok ishte tufa me të cilën neuroshkenstari Sapolksy kishte filluar studimet mbi sjelljet shoqërore të majmunëve babunë në Kenia, studime që zgjatën plot 30 vite. Babunët, njësoj si njerëzit jetojnë në grupe të mëdha shoqërore, të lidhura ngushtë edhe shfaqin sjellje shumë të qarta hierarkike. Meshkujt dominues janë në krye të hierarkisë.

Duke matur nivelet e kortizolit, ose hormonit të stresit, shkencëtari arriti në përfundimin se sa më i lartë të jetë rangu social në grup, aq më të ulëta janë nivelet e stresit. Sa më i ulët të jetë rangu social aq më mizerabël është jeta e një babuni. Përbërësi kritik për të pasur stres të ulët ishte aftësia e kontrollit. Sa më i lartë niveli i dominimit në tufë, aq më i lartë ishte kontrolli mbi të tjerët duke stresuar këto të fundit, sikurse edhe Andreotti thoshte: “Pushteti lodh ato që nuk e kanë”.

“Një babun shpenzonte rreth tre orë në ditë për të marrë kaloritë edhe kishte nëntë orë kohë të lirë çdo ditë për ta bërë një babun tjetër të mjerë”. Në atë tufë, ishe i vdekur nëse nuk ishe agresiv dhe veçanërisht nëse nuk kishe lidhjet e nevojshme shoqërore”, thotë Sapolsky.

Për një moment teksa lexoja mu duk se kishte studiuar shoqërinë shqiptare. Por tregimi i shkencëtarit nuk përfundon këtu. Diçka e tmerrshme por shkencërisht shumë interesante i ndodhi tufës Keekerok.

Tufa e babunëve ishte nisur të kërkonte ushqim në depon e plehrave të një shtëpize turistike dhe hëngri mish që ishte i ndotur me tuberkuloz. Nga epidemia e tuberkulozit gati gjysma e meshkujve vdiqën. Por saktësisht kush vdiq ishte befasuese.

“Pas epidemisë së turberkulozit ç’ka mbeti nga tufa ishin dy herë më shumë femra se meshkujt dhe meshkujt që kishin mbetur, duke përdorur zhargonin shkencor, të Sapolsky-it ishin djemtë e mirë”.

Kjo çoi në një ndryshim transformues në dinamikën sociale të tufës. Çuditërisht, “djemtë e mirë” krijuan një mjedis më pak stresues dhe më bashkëpunues brenda tufës.

Çfarë fati! Tufa Keekerok për një rastësi të fatit shpëtoi nga djemtë agresivë, dominues, stresues, të cilët dukshëm pengonin formëzimin e një mjedisi më të mirë brenda saj.

E pra, historia e tufës Keekerok na mëson se “vdekja” politike e liderëve agresivë e dominues të Kongreseve të PS-së, Konventave të PL-së edhe Foltoreve të PD-së është kusht i nevojshëm për të trasformuar jetën politike shoqërore brenda këtij vendi.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, liderët agresivë, dominues, të palodhur nga pushteti afatgjatë do të vazhdojnë të harxhojnë 3 orë në ditë për të marrë kalori, edhe 9 orë të tjera të mendojnë se si do të mjerojnë gjithë ne të tjerët!

Komisioni hetimor “Vokshi “edhe modeli politikës ekspresive!
Nga Irena Beqiraj

Modeli i politikës ekspresive është shpjeguar më së miri nga Brennan dhe Lomasky në 1993.

Në një punim të plotë autorët përpiqet të shpjegojnë se: Argëtimi politik është një e mirë individuale; rezultatet politike janë të mira publike. Për këtë arsye , politika vazhdon të ofrojë kryesisht argëtim individual , edhe jo ​​rezultate publike.

Ky model padyshim bazohet në faktin se thuajse në të gjitha fushat njerëzit kanë zhvilluar në mënyrë progresive zakonin e të menduarit, “pro” ose “kundër” dhe më pas ata kërkojnë argumente për të mbështetur një nga këto dy opsione.

Padyshim qe ka njerëz me mendje të hapur, të gatshëm të pranojnë vlerën e opinioneve me të cilat nuk pajtohen.

Të tjerët, pasi kanë marrë një qëndrim në favor të një mendimi të caktuar, refuzojnë të shqyrtojnë çdo pikëpamje të kundërt.

Kur në vend që të mendojnë, njerzit shtyhen thjesht te marrim anë: pro ose kundër, ato shtyhen drejt një zgjedhje e cila zëvendëson aktivitetin e mendjes.

Kjo është një semundje intelektuale; e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet , duke ndotur të gjitha format e të menduarit.

Në komisionin hetimor “Vokshi” nuk do të mungojë argetimi individual , me pak ose aspak rezultatet publike pasi të dy ceshtjet janë nën hetimin e SPAK thuajse drejt përfundimit ( sterilizimit i mbaron afati i hetimit ne 1 prill) .

Ai komision është qartazi dëshmimtar i metamorfozës politike , ku më e keqe se mungesa e rezultateve është fakti që politika vështirë se përmirësohet .

Me këmbenguljen mbreslënëse në përpjekjen për të ofruar vetëm modelin e politikës ekspresive, opozita po traskuron faktin që argëtimi individual krijon vetëm iluzionin e mbështetjes duke lënë mënjanë faktin se nuk mjafton vetëm ta demontosh një qasje të caktuar qeverisëse apo politike , më e rëndesishme është të ofrosh një qasje të re.

Miti i përfitimeve që vijnë nga kapitali i huaj!
Nga Irena Beqiraj

Në publik sa herë flitet për investime me kapital të huaj , një ngazëllim I shfrenuar buron jo vetëm nga komentuesit por fatkeqësisht edhe nga ekonomistët.

Teorikisht, flukset hyrëse të kapitalit të huaj përdoren për të balancuar investimet. Ekonomitë që kanë normë më të ulët të kursimit krahasuar me normën e investimit (pra kanë e deficit kursimesh) kane nevojë për kapitale te huaja.

Së dyti, kanë nevojë për flukse hyrëse të kapitalit të huaj ekonomitë që kanë deficite tregtare (importet janë më shumë se eksportet). Së treti, përveç plotësimit të deficiteve, flukset e huaja te kapitalit pretendohet se sjellin edhe teknologji e njohuri të klasit botëror.

Megjithatë, ndërsa kalojmë nga tekstet ekonomike tek politikat dhe zbatimit te tyre , vërtetohet shprehja se nga “e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”

Ndërsa ekonomitë me deficit në investime edhe deficite tregtar u hapën ndaj flukseve hyrëse të kapitalit të huaj, ato u përballën me shumë probleme, pasi flukset hyrëse të kapitalit të huaj ndikuan në forminim e ekonomive jokonkurruese, edhe të varura nga investimet e huaja .

Në fund të viteve 1950, ekonomia e Holandës zbuloi burime të reja nafte, të cilat çuan në një rritje të flukseve hyrëse të kapitalit. Flukset e larta nga ana e tyre çuan në mbivlersimin monedhës vendase, e cila nga ana tjetër e bëri që ekonomia të drejtohej nga eksportet jokonkurruese. Po ashtu ekonomia shqiptare investimet e huaja i ka përqëndruar kryesisht tek shfrytëzimi I burimve natyrore ndërtimi, edhe turizmi duke e lenë sektorët e tjerë të ekonomisë tërësisht jokonkurues.

Miti se një investim mjafton të jetë i bollshëm edhe i huaj edhe automatikisht është I mirë për ekonominë i takon shekullit të kaluar.

Edhe FMN-ja e cila deri para 2012 , ka pasur një qasje shumë liberale ndaj flukseve të kapitalit duke sygjeruar shmangien e çdo lloj kontrolli mbi kapitalin e huaj, e ka abandonuar tanimë atë. Në vitin 2022 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi një seri politikash të titulluar “Rishikimi i pikëpamjes institucionale mbi liberalizimin dhe menaxhimin e flukseve të huaja të kapitalit”, ku njeh risqet që vijnë nga përdorimi pa kriter e i pastudiuar i kapitalit të huaj . Aty parashtrohet se zhvillimi i nxitur nga kapitali i huaj ka pasoja. Një ndër to është se fitimet transferohen jashtë vendit pritës, duke dobësuar aftësinë e firmave vendase për të “përparuar”, duke lënë kështu pak perfitime reale ne ekonomi .

Trasferimi i përfitimeve jashtë vendit është edhe më i dukshëm kur investimi i huaj bëhet në sektorë ku vendet e punës kanë produktivitet e paga të ulta , apo ku qeveria ofron prona publike edhe lehtesime fiskale duke e lenë vendin pritës thuajse duarbosh . Ndaj jo cdo investim I huaj duhet brohoritur, e aq më pak duhet pranuar si fat i madh!

Sot pyetja që të gjithë ekonomistët duhet të shtrojnë e më pas të argumentojne është a kemi nevojë për më shumë ndërtim të cilit për ta zbukuruar e për ta shitur si zhvillim i veshim kostumin turistik, ndërsa ta bërë me rentabël për investitorin i vendosim si bixhu kazinotë?

Qeveria krenohet , sepse përtej publikut fatkeqsisht shumë e ekonomistë kanë mbetur peng ( për arsye të tjera jo paditurisë ) të mitit të shekullit të kaluar. Sot ky mit duhet të bjerë!

Gurutë mashtrues të motivimit që motivojnë vetëm veten e tyre dhe Elmer Gantry
Nga Irena Beqiraj

“Ti mund të jesh regjisori dhe jo aktori i jetës tënde” por “suksesin mos e shiko nga dritarja por në pasqyrë”. Janë këto dy nga deklarata “e motivimit ” të bëra nga e vetëshpallura “motivuese” më në modë në trevat shqiptare.

E ujdisur me kujdes, gruaja në plot 60 minuta (padyshim të paguara!), përpiqet të bindë dëgjuesit e saj ta kthejnë pasigurinë në motivim e nxitje pozitive.

Megjithëse shkencërisht nuk ka asnjë provë se ndonjë motivues ia ka dalë të motivojë ndonjëherë ndokënd për të bërë diçka, miliona njerëz në të gjithë botën harxhojnë rreth 10 miliardë dollarë për të dëgjuar guru-të e motivimit.

Çdo ditë e më shumë në rrjete sociale apo ndër portale po njohim motivues nga çdo grup moshe, nga ato pa arsim më shumë, por nuk mungojne edhe ato me arsim të lartë. Nuk kërkohet asnjë dhunti e veçantë për t’u bërë motivues. Madje eshtë shumë e lehtë ; lexo ndonjë artikull për vetëzhvillimin, shiko video të motivuesve ndërkombëtarë, kopjo ca thënie aty këtu, mëso artin e të folurit në publik, edhe mos harro të tregosh historinë tënde të rreme, “të të varfërit që u bë Princ”, dhe ja u bëre motivues ose motivuese.

Videot e shkurtëra të motivuesve në rrjetet sociale ngjasojnë me pjesë komedish me një aktor, një përzierje mjeshtërore e logjikës sipërfaqësore me tërheqjen emocionale, aq sa gabimisht mund të mendojmë se ky lloj motivuesi është produkt i kohëve moderne.

Ah jo! Ai ka ekzistuar edhe 100 vjet më parë.

Përshembull Sinclair Lewis na ka ofruar identikitin e një motivuesi në vitin 1927 në romanin e tij Elmer Gantry.

Elmer Gantry ishte një ungjilltar udhëtues, interesat kryesore të së cilit ishin uiski, gratë dhe pasuria. Plotësisht i pandershëm, pavarësisht se hiqej si i devotshëm ndaj kishës, Gantry ishte ngacmues. Padyshim inteligjent dhe aspak i sjellshëm, e aq me pak reflektues, ai gënjente, mashtronte, ngacmonte, zhvaste dhe joshte, duke kryer vetë çdo mëkat kundër të cilit ofronte predikimet e tij të zjarrta. Edhe në këtë proces predikues ai përpiqej të bindte edhe veten se ishte njeri me moral të lartë dhe i Perëndisë.

A ishte i keq Elmer Gantry? Ndoshta jo! Por ai si të gjithë motivuesit e sotëm drejtohej nga dy dëshira njerëzore të pafundme; përvetësimi edhe kotësia. Dëshira për të zotëruar sa më shumë para edhe pasuri është një motiv që e ka origjinën në kombinimin e frikës me nevojën. Ka njerëz që sado të kenë, dëshirojnë gjithmonë më shumë. Ngopja për ta është një ëndërr e paarritshme.

Kotësia është arsyeja e dytë. “Më shiko mua” është një nga dëshirat më themelore të zemrës njerëzore. Mund të marrë forma të panumërta, nga bufonia e deri tek ndjekja e famës pas vdekjes.

Pra për para (përvetësim) apo edhe famë (kotësi), motivuesit ofrojnë motivim i cili për shkak të natyrës e tij shumë të përkohëshme edhe të shkurtër, nuk është asgjë tjetër por vetëm një mashtrim.

Një fjalë e mençur e popullit thotë: “çdo mall e ka një budall”. Ndërsa Dan Ariely, në librin “Irracionalë të Parashikueshëm” na mëson se “fitohen më shumë para, duke përfituar nga dobësitë e njerëzve sesa duke i ndihmuar ata”. Ndaj pasiguria e pakënaqësia e vazhdueshme e njerëzve me veten e tyre është buka e përditshme e trainuesve të motivimit . Trajnimet e motivimit nxisin varësinë nga motivimi i jashtëm, duke dekurajuar të menduarit kritik dhe vetëreflektimin, duke i lenë të eturit për motivim vetëm aktorë të dëshpëruar të jetës së tyre. Në trajnimet e motivimit motivuesi apo motivuesja shet “suksesin” e vet duke ju shtyrë edhe më shumë të bëni të kundërtën e asaj qe ajo predikon ta shikoni suksesin nga dritarja (tek ajo) e jo në pasqyrë (tek vetja).Trainimet e motivimit janë vetëm në shërbim të motivimit edhe përfimeve monetare të motivuesit, ndërsa pjesëmarrësit blejnë nje gënjeshtër ose iluzionin e suksesit.

Njerëz zgjohuni ! Ka mënyra të tjera pa paguar Elmer Gantry-t modernë, 59 apo 99 euro për të gjetur rrugën tuaj në jetë!

Edhe kur motivimi është i ulët apo ndiheni te pasigurt, ndërmerrni hapa të vegjël por të vazhdueshme drejt aspiratave tuaja.

Intervista e Ahmetajt; “alter egoja” ose vetja tjetër e udhëheqësit kundër udhëheqësit!
Nga Irena Beqiraj

Intervista e ish njeriut më të rëndësishëm të qeverisë pas kryeministrit që sipas përcaktimit të bërë nga vetë kreu i qeverisë ka qenë edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në këto 10 vite qeverisjeje, është vlerësuar dhe komentuar në mënyra të ndryshme. Nga disa u konsiderua si hakmarrje , nga shumë tjerë si “mbrojtje duke sulmuar”, nga ca si një lëvizje taktike për t’u mos ekstraduar. Për disa ai tha shumë, për të tjerë asgjë.

Ndërsa në këndvështrimin e një njeriu si unë që për disa kohë u përpoq të navigonte edhe “të mbijetonte” profesionalisht afër tyre, ajo intervistë mund të përkufizohet si “alter egoja” ose “vetja tjetër” e Udhëheqësit kundër Udhëheqësit!

Napoleoni dikur thoshte “A Leader is a Dealer in Hope” ose “Udhëheqësi është ai që shet shpresë”. Fjalët “udhëheqësi” dhe “tregtari” që në anglisht janë “Leader edhe Dealer” përmbajnë të njëjtat shkronja, por në qeverisje dhe politikë ato mund të jenë imazhe që shumë lehtësisht zëvendësojnë njëri-tjetrin dhe fare lehtë mund të konsiderohen si “alter ego” të njëra-tjetrës. Thënë ndryshe “vetja tjetër”.

Që një udhëheqës të drejtojë të tjerët duke e shndërruar shpresën në “ngjitëse” ose duke e kthyer atë në një fenomen masiv, ai duhet pikë së pari të negociojë drejtësisht me aftësitë e veta, kufizimet, sakrificat, pasiguritë, edhe ambiciet e tij. Kur nuk arrin të negociojë edhe të pranojë veten, udhëheqësi për pushtet negocion me gjithçka tjetër rreth tij, deri sa mbërrin që “vetja tjetër” e tij bëhet “tregetari pa skrupuj”.

Për “tregtarin pa skupuj” gjithçka është një mall, duke filluar nga njerëzit, qëndrimet, marrëdhëniet, premtimet, ëndërrat, aspiratat e deri tek Atdheu. Ai shet premtime të zbrazëta për t’i siguruar vetes një angazhim; shet frikë për t’i siguruar vetes siguri; shet ëndrra të rreme për të siguruar atë që ai aspiron ose dëshiron. Ai shet çdo njeri të aftë për të blerë “skllevër të bindur”; shet favore për të siguruar besnikëri; shet interesa publike tek pronarët e mediave, duke blerë emisione televizive poshtëruese për të “pabindurit ndaj tij”. Ai shet lehtësisht pa asnjë procedurë detin, tokën, ajrin tek lobistë, investitorë vendas e ndërkombëtarë apo tek kushdo tjetër që i siguron mbrojtje për interesat e tij.

Që imazhi i udhëheqësit të paraqitet i pacënuar në publik, vetja tjetër e tij “pra tregëtari” projektohet tek një grup i vogël njerëzish të rrethit të tij të ngushtë. Sot që arrij të gjykoj qetësisht, pa emocion e larg çdo marrëdhënie subjektive personale njërzit në rrethin më të ngushtë të Kryeministrit nuk janë e nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse alterego të njëri-tjetrit. Edhe me pak vëmendje e kupton që në çdo qëndrim, veprim a fjalë, rrezatonin edhe rrezatojnë, cilësitë e qendrës së atij rrethi, të Kryeministrit!

Ndaj, në atë intervistë televizive nuk foli thjeshtë “një bashkëpuntor dosido”, por i zgjedhuri i Kryeministrit ku ai pa të projektuar në 10 vite alteregon e tij. Nuk ishte Ahmetaj kundër Ramës, por vetja tjetër e Ramës e cila akuzoi Ramën publikisht.

Në përpjekje “për të larë duart” apo për t’u distancuar nga “Vetja tjetër” me shpresën se heshtja do t’i shërbejë relativizimit të akuzave, Kryeministri po zgjat agoninë e kapitullit te tij dhe të ndarjes më të padenjë nga pushteti.

A duheshin taksuar profesionet e lira dhe si u shndërrua taksimi progresiv në taksim regresiv?!
Nga Irena Beqiraj

Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shëndrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku perceptimi se qytetarët nuk trajtohen drejtësisht nga sistemi është i përhapur, ku adminstrimi i mbledhjes së taksave le për të dëshiruar, edhe ku mazhoranca kishte vendosur të rrinte në pushtet edhe duke keq qeverisur, aplikimi i taksimit progresiv ishte i pamundur, sic edhe rezultoi.

Socialistët u mbështetën në fabulën intresante të taksimit progresiv “ku ai që fitonte më shumë do të duhet të paguante më shumë”, por e zbatuan atë ekskluzivisht vëtëm për të ardhurat nga punësimi duke përjashtuar nga tatimi progresiv jo vetëm të ardhurat nga investimet kapitale (interesa dividende qira) por edhe të ardhurat nga vetëpunësimi. Por socialistët nuk u mjaftuan me kaq . Në 10 vjete, me eksperimentet politike të pa studiuara të uljeve dhe përjashtimeve të një pasnjëshme nga taksat, të cilat bëheshin jo pa qëllim para fushatave zgjedhore, ata cunguan dhe përkeqësuan karkateristikat e sistemit tatimor i cili sot shfaqet jo efektiv,i padrejtë, dhe aspak neutral, cilësi këto të cilat zvogëlojnë bazën tatimore, nxisin evazionin dhe informalitetit, si dhe përkeqësojnë klimën e biznesit. Disbalanca më e madhe që krijuan socialistët ishte trajtimi tatimor i të ardhurave nga vetpunësimi.

1.Si edhe pse u ofrua një trajtim tatimor i disbalancuar për të vetpunësuarit ?

Të vetëpunësuarit janë ata persona të cilët janë pronarë të vetëm ose bashkëpronarë të ndërmarrjeve të pa inkorporuara ose ndryshe të quajtur persona fizik. Ndryshe nga vendet e tjera, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, problemi fillon me faktin që ligji shqiptar nuk i trajton të ardhurat nga vetëpunësimi si burime të ardhurave personale por gabimisht i trajton ato si të ardhura nga biznesi. Thënë këtë të vetëpunësuarit, në vend që ti nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale i nënshtrohen regjimit të përgjithshëm të tatimit mbi fitimin e biznesit .

Nuk e di nëse e keni harruar ju, por unë edhe ish- Minsitri Cani nuk mund ta harrojmë fushatën anti-informalitet të vitit 2015 e cila pa u ngjizur mirë, dhe pa arritur akoma rezultate u minua nga “kujdesi politik i barkut të Shën Mërisë së Kryeministrit ” i cili në 2016 përjashtoi bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milion lek nga tatim fitimi si dhe reduktoi normën e tatim fitimit në 5% për bizneset me xhiro 5 deri në 8 milion. Gabimi u zgjerua më tej, kur pragu i patatueshëm për këto biznese, me një tjetër të rënë të lapsit u rrit nga 8 milion në 14 milion në vitin 2018. Në kërkim të mandatit të tretë “dashuria socialiste” hapi një tjetër të carë të madhe në sistemin tatimor me përjashtimin tërësisht nga tatim fitimi i bizneseve me xhiro nën 14 milion lek, ku futeshin edhe të vetpunësuarit .

Në Shqipëri ka rreth 256,000 individë të vetëpunësuar. Bazuar në të dhënat administrative, pothuajse 98.7 % e pagave të raportuara nga të vetëpunësuarit janë në nivelin e pagës mininale, edhe paga mesatare e deklaruar e të vetpunesuarve ishte 39,340 lekë. Thënë këtë pas 2021 kontributi i vëtëm që të vetpunësuarit japin në të ardhurat e buxhetit të shtetit është pagesa e sigurimeve shoqërore . Hendeku i barrës efektive tatimore midis punësimit dhe vetpunësimit pas ndryshimeve të 2021 u bë mesatarisht 21.4 pikë përqindjeje. Kështu që individët në mënyrë që të minimizonin barrën e tyre tatimore u riorganizuan në biznese të vogla si të vetëpunësuar duke ofruar shërbimet e tyre kryesisht profesionle si nënkontraktorë në vend që të regjistroshin në listat e pagave si të punësuar.

Për më tepër, personat fizikë, shumica e të cilave janë të regjistruar si të vetëpunësuar, janë gjithashtu të avatazhuar në krahasim me bizneset e tjera të organizuara në forma të tjera juridike ( si SHPK apo SHA ) pasi ato nuk paguajnë tatimin mbi dividentin. Të vetëpunësuarit mund të bëjnë investime kapitale në formën e objekteve apo pajisjeve dhe të ardhurat e tyre që janë de facto kombinim i të ardhurave nga puna nga edhe kapitali taksohen me 0 %.

E parafytyroj ndonjë nga koleget e mia socialiste që reciton tribunave duke thënë :“Mbështetja e madhe tek vetëpunësimi e bën Shqipërinë një vend të jashtëzakonshëm në rajon, sepse përqindja e të vetëpunësuarve (nga punësimi total) është mbi 50 për qind në Shqipëri, më e larta në rajon edhe gati sa dyfishi i Serbisë e cila renditet ne vend të dytë sipas vlerësimve të ILO” E saktë, por dardha e ka bishtin mbrapa. Struktura e të vetpunësuarve tregon cilësinë e vetpunësimit dhe arsyen pse u vendos të tatohen nga ato vetëm profesionet e lira.

2. Struktura e Vetpunësimit edhe rritja e barrës tatimore vetëm për profesionet e lira!

Grafiku tregon se ndryshe nga mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shumica e të vetpunësuarve në Shqipëri rreth 57 % e tyre janë individë me aftësi edhe arsim të ulët, ndërsa mestarja e Ballkanit Perëndimor per të vetpunësuarit në këtë kategori është 42%. Ndërësa vetëm 9% e të gjithë të vëtpunësuarve janë me arsim të lartë edhe në këtë kategori futen edhe profesionet e lira. Fakti që vetëpunësimi është më i përhapur tek individët me aftësi dhe arsim të ulët, reflektohet edhe nga fakti që niveli më i lartë i varfërisë, pas të papunëve rezulton tek të vetëpunësuarit. Në Shqipëri rreth 45% që individëve që jetojnë në varfëri deklarojnë që janë të vetëpunësuar.

Një ekonomiste tjetër e majtë Joan Robinson e cila ka prezantuar për herë të parë konceptin e papunësisë së fshehur ose ” papunësisë së maskuar”, do t’u thoshte socialistëve optimistë se krijimi i kësaj armate “të jashtëzakonshme” të vetpunësuarish ku njerzit punojnë me marzhe të ulta fitimi ose ndryshe punojnë për sigurimin e një rroge minimale, nuk është gjë tjetër vecse papunësi e fshehur.

Ka dhe një penalizim tjerër që ngre shqetësimin për një sistem tatimor de facto regresiv. Në shumicën e juridiksioneve, që aplikojnë tatimin progresiv jo të gjithë individët përballen me të njëjtën barrë tatimore vetëm në bazë të ardhurave. Në disa vende, ka lehtësime shtesë tatimore për ciftet që rrisin fëmijë. Shumica e vendeve të OECD-së të cilat aplikojnë tatimin progresiv ofrojnë përfitime për familjet me fëmijë përmes dispozitave tatimore preferenciale, duke ulur kështu barrën tatimore për individët me persona në ngarkim edhe fëmijë, qofshin këto të punësuar ose të vetpunësuar. Ndërsa në Shqipëri një individ që ka fëmijë, apo persona të tjerë në ngarkim paguan për të njëjtat të ardhura të njëjtën barrë tatimore sa një individ beqar.

Ndaj nëse shikojnë strukturën e familjeve të cilat jetojnë në varfëri ajo tregon qartazi përse ka rënë lindshmëria edhe pse politika e bonusit të bebeve ishte e pamjaftueshme edhe pa efekt.

Për sa më lart socialistët aktualë nuk mund të ofronin përvecse “një rregullim” të shpejtë e minimal në sistemin e shpropocionaur progresiv tatimor ku dividendin nuk kanë nguruar ta taksojnë edhe me 8% , ku të ardhurat e tjera taksohen me 15% ndërsa të ardhurat nga puna taksohen deri në 23%. Përfshirja e profesioneve të lira ose 9% të vetpunësuarve në skemën e taksimit progresiv përmbush vetëm kalkulimet politike të socialistë ndërkohë që edhe efekti i ketij ndryshimi do të jetë i papërfillshëm në buxhetin e shtetit pasi xhiro e tyre vjetore është vetëm sa 1% e PBB-së.

Socialistët aktualë janë detyruar të ofrojnë arrnimin e radhës në sistemin tatimor progresiv, edhe ne duhet ti kuptojmë dreqi e morri ! Ato nuk mund të taksojnë, të papunët që me anë të zerimit të taksave i shëndruan në të vetpunësuar edhe votues por nuk i nxorrën nga varfëria .

Ndërsa të majtët (nëse ka ndonjë të tillë akoma ndër socialistë ) e di mirë që sistemi i tatimit progresiv është projektuar për të arritur barazi vertikale edhe horizontale duke taksuar nivelet më të larta të të ardhurave me norma më të larta, edhe duke synuar një rishpërndarje më të mirë. Një qeveri e majtë do të kujdesej të siguronte barazi horizontale në taksimin ku së pari llojet të ndryshme të të ardhurave personale përkatësisht, ato nga puna dhe kapital trajtohen në mënyrë të ngjashme; Së dyti kjo do ti hapte rrugë konceptit të të ardhurave personale kumulative; së treti kjo do të conte në rritjen e bazës tatimore do të mundësonte rishikimin e shkallëve tatimore dhe normat përkatëse, duke futur edhe shkallë e norma më të ulta të ndërmjetme; edhe së katërti taksimi progresiv ofron mundësi të jashtëzakonshme për të arritur rishpërndarje më të mirë dhe për të ofruar politika sociale efikase sic mund të jetë njohja e shpenzimeve të zbritëshme për të gjithë të punnësurit apo të vetpunësuarit të cilët rrisin fëmijë, marrin kredi për shtëpinë e parë , apo për të nxitur sjellje të caktuara në shoqëri sic mund të ishte sigurimi i pronës nga fatkëqësitë natyrore.

Por hartimi i politikave tatimore është zanat, ndërsa qeverisja sipas socialistëve është thjesht mandat!