Henri Çili – JavaNews.al

Si u themelua tregu i edukimit, rilançim i reformës në Arsimin e Lartë
Nga: Henri ÇILI

Si një nga themeluesit dhe pronar i Univeristetit Europian të Tiranës kam kënaqësinë të njoftoj se UET është përshtatur plotësisht me standardet që kërkon Ligji i Ri i Arsimit të Lartë dhe Reforma Universitare Rama që, siç e dini në këto vite është diskutuar shumë, është vonuar shumë dhe në një farë mënyre është aplikuar me një vështirësi apo me një kompleksitet sui generis

Do të doja ta përqendroja këtë prezantim  në shtatë hapa, nëpër të cilët kemi kaluar për të mbërritur në këtë fazë të re, që mund ta quajmë ‘UET 10 vjet +, ose Dekada e Dytë’.

ADMINISTRIMI I RI NGA PROFESIONISTËT E KORPORATËS

1-Së, pari UET ka përfunduar procesin e përshtatjes dhe ardhjes në standardin e administrimit dhe organizimit që kërkon Ligji i ri i Arsimit të Lartë me një statut të ri, të miratuar nga Ministria e Arsimit vitin e kaluar, me përmbylljen e vitit financiar dhe auditimit në standardet ndërkombëtare financiare me një prej katër kompanive më të famshme ndërkombëtare, që shoqërohet me emërimin e administratorit të ri, Arbi Agalliu, sipas kritereve të ligjit; jurist dose ekonomist me eksperiencë profesionale mbi 7 vjet. Arbin e kemi pasur edhe koleg si pedagog, Shef i Departamenti të Financës në Fakultetin Ekonomik, Drejtor i Shkollës Doktorale dhe zëvendësrektor. Kemi bashkuar kështu akademikun dhe administruesin dhe njëkohësisht kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së dekanëve dhe rektorit, për mandatin e ardhshëm.

Por përgatisim dhe bëhemi kështu universiteti i parë që dërgojmë dosjen për dekretimin, rektorit të ri të UET te presidenti Ilir Meta, sipas Ligjit të Ri të Arsimit, duke formësuar edhe këtu një precedent.

UNIVERSITETI I MADH ME SHUMË DEGË STUDIMI

2-Po ashtu, universiteti me ekipin e ri dhe atë të mëparshëm është në një kantier riorganizimi dhe risendërtimi të ofertës sonë akademike, duke ndërruar natyrë, nga një universitet me degë të caktuara, kryesisht në Shkenca Sociale, Ekonomik dhe Juridik, në një universitet me karakter universal, ku synojmë të hapemi edhe drejt fushave të tjera të studimit, siç janë; arkitektura, mjekësia, inxhinieritë, artet dhe elemente të tjera, duke iu afruar një formule të universitetit të madh dhe universal. Këto tre mesazhe mund të na shërbejnë për një refleksion të shkurtër për ato çka janë arritur këto vite.

UNIVERSITETET PRIVATE SI SUKSES I TRANZICIONIT

3-Shoqëria shqiptare ka shumë institucione të reja këta 25 vjet. Duket sikur kanë qenë gjithmonë këtu, por nuk kanë qenë dhe kjo e ka bërë periudhën e tranzicionit nga më të vështirët, por për pasojë edhe nga më të suksesshmit. Vende si Polonia. Çekia dhe Hungaria vërtet kaluan periudha të caktuara, por iu kthyen me shumë natyrshmëri institucioneve të vjetra, sepse kishin senat, universitet prej qindra vitesh. Një nga arritjet kryesore të kësaj faze të shoqërisë shqiptare është fakti se universiteti është diçka e re, i takon gjysmës së dytë të shekullit 20; universiteti i Tiranës është themeluar më 1957-ën dhe universiteti privat është diçka edhe më e re. Në këtë 15-vjetor të krijimit të sektorit privat në Shqipëri, qëkur profesori i nderuar Gramoz Pashko themeloi universitetin e parë privat, Universitetin e New Yorkut në Tiranë, bëhen 15 vjet që është instaluar në shërbim të njerëzve, studentëve, prindërve, korporatave, shtetit, marrëdhënieve ndërkombëtare, universiteti privat dhe kjo është arritje e shoqërisë shqiptare dhe ne shpresojmë që në këta 12 vjet që kemi kontribuar të kemi ndihmuar sado pak.

Kjo praktikë e re, e mbjellë në shoqërinë shqiptare, jo vetëm nuk ka kaluar thjesht, por ka kaluar në një mënyrë gati traumatike dhe mendoj se është arritur shumë. Kush mendon se sektori privat universitar është i vogël, i dobët, është i gabuar; ai është shumë i madh dhe i fuqishëm në raport me faktin se nuk ekzistonte fare. Është një praktikë e re, një mbjellje një kulture perëndimore në shoqërinë shqiptare dhe si e tillë është një arritje.

DREJTIMI I ARKETIPIT TË AKADEMIKUT JO-SHTETËROR

4-Universiteti privat ka një specifikë të madhe sepse -duke iu referuar një simbolike biblike-ishte edhe toka edhe fare, duhet ta krijonte vetveten. Si mund ta krijonte? Përpara kam shumë kolegë, në mendje kam edhe më shumë ish–kolegë , në albumin e UET kam edhe shumë ish-kolegë që kanë kooperuar në një format apo pozicion të caktuar dhe në UET kemi sendërtuar tashmë një korporatë të pedagogut, mësimdhënësit, akademikut të sektorit privat, e cila edhe kjo është diçka krejt e re, e ngjizur nga një shumësi shkollash, individualitetesh, tiparesh, fatkeqësisht me shumë sëmundje dhe vese të korporatës së sektorit shtetëror. Por pak nga pak është filtruar dhe mund të themi se është krijuar një grup, një lloj, një profil, një arketip i mësimdhënësit, akademikut dhe kërkuesit shkencor joshtetëror, kur i kemi shumë të qarta tiparet e shkencëtarit shtetëror apo pedagogut shtetëror apo terma të tjera si artisti shtetëror, sportisti shtetëror etj. etj.

Është shumë e rëndësishme për t’i dhënë dinamizëm jetës intelektuale shqiptare, interesit publik, kërkimit shkencor, debatit dhe medias dhe provat i kemi vazhdimisht në shoqërinë shqiptare përditë, për orë e çdo moment. Nuk ka qenë e lehtë as kjo, sepse kjo traditë nuk ekzistonte, ekzistonte monopoli i titujve dhe gradave, ishte dhe është akoma formalisht, edhe pse substancialisht ka ndryshuar me ligjin e ri dhe, në një farë mënyre, ne që kemi punuar me drejtimin e universitetit, kemi qenë të detyruar të sajohemi, për të ngjizur një brumë të ri të pedagogut të këtij institucioni.

Jemi bërë një portë e hapur katër kanat për Ph.D e ardhura nga jashtë, profesorët konkurrues, për të rinjtë, doktorantët tanë dhe bashkë me Shkollën Doktorale tonën dhe të disa universiteteve të tjera, mund ta konsiderojmë një problem të kapërcyer vetëpërtëritjen e korporatës së akademikëve në sektorin privat.

Një gjë e rëndësishme dhe delikate ka qenë skema e organizimit apo mënyra e raportimit të aspektit ekonomik dhe aspektit akademik të këtyre institucioneve. Edhe kjo ka qenë e vështirë dhe shpresojmë me riorganizimet e fundit me ligjin e ri dhe frymën e Reformës, që i ka pasur parasysh këto sfida, të kemi shënuar një risi; ç’është pronësia në një sektor të edukimit të lartë apo themelimi, administrimi ekonomik i tyre dhe administrimi akademik. Të tria janë shumë të lidhura, bëhet fjalë për mundësimin e aspekteve financiare, por edhe për ruajtjen e etikës akademike dhe për ruajtjen e etikës akademike, por edhe mundësimin financiar, saqë është dashur punë e palodhur inovative për të gjetur një ekuilibër mes të triave; administrimi, akademia dhe pronësia. Edhe kjo i ka sjellë diçka kulturës menaxheriale në Shqipëri dhe jetës publike, interesit publik, duke krijuar disa qendra të organizuara siç janë universitetet private të cilat funksionojnë prej 15, 12 apo 10 vitesh që nuk është pak për ngulitjen e një institucioni, funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme me gjithë problemet dhe oscilacionet, funksionojnë në mënyrë premtuese dhe përgatisin plane zhvillimi dhe faza të tjera të rritjes.

Çfarë ka ndodhur në institucionin tonë? Ne në fakt e kemi tentuar diversifikimin e kësaj skeme, ku pronësia është diçka tjetër, menaxhimi diçka tjetër dhe korporata diçka tjetër. Në periudhën 2010-2011 bëmë një provë që nuk na rezultoi me sukses pas një prove të parë ku katër miq u shndërruan në pronarë e më pas menaxherë dhe i dhanë jetë më energjinë dhe reputacionin e tyre këtij institucioni.

Ky moment është i rëndësishëm që ky raport shumë delikat mes pronësisë, menaxhimit dhe akademisë të jetë i shëndoshë i qëndrueshëm dhe të përbëjë një precedent.

PARTNERITETI MES UNIVERSITETEVE PRIVATE

5-Ne jemi të vendosur në një sistem të arsimit të lartë privat, ku veprojnë në mënyrë aktive më shumë se 10-12 institucione e juridikisht afro 20 të tillë, me të cilët kemi organizuar një partneritet shumë të mirë, në kuadrin e shumë organizimeve; studentët kanë organizimin e tyre të Unionit të Studentëve të Pavarur, Forumi i Pavarur i Rektorëve dhe së fundi kemi krijuar edhe një Ligë të Sipërmarrësve të Arsimit. Të tria këto elemente dhe kooperimi i sektorit mes vete është një nga risitë dhe kontributet që jemi përpjekur të japim duke menduar se, ashtu siç thonë hebrenjtë: “Në një rrugë ku shtien florinj, shiten më shumë florinj”. Pra, sa më i fuqishëm të jetë sektori, më i fuqishëm është secili prej nesh në këtë sektor, për shkak të faktit se ka nevojë për një masë kritike që sektori privat apo arsimi i pavarur të ndërtojë një masë kritike për të shkuar përpara, të gjithë së bashku.

RILANÇIMI I REFORMËS NË ARSIMIN E LARTË

6- Së gjashti, imperativi që Reforma e Arsimit të Lartë të rilançohet, thellohet dhe të zbatohet më konkretisht duke guxuar më tutje në një fazë të tretë; për të themeluar realisht tregun e edukimit, pavarësisht nga format e pronësisë apo të themelimit dhe të menaxhimit të institucioneve të arsimit të lartë, sepse vetëm një treg konkurrues edukimi do të sjellë një produkt më të mirë për konsumatorët që, do të thotë për studentët dhe prindërit, por edhe për shoqërinë shqiptare, korporatat, shtetin etj. Por, mbi të gjitha do të jetë diçka që do të potencojë më shumë rolin e mësimdhënësit, pedagogut dhe kërkuesit shkencor në Shqipëri, në krahasim me një traditë të arsimit të lartë shtetëror e cila është në gjykimin tim, përtej ndonjë përpjekjeje individuale, mjaft e atrofizuar, mjaft inerciale dhe mjaft problematike. Dhe në gjykimin tim shumë personal, edhe një lloj gangrene e shoqërisë shqiptare. Shikoni ngjarjet që ndodhin, sidomos në universitetet periferike-sepse në Tiranë hipokrizia është më e madhe-arrestohen radhë të tëra pedagogësh, sekserësh dhe shitësish provimesh dhe kemi një indiferencë intelektuale të shëmtuar ndaj këtij fenomeni, ndërkohë diçka që ndodh në sektorin privat, kam parasysh raste të caktuara në të kaluarën, shndërrohet në një histeri kolektive. Kaq e rëndë dhe shproporcionale është kjo gjendje sa askujt nuk i bën përshtypje që universitete më të vjetra kanë shumë pak akreditim si periudhë nga akredituesit e pavarur anglezë, kanë shumë pak ose fare programe studimi të akredituara, kanë probleme nga më të mëdha, prokuroritë, gjykatat e krimeve të rënda, ish-rektorët janë në procese gjyqësore dhe ka një indiferencë nga shoqëria shqiptare, a thua kemi të bëjmë paralele me një sektor të luftës ndaj drogës apo të trafiqeve të qenieve njerëzore. Por mentalitetet evoluojnë me ngadalësi dhe mentalitete të kësaj natyre edhe më ngadalë.

LUFTA TREGTARE E ARSIMIT TË LARTË

7- E fundit, ky pozicionim apo qëndrueshmëri në jetën publike dhe ky konsolidim i institucioneve të arsimit të lartë privat bëhet shpesh pjesë e luftës tregtare, elementët të së cilës na lënë relativisht indiferent sepse kështu ka qenë gjithmonë kështu do të jetë më vonë, por tani që jemi pak më të ngeshëm do të jemi pak më kërkues, duke i përndjekur juridikisht këto fushata dhe subjekte shpifëse, të pandershme ose shantazhuese duke bërë që dëmshpërblimin, që do të fitojmë ta dhurojmë për kërkimin shkencor dhe projektet tona për idetë liberale, konkurrueshmërinë dhe meritokracinë, siç është misioni i Institutit Europian Pashko, që kemi themeluar.

Edi, nuk na duhet shtet, na duhet treg!
Si vetëm tregu mund ta shpëtojë Shqipërinë dhe fatin politik të kryeministrit

Nga Henri Çili

Në vitin 1995, Shqipërinë e vizitoi presidenti konservator gjerman, Roman Herzog. Gjatë bisedës, nga takimi me presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, Sali Berisha, thuhet se, ai i tha: “Sali, sa jeni në fillim, bëjeni tregun. Gjermania nuk e bëri dot tregun”.

Ky vizion prej konservatori të djathtë gjerman, duket si një profeci e papërmbushur tani që po nisim vitin e 28-të të tranzicionit, ku sistemi ynë ekonomiko-politik ka ngecur në një emërues të përbashkët: kudo nuk po krijohet, ose nuk po liberalizohet dot ose po bllokohet tregu.

Kudo në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, duket se ka një gjendje ngecjeje, bllokimi, herë me natyrë ligjore, herë me natyrë monopoliste, herë me natyrë të prezencës së shtetit në sektorë të caktuar.

Por, e përbashkëta është: nuk ka garë, treg dhe meritokraci. Nuk ka shërbime të liberalizuara.

Pikërisht kjo, ndoshta, është sfida qeverisëse e Edi Ramës në mandatin e dytë, në vitin 2018. Kryeministri shqiptar, tashmë në vitin e pestë të pushtetit, i njohur për shprehjen lapidare, “ne do të bëjmë shtet”, është sot në lakun e fjalisë së tij: Nuk është ndërtuar dot një shtet në funksion të tregut dhe të zhvillimit. Jemi, në një gjendje amorfe, kalimtare midis dy formave; nga njëra anë vazhdon inercia puniste administrativiste, etatiste, e një administrate të krijuar me mballoma të kohës dhe qeverive të ndryshme, apo reformave të ndryshme të lëna përgjysmë dhe, nga ana tjetër, kemi një diskutim të kryeministrit – të nisur sidomos në fillim të këtij mandati – për reformimin, për thjeshtim dhe krijimin e kushteve për mirëfunksionimin e tregjeve.

Viti 2017 u mbyll me ndjesinë e bllokimit. Epiteti më i përshtatshëm për këtë vit, ishte termi bllokim: gjithçka ishte e bllokuar. E bllokuar duket Reforma në Drejtësi, e bllokuar reformimi, thjeshtimi i administratës, e bllokuar funksionimi i shumë tregjeve. E bllokuar duket iniciativa për të reformuar gjendje e nivele të caktuara në shoqërinë shqiptare, nisur nga pronat, legalizimet, nga reforma në arsim tek ajo në shëndetësi. E bllokuar duket gjithçka.

Kryeministri Edi Rama, i cili shënjoi një mandat të parë mbi një koncept ambicioz, modernizimi dhe reformizmi, duket se në vitin e pestë të tij, ka humbur energjinë transformuese.

Problemet gjeopolitike, ndërkombëtare, juridike, të qeverisë e të kabinetit të administratës së tij si dhe një “koktej Molotov” kundërtendencash ndaj ideve të tij reformuese, të cilat është shumë e vështirë të zbresin deri poshtë në nivel ministrash, jo më të bëhen pjesë e administratës dhe praktikës së shqiptarëve, janë gjithsesi një përgjegjësi e tij.

Cilat janë, të paktën, tri ngecjet kryesore të Edi Ramës sot?

Ngecja e parë dhe më e rëndësishme është Reforma në Drejtësi, dhe tashmë, që prej votimit të plotë të të gjitha akteve të saj, dhe marrëveshja Rama-Basha, e ka kthyer dhe vënë Edi Ramën dhe mazhorancën në projektorët e plotë të ndriçuar se çfarë vullneti ka ai për ta zbatuar sa më shpejt e më saktë, dhe brenda frymës së saj, Reformën në Drejtësi.

Gjërat zvarriten, shtyhen, transformohen aq sa ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë, e kanë vënë në dyshim vullnetin e shumicës, për të zbatuar Reformën në Drejtësi. Kjo krijon apriori ngecjen e përgjithshme, të shoqërisë.

Së dyti, reforma që nisi Edi Rama me reformimin e administratës shqiptare, shkurtimin, thjeshtësimin, e modernizimin e saj, jo vetëm që ka ngecur, dhe askush nuk e di realisht se kujt ministrie e institucioni i përket dhe ku do shkojë, cili do shkurtohet, dhe cili do qëndrojë dhe për çfarë arsye…ka krijuar një paralizë të përgjithshme, dhe gjendja e administratës shtetërore sot është në pikën më kritike që ka qenë ndonjëherë. As struktura e vjetër dhe as struktura e re nuk funksionon. Por mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishme është fakti që ende shumë prej sektorëve mbeten pa u futur në treg ose pa u futur në një ritëm që i përgjigjet shoqërisë së lirë, kapitalizmit apo frymës liberalizuese që është e vetmja që mund të prodhojë një rezultat për Shqipërinë.

Sektorë të tërë, me përpjekje modeste apo deklarative, tregjet e utiliteteve, si: arsimi, shëndetësia, prona, pasuritë e paluajtshme e kështu me radhë nuk kanë krijuar as parakushtet bazë për të kaluar nga sektorë në treg, për të prodhuar shërbime më të mira, më të lira, më realiste e më cilësore për qytetarët. Për më tepër mosreformimi i këtij grupi sektorësh që mund të quheshin tregjet e modernitetit, praktikisht e kanë bllokuar mirëfunksionimin e shoqërisë shqiptare si një shoqëri e mbështetur kryesisht te shërbimet dhe të ardhurat e emigracionit.

Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, dy lajme të tjera janë më të këqija. Investimet e huaja, nuk po vijnë (e natyrshme pse nuk po vijnë) dhe remitancat dhe paratë e tranzicionit ku kemi kaluar gjysmën e brezit të dytë të emigracionit, nuk po sjellin më të njëjtën shumë në Shqipëri, sa ç’kishte më parë.

Dhe e fundit, të gjitha shpresat për një impuls ekonomik nga paratë e ekonomisë gri apo të zezë, jo vetëm që kanë rezultuar problematike, por ato janë kthyer në një pengesë jashtëzakonisht të madhe dhe kanë goditur konkurrencën dhe funksionimin e disa tregjeve të tjera.

Shkurt, ekonomia gri, e zezë apo më keqja, kriminale, është strukur për shkak të presionit ndërkombëtar dhe Reformës në Drejtësi, e cila nuk po prodhon më efekt në shoqëri.

Po ashtu, nga goja e vetë kryeministrit, perspektiva e lodhur e integrimit, e bllokuar shpesh nga kriza politike, apo konteksti rajonal dhe gjeopolitik, jashtë nesh, ka pak ose aspak energji për ta ndryshuar gjendjen e Shqipërisë në këtë mandat.

Ka vetëm një shpresë, tregu. Krijimi i tregjeve dhe mirëfunksionimi i tyre është i vetmi që ka ende një potencial për zhvillimin e Shqipërisë, është i vetmi që ka ende një potencial t’i sjellë Shqipërisë një bilanc.

Ndaj në vitin e pestë të mandatit të tij, në vend që t’iu hyjë llogarive meskine politike, Edi Rama me guxim, mund dhe duhet ta kërkojë rritjen ekonomike, zhvillimin e vendit, pikërisht tek energjia e tregut. Në vend që të jetë pre e veprimeve administrativiste dhe etatistëve të administratës së tij nga niveli i ministrave e poshtë, duhet të mbështetet te reformat e tregut për të thithur realisht një nivel të ri të investimeve të huaja. Në vend që të besojë tek ofrimi i shërbimeve publike prej operatorëve shtetërorë apo publik të pareformuar, duhet t’i fusë ato në treg në mënyrë të barabartë, me të gjithë entet e tjera për të përfituar një mirëfunksionim, për të përfituar nga krijimi e zhvillimi i tregjeve, një produkt sa më të mirë, me çmim sa më të ulët për konsumatorin që vetëm konkurrenca mund të sjellë.

Nuk ka asnjë paradigmë veç asaj të tregut për mazhorancën e sotme, e cila e harxhoi me shumë kosto për shoqërinë shqiptare “fishekun” e modernizimit, të cilit tashmë i ka shteruar energjia.

Krijimi dhe elaborimi i tregjeve është e vetmja mundësi që sjell impuls të ri të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi, është e vetmja nga i cili kryeministri Rama mund të krijojë një bilanc. Sa më shumë të hezitojë në këtë rrugë, aq më tepër ai do të përpëlitet në skemat e ngjashme, në autombrojtje, në mbrojtje me anë të PR, zyra avokatie të mazhorancës për subjektet nga radhët e saj që janë objekt i Reformës në Drejtësi, apo nga një lloj demagogjie e cila edhe pse është etiketuar bukur në marrëdhëniet ose nga kompromiset jo parimore, që mund të bëjë me aktorë, faktorë të shoqërisë për të ruajtur mazhorancën apo për të menduar për një mandat të tretë.

Të tria këto elemente kanë pak ose aspak energji, dhe zor se do t’i sjellin dot Edi Ramës një bilanc, një rezultat, përveçse ai bilanc që mund t’ia sillte tregu me energjinë potenciale që ai ka në vetvete. Rrugët e tjera kanë shteruar.

Për Gilman Bakallin, profesorin ideal
Nga Henri Çili

Me Gilman Bakallin paraprakisht i kisha të gjitha premisat të konfliktohesha. Ai, një pedagog i ri, shpirt i lirë, natyrë antikonformiste e unë administrator i një strukture private universitare që mëtonte strukturimin e një institucioni të ri dhe të një praktike të re të arsimit privat në Shqipëri. Dhe në fakt shumë herë u konfliktuam, gjatë bashkëpunimit tonë afro 8-vjeçar në Universitetin Europian të Tiranës, por asnjëherë për thelbin e problemeve, asnjëherë për esencën e rolit të secilit në shoqëri sipas teorisë së roleve, asnjëherë për gjëra të rëndomta.

Gilman Bakalli ishte dhe mbeti profesori ideal, ai arketip që shërben të krijojë strukturat ose kolektivat universitare si struktura elitare të shoqërisë.

Kishte një formim universitar të kompletuar edhe pse në dukje eklektik: me një profesion të ri në shkencat e komunikimit, duke ardhur nga linguistika, pas studimeve të mëparshme në shkencat gjeologjike. Me metodën e tij të kërkimit filozofik nëpërmjet dialogut ai ishte një sokratian, sokratian në kuptimin e njohjes së thellë të filozofisë e të njohjes së kulturës në tërësi. Ashtu si filozofi i Athinës, ai kërkonte “të nxirrte” nga studenti ato mendime që janë krejt personale, ndryshe nga ata që duan t’u imponojnë pikëpamjet e tyre të tjerëve, me anën e retorikës dhe artit të bindjes. Si pjesë integrale të kësaj metode ai përdorte batutat e shkurtra dhe të mprehta. Ishte një profesor i përsosur, profesor frymëzues, profesor i cili për studentët është një frymëzim me një mënyrë për t’ju qasur botës në një formë të re, përtej skolastikës, përtej funksionalizmit, përtej lidhjeve të akademisë me tregun e punës. Më kujtohen shumë prej hipotezave të tij, një nga të cilat në lidhje me tregun e punës: “dija në vetvete që nuk ka nevojë për lidhje me tregun e punës dhe, pa pasur nevojë për lidhje me botën praktike, e lidh studentin master shumë më tepër me botën e punës sepse i krijon një overvieë të përgjithshëm mbi botën”.

Ai ishte i mbrujtur me tiparet e një njeriu që kishte lexuar e që kishte përkthyer e që vazhdonte të lexonte pafundësisht e të përkthente; komunikimi me të ishte një kënaqësi më vete. Bisedat me Gilman Bakallin ishin gjithnjë të gjalla, konceptuale e të strukturuara, duke krijuar kështu nocione të reja e mënyra të reja për vështrimin e botës. Si bashkëbisedues i kulturuar ai mund të konsiderohet një mëndje e bukur, një mëndje e pajisur me atë dije që përbën bazën për një profesor sui generis, të dashur nga studentët dhe kolegët.

Unë thuajse nuk kam ndeshur ose kam ndeshur shumë pak njerëz me një erudicion të tillë dhe me një përvojë jete nga më të pasurat të cilat ai arrinte t’i konvergonte në një pikë, në mendimin e shpejtë, në klikun e shpejtë që i bënte logjika ose mendja e tij e mbështetur në një kulturë shumë të gjerë.

Gilman Bakalli ishte i veçantë, ishte i veçantë sepse ishte një erudit dhe ky ishte tipari kryesor i tij. Tipari i dytë i Gilman Bakallit ishte fakti që ai nuk i kishte qejf rregullat e ngurta, ai kishte një mënyrë të lirshme dhe një mënyrë të vetën të ndërtimit të ditës së tij, të javës së tij, së jetës së tij. Një mënyrë autentike e të adhurueshme. Si shpirt i lirë ai mendonte ndryshe nga ajo që të tjerët prisnin nga ai e nuk u bazonte në opinionet dominuese. Ai ishte një përjashtim, sepse ishte i vetëdijshëm në lidhje me kompleksitetin e pikëpamjeve të ndryshme, prandaj edhe në kundërshtim me çdo fanatizëm. Për dikë ndoshta ndonjë veprim i tij ndaj dikujt a diçkaje mund të ishin pabesi; por ai kishte zgjedhur lirinë e shpirtit duke hequr dorë pa keqardhje e pa mëri ndaj të gjitha atyre gjërave që kanë rëndësi për të tjerët, për t’u ngritur pa frikë mbi njerëzit, zakonet, ligjet dhe traditat duke tejkaluar kufijtë e individualitetit e duke kuptuar e jetuar në vetvete krejt vetëdijen e njerëzimit.

Si shpirt i lirë ai kishte si objektiv të jetës së tij “njohjen”, duke përçmuar çdo lloj dogme. Ndërsa tipari i tretë i Gilman Bakallit ishte “Mens sana in corpore sano”: një njeri me një regjim të përsosur për sa i përket aktiviteteve fizike e sportive. Me jetën e tij ai tregoi kotësinë e vlerave, si pasuria e fama, që njerëzit përpiqen me çdo mjet të arrijnë. Vetëm një person vërtet i mençur e kupton se çdo gjë është kalimtare. Prioriteti i tij ishte pastërtia e koncepteve, kuptimi i tij për botën, axhenda e tij kishte një strukturim gilmanian të ditës së tij duke filluar nga sporti tek dieta, nga oraret e studimit tek angazhimet e ndryshme, duke i dhënë kohën e duhur të gjithave dhe duke qenë i saktë si një “sahat zviceran” në vetëdisiplinimin e jetës. Ishte një njeri bashkërendues i veprimeve të veta e kjo krijonte pikërisht atë harmoni midis mendjes dhe trupit, shëndetit të shpirtit dhe shëndetit të trupit, në regjimin e tij të përditshëm. Njëkohësisht nuk mund të mos përfillte tek vetvetja një lloj adhurimi për të bukurën por pa rënë në hedonizëm; në harmoni me shpirtin, të mirën e të vërtetën; pa fraktura ndërmjet tij dhe ambientit rrethues, ndërmjet tij dhe universit. Gilman Bakalli dallohej për idetë e tij origjinale, këndvështrimin origjinal dhe mënyrën tërësisht autentike me të cilën e shihte botën si një të tërë, mendje, trup dhe shpirt së bashku. Përcaktimi në tre dimensione i Gilman Bakallit si trup i bukur, mendje e bukur, shpirt i bukur, duket metafora më e goditur për këtë mik të cilin shumë pak njerëz patën fatin e mirë ta njohin për njëfarë kohe, por edhe fatin e keq që nuk e patën për më gjatë…

*Pasthënie e librit “Alfabeti i tranzicionit” me autor Gilman Bakallin botuar nga UET-Press në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta. Libri promovohet sot, 10 tetor, në UET në një aktivitet të veçantë në nderim të profesor Bakallit

Doktor, ke braktisur idetë e djathta për arsimin, ke huazuar ato të komunistëve të vjetër e të rinj si Artan Fuga dhe Arlind Qorri
Administratori i UET i përgjigjet ish-kryeministrit Berisha në lidhje me thirrjen e tij për hetimin e spotit publicitar të UET të ndaluar nga AMA fundjavën e shkuar. Çili shprehet se debati rreth personave është i pavlerë, duke ftuar ish-kryeministrin dhe aktorët e tjerë që casus-i të shndërrohet në një debat idesh për reformën në arsimin e lartë.

Nga Henri Çili

Ish-kryeministri Sali Berisha, pardje në një status në Facebook, ka bërë thirrje për hetim nga Prokuroria të një spoti televiziv të Universitetit Europian të Tiranës, i ndaluar në mënyrë të paligjshme nga AMA, ku thuhet: “Mos harxhoni kohën kot në universitetet shtetërore!”. Pa i hyrë thelbit dhe detajeve të këtij debati, do të doja shumë shkurt të merresha me konsiderata të tjera të statusit të Berishës kur bëhet fjalë për Universitetin Europian të Tiranës, të cilin ai e quan “Universiteti Kristaq Rama” (për ironi dikur qarqet e majta e quanin “Universiteti Argita Berisha”, propaganda politike përdor të njëjtët terma).

Së pari, personalisht për aq investim sa kam pasur në jetën publike nuk më shkon fare, po fare të shahem apo të replikoj me ish-kryeministrin Berisha. Kam depozituar në publik aq shumë vlerësime e konsiderata, të cilave nuk u heq asnjë presje për kohën dhe rrethanat në të cilat jam shprehur, ndaj është absurde të thosha qoftë edhe një fjalë të keqe për Berishën, ndryshe nga lumi i sharjeve e fyerjeve që nuk shkojnë me staturën e një Presidenti, por që doktori lëshon për mua dhe Universitetin Europian të Tiranës në statusin e tij.

Së dyti, nuk është e nevojshme të jap ndonjë shpjegim në lidhje me kredencialet etike, cilësore, morale, ligjore të UET-it. Universiteti Europian i Tiranës, është një universitet në sytë e publikut tashmë prej 12 vjetësh, njihet prej më shumë se 15 mijë studentësh dhe më shumë se 1 mijë pedagogësh, që kanë qenë aty. Nuk do mend që cilësia, standardet “fully met”, pra plotësisht të plotësuara, të certifikuara nga akreditimi i kompanisë britanike QAA, në prill 2017, dhe çdo parametër tjetër i Universitetit Europian të Tiranës është i qartë, i njohur dhe me rekordet përkatëse. S’po them për njohjen personale që ju keni rreth UET, apo për meskinitë e tilla që pedagogia e zonja Argita Berisha ka dhënë mësim vetë te ne, apo detaje të tilla si libri interesant i mbesës Dasara, në UET Press.

Së treti, duhet të bëj një saktësim të termave. Zoti Berisha është një politikan dhe si i tillë gjuha e tij, ose mekanizmi me të cilin punon politika, është inkoherenca. Ndërsa unë jam një individ privat, njeri i lirë dhe një grup interesi, gjuha vepruese të cilit është pikërisht koherenca.

Gjej aq shumë kontradikta në konsideratat dhe idetë e Berishës, për aktorët, faktorët apo çështjet publike në Shqipëri dhe nuk gjej personalisht asnjë inkoherencë në lidhje me idetë e mia; demokracinë, liberalizimin apo tregun e arsimit të lartë. Kam thënë dhe kam shkruar gjithnjë të njëjtën gjë. Përfshi edhe në editorialin e MAPO, në cilësinë e botuesit në zgjedhjet e 23 qershorit. “Shqipërisë, i duhet ideja liberale, Shqipërisë i duhet lidershipi i Sali Berishës”.

Historia nuk mund të ndryshohet për askënd: Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit është një personazh historik për jetën tonë publike, me merita të jashtëzakonshme, përfshi këtu edhe për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Të mos harrojmë që z. Berisha ishte autori i liberalizimit të sektorit të arsimit të lartë, duke dhënë një numër të madh licencash gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, rreth 40 të tilla; është autor dhe mbështetës shumë i madh i ideve për Reformën e Arsimit të Lartë. Madje teza e Milton Friedman për sistemin e “voucher”- është sjellë në debatin publik nga kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu, Berishës i takon një mirënjohje në lidhje me akordimin e së parës licencë për Shkollën Doktorale në Shqipëri , që iu dha UET-it, e që shënoi një nga momentet historike për arsimin e lartë në Shqipëri; demonopolizimin e titujve akademikë, që i gëzonte deri atëherë vetëm Universiteti Shtetëror, i themeluar si një monopol për kontrolluar elitën akademike shqiptare edhe 25 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Ndaj, në këtë dritë, lidhur me këto tri përjashtime ajo që më intereson fort është një debat idesh me ish-kryeministrin Berisha. Një debat idesh të llojit; A duhet të ruajmë monopolin e sektorit shtetëror në arsimin e lartë në Shqipëri, që aktualisht përbën afërisht 90 % të tregut të edukimit të lartë apo duhet të krijojmë tregun e arsimit të lartë, të barabartë, konkurrues, aksesibël për të gjithë operatorët, pavarësisht nga origjina, historia apo mënyra e themelimit? Kjo është çështja.

Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj., sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si Artan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por dhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lirë në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste.

Le t’i rikthehemi debatit! Po, sipas meje, është kundër interesit publik dhe kundër interesit të qytetarëve dhe studentëve që të vazhdojë konkurrenca e pabarabartë e universitetit shtetëror ndaj universiteteve private; është kundër interesit publik të pengohet më tej ndërtimi i tregut të edukimit në këtë vend dhe përgjithësi në tregjeve të shërbimeve publike, ende monopol i shtetit, ose ku shteti ka një prezence dominante.

Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë krejtësisht të pandershme në tregun e edukimit, duke marrë të gjitha fondet publike, duke përdorur të gjitha asetet publike, që janë të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, taksapaguesit që përdorin arsimin privat, paguajnë dyfish taksa; paguajnë për të mbajtur sistemin shtetëror dhe për të paguar studimet e fëmijëve të tyre, duke mos marrë mbrapsht nga taksat që paguajnë atë që iu takon për shkollimin e fëmijëve, të lirë për ta përdorur në cilin universitet që dëshirojnë, qoftë ai i themeluar nga shteti, nga kisha apo xhamia, nga sipërmarrësit private apo nga ente jofitimprurëse.

Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë të pandershme në Shqipëri sepse nuk paguan asnjë taksë. Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë të pandershme, sepse deri vitin e kaluar ka pasur edhe monopolin e gradave shkencore – vetëm Ligji i Ri i hyrë në fuqi më 2015 –n krijon premisat që titujt mund t’i japin edhe universitetet privatë që përmbushin disa kushte. Universiteti shtetërorështë krejtësisht i paakredituar dhe ka programe plotësisht të paakredituara. Dhe sot bën një konkurrencë të pandershme në raport me universitetet private që i kanë të gjitha programet të akredituara dhe që për këtë harxhojnë kapacitete administrative dhe paguajnë taksa dhe tarifa përkatëse. Duhet të kujtojmë që sot e kësaj dite Ambasada Amerikane nuk jep viza për studentët e universiteteve shtetërore, sepse janë të paakredituar – përjashto procesin e fundit, të saponisur me agjencinë britanike.

Universiteti shtetëror krijon një konkurrencë krejt të pandershme ndaj sektorit, sepse trashëgon dhe përdor të gjitha asetet publike, të cilat janë ndërtuar me taksat e të gjithë shqiptarëve. Universiteti Shtetëror sot ka një cilësi mizerabël. Të gjithë e dimë dhe është hipokrite të mos e themi. Përjashto pedagogë ose personalitete të rëndësishme të shkencës dhe akademisë shqiptare që, me pasionin e tyre në kushte shumë të këqija, vazhdojnë të mbajnë idealin akademik. Universiteti shtetëror është i mbytur krejt nga korrupsioni, nga shitblerja e provimeve – me dhjetëra procese hetimore janë nëpër prokurori. Universitetet shtetërore janë të mbytur me tenderë, me veprime të paligjshme, për shkak se drejtuesit e universiteteve shtetërorë, në 20 e ca vjet, veprojnë me të njëjtat mënyra siç veprojnë të gjithë zyrtarët, drejtorët apo gjyqtarët e këtij shteti.

Universitetet shtetërore e çojnë dëm materien gri që marrin. Shërbimi ndaj studentit, cilësia e mësimdhënies, kushtet financiare dhe mungesa e kërkesës së llogarisë janë indikatorët që bien në sy apriori në universitetet shtetërore. Universitetet shtetërore sot, nën idenë që ofrojnë tarifa falas, praktikisht falas apo çmime të subvencionuara, japin injorancë, krijojnë një formalizëm dhe falsitet të përbindshëm.

Universitetet shtetërore, me prezencën e tyre jashtëzakonisht të madhe, janë bllokuesit themelorë të cilësisë së burimeve njerëzore, për të cilat vuan aq shumë tregu i punës në vend.

Të gjitha këto janë kundër interesit publik. Përkundër kësaj, pro interesit publik është trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve të përfshira në sektorin e arsimit të lartë. Këta subjekte kushtetutshmërisht kanë të drejta të barabarta; kanë të drejtë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë për studentë dhe fonde, kanë të drejtë të kenë tarifa dhe kosto transparente dhe jo të fshehura, kanë të detyrimin t’u japin mundësi studentëve t’i zgjedhin ata. Jo për shkak se janë falas, thuajse falas apo të subvencionuara, por për shkak të cilësisë së tyre.

Është në interesin publik që tregu i edukimit më në fund të krijohet dhe gara nën një monitorim të rreptë e të paanshëm të shtetit-autoritetit publik-të fillojë e të çojë përpara cilësinë e edukimit në Shqipëri.

Po, është e vërtetë që shumica e vendeve të BE-së –edhe pse kudo ka një lëvizje –ka një sistem publik. Sigurisht, shumë më të decentralizuar dhe shumë më cilësor se ky që kemi ne, për shkak të kulturës lokale. Por, është po ashtu e qartë që universitetet e vendeve kontinentale –pjesë e BE-së, përjashto Britaninë që tani është jashtë BE-së –janë absolutisht pakrahasueshëm më pak cilësor sesa universitetet e hapësirës anglosaksone.

Të gjitha renditjet e besueshme, ajo e Times Higher Education apo ajo e Shangait , në çdo 100 universitetet më të mira, më shumë se 90 % e tyre i përkasin modelit anglosakson të edukimit dhe jo modelit kontinental, ku nuk ka konkurrencë dhe ku nuk ka treg edukimi sepse tarifat janë të subvencionuara. Modeli kontinental është një gangrenë, një prapambetje e Europës kontinentale dhe në këto shoqëri është debat shumë i madh.

Çfarë do të bëjmë? A do të vazhdojnë të kopjojmë modele të cilat janë për vete të dështuara dhe përpiqen të reformohen? Cili është interesi publik; të vazhdojmë të përsërisim dhe të humbim kohë pas një prapambetjeje kaq të madhe në lidhje me ndërtimin e tregut të edukimi të lartë apo të zgjedhim modelet më të avancuara? Ky është një debat që ia vlen të bëhet. Ne duhet të kalojmë pa hezitim te modeli anglosakson sepse nuk jemi shtet i pasur; sepse duhet kërkuar pjesëmarrja e të gjithë shoqërisë për të financuar më mirë arsimin e lartë; sepse nuk kemi një kulturë administrimi të këtyre institucioneve; sepse ato i kemi sot e kësaj ditë afërsisht si ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativa bujqësore të komunizmit. I kemi praktikisht por të përdorim termin e Friedman “ishuj të mbetur të socializmit”, siç e quante ai dikur NHS, sistemin shtetëror shëndetësor anglez.

Ruajtja e sektorit shtetëror në thuajse të njëjtët parametra dhe vonesa e pafundme e aplikimit të reformës së arsimit të lartë, është një nga dëmet më të pallogaritshme që po i shkaktohet vendit dhe rinisë shqiptare. Si i tillë, një debat idesh mbi vazhdimin e monopolit shtetëror në arsimim e lartë, arsimin e lartë falas që e propozojnë komunistët e vjetër si Artan Fuga dhe komunistët e rinj si Arlind Qorri, është ta vendosësh veten në pozita shumë regresive për interesin publik. Ky debat idesh, është një debat shumë i mirëpritur, është një debat që jo vetëm ia vlen të zhvillohet por që publiku i dha një përgjigje në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai program, apo ai opsion i opozitës, që propozonte anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë për t’u kthyer në kushtet e mëparshme, nuk u votua. Por jo vetëm kaq. Problemi i madh në lidhje këtu është një proces i adoptimit apo infektimit të programit të opozitës së Partisë Demokratike me ide puniste, ambientaliste, me ide të sektorit publik aspak të djathta, aspak të tregut, aspak të liberalizmit, është një problem jashtëzakonisht shqetësues. Si lideri historik i të djathtës shqiptare dhe si njeri me merita të mëdha në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e tregut të lirë në Shqipëri, ju zoti Berisha keni rol dhe përgjegjësi të madhe.

Së fundi, shqetësimi që kam është se një parti politike dhe një lider politik, e ka problemin me kundërshtarin dhe jo me grupin e interesit dhe operatorët privatë, aq më tepër një parti e djathtë. Po është e vërtetë; Edi Rama është duke “vjedhur” gjithnjë e më shumë programin liberal të Partisë Demokratike dhe është duke e katandisur forcën që rrëzoi komunizmin në Shqipëri në një parti që kujdeset për “libra falas për të gjithë”, për “mensat falas” dhe “arsimin e lartë falas”. E gjitha kjo është një përgjegjësi historike për dobësimin dhe tjetërsimin e doktrinës së djathtë të PD-së. Në vend që PD të tejkalojë aspektet reformuese, të ndrojtura dhe të natyrës së Rrugës së Tretë, të kryeministrit ideologjikisht hileqar Edi Rama, duke qenë plotësisht e djathtë, plotësisht liberale në reformimin e shtetit, ekonomisë shqiptare dhe sektorit publik, Partia Demokratike për kundërpeshë të zgjedhjes që ka bërë Rama, për Rrugën e Tretë, po shkon te Rruga e Dytë, te socialdemokracia banale, socialdemokracia e tejkaluar, të cilën po e braktis vetë e Majta e jo më ta adaptojë një parti e Djathtë. Ky debat idesh është me interes publik të zhvillohet, përfshi këtu edhe për interesin e Partisë Demokratike./a.m.

Çet Kastrati, babai guximtar e shpirtmadh i kapitalizmit shqiptar
“Në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga ka një metaforë, “kur i përmbytën qytetin, ai e krijoi një qytet”. Është fjala për Kukësin e vjetër. Nuk ka metaforë më të bukur për një grup ekonomik, i cili përafërsisht mban të lidhur rreth vetes më shumë se 2500 familje, është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe i ofrohet publikut me shumë e shumë produkte, nga nafta te shitja me pakicë, nga tregu i makinave tek ai i sigurimeve. Shkurt është shumë e vështirë që jetët tona të mos jenë të lidhura me Kastrati Group.”

Nga Henri Çili

Festa e 25-vjetorit të Kastrati Group dhe hapja e atelieve ekspozuese të Mercedes-Benz në autostradën Tiranë-Durrës, kryqëzimi i Kasharit, ishte vërtet diçka befasuese. Jo sepse ceremonia ishte organizuar bukur, jo sepse kishte aq shumë pjesëmarrës, jo sepse mungoi kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës  Basha, jo sepse një markë ndërkombëtare, ndoshta më prestigjiozja në botë Mercedes-Benz zgjeronte aktivitetin në Shqipëri, por për diçka krejt tjetër.  Për faktin se Kastrati Group përgjatë 25 vjetëve ka patur veprimtari të pandërprerë në rritje, thuajse e barabartë me moshën e tranzicionit shqiptar. Dhe kjo nuk është pak. Nuk është pak që një markë të mbijetojë, të rritet, të konsolidohet, pozicionohet në majat e firmave më të mëdha në vend. Në një vend që vjen nga komunizmi, në një vend pa traditë biznesi, në një vend ku mashtruesit dhe piramidat kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së kapitalizmit shqiptar,  por mbi të gjitha në një vend ku kapitalizmi dhe kapitalistët paragjykohen, luftohen, përçmohen, anatemohen pa fund në një mjedis agresiv, punist, të paemancipuar. Shefqet Kastrati dhe grupi i tij “Kastrati Group”, ia kanë dalë të bëhen ikonë e kapitalizmit shqiptar, por rezultati edhe pse është tmerrësisht i rëndësishëm, madje më i rëndësishmi, nuk shijon, nuk mjafton po të mos kemi parasysh personalitetin e jashtëzakonshëm të zemrës së kësaj sipërmarrjeje, pronarit të saj Shefqet Kastrati.

Thuajse askush nuk mund të thotë një fjalë të keqe për Kastratin, pronarin guximtar dhe zemërmadh të Kastrati Group. Të gjithë edhe pse nuk e bëjnë, kanë shumëçka të mirë për të thënë për këtë burrë të jashtëzakonshëm të historisë së kapitalizmit shqiptar të pas 90’. Në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga ka një metaforë, “kur i përmbytën qytetin, ai e krijoi një qytet”. Është fjala për Kukësin e vjetër. Nuk ka metaforë më të bukur për një grup ekonomik, i cili përafërsisht mban të lidhur rreth vetes më shumë se 2500 familje, është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe i ofrohet publikut me shumë e shumë produkte, nga nafta te shitja me pakicë, nga tregu i makinave tek ai i sigurimeve. Shkurt është shumë e vështirë që jetët tona të mos jenë të lidhura me Kastrati Group.

Në të gjitha etapat e kapitalizmit shqiptar të pas ‘90, Shefqet Kastrati ka mbetur po ai, njeri i thjeshtë, me intuitë të jashtëzakonshme, bujar dhe vizionar jashtë PR të shpifur dhe jashtë pozave elitiste. Duke qenë ai elita e vërtetë e biznesit shqiptar, Shefqet Kastrati dhe gjithë familja e tij e përfshirë në biznes është një model i kapitalizmit të virtytshëm, i cili etikën e punës, atë të kontratës dhe atë njerëzore e ka më shumë se kushdo tjetër në qendër të punës së vet. Shefqet Kastrati apo Çeti siç e thërrasin të gjithë, ka një veçanti të fundit, ai tregon se si kapitalizmi është një sferë e gjerë krijuese siç është dhe një sferë e pambarimtë e veprimit njerëzor.

Shefqet Kastrati i bën nder kapitalizmit shqiptar, madje me jetëgjatësinë dhe konsistencën në treg ai mund të quhet një baba i kapitalizmit shqiptar, si i tillë ai është jo vetëm një mik i të gjithëve, por dhe bart me personazhin e tij një domethënie e madhe. Liria punon dhe sidomos punon për të gjithë. Te festa e Kastrati Group mbrëmë, te 25-vjetori i kësaj kompanie, te Shefqeti vetë, te familjarët e tij, te partnerët në biznes, e kuptova duke përjetuar personalisht një nga mbrëmjet më të këndshme.

Doktor kthehu, do të votoja ty para Ramës, por…
Administratori i UET dhe botuesi i Mapo i përgjigjet ish-kryeministrit pas akuzave  të tij nga protesta e opozitës ndaj universitetit.  “E mirëkuptoj populizimin e ditës, por kjo nuk do të thotë se intelektualisht nuk jam i lirë apo mund të kërcënohem nga dikush për ruajtjen e koherencës së ideve të mia”.

Nga Henri Çili

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur dje në protestën e opozitës në bulevard pa më përmendur me emër, por duke më nënkuptuar qartësisht mua dhe Universitetin Europian të Tiranës ka thënë: “Edi Rama ka krijuar mafien e tij. E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njërit privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit, po është një universitet i cili është bërë si Instituti i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës. Ky është universiteti “Kristaq Rama”! Tani unë dua t’i them Rektor-Presidentit të tij: Zotëri, liritë për të cilat keni luftuar të njohin të anëtarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin në kundërshtim me ligjet në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t’i tregojnë vendin këtij sharlatani, t’u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin kërcënojnë diplomat tuaja, për t’u bërë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë”.

Sigurisht u surprizova për keq dhe një ndjesi e pakëndshme m’u krijua për të paktën tre arsye:

Së pari, sepse dihet se që prej vitit 2001 kam qenë një mbështetës publik i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, një avokat publik bashkë me liberalët e djathtë dikur dhe më tej profesionalisht apo si linjë editoriale e gazetës Mapo, i nevojës së kthimit të Berishës në pushtet, i fuqisë dhe bilancit të tij reformues për vendin,  si dhe në 2013 për nevojën e një mandati të tretë, historik dhe të fundit të tij. Gjithë aq kam komplimentuar mbylljen e karrierës së tij politike në vitin 2013, përmes organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me titullin e famshëm: “Erdhi dhe iku si demokrat”.

Së dyti sepse kam ndarë me ju në biseda personale ide dhe vizione shumë të avancuara,  avangardë për kohën dhe mentalitetin shqiptar lidhur me reformimin e arsimit të lartë, sipas konceptit liberal, të Milton Friedman mbi rolin e shtetit në arsimin e lartë; e famshmja “Paraja ndjek studentin”, por që për rrethanat e qeverisjes së tij në mandatin e dytë nuk u realizuan dot. Si i tillë në vitin 2013 e kam votuar publikisht dhe kam kërkuar mbështetje publikisht për Sali Berishën.

Së treti,  të njëjtën gjë do bëja përsëri, nëse Sali Berisha do të ishte kryetar i opozitës; do të votoja përsëri Sali Berishën, nëse do të rikthehej kundrejt Edi Ramës. Kjo koherencë bashkë me koherencën e ideve liberale të cilat militoj në jetën publike prej gati dy dekadash dhe të cilat nuk i kam ndryshuar asnjëherë për asnjë subjekt, për asnjë temë, për asnjë arsye edhe kur koniunkturën e kam pasur kundër meje.

Kjo nuk më pengon fare të jem realist dhe dinamik për situatën aktuale politike dhe alternativave për qeverisjen e vendit. Ndryshe nga tezat populiste me të cilat kryeministri Rama erdhi në pushtet, dhe për fatin e mirë të Shqipërisë, ai adaptoi disa qasje liberalizuese brenda frymës së majtë, por gjithsesi të rrugës së tretë apo të filozofisë së Xhon Rolls (John Rawls). Këtë kurs reformues në shumicën dërrmuese dhe reformat kryesore të vendit, përjashto taksën progresive, shëndetësinë falës dhe frymën etatiste të administratës qendrore, e kam mbështetur, përshëndetur, përfshi këtu edhe reformën universitare “Rama”. Kjo më bën të jem krejt i hapur dhe të mendoj se cikli reformues i Ramës duhet të vazhdojë edhe një mandat tjetër. E gjitha kjo në kontekstin e një lideri të ri të opozitës, Lulzim Basha dhe të Partisë Demokratike në përgjithësi, e cila fatkeqësisht është infektuar rrugës nga populizma gjithfarësoj, nga punizma gjithfarësoj, ekologjizma gjithfarësoj, krejtësisht jashtë frymës së qendrës së djathtë dhe të partisë së tregut të lirë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut që ju themeluat me studentët dhe dhjetoristët dhe intelektualët e tjerë të dhjetorit, me Gramoz Pashko e të tjerë.

E mirëkuptoj populizimin e ditës, por kjo nuk do të thotë se intelektualisht nuk jam i lirë apo mund të kërcënohem nga dikush për ruajtjen e koherencës së ideve të mia. Veçanërisht e turpshme më është dukur që Partia Demokratike dhe lideri i saj aktual Lulzim Basha ka braktisur idetë tuaja për reformën në arsimin e lartë, duke u ndikuar nga “oligarkia” puniste dhe regresive e universiteteve shtetërore, e përfaqësuar në mënyrën më të plotë nga ulërimat në Facebook të profesor doktor Artan Fugës: “Arsim publik falas”.

Çfarë më sugjeroni doktor të mbështes kryetarin e opozitës që kërkon të na kthejë pas te iluzioni dhe ideja regresive e arsimit të lartë falas? Nuk janë këto idetë e mia, ashtu siç nuk kanë qenë idetë tuaja. Kaq për sa iu përket ideve dhe debatit publik në të cilat jam përfshirë me të drejtën time të ligjshme si grup interesi apo si botues i gazetës Mapo.

Sa për UET doktor, ju e dini mjaft mirë sepse jeni njeri me shumë informacion, që ai është një universitet cilësor, i certifikuar edhe me akreditimet ndërkombëtare përkatëse dhe standardet ligjore përkatëse. Sa për UET ju e dini mjaft mirë doktor se UET është një institucion i hapur, ndaj të gjitha ideve, rrymave, përmbajtjeve, alternativave siç i takon të jetë një universitet dhe kështu ka qenë që nga dita e parë edhe kur ju ishit në pushtet.

Parimi ynë ka qenë i qartë dhe i shpallur botërisht: Ne jemi neutralë, por jo sterilë. Që do të thotë se jemi universalisht të hapur siç i takon statusit të universitetit në shoqëri.

Ju e dini mjaft mirë doktor se Universiteti Europian i Tiranës është i papolitizuar, megjithatë askujt nuk i mohohet jashtë auditorëve angazhimi publik për kauza të ndryshme publike apo politike, nga ato ambientaliste, tek ato për zgjedhje të lira dhe ato politike. Askush nga pedagogët nuk ka asnjë pasojë për idetë apo veprimtaritë e tij të çfarëdollojshme përtej jetës akademike. Shumë prej pedagogëve tanë janë angazhuar në detyra të rëndësishme qeveritare në qeverisjen tuaj dje apo të socialistëve sot. Shumë prej tyre keni patur rastin t’i shihnit në krahun tuaj sot në mbështetje të opozitës. Ashtu siç the, kritikë të opozitës dhe mbështetës të qeverisë janë prezentë në media në gazeta apo rrjetet sociale. Ky është roli i universitetit në shoqëri, përkundrejt Universitetit Shtetëror, i cili në më të shumtën, me ndonjë përjashtim të rrallë, vegjeton, abuzon me fondet publike, shet provime e diploma dhe mungon si peshë dhe cilësi në debatin për mbrojtjen e interesit publik.

Si përfundim i nderuar doktor shpresoj që keqkuptime apo keqinterpretime apo momente të tensionit të lartë politik nuk do të dëshiroja asnjëherë të gjenin vend te profili juaj i lartë prej ish-kryeministri të vendit. Ashtu sikurse të gjitha këto nuk më bëjnë të pendohem për ato që kam thënë, bërë dhe ato që kam mbështetur te mendimi juaj politik deri dje.

Një akt “skizofrenik” i presidentit Nishani
Nga Henri Çili

Presidenti Nishani, kundër ndërgjegjes së tij, por në respekt të Kushtetutës dekretoi ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa, i akuzuar si hetues i komunizmit dhe si individ që ka bërë gjykime politike dhe ka torturuar njerëz, të paktën sipas pretendimeve të palëve. Këto argumente ishin të mjaftueshme për presidentin Nishani për të mos firmosur në kuadër të sensibilitetit të lartë publik për këtë periudhë dhe për këtë pozicion, kandidaturën e Fatmir Xhafës si ministër, por Kushtetuta nuk e lejonte, sepse Kushtetuta kërkon që ministër të bëhet çdo individ që plotëson kriteret për të qenë deputet.

Nga pikëpamja e logjikës kemi të bëjmë me një akt “skizofrenik”. E them këtë në thonjëza, pasi nuk kam asnjë pretendim apo etiketim mbi shëndetin mendor të presidentit tonë të nderuar, por të bësh diçka dhe të argumentosh të kundërtën, të firmosësh dekretin e të mos jesh dakord me atë, është nga pikëpamja e metaforës një skizofreni politike.

Sepse, njeriu, aq më tepër një autoritet i lartë publik, duhet të vendosë në koherencë aktet dhe mendimet e tij. Nëse akti, në këtë rast firmosja e një ministri që vjen nga radhët e aparateve të diktaturës, është kundër ndërgjegjes tënde dhe të detyron të shprehesh publikisht, ka diçka që nuk shkon. Si i tillë presidenti kishte vetëm dy rrugë; ose të firmoste pa folur dhe t’i mbante mendimet për vete, ose nëse kishte një krizë kaq të madhe ndërgjegjeje duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos firmoste një ministër të tillë.

Si i tillë, akti i presidentit do të kishte të paktën një vlerë të madhe publike. Do të instalonte një përgjegjshmëri shumë më të madhe në republikën tonë, kur qeveritë apo kryeministrat do të kërkojnë emërimin e individëve për ministra me një moralitet të dyshimtë ose kundër disa parimeve shumë të rëndësishme për republikën, e cila vjen fill pas Republikës Popullore të Shqipërisë, ku hetuesit apo individët në aparatin e lartë represiv të diktaturës kanë një problem të madh moral njëzet e ca vjet pas rënies së komunizmit, në kushtet kur flitet për pastërtinë e figurave, hapjen e dosjeve apo shumë e shumë elemente të kësaj natyre.

Por le ta shohim nga pikëpamja neutrale aktin e presidentit. Presidenti, duhet të kishte ndjekur një prej linjave; ose një linjë të ftohtë institucionale dhe formaliste siç i takon rolit të presidentit në rastet e vullneteve të shprehura nga një autoritet tjetër siç është kryeministri për emërimin e ministrave të tij; ose ai do të ishte ngritur në lartësinë e një akti moral, duke refuzuar vazhdimin e detyrës për shkak të krizës së ndërgjegjes që e ka përfshirë, siç tregoi në fjalimin përkatës në konferencën për shtyp dhe të kishte dhënë një mesazh të madh publik.

Akti i dorëheqjes së presidentit Nishani dhe refuzimi i dekretimit të ministrit të Brendshëm ndoshta nuk do e kishte penguar esencialisht vajtjen e këtij ministri në zyrë ose përmbushjen e kryeministrit, por kjo do të ishte bërë kundrejt kostove apo pengesave aq të mëdha morale, sa do të ishte bërë vërtet një precedent në republikën tonë, që po flet përditë për pastërtinë e figurës, për një biografi të pastër, për përgjegjshmëri dhe për një mesazh moral. Kështu siç ndodhi, jo vetëm që kjo nuk u pengua, por edhe institucioni i Presidentit u dëmtua, për shkak të faktit se tregoi që kemi një president, i cili respekton Kushtetutën kundër ndërgjegjes së tij.

Sot në shoqëri të lirë, nuk mund t’i kërkohet askujt të bëjë veprime kundër ndërgjegjes së tij, as edhe një gazetari, jo më Presidentit të Republikës. Dhe së fundi, kauzës së demokratëve që përbën edhe një kauzë të rëndësishme të opinionit publik, presidenti i dalë nga radhët e demokratëve dhe i shquar vazhdimisht për njëanësi politike të dukshme, nga origjina e partisë, Nishani i dha një goditje finale, fatale. Sepse ai nuk u bë pengesë morale e një procesi të cilin demokratët e Shqipërisë, por edhe një pjesë e mirë e opinionit publik, opinionit gri, kishte: Mosardhja në radhët e qeverisë, e individëve të paktën me prova formale të punës në të tilla organe të diktaturës apo mbi pretendime të qytetarëve të caktuar, të cilat mbeten gjithsesi për t’u vërtetuar.

Mesazhi i aktit të presidentit Nishani për demokratët është tipikisht ky: Një president i emëruar dhe i dobët publikisht nuk e ka kurajën morale për të bërë akte të rëndësishme atëherë kur koha për një akt vjen.

Ky ishte rasti i artë i Nishanit të mbetej në histori si presidenti që instaloi një precedent. Jo gjithçka kalon, nëse do ta besojmë nga fjalimi i tillë se ishte në një krizë të vërtetë ndërgjegjeje dhe për këtë presidenti jepte edhe dorëheqjen. Kur Bujar Nishani u emërua President i Republikës erdhi si kandidaturë e minutës së fundit, e cila prishi çdo logjikë politike dhe konsensus të kohës. Atëherë pata shkruar një shkrim “Njeriu i mirë Nishani kundër interesit publik, kundër interesit të PD”. Ishte radha e PD-së të provonte shijen e hidhur të një presidenti, i cili gjatë gjithë viteve, nuk ndërtoi një personalitet në lartësinë e Presidentit të Republikës, përfshi këtu edhe njëherë për një çështje madhore me karakter moral, që i duhej partisë e cila e investoi dhe e çoi në atë post. Por në këtë rast i duhej jo vetëm asaj, por edhe opinionit të shëndoshë publik. (Mapo)

REPLIKA/ Pronarë- mercenarë- intelektualë, Henri Çili i përgjigjet Zhejit e Bushatit
Botuesi i Mediave Mapo, Henri Çili, iu përgjigjet ish-drejtorëve Zheji e Lela për ndryshimin e linjës editoriale të gazetës dhe akuzave të Andi Bushatit se ka qenë kryeministri që ka kërkuar largimin e drejtuesve të gazetës. Tri fenomenet e shtypit shqiptar; mercenarët e mirëpaguar, botuesit dhe intelektualët

Nga Henri Çili

Nga pozitat e mia të mirëdeklaruara të sipërmarrësit, do të më duhet të marr hua disa shprehi dhe kompetenca të profesionit të dikurshëm të gazetarit, për të sqaruar një situatë dhe për më tepër për të sintetizuar një fenomen në funksion të një debati mbi lirinë e shtypit në Shqipëri.

Largimi i Armand Shkullakut si drejtori i ABC Ne ës dhe përfundimi i kontratës së Alfred Lelës si drejtor i MAPO-s, më 31 dhjetor të vitit të shkuar-të lidhura krejt rastësisht dhe për arsye krejt të ndryshme- kanë krijuar një shtjellë, një debat, një polemikë të re mbi rrezikun e lirisë së shtypit në Shqipëri. E lidhur kjo me ujq apo çakej që janë lart apo me pronarë të nënshtruar diktatit të qeverisë apo në shkëmbim dhe allishverishe me qeverinë Rama.

Dua të flas striktmërisht për gazetën MAPO dhe rastin e Lelës, dua të flas qartë për historinë time. Por fakti që historia ime është kështu më bën të besoj se të njëjtin problem kanë edhe sipërmarrësit e tjerë të medias shqiptare. Duke e njohur mjaft mirë profesionin e gazetarit dhe duke m’u dashur të kaloj qartë në rolin e sipërmarrësit dhe të botuesit, e shoh qartë dhe thjesht atë që ndodh realisht. Është pak a shumë si puna e juristit, që e sheh çështjen nga akuza dhe avokatia mbrojtëse.

Sqarimet për ish-drejtorët Zheji e Lela

Fillimisht sqarimet mbi ish-drejtorët e MAPO-s dhe miqtë e mi, Artur Zheji dhe Alfred Lela. Nuk ka pasur asnjë përfundim kontrate me Artur Zhejin për efekt të ndonjë presioni apo elementi tjetër që lidhet me cenimin e lirisë së shtypit, por ka pasur një përfundim strikt në afatin e duhur, me të gjithë termat e plotësuar nga ana ime të një kontrate me shkrim, të mirëdetajuar, mbi pozicionin e drejtorit të Botimeve MAPO, që përfshinte një detyrë më të madhe; përfaqësimin e linjës editoriale të botuesit, sigurimin e objektivave të caktuar me tirazhin, klikimet apo me marketingun dhe marrëdhëniet publike të kësaj logoje.

Në përfundim të kësaj kontrate, me qëllime qartësisht menaxheriale dhe aspak të lirisë së mendimit, Zheji mori nga unë një ofertë për të vazhduar të ishte opinionist i gazetës MAPO me honorare mjaft të përshtatshme, disafish më shumë nga pagesat normale zyrtare të shtypit shqiptar; për shkak të konsideratës apo subjektivitetit dhe miqësisë. Kjo është e vërteta e përfundimit të kontratës me zotin Zheji, për të cilin duhen bërë edhe dy saktësime të tjera. Po, ai ka pasur një pagesë shumë të lartë, të deklaruar, të taksuar dhe transparente, përfshirë në marrëveshjen përkatëse për t’i dhënë një drejtim menaxherial një medieje, e cila pas tri viteve të para të jetës u provua se ekonomikisht ishte e pamundur të dilte me fitim dhe e trajtuar nga viti 2013 si një donacion i Fondacionit MAPO.

Këto pagesa kanë qenë të larta, por gjithsesi jo aq sa e shet Zheji veten – 120 mijë euro në vit- por kanë qenë në total në 6 vjet bashkëpunim në formate të ndryshme në formë honorarësh, pagash apo bonusesh në shumën rreth 250 mijë euro- të shtrira në 6 vjet- dhe e kam bërë me vetëdije, për shkak se gazeta ishte e re dhe kishte nevojë për një impuls, duhej krijuar ex nuovo dhe për faktin se besoja se menaxhimi i mediave nga profesionistë, në një paketë editoriale-menaxheriale ishte një nga kushtet e lirisë së shtypit.

E dyta, jo vetëm që nuk ka asnjë kontekst të përfundimit të kontratës të zotit Zheji prej linjës editoriale, por ka një kontekst të interesit personal të Artur Zhejit në lidhje me kryeministrin aktual. Është interesi i tij për t’u zgjedhur drejtori RTSh-së dhe në momentin që kjo nuk u realizua kemi sot një Zheji nga një avokat i mazhorancës Rama-Meta në një prokuror të kryeministrit Edi Rama, çka është e drejtë e tij, siç është e drejta ime të them se e vetmja herë që kam folur me Edi Ramën për Artur Zhejin është lobimi im për Zhejin si drejtor i RTSh-së dhe e vetmja fjali që kam dëgjuar nga kryeministri Rama është: e kam parim, nuk e kthej asnjë njeri dy herë në të njëjtën detyrë.

Të njëjtën paketë trashëgoi edhe Alfred Lela, duke nisur nga data 31 mars e vitit të kaluar, identike e me të njëjtët terma. Dhe me të njëjtët terma në fund të vitit 2016, pasi konstatuam mosrealizimin e saj në ata terma përkatës dhe pasi kreva të gjitha detyrimet e mia, i dhamë fund kësaj marrëveshje menaxheriale, duke marrë siç e pohon edhe vetë Lela propozimin për të qenë komentator i lirë në gazetën MAPO në mendimet e tij të lira.

T ë dy ish-drejtorët e MAPO, Zheji e Lela sipas kontratave të firmosura nga të dy palët kanë marrë pagesat e premtuara, por kanë dështuar në realizimin e zotimeve të marra në këto kontrata.

Meqenëse Zheji është një lojtar i sprovuar i medias shqiptare, me biografinë e tij për të cilën ka mendime nga më të ndryshmet, lidhur me Lelën ia vlen të sqaroj premisat jashtëzakonisht pozitive të kësaj figure të re të medias shqiptare, por të shpreh keqardhjen mbi të paktën një keqkuptim në lidhje me arsyet e mosvazhdimit të kontratës me MAPO.

MAPO, është shprehur, ai, në Zërin e Amerikës ka pasur ndryshim të politikës editoriale… MAPO nuk e ka ndryshuar politikën editoriale, së paku qysh nga koha kur Lela u emërua drejtor, por në përgjithësi në katërvjeçarin e fundit, madje-madje në mënyrë cinike do të thosha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë, sepse ka pasur të njëjtën politikë editoriale; idetë liberale.

Në traditën e gazetave më moderne të botës, ndoshta shumë më të mëdha se ne, gazeta MAPO ka adaptuar qartësisht një linjë editoriale të përfaqësuar nga unë, me editoriale të posaçme ose në prag të zgjedhjeve, ose në prag të ngjarjeve të mëdha, ose në editoriale të fillimvitit. Si e tillë, linja editoriale e MAPO-s ka qenë në çdo fazë krejt e qartë. Ajo ka qenë dinamike, në përputhje me pozicionin e aktorëve shoqërorë, por ka qenë konstante, madje dogmatike me një ide; Liberalizmin.

Askush nuk mund të thotë një inkoherencë në qëndrimet editoriale të gazetës MAPO apo të miat. Ato kanë qenë gjithnjë në mbështetje të liberalizmit dhe tezave të tij. Kemi qenë gjithnjë me privatizimet, koncesionet, industrinë e riciklimit, kundër dhunës ndaj institucioneve, për reformën në drejtësi, arsim, shëndetësi, taksat e ulëta, shtetin e vogël taksën e sheshtë, kundër taksës progresive, kundër sektorit shtetëror, ndërmarrjeve publike, kundër arsimit falas, kundër taksave të shumta, kundër shteti të madh etj. etj. Dhe në këtë pikëpamje, pa u futur në sqarime më të mëtejshme ne kemi mbështetur apo kundërshtuar çdo aktor. Si e tillë, linja e gazetës MAPO ka qenë e qartë dhe e parashikueshme nga pikëpamje editoriale. E paparashikueshme ka qenë vetëm gjykimi ynë kush ka qenë ilustrues apo kundërshtues i kësaj linje. Ka qenë përshëndetja e papritur e Ramës kur zhvilloi tregun e energjisë, kur vendosi t’i japë një reformim thelbësor arsimit të lartë, kur vendosi të rregullojë çështjen e ndërtimeve pa leje, ku vendosi të mbledhë taksat dhe t’iu vërë barazi qytetarëve para taksave dhe ka qenë qartësisht kundërshtuese për taksën progresive, shëndetësinë falas, prishjen e kontratave etj. etj.

E njëjta gjë mund të thuhet për Partinë Demokratike. Ka qenë shumë përshëndetëse për taksën e sheshtë 9 %, për luftën për respektimin e kontratave me biznesin dhe shtetin para 2009-ës dhe plotësisht kundërshtuese kundër presioneve populiste dhe tendencave puniste, në të cilat PD-ja ra gjatë opozitës, duke u bashkëshoqëruar me rrugët me çfarëdolloj kauze qesharake kundër identitetit të saj ideologjik dhe interesit publik, duke humbur shumë nga karakteri i saj prej partie të qendrës së djathtë, gjë që vazhdon ta vuajë edhe sot.

Shkurt, gazeta MAPO ka qenë pro ose kundër Berishës, Ramës, Bashës, Metës, por ka qenë gjithnjë pro ideve liberale dhe kundër ideve progresiste.

Pse? Sepse kjo është bindja, qëllimi, ideja ime si botues. Madje duke pasur kënaqësinë, duke kaluar nga gazetari apo akademiku në sipërmarrës, e kam promovuar fort këtë model, duke shpresuar pse jo si model të kishte një jehonë. Duke qenë qartësisht i pozicionuar ndaj ngjarjeve, fenomeneve dhe personave, por duke qenë qartësisht i qëndrueshëm ndaj ideve. Në këtë kuptim, nuk ekziston asnjë pandehmë, për asnjë arsye që dikush të ketë kërkuar heqjen e këtyre drejtorëve, dikush lart. Sepse nuk bën pjesë në natyrën e marrëdhënieve të mia me aktorët publikë, por mbi të gjitha me fizionominë dhe strukturën e gazetës. Edi Rama dhe qeverisja e tij pas 2013-ës kanë marrë qartësisht kritikat e mia për tonet populiste, me të cilat Rama fitoi në vitin 2013, por kanë marrë qartësisht përshëndetjet modeste, të miat dhe të gazetës, për hapat liberalizues ose për kalimin në pozitat e Rrugës së Tretë duke braktisur social-demokracinë klasike. Për interesin publik kjo ka qenë esenciale për shoqërinë shqiptare dhe zhvillimin e vendit ka qenë esenciale ky modernizim i së majtës dhe mbi të gjitha ka qenë mjaft kontribuuese në themelimin ose konsolidimin në sistemin kapitalist në shumë prej sektorëve, edhe pse ka ende mjaft sektorë që janë jashtë saj. Kjo ka qenë e shprehur publikisht në editorialin tim …Që reformizmi të mos dështojë në vitin 2016 si në vitin 1936 apo në editorialin Cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë edhe një mandat. Sikundër MAPO ka kritikuar dhe unë personalisht ata elementë të lidershipit tëri të opozitës me në krye Lulzim Bashën, të cilët e kanë denatyruar Partinë Demokratike nga thelbi i saj si një parti e qendrës së djathtë. Sikundër në të njëjtën kohë vlerësimet për Lulzim Bashën, potencialin dhe premtueshmërinë e tij si një lider politik i së ardhmes, fatkeqësisht pa performancën e duhur të së tashmes, nuk kanë munguar, simbolizuar kjo edhe me shpalljen si Njeriu i Vitit në revistën Mapo.

Fenomeni i parë

Po të gjitha këto sqarime më bëjnë të formuloj një fenomen. Fenomenin e ngatërrimit të krizës së lirisë së shtypit në Shqipëri apo kufizimin e lirisë së shtypit, me krizën e autoritetit të rremë të medieve shqiptare, ose hollë-hollë pse nuk ka një rënie të lirisë së shtypit në Shqipëri. Ka një rënie të pagave të larta, të patricëve, të elitave të korporatës së profesionistëve (lexo: mercenarëve. Nuk ka asnjë kuptim të keq për fjalën mercenarë, është ekuivalent i fjalës profesionistë).

Tashmë panorama është e qartë, kur kanë kaluar 25 vjet i shtypit të lirë në Shqipëri. Duke kaluar nga shtypi i lirë i gazetarëve në e industrinë e medias, me gjithë problemet që kjo ka, sidomos pas viteve 2010 -2015 u vu re një përqendrim i investimeve të mëdha në media. Në media u futën shumë sipërmarrës, shumë pronarë dhe krijuan një nevojë artificiale për shkak të fillimeve të këtij tregu për komentatorë, analistë, drejtorë, drejtorë editorialë etj. etj., me paga shumë të larta për shkak të konkurrencës. Gjërat u qartësuan, u qetësuan, ky treg u saturua, u zhvillua, nevoja e ekonomisë për nivelin e informacionit shkoi në masën e duhur dhe për pasojë shumë prej medieve filluan të rrudhin buxhetet, të vijnë në buxhete më realiste, të ulin pagat, shkurtojnë pozicionet ose në fund të fundit të kërkojnë rezultat; audiencë, tirazh, klikime.

Në këtë sens, grupe gazetarësh -dhe nuk paragjykoj asnjë prej tyre- të gjendur në kushtet e një ekonomie reale të medieve, në fund të një cikli ekonomie irreale të mediave sot ndodhen ngushtë. Janë pa punë, janë pa një rrogë të lartë, pa një status përfitues, pa trafikun përkatës të influencës dhe për pasojë janë agresivë duke folur për çfarë? Për rrezikimin e lirisë së shtypit, ndërkohë që pluraliteti i lirisë së shtypit në Shqipëri dhe sidomos mundësitë e mediave për të mos censuruar sot asgjë, janë shumë. (Shumë më tepër njerëz panë dokumentarin për Ardit Gjoklaj, se sa do ta kishin ndjekur po të transmetohej normalisht). Bashkë me pamundësinë absolute për të pasur censurë dhe bashkë me nevojën e mediave për talente, ide, debate e polemika e bëjnë qesharake çdo pretendim mbi kufizimin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Fenomeni i dytë

Por një fenomen i dytë ka ndodhur gjithashtu. Fenomeni është thuajse finalizimi i një ndarjeje të funksioneve në strukturën e mediave shqiptare, kur ishin të gjithë bashkë; gazetarë, shokë sipërmarrës nga i njëjti qytet, shkollë apo katund. Janë diferencuar qartë me zhvillimin e cikleve të biznesit kategoria e pronarëve, sipërmarrësve apo donatorëve të shtypit të lirë, mercenarëve apo profesionistë dhe janë gjithnjë aty intelektualët; kjo racë shumë interesante por aspak e qelibartë e shoqërisë shqiptare. Dhe nga bashkëveprimi e pozicioni i këtyre të treve është krijuar ky pseudo-konflikt i ri nën etiketën e interesit publik apo të lirisë së shtypit. Sot ka pronarë jashtëzakonisht të respektuar, sipërmarrës apo donatorë që meritojnë t’u heqësh kapelën për guximin, lirshmërinë, hapësirën e krijuar dhe kontributin që kanë dhënë esencialisht në garantimin e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe prodhimit kulturor në këtë vend.

Dhe ata, brenda logjikës së lirisë dhe kapitalizmit kanë filluar gjithnjë e më shumë të profilizojnë linjën editoriale, kanë filluar të kërkojnë më shumë rezultat në logjikën e sipërmarrësit, kanë filluar në fund të fundit të diferencohen në pasuri, status dhe elemente të tjera. Shumica dërrmuese për të mos thënë të gjithë nga të mirëpaguarit e medias shqiptare në këtë fazë, që shpesh derivuan në autoritete të rreme të medias shqiptare, me logjikën e mercenarit jo profesionist me logjikën që “marr shërbimin por kam edhe vrasje në ndërgjegje”, zilinë apo inatin kanë filluar iu janë turrur pronarëve duke pretenduar t’u heqin atyre një të drejtë themelore; linjën editoriale. Në cilin sistem ekonomik, pronësia apo donacioni humb të drejtën të përcaktojë profilin, strukturën, (lexo në rastin e medias, linjën editoriale apo qëllimet e një produkti). Kjo është e padëgjuar dhe është proletarizmi i fundit i medias shqiptare, Po, pronari është në të drejtën e vet të patjetërsueshme të përcaktojë linjën e tij editoriale, mjafton që kjo të jetë e shpallur, e qartë dhe transparente.

Grupi editorial me drejtues e gazetarë ka të drejtë ta pranojë apo jo këtë linjë në një fazë të caktuar apo jo dhe ka të drejtë të zgjedhë një media tjetër, ku është plot e mbushur si një galaktikë e panumërt logosh, titujsh, emisionesh e kështu me radhë.

Fenomeni i tretë

Kësaj, duke gjetur rastin e këtij acarimi të mercenarëve jo profesionistë të shtypit shqiptar i është bashkangjitur edhe një gamë tjetër; intelektualët, që siç e thashë janë jashtëzakonisht kontribuues por jo të qelibartë, të cilët kanë gjetur rastin të shumëfishojnë dhe të veshin me megafonat e shumëfishuar të këtyre autoriteteve të rreme të medias shqiptare, (lexo këto që kanë hyrë në krizën e pagave të larta, një mllef në emër të publikes ndaj kapitalit, pronësisë, sipërmarrjes). Një mllef jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe dëmsjellës për shoqërinë shqiptare, bashkuar këtu dhe me një subjektivitet, një zili, një negativitet që po helmon përditë hapësirën dhe debatin publik. A thua se jemi duke dëgjuar sinonimet e gjyqeve të dikurshme “Tradhtarët në litar!”. Shpesh takoj miq sipërmarrës, profesionistë të nderuar, ku unë renditem veçse një fillestar a amator, të cilët nuk e kuptojnë këtë frymë dhe nuk e gjejnë shpjegimin por ndihen keq, që kontribuojnë për shoqërinë shqiptare, punësojnë, ndërtojnë zhvillojnë gjininë e tyre krijuese. Por ilustrimi më bastard i këtij fenomeni është Andi Bushati. Ky i fundit, duke i dhënë vetes të drejtën, të shajë, ofendojë e përgojojë këdo, është ndoshta domethënia e kësaj game apo fenomeneve që folëm më lart. Ky sahanlëpirës i tavolinave të pronarëve të tij për gati 20 vjet, befas u zgjua një ditë dhe në një mënyrë të pafytyrë për çdo etikë njerëzorë edhe për rrugaçin e lagjes, u ngrit duke thyer çdo kod njerëzor ku kishte lëpirë sahanët e pronarëve të deritanishëm për të ndërtuar një profil moralist dhe inkuizitor. Bushati për shembull fantazon se si mua më kishte thirrur në zyrë Edi Rama dhe më kishte kërkuar sakrifikimin e Alfred Lelës dhe sipas kësaj logjike më lind e drejta të fantazoj se në një moment të vetmisë së tij prej amatori, dështaku dhe ziliqari t’i ketë dalë në ëndërr kjo gjë, këtij nipi të shokut Hysni dhe kolopuçi që e përkëdhelte dikur Enver Hoxha: U bë ky Çili nga Labinoti, apo ky aksh nga filan katund apo ky tjetri nga filan malësi të jetë pronar, të ketë pasuri, të ketë status! Pikërisht kështu dhe vetëm kështu mund të shpjegohet një mllef i kësaj natyre, i këtij pinjolli të dështuar dhe të paemancipuar të Bllokut, bashkuar ndoshta me një etje dhe zili shtesë që i vë qershinë mbi tortë të gjithë këtij grupi intelektualësh, kryesisht me origjinë nga ish-Blloku dhe qeverisja komuniste; djemtë e ministrave dhe anëtarëve të Byrosë politike dhe nuk ka rendësi të persekutuar apo jo, që komunizmi i gjeti në burg apo Bllok. U bë ky Edi Rama të bëhet kryeministër! Është krejt qesharake dhe asgjë më shumë ky ilustrim i faktit që shumëkush në këtë qytet nuk e pranon rezultatin e kapitalizmit, garës, konkurrencës, së djersës, punë së ndershme, respektim të ligjit dhe konkurrencën mbi bazën e meritave brenda hapësirave të sistemit.

Këta punistë, këta ziliqarë, këta humanistë të pamëshirshëm, të rremë, këta priftërinj të rremë të publikes, të mësuar dhe të ilustruar në jetën e tyre ndoshta me çdo kompromis dhe poshtërsi janë duke mbjellë në shoqërinë shqiptare një mllef të pashembullt ndaj kujtdo, dhe nuk e kanë me kriminelin, me hajdutin, abuzuesin, por e kanë me sipërmarrësin si kategori, e kanë me kapitalizmin, pra, e kanë me lirinë.

Shkurt dhe thjesht, ky është falsiteti i debatit aktual për lirinë e shtypit në Shqipëri. Është çështje krejt tjetër, kapitalizmi dhe liria. Por ai është vendosur, aq më tepër që në Amerikë na fitoi dhe Trump-i.

Liberalizmi është zgjidhja, jo problemi
Nga Henri Çili

Kjo është fjalia, e përmbysur, e presidentit amerikan Regan, i cili gjatë prezencës epokale në politikën amerikane dhe botërore, ka lënë shumë shprehje, më e famshmja e të cilave është: “Qeveria është problemi, jo zgjidhja!”.

Viti 2016 ishte një vit shumë i keq për liberalizmin dhe liberalët kudo në botë. Ngritja e një fronti populist të të gjitha ngjyrave dhe nuancave. Prishje ose kërcënim për prishje të marrëveshjeve të tregtisë së lirë mes blloqeve të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike të botës. Kërcënim i lirive civile, goditje e grupeve avangardë të shoqërisë në qendrat metropolitane të botës; më i fundit atentati i ditës së parë të këtij viti në Stamboll. Në Europë po ngjiten parti me karakter ekstremist, të majta ose të djathta. Populistët e çdo lloji dhe çdo ngjyre, janë inkurajuar së shumti dhe kanë plane të mëdha për pushtet.

Shkurt, e gjithë diagnoza e vitit 2016 mund të përmblidhej: Kohë të këqija për liberalizmin.

Ndërsa, ka media, personalitete apo specialistë dhe figura shumë të rëndësishme në botë për ta trajtuar këtë problem në nivelin global, (edhe pse zgjedhjet gjetkë janë zgjedhje edhe në shtëpinë tonë), le të kthehemi në shtëpinë tonë dhe në punët tona.

Ky fillim viti, i paraprirë nga kjo vjeshtë, duket i impaktuar apo ndikuar nga kjo axhendë antiliberale botërore edhe në Shqipëri. Shenjat janë të rëndësishme dhe i përkasin kryesisht dy grupeve: ose lëvizjeve të blloqeve të mëdha politike, të qeverisë dhe opozitës, partive të rëndësishme; ose, në nivel episodik në shoqërinë civile, media apo lëvizjet e reja politike.

Këto shenja do t’i rendisim më poshtë, por mjafton që, paraprakisht, të parashtrojmë se nga buron kriza jonë, apo cili është shkaku i krizës sonë.

Edhe pse nuk duhet neglizhuar aspak problematika e një periudhe afatgjatë e Perëndimit në drejtim të liberalizimit, problemet e natyrshme apo reale të këtij procesi reformimi dhe liberalizimi të shoqërive perëndimore, në Shqipëri jemi në kontekst krejtësisht tjetër. Ne nuk kemi qenë kurrë një shoqëri liberale, ne nuk kemi qenë kurrë një shoqëri me një cikël liberalizmi esencialisht të përfunduar. Përkundrazi, ky acar antiliberal ose ndaj lirive në përgjithësi, përfshi atë ekonomike në planin e jashtëm, na gjen në një kantier të papërfunduar reformash apo të reformizmit. Shumë procese kanë nisur dhe kanë mbetur në mes, nga pavendosmëria jonë për t’u ndarë nga regjimi i shkuar; qoftë për të guxuar për një shoqëri të meritës dhe të garës, shkurt një shoqëri të tregut të lirë sa më afër indeksit ideal të konkurrencës.

Shteti shqiptar në këto 25 vjet, pa asnjë përjashtim, ose nuk i ka lëshuar disa sektorë duke ruajtur dominancën absolute në to, ose nuk i ka kryer fare funksionet rregullatore në ata sektorë ku i ka lëshuar plotësisht kompetencat. Për shembull, shteti nuk ka arritur të planifikojë dhe të ruajë kontrollin mbi territorin dhe si përfundim kemi miliarda euro të hedhura thuajse më kot në një territor me një kosto të jashtëzakonshme të shkatërrimit të mjedisit, vetëm sepse nuk ka pasur sistem rregullues dhe aftësi të shtetit për të rregulluar këtë sektor, edhe pse shteti vetë nuk ndërton dhe tregu i ndërtimit është privat. Ose kemi të kundërtën: tregje, siç është rasti i shëndetësisë, ku shteti vazhdon të ruajë më shumë se 90 për qind të këtij sektori dhe nuk lejon sektorin privat të zhvillohet apo të sjellë produkte më të mira dhe konkurruese në këtë prezencë kaq të madhe të sektorit shtetëror.

Të dyja këto fenomene, edhe pse janë të kundërta i bashkon diçka, të dyja këto tregje nuk janë liberalizuar plotësisht, qoftë aty ku mungon rregullatori ose fuqia imponuese e shtetit si rregullator, qoftë edhe aty ku shteti nuk lëshon pozitat si pronarë apo sipërmarrës.

Si përfundim, ne nuk kemi qenë kurrë liberalë, ne nuk kemi qenë kurrë një shoqëri e liberalizuar dhe e reformuar, ne i kemi gëzuar frytet e liberalizmit, të konkurrencës dhe të garës ndërkohë që bota ka shkuar në një fazë tjetër dhe është duke u revoltuar me ose pa të drejtë për efektet perverse të liberalizmit.

Si e tillë, të ngatërrosh këtë fazë në historinë e Shqipërisë është epokalisht e gabuar. Ndaj këtë vit axhenda politike është më e ngarkuar se kurrë. Kur pritet të kemi një përballje elektorale në 18 qershor, dhe ku diskursi politik pritet të përballet me aktorë dhe me gjuhën e aktorëve në beteja me impakt afatgjatë në historinë e vendit, ne rrezikojmë të bëjmë një gabim esencial: të ngatërrojmë fazat.

Dhe shenjat për këtë nga viti 2016 janë. Në tremujorin e fundit qeveria është stepur në avancimin drejt disa ideve liberalizuese në tregje të caktuara, duke iu rikthyer disa politikave me natyrë populiste, ose duke e zëvendësuar politikën e vërtetë reformuese me shpërblime për pensionistët apo falje të kamatëvonesave, dhe elemente të tjera me natyrë tipike populiste. Po ashtu, opozita iu është bashkuar kauzave të rrugës me natyrë plotësisht populiste, krejtësisht jashtë pozicionit të saj ideologjik apo nevojave të vendit për reformizëm të guximshëm. Nga ana tjetër, një grup lëvizjesh politike janë dukur në horizont me një diskutim të rrezikshëm për sistemin dhe reformimin e vendit, me protagonistë politikë të partive të reja që flasin për një rikthim të rolit të shtetit, flasin për oligarkë (është ironike të flasësh për oligarkë në kushtet kur nga 80 mijë biznese, në total, vetëm 1 mijë kanë më shumë se 50 punonjës dhe një xhiro vjetore mbi 6 milionë dollarë).

Ka një diskutim kundër kapitalizmit, kundër lirisë ekonomike, kundër tregut. Ideologë dhe filozofë të së vjetrës puniste në Shqipëri, grupe apo individë marksistë në ekrane, në organizata politike apo në facebook, janë duke rritur pa ndalur helmin në hapësirën publike kundër sistemit demokratik dhe kundër ideve liberalizuese. Gjoja për të mbrojtur publiken dhe interesin publik, lexo monopolin e publikes, vazhdimin e strukturave shtetërore dhe pengimin e hapjes së disa tregjeve, të garës dhe të konkurrencës.

Ndaj, në vitin 2017 është më shumë se e rëndësishme që axhenda liberale jo vetëm të rezistojë por edhe të avancojë, është konteksti, janë rrethanat që axhenda liberale të mund të gjejë shtigje të guximshme për të ecur përpara në dobi të interesit publik, të konkurrencës dhe të marrjes së fryteve të liberalizmit, të garës në çdo sektor. Aktorët politikë nuk duhet të bien në rrethin vicioz për t’iu përgjigjur me një populizëm më të madh sepse suksesi elektoral nuk është aspak i garantuar në këtë mënyrë, por dëmi që mund t’i sjellin vetes dhe interesit publik është katastrofikisht i madh. Në këtë kuptim, ligjërimi i aktorëve kryesorë politikë meriton të mbahet në një presion brenda sistemit ose pro sistemit politik. Një vigjilencë kundër populizmit të çdo lloji është e nevojshme, në vitin 2017 më shumë se kurrë më parë, aq më tepër që kemi edhe zgjedhjet parlamentare. Të cilat në një mënyrë ose tjetër do të formësojnë apo hedhin poshtë këtë dilemë: do të kemi një kthim pas në kursin reformues të vendit apo do të kemi një avancim të këtij kursi. Në interesin e publikut dhe të vendit është pikërisht kjo, avancimi i axhendës liberale.

Dhe për ta mbyllur një koncept nga Sokrati, i shkruar dymijë vjet më parë sikur të kishte parasysh epokën tonë të demokracisë demagogjike. (Mapo)

“Demokracia do t’i paguajë të gjitha, ngaqë do të provojë t’u përgjigjet të gjithëve. Të varfrit do t’i duan pasuritë e të pasurve. Demokracia do t’ua japë ato. Të rinjtë do të duan të konsiderohen si të vjetrit, gratë do të duan të jenë si meshkujt, të huajt do t’i duan të drejtat e vendësve. E demokracia do t’ua japë ato. Hajnat e mashtruesit do të duan funksione të rëndësishme. E demokracia do t’ua japë ato. Dhe kur hajnat e mashtruesit në fund do ta marrin pushtetin demokratikisht, sepse kriminelët dhe keqbërësit aspirojnë fuqinë, atëherë do të lindë një tirani edhe më e egër sesa ato të kohëve të cilësdo monarki apo oligarki”.

MAPO, si ka qenë, si është, si do të jetë?
Nga Henri Çili*

Në vitin 2006, një revistë e re tërhoqi vëmendjen duke filluar qysh nga titulli i saj. Ishte revista “Mapo”, e drejtuar nga një ekip gazetarësh të njohur dhe emra të rëndësishëm publikë, si: Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli dhe Ben Andoni. Secili prej tyre, individualitet. Dukshëm me një frymë opozitare ndaj qeverisë së kohës, si produkt i aktivizmit civil të kohës, ku drejtues dhe aktivistë të “Mjaft”, si: Erion Veliaj, Endri Fuga, Arbian Mazniku, sot në pozicione të rëndësishme në qeverisjen aktuale, krijuan sinergji me këtë ekip gazetaresk, duke themeluar të përjavshmen MAPO. Ky titull më tërhoqi vëmendjen dhe nisa menjëherë kooperimin me këtë organ, duke mbajtur një rubrikë në të, rubrikën campus. Kooperimet me Mapon vazhduan edhe në forma të tjera. Për shembull në vitin 2007 ishim në një kopertinë me kolegë të universiteteve të reja private, me profesorin e nderuar Luarasin, me Kujtim Çashkun dhe Besnik Aliajn. Ishte një nga kopertinat më të bukura të kohës, kur sapo kishin filluar universitetet private. Më tej, dolën edhe dy ose tri kopertina të tjera, dhe befas një kopertinë tjetër për çështjen e masterave me rektorin e Universitetit Evropian të Tiranës, Adrian Civicin. Si përfundim, befas m’u duk se kisha një lidhje me Mapon, kur kolegë të tjerë të grupit të UET-së menduan për hapjen e një gazete. Gjëja e parë që na shkoi në mendje ishte kjo dilemë: të krijonim një titull të ri, apo të blinim një titull ekzistues! Në atë kohë unë mbroja pikëpamjen se titujt e shtypit nuk duhet të vdesin kurrë, ato duhet të evoluojnë, të transformohen, të shiten apo të blihen, por nuk duhej të zhdukeshin kurrë, pasi historia jonë kishte një fat të trishtë: Në Shqipëri çdo epokë ka pasur gazetat apo revistat dhe mediat e saj, të cilat në një epokë tjetër, në regjimin tjetër thuajse nuk mbetej asgjë. Asgjë nuk ka mbetur nga shtypi i Rilindjes, asnjë titull. Asgjë nuk ka mbetur nga shtypi i viteve ’20-30. Asgjë nga shtypi i regjimit komunist. Thuajse asgjë nuk ka mbetur nga dekada e parë e tranzicionit shqiptar nga vitet ’90-2000, madje pak nga pak po zhduken tituj mediash apo logo mediash të viteve 2000-2010. Kjo është e trishtë.

A nuk është krejt e kundërta e shtypit prestigjioz botëror, historia e Le Figaro, e Corriere della Sera, e New York Times etj., të cilët kanë 150 apo 200 vite që dalin? Në këtë kuptim mbijetesa e një logoje pavarësisht nga format e pronësisë apo të menaxhimit është një lajm i gëzueshëm, është një lajm perëndimor. Ndaj në verën e vitit 2010 vendosëm të zhvillonim logon MAPO edhe në një gazetë të përditshme duke ruajtur një kombinim me redaksinë ekzistuese, ekipin e Mapossë përjavshme. Një vit më vonë kolegët e partnerët e tjerë të biznesit, si edhe kolegët e Mapos u tërhoqën duke u marrë me projektet e tjera mediatike. Kështu, MAPO u unifikua nën të njëjtin grup, në të njëjtin ekip editorial duke pasur në krye gjithmonë kryeredaktorin Arion Sulo, me mua drejtorin e parë, me drejtorin e dytë të saj, Artur Zhejin dhe më pas drejtor Alfred Lela, duke u përpjekur të përshtatet me një realitet jashtëzakonisht të vështirë të shtypit të shkruar, i cili po vdes: Thjesht po vdes kudo.

Të financosh shtypin e shkruar sot, në fakt, është një donacion. Është njësoj si të financosh një gjini të artit siç është opera, apo piktura. Shkurt është një shërbim publik nga kushdo që kontribuon për zhvillimin e shtypit të shkruar, e kulturës së shkruar, e cila mbetet një nga format më autentike të kulturës shqiptare. Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre 10 viteve ne, mund të flasim për një histori të konsoliduar të Mapos, ku krijimi dhe evoluimi i një titulli, ku kooperimet apo format e tjera të sinergjisë me këtë logo, më kanë bërë të them që PO: MAPO ka tashmë në dhjetë vite, një vazhdimësi dhe jam krenar që kam kontribuar në vazhdimësinë e kësaj logoje. Madje shumë më tepër. Në kohën integrale të online-it, të online-it të shpejtë, të facebook-ut apo gazetarëve të shpejtë në gjithçka – neve, na mbetet një sfidë të transformohemi dhe të përshtatemi kur gazetat më të mëdha të botës po mbyllen për pamundësi financiare. Pikërisht, këtu ka ndërhyrë grupi ynë ekonomik EEI, duke mbështetur dhe mbajtur një media, e cila është vazhdimisht me humbje, si kontribut për lirinë e shtypit. Duke nisur nga mars 2014, gazeta “Mapo” pushoi së qeni një biznes dhe është pjesë e organizatave jofitimprurëse dhe së fundi është e riorganizuar në kuadër të Institutit Evropian “Pashko”, një emër shumë domethënës dhe simbolik për frymën e kësaj gazete. Por, Mapo gjithmonë ka qenë e lirë, interesante, inovative dhe do të mbetet e tillë: NJË GAZETË LIBERALE!

*Fjala përshëndetëse në përvjetorin e 10-të të MAPO