Ilir Demaliaj – JavaNews.al

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin
Nga Ilir Demalia

“Anarkia është me e rrezikshme se monarkia absolute” – na ka mësuar Thomas Hobs i cili ishte kundër Monarkisë në luftën civile mes parlamenti dhe monarkisteve 1642-1651 ku vendi kaloj në gjendje natyrore dhe askush nuk dinte me kush është kush.

Liria politike dhe e drejta protestës nuk është e drejtë për të imponuar vullnetin e një pakice mbi shumicën e qytetarëve. Kur shteti nuk garanton rendin, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve nuk mund të pretendojë se ushtron autoritetin e tij kushtetues.

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 47, garanton të drejtën e tubimeve paqësore dhe pa armë. Kjo e drejtë është e patjetërsueshme dhe nuk mund të kufizohet për arsye politike. Por Kushtetuta nuk i jep askujt të drejtën të zëvendësojë ligjin me forcën e turmës, as të përdorë protestën si instrument për të marrë në rrugë atë që nuk e ka fituar përmes institucioneve dhe proceseve demokratike.

Protesta është një e drejtë e qytetarit, jo një pushtet alternativ mbi shtetin.

Në republikë parlamentare, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve dhe mekanizmave kushtetues, jo përmes sulmeve ndaj institucioneve, djegies së pronës publike apo përpjekjeve për të paralizuar jetën e qytetit. Opozita ka të drejtën dhe detyrimin të kundërshtoj qeverin të kërkojë largimin e saj dhe të organizojë protesta. Por nuk ka të drejtë të vendosë mbi ligjin, të marrë peng hapësirën publike apo të krijoj nje autoritet paralel në rrugë.

Shteti nuk mund të rri spektator përballë dhunës. Ai nuk mund të tërhiqet nga detyra e tij për të mbrojtur institucionet, qytetarët dhe pronën publike, vetëm sepse shkeljet kryhen nën flamurin flamurin kombëtar, apo Kosovës dhe UÇK që nuk di pse sillen këta të fundit sëbashku me qeleshet në protestën e flamingove qe shtegtuan dhe ikën larg nga gurët e bulevardit, molotovët e shqupit dhe kapuçonet e provincave duke djegur e thyer Tironën me urrejtje barbarësh kundër qytetarisë.

Gjuajtja me gurë ndaj policisë, sulmet ndaj institucioneve, zjarrvënia dhe shkatërrimi i pronës nuk janë akte politike. Janë veprime që duhet të hetohen dhe të marrin përgjigjen ligjore përkatëse.

Nuk mund të ketë tolerancë politike për shkeljen e ligjit dhe as selektivitet në zbatimin e tij. Ata që kryejnë akte dhune duhet të mbajnë përgjegjësi individuale, pavarësisht bindjeve politike apo pozicionit të tyre në një protestë.

Por edhe autoriteti i shtetit ka kufij: policia duhet të veprojë në bazë të ligjit, me proporcionalitet dhe pa cenuar protestuesit paqësorë. Forca e shtetit nuk matet me dhunën që ushtron, por me aftësinë për të garantuar ligjin dhe sigurinë e të gjithëve.

Një problem i madh i politikës shqiptare është prirja për ta trajtuar destabilizimin si instrument të konkurrencës politike. Kur humbja e besimit elektoral kërkon të kompensohet me presion në rrugë, kur gjuha politike ushqen përplasjen dhe kur dhuna justifikohet si revoltë qytetare, atëherë vihet në diskutim vetë kuptimi i institucioneve demokratike.

Media duhet të jetë pushtet i katërt dhe jo pushte i pronarëve që rrinë në paradhomën e kryeministrave dhe gazetareve si gjobaxhi pronaresh, që herë klithin në podiumet e protestës, po aty bëjnë reporterin dhe ne darkë ne banaqet televizive bëjnë analistin. Ku ndodh kjo ne boten demokratike me media të lire. Media jo që nuk ka qenë në lartësinë e saj, por në të kundërt ka manipuluar dhe dizinformuar në favor të katraurës së rrugës.

Ajo duhet të dallojë protestën nga vandalizmi, kritikën nga nxitja dhe informacionin nga propaganda. Normalizimi i dhunës si spektakël politik nuk i shërben demokracisë, por dobëson besimin te institucionet dhe te vetë shoqëria.

Shqipëria është një shoqëri që ka dalë nga diktatura dhe që ende nuk ka ndertuar kulturën e shtetit, përgjegjësinë qytetare dhe respektin për institucionet. Nuk mund të ndërtojmë demokraci duke e trajtuar shtetin si armik dhe çdo institucion si objekt për t’u sulmuar. Kritika ndaj qeverisë është legjitime; shkatërrimi i autoritetit kushtetues të shtetit nuk është alternativë politike.

Shteti nuk është pronë e qeverisë, por as rruga nuk është pronë e opozitës. Shteti është organizimi kushtetues i të gjithë qytetarëve dhe ligji duhet të jetë mbi të gjithë.

Demokracia ka nevojë për opozitë, për protesta, për debat dhe për ndryshim politik. Por ka nevojë edhe për një shtet që nuk intimidohet, nuk paralizohet dhe nuk negocion zbatimin e ligjit me askënd.

Sepse kur shteti tërhiqet përpara dhunës, nuk fiton demokracia. Fiton arbitrariteti i forcës. Dhe kur forca zë vendin e ligjit, humbasin të gjithë qytetarët.

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?
Nga Ilir Demalia

Sali Berisha i bëri thirrje shqiptarëve të Amerikës të votonin Donald Trumpin dhe republikanët. Madje, u duk sikur fitorja e Trumpit do të ishte edhe fitorja e tij personale, një lloj referendum ndërkombëtar për hallin e madh të “non gratës”. Dhe kjo është ne përgjithësi kultura jonë politike, e fusim veten sikur e gjithë gara e zgjedhjeve ne Amerikë, sillet rreth nje vrime te vogel në këtë rruzull apo rreth nongrates se vrimës. Keshtu bënim dikur edhe Bashkimin e Sovjetik, pastaj me Kine. Ushtonte Shqiperia ne Festivalin Folklorik Gjirokaster. “ Dy luane ka sot bota nje Asia nje Evropa…”

Kjo mendesi është jo vetem injorancë politike, por edhe klounizem politik I katunit të vrimës.

Kjo mendesi mori në qafë dhe ata pak kandidatë shqiptarë në zgjedhje.

Trumpi, nga ana e tij, u shpalli luftë socialistëve dhe komunistëve. Një ditë para zgjedhjeve, u kujtoi amerikanëve se nga 1 deri më 7 nëntor do të ishte java antikomuniste. Me sa duket, në Amerikë komunizmi nuk ishte zhdukur, por kishte pritur zgjedhjet për të dalë nga varri.

Më parë, Trump kishte premtuar edhe një shpërblim prej 5 mijë dollarësh për çdo amerikan të rritur, nëse republikanët fitonin zgjedhjet e mesit të mandatit. Një ofertë bujare, që do ta bënte edhe më të kuptueshme dashurinë për votën republikane.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë u kujtonte shqiptarëve se blerja e votës është vepër penale. Për 200 dollarë të dhëna votuesve, Fredi Beleri përfundoi në burg.

Tani, bëjini një llogari të thjeshtë. Sikur Beleri të kishte shpërndarë 500 dollarë, pa le pastaj 5 mijë, sa vite burg do të kishte marrë? Apo do të duhej të priste një ekstradim nga Amerika?

Por ja që amerikanët nuk u bindën. Demokratët fituan zgjedhjet dhe morën kontrollin e të dy dhomave të kongresit.

Ndërsa Fredi Beleri u shperblye nga shqiptare-grekët si deputet i Parlamentit Europian. Njeriu që ka akuze të rëndë per terror, vrasje karshi ushtarakeve shqiptare dhe perdhosje të simboleve kombetare, vjen tashmë ne Shqiperi si perfaqsues i Parlamentit Europian per të ndjekur të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e lira. This is a demokraci !

Tani lind pyetja madhështore: Mos vallë amerikanët janë komunistë?

Se kështu na kishin mësuar. Trumpi thoshte se demokratët ishin komunistë. Një biznesmen trilioner u bënte thirrje qytetarëve të mos votonin socialistët dhe komunistët. Opozita shqiptare i përsëriste me entuziazëm këto deklarata, sikur po citonte profetin e ri të antikomunizmit.

Dhe ja ku përfunduam: votuesit amerikanë, këta “marksistë” të dyshuar, i thanë jo Trumpit dhe politikave të tij. Nuk u trembën as nga komunizmi, as nga java antikomuniste, as nga parashikimet për fundin e Amerikës.

Amerikanët kishin probleme më tokësore: çmimet, ekonominë, luftën, jetën e përditshme. Nuk u interesonte aq shumë se si i quante presidenti kundërshtarët e tij, sa u interesonte se si po u shkonte jeta.

Ndërsa per vrimën e rruzullit, amerikani votues që perballet me jeten e perditeshme as e din a ekziston.

Çfarë do të bëjë “antikomunisti” nongrata jonë tani që ne Amerikë fituan “komunistët”

Do të vazhdojë të na citojë Trumpin? Do të shpallë edhe ai me Mulin një javë antikomuniste? Do t’u thotë shqiptarëve se demokratët amerikanë janë komunistë, por demokratët shqiptarë janë demokratë të vërtetë?

Apo do të pranojë se demokracia nuk funksionon me urdhra nga jashtë dhe se votuesit nuk janë një tufë që ndjek bariun, qoftë ky në Uashington, në Tiranë apo në selinë e partisë?

Trumpi humbi zgjedhjet, por opozita shqiptare ka humbur besimin Dhe kjo është fatkeqsi, sepse nje pushtet që nuk ka opozite, shoqeri civile, por galloshe folklorike qeleshesh e flamujsh me daulle krijon mjndesine e nje pushteti absolut.

Amerikanet që votuan kundër Trumpit, janë qytetarë që ushtrojnë demokracinë. Kur shqiptarët votojnë kundër Berishës, sipas tij, janë viktima të manipulimit, të blerjes së votës ose të ndonjë komploti ndërkombëtar.

Dhe në këtë pikë, ndoshta duhet t’i japim fund edhe një keqkuptimi historik: Amerika nuk u bë e madhe sepse të gjithë votonin njësoj. U bë e madhe sepse qytetarët mund të votonin edhe kundër presidentit të tyre.

Kurse ne vazhdojmë të presim që dikush nga përtej Atlantikut të na tregojë se kush është demokrat, kush është socialist dhe kush duhet të fitojë.

Amerikanët votuan. Trumpi humbi. Republikanët humbën.

Po opozita shqiptare, çfarë fitoi nga kjo histori? Përveç një leksioni që nuk ishte në programin e saj elektoral?

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin
Nga Ilir Demalia

Zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA nuk ishin thjesht një humbje elektorale për Partinë Republikane. Ato ishin një ndëshkim politik për Presidentin Donald Trump. Për mënyrën se si ai e ka ushtruar pushtetin gjatë mandatit të tij të dytë.

Fitorja e Trumpit në vitin 2024, e ndihmuar mjaftueshëm edhe nga dobësia dhe mungesa e alternativës bindëse të demokratëve, krijoi një klimë sigurie politike që shumë shpejt u shndërrua në arrogancë dhe arbitraritet. Kjo është natyra politike e Trumpit, por problemi nuk mbeti vetëm te Presidenti. Ai u përhap në të gjithë administratën, te kabineti, këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në shumë raste nuk u shfaqën si personalitete me identitet dhe përgjegjësi politike, por si kopje të shëmtuara të Presidentit.

Ajo që e bëri situatën edhe më problematike ishte shtrirja e këtij modeli në Kongres, te senatorët dhe kongresmenët republikanë. Në vend që të funksiononin si institucione të pavarura të kontrollit dhe balances se pushtetit, pjesa me e madhe e tyre u kthyen në mbështetës pa kushte të vullnetit presidencial.

Administrata amerikane filloi të krijonte përshtypjen e një strukture qe i shërbente më shumë interesave politike, ekonomike dhe bizneseve të Presidentit dhe rrethit të tij sesa interesit publik dhe atij kombëtar.

Politika e tij e jashtme, konfliktet dhe përfshirja në luftëra, së bashku me pasigurinë e krijuar në tregjet ndërkombëtare, shtuan presionin mbi ekonominë amerikane. Ndërkohë, politikat proteksioniste dhe tarifat tregtare e rritën koston e importeve dhe të shumë produkteve të konsumit: ushqimeve, elektronikës, automobilave dhe mallrave të tjera.

Inflacioni, i cili mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të familjeve amerikane, u rikthye në nivele alarmante. Në maj, inflacioni vjetor arriti në 4.2%, duke e bërë edhe më të vështirë jetën e shtresës së mesme dhe asaj me të ardhura të ulëta.

Rritja e çmimeve të banesave dhe qirave, kostot e energjisë, karburantit, transportit dhe ushqimeve krijuan një realitet që nuk mund të fshihej më pas deklaratave optimiste të Shtëpise se Bardhë.

Në qershor, kur inflacioni ishte sërish në qendër të debatit publik, Trump deklaroi: “I love the inflation” – “Unë e dashuroj inflacionin”.

Ishte një deklaratë që tregonte distancën gjithnjë e më të madhe mes perceptimit të Presidentit dhe realitetit të përditshëm të amerikanëve. Trump mund të ironizonte shifrat, por familjet amerikane nuk mund të ironizonin faturat e tyre.

Për amerikanët, ekonomia nuk matet me deklaratat e Presidentit, por me atë që u mbetet në fund të muajit pasi paguajnë qiranë, ushqimet, energjinë dhe shpenzimet e përditshme.

3 nëntori si dita e faturës politike.

Demokratët arritën një fitore të jashtëzakonshme, duke marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe duke fituar një numër të rëndësishëm garash për guvernatorë.

Në Senat, demokratët siguruan një shumicë prej 54 vendesh, kundrejt 44 vendeve të republikanëve, sipas rezultateve të raportuara. Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët arritën në 228 vende, ndërsa republikanët në 139, ndërkohë që numërimi në disa zona vazhdonte.

Fitorja mori një rëndësi të veçantë për shkak të përmbysjeve në shtete tradicionalisht republikane. Teksasi, Ohio dhe Iowa u bënë simbole të kësaj goditjeje politike, ndërsa edhe në shtete të tjera konkurrenca dhe rezultatet treguan se elektorati nuk ishte më i gatshëm të ndiqte verbërisht vijën e Trumpit.

Nuk ishte thjesht një votë kundër disa kandidatëve republikanë. Ishte një mesazh kundër mënyrës së qeverisjes, arrogancës presidenciale, pasigurisë ekonomike dhe idesë se pushteti mund të ushtrohet pa kufij

Me demokratët në kontroll të të dyja dhomave të Kongresit, Presidenti përballet me një realitet të ri politik. Çdo nismë e rëndësishme legjislative do të kërkojë një kompromis që deri tani Trump nuk e ka treguar si pjesë të kulturës së tij politike.

Po tani?

Presidenti ka deklaruar se do të përdorë veton kur të jetë e nevojshme. Por pyetja nuk është vetëm nëse do të përdorë veton. Pyetja është nëse do të kuptojë mesazhin e zgjedhjeve dhe do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, apo do të vazhdojë me të njëjtën arrogancë dhe arbitraritet.

Kontrolli demokrat i Kongresit do të thotë gjithashtu hetime parlamentare, mbikëqyrje më e fortë e administratës, pengesa për emërimet dhe një kontroll shumë më i madh mbi vendimmarrjen presidenciale.

Trump nuk mund ta qeverisë më Amerikën sikur të ishte pronë e tij politike dhe personale.

Nëse vazhdon të injorojë këtë realitet, humbja e 3 nëntorit mund të jetë vetëm paralajmërimi i parë. Pas dy vjetësh, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, republikanët mund të përballen me një ndëshkim edhe më të rëndë.

Në fund të fundit, demokracia amerikane ka një mekanizëm që asnjë President nuk mund ta kontrollojë plotësisht: votën e qytetarëve.

Trump e fitoi presidencën duke përfituar nga pakënaqësia ndaj kundërshtarëve të tij. Por tani po përballet me të njëjtën pakënaqësi, të kthyer kundër vetes.

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin. Dhe zgjedhjet e 3 nëntorit treguan se edhe në Amerikë, pushteti ka kufijtë e vet.

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!
Nga Ilir Demalia

Prej kaq ditësh, Tirana ka hyrë në një spirale vandalizmi, që nuk ka më asgjë të përbashkët me protestën paqësore, me arsyen “akademike” dhe as me luftën politike. Kur protesta i dorëzon arsyen turmës, kur fjala zëvendësohet me gurë, molotovë, zjarr dhe shkatërrim, atëherë nuk kemi më të bëjmë me demokraci, por me një shfaqje të shëmtuar të dhunës politike.

Një protestë e ushqyer me gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës nga forcat politike, që ia dorëzojnë arsyen turmës dhe vandalizmit, nuk mund të prodhojë as rezultat politik, as demokraci dhe as liri fjale. Mund të prodhojë vetëm anarki, frikë, destabilitet dhe një shoqëri të marrë peng nga ata që pretendojnë se flasin në emër të saj.

Demokracia nuk është e drejta për të shkatërruar, por liria për të kundërshtuar. Protesta është e drejtë, vandalizmi është krim. Dhe këto dy gjëra nuk mund të ngatërrohen, sado që politikanët, për interesat e tyre, përpiqen t’i paraqesin si një e vetme.Një turmë e nxitur politikisht, që del në rrugë jo për të shprehur një kërkesë, por për të shkatërruar, është shfaqje e primitivitetit të një kulture politike që nuk ka arritur të ndërtojë institucione të shëndosha, as politike dhe as edukative.

Sepse shkollimi nuk është vetëm të dish të lexosh e të shkruash. Është të mësosh të mendosh, të dallosh të drejtën nga e padrejta, të respektosh tjetrin dhe të kuptosh se liria jote përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.Kur politika nuk arrin të bindë me ide, kërkon të bindë me zhurmë. Kur nuk arrin të fitojë me votë, përpiqet të fitojë me turmë. Kur nuk ka program për të nesërmen, ndez zjarrin sot dhe ia paraqet flakët si shpresë për popullin.Kjo është tragjedia e një pjese të politikës shqiptare, e cila, pas 36 vjetësh, ende nuk ka mësuar se pushteti nuk merret duke djegur vendin, por duke bindur qytetarët.

Media: nga pushteti i katërt në altoparlant të vandalizmit

Një rol mjaft negativ në frymëzimin dhe legjitimimin e këtij vandalizmi po luan edhe një pjesë e medias shqiptare. Një media që për vite me radhë ka qenë shërbëtore e pushteteve politike, e interesave ekonomike dhe e grupeve të caktuara, ndërsa një pjesë e analistëve të banakëve të darkës duket se kanë ngatërruar gazetarinë me interesin, informacionin me propagandën dhe analizën me urdhrin politik.Kur interesat përputhen me pushtetin, heshtin. Kur interesat u prishen, bëhen revolucionarë.

Kur u preken privilegjet, ndezin hujt e zjarrit me bandat politike që kërkojnë pushtet, jo për të ndërtuar një shtet më të mirë, por për të larë hesapet me shtetin, me tatimet, faturat e papaguara, ndërtimet pa leje dhe gjithë ato interesa që duan të mbeten jashtë ligjit.Kjo nuk do të thotë se çdo kritikë ndaj qeverisë buron nga interesa të tilla. Kritika ndaj qeverisë është e domosdoshme në një demokraci. Por pikërisht këtu qëndron dallimi: një gjë është të kërkosh llogari për korrupsionin dhe abuzimin, dhe tjetër gjë është të përdorësh pakënaqësinë publike si mbulesë për interesa private, ekonomike apo politike.Dhe këtu përgjegjësia është edhe e shtetit.

Për vite me radhë, pushtetet politike kanë toleruar media dhe individë të caktuar, duke menduar se mund t’i përdorin në interesin e tyre. Por kur media ushqehet me favore, tolerime dhe marrëveshje të heshtura, vjen një ditë kur kjo marrëdhënie kthehet në bumerang. Shteti që mendon se e ka median në xhep, një ditë mund të gjendet vetë peng i saj.Një media serioze duhet të jetë pushteti i katërt, jo dega e propagandës së një partie. Duhet të informojë, të hetojë, të kritikojë dhe të verifikojë. Jo të ngatërrojë tribunën e protestës me redaksinë, mikrofonin me megafonin politik dhe reporterin me organizatorin e turmës.

Gazetarët gjysmë ore në tribunat e protestës dhe gjysmë ore me mikrofon në dorë, duke bërë reporterin e një ngjarjeje ku vetë janë pjesë e skenografisë politike. Ku ndodh kjo në botën e medias serioze? Çfarë besueshmërie mund të kenë këto modele të gazetarisë, ku kufiri mes raportimit dhe militantizmit zhduket sapo ndizet kamera?Dhe pastaj çuditemi pse publiku nuk u beson më.Kur analisti i thërret qytetarit të marrë kallashnikovinKu ka analistë në botën demokratike si Bushati, që, sipas deklarimeve të bëra publikisht dhe mënyrës se si interpretohen prej publikut, arrijnë deri te thirrjet për qytetarët të kapin kallashnikovët? Nëse bëhet fjalë për një thirrje të tillë, ajo nuk është analizë politike. Është kapërcim i kufirit mes fjalës dhe nxitjes së dhunës, një kufi që një shoqëri demokratike nuk duhet ta lejojë të zhduket.

Ku ka analistë si Armand Shkullaku, të cilit i atribuohet thirrja që protestuesit të fotografojnë policët dhe të kërkojnë se ku i kanë fëmijët, në cilat shkolla shkojnë? Nëse kjo është thirrja, atëherë nuk kemi të bëjmë më me llogaridhënie ndaj policisë, por me një logjikë intimidimi që rrezikon të prekë edhe familjarët e njerëzve që ushtrojnë detyrën.Polici mund të hetohet, të kritikohet dhe të mbajë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit. Por fëmijët e tij nuk janë objekt lufte politike. Familja e një polici nuk është armik i protestuesit. Të kërkosh adresat, shkollat dhe jetën private të familjarëve për t’i ekspozuar ndaj presionit është një rrugë e rrezikshme, që nuk ka lidhje me demokracinë.Nëse policia shkel ligjin, ka institucione, prokurori, gjykata dhe mekanizma për të kërkuar përgjegjësi. Nëse gazetari ka fakte, t’i publikojë. Nëse analisti ka argumente, t’i paraqesë.

Por kur fjala përdoret për të identifikuar shënjestra dhe për t’i vënë njerëzit nën presion, atëherë kush po e mbron demokracinë dhe kush po e gërryen atë?Dhe këta shkullakët e medias me syrin vigjilent të SYRI-t, që dje e sot e paraqesin veten si zëri i popullit, duhet të japin llogari për standardet e tyre, jo të shpallen pronarë të së vërtetës. Dhe ky Shkullaku dhe shkullaket e medias me SYRIN vigjilent “Në Shërbim të Popullit” si BOZHURE të partise dje dhe sot, të pasuruar ne vila ne Palase, mal-fushe e koder, kur fillon perplasja civile, keta nga syte kembet marrin arratine ne Maqedoni, Greqi… dhe kthehen si perfasues të paqes me gjakun që nxiten. Ata që e kanë kaluar jetën duke u pozicionuar pranë pushteteve, duke i shërbyer interesave politike dhe duke ndërtuar privilegje, nuk mund të veshin papritur petkun e revolucionarit dhe të pretendojnë se përfaqësojnë qytetarin e zakonshëm.

Ata që janë pasuruar, që kanë vila në Palasë e gjetkë, nuk bëhen përfaqësues të varfërisë vetëm sepse dalin në ekran me një ton të zemëruar. Pasuria nuk është krim. Por standardi i dyfishtë, mungesa e transparencës dhe përdorimi i zemërimit popullor si instrument politik janë çështje që meritojnë pyetje publike.Dhe kur situata përshkallëzohet, kur qytetarët përplasen me policinë dhe institucionet, kush mban përgjegjësi për fjalët që janë hedhur si benzinë mbi zjarrin? Ata që e kanë nxitur nga tribunat dhe ekranet, apo vetëm të rinjtë që përfundojnë në rrugë, përballë policisë dhe drejtësisë?Nuk mund të jesh luftëtar i revolucionit në studio dhe apostull i paqes kur vjen puna për të paguar çmimin e pasojave. Nuk mund të ndezësh zjarrin dhe pastaj të largohesh nga tymi, duke u kthyer më vonë si ndërmjetës i paqes.Opozita e SHQUP-it dhe demagogët e rinjNë krye të kësaj politike që riciklon konfliktin qëndron gangrena 36-vjeçare e SHQUP-it, me historinë e saj të shkatërrimit, djegies dhe përpjekjeve për ta kthyer krizën politike në krizë shtetërore.

Një opozitë që, në vend se të ndërtojë besueshmëri përmes programit, alternativës dhe figurave të pakomprometuara, vazhdon të ushqehet me konfliktin e përhershëm.Por nuk janë vetëm të vjetrit. Edhe Qorrët, Shehajt, Lapajt dhe të tjerë që shfaqen si alternativa të reja, si zëra kundër oligarkisë dhe si shpëtimtarë të popullit, duhet të përgjigjen për standardet që kërkojnë nga të tjerët. Nuk mjafton të bërtasësh kundër oligarkëve për t’u shpallur automatikisht i pastër.

Nuk mjafton të flasësh për hallet e popullit për të provuar se je në anën e tij.Transparenca duhet të jetë standard për të gjithë: për pasuritë personale dhe familjare, për burimet e financimit të partive, për donatorët, për konfliktet e interesit dhe për çdo lidhje të mundshme që mund të ndikojë në vendimmarrjen politike.

Çdo pretendim për lidhje të fshehta me interesa kriminale apo të huaja duhet të provohet me fakte, jo të hidhet si akuzë pa prova. Por po aq e vërtetë është se askush që kërkon pushtet nuk duhet të fshihet pas parullave dhe të refuzojë pyetjet e ligjshme të publikut.Ku janë programet e tyre konkrete?

Si do të krijojnë vende pune? Si do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe administratën? Si do të luftojnë korrupsionin pa e kthyer shtetin në plaçkë të radhës? Si do të ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes?Për këto pyetje duhet të përgjigjen. Jo me parrulla, jo me britma, jo me molotovë. Dhe sidomos jo duke u fshehur pas shprehjes “në emër të popullit”.

Sepse populli nuk është pronë e Berishës, as e Qorrit, as e Shehajt, as e Lapajt, as e Ramës. Populli është shoqëria shqiptare në tërësinë e saj, me bindje të ndryshme, interesa të ndryshme dhe të drejta të barabarta.

Asnjë parti nuk ka monopolin e tij.Kush është populli: turma që shkatërron apo qytetari që paguan?Këtu qëndron pyetja që duhet t’i bëjmë vetes: kush është populli në emër të të cilit pretendojnë se veprojnë këta politikanë?A janë vetëm ata që dalin në shesh dhe hedhin molotovë? Po qytetarët e tjerë ku janë? Po bizneset që digjen e shkatërrohen? Po institucionet që dëmtohen? Po rrugët, semaforët, hapësirat publike dhe pronat që paguhen me taksat e qytetarëve? Po familjet që nesër duhet të kalojnë nëpër rrugët e shkatërruara dhe të përballojnë pasojat ekonomike të këtij vandalizmi?Kush i paguan dëmet? Vandalët? Organizatorët? Politikanët që ndezin zjarrin? Analistët që e justifikojnë? Apo, si gjithmonë, qytetari i zakonshëm, ai që punon, paguan taksat, mban familjen dhe nuk ka as kohë, as para, as dëshirë të përfshihet në luftërat e pushtetit?Përgjigjja dihet. Në fund, faturën e paguan shoqëria.Prandaj është hipokrizi të flasësh për popullin duke shkatërruar atë që i përket popullit.

Është hipokrizi të kërkosh një Shqipëri më të mirë duke djegur pronën publike dhe duke dëmtuar bizneset e qytetarëve. Është hipokrizi të flasësh për demokraci ndërsa përpiqesh të imponosh vullnetin tënd përmes frikës dhe dhunës.Një turmë mund të jetë e zhurmshme, por zhurma nuk e bën shumicë. Një protestë mund të jetë e madhe, por numri nuk e shndërron vandalizmin në legjitimitet politik. Edhe dhjetë mijë njerëz, nëse shkelin ligjin dhe shkatërrojnë pronën e tjetrit, nuk fitojnë të drejtën të vendosin mbi miliona qytetarë që nuk janë aty.

Demokracia nuk matet vetëm me ata që dalin në shesh. Ajo matet edhe me të drejtat e atyre që nuk dalin, me sigurinë e atyre që punojnë, me pronën e atyre që investojnë dhe me lirinë e atyre që mendojnë ndryshe.

Qeveria ka përgjegjësi: Rama duhet të ulë kokën dhe të reformojëTë gjitha këto nuk do të thonë se qeveria duhet të justifikohet për gabimet, skandalet, korrupsionin, arrogancën apo dështimet e saj. Përkundrazi.Qeveria dhe kryeministri duhet ta ulin kokën, të bëjnë bilancin e gabimeve, të pastrojnë dhe të riformatojnë qeverinë e administratën, të forcojnë përgjegjësinë institucionale dhe të përshpejtojnë reformat që e çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.Nuk mund të kërkosh qytetari të përgjegjshme nga poshtë, ndërsa nga lart toleron papërgjegjshmërinë.

Nuk mund të kërkosh respekt për ligjin nga qytetari, ndërsa vetë shteti e zbaton atë në mënyrë selektive. Nuk mund të kërkosh besim te institucionet pa i bërë institucionet të denja për besim.Qeveria duhet të kuptojë se pushteti nuk është pronë private, as mandat për të bërë çfarë të duash. Është përgjegjësi publike. Dhe kur kjo përgjegjësi shpërdorohet, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë dorëheqje, të kërkojnë hetime dhe të votojnë për ndryshim.Por pikërisht këtu duhet të ndahet përgjegjësia e qeverisë nga përgjegjësia e opozitës. Gabimet e qeverisë nuk i japin opozitës licencë për dhunë. Korrupsioni nuk e justifikon vandalizmin. Arroganca e pushtetit nuk e shndërron turmën në institucion. Dhe dështimet e një kryeministri nuk i japin askujt të drejtën të marrë pushtetin me forcë.Nëse qeveria ka dështuar, le të përgjigjet para qytetarëve.

Nëse ministrat kanë abuzuar, le të hetohen. Nëse ka korrupsion, le të provohet dhe të dënohet sipas ligjit. Nëse ka humbur besimin, le të përballet me votën. Kjo është rruga e demokracisë, jo djegia e rrugës.Shqipëria e provoi këtë gangrenë në vitin 1998Shqipëria ka një kujtesë të hidhur për atë që ndodh kur kriza politike del jashtë institucioneve dhe dhuna merr drejtimin e ngjarjeve. Viti 1998 mbetet një nga momentet më të rënda të përplasjes politike dhe të cenimit të rendit kushtetues në vend.Historia duhet të shërbejë si paralajmërim, jo si model për t’u përsëritur. Pushteti i marrë me dhunë nuk krijon institucione të forta. Krijon precedent që nesër mund të përdoret nga kushdo kundër kujtdo.

Kur njëra palë e shpall dhunën të ligjshme sepse mendon se ka të drejtë, nesër pala tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë.Dhe kështu fillon cikli i pafund i hakmarrjes politike, ku askush nuk njeh më rregulla, askush nuk pranon humbjen dhe çdo palë e konsideron veten të autorizuar të shkatërrojë shtetin për të ardhur në pushtet.Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër vit 1998.

Nuk ka nevojë për një tjetër krizë që e kthen politikën në luftë dhe qytetarin në peng. Ka nevojë për institucione, drejtësi, përgjegjësi dhe një kulturë politike që pranon se kundërshtari nuk është armik për t’u asgjësuar.Dhe asnjë forcë politike nuk duhet të mashtrohet se dhuna mund t’i sigurojë legjitimitet ndërkombëtar. Marrja e pushtetit me dhunë bie ndesh me parimet demokratike mbi të cilat mbështeten aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara, integrimi europian dhe marrëdhëniet me botën demokratike. Aleatët tanë nuk janë aty për t’i dhënë bekimin çdo aventure politike, por për të mbështetur një Shqipëri demokratike, të qëndrueshme dhe me institucione që funksionojnë.Rruga e vetme është dialoguNë këtë situatë, rruga e vetme është dialogu. Jo dialogu si fjalë boshe, as si fotografi për mediat, por dialogu si përgjegjësi politike.Qeveria duhet të dëgjojë, të reflektojë dhe të korrigjojë gabimet.

Opozita duhet të paraqesë kërkesa konkrete dhe të pranojë rregullat demokratike. Media duhet të heqë dorë nga nxitja e urrejtjes dhe të rikthehet te faktet. Institucionet duhet të garantojnë të drejtën e protestës, por edhe të mbrojnë qytetarët dhe pronën publike nga dhuna. Kush kryen akte kriminale duhet të përgjigjet individualisht para ligjit, pa dallim politik dhe pa ndëshkime kolektive.Dialogu nuk është dobësi. Është shenjë pjekurie politike. Të ulesh në tryezë nuk do të thotë të heqësh dorë nga bindjet e tua. Do të thotë të kuptosh se vendi është më i madh se partia, shteti më i rëndësishëm se karriera politike dhe jeta e qytetarëve më e çmuar se çdo betejë për pushtet.Asnjë palë nuk mund ta fitojë Shqipërinë duke e shkatërruar atë. Asnjë politikan nuk mund të pretendojë se shpëton popullin duke e futur në kaos. Asnjë analist nuk bëhet zë i demokracisë duke nxitur qytetarët kundër qytetarëve të tjerë. Dhe asnjë media nuk mund ta quajë veten pushtet të katërt, kur e përdor pushtetin e fjalës për të hedhur benzinë mbi zjarrin e konfliktit.

Protestoni, kundërshtoni, denonconi, kërkoni llogari, kërkoni dorëheqje dhe ndryshim politik. Por mos shkatërroni. Mos digjni. Mos kërcënoni. Mos e ktheni Shqipërinë në peng të interesave të atyre që duan pushtetin me çdo kusht.Sepse Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie, as e asnjë kryeministri, as e asnjë opozite. Është shtëpia e të gjithëve, edhe e atyre që nuk mendojnë si ne.Dhe shtëpia e përbashkët nuk ndërtohet duke i vënë zjarrin.Në emër të popullit nuk mund të shkatërrohet populli. Në emër të demokracisë nuk mund të vritet demokracia. Në emër të lirisë nuk mund t’i merret tjetrit liria.Rruga është dialogu, reforma, përgjegjësia dhe vota. Çdo rrugë tjetër është aventurë politike në kurriz të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare
Nga Ilir Demalia

Protesta e pedagogëve mori një dimension tjetër kur, krahas kërkesave për arsimin, në qendër të saj u vendos edhe kërkesa politike për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare.

Sipas raportimeve të 19–20 tetorit 2026, peticionit iu bashkuan rreth 1.000–1.300 pedagogë, ndërsa në protestë u shfaqën edhe Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, si dhe figura të lidhura me opozitën.

Askush nuk mund t’ua mohojë pedagogëve të drejtën të kenë bindjet e tyre politike, të nënshkruajnë peticione apo të kërkojnë largimin e një kryeministri. Por një gjë është e drejta individuale për të protestuar dhe krejt tjetër është përdorimi i autoritetit akademik për t’i dhënë një kauze partiake pamjen e një revolte të gjithë universitetit.

Kur kërkesa për arsim cilësor përfundon te dorëheqja e kryeministrit dhe te krijimi i një qeverie kujdestare, kemi kaluar nga debati akademik në një platformë të mirëfilltë politike. Kjo nuk e bën automatikisht të paligjshme protestën, por kërkon transparencë: kush e organizon, kë përfaqëson dhe cilat janë kërkesat reale të pjesëmarrësve?

Dhe këtu hyn në skenë Sali Berisha, së bashku me rrethin e tij politik e familjar. Prania e vajzës dhe e dhëndrit të tij në protestën e pedagogëve është një fakt i raportuar publikisht; ajo, më vete, nuk provon se çdo pedagog është i dirigjuar nga Partia Demokratike. Por është legjitime të shtrohet pyetja se ku mbaron solidariteti me studentët dhe ku fillon përpjekja e opozitës për ta kthyer pakënaqësinë universitare në instrument të betejës së saj për pushtet.

Berisha e njeh mirë politikën e sheshit. Ai e di se një protestë që nis me një problem konkret mund të shndërrohet në platformë për një krizë të përgjithshme politike. Kjo është e drejta e opozitës për të bërë politikë. Por nuk është e drejta e saj të paraqesë interesin e vet si vullnet të gjithë studentëve dhe pedagogëve.

Universiteti nuk është degë e Partisë Demokratike, as zyrë elektorale e familjes Berisha dhe as pronë e asnjë partie tjetër. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë të drejtën të marrin pjesë në protesta si qytetarë. Por prania e tyre politike nuk mund të shërbejë si certifikatë se protesta përfaqëson universitetin, as si provë se çdo kërkesë e saj është thjesht një operacion partiak. Këto duhen gjykuar nga faktet, organizimi dhe përfaqësimi real.

Po rektorati? Ku është në këtë debat? A flet në emër të institucionit apo hesht, ndërsa konflikti politik zhvillohet mbi kokat e studentëve? A e mbron autonominë akademike, apo e lë atë të bëhet dekor për betejat e palëve? Nëse rektorati ka marrë ose mbështetur vendime që pezullojnë mësimin, duhet të shpjegojë bazën e tyre dhe të garantojë se të drejtat e studentëve nuk po sakrifikohen për interesa që ata nuk i kanë zgjedhur.

Nuk mund të akuzojmë rektoratin për bashkëpunim politik pa prova. Por mund dhe duhet t’i kërkojmë llogari për heshtjen, vendimet dhe detyrimin institucional për të garantuar vijimin e mësimit. Autonomia nuk është vetëm e drejta për të mos u komanduar nga qeveria; është edhe detyrimi për të mos u përdorur nga opozita.

Dhe ironia është se, në këtë teatër politik, të gjithë deklarohen në mbrojtje të studentëve. Opozita thotë se flet për ta, sindikata pretendon se u del në krah, pedagogët flasin për të ardhmen e tyre, ndërsa rektorati duhet të garantojë funksionimin e universitetit. Por kush i pyet studentët që duan të hyjnë në auditor? Kush ua garanton provimet? Kush u kthen kohën e humbur?

Në Shqipëri, duket se universiteti kujtohet si institucion i rëndësishëm kur duhet të prodhojë një krizë politike, por harrohet kur duhet të prodhojë dije.

Sali Berisha ka të drejtë të kërkojë pushtetin përmes politikës dhe votës, jo duke u paraqitur si pronar i pakënaqësisë universitare. Pedagogët kanë të drejtë të protestojnë, por nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë të gjithë akademinë pa një mandat të qartë. Reaktorati ka detyrimin të garantojë universitetin, jo të bëhet spektator i bllokimit të tij.

Sepse studentët nuk janë dekor për opozitën, as mburojë për sindikatat dhe as viktima të përhershme të paaftësisë institucionale. Ata janë arsyeja pse ekziston universiteti.

Dhe nëse dikush dëshiron ta përdorë universitetin si shkallë për të ngjitur pushtetin, le ta thotë hapur. Në demokraci, politika duhet të dalë me emrin e vet, jo të maskohet me togën e pedagogut dhe me diplomën e studentit.

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor
Nga Ilir Demalia

Prej katër ditësh, Tirana është e kuqe, jo nga fishekzjarrët e festave, por nga flakët e dhunës dhe vandalizmit.

Ajo që po ndodh nuk mund të justifikohet me të drejtën e protestës. Huliganizmi, shkatërrimi i pronës, plaçkitja e bizneseve dhe sulmi ndaj institucioneve nuk janë protestë, por akte kriminale që duhen ndëshkuar nga ligji.

Nuk besoj se mund të identifikohen të gjithë ata që dalin në rrugë me studentët, ashtu siç nuk mund të quhet student apo protestues paqësor çdo person që shfaqet në turmë. Një i ri që proteston për të ardhmen e tij nuk është i njëjtë me atë që thyen vitrinat, plaçkit dyqanet dhe largohet me mallrat e vjedhura, nga patatinat te celularët. Këto janë dy realitete krejt të ndryshme, që nuk duhen ngatërruar për interesat e askujt.

Studentët dhe qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër korrupsionit, padrejtësive dhe arrogancës së pushtetit. Por ai që del në rrugë për të grabitur celularë e për të shkatërruar biznese nuk është zëri i qytetarit të revoltuar, por shkelës i ligjit. Protesta është e drejtë; dhuna dhe grabitja janë krim.

Pas këtyre akteve qëndrojnë dhe shërbime të huaja që po përdorin segmente politike dhe mdiatike në bashkepunim e kordinim, jo vetëm me fqinjët tanë ne veri-lindje si kapuçonë të zi e me flamurë e xhoka me shqiponje por edhe me çallmat dhe ferexhet e Iranit të Maqedonise.

Unë nuk besoj kurrë qe në këto grupe janë studentët si “kapuçonë të zi” që shkatërrojnë dhe djegin Ministrinë e Arsimit, që nuk është e Kumbaros ministres me të përfolur për korrupsion dhe as e Partisë Socialiste.

Maqedonasit kanë djegur goninën e Kongresit të Manastirit të krijimit te alfabetit të gjuhës shqipe me në krye At Fishtën. Ata burra intelektuale dhe rilindas na dhuruan alfabetin latin me orientim oksidental dhe jo me cirilikat sllave apo harfet turke.

Kësaj lëvizje që pritej dhe eshte e organizuar me një strategji dhe organizim guerrilas është për të gjunjëzuar Shqipërinë në zhvillimin e saj ekonomik, demokratik dhe integrimin europian. Është detyrë e shërbimeve të provohet përmes hetimeve dhe fakteve.

Por një gjë është e qartë: Shqipëria nuk mund të lejojë që pakënaqësia qytetare të shndërrohet në instrument destabilizimi, qoftë nga interesa të brendshme politike, qoftë nga aktorë të jashtëm që mund të përfitojnë prej dobësimit të shtetit shqiptar.

Në këto raste sherbime të huaja me segmente të brëndëshme mediatike-politike, manipulijnë turmat

Friedrich Nietzsche, në mendimin e tij mbi turmën, vullnetin dhe përgjegjësinë individuale, na paralajmëron për rrezikun e humbjes së gjykimit kur individi ia dorëzon arsyen turmës. Ideja mund të përmblidhet kështu: kur forca shkëputet nga arsyeja dhe përgjegjësia, ajo mund të shndërrohet në shkatërrim.

Jemi në këtë pikë

Në turmë, njeriu shpesh ndihet më i fortë se ç’është, më i sigurt se ç’duhet të jetë dhe më pak përgjegjës për atë që bën. Manipulimi i turmës dhe mungesa e përgjegjësisë dhe përdorimi i zemërimit qytetar për interesa që nuk kanë lidhje me të mirën publike sjell shkatërrime afat gjata dhe me kosto financiare politike dhe pasoja.

Shqipëria ndodhet në një rajon me interesa gjeopolitike të ndërlikuara dhe nuk mund të përjashtohen përpjekjet për të shfrytëzuar dobësitë tona. Por një gjë duhet ta kemi mesuar nga historia, kur në lojë futen turma të perpunuara nga interesa të huaja që historikisht kanë dashur të shkatërrojnë Shqipërinë me segmente politike dhe fetare në shërbim të këtyre forcave për të futur Shqipërinë në kaos dhe anarki, deri dhe në luftë civile per realizimin e agendave antishqitare, atehere këtu jo vetëm që nuk ka agende patriotike dhe për nje jetë me të mirë, por realizojme shkaterrimin e Shqipërisë. Por rreziku më i madh për ndërhyrjet e jashtme është dobësia që prodhojmë vetë shqipëtaret korrupsioni, polarizimi dhe mosbesimi ndaj institucioneve.

Korrupsioni, klientelizmi, arroganca dhe mungesa e llogaridhënies ushqejnë zemërimin qytetar. Por gabimet e qeverisë nuk mund të përdoren si alibi për të djegur, plaçkitur e shkatërruar vendin. Asnjë qeveri nuk është mbi ligjin, por asnjë opozitë nuk ka të drejtë ta zëvendësojë demokracinë me dhunën e rrugës.

Edi Rama, me gabimet dhe përgjegjësitë e qeverisjes së tij, mbetet kryeministri i dalë nga procesi demokratik. Ndryshimi i pushtetit duhet të vijë përmes zgjedhjeve, institucioneve dhe ligjit, jo përmes huliganizmit. Nëse ka shkelje, ato duhet të hetohen; nëse ka korrupsion, ai duhet të ndëshkohet. Por shkatërrimi i shtetit nuk është zgjidhje për korrigjimin e gabimeve të tij.

Duhet të pranojmë edhe një të vërtetë historike: Shqipëria doli nga diktatura pa përvojë të mjaftueshme demokratike, me institucione të brishta dhe me një kulturë politike të deformuar nga autoritarizmi, mentaliteti fisnor, klientelizmi dhe trashëgimia fshataro-bajraktare. Këto nuk janë tipare të çdo shqiptari, por probleme historike e shoqërore që nuk zhduken brenda një brezi. Demokracia kërkon kohë, edukim qytetar, përgjegjësi dhe institucione që funksionojnë.

Megjithatë, tranzicioni nuk mund të shërbejë pafundësisht si justifikim për dështimet. Pas 36 vjetësh, politika duhet të mbajë përgjegjësi, media duhet të informojë dhe drejtësia duhet të veprojë pa dallime partiake. Një pjesë e medias, në vend që të qartësojë të vërtetën, shpesh e ushqen polarizimin dhe e kthen krizën në spektakël e interes financiar duke i hedhur benzin zjarrit. Kjo nuk është patriotike jo e jo por as profesionale.

Si në 1997 edhe sot media shqiptare, jo që nuk po luan një rol si pushtet i katërt dhe nuk e ka luajtur këto 36 vjet por ajo ka qenë trafikante e influencave politike për përfitime financiare nga pushtetet e radhës. Ashtu si politika edhe media kur situata arrin në pikat e vlimit segmente politike së bashku me median i hedhin benzin zjarrit për të larë duart si Ponc Pilata dhe për të filluar martesën me pushtetin e ri duke ruajtur privilegjet financiare të vjetra. Kjo jo vetëm nuk është profesionale dhe patriotike, por është kriminale për vendin.

Ku janë ata elitat intelektuale që rrahin gjoks ne mediat me pagesat marramendëse si shërbëtore pushtetesh?!

Shqipëria së pari ka nevojë për paqe sociale dhe mendje të ftohta jo për të ndërruar banda politike-mediatike-intelektuale si këto 36 vjet, për të ruajtur Shqipërinë dhe ndërtuar atë me drejtësi-barazi- mirëqenie.

Në një botë të tronditur nga luftërat, krizat ekonomike, pabarazia dhe pasiguria sociale, Shqipëria nuk ka luksin të shkatërrojë stabilitetin e vet. Dhuna, korrupsioni dhe përplasjet e pafundme pengojnë investimet, dobësojnë besimin e partnerëve europianë dhe largojnë vendin nga standardet e integrimit.

Shqipëria ka nevojë për shtet të fortë, jo për shtet arbitrar; për drejtësi, jo për hakmarrje; për protesta, jo për plaçkitje; për ndryshim demokratik, jo për ndërrim bandash politike.

“Si janë shqiptarët? Si i don hasmi.”

A do të vazhdojmë të përçahemi, të shkatërrojmë njëri-tjetrin dhe t’u japim të tjerëve mundësinë të përfitojnë nga dobësitë tona? Apo do të kuptojmë më në fund se kritika ndaj qeverisë dhe mbrojtja e shtetit nuk janë kundërshti?

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale, drejtësi dhe përgjegjësi kombëtare. Jo për paqe me korrupsionin, por për paqe përmes ligjit. Jo për heshtje ndaj pushtetit, por për demokraci që nuk e djeg shtëpinë e vet.

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht
Nga Ilir Demalia

Në Shqipëri media, politika dhe drejtësia janë futur në një cikël ku informacioni shpesh nuk prodhohet për të ndriçuar të vërtetën, por për të krijuar kaos. Akuza, dyshime dhe gjykime televizive shpallen shumë kohë përpara se të flasë drejtësia. Kur gjithçka kthehet në skandal, publiku lodhet dhe humbet besimin te e vërteta.

SPAK-u dhe rrjedhjet hetimore janë një nga problemet më serioze me rrjedhjet e pretenduara të të dhënave nga hetimet, të cilat përfundojnë në portale dhe emisione televizive. Gazetaria investigative ka rol të domosdoshëm në një demokraci, por nuk mund ta shndërrojë sekretin hetimor në spektakël apo informacionin e pakonfirmuar në verdikt.

Sekreti hetimor ekziston për të mbrojtur integritetin e hetimit, të drejtat e palëve dhe procesin e rregullt ligjor. Prandaj duhet të bëhen pyetje të qarta: nga burojnë këto informacione, kush i nxjerr, me çfarë autorizimi dhe për çfarë qëllimi? Nëse të dhënat e mbrojtura nga ligji nxirren në mënyrë të paligjshme, duhet të ketë përgjegjësi juridike dhe disiplinore.

Problemi nuk është që publiku informohet për hetimet, por mënyra selektive dhe e pakontrolluar e përdorimit të informacionit. Një fragment dosjeje mund të shndërrohet në akuzë, akuza në bindje dhe bindja në dënim moral, përpara se gjykata të ketë dhënë një vendim.

Kur informacioni del në mënyrë të njëanshme, ai mund të përdoret si mjet presioni mbi personat e përfshirë, institucionet dhe opinionin publik. Mjafton që dikush të përmendet në një dosje ose të thirret në prokurori që emri i tij të vendoset në qendër të një gjyqi publik. Nëse çështja më vonë pushohet ose personi shpallet i pafajshëm, korrigjimi rrallëherë ka të njëjtën audiencë si skandali fillestar.

Prandaj institucionet duhet të sqarojnë kush mban përgjegjësi për rrjedhjet, si mbrohen të dhënat hetimore dhe çfarë mekanizmash kontrolli funksionojnë. As prokuroria nuk mund të jetë mbi ligjin, as gazetaria nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljen e tij.

Hetimi i një gjyqtari nuk është i ndaluar. Nëse ka dyshime të bazuara për korrupsion apo vepra të tjera penale, ato duhet të hetohen. Por, për shkak se gjyqtarët janë pjesë e një pushteti të pavarur, çdo veprim ndaj tyre duhet të jetë i ligjshëm, i domosdoshëm, proporcional dhe i kontrolluar sipas procedurave.

Kontrolli i telefonave dhe përdorimi i komunikimeve nga SPAK si prova nuk përbëjnë automatikisht presion mbi gjyqësorin. Kjo varet nga baza ligjore, autorizimet dhe mënyra e zbatimit. Megjithatë, nëse këto masa përdoren arbitrarisht ose informacionet e mbledhura shndërrohen në mjete ekspozimi publik e presioni institucional, dëmtohet pavarësia e gjyqësorit.

Një gjyqtar që merr vendime nën frikën e rrjedhjes së komunikimeve, ekspozimit selektiv apo fushatave të diskreditimit nuk vepron në një mjedis të shëndetshëm institucional. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj personal i gjyqtarit, por garanci për qytetarin që çështja e tij të gjykohet pa frikë dhe ndikime të jashtme.

SPAK-u ka një mision të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, por legjitimiteti i tij varet nga respektimi i ligjit, kompetencave institucionale dhe përgjegjësisë publike. Një institucion që lufton abuzimin me pushtetin duhet të kujdeset që pushteti hetimor të mos perceptohet si i pakontrolluar.

Drejtësia nuk është spektakël dhe as garë për të prodhuar emra në titujt e lajmeve. Ajo është proces, provë, procedurë dhe vendim i arsyetuar. Çdo shkurtim i këtyre hallkave mund të prodhojë një padrejtësi të re.

Gjyqi mediatik dhe humbja e besimit

sot nga ekranet portalet dhe studiot televizive mund të zëvendësojnë tribunën e propagandës. Mjetet kanë ndryshuar, por rreziku mbetet i njëjtë: individi mund të dënohet në sytë e publikut shumë kohë përpara se drejtësia të ketë folur.

Kur qytetari nuk dallon më provën nga thashethemi, hetimin nga propaganda dhe drejtësinë nga arbitrariteti, humbet besimi te vetë e vërteta. Në një shtet demokratik, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por asnjë institucion nuk duhet të jetë vetë ligji.

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht, por me aftësinë për të provuar fajësinë sipas ligjit, për të mbrojtur të drejtat e qytetarit dhe për të ruajtur pavarësinë e institucioneve. Kur zhurma bëhet ligj, e vërteta është viktima e parë.

Vrima e çelësit u bë kullosë makaronash
Nga Ilir Demalia

Ka dy ditë që Shqipëria është mbyllur brenda një dhome gjumi.

Një lajm që në një shoqëri normale do të ishte material për tabloidet rozë, është kthyer në kryelajm kombëtar, në debat televiziv, në moralizim publik, në gjyq kolektiv.

Një kompozitor është filmuar — ose ka filmuar veten — në marrëdhënie intime me disa gra të muzikës dhe showbiz-it.

Dhe Shqipëria ka zbuluar papritur moralin.

Kjo është pjesa më qesharake e historisë.

Sepse, nëse marrëdhënia ka qenë mes të rriturish dhe me konsensus, çfarë dreqin na duhet ne?

Është jeta e tyre.

Trupi i tyre.

Dhoma e tyre.

Zgjedhjet e tyre.

Nëse dikush është i martuar, le ta zgjidhë me burrin apo gruan e vet. Nuk ka nevojë për gjykatën morale të Facebook-ut.

Kush nuk ka bërë Kamasutrën në krevatin e vet?

Dallimi është se dikur dera mbyllej.

Sot dera mbyllet, por telefoni hapet.

Dhe vrima e çelësit është bërë kullesë makaronash.

Personalisht, përveç dy këngëtareve që përmenden, të tjerat as nuk e di kush janë.

Nuk dëgjoj muzikën e tyre.

Nuk shikoj Big Brother.

Nuk shikoj Përputhen, Për’Puthen Përthithen apo gjithë atë industri televizive ku shqiptarët mbyllen në shtëpi për të parë njerëz të tjerë duke jetuar, dashuruar, zënë, puthur, tradhtuar dhe ndarë. Këtu qëndron perversiteti ynë social.

Ne ushqehemi me voyeurizëm dhe pastaj bëhemi puritanë.

I mbyllim njerëzit në kamera 24 orë dhe i shikojmë si përgjues nga vrima e çelësit. Pastaj, kur dikujt i del privatësia jashtë kontrollit, të njëjtët përgjues shndërrohen në gjykatës morali.

Turma kërkon gjahun.

Kur e gjen, fillon ta shqyejë.

Seksi është i vjetër sa bota.

“Mëkatin” e parë, sipas Biblës, e bënë Adami dhe Eva.

Nuk është shpikje e TikTok-ut.

Nuk është shpikje e Big Brother-it.

Nuk është shpikje e showbiz-it.

Ajo që ka ndryshuar është teknologjia e përgjimit.

Dikur duhej të ngjiteshe pas murit për të parë.

Sot mjafton një telefon.

Një kamerë.

Një password i vjedhur.

Një cloud i hakuar.

Një screenshot.

Një grup WhatsApp-i.

Dhe brenda pak minutash, jeta intime e një njeriu mund të bëhet pronë e një turme.

Këtu nuk kemi më thjesht kuriozitet.

Kemi një industri të turpit.

Dhe turpi publik është një armë.

Mund të prodhojë ankth, izolim, shkatërrim marrëdhëniesh, humbje pune, poshtërim, trauma psikologjike.

Një video mund të zgjasë dy minuta.

Por pasojat e saj mund të zgjasin vite.

Ajo mund të fshihet nga një faqe.

Por nuk mund të fshihet nga mijëra telefona që e kanë kopjuar.

Ky është paradoksi brutal i teknologjisë: privatësia mund të shkatërrohet për një sekondë, ndërsa rindërtimi i jetës mund të kërkojë vite.

Dhe ne, në vend që ta kuptojmë këtë, klikojmë.

Shpërndajmë.

Komentojmë.

Tallim.

Gjykojmë.

Dhe pastaj çuditemi pse shoqëria është bërë kaq e pamëshirshme.

Por këtu ka edhe një problem shumë më të madh.

Media.

Jo çdo gjë që mund të publikohet është lajm.

Jo çdo gjë që prodhon klikime është gazetari.

Dhe jo çdo material që njerëzit duan ta shohin duhet t’u jepet.

Pushteti i katërt nuk është pushteti për të hapur çdo derë të mbyllur.

Gazetaria duhet të mbrojë interesin publik, jo epshin publik.

Ka një ndryshim kolosal midis interesit publik dhe kuriozitetit të publikut.

Publiku mund të jetë kurioz për gjithçka.

Kjo nuk do të thotë se gjithçka është në interesin publik.

Sot është një kompozitor dhe disa gra të showbiz-it.

Nesër mund të jetë një politikan.

Pasnesër një biznesmen.

Më vonë një njeri që nuk ka qenë kurrë personazh publik.

Dhe atëherë pyetja nuk do të jetë më:

Çfarë bëri ai në dhomën e gjumit?”

Pyetja do të jetë:

“Kush na dha të drejtën të hyjmë në të?”

Sepse nëse pranojmë parimin se çdo gjë private mund të publikohet vetëm sepse njerëzit janë kuriozë ta shohin, atëherë nesër askush nuk ka më privatësi.

As ti.

As unë.

As familja jote.

As fëmijët e tu.

As kundërshtari yt.

As armiku yt.

As njeriu që nuk e duron dot.

Kjo është ajo që nuk kuptojmë.

Privatësia nuk është privilegj i njerëzve që na pëlqejnë.

Është e drejtë edhe e atij që nuk na pëlqen.

Madje pikërisht aty matet një shoqëri.

Të mbrosh privatësinë e dikujt që e do është e lehtë.

Ta mbrosh privatësinë e dikujt që nuk e pëlqen, ky është civilizim.

Prandaj problemi nuk është çfarë kanë bërë ata në krevat.

Problemi është çfarë po bëjmë ne jashtë tij.

Sepse duke u jargavitur pas jetës intime të tjetrit, duke e filmuar, hakuar, shpërndarë, publikuar dhe pastaj duke e gjykuar, nuk po mbrojmë moralin.

Po ushqejmë një perversitet kolektiv.

Po e kthejmë turpin në argëtim.

Privatësinë në spektakël.

Dhe dhimbjen e individit në klikime.

Dikur shikoje nga vrima e çelësit.

Sot ke kamerën në dorë.

Por problemi nuk është teknologjia.

Problemi është njeriu që e përdor atë për të hyrë aty ku dera është mbyllur.

Dhe ndoshta pyetja më e rëndësishme që duhet t’i bëjmë vetes nuk është:

“Çfarë bënë ata në dhomën e gjumit?”

Por:

“Çfarë po bëhet me ne si shoqëri që kemi kaq shumë nevojë të hyjmë në dhomën e gjumit të tjetrit?”

Në emër të popullit të Kosovës
Nga Ilir Demalia

81 vite burg për katër nga njerëzit që historia e Kosovës i njeh si drejtues të luftës për çlirim.

Nuk dua të hyj këtu në fajësinë apo pafajësinë juridike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për këtë flet gjykata, flet mbrojtja, flet prokuroria dhe, mbi të gjitha, do të flasë historia.

Por historia nuk është procesverbal gjykate. Dhe pikërisht këtu fillon pyetja që nuk mund të mbyllet me një togfjalësh juridik: çfarë po dënohet në Hagë dhe çfarë po rishkruhet në historinë e Kosovës?

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën fajtorë katër ish-drejtuesit e UÇK-së për disa krime lufte. Thaçi u dënua me 25 vjet, Krasniqi me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet burgim. Gjithsej: 81 vjet.

Dhe ironia e parë e historisë është kjo: Gjykata që u krijua për të gjykuar krime të kryera në emër të individëve shqiptarë, sot flet në emër të Kosovës.

Në emër të kujt?

Të Kosovës që luftoi?

Të Kosovës që u masakrua?

Të Kosovës që u dëbua?

Të Kosovës që u bombardua?

Apo të një Kosove juridike të ndërtuar në Hagë, larg Prishtinës, larg fushëbetejave dhe larg kujtesës së atyre që jetuan luftën?

GJYKATA QË U KRIJUA NGA PRESIONI I MIQVE

Nuk është sekret që krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ishte produkt i një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës.

Kosova ishte një shtet i ri, ende i brishtë, që kishte nevojë jetike për mbështetjen e Perëndimit dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara.

Dhe Kosova pranoi.

Pranoi një mekanizëm që në vetë natyrën e tij ishte jashtëzakonisht i pazakontë: një gjykatë që quhet “e Kosovës”, por që ndodhet në Hagë dhe që vepron përmes një strukture ndërkombëtare.

Mund të thuhet se kjo ishte një domosdoshmëri e drejtësisë.

Mund të thuhet gjithashtu se ishte çmimi politik që Kosova pagoi për mbështetjen ndërkombëtare.

Por ajo që nuk mund të mohohet është paradoksi.

Kosova e krijoi gjykatën nën presionin e aleatëve të saj dhe pastaj po gjykohet prej saj për një pjesë të historisë së luftës së saj çlirimtare.

Sa demokratike është kjo?

Sa e pavarur?

Sa kombëtare?

Dhe mbi të gjitha: sa e aftë është një gjykatë e tillë të kuptojë historinë pa e shkëputur atë nga konteksti i saj?

NGA REÇAKU NË HAGË

Kosova nuk filloi me Hagën.

Kosova filloi me varret.

Filloi me dëbimet.

Filloi me shtëpitë e djegura.

Filloi me fëmijët e vrarë.

Filloi me gratë e dhunuara.

Filloi me mijëra njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Masakra e Reçakut u bë një nga momentet që ndryshuan perceptimin ndërkombëtar mbi luftën në Kosovë. Misioni i OSBE-së nën drejtimin e William Walker e bëri Reçakun një pikë qendrore të vëmendjes ndërkombëtare dhe rriti presionin mbi regjimin e Slobodan Millosheviçit.

Pastaj erdhi Rambujeja.

Pastaj NATO.

Pastaj bombardimet.

Pastaj tërheqja e forcave serbe.

Dhe Kosova u çlirua.

Historia nuk mund të shkruhet duke e hequr njërën nga këto hallka.

Sepse është shumë e lehtë, nga një sallë gjykate në Hagë, të marrësh një episod të luftës dhe ta vendosësh nën mikroskop.

Por një popull nuk jeton nën mikroskop. Një popull jeton në histori.

UÇK-ja DHE PARADOKSI I ÇLIRIMIT

Këtu qëndron paradoksi më i madh.

UÇK-ja nuk ishte një ushtri klasike e një shteti të konsoliduar.

Ishte një ushtri guerile e një populli që nuk kishte shtet.

Dhe pikërisht kjo e bën historinë e saj të komplikuar.

Mund të ketë pasur krime të kryera nga pjesëtarë të saj.

Mund të ketë pasur viktima shqiptare, serbe, rome apo pjesëtarë të komuniteteve të tjera.

Nëse individë kanë kryer krime, ato duhet të hetohen dhe gjykohen.

Por një gjë është tjetër:të gjykosh një individ për një krim.

Dhe tjetër gjë:të krijosh përshtypjen se historia e një lufte çlirimtare mund të reduktohet në aktakuzën e saj penale.

Këto janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Dhe vetë aktgjykimi i fundit e tregon këtë dallim.

Sepse katër të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi trupi gjykues arriti në përfundimin se prokuroria nuk kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile. Pra, edhe vetë gjykata vendosi një vijë ndarëse.

Por pyetja mbetet:

A mund të dënohen individët pa u cenuar historia e një populli?

Po. Por vetëm nëse drejtësia e bën dallimin me kirurgji, jo me çekan.

Në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë: 125 të thirrur nga prokuroria, dy nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë nga mbrojtja.

Dhe këtu lind një tjetër pyetje.

A është numri i dëshmitarëve prova e së vërtetës?

Jo.

Një dëshmitar nuk është e vërteta.

Është dëshmi.

Dhe dëshmia duhet të vlerësohet, të krahasohet, të verifikohet, të vendoset në kohë, hapësirë, rrethanë dhe kontekst.

Sepse historia e Kosovës nuk mund të ndërtohet vetëm nga ajo që dikush kujton pas 25 vjetësh.

Historia ndërtohet me dokumente.

Me urdhra.

Me data.

Me vende.

Me komunikime.

Me prova materiale.

Me dëshmi të verifikueshme.

Dhe mbi të gjitha, me kontekst.

HAGA NUK ËSHTË KOSOVA

Këtu qëndron ironia ime më e madhe me Hagën.

Një gjykatë që ndodhet në Holandë, me gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një strukturë të krijuar jashtë sistemit të zakonshëm gjyqësor të Kosovës, vendos sot për përgjegjësinë penale të njerëzve që luftuan në Kosovë.

Dhe pastaj vendimi lexohet:

“Në emër të Popullit të Kosovës.”

Në emër të popullit që nuk ishte në sallë.

Në emër të popullit që nuk votoi për gjykatën.

Në emër të popullit që nuk zgjodhi gjyqtarët.

Në emër të popullit që e përjetoi luftën në lëkurën e vet.

Në emër të popullit që humbi njerëzit e vet.

Në emër të popullit që u kthye nga kampet e refugjatëve.

Në emër të popullit që pa NATO-n të hyjë në Kosovë.

Dhe tani, 27 vjet më vonë, drejtësia ndërkombëtare i tregon atij populli se si duhet ta lexojë luftën e vet.

Kjo është ironia që nuk mund të mos thuhet.

PO MILLLOSHEVIÇI, KARAXHIÇI, MLADIÇI?

Nuk është argument serioz të thuhet se krimet e kryera nga njëra palë i bëjnë të pamundura krimet e palës tjetër.Jo.

Krimi nuk pastrohet me krim.

Por drejtësia ndërkombëtare duhet të ketë një standard të vetëm.

Nëse gjykohet një luftëtar shqiptar për një krim, ai duhet të gjykohet.

Nëse një ushtar serb ka vrarë një fëmijë shqiptar, ai duhet të gjykohet.

Nëse një komandant serb ka urdhëruar dëbimin e mijëra shqiptarëve, ai duhet të përgjigjet.

Nëse një shqiptar ka vrarë një civil serb, edhe ai duhet të përgjigjet.

Kjo është drejtësi.

Por drejtësia humbet besueshmërinë kur viktima fillon të mendojë se historia e saj po vendoset në peshore me njësi të ndryshme matëse.

Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë gjykoi figura të larta serbe, përfshirë Millosheviçin, Karaxhiçin dhe Mladiçin.

Por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të mbrohet nga çdo akuzë ndaj shqiptarëve.

Do të thotë vetëm se standardi duhet të jetë i njëjtë.

I njëjti ligj. E njëjta provë. I njëjti standard

Plaga më e madhe e Kosovës nuk është vetëm se katër ish-drejtues të UÇK-së u dënuan.

Plaga është se sot, pas gjithë kësaj historie, ekziston rreziku që brezi i ardhshëm ta mësojë luftën e Kosovës vetëm përmes dosjeve penale.

Kjo do të ishte një humbje historike.

Sepse Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mund të gjykohen si individë.

Por UÇK-ja nuk mund të gjykohet si një individ.

As Kosova.

As lufta për çlirim.

As historia e një populli.

Gjykata mund të japë një aktgjykim.

Por nuk ka mandat të japë një aktgjykim mbi historinë.

Historia është shumë më e madhe se një dosje.

Është e pamundur të mos shohësh dimensionin politik që rrethon këtë proces.

Sepse katër njerëzit e dënuar nuk janë katër qytetarë të rastësishëm.

Janë figura që kanë qenë në majën e politikës së Kosovës.

Thaçi ishte kryeministër dhe president.

Veseli ishte kryetar i Kuvendit dhe figurë qendrore politike.

Krasniqi ishte kryetar Kuvendi dhe një nga figurat publike të Kosovës.

Selimi ishte një nga figurat e rëndësishme të UÇK-së dhe më pas të politikës kosovare.

Prandaj aktgjykimi nuk mund të ketë vetëm një efekt juridik. Ka edhe efekt politik. Dhe këtë duhet ta pranojmë pa paranojë, por edhe pa naivitet.

Drejtësia dhe politika nuk janë gjithmonë dy botë hermetikisht të ndara. Sidomos në Ballkan.

Sidomos kur bëhet fjalë për luftën e Kosovës. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Kosovë–Serbi.

Sidomos kur bëhet fjalë për një konflikt ku ende nuk është mbyllur historia politike.

DHE SOT, ÇFARË MBETET?

Mbetet Kosova.

Mbetet historia.

Mbeten viktimat.

Mbeten varret.

Mbeten dëshmitarët.

Mbeten dokumentet.

Mbeten edhe pyetjet.

Dhe njëra prej tyre është shumë e thjeshtë:

A mund të dënohen luftëtarët pa u dënuar lufta që ata bënë?

Përgjigjja juridike duhet të jetë: po, nëse individualisht provohen krime.

Por përgjigjja historike është më e ndërlikuar.

Sepse lufta e Kosovës nuk mund të futet në një qeli 25-vjeçare.

Nuk mund të dënohet me 18 vjet.

Nuk mund të dënohet me 13 vjet.

Dhe as me 81 vjet gjithsej.

Individët përgjigjen për veprimet e tyre. Historia gjykon një epokë.

Dhe populli ruan kujtesën e vet.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të kalojnë vite në burg.

Vendimi mund të apelohet.

Procesi juridik mund të vazhdojë.

Dhe përfundimi përfundimtar ligjor mund të ndryshojë ose të konfirmohet në instancat e tjera.

Por edhe sikur të qëndrojë vendimi, ai nuk e ndryshon një fakt themelor të historisë së Kosovës:

Kosova u çlirua pas një lufte kundër regjimit serb dhe pas ndërhyrjes së NATO-s.

Kjo është historia.

Krimet individuale janë tjetër gjë.

Përgjegjësia penale është tjetër gjë.

Dhe drejtësia duhet t’i ndajë këto dy gjëra.

Sepse përndryshe, në vend që të kemi drejtësi, kemi një tjetër betejë për historinë.

Dhe kjo do të ishte ironia e fundit e Hagës: të mendonte se mund të mbyllte historinë e Kosovës me një aktgjykim.

Jo, të nderuar zotërinj të Hagës.

Mund të mbyllni një proces.

Mund të shkruani një vendim.

Mund të caktoni 81 vite burg.

Por historinë e Kosovës nuk e shkruan Trupi Gjykues.

Atë e shkruajnë dokumentet, dëshmitë, viktimat, luftëtarët, të vrarët dhe brezat që do të vijnë.

Dhe luftëtarët e lirisë, edhe kur një gjykatë i dënon si individë, nuk zhduken nga historia.

Ata do të vdesin një ditë siç vdes çdo njeri.

Por nëse historia e Kosovës do t’i mbajë mend si luftëtarë të lirisë apo vetëm si të dënuar të Hagës, këtë nuk e vendos sot as Brukseli, as Washington, as Beogradi dhe as Haga.

Këtë do ta vendosë koha.

Demokracia, jo më si vlerë lirie
Nga Ilir Demalia

Amerika përballë vetvetes. Çfarë po ndodh me Trumpin dhe çfarë do të vendosin amerikanët në nëntor?

Ka momente në historinë e një vendi kur një deklaratë politike nuk është më thjesht një deklaratë politike.

Ajo bëhet simptomë.

Simptomë e një ndryshimi më të thellë në shoqëri, në politikë, në marrëdhënien e qytetarit me pushtetin dhe, mbi të gjitha, në mënyrën se si një shoqëri e kupton demokracinë.

Fjalimi i Donald Trumpit në Dallas, në konventën republikane të kësaj jave, mund të jetë një nga këto momente.

Presidenti amerikan premtoi se nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e nëntorit, amerikanët e rritur do të marrin nga 5 mijë dollarë, të ashtuquajturin “Trump dividend”. Trump e paraqiti këtë si një përfitim që do të vijë nga fuqia ekonomike e Amerikës dhe nga të ardhurat e tarifave. Por detajet e financimit, mënyra e zbatimit dhe vetë miratimi i një programi të tillë mbeten të paqarta dhe do të kërkonin veprim të Kongresit. (Shkruan Reuters)

Por unë nuk mendoj se pyetja kryesore është nëse amerikanët do të marrin apo jo 5 mijë dollarë.

Pyetja është shumë më e madhe:

Çfarë po i ndodh demokracisë amerikane?

Sepse demokracia nuk është thjesht të votosh. Demokracia është të zgjedhësh. Dhe të zgjedhësh do të thotë të krahasosh ide, vlera, programe, karaktere dhe vizione për të ardhmen e vendit.

Kur vota fillon të lidhet drejtpërdrejt me një përfitim financiar që premtohet nga pushteti, marrëdhënia midis qytetarit dhe shtetit fillon të ndryshojë. Qytetari rrezikon të mos shihet më si qytetar. Fillon të shihet si votues-konsumator.

Dhe vota, nga një shprehje e vullnetit politik, rrezikon të shndërrohet në një transaksion. Amerika nuk u ndërtua kështu

Amerika nuk u bë Amerikë sepse kishte politikanët më të mirë në botë.

As sepse nuk kishte korrupsion, konflikte, skandale apo presidentë të këqij. Amerika u bë model sepse ndërtoi diçka më të rëndësishme se individi: institucionin.

Presidenti nuk ishte Amerika.

Kongresi nuk ishte Amerika.

Asnjë parti nuk ishte Amerika.

Amerika ishte Kushtetuta, ligji, institucionet dhe qytetari.

Kjo është arsyeja pse ky vend kaloi një luftë civile, dy luftëra botërore, Depresionin e Madh, Watergate, skandale presidenciale, vrasje politike, konflikte racore dhe kriza të panumërta.

Presidentët shkuan.

Institucionet mbetën.

Kjo ishte fuqia e Amerikës.

Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi im për Amerikën e sotme.

Jo thjesht te Donald Trump.

Por te personalizimi i politikës amerikane.

Trump nuk e krijoi krizën. Ai e kuptoi atë.

Do të ishte shumë e thjeshtë të thuhej se Trump është shkaku i krizës amerikane.

Nuk është.

Trump është edhe produkt i saj.

Ai nuk krijoi mosbesimin ndaj Washingtonit.

Nuk krijoi zemërimin e klasës së mesme dhe punëtore.

Nuk krijoi krizën e emigracionit.

Nuk krijoi inflacionin.

Nuk krijoi pakënaqësinë ndaj elitave politike.

Nuk krijoi ndjenjën e miliona amerikanëve se politika amerikane nuk i dëgjon më.

Trump i kuptoi këto më mirë se shumë politikanë të tjerë.

Dhe i ktheu në kapital politik.

Kjo është forca e tij.

Ai i foli një Amerike që ishte lodhur nga gjuha burokratike e Washingtonit.

Një Amerike që nuk kërkon më vetëm fjalime mbi demokracinë, por kërkon të dijë:

Sa kushton benzina?

Sa kushton ushqimi?

Sa kushton shtëpia?

Sa kushton sigurimi shëndetësor?

Çfarë do të ndodhë me vendin e punës?

Çfarë do të ndodhë me kufirin?

Çfarë do të ndodhë me Amerikën në botë?

Këtu qëndron paradoksi.

Trump është i fortë sepse establishmenti amerikan është dobësuar.

Por pikërisht sepse ai është bërë kaq i fuqishëm, lind pyetja tjetër:

A mund të bëhet një demokraci e madhe shumë e varur nga një individ?

Trump e ka kthyer nëntorin në referendum për veten

Kjo është ajo që po ndodh sot.

Zgjedhjet e nëntorit janë zgjedhje për Kongresin. Por Trump po përpiqet t’i kthejë ato në një referendum për veten.

Ai madje u ka kërkuar votuesve të sillen sikur ai vetë të jetë në fletën e votimit.

Kjo është një strategji politike shumë e qartë. Trump e di se në zgjedhjet presidenciale personaliteti i tij mobilizon miliona votues.

Por zgjedhjet midterm janë ndryshe.

Nuk votohet për presidentin.

Votohet për Kongresin.

Dhe historikisht partia e presidentit shpesh humbet terren në zgjedhjet e mesmandatit.

Prandaj Trump po përpiqet të bëjë diçka të pazakontë: ta vendosë veten në qendër të një zgjedhjeje ku emri i tij nuk është në fletën e votimit.

Dhe kjo shpjegon edhe premtimin e 5 mijë dollarëve.

Mesazhi është i thjeshtë:

“Nëse republikanët fitojnë, ju fitoni.”

Por demokracia nuk duhet të funksionojë kështu.

Në demokraci, qytetari duhet të thotë:

“Nëse programi juaj është i mirë, unë votoj për ju.”

Jo:

“Nëse më jepni diçka, unë votoj për ju.”

Ky është ndryshimi midis qytetarit dhe klientit.

Por edhe demokratët nuk mund të fshihen pas Trumpit

Këtu duhet të jemi të drejtë.

Problemi i Amerikës nuk zgjidhet duke thënë:

“Trump është i keq, prandaj votoni Demokratët.”

Kjo nuk është alternativë.

Kjo është vetëm kundërshtim.

Partia Demokratike ka krizën e saj të identitetit, të besueshmërisë dhe të lidershipit.

Një pjesë e madhe e elektoratit amerikan nuk kërkon më vetëm një luftë kundër Trumpit.

Kërkon një alternativë.

Kërkon ekonomi.

Kërkon siguri.

Kërkon institucione funksionale.

Kërkon një politikë që nuk jeton vetëm nga frika ndaj kundërshtarit.

Dhe pikërisht këtu do të jetë testi i madh i Demokratëve në nëntor.

Nëse ata e kthejnë zgjedhjen vetëm në: “Trump duhet të ndalet” mund të fitojnë disa vende.

Por nëse duan të ndërtojnë një shumicë të re amerikane, duhet të përgjigjen në pyetjen:

“Çfarë do të bëjmë ne?”

Nëntori do të jetë një test i Amerikës

Zgjedhjet e 3 nëntorit nuk do të jenë vetëm për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 34 vende të Senatit.

Do të jenë një test politik për Trumpin.

Një test për Partinë Republikane.

Një test për Demokratët.

Por mbi të gjitha, një test për votuesin amerikan.

Sot, erërat politike nuk duken të lehta për republikanët.

Sondazhet e fundit tregojnë se Trump ka një vlerësim negativ dhe se demokratët kanë avantazh në votën e përgjithshme për Kongresin. Një sondazh i Emerson në gusht, për shembull, e vendoste votën kombëtare hipotetike për Kongresin 51% për demokratët kundrejt 43% për republikanët, ndërsa miratimi i Trumpit ishte 40% kundrejt 56% mosmiratim. (Emerson pooling )

Por Amerika nuk zgjedh Kongresin me një sondazh kombëtar.

E zgjedh me qindra gara të veçanta.

Dhe republikanët ende kanë rrugë për të mbrojtur shumicën e tyre.

Prandaj është shumë herët për të shpallur fituesin.

Dhe këtu kthehemi te 5 mijë dollarët.

A do ta ndryshojë kjo premtim votën e amerikanëve?

Ndoshta disa.

Ndoshta shumë.

Por problemi më i madh nuk është nëse dikush do të votojë për 5 mijë dollarë.

Problemi është nëse vota amerikane po humbet kuptimin e saj si shprehje e lirisë politike.

Një votë nuk kushton 5 mijë dollarë.

Një votë kushton shumë më tepër.

Ajo kushton Kushtetutën.

Kushton lirinë e fjalës.

Kushton gjykatat e pavarura.

Kushton Kongresin që mund t’i thotë “jo” presidentit.

Kushton shtypin e lirë.

Kushton transferimin paqësor të pushtetit.

Kushton dinjitetin e qytetarit.

Vlera e votës është pikërisht se ajo nuk ka çmim.

Dhe kjo është ajo që Amerika nuk duhet të harrojë.

Amerika përballë vetvetes

Amerika sot nuk është në prag të zhdukjes së demokracisë.

Por Amerika është në një moment të rëndësishëm të provës së demokracisë së saj.

Sepse demokracitë nuk shkatërrohen gjithmonë me tanke. Ndonjëherë ato dobësohen shumë më ngadalë.

Kur qytetari humbet besimin te institucionet.

Kur partia bëhet më e rëndësishme se vendi.

Kur lideri bëhet më i rëndësishëm se institucioni.

Kur kundërshtari politik trajtohet si armik.

Kur zgjedhjet bëhen referendum për një njeri.

Dhe kur vota fillon të trajtohet si një mall që mund të blihet.

Kjo është arsyeja pse nëntori do të jetë shumë më i rëndësishëm se një fitore republikane apo demokrate.

Amerikanët do të duhet t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë, por historike:

Çfarë është demokracia për ne?

Një çek?

Një parti?

Një president?

Apo një vlerë?

Amerika ka kaluar luftë civile, kriza ekonomike, luftëra botërore dhe kriza të panumërta politike.

Dhe gjithmonë ka dalë nga to sepse ka pasur një bindje themelore: pushteti kalon, por liria duhet të mbetet.

Ndoshta ky është edhe testi i madh i Amerikës së vitit 2026.

Jo nëse Trump do të fitojë apo humbasë.

Jo nëse republikanët do të mbajnë Senatin apo Dhomën.

Por nëse qytetari amerikan do të vazhdojë ta shohë veten si pronar të demokracisë, apo do të fillojë ta shohë veten si përfitues të saj.

Sepse në momentin që qytetari bëhet vetëm përfitues, demokracia fillon të humbasë kuptimin.

Dhe nëse qytetari është pronar, asnjë president nuk mund ta blejë votën e tij.

Vota nuk është mall.

Vota nuk ka çmim.

Dhe demokracia nuk është transaksion.