Gurali Brahimllari – JavaNews.al

Refleksion mbi bojkotin një javor të magjistratëve austriakë
Nga av. Gurali Brahimllari

Duke hulumtuar për përmbajtjen e  dy vendimeve të publikuara, së fundi, nga  Gjykata Kushtetuese Austriake në lidhje me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC, u ndesha me një lajm nga gjyqësori, të cilin po e ndaj me të interesuarit.

Me vendimin e shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si edhe sindikatat përkatëse të punonjësve pranë tyre,  në Austri ka filluar sot protesta njëjavore, (nga data 12 deri më 16 tetor 2026), për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj mungesës së theksuar të personelit dhe mbingarkesës së vazhdueshme në punë. Gjatë kësaj periudhe  nuk do të zhvillohet asnjë seancë dëgjimore, nuk do jepet asnjë vendim gjyqësor dhe nuk do të caktohet asnjë datë e re gjykimi

Sipas një interviste të z. Gernot Kanduth, president i shoqatës së gjyqtarëve, vendimi për bojkotimin e seancave gjyqësore është bazuar në mbingarkesën në punë të gjyqtarëve shkaktuar nga mosplotësimi i vendeve vakante. Mungesa e personelit ka detyruar gjyqtarët aktualë të përballojnë mesatarisht një ngarkesë prej 120% të kapacitetit normal. Sipas z. Gernot Kanduth, “situata nuk përbën më thjesht një problem të kushteve të punës, por një rrezik serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës.” Ai shton se shumë gjyqtarë detyrohen të punojnë edhe gjatë fundjavave, pushimeve vjetore dhe, në disa raste, gjatë periudhave kur janë të sëmurë, ndërsa thekson se “sistemi nuk mund të vazhdojë të funksionojë duke u mbështetur vazhdimisht në sakrificat personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Po në Shqipëri?

Pavarësisht shkakut që soli largimin  masiv të magjistratëve nga detyra (Vettingu selektiv dhe me  standard jo kushtetuese) e vërteta është se magjistratët shqiptarë të paktën prej 7 – 8 viteve të fundit janë duke u përballur me një situate rraskapitëse dhe të papranueshme, ndërsa qytetarëve u është shkelur të drejta për gjykimit brenda afateve të arsyeshme duke humbur  besimin edhe tek drejtësia e re

Prandaj, duke sjellë në vëmendje të publikut këtë BOJKOT- Proteste,  te magjistratëve Austriake,  vlerësoj se është koha për të kujtuar, shoqatat e  gjyqtareve dhe prokurorëve që të kërkojnë të drejtat e tyre, jo vetëm për raste  kur qeveria synon të ule pagën e tyre, por edhe për të kërkuar e protestuar për situatën shumë skandaloze në të cilën ata po ushtrojnë funksionet.

Mjafton të kujtoj se Magjistratët Austriake, me të drejtë, e konsiderojnë një “barrë shtesë të madhe” shkakun se  nga  1 700 gjyqtare janë të punësuar vetëm 1,478 (pra mungojnë 250 gjyqtare), por kjo situatë atje, është krejt e papërfillshëm në krahasim me numrin e gjyqtareve dhe prokurorëve që  mungojnë në Shqipëri, në raport me numrin e përgjithshëm  që duhej të ishin duke kryer funksionet e tyre.

Ndërkohë në vendin tone, jo vetëm  që ka dosjes të tëra që presin me vite të shqyrtohen, por, edhe  për çështjet e reja,  ashtu si sikurse evidenton  kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve në Austri, edhe në gjykatat tona çështjet po bëhen gjithnjë e më komplekse, ndër të tjera, edhe sepse janë shtuar provave elektronike, analizimi i të dhënave nga telefonat celularë, për të cilat paraqiten kërkesa të shtuara nga palët për kundërshtimin e tyre. Për pasojë, në raport me magjistratët Austriake që janë në grevë një javore, gjyqtarëve  dhe prokuroreve tanë, që të përmbushin funksionet e tyre, do t’ju duhet të sakrifikojnë shumë më tepër nga jeta  personale e familjare, sepse ngarkesa e tyre  në punë vlerësohet të jetë rreth 200 % krahasuar me kapacitetin normal apo me situatën para vitit 2016.

Prandaj për këtë situatë, duhet të ketë reagime më të fuqishme jo vetëm nga shoqatat e Gjykatësve dhe Prokuroreve,  por edhe nga KLGJ e KLP për zbutjen e gjendjes aktuale me shtimin e magjistratëve të rinj apo me emërimin e këshilltarëve ligjore.

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore
Nga Gurali Brahimllari

Me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000, vendi ynë  ka aderuara në“Konventën e vetme mbi drogat nartkotike (1961 e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972). Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare  nr 50/2000  dhe neni “1” Përkufizimet” ka këtë përmbajtje :

“1. ..(b) “Kanabis” nënkupton majat e luleve ose fruteve të bimës kanabis (duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat), nga të cilat nuk është hequr rrëshira, pavarësisht nga emri me të cilin mund të emërtohen..

Ne zbatim te kësaj Konvente,   disa jave më pas, më 24.01.2001, me ligjin nr 8733, Parlamenti ka riformuluar  nenin 283 të K.Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” duke  përjashtuar nga përgjegjësia penale vetëm  rastet e “përdorimit vetjak dhe në doza të vogla” të lëndëve narkotike,  për  të cilën ka patur edhe një vendimim unifikues nga KBGJL.

Praktika gjyqësore 26 vjeçare ka pranuar përgjegjësinë penale të “poseduesve” të lëndëve narkotike cannabis sativa në  formë e “gjethes” vetëm mbi bazën e vlerës së kërkuar nga ligji për THC e cila del nga analiza kimike e mostrave që janë  gjendur dhe sekuestruara të dyshuarit .

Por këto ditë është publikuar një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës Supreme Spanjolle, shpallur më dt 28 janar 2026 (Nr. 47/2026 (ECLI:ES:TS:2026:248), i cili duhet të sjellë ndryshume në praktikën tonë gjyqësore.

Në këtë vendim del se Gjykata, duke refuzuar ankimin e Prokurorisë   ka konfirmuar lirimin nga akuza për “posedim/mbajtje të lëndëve narkotike” të një shtetasi, edhe pse ai kishte mbjellë (kultivuar) në banesën e tij, rreth 988 bimë cannabis (nga analiza e THC,  832 kishin përmbajtje prej 2.0%, ndërsa 156 bimë kanabis me një përmbajtje THC prej 2.2%). Gjykata Supreme Spanjolle, duke intertetuar ligjin penale vendas,  në raport me  përcaktimet e nenit 1/b të “Konvetës së vetme mbi drogat (OKB 1961), ka konkluduar se, pavarësisht  vlerës së THC, mbajtja/posedimi i pjesës së “gjethes” së bimës cannabis,   nuk përbën vepër penale, në rastet kur nuk vërtetohet se bima ka arritur fazën “me maja të  lulëzuara”.

Në kushtet kur referenca për mungesën e përgjegjësisë penale  ishte në të njëjtën Konvetë  Ndërkombëtare (në të cilën vendi ynë ka aderuar me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000), fillimisht u çudita sepse teksti i përkthyer i saj përcaktonte “duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat”

Në këto rrethana verifikove  tekstin  ORIGJINAL të  “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Proktokolli i vitit 1972), në të cilin konstatohet qartësisht  se  përkthimi i nenit 1/b të saj,  është krejtësisht i gabuar sepse excluding  ka kuptimin e kudnërt me përkthimin si sipër, duke përjashtuar.   Formulimi në anglisht është si vijon:  (b) “Cannabis” means the floëering or fruiting tops of the cannabis plant (excluding the seeds and leaves ëhen not accompanied by the tops) from ëhich the resin has not been extracted, by ëhatever name they may be designated.

Prandaj Gjykata Supreme Spanjolle me të drejtë ka arsyetuar se:  “Duke lënë mënjanë kultivimin, e vetmja bazë e disponueshme për përgjegjësi penale ishte posedimi me qëllim shpërndarjeje. Por ky variant kërkon, si një parakusht të domosdoshëm, që substanca e sekuestruar të kualifikohet si drogë toksike ose narkotike. Dhe këtu vepron Konventa e Vetme mbi Drogat. Në përputhje me konventat ndërkombëtare, farat dhe gjethet që nuk janë të ngjitura në majat e lulëzuara të bimës së kanabisit përjashtohen nga ky status”  Pa maja lulëzuese, nuk ka kanabis të kontrolluar. Pa kanabis të kontrolluar, nuk ka objekt për veprën penale.”

Nga kjo  Jurisprudencë e Gjykatës së Lartë Spanjolle, mendoj se ligjvënësi duhet të gjeje urgjentisht, mundësinë e korigjimit të gabimit të bërë 26 vjet më parë, ndërsa autoritet gjyqësore,  duhet të aplikojnë nenin 122 të Kushtetutës dhe duke e zbatuar, në mënyrë të DREJTPËREDREJT, nenin 1/b të “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972) sipas së cilës, ashtu si në Spanjë,  duhet të  përjashtohen nga përgjegjësia penale personat për të cilët nuk është vërtetuar se  “gjethet” cannabis që  posedonin, të jënë shkëputur nga  bima cannabis në fazën e lulëzimit. Madje ky skandal në përkthim i Konvetës në fjalë,  duhet të shoqërohet me rishikimin e vendimeve të dënimit të shumë persona  që janë arrestuar e dënuar për disa gjethe cannabis sative,  që kanë kaluar  nocionin e ‘dozës së vogël e për përdorim vetjak,  dhe se, nga analiza kimike  është përmbushur kriteri i përmbajtjes së vlerës së THC,  por nuk  është kryer asnjë verifikim  nëse “gjethet” kanë qenë ose jo të bimëve të cannabisit në fazën e majave  të lulëzuara, sikurse kërkohet nga Konventa e vetme mbi drogat nartkotike (OKB 1961) e cila në nenin 1/b ka përkufizuar se: “….  b) “Kanabis” nënkupton majat e lulëzuara ose frutore të bimës së kanabisit (duke përjashtuar farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen me majat) nga të cilat nuk është nxjerrë rrëshira, me çfarëdo emri me të cilin mund të emërtohen.

Mbi ftesën për paraqitje të personave nën hetim dhe nevoja për reflektim
Nga av. Gurali Brahimllari

Gjatë ushtrimit të  funksionit të avokatit jam ndeshur me problematika jo korrekte të zbatimit në praktikë “ftesës për paraqitje” të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Përpos rasteve kur ftesa kryhet nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, me telefon,  edhe kur akti përpilohet me shkrim, konstatohet se përmbajtja nuk është në përputhje me ligjin, të paktën në dy aspekte:

nuk respektohet, thuajse asnjeherë, detyrimi i nenit 308/3 i K.Pr.P se “Ftesa përmban edhe parashtrimin e përmbledhur të faktit që rezulton nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

–edhe pse në përmbajtjen e FTESËS, zakonisht, përcaktohet “lloji i veprimit për të cilin është ftuar” thuajse gjithnjë, akti dergohet në adresën e personit nën hetim me  paralajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa pasur pengesë të ligjshme”.

Një praktike e tillë është në shkelje të hapur të të drejtave të personit në  hetim (që barazohen me të drejtat e të pandehurit), të cilat nuk mund të konsiderohen vetëm të drejta formale, por të drejta substanciale të lidhura me garancitë e procesit të  rregullt ligjor.

Sipas përmbajtjes së nenit 308 të K.Pr.Penale, del se ligjvënësi ka kërkuar,  jo vetëm që akti “Ftesa për paraqitje” duhet të përpilohet me shkrim dhe të mbajë nënshkrimin e Prokurorit, por edhe që në përmbajtjen e Ftesës ose me akt të veçantë,  përsonit nën hetim dhe mbrojtjes së tij tu njoftohet përmbledhja e  faktit penal që ka rezultuar nga hetimet e kryera “deri në atë çast”. Ky detyrimi i Prokurorit  mbështetet në disa dispozita të tjera të ligjit procedurial që parashikojnë të drejtën për mbrojtjen efektive të personit nën hetim (apo të pandehurit), në çdo fazë të procedimit penal.

Madje kjo e drejtë garantohet  edhe nga nenet 31 dhe 42 të  Kushtetutës  Për më tepër që një përmbledhje e faktit penale, edhe pse nuk duhet të bëhet pubike, do të parandalonte spekulimet mediatike, për shkaqet e thirrjes së çdo personi nën  hetim dhe posaçërisht të personave publik apo të  atyre që janë duke përmbushur funksione të rëndësishme shtetërore.

Ndërsa  në rastet kur organi procedues kërkon  që  “ta marrë në pyetje”   personin në hetim, nuk mund e nuk duhet të përshkruajë në ftesë  paralajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa pasur pengesë të ligjshme. Ndonëse ky paralajmërin përshkruhet në “gërmën “ç” të nenit 308/2 të K.Pr.P, është i zbatueshëm vetëm për llojin tjetër të kryerjes se veprimit për të cilën mund të dërgohet FTESA për paraqitje: “….kur duhet të kryejë veprime që kërkojnë praninë e tij”. Veprime hetimore që kërkojnë prezencen fizike të personit në hetim, janë të shumta (lidhen kryesisht me nevojën e kryerjes se ekzeminimeve teknike e biologjike etj), por ky akt, kurrë nuk mund të përmbajë urdhërimin për shoqërimin   e detyrueshme, me qëllimin e marrjes në pyetje(përderisa nuk është dëshmitar). Paralajmërimi si më sipër, që përshkruhet rëndom në ftesën për paraqitje  vjen në kundërshtim të hapur me disa dispozita të ligjit procedurial,  të cilat parashikojnë të drejtën e të pandehurit dhe të personit nën hetim që  “të heshtin”  apo që të “pyeten në qoftë se bëjnë kërkesë ose kur u kërkohet dhe ata japin pëlqimin.…”.

Madje kjo praktikë duhet të korigjohet sepse,  jo vetëm Prokurori, por as Gjykata nuk e  këtë tagër përderisa sipas nenit 353/1 të K.Pr.Penale  mund  ”…të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të të pandehurit , në qoftë se prania e tij është e domosdoshme për marrjen e një prove, POR JO PËR PYETJEN E TIJ.

Së fundi, nevoja për qartësimin e procedurës per formulimin e aktit“Ftesë për paraqitje” duhet të sjellë  domodoshmërinë e përfshirjes së subjektit “dëshmitar i asistuar”  i cili gjendet në legjislacionet proceduriale të shumë vendeve të tjera. Personi i ftuar me këtë cilësi edhe pse do të asistohej, në mënyrë të detyrueshme, nga avokati mbrojtës, nuk do të ndalonte Prokurorin që të urdhëronte shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje (sikurse e ka këtë tagër, për çdo person që thirret në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit), por edhe do të kishte mundësi të ruante më mirë sekretin hetimor të çështjes, përderisa, për subjektin “dëshmitar i asistuar”   Prokurori nuk do të ishte i obliguar të bënte të ditur “përmbledhjen e faktit penal”.

Në procesin e ”vettingut” nuk u respektuan opinionet e Komisionit të Venecias
Nga av.Gurali Brahimllari (ish magjistrat)

Në vitet 2014 – 2015, edhe për pjesën më të madhe të magjistratëve,  reformimi i sistemit të drejtësisë ishte domosdoshmëri, pasi abuzimet me detyrën të disa prej tyre kishin krijuar perceptimin për korrupsion masiv. Kjo situatë ishet thelluar edhe për  shkak të sjelljeve  devijante të KLD-së jo vetëm për mosndëshkimin e rasteve sporadike të shkeljesve nga gjykatësit ashtu edhe prej ”zërave” se kariera e tyre varej nga pagesat korruptive. Kjo qasje, e hiperbolizuar nga segmente te caktuara politke dhe mediatike,  u reflektua edhe nga Komisioni i Venecias, i cili në Opinionin ndërmjetës të publikuar në dhjetor 2015, vuri në dukje se “Nevoja e procesit të vettingut shpjegohet nga një supozim, …,që niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar është jashtëzakonisht i lartë dhe situata kërkon masa urgjente dhe radikale”.

Por ndryshe nga sa thuhet sot, Komisioni i Venecias, duke analizuar legjislacionin që po diskutohej për procesin e vettingut,  paralajmëroi pasojat e rënda që mund të sillte në sistemin e drejtësisë, prandaj këshilloi se “… duhet trajtuar si tërësisht i jashtëzakonshëm dhe i duhet nënshtruar masave mbrojtëse shumë shtrënguese për të mbrojtur ata gjyqtarë, që janë të përshtatshëm për të mbajtur postet e tyre” (shih pjesës B. pikat 98 – 100, të opinionit).

Ndërsa në Opinionin Final të miratuar në seancën plenare të datave 11-12 Mars 2016, Komisioni i Venecias, duke evidentuar qëllimet e procesit të rivlerësimit,  u shpreh se “..dispozitat kalimtare në lidhje me masat e jashtëzakonëshme që synojnë vlerësimin e përshtatshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve ekzistues dhe pastrimin e sistemit nga ata që janë të paaftë, të korruptuar ose të lidhur me krimin e organizuar”. Duke analizuar strukturat e organeve që do të kryenin procesin e Vetting-ut, Komsioni i Venecias  kërkoi nga autoritet shqiptare të rishikonin kompetencat e Dhomës së Specializuar të Kualifikimit (si njihej në projekt shkalla e dytë e gjykimit), duke  këshilluar që: “… gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen vlerësimit duhet të kenë mundësi të ankimojnë në një gjykatë ligji ose të paktën në shkallë apeli…”. Madje duke evidentuar obligimet e nenit 6 të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, për çështjet me natyrë disiplinore ndaj magjistratëve,  në këtë Opinion Final, Komisioni i Venecias këshillonte më tej se:

“Së pari është e nevojshme të specifikohet që DHSK-ja duhet të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur të drejtat themelore të të vlerësuarve.

Së dyti, rekomandohet të ruajë të drejtën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pushuar për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të të drejtave të tyre themelore”.

Ky kontribut i Komisionit të Venecia, u vlerësua vetëm pjesërisht nga ”arkitektët” e reformës në drejtësi,  duke u formuluar nenet ”D” dhe ”F” në Ankesin e  Kushtetutës, nga njera anë u parashikuar detajet e rivlerësimit të kontrollit pasuror, dhe nga ana tjetër u krijua Kolegj i Posaçëm të Apelimit

Por e vërteta është se këshillat e eksperteve të Veniecia,  për të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, nuk u pranuan, duke u justifikuar me kometenca e dhënë KPA-së edhe për korigjimin e shkeljeve të të drejtave themelore të magjistrateve që garatonte Aneksi i Kushtetutës, ndërsa rivlerësimi i kontrollit pasuror, u deformua nga nenein 61/3 i ligjit 84/2016, duke u shmanguar shkaku i përjashtimi nga detyra sipas kriterit të  dyfishit të pasurisë së ligjshme ose kur vërtetohej fshehja e pasurisë, me përmbajtjen konfuze të dispozitës  së sipërcituar, që parashikonte se magjistrati mund të shkarkohet “Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë sipas parashikimeve të neneve 39 dhe 33 të këtij ligji”

Pra, Institucionet e Rivlerësimit, nuk zbatuan  kriteret e nenit ”D” të Aneskit të Kushtetutës, duke injoruar rekomandimet e Komisionit të Venecias, përderisa shkarkuan, në mënyrë masive, nga detyra magjistratët, kryesisht për ”deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, në kundërshtim me garancitë  kushtetuese që duhet të vlerësonte posaçërisht, KPA, për verifikimin e standardit të  dyfishit të pasurisë së ligjëshme.  Mjafton të kujtojmë për këtë sjellje devijante, jo vetëm të KPK-së, por edhe të KPA-së, mendimin e dy prej Vëzhguesve Ndërkombëtare të ONM-së. I pari, (z. F.B. de Mongeot), që në Shkurt të vitit 2019, dha “alarmin” se ky intepretim i nenit 61/3  e kthen ligjin  84/2016 në një mjet “të aftë për të kryer mutacion gjenetik të çdo pike të përmendur në nenin 33 dhe duke e kthyer atë në “deklarim të pamjaftueshëm…..”. Ndërsa vëzhguesit tjetër (z.Steven Kessler), bërë publik qëndrimin që bazohej në  rekomandimine Komisionit të Venecias se “..sanksioni i pushimit nga puna autorizohet kur asete te paligjshme ose te pashpjegueshme jane me shume se dyfishi i aseteve dhe te ardhurave te ligjshme”, prandaj aplikimi i nenit 61/3 të ligjit 84/2016, për të shkarkuar subjektin nga detyra përbën“nje korruptim të qellimit te ligjit ..”

Kujtojmë gjithashtu se praktika e deformuar e procesit të rivlerësimit, u konstatua edhe nga Komisioni i Venecias, i cili, duke mos u pajtuar me të,  publikoi projekt – raportin e datës 07 mars 2020, me gjetjet se: “Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen –si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore kërkojnë të ruhen dokumentat financiarë, çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nëse nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik”.

Në vijim Komisioni i Venecias, nuk hezitoi të kritikojë edhe rastet e shkarkimeve nga detyra të Subjekteve të Rivlerësimit, për shkak se “bashkëshortët nuk mund të shpjegonin të ardhurat e tyre të krijuara para martese.” Madje, duke konstatuar qasjen e gabuar në veprimtarinë e Institucioneve të Rivlerësimit, lidhur me “zbatim tejet të ngurtë të afateve proceduriale” për paraqitjen e dokumentacionit, Komisioni i Venecias, këshillon nevojën për rivlerësimin e modaliteteve aktuale të vetingut, përfshi objektin e shtrirjes së procesit të vetingut“, si dhe  rekomandon  rihapjen e disa prej tyre, duke veçuar “raste të arsyeshme, me afate shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave”.

Por Institucionet e Rivlerësimit, përsëri, nuk i respektuan këshillat dhe rekomandimet e Komisionit të Venecia duke sjellë si pasojë situatën, edhe aktuale, që krijoi shkarkimi abuzive i magjistratëve. Kujtojmë  se këto pasoja u paralajmëruan që në krye të herës nga Komisioni i Venecias. Duke u ndaluar tek vendimmarrjet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  rezulton se antarët e tij, nuk e patën kurrë idenë se, përpara se të merreshin me ”qindarkat” e pa justifikuara me të ardhurat e ligjëshme të subjekteve(medje edhe ne rastet kur të afërmit nuk kishte paguar tatim),  kishin tagrat  e Gjykatësit Kushtetues, të rekomanduar nga Komsioni i Venecias,  të përcaktuara në nenin ”F” të këtij Aneksi  që parashikon se “ Kolegji mund të kërkojë mbledhjen e fakteve ose të provave, si dhe të korrigjojë çdo gabim procedurial të kryer nga ana e Komisionit, duke mbajtur parasysh të drejtat themelore të subjektit të rivlerësuar”.

Prandja duke ballafaquar në tërësi rezultate e procesit te vettingut me pritshmëritë që synoheshin prej tij, e vërteta është se Shqipëria, nuk ka respektuar  rekomandimet e Komisionit të Venecias, përderisa magjistratët u larguan në mënyrë selektive, dhe në kundërshtim me përcaktimet e  neneve ”D” dhe “F” të Aneksit të Kushtetutës, që u formuluar sipas këshillave të Komisionit të Venecias.

Ndersa fakti që ky proces nuk u lejua nga Këshilli i Europës që të kryhej në asnjë vend tjetër që ka tentuar ta zbatojë(përfshirë edhe në  Republikën e Kosovës), duhet të shërbejë, jo vetëm si pikë reflektimi për të evidentuar gabimet e lejuara në përzgjedhjen e antarëve mediokër, në përbërje të Instutucioneve të Rivlerësimit, por edhe për të pranuar shkeljet ulëritëse të garancive të neneve  “D” dhe “F” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat, edhe pse u formuluan sipas këshillave të ekspertëve të Venecias, nga mënyra arbitrare e zbatimit të tyre, përmbëjnë shëmbullin më të qartë, të mosrespektimit nga Shqipëria të opinioneve dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias për procesin e rivlerësimit të magjistratëve sipas qëllimit të pastrimit të sistemit nga ata që janë të paaftë, të korruptuar ose të lidhur me krimin e organizuar”.

Për rrjedhojë procesi i vettingut në Shqipëri përbën një dështim, jo vetëm sepse ka shkaktuar shqetësime të thella në jetën shpirtërore e familjare të, jo pak magjistratëve të përkushtuar, por edhe sepse ka sjellë pasoja për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe kolapsin e krijuar me çështjet që presin për gjykim,  në raport me situatën që gjendej në kohën kur startoi ky proces, edhe me pëlqimin dhe këshillat e Komisionit të Venecia. Prandaj mënyrën se si u zhvillua procesi i vettingut dhe situata aktuale në sistemin e drejtësisë e shkaktuar nga shkarkimit arbitrare të magjistrateve, edhe nëqoftëse nuk sjellë trishtim dhe pendesë për “arkitektët “ dhe votuesit e saj, nuk mund të sjellë gëzim  dhe kurrsesi nuk duhet t’i bëjë “krenarë” për “fitorjet e arritura”.

Konfiskimi i pasurive të Personave të Tretë dhe jurisprudenca e Strasburgut
Nga av. Gurali Brahimllari

Duke ndjekur me vëmendje vendimet më të fundit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), është e domosdoshme të rikthehemi te një çështje ende problematike në praktikën tonë gjyqësore: konfiskimi i pasurive të fituara në mirëbesim nga persona të tretë, në procese penale që zhvillohen kundër personave të tjerë.

Në çdo rast, barrën e provës për konfiskimin e pasurisë e ka vetëm Prokuroria. Kur pasuria ka kaluar në favor të personave të tretë, ajo duhet të provojë me fakte të qarta se këta persona janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në veprimtarinë kriminale.

Në të kundërt, Gjykata është e detyruar të pranojë në proces palën e interesuar dhe të respektojë nenin 190/1/a të Kodit të Procedurës Penale, që ndalon konfiskimin e sendeve që u përkasin personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale.

Megjithatë, në praktikë, shpesh janë dhënë vendime që cenojnë të drejtat themelore për një proces të rregullt ligjor. Ka pasur raste kur personat e tretë nuk janë thirrur si palë në gjyq, nuk janë dëgjuar, madje nuk janë legjitimuar as në shkallën e Apelit — duke u mohuar kështu e drejta për mbrojtje dhe për pronë.

Çfarë thotë Strasburgu?

Jurisprudenca e GJEDNJ-së e ka bërë të qartë ndarjen mes masave pasurore parandaluese (si ato të ligjeve antimafia) dhe masave të sekuestrimit apo konfiskimit penal. Në çdo rast, ajo ka theksuar paprekshmërinë e të drejtave të personave të tretë që kanë fituar pronën në mirëbesim dhe të drejtën e tyre për proces të rregullt ligjor.

Dy vendimet më të fundit të GJEDNJ-së ndaj Italisë janë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, pasi kanë ngjashmëri të plotë me praktikat që janë ndjekur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, sidomos me masat e parashikuara nga akti normativ nr. 01/2020, i njohur si “OFL”.

Rasti “Isaia dhe të tjerë kundër Italisë” – 25 shtator 2025

Në këtë vendim, GJEDNJ trajtoi rastin e konfiskimit të pasurive të familjarëve të një personi të dënuar për veprimtari kriminale të zhvilluar gjatë viteve 1980–2008. Gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë lidhje të provuar midis kohës së krijimit të pasurisë dhe veprimtarisë kriminale të të dënuarit.

Për pasojë, u vendos se konfiskimi i pasurive të bashkëshortes dhe djalit të tij ishte i paligjshëm, pasi nuk kishte prova që këto pasuri ishin produkt i krimit.

Rasti “Petruzzo dhe të tjerë kundër Italisë” – 9 tetor 2025

Edhe më i qartë është rasti “Petruzzo”. Aty autoritetet italiane kishin shtrirë konfiskimin mbi pasuri të paluajtshme të blera me kontrata noteriale disa vite përpara se shitësit e tyre të akuzoheshin për vepra penale.

GJEDNJ konstatoi se ky konfiskim përbënte dënim penal ndaj personave të tretë, të cilët nuk kishin qenë pjesëmarrës në procesin gjyqësor dhe ndaj të cilëve nuk ishte ngritur asnjë akuzë.

Gjykata vlerësoi se kjo përbënte shkelje të nenit 7 të Konventës Evropiane, që ndalon dënimin pa vepër penale, si dhe shkelje të nenit 6, për mungesë të të drejtës së mbrojtjes dhe dëgjimit në proces.

Në fund, GJEDNJ njohu edhe shkeljen e të drejtës për gëzimin e qetë të pronës private (neni 1, Protokolli 1 i KEDNJ) dhe urdhëroi kthimin e pasurive tek personat e tretë, si dhe kompensimin për dëmet morale e shpenzimet e mbajtura.

Një paralajmërim për drejtësinë shqiptare

Këto vendime janë të detyrueshme për t’u respektuar edhe nga gjykatat shqiptare, në zbatim të neneve 17, 116 dhe 122 të Kushtetutës.

Ato duhet të shërbejnë si sinjal reflektimi për të gjithë aktorët e drejtësisë, veçanërisht për Prokurorët dhe Gjyqtarët e Posaçëm, të cilët në disa raste kanë ndjekur një praktikë të ngjashme me atë të kritikuar në Itali: konfiskimin e pasurive të personave që nuk kanë asnjë lidhje me veprën penale.

Një dritë e re: Projekti i Kodit të ri Penal

Është për t’u vlerësuar që projekti i ri i Kodit Penal, aktualisht në diskutim, ka një qasje më të drejtë dhe të balancuar ndaj kësaj çështjeje.

Në nenin 75 parashikohet për herë të parë mundësia e konfiskimit ndaj të tretëve, por vetëm kur ata kanë ditur ose duhej të kishin ditur se blerja apo tjetërsimi i pasurisë kishte për qëllim shmangien e konfiskimit.

Më e rëndësishmja: paragrafi 3 i këtij neni garanton shprehimisht se “konfiskimi nuk cenon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim.”

Përfundim

Deri në miratimin e Kodit të ri Penal, jurisprudenca e GJEDNJ-së duhet të udhëheqë praktikën gjyqësore shqiptare në çështjet që lidhen me konfiskimin e pasurive.

Në respekt të neneve 30 dhe 36 të Kodit Penal, është e drejtë që pasuritë e fituara nga krimi të hiqen nga duart e tij.

Por njëkohësisht, është detyrim kushtetues dhe njerëzor të mbrohen të drejtat e pronësisë së atyre që kanë vepruar në mirëbesim, duke garantuar në çdo rast proces të rregullt ligjor sipas neneve 17, 41 e 42 të Kushtetutës dhe neneve 6, 7 e 1/Protokolli 1 të KEDNJ-së.

Qasja e re e Gjykatës Franceze të Kasacionit për të dhënat e përgjimeve të SkyECC dhe ndryshimi që pritet për “fatin” e tyre në proceset penale
Nga Av. Gurali Brahimllari

Në një opinion të botuar më parë kam evidentuar faktin se Qeveria Franceze nuk ka qenë e sinqertë në parashtrimet e saj para Gjykatës së Strasburgut në  çështjen e shtetasve anglez A.L si dhe E.J k. Francës, kur ka pretenduar se ata nuk legjitimoheshin në kërkimet e tyre për kundërshtimin e rezultateve të përgjimeve dhe të hetimeve të kryera në Francë, përderisa nuk kishin ushtruar të drejtën e ankimit para gjykatave franceze (shih Koha Jone; Java News  etj dt 26 Korrik 2025). Sikurse dihet GJEDNJ  në vendimin e shpallur më 24 Shtator 2024, nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet ligjore të ankimit para gjykatave Franceze, duke pranuar se: “…142.  Qeveria (Franceze) tregon … bindshëm se kërkuesit kishin një mjet ankimi që i lejonte ata të kundërshtonin ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e marrjes së të dhënave dhe transmetimit të tyre tek autoritetet britanike për përfshirjen e tyre si provë në dosjen penale.”

Këto rrethanat të parashtruara nga Qeveria Franceze, u konfirmuan si të genjeshtërta nga disa vendime të dhëna prej Gjykatave  Franceze gjatë vitit 2025(përfshirë edhe Gjykatën e Kasacionit), sipas të cilave ligji procedurial francez nuk i mundëson asnjë shtetasi që nuk është palë në një proces gjyqësor në gjykatat Franceze, që të kundërshtojë në Francë, vlefshmërinë e hetimeve dhe rezultatet e përgjimeve të kryera nga  autoritetet gjyqësore franceze (shih, p.sh, vendimin dt 03.06.2025 në çështjen ECLI:FR:CCASS:2025:CR0081, për ankimin e një shtetasi Belg)

Kjo qasje e re e gjykatave franceze u thellua më tej në vendimin e shpallur në datën 16 Shtator 2025 nga Gjykata e Kasacionit për shkak se ka njohur shkeljen e të drejtës për një mjet ankimi efektiv për të gjitha personat e implikuar në çështjet e SkyECC në Evropë dhe më gjerë të cilët gjenden në ndjekje penale, në paraburgim apo janë duke u gjykuar mbi bazën e transkripteve të përgjimeve të SkyECC. Tashme Gjykata Franceze e Kasacionit duke vënë në diskutim  argumentet e Ekipit të Përbashkët të Mbrojtjes së shtetasit gjerman mbi mungesën e origjinalitetit, besueshmërisë dhe legjitimitetit të  të dhënave të trasmetuara nga autoritet Franceze,  për tu përdorur si prova në procesin që zhvillohet në Gjermani, ka  konfirmuar,  jo vetëm të drejtën e ankimit efektiv të kërkuesit për kundërshtimin e mënyrës së formimit/mbledhjes së këtyre të dhënave në Francë, por ka theksuar  se në një hetim digjital me pasoja ndërkufitare, pala franceze  duhet të kishte shoqërohet veprimet e kryera me njoftimin e autoritetve gjqyësore të vendeve të përfshira.

Gjykata Franceze e Kasacionit ka pranuar se “Kjo (procedurë njoftimi) nuk është bërë në rastin e SkyECC” çka bie në kundërshtim me legjislacionin francez.Kujtojmë lexuesin se në  nenin 100-8 të K.Pr.Penale Franceze, parashikohet  se: “Kur një përgjim i korrespondencës së dërguar nga komunikimet elektronike ka të bëjë me një adresë komunikimi që përdoret në territorin e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe nuk kryhet në kuadër të një vendimi hetimor evropian, gjyqtari hetues ose oficeri i policisë gjyqësore  i caktuar prej tij e njofton këtë përgjim tek autoriteti kompetent i atij shteti nëse personi i shënjestruar nga ky përgjim ndodhet në territorin e tij….. Mungesa e njoftimit të parashikuar në paragrafët e parë dhe të dytë përbën shkak për pavlefshmërinë e procedurës vetëm nëse konstatohet se një përgjim i tillë nuk mund të autorizohej, në kuadër të një procedure të ngjashme kombëtare, në zbatim të ligjit të shtetit anëtar, në territorin e të cilit është gjetur personi.”

Prandaj në vendimin (nr. 24-84.262), dt 16/09/2025, Gjykata Franceze e  Kasacionit, duke pranuar argumentet e Ekipit të Përbashkët të Mbrojtjes të kërkuesit nga Gjermania, i akuzuar për veprimtari kriminale, kryesisht, mbi bazën e të dhënave  të SkyECC, ka vendosur t’i drejtojë një pyetje paraprake Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian lidhur me përputhshmërinë e ligjit francez me të drejtën e Bashkimit Evropian, në përgjithësi  dhe në veçanti, me parimin e së drejtës për një mjet juridik efektiv të ankimit.

Konstatojmë se kjo qasje e re e Gjykatë Franceze të Kasacionit,  është determinuar edhe nga efektet e vendimit të GJED të dt 30.04.2024, në të cilin, jo vetëm  u konfirmua  e drejta e të dyshuarve dhe mbrojtjes së tyre për të  njohur dhe kundërshtuar procedurën e përfitimit,  trasferimit apo marrjes së rezultateve të përgjimeve, në raport me legjislacionin e brendshëm të secilit vend të BE-së, por edhe  ka njohur kufizimin e  tagrave të autoriteteve të vendeve antare të BE-së, për të mos shtrirë hetimin dhe përgjimin në teritorin e shteteve të tjera, pa njoftimin paraprake të autoritetev të tyre gjyqësore.

Prandaj, mendojmë se, sipas këtij qëndrimi të ri të gjykatave franceze, jo vetëm që pritet të ndryshojë “fatin” e përdorimit të të dhënave të SkyECC në proceset penale,  por edhe se  do të kete efekt në shqyrtimin e çështjeve tëe ngjashme nga GJEDNJ, për shkak se del zbuluar mashtrimi i qeverisë Franceze në parashtrimet për çështjen e legjitimimit të aplikanteve angleze  A.L si dhe E.J k. Francës, të cilët nuk kanë patur asnjë mundësi për të kundërshtuar ligjshmërinë e procesit të kapjes së të dhënave të EncroChat, para Gjykatave Franceze

Kjo qasje e re e Gjykatës Franceze të Kasacionit ka vënë, qartazi, në dyshim, të gjithë praktiken e deritashme te gjykatave të vendeve të ndryshme të BE-së, të cilat kanë përdorur e vijojnë të përdorin transkriptet e dërguara/marra nga autoritet franceze, edhe pse kanë konstatuar mospërputhjen e plotë mes legjislacionit  të tyre kombëtar me legjislacionin francez, i cili është pa dyshim, i vetmi legjislacion në Europë (ndoshta edhe në botë) që lejon përgjimin masive të qytetarëve dhe njeh si provë në proceset penale rezultate e përgjimeve.

Edhe sipas njoftimit për shtyp të Ekipit të Përbashkët të Mbrojtjes,  rezulton se Gjykata Franceze e Kasacionit e ka evidentuar rëndësinë e interpretimit të këtyre problematikave nga GJEDBE, duke u shprehur se  “Interpretimi i kërkuar ka gjasa të ketë pasoja të rëndësishme, si në aspektin e ankimeve të tjera për pavlefshmëri të paraqitura para gjykatave franceze mbi të njëjtën bazë, ashtu edhe në lidhje me procedurat e shumta aktualisht në zhvillim në shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, ku individët mbahen në paraburgim dhe ndjekjet penale bazohen në veçanti në transmetimin, përmes urdhrit evropian të hetimit, të provave të ngjashme me ato të kundërshtuara nga ankuesi në këtë rekurs, të gjitha me origjinë nga e njëjta procedurë e njohur si ‘SkyECC’.”

Anëtarët e JDT që iniciuan këto procedura theksojnë se do ta çojnë deri në fund  betejën ligjore me besimin e plotë se  kërkesat e tyre do të  shpallen të pranueshme dhe se nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së do të konkludohet se në tërësinë e tij, operacioni që siguroi të dhënat e SkyECC nuk është në përputhje as me të drejtën e BE-së dhe as me të drejën  franceze (neni 100-8 K.Pr.Penale).

Ndërsa në lidhje me çështjet penale që janë zhvilluar dhe po vijojnë me kërkesën e SPAK,  shkelja e të drejtave të personave  që janë paraburgosur vetëm mbi bazën e të dhënave të SkyECC, është ulëritëse, për shkak se  transmetimi i transkripteve nuk është bërë dhe nuk mund të behej përmes Urdhrit Evropian të Hetimit Penal (për shkak se vendi ynë ende nuk është pjesë e BE-së), prandaj nuk mund të prevalojë  parimi i “besimit reciprok” duke i pranuar të ligjëshme  përgjimet masive të autoritetev franceze.

Kujtojmë se duke duke u “fshehur” pas  parimit të “besimit reciprok”, në shtrëmbërim të koncepteve të Konventës së KiE të vitit 1959 “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushen penale”,   Gjykatat e Posaçme, edhe në gjykimin e çështjeve në themel  kanë bazuar vendimet e fajësisë duke pranuar si prova të ligjëshme përmbajtjen e  transkripteve të marra nga autoritet  franceze,  duke injoruar parimin e ekuivalencës që parashikon Konveta e KiE e vitit 1959, e cila kërkon verifikimin e përputhshmërisë së legjislacionit Francez me  legjislacionin e brendshëm të shtetit shqiptar që disiplinon përgjimin e telekomunikimeve, duke pranuar njehresh edhe shkeljen flagrante nga autoritet franceze të parimit të sovranitetit shtetëror.

Madje edhe pse Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike për marrjen e këtyre të dhënave (transkripteve të përgjimeve) sipas Konventës së KiE të vitit 1959, (e cila kërkon zbatimin e parimit të ekuivalencës) autoritet gjyqësore Franceze nuk e kanë ekzekutuar letërporosinë me këtë Instrument të aplikuar nga Pala Shqiptare.

Sikurse kemi bërë të ditur, jo vetëm para Gjykatave por edhe  në debatet publike, në të gjithë letërprositë e ekzekutuara, autoritet gjyqësore Franceze kanë zgjedhur të aplikojnë Konventën e OKB “Për luftën kundër trafikimit të lëndve narkotike dhe  substancave psikotrope” (Konveta e Vjenës 1988), parimi më thelbësor i së cilës, krahës ekuivalencës mes  legjislacioneve të vendeve në bashkëpunim ndërkombëtare, është  respektimi i sovranitetit territorial të secit shtet d.m.th që hetimi (përgjimi)me pasoja ndërkufitare duhet të shoqërohet me njoftimin e vendeve të përfshira.

Prandaj qasja e re e Gjykatës Franceze të Kasacionit duhet të shoqërohet me reflektim të thellë të SPAK dhe posaçërisht të Gjykatave të Posaçme dhe Kolegjit Penal të Gjyakëts së Lartë të cilat, sipas nenit 32/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë  nuk mund të japin, për askënd, vendime fajësie “mbi bazën e të dhënave  të mbledhura në mënyrë të paligjëshme”

Mbi procesin për kualifikimin dhe zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese
Nga av. Gurali Brahimllari

Këto ditë në media është publikuar pjesë e vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me plotësimin e vakancës së shpallur, kohë më parë nga Gjykata e Lartë, pas deklarimit prej saj të përfunduar të mandatit të znj. Olta Zaçaj, Kryetare aktuale e Gjykatës Kushtetuese.

Nga informacionet e publikuara del se në garë kanë marrë pjesë 13 kandidatë, prej të cilëve pas procedurës së ndjekur nga KED, vetëm 6 prej tyre janë kualifikuar për të vazhduar garën. Kandidatët që u përzgjodhën dhe pritet t’i nënshtrohen votimit nga Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë:

-Florjan Ballhysa, Genta Tafa, Alma Faskaj ish funksionare të Institucioneve të Vetingut;

-Asim Vokshi, në funksion Anëtar i Gjykatës së Lartë si edhe

-Alban Toro dhe Naureda Llagami, ish funksionarë të KLGJ-së,

Në opinionin publik është duke u debatuar mbi konfliktin e interesit të kandidatëve të sipërpërmendur, të cilat janë përzgjedhur nga KED, për tu votuar e zgjedhur si Anëtarë të  Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi duket se është fokusuar më shumë në faktin se një prej kandidatëve, z. Asim Vokshi është aktualisht Anëtar i Gjykatës së Lartë.

Duke kujtuar lexuesin se në Dhjetor 2018 kam qenë zgjedhur me short si pjesë e KED-së (anëtar zëvendësues), vlerësova të shpreh publikisht mendimin tim në lidhje me këtë çështje:

– Ligji nuk e ndalon një Anëtar të Gjykatës së Lartë, në detyrë, që të konkurrojë e zgjidhet si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

– Renditjen e kandidatëve sipas pikëzimit për çdo kriter të përcaktuar në ligj e kryen organi kushtetues, sikurse është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, anëtarët e të cilit zgjidhen me short.

– KED ka verifikuar edhe konfliktin e interesit për z. Asim Vokshi dhe e ka lejuar konkurrimin e tij.

– Askush nuk duhet të dyshojë mbi vullnetin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët LIGJI i thërret të votojnë për plotësimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese (sigurisht që z.Vokshi nuk mund të votojë). Prandaj Z. Asim Vokshi duhet të jetë pjesë e kandidatëve që do të duhet të votohen nga Gjykata e Lartë për Anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

– Pengesë, sipas meje, kanë patur dhe kanë VETINGARËT, për të cilët ligji ndalon promovimin në organet e drejtësisë pas përfundimit të mandatit.

– Neni 29 pika 6 e Ligjit nr. 84/2016 lejon vetëm emërimin e tyre “në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes, ose në një vend të përafërt në administratën publike.

– Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e Administratës Publike por Institucion Kushtetues, ish-anëtarët e së cilës iu nënshtruan VETINGUT dhe u shkarkuan nga këta kandidatë, që sot aplikojnë për t’ju zënë vendin.

– Ish funksionarët e VETINGUT janë në konflikt interesi sepse kanë kryer rivlerësimin kalimtar të Anëtarëve të Gjykatës së Lartë që thirren për votim. Prandaj KED duhet të bëjë transparencën për shkeljen e ligjit lidhur me vendimin për kualifikimin e kandidatëve që kanë qenë në këto funksione për tu zgjedhur Anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithsesi z. Asim Vokshi në vlerësimin tim, është kandidatura më dinjtoze për të qenë Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Të dhënat e SkyECC në procesin penal dhe parimi i sovranitetit territorial
Nga av. Gurali Brahimllari

Gjatë vitit 2025 janë publikuar disa vendime penale të gjykatave të Konfederatës Zviceriane (nivel Qarku dhe Kantoni), të cilat në mënyrë unanime kanë konkluduar se të dhënat e SkyECC, janë të prova të papërdorëshme në proceset penale, madje kanë vendosur edhe përjashtimin prej fashikullit të gjykimit dhe asgjesimin e tyre. Sipas këtyre vendimeve, veprimet hetimore të autoriteteve franceze dhe holandeze, për “mbedhjen” e transkripteve të SkyECC, janë kryer në shkelje flagrante të parimit të SOVRANITETIT të Konfederatës Zvicerane, për shkak se nuk është marrë, paraprakisht, autorizimi për përgjimin/hakerimin e telefonave që kishin në përdorim të akuzuarit me vendqëndrim në Zvicër.

Këto vendime të Gjykatave Zvicerane, kanë rëndësi të posaçme për praktikën tonë gjyqësore për shkak se vendi ynë, ashtu si edhe Zvicra nuk është pjesë e BE-së dhe në mënyrë të ngjashme, nuk është i aplikueshëm Urdhëri Europian i Hetimit për marrjen dhe vlerësimin e të dhënave të SkyECC.

Gjykata Zvicerane, kanë konkluduar se vetëm fakti se të dhënat janë kërkuar/dërguar në Zvicër në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale, nuk mund të justifikojë dhunimin e parimeve dhe principeve të legjislacionit kombëtar, prandaj ashtu sikurse kishte disponuar Gjykata e Qarkut Dietikon më 19.06.2025 (që kishte e vendosur që të dhënat e SkyECC të hiqeshin nga dosjet gjyqësore, deri në fund të procedures dhe pasi u mbajtën nën vulë të veçantë, dokumentet u shkatërruan), edhe Gjykata e Lartë e Kantonit Zurich Dhoma e II-të Penale, në datën 15 Gusht 2025, në një çështje me të njëjtën natyrë vendosi :

“..2” Të dhënat SkyECC që gjenden në aktet (e fashikullit gjyqsor) janë të papërdorshme dhe hiqen nga aktet.

Përpos këtij përfundimi, e rëndësishme për praktikën tonë gjyqësor, mendoj se përbën analiza dhe qëndrimi që ka mbajtur kjo gjykatë në lidhje me efektet që ka patur metoda teknike “Man-in-the-Middle” në formimin e transkripteve (të dërguara në CD nga autoritetet Franceze).

Në vendim sqarohet fakti se kjo metodë teknike është aplikuar sipas vendimit të datës 17 dhjetor 2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë në Paris, ishte në gjendje të kapte elementët kriptografikë të nevojshëm për dekriptimin e mesazheve individuale të abonentëve të SkyECC, duke arritur të depërtojë në aparatet celularë të përdoruesve, kudo që të ndodheshin, nëpërmjet dëgrimit të një mesazhi “PUSH”, krejt i pa dukshëm për përdoruesit. Ma anën e instalimit të pajisjes “Man-in-the-Middle” dhe lidhjen e saj me serverin rezervë të SkyECC, u arrit që autoritetet Franceze të siguronin çelësat për deshifrimin e komunikimeve të cilat ishin mbledhur nga procesi i përgjimeve të filluar që në dt 14.06.2019, por pjesa më e madhe e tyre ishte e palexueshme (për shkak të enkriptimit). Në vendim thuhet se pajisja MITM u krijuar nga hetuesit holandezë dhe u aktivizua me ndihmën e tyre nga policia Franceze, menjëherë pas autorizimit nga Gjykata e Parisit. Por më 19 shkurt 2021, hetuesit holandezë vunë re një rënie të ndjeshme të mesazheve të deshifruara, prandaj më 24 shkurt 2021, një gjyqtar në Lille miratoi instalimin e një pajisjeje të dytë MITM në serverin kryesor të platformës SkyECC.

Duke vënë në dukje kohën e zbatimit të metodës teknike “Man-in-the-Middle” dhe funksionin e saj si një lloj “trojani” për të marrë çelësat e deshifrimit, direkt nga telefonat e përdoruesve edhe në territorin Zvicerian, Gjykata ka arritur në përfundimin se mesazhet e periudhës para 17 dhjetorit 2020, ishin ruajtur pas përgjimeve që ishin kryer në kohë reale, por dekriptimi (leximi) i tyre u bë i mundur vetëm pasi çelësat individualë ishin siguruar përmes MITM. Pas verifikimit të të dhënave tyë SkyECC të rastit në shqyrtim Gjykata ka konstatuar se “ngjarjet e aktakuzës për personat B dhe C i përkasin periudhës para kësaj date, ndërsa ngjarja e aktakuzës për personin D i përket kohës pas miratimit të vendosjes së pajisjes”.

Gjykata konstatoi se nga aktet e fashikullit të gjykimit nuk del që Franca të ketë kërkuar ndihmë juridike prej autoritetet kompetente zvicerane, në lidhje me aplikimin e metodës MITM në territorin zviceran, prandaj vlerësoi se telefonat SkyECC u hakeruan në tokën zvicerane pa autorizim gjyqësor prandaj konkludoi se provat janë të pavlefshme përderisa aksesi në pajisjen e të akuzuarit u krye në shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Zvicrës”

Gjykata thekson se një shtet mund t’i ushtrojë kompetencat vetëm brenda territorit të tij dhe se nuk është i autorizuar të kryejë veprime hetimore për nevoja të ndjekjeve penale në territorin e një shteti tjetër pa pëlqimin e tij. Madje Gjykata vëren se “nuk është e nevojshme që autoriteti i një vendi të ketë vepruar në territorin e huaj për të shkelur sovranitetin e këtij shteti të huaj; mjafton që veprimet e tij të kenë efekte në territorin e atij shteti.”

Duke referuar jurisprudencës së Gjykatës Supreme Federale, Gjykata e Kantonit në Zvicer ka konkludur se: “njohuritë e fituara duke shkelur parimin e territorialitetit nëpërmjet pajisjeve teknike të vëzhgimit janë absolutisht të papërdorshme”, prandaj edhe ka urdhëruar heqjen e trye nga fashikulli i gjykimit.

Gjykata e Kantonit në Zvicer ka vijuar më tej arsyetimin e saj duke dhënë përgjigje shteruese çështjeve nëse autoritetet zvicerane do t’i ishin përgjigjur një kërkese franceze për ndihmë juridike për vëzhgim nëpërmjet teknikës MITM si dhe nëse të dhënat SkyECC të mbledhura nëpërmjet vëzhgimit të serverit të kryer në Francë (dhe pa metodën MITM që akseson territorin zviceran) do të ishin të përdorshme në këtë procedure penale.

Thënë ndryshe Gjykata vuri në diskutim çështjen e kushteve për miratimin nga Gjykata Zvicerane të kërkesave të huaja për ndihmë juridike dhe çështja e përdorimit të provave të mbledhura nga autoritetet e huaja edhe nëse nuk do të ishte cënuar parimi sovranitetit shtetëror, të cilat janë debatuar gjatë edhe në proceset penale që po zhvillohen në vendin tonë

Për të dy çështjet Gjykata e Lartë e Kantonit të Zvicrës, ka konkluduar se, sipas legjislacionit kombëtar, Gjykatat Zvicerane as nuk do të përmbushnin një kërkesë për ndihmë juridike nga autoritetet franceze për vëzhgimin e telefonit SkyECC të të akuzuarit nëpërmjet teknikës MITM dhe as nuk do të përdornin të dhënat e tjerë të përftuara prej autoriteteve franceze pa ndërhyrjen me këtë metode teknike hakerimi për shkak se përgjimet, si mjete për kërkimin e provave kanë qenë të pa drejtuar, pa përcaktuar personat konkret dhe veprat penale për të cilat ata po hetoheshin (pra kanë qene rezultate të përgjimeve masive). Madje, në kohën e përgjimeve për të akuzuarit nuk kanë patur procedim penal të rregjistruar as në Francë dhe as në Zvicër

Gjykata e Lartë e Kantonit të Zyrihy-t, ka gjetur shkeljen e të drejtave të mbrojtjes edhe për shkak se nuk është respektuar e drejta e çdo të akuzuar për të marrë në origjinal të dhënat elektronike, duke konstatuar se “të dhënat në dispozicion janë nënshtruar një përpunimi ose “hollimi” nga Europol prej 2021-it për shkak të vëzhgimit masiv”, prandaj “ nuk janë origjinale. Tabelat Excel të konvertuara në skedarë PDF që gjenden në akte, janë krijuar në kuadrin e hetimeve policore dhe janë përpunuar vizualisht, nuk janë të dhënat e vërteta, të papërpunuara….

Në përfundim të kësaj analize theksojmë se në arsyetimin e vendimeve të Gjykatave Zvicerane nuk është përmendur kurrë parimi i besimit reciprok në bashkëpunimin penal ndërkombëtar, i cili është përdorur si “mburojë” në praktikën e deritashme të Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme në vendin tonë, edhe pse Shqipëria, ashtu si edhe Konfederate Zvicerane, nuk është pjesë e BE-së dhe në proceset tona penale nuk është i aplikueshëm Urdhëri Europian i Hetimit.

Ndonëse edhe neni 6 i Direktivë të BE “Për Urdhërin Europian të Hetimit Penal”, parashikon se për mënyrën e mbledhjes së provave, shtetet anëtare duhet të zbatojnë edhe parimin e ekuivalencës, duke verifikuar përputhmërinë e legjislacionit të aplikuar në Francë në raport me legjislacionin kombëtar (sikurse u konkludua edhe në Vendimin e GJED- Luxenbourg, dt 30.04.2024 apo Vendimi I dt 19.12.2024 i Gjykatës rajonale të Berlinit për zbatimin e tij), në vendimet e dhëna deri tani në vendin tonë, vijon të justifikohet përdorimi i të dhënave të SkyECC me sloganin se janë marrë nga autoritetet franceze, të cilat janë “kampion i drejtësisë” dhe nuk mund të vihet në diskutim ligjshëmria e përdorimit të tyre, jo vetëm për paraburgimin por edhe për deklarimin fajtor dhe dënimin e të dyshuarve.

Nevoja për ndryshim vjen edhe nga kjo praktikë e konsoliduar e Gjykatave të Konfederatës Zviceriane, të cilat, duke respektuar parimin e sovranitetit territorial, kanë vënë në diskutim edhe parimin e ekuivalencës, duke u dhënë përgjigje si më lart çështjeve të tjera që lidhen me verfikimin e origjinalitetit të të dhënave të SkyECC dhe të mënyrës së përftimit të transkripteve nga autoritetet franceze, në raport me përmbajtjen e legjislacionit procedural dhe kushtetues përfshirë edhe me dispozitat që disiplinojnë përgjimin dhe të drejtën e fshehtësisë së korespondencës.

Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë
Nga av. Gurali Brahimllari

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me sekuestrimin e telefonave celular ngjalli interesim të shtuar, jo vetëm për profesionistët e ligjit por edhe për opinionin publik. Edhe pse nuk u ndal në cilësitë e telefonit celular të sekuestruar, Gjykata, duke evidentuar “sekuestrimin” e mesazheve të shkëmbyera, konkludoi se “..mbrojtja kushtetuese e nenit 36 të Kushtetutës është e garantuar për korrespondencën, pavarësisht karakteristikave të mjetit me të cilin ajo realizohet për qëllime të transmetimit të mendimit”. Me këtë Vendim Gjykata Kushtetuese ka sfiduar me “përmbysje”, jo vetëm praktikën e deritashme të SPAK, por edhe qëndrimin e Gjykatave të Posaçme e më gjerë, që kanë cilësuar aparatet e telefonisë celulare si SENDE të zakonëshme që sipas neneve 208, 300 dhe 301 të K.Pr.Penale, mund të sekuestrohen, kqyren dhe ekzaminohen, nga Porkuroria, madje edhe nga Policia Gjyqësore (apo BKH) edhe me iniciativë.

Por në konkluzionet e publikuara dhe “urdhërimet” e këtij vendimi del se Gjykata Kushtetuese edhe pse pranon se sekuestrimi është bërë në shkelje të drejtat kushtuese që garatohen prej nenet 35 dhe 36 të Kushtetutes, (në lidhje me mbrojtjene të dhënave perosnale dhe fshehtësinë e korespondecës dhe çdo mjeti tjetër komunikimi) nuk ka vendosur kthimin e aparatit celular ankueses, znj O.Y,. Madje, duke lejuar përdorimin e të dhënave të marra në telefonin e saj (të znj O.Y), për rastin që ka qenë në hetim apo gjykim, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të paqartë e kontradiktore disponuar edhe “ Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.

Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij” Për më tepër vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në kudnërshtim me funksionet e saj ka kufizuar të drejtata kushtetuese të qytetarëve të prekur nga sekuetsrimi i aparateve telefonik (të pandehur, persona nën hetim apo edhe persona të trete pa asnjë lidhje me vepren penale të kryer) përderisa ka sanksionuar se “ky vendim nuk ka fuqi prapavepruese ndaj çështjeve të ngjashme të sekuestrimit..” !!??

Prandaj në tërësinë e tij, ndryshe nda sa pritej apo edhe është perceptuar nga opinion publik ( me përjashtim të z. M Baze në një editorial të gazetës TEMA), ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, duke u përqëndruar vetëm tek e drejta e fshehtësisë së korespondencës, mbetet një vendim i paplotë, jo shterues. Madje, duke konfirmuar përsëri qasjen e saj për të dhënë vendime “as mish e as peshk”, Gjykata Kushtetuese, jo vetwm ka dhwn njw vendim kontradiktor dhe tw paqartë, por edhe ka neglizhuar aplikimin e nenin 32 të Kushtetutës që nuk lejon përdorimin e provave të mbledhura në mënyrë të paligjëshme.

Pwr mw tepwr, ndryshe nga sa është perceptuar në publik, pritej që Gjykata Kushtetuese të zgjidhte dilemën që po diskutohet gjithnjë e më shpesh në seanca gjqyësore dhe jo vetëm:

Çfarë përfaqësojnë sot aparatete e telefonisë celularë dhe cili është tagri i organeve ligjzbatuese për sekuestrimin e tyre ?

Kujtojmë se për shkak të gamës së shërbimeve që ofrojnë për “pronarin” dhe kompleksitetin e të dhënave nga më sensitive që mbartin, so aparatete e telefonsisë mobile, quhen rëndom edhe “telefona inteligjentë”. Tashmë është fakt i pranuar edhe nga shtetet me sistemet penale të avancuara, se teknologjia dixhitale, në përgjithësi dhe përmbajtja e telefonave inteligjentë, në veçanti, ka sfiduar kornizat ligjore të periudhës së disa dekadave më parë duke i vënë në vështirësi edhe autoritet ligjzbatuese të këtyre shteteve

Prandaj, në dallim thelbësor nga praktika e Prokurorisw dhe gjykatave tona, që i konsideron aparatet celularë si “Sende”, jurisprudenca e GJED, GJEDNJ ka evoluar duke kushtëzuar sekuestrimin, kqyrjen dhe ekzaminimin e tyre, në cilësinë e “të dhënave kompjuterike” të parashikuara nga Konventa “Për krimet në fushen e kibernetikës”. Për shkak se mund të ruajnë dhjetëra gigabajt informacione private, këto të dhëna komplekse dhe shumë sensitive, që mbartin telefonat celular, tejkalojnë konceptin e “sekuestrimit të korrespondecës” dhe të ruajtjes së fshehtësisë së saj të shtjelluar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e sipërcituar . Në të kundërt, ndryshimet e vitit 2008 në ligjin procedurial penal, (nenet 208/a; 299/a dhe 299/b të K.Pr.Penale), në lidhje me sekuestrimin e të dhënat kompjuterike, ruajtjen e përshpejtuar dhe mirëmbajtjen e tyre apo për zbulimin e pjesëshëm të të dhënave kompjuterike, janë neglizhuar nga praktika gjyqësore edhe pse ato reflektojnë pikërisht parimet e Konvetës “Për krimin në fushën e kibernetikës”, (e ratifikuar me ligji nr. 8888, datë 25.4.2002),

Në këto kushte është koha për reflektim nga të gjitha autoriotetet ligjzbatuese në vendin tone (përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese), që të vemnë në diskutim dhe të përqafojnë jurisprudencën më të përparuar ndërkombëtyare që, prej kohësh, ka konsideruar aparatet celular si “kompjuterëve shumëfunksionalë që rastësisht kanë aftësi telefonike”.

Mjafton të kujtojmë se, Jurisprudenca e Gjykatës Supreme të SHBA-së, në vendimin e famshëm Riley v. Kalifornisë (2014), e ka zgjidhur këtë problematike, duke i dhënë përgjigje pyetjes:

A mundet policia, pa urdhër/autorizim të gjykatës, të kërkojë informacion dixhital në një telefon celular të sekuestruar një individi të arrestuar ?

Gjykata Supreme ka konsideruar të papërdorshme të dhënat e nxjerra nga telefoni celular të sekustruar gjatë kontrollit në “xhepat” e të arrestuarit, në mungesë të lëshimit nga Gjykata të urdhërit të arrestit. Përfundimet e Gjykatës Supreme të SHBA, janë rrjedhojë, jo vetëm e analizës së precedentëve të rasteve të epokës paradigitale, por edhe të hulumtimeve të thella që ka bërë në vitin 2014, në lidhje me karakteristikat e telefonit celular, ku ka konkluduar se: “… ndryshojnë si në kuptimin sasior ashtu edhe në atë cilësor nga objektet e tjera që mund të mbahen në personin e një të arrestuari. Termi “celular” është në vetvete stenografi mashtruese; Shumë nga këto pajisje janë në fakt minikompjuterë që kanë edhe kapacitetin për t’u përdorur si telefon. Ndërsa ato mund të quhen po aq lehtë kamera, video player, rolodexes, kalendarë, magnetofon, biblioteka, ditarë, albume, televizorë, harta ose gazeta.

Duke krahësuar situatën e ndërhyrjes policore para disa dekadave, Gjykata thekson se “Përpara telefonave celularë, një kontroll i një personi kufizohej nga realitetet fizike dhe tentonte si një çështje e përgjithshme të përbënte vetëm një ndërhyrje të ngushtë në privatësi. Ndërsa aktualisht, “Shumica e njerëzve nuk mund të mbajnë me vete çdo letër që kanë marrë gjatë disa muajve të fundit, çdo fotografi që kanë bërë, ose çdo libër apo artikull që kanë lexuar – as nuk do të kishin ndonjë arsye për ta bërë këtë. Dhe nëse do ta bënin, do t’u duhej të tërhiqnin pas vetes një valixhe …, në vend të një sendi (ene) me madhësinë e një pakete cigaresh .. Edhe telefonat më bazë që shiten për më pak se 20 dollarë mund të mbajnë fotografi, mesazhe me fotografi, mesazhe me tekst, historikun e shfletimit të internetit, një kalendar, një libër telefonash me një mijë hyrje e kështu me radhë

Në vijim prezantojmë për lexuesin disa nga detaje e kësaj çështje me qëllim që të krahësohet me çështjen e shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe të vlerësohet vendimi i dhënë prej saj.

Në rastin e parë, ankuese D.Riley u ndalua nga një oficer policie për drejtim mjeti me targa të skaduara, ndërsa më pas oficeri mësoi se edhe leja e drejtimit të mjetit ishte pezulluar. Një oficer kontrolloi Riley-in dhe gjeti sende që lidheshin me bandën e rrugës “Bloods”. Ai gjithashtu sekuestroi një celular nga xhepi i pantallonave të Rileyt. Oficeri aksesoi informacionin në telefon dhe vuri re se disa fjalë (me sa duket në mesazhe me tekst ose në një listë kontaktesh) parapriheshin nga shkronjat “CK” – një etiketë që ai besonte, qëndronte për “Crip Killers”, një term zhargon për anëtarët e bandës Bloods. Policia gjeti video të të rinjve që grindeshin si edhe fotografi të Riley-t duke qëndruar përpara një makine që dyshohej se ishte përfshirë në një të shtënë disa javë më parë. Para gjyqit, Riley kërkoi të përjashtoheshin të gjitha provat që policia kishte marrë nga telefoni i tij celular duke pretenduar se kontrollet e telefonit shkelnin Amendamentin e Katërt, sepse ato ishin kryer pa urdhër gjykate dhe nuk justifikoheshin ndryshe nga rrethana urgjente. Gjykata e shkallës së parë e hodhi poshtë këtë argument dhe Riley u dënua për të tre akuzat dhe mori një dënim të shtuar prej 15 vjetësh .. Gjykata e Apelit e Kalifornisë konfirmoi vendimin ndërsa Gjykata e Lartë e Kalifornisë e hodhi poshtë kërkesën e Riley-t për shqyrtimin e çështjes.

Në rastin e dytë, një oficer policie që kryente mbikëqyrje rutinë vuri re se shtetësja B. Wurie bënte një shitje të dukshme droge nga një makinë, prandaj e arrestuan dhe e çuan në stacionin e policisë. Këtu i gjetën dhe sekuestruan dy telefona celularë, njeri prej te cileve, po merrte vazhdimisht thirrje nga një burim i identifikuar, në ekranin e jashtëm të telefonit, si “shtëpia ime”. Policët e hapën telefonin dhe arritën të idetifikonin adresën nga telefonohej dhe morën një urdhër kontrolli. Gjatë ekzekutimit gjetën dhe sekuestruan 215 gramë kokainë të fortë, marihuanë, pajisje për drogë, një armë zjarri dhe municione, si dhe para në cash”. Wurie u akuzua për shpërndarje të kokainës së fortë, posedim të kokainës së fortë me qëllim shpërndarjeje dhe për posedimin e një arme zjarri dhe municionesh. Ankuesja kërkoi të përjashtoheshin provat e marra nga kontrolli i apartamentit, duke argumentuar se ato ishin fryt i një kontrolli jokushtetues të telefonit të tij celular. Gjykata e Qarkut e hodhi poshtë kërkesën. Wurie u dënua për të tre akuzat me 262 muaj burg, ndërsa Gjykata e Apelit anuloi dënimet e Wurie sepse : vendosi që telefonat celularë janë të ndryshëm nga sendet e tjera fizike që mund të kontrollohen menjëherë për arrestim pa urdhër, për shkak të sasisë së të dhënave personale që përmbajnë telefonat celularë dhe kërcënimit të papërfillshëm që ato paraqesin për interesat e zbatimit të ligjit.

Pas parashtrimit të çështjes para Gjykatës Supreme të SHBA-së, vendimi i dhënë kundër Riley-it u shfuqizua, ndërsa vendimin për Wurie u konfirmua duke konkluduar se “Policia në përgjithësi nuk mundet, pa një urdhër arresti, të kërkojë informacion dixhital në një telefon celular të sekuestruar nga një individ i arrestuar.” Për të arritur në këtë pwrfundim Gjykata Supreme Amerikane ka dhënë definicione shumë të rëndësishme në lidhje të dhënat që ruhen në aparatet celularë, duke bërë dallimin mes të dhënave që përftoheshin nga sekuestrimi i sendeve në periudhën para – dixhitale. Gjykata vuri në dukje se “një dekadë më parë, oficerët e policisë që kontrollonin një të arrestuar mund të kishin hasur herë pas here një send shumë personal, siç është një ditar. Edhe pse të dhënat e ruajtura në një telefon celular dallohen nga të dhënat fizike vetëm nga sasia, lloje të caktuara të të dhënave janë gjithashtu cilësisht të ndryshme.

Sipas Gjykatës Supreme “Një histori kërkimi dhe shfletimi në internet, për shembull, mund të gjendet në një telefon të lidhur me internetin dhe mund të zbulojë interesat ose shqetësimet private të një individi – ndoshta një kërkim për simptoma të caktuara të sëmundjes, të shoqëruara me vizita të shpeshta në WebMD. Të dhënat në një telefon celular mund të zbulojnë gjithashtu se ku ka qenë një person. Informacioni historik i vendndodhjes është një veçori standarde në shumë telefona inteligjentë dhe mund të rindërtojë lëvizjet specifike të dikujt deri në minutë, jo vetëm nëpër qytet, por edhe brenda një ndërtese të caktuar.

Del se Gjykata Supreme ka analizuar disa precedent, një prej të cilëve (viti 1926) lidhej me dallimin mes kontrollit të “xhepave” së një të dyshuari dhe kontrollit të banesës së tij, duke mbrojtur nga kontrolli arbitrar vetëm banesën. Por Gjykata Supreme në rastin kur aktualisht në “xhepat e të dyshuarit gjenden dhe sekesutrohet një telefon cellular, arrin në një përfudim krej të kundërt sepse “një kontroll telefoni celular zakonisht do t’i ekspozonte qeverisë shumë më tepër sesa kontrolli më i plotë i një shtëpie”… sepse ato mund të gjenden dhe ruhen vetëm në një telefon cellular inteligjent. Duke vënë në diskutim pretendimin e qeverisë se, për të pranuar kërkimin nga Polciia të skedarëve të aksesuar nga distanca nepërmjet çkodimit, Gjykata Supreme e ka gjetur të pabazuar me arsyetimin se “Një kërkim i tillë do të ishte si të gjeje një çelës në xhepin e një të dyshuari dhe të argumentosh se kjo i lejoi autoritet të zbatimit të ligjit të zhbllokonte dhe të kontrollonte një shtëpi.

Gjithsesi, Gjykata Supreme e SHBA-së ka theksuar se “Nuk mund ta mohojmë se vendimi ynë i sotëm do të ketë ndikim në aftësinë e zbatimit të ligjit për të luftuar krimin…..Por për këto rrethana përjashtuese, urgjente, Gjykata Supreme përcaktoi se kërkohet që të jetë një gjykatë të shqyrtojë nëse një emergjencë justifikoi një kontroll pa urdhër në secilin rast të veçantë.

Sipas Gjykatës “Telefonat celularë modernë .. për shumë amerikanë mbajnë “privatësinë e jetës”. Fakti që teknologjia tani i lejon një individi të mbajë në dorë informacione të tilla nuk e bën informacionin më pak të denjë për mbrojtjen për të cilën luftuan Themeluesit.

Prandaj Gjykata duke konkluduar se : Përgjigja jonë për pyetjen se çfarë duhet të bëjë policia para se të kontrollojë një celular të sekuestruar që çon në një arrestim është në përputhje me rrethanat e thjeshta – të marrë një urdhër arresti (nga gjykata); ka “përmbysur” vendimin e Gjykatës së Apelit të Kalifornisë në çështjen Riley dhe e ka kthyer çështjen për procedura të mëtejshme, ndërsa, ka konfirmuar vendimin e Qarkut të Parë në çështjen Wurie (nr. 13–212)

Theksojmë se Gjykata Supreme e SHBA as nuk mund të imagjinonte se nga Policia amerikane mund të ishte sekuestruar telefoni celular një përsoni që nuk kishte lidhje me veprën penale apo që mund të pyetej vetëm si dëshmitar (si znj O.Y), por ka vlerësuar të paligjshëm edhe sekuestrimin e telefonit celular të të dyshuarit gjatë arrestimit të tij, duke i konsideruar të papërdorëshme rezultte e kqyrjes dhe ekzaminimit të të dhënave të tij. Prandaj ky standart pritej që të ishte vënë në diskutim nga Gjykata Kushtetuese, por vendimi i dhënë prej saj është zhgënjyes, jo vetëm sepse nuk e zgjidhi çështjen e sekuestrimit të telefonave inteligjentë dhe të të dhënave sensitive e komplekse që ata mbajnë, por edhe sepse, për sa është shprehur në mbrojtje të korrespondencës, vendimi i dhënë prej saj, nuk ka fuqi prapavepruese, do të ndikojë negativisht për thellimin e shkeljeve të ët drejtave kushtetuese të shtetasve nga marrja, ekzaminimit, printimi dhe shpërndarja, (qoftë edhe në procese gjyqësore të të dhënave shume sensitive të shtetasve, që kapërcejnë konceptet e mbrojhtjes së fshehtësisë së korrespondencës.

A e ka gënjyer qeveria franceze Gjykatën e Strazburgut në parashtrimet për çështjen e përgjimeve të EncroChat?
Nga Av. Gurali Brahimllari

Në datën 24/09/2024 Gjykata e Strasburgut, duke shqyrtuar ankimet nr.44715/20 dhe nr. 47930/21 të shtetasve angleze A.L si dhe E.J kundër Francës, në lidhje me (pa)ligjshmërinë e  përdorimit të të dhënave të platformave të enkriptuara EnchroChat, nuk zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet ligjore të ankimit para gjykatave Franceze.

Ky qëndrim i GJEDNJ-së u determinua nga shpjegimet e pavërteta të Qeverisë Francese (palë e paditur në këtë proces), se për shkeljen e të drejtave të mbrojtura nga KEDNJ, dy aplikantët anglezë duhet të kishin ushtruar të drejtën e ankimit para gjykatave franceze.

Qeveria franceze është fshehur pas Urdhërit Europian të Hetimit, mbi të cilin ishin transmetuar të dhënat e transkripteve të EncroChat, duke shtrëmbëruar përmbajtjen e legjislacionit të saj procedurial duke parashtruar para GJEDNJ-së se:

“….118.  …kërkuesit kishin në dispozicion mjete ankimi kundër instancave franceze që mund të kishin qenë efektive, dhe të cilat duhet të ishin përdorur/shfrytëzuar.

Argumenton fillimisht se kërkuesit mund të kishin kërkuar nga autoritetet hetimore anulimin e transmetimit të të dhënave tek autoritetet britanike me qëllim përfshirjen e tyre si provë në procedime të ndryshme penale në bazë të nenit 694-41 të KPP-së… Nënvizon se ky mjet ankimi është i hapur për çdo “person/palë të interesuar” dhe se kërkuesve do t’u kishte mundësuar të mbështeteshin në praktikën gjyqësore të konsoliduar, e cila lejon, në një situatë tërësisht të brendshme, kërkimin e anulimit të përcjelljes së akteve/dokumenteve që rrjedhin nga një procedim me arsyetimin se ato janë marrë në kushte që bien në kundërshtim me nenin 8 të Konventës… Duke vepruar kështu, kërkuesit do duhej të kishin paraqitur të gjitha pretendimet e tyre në gjykatat e brendshme(franceze).”

Këto argumente të qeverisë franceze, jo vetëm janë pranuar si të vërteta, por edhe i kanë bindur gjykatësit e Strasburgut në vendimmarrjen e tyre kur shprehen se: “…142.  Qeveria (Franceze) tregon në këtë mënyrë bindshëm se kërkuesit kishin një mjet ankimi që i lejonte ata të kundërshtonin ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e marrjes së të dhënave dhe transmetimit të tyre tek autoritetet britanike për përfshirjen e tyre si provë në dosjen penale.”

Prandaj Gjykata e Strasburgut, ndonëse ka dhënë në këtë vendim definicione të rëndësishme për prespektivën e zgjidhjes së çështjeve të ngjashme për të ardhmen (shih paragrafin 101 të vendimit), ka  arritur në konkluzionin se:

“145.  Në bazë të sa më sipër, Gjykata vlerëson se kërkuesit kishin në dispozicion një mjet ankimi, që u jepte mundësi të kundërshtonin në mënyrë efektive masën/vendimin për transmetimin e të dhënave të marra në ekzekutimin e Urdhrit Europian të Hetimit të lëshuar më datë 11 mars 2020, si dhe masën/vendimin për interceptimin, që mundësoi mbledhjen e tyre. Megjithatë, kërkuesit nuk kanë ndjekur asnjë mjet ankimi para gjykatave franceze dhe nuk provojnë ndonjë rrethanë të veçantë që do t’i përjashtonte ata nga një gjë e tillë.”

Por ky qëndrim është nxjerrë “zbuluar” si i pavërtetë nga një vendim i Gjykatës Franceze të  Kasacionit, i dhënë në datën 3 qershor 2025, sipas të cilit ligji procedurial francez nuk i mundëson asnjë shtetasi që nuk është palë në një proces gjyqësor në gjykatat franceze, që të kundërshtojë në Francë, vlefshmërinë e përgjimit të komunikimeve të kryera nga  autoritetet gjyqësore franceze.

Sipas përmbajtjes së këtij vendimi të Gjykatës Franceze të Kasacionit, ankuesi (një shtetas Belg), që ishte paraburgosur dhe po ndiqej penalisht para Gjykatës së Bruge-s në Belgjikë, mbi bazën e të dhënave të SkyECC, akuzohej “për trafik droge dhe konspiracion kriminal”, me dyshimin se kishte qenë përdorues i kësaj platforme dhe nëpërmjet saj, kishte shkëmbyer mesazhe me persona të tjerë. Mbrojtja e ankuesit, në tetor 2024 (bazuar edhe ne vendimin e GJEDNJ-së për aplikantët anglezë që u publikua më 17/10/2024), ka ngritur padi para gjykatave franceze për të deklaruar të pavlefshme transkriptet e përftuara nga hetimet e kryera dhe përgjimet në platformën SkyECC, edhe pse aplikanti nuk po ndiqej penalisht në Francë.

Në nëntor 2024, Gjykata e Apelit e Parisit e hodhi poshtë kërkesën duke e shpallur atë të papranueshme, për shkak se nga zbatim logjik i ligjit francez është e pamundur që një person i përfshirë në procedura penale jashtë vendit, të kundërshtojë ligjshmërinë e provave të mbledhura më parë në Francë. Ky qëndrim i Gjykatës së Apelit është ankimuar në Gjykatën e Kasacionit duke argumentuar shkeljen e të drejtës kushtetuese për një mjet juridik efektiv para gjykatave  Franceze, duke referuar edhe qëndrimin e qeverisë franceze para GJEDNJ-së dhe përfundimet e saj në vendimin e aplikantëve anglezë.

Më 3 qershor 2025, Gjykata Franceze e Kasacionit refuzoi ta referonte këtë çështje para Këshillit Kushtetues, duke POHUAR, ndër të tjera se, legjislacioni francez sipas neneve 170 dhe 173 të Kodit të Procedurës Penale, të drejtën e ankimit, për të kontestuar rregullshmërinë e akteve ose dokumenteve të përfshira në dosjen hetimore, e ka  kufizuar vetëm për subjektet e procesit penal (gjykatësit hetues, prokurori publik, dëshmitari i asistuar ose palëve), duke synuar që të ruajë sekretin e hetimit dhe të integritetin e procesit hetimor si edhe të mbrojë interesat e personave të përfshirë në këto hetime. Madje Gjykata e Kasacionit thekson se: “Për më tepër, ankesat e bazuara në shkeljen e parimeve kushtetuese të respektimit të të drejtave të mbrojtjes, të drejtës për një mjet efektiv juridik dhe të drejtës për një gjykim të drejtë janë të pavlefshme pasi aplikanti, i cili pretendon shkeljen e këtyre parimeve para një gjykate të huaj, nuk është subjekt i ndonjë procedure në Francë.

Pra ky vendimi i Gjykatës së Kasacionit, që e konsideron të pavlefshme ANKESËN e kërkuesit nga Belgjika për shkak se nuk është subjekt i ndonjë procedure në Francë, provon të kundërtën e qëndrimit të qeverisë franceze para GJEDNJ-së në vendimin e shpallur më 24/09/2024.

Këtë vendim të Gjykatës së Kasacionit në Francë, do ta bashkëngjisim dokumenteve që kemi përcjellë në Gjykatën e Strasburgut, ndërkohë që bëjmë me dije lexuesin se para Gjykatës Kushtetuese kemi kundërshtuar pretendimet e përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme, se legjislacioni francez prezumohet të jetë “kampioni” i respektimit të të drejtave të njeriut edhe në fushën e respektimit të standadeve për fshehtësinë e korrespondencës dhe të çdo mjeti komunikimi”.

Theksojmë përsëri se legjislacioni procedurial francez, është i vetmi legjislacion në të gjithë vendet e BE-së, që lejon përgjimin masiv (nëpërmjet sondave përgjuese që interceptojnë të gjithë fluksin e komunikimeve), ndërsa jurisprudenca e GJEDNJ-së, jo vetëm nuk e pranon këtë lloj përgjimi në proceset penale, por e ka venë në dyshim atë edhe për nevojat e inteligjencës sekrete kur lejohet nga legjislacioni i brendshëm (por me theksin se asnjëherë nuk janë prova në proces penal).

Për më tepër në kundërshtim, jo vetëm me jurisprudencën e GJEDNJ-së, por edhe me nenin 222/a të K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë, ligji procedurial francez NUK LEJON ANKIMIN ndaj vendimit të përgjimit të telekomunikimeve.

Për të interesuarit, sjell në vëmendje jurisprudencën e GJEDNJ-së në çështjen LAMBERT k. FRANCËS, dt. 24 gusht 1998, ku Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak se: “20. Z. Lambert parashtroi se vendimi i Gjykatës së Kasacionit për t’i refuzuar atij çdo të drejtë për t’u ankuar për përgjimin e disa prej bisedave të tij telefonike, me arsyetimin se ishte linja e një pale të tretë që ishte përgjuar, kishte shkelur nenin 8 të Konventës.

Ndërsa në çështjen MATHERON k. FRANCES, dt. 29 mars 2005, Gjykata gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak të pamundësisë për të kundërshtuar përfshirjen në dosjen e aplikantit, të transkripteve të bisedave të tij të përgjimeve telefonike të kryera në procese në të cilat ai nuk ishte i përfshirë.  Gjykata pranoi ankimin duke konstatuar shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së për shkak se “… është e qartë se arsyetimi i Gjykatës së Kasacionit mund të çojë në vendime që privojnë mbrojtjen e të drejtave të një numri të caktuar personash, përkatësisht të gjithë ata që do të ishin kundër rezultatit të përgjimeve telefonike të kryera në procese të huaja për ta”.

Duke iu kthyer vendimit të dt. 03.06.2025 të Gjykatës Franceze të Kasacionit, edhe pse  kjo Gjykatë ende nuk është shprehur për pjesën e ankimit të shtetasit belg, në lidhje me të drejtën e tij për të kundërshtuar Urdhërin Europian të Hetimit që ka lejuar transmetimin e transkripteve,   del qartazi se parashtrimet e qeverisë franceze para GJEDNJ-së kanë qenë të pavërteta, për shkak se aplikantët anglezë nuk kanë patur asnjë mundësi për të kundërshtuar ligjshmërinë e procesit të kapjes së të dhënave të EncroChat, para Gjykatëve Franceze. Madje ata nuk mund të kundërshtonin as transmetimin e këtyre të dhënave nëpërmjet UEH për shkak se ndryshe nga autoritetet belge, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte kërkuar paraprakisht ndihmë juridike nga Franca për zbulimin e vendndodhjes së platformës EncroChat dhe të përdoruesve të saj.