Dom Gjergj Meta – JavaNews.al

Kur modeli jonë janë të fortët e Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit
Nga Dom Gjergj Meta

Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke parë këta tipa që zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, në lokalet e zonës, të blera në pak kohë, që sapo dilnin nga makina i fusnin një të shfryrë hundëve dhe një të pështyrë në tokë e përshëndesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt dhe ëndërroje të ishe si ai.

Ndërkohë ty qysh të vogël nuk të ka thënë kush që numrat e matematikës janë hyjnorë dhe se shkenca është e bukur; sa e bukur është gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes janë të bukura e që Eposi i Kreshnikëve, poezitë e Fishtës e të Naimit, sonetat e Mjedës dhe përkthimet e Nolit janë një ushqim për shpirtin.

Nuk të ka thënë kush me ngulm se të lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues të kontinent krijues të kontinentit të vjetër. Po ashtu, nuk të kanë vënë në dorë kurrë një dialog të Platonit, një copëz nga etika e Nikomakut të Aristotelit, apo thjesht një faqe të Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di unë. Madje, edhe emrat e tyre mund të duken të çuditshëm.

Ti je rritur me tallavanë dhe me reperat dylekësh dhe as të ka shkuar ndërmend se ka një Bach, një Mozart, një Bethoven e kështu me radhë. Sa shumë do të kishte ndryshuar jeta jote po të kishe njohur në vend të të fortëve të Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit, së paku një nga këto emra që të thashë më sipër.

Më beso se jeta jote do të kishte qenë krejt ndryshe. Ti këto nuk i pate e as prindërit tuaj nuk i patën, duke qenë se në këto vite ata më shumë mundoheshin se si të siguronin bukën për ty dhe vëllezërit e motrat e tu.

Ata të lanë punën, por ti nuk e doje as punën, sepse e pe që yt atë dhe nëna jote me punë, çdo ditë në arat e tyre, nuk arrinin të siguronin as bukën e gojës.

Ti e vure re se prindërit tuaj në këto vite, megjithëse punuan çdo ditë tokën, ruajtën lopët, apo punuan roje në ndonjë biznes privat, në fund nuk patën lekët e mjaftueshme kur gjyshja u sëmur rëndë, apo ku mami pati një tumor në gjoks. Ti e pe se ata që mbaruan shkollën nga fshati apo lagjja jote filluan punë në një “call center” dhe i rrofshin klasikët e letërsisë, shkencat ekzakte etj.

Ndërkohë që ti shihje para teje parakalime “tangarllëku” nga moshatarët e tu, apo edhe pak më të mëdhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe më banale si X6 apo Ferrari. E tani më vjen ndërmend kur ti fëmijë vije te Kisha bashkë me fëmijët e tjerë e luaje me ta, luteshe me ta, gëzoheshe bashkë me të gjithë moshatarët e tu. Por çfarë ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo në vetminë e një are të mbjellë me lëndë narkotike të jashtëligjshme, apo brenda një magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht një ushtar, një ushtar i vogël i papërfillshëm, i cili ka humbur lirinë e Vet. vet dhe rininë e vet.

Të kanë premtuar “të fortët” se po të bëje këtë punë fiton shumë, në pak kohë dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka një polici që mbron të keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo herët a vonë do ta luftojë atë. Edhe policët janë prindër të disa të rinjve të moshës tënde dhe thjesht duan të marrin rrogën e tyre. Ka kriminelë në radhët e saj, mund të ketë drejtues të korruptuar, por jo policia.

Do të vijë momenti që një ditë do të hyjnë në magazinën ku je ti, me kapuça, të armatosur deri në dhëmbë, e do të bërtasin: “ndal, duart lart!,” do të kapin e do të shtrijnë përtokë duke të vënë një tytë të ftohtë pistolete në kokë e do të vënë prangat.

Dhe ti si ushtar që je do të dënohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do të vazhdojnë duke rekrutuar të tjerë të rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohësh atje te ti në burg. E megjithatë të shkoi mirë që je në burg se mund të ishe edhe një kufomë më shumë dhe anonime në pardhe anonime në parcelat e kanabisit.

Por unë do të vij edhe atje të takoj në burg, jo për të thënë se je djalë i keq, por për të thënë se me gjithë të gjitha, nëse ti do, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë dhe se mund t’ia dalësh, por për këtë duhet të dalësh nga terri ku je futur, duhet të dalësh mbi vetveten. Për këtë duhet të kesh guxim e unë jam këtu për të t’inkurajuar që të ikësh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e të nisësh një jetë të re…

Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë
Nga Gjergj Meta/

Në Kurbnesh, te shtëpia e Griseldës së vrarë në Laprakë, ishte krijuar qysh në mëngjes herët rreshti i burrave e i grave që i shkonin Ilirit, të atit të saj, për ngushëllim. Po po, atij Ilirit që fantazia e babëzitur e mediave online apo e policëve informatorë, e kishte bërë një baba që kishte braktisur fëmijët. Vihem në rresht edhe unë me burrat e tjerë. Na presin kushërinjtë e Ilirit të rreshtuar, sikur është zakon ndër këto anë tonat, e më pas takojmë edhe Ilirin.

Dialogu është shumë i shkurtër:

“A u mërzite?”

“Po shumë”

“Zoti të dhashtë forcë”

“Zoti të rujt!”.

Vishem me rrobat liturgjike dhe drejtohem në heshtje kah arkivoli. Te kryet e Griseldës është Drita, nana, që po të njëjtat media apo policë informatorë e kanë bërë të vdekur. Dritës po, i ka vdekur drita e syve, është fishkur ajo dritë. Asaj po, i ka vdekur bami i kraharorit të saj. Kjo po është vdekja e saj e jo ajo e portaleve.

Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë. Hyjnisht e bukur. Pak më shumë se një fëmijë, pak më pak se një e rritur. Duket sikur asaj bukurie i bëjnë kurorê malet pêrreth që e kanë parë të lindë, të hedhë hapat e parë e të shqiptojë fjalët e para. Kushedi sa herë malet përreth kanë lozur me të qarën apo të bërtiturat e saj duke e hedhur sa nga një shpat në tjetrin e duke ia kthyer sërisht asaj në jehonë. Sot ato male duken sikur janë pêrthyer nga dhimbja, sepse e dinë se nuk do të mund të jehojnë më kurrë zërin e Griseldës.

Sapo nisi lutja u bënë bashkë Iliri, Drita dhe dy fëmijët e tjerë, djali 15 vjeç dhe vajza tjetër 10 vjeçe. Shikonin me sy të përlotur, herë mua e herë Griseldën. Luteshim të gjithë sa ishim, në heshtjen e atyre maleve ku rripave të bardha të dëborës iu shtohej edhe e bardha e fustanit nusëror të Griseldës. Edhe burrave iu skuqën sytë ndërsa thonim de profundis, nga humnera klitha drejt teje o Zot.

Në një çast m’u duk se edhe ajo po lëvizte buzët duke u lutur me ne: “Nga humnera klitha drejt teje o Zot/ O Zot dëgjoje lutjen time …”

Nuk gjeja fjalë. Vetëm pak fjalë e shumë heshtje. Cila fjalë mund të ngushëllojë zemrën e një nane? Cila fjalë mund të rikrijojë në kraharorin e saj një Griseldë tjetër? Në këto raste ia kam frikën fjalës time dhe e lë të heshtë. Nuk e nxjerr nga goja, se kam frikë mos kthehet në plumb apo ndoshta bëhet thjeshtë e kotë. E atëherë lexoj Fjalën, atë të Zotit, me F të madhe. Vetëm ajo ngushëllon si duhet dhe kur duhet. Vetëm ajo Fjalë gjen ato shtigje të papërshkuara e të panjohura të shpirtit, ashtu sikurse vetëm Griselda din shtigjet ku ka luajtur në fëmijërinë e saj. Ajo Fjalë depërton thellë dhe vetëm ajo jep shpresë.

Lutja mbaroi e Iliri më kërkon t’i bekoj kullën e tij të varfër ku jeton. E bekoj edhe kullën e ngjitem aty ku rrinë burrat që vijnë me pi kafen e mortes. Pak fjalë e shumë heshtje. Heshtje! Nuk ka fjalë. E vetmja që flet është dhimbja. Dhimbja flet në heshtje.

Nga jashtë dëgjohen britmat e grave që vajtojnë me fjalë e herë pas here dëgjohet zëri i Dritës: “Ah e mjera unë për ty oj Griselda ime”.

Pijmë kafen e themi ato fjalë që kanë mbet të pandryshume për shekuj e shekuj: “Zoti ju forcoftë! Mos pafshi ma keq! Ju ardhshim për t’mira mas sodit!”.

Çohem e dal jashtë. Bora e parë tashmë ka rënë. Dielli ndrit fort e xen pak n’at shpat mali të Selitës. Bryma që ka rënë gjithë natën ka shtruar tokën.

Largohem, e duke ecur shoh rreshta të tjerë burrash e nga pas gratë, që ruajnë kodet e të ecurit, duke shkuar drejt shtëpisë së Ilirit e Dritës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Giseldës.

Do doja të thoja shumë gjëra. Do flisja pa fund për shpresën e këputur të së bukurës Griseldë, të shumë Griseldave, familjeve që për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre po provojnë të pamundurën. Por është e kotë. Është kohë e humbur, sikurse qe lufta e mjekëve kundër kohës për t’i shpëtuar jetën të bukurës Griseldë. Është kohë e humbur si leximi i portaleve apo informatat e policëve që kanë humbur etikën në të gjitha përmasat e saj e asnjë prej tyre nuk ishte sot aty.

Pusho në paqe Griseldë nëse do të mundesh. Pusho n’ato varre të Kurbneshit, nën hijen pishave të larta, pranë të parave tu, aty diku përbi Kishëzës së shna Ndout. Pusho e qetë e bukura Griseldë, nëse ne do të lëmë të qetë.

U prehsh në paqe Ardit, heroi i mjerimit
Nga Gjergj Meta

Jemi mësuar të shohim 17-vjeçarë tekanjozë, duke bredhur nëpër bare e makina luksoze, apo sherrxhinj, e pse jo edhe të abuzuar, përdorues të drogave, apo edhe thjesht viktima të varfërisë. Ndërsa Arditi, që humbi jetën para pak ditësh në plehrat e Sharrës, është hero i mjerimit.

Po, po, ashtu! Varfëria ka shpesh viktima dhe sigurisht Arditi, pavarësisht faktit që babai i tij ishte një polic, të cilit shteti duhet t’i garantojë jetesën e familjes, ishte një viktimë. Por me 17 vjetët e tij do të thosha që ishte një hero, e këtë e tregon edhe rrëfimi i dhimbshëm i shokëve të tij të klasës e ai i babait, që e dinte se i biri kishte hyrë në punë për të blerë rrobat për shkollë, ose thjesht për të pasur një lek më shumë në xhep.

Që një adoleshent të punojë, kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një fisnikëri. Kjo shihet gjithnjë e më e rrallë në realitetin tonë, edhe pse adoleshentët i sheh shpesh kamerierë apo në vende të tjera pune për të çuar ndonjë lek më shumë në shtëpi.

Arditi sot është heroi im, sepse ai kthehet në një model përkushtimi ndaj familjes e ndaj vetes. Imagjinoj dhimbjen e prindërve të tij, por mendoj se bashkë me dhimbjen duhet të ndihen edhe krenarë për një fëmijë të tillë që në ditë vere nuk kërkoi plazh, as udhëtime jashtë shtetit, as para për të blerë apo thjesht për t’u argëtuar, por shkoi e punoi. A nuk është kjo një fisnikëri?

Vdekja e Arditit sot na interpelon të gjithëve, si shoqëri e cila është e anestetizuar, pasi tepër e varfër dhe e dhunuar. Na interpelon se si është e mundur që një punonjës shteti nuk arrin të garantojë jetesën e familjes së tij. Sa herë kam qëlluar e kam parë policë në rrugë duke pritur për një makinë, pasi kishin lënë turnin e punës në burgun e Shënkollit apo të Fushë-Krujës. Sa herë i kam marrë në makinë për t’i shoqëruar deri ku donin të shkonin.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që varfëria të jetë aq e madhe, saqë një djalë i pastërvitur si Arditi shkon e bën një punë, e cila, edhe pse mund të duket e pistë, ka nevojë sigurisht për trajnime të mirëfillta që, përveç ndotjes, sjell edhe rreziqe të tilla.

Një vdekje si ajo e Arditit është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Djem me iniciativë dhe dëshirë për t’i bërë ballë jetës i nevojiten këtij vendi dhe shoqërisë sonë. Unë nuk pata fatin të të takoja Ardit, për të ta dhënë këshillën, por ti na dhe edhe një herë një leksion të madh, leksione që fatkeqësisht po i marrim përditë nëpërmjet historive tragjike.

Na solle në vëmendje sa të rëndësishme janë të drejtat themelore të njeriut dhe zbatimi rigoroz i tyre, sa ia vlen të denoncosh dhe të çirresh për të parandaluar çdo aferë korruptive që bëhet shkak për vdekjet tona të përditshme në rrugë, kantiere pune, nga krimi i organizuar dhe ai ordiner, sa ia vlen të sakrifikosh për një jetë më të mirë. Ti, Ardit, je një personazh i vërtetë i romaneve mesjetare të Hygoit, që me historinë tënde tragjike na tregon sa vlerë ka jeta, dhe sa ia vlen të luftosh kundër padrejtësive!

Ndoshta nuk do të bëhej mjek, apo jurist, a ku ta di unë, por sigurisht nuk do të ishte kontingjent i vrasësve, i shpërndarësve të drogës, apo tekanjoz Blloku a spitullaq resortesh turistike. Do të bëhej një njeri i vetëdijshëm se sa e mundimshme është jeta reale, një baba e një bashkëshort i përgjegjshëm. Në fytyrën e tij dallohej kjo gjallëri, ky entuziazëm e ai shikim prej një të riu të dashuruar me jetën.

Aq i dashuruar sa nuk ka pasur turp t’i thotë kujt se punon me plehrat. Madje, turp përballë tij ndiejnë moshatarët e tij dhe ndoshta të gjithë ne që jetën e kemi pak më të garantuar sesa ai. Po, po, moshatarët e tij, të cilëve u është dhënë gjithçka dhe që nuk kanë nevojë të luajnë as gishtin e vogël të dorës për të pasur diçka. Arditi sot është heroi im. Nga mosha mund të ishte fëmija im, por nëse do të kisha ndonjëherë një të tillë, do të doja të ishte një si Arditi.

E megjithatë, ky hero i mjerimit iku, bashkë me ëndrrat e tij, më dëshirën e tij për jetën. Pushofsh në paqe djalosh atje ku nuk ka më plehra, ku nuk ka më njerëz indiferentë, nuk ka më një shtet që punonjësit të vet nuk i garanton jetesën e familjes, nuk ka më pakujdesi në punë e nuk të mbulon njeri me plehra pasi ke vdekur. E nga atje i dashur Ardit bëje një lutje për ne që të zgjohemi e sidomos për moshatarët e tu, që ende nuk e dinë se çfarë do të thotë të punosh apo të lodhesh për të fituar diçka. Pusho në paqe Ardit, heroi im!

Kush i tradhëtoi LGBT, SHBA-BE, Avokati i Popullit apo llogaritjet politike?
Nga Gjergj Meta

Kishte kohë që ziente kjo çështje. Ndër të parët që folën për këtë gjë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku sot bëhet politika dhe mbahen qëndrime, në rrafshin civil ishin dy deputetë: Tritan Shehu dhe Mesila Doda. Por këtë çështje në publik për herë të parë dhe qartas, zyrtarisht e ngriti Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë me një prononcim të saj në plenaren e Majit të këtij viti me anë të një deklarate për reformën në drejtësi ku ndër të tjera u tha: “…dëshirojmë të vendosim theksin në ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjiin e mos-diskriminimit (Neni 18). Kisha katolike mbështet nismat për mos-diskriminimin dhe reflektimi i saj nxitet nga kujdesi për çdolloj situate njerëzore që kërkon delikatesë dhe tutelë. Në këtë prizëm, edhe në Kishën katolike, ka një reflektim që shkon në drejtim të përkujdesjes dhe mosdiskriminimit në të gjitha dimensionet e jetës njerëzore. Nga ana tjetër ne kërkojmë nga ligjvënësit që këto ndryshime, në një të nesërme, të mos prekin kodin dhe sensin e familjes, që për ne të krishterët është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje.”

Sikurse shihet qartë Kisha Katolike nuk ka kërkuar mosvotimin apo përjashtimin e këtij neni në asnjë moment, por ka kërkuar kujdes që në të ardhemn ky ligj i mosdiskriminimit të mos bëhej shkas për ndryshimin e kodit të familjes, pra thjesht dhe qartë Kisha Katolike njeh si martesë vëtëm atë ndërmjet burrit dhe gruas, sikurse thotë edhe Papa Françesku në Porosinë e tij të funditAmoris Laetitia: “… vetëm bashkimi ekskluziv ndërmjet një burri dhe një gruaje kryen një funksion shoqëror të plotë, duke qenë se është një angazhim i qëndrueshëm që bën të mundur vazhdimësinë e jetës. Duhet të pranojmë larminë e madhe të situatave familiare që mund të ofrojnë një farë rregulli jete, por çiftet bashkëjetuese apo bashkëjetesat e personave me të njëjtën gjini … nuk mund të barazohen aq lehtësisht me martesën. Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë”. (AL 52).

Po çfarë në të vërtetë përmban aktualisht Kushtetuta dhe çfarë do të ndodhte me ndryshimet në Kushtetutë? Mendoj është e rëndësishme të dihet, sepse ndryshimet kushtetuese në popull nuk i di askush, madje edhe shumë deputetë as nuk i’a kanë idenë se çfarë ka ndodhur me miratimin e reformës. Thjesht janë mjaftuar me fjalën reformë që i’u është dukur e bukur.

Kushtetuta aktuale, në pjesën e dytë të saj me titull “Të drejtat themelore të njeriut”, në kreun e parë ku janë parimet e përgjithshme, pikërisht në nenin 18 § 2 thotë:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca,feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Drafti i propozuar për miratim në ndryshimet e reja kushtetuese ishte ky:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca,feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike,identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Pra në versionin e ri ishin shtuar dy fjalë: orientim seksual dhe identitet gjinor. Këto dy fjalë ranë dhe kështu paragrafi 2 i nenit 4 të Kushtetuës së vjetër mbeti i njëjtë, i pandryshuar, në mos e paçin hequr krejt, çka do të krijonte problem edhe më të mëdha. Ky nen kushtetues në tërësinë e tij është i rëndësishëm, sepse sanksionon një rregull juridike të vjetër dhe themelore: të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kjo të gjithë do të thotë të gjithë.

Por para se të shkoj këtu është e rëndësishme të kuptojmë se pse ranë këto dy fjalë dhe a do të krijonin problem po të rrinin?

Kam disa paqartësi rreth faktit që ky paragraf ra. Po i rradhis me kujdes.

Më çudit fakti që ambasadorët e BE dhe USA nuk reaguan në lidhje me këtë ndryshim kushtetues, apo me rënien e këtij paragrafi në momentet e fundit. A thua ishte një kompromis më i madh për t’u bërë e atëherë ambasadorët, që nuk ngurrojnë të dalin në paradat e LGBT me biçikletë, këtë herë nuk donin të hapnin një front tjetër? Më vjen keq nëse është kështu për LGBT dhe për vetë ambasadorët, sepse do të thotë se mbështesin vetëm ideologjikisht këto persona dhe kur duhet vërtet të bëjnë një hap konkret për ta, i zbresin biçikletës.

Çuditërisht kësaj here nuk u ndie as zëri i Avokatit të popullit i cili ishte ndër flamurtarët e të drejtave LGBT e po ashtu nuk u ndien as ambasada të tjera flamurtare të LGBT. A nuk ishte një rast unik e i papërsëritshëm, dhe faktikisht që nuk mund të vijë më, që mosdiskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe atij gjinor të hynte në kushtetutë. Si ka mundësi që USA, BE, Avokati i popullit e lanë të bjerë dhe tradhëtuan një kauz të tillë? Si ka mundësi që vetë LGBT nuk shpenzuan asnjë presje për këtë gjë? A thua edhe ata tradhëtuan vetveten?

Më çudit ende një fakt tjetër. Ky nen ra pikërisht ndërsa negociatat për konsensusin e reformës kishin hyrë në një qorrsokak. Ndërsa konsensuset prisheshin e shprisheshin, ndërsa acaroheshin faktorët politikë dhe rrezikonte të binte mazhoranca krejt papritur i jepet ok rënies së një neni dhe kjo shihet si një fitore e një partie politike konkretisht PDIU, e cila ka 5 deputetë në parlament. A ka dikush të drejtë të mendojë se për 5 vota u shitën LGBT si mall i lirë?

Dikush mund të thotë: po ti don Gjergj hallin e LGBT-ve ke se ju si Kishë sikur jeni kundër atyre? Një objeksion i drejtë ky mendoj. Pak histori personale. Artikullin e parë për këtë temë e kam shkruar në vitin 2002 në gazetën “Koha jonë” dhe aty kam qenë mjaft kategorik rreth përjashtimit të martesave homoseskuale. E kam vazhduar publicistikën time rreth kësaj teme edhe në momente të tjera në Gazetën Panorama apo në dalje të ndryshme në TV duke qëndruar ndërmjet doktrinës së Kishës për përjashtimin e martesës dhe të drejtës së çdonjeriu për të pasur një orientim seksual. Unë e di që ende nuk është koha te ne për të trajtuar disa tema, por do të vijë shumë shpejt.

Nuk di të them nëse duhet të rrinte apo jo ai nen, por ishte i vetmi nen që nuk kishte të bënte me organizma apo struktura, por kishte të bënte me njerëz. Aty, sikurse shihet qartë nuk bëhej fjalë për martesë, por për mosdiskriminim nën maksimën më të rëndësishme në rendin juridik: të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë do të thotë njerëz dhe jo sende, jo struktura, jo kafshë. A mund të rregullohet ndryshe mosdiskriminimi i personave me oriemtim homoseksual apo me një identitet gjinor të ndryshëm nga seksi biologjik? Sigurisht që po. Mund t’u delegohet ligjeve të sektorëve të ndryshëm të jetës dhe shoqërisë si p.sh. politikave të punësimit, apo të pjesëmarrjes në jetën publike. Nesër ne nuk mund dhe nuk duhet të ndalojmë që Kryeministri apo Presidenti i vendit të jetë homoseksual, ashtu sikurse nuk mund apo duhet të ndalojmë që dikush të kandidojë për deputet pasi ka ndërruar seksin e tij. E po ashtu nuk mund ta ndalojmë dikë që të ketë një vend pune për shkak të një orientimi të caktuar. Por gjithsesi çështja ngrihet se kush do t’i mbrojë këto persona. Nëse jo kushtetuta atëherë ligjet apo normat e veçanta.

Është e vërtetë që përveç disa vendeve të Amerikës latine, asnjë vend europian nuk e ka në Kushtetutë çështjen e mosdiskriminimit për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor, por sepse kushtetutat e vendeve perëndimore janë pak më të qëndrueshme se tonat e për t’i ndryshuar duhet shumë punë. Vendet perëndimore këtë gjë ua delegojnë ligjeve të veçanta apo normave që dalin në përputhje me rakomandimet që vijnë nga BE. Në fakt flitet vetëm për rakomandime dhe jo për detyrim. Këtë e tregoi në fakt edh fakti që LGBT “u sakrifikuan” pa asnjë problem nga të gjitha palët. As Belgjika, as Franca, Hollanda apo spanja nuk e kanë në kushtetutë mosdiskriminimin për shkak të orientimit homoseksual, por aty martesat homoseksuale bëhen. Prandaj unë e quaj një fitore të Pirros, e fundit pra.

Neni 18, i ndryshuar, kishte një mundësi po të miratohej, që t’i hapte rrugën martesave gay. Me një logjikë juridike strikte mund të arrihej aty. Por ishte vëtëm një mundësi si shumë të tjera që çdo ligj ka për t’i hapur rrugë diçkaje që një pjese të shoqërisë nuk i pëlqen. Por këto janë vetëm mundësi. Ajo çka bie në sy është fakti që shoqëria shqiptare mbetet thellësisht diskriminuese jo vetëm ndaj personave me orientim homoseksual, por edhe ndaj romëve, ndaj personave me aftësi të kufizuar etj dhe kjo reflektohet në terminologjinë që përdoret, të cilën nuk po e shkruaj për të ruajtur etikën.

Pak më parë tregova historinë time personale rreth qasjes ndaj këtij problemi. Kam një mea culpa për të bërë. Unë mendoj se është humbur shumë kohë edhe nga ana e Kishës duke ngritur barrikada dhe mure në qasjen ndaj këtyre personave dhe jo vetëm. Kjo ka bërë që shumë njerëz t’i largohen kishave tona e të mos ndjejnë atë dashuri  dhe ngrohtësi që Lajmi i mirë i Ungjillit ka për të gjithë. Si të krishterë kemi ngritur jo rrallëherë barrikada morale e kemi vënë barra që as ne vetë si besimtarë apo klerikë nuk i kemi luajtur as me gisht të dorës. Prandaj Papa në udhëtimin e fundit në Armeni i ftoi të krishterët që t’u kërkojnë falje personave LGBT e jo vetëm. Kemi kërkuar moralin ndaj personave homosekseualë duke harruar ligësinë që përdorim në marrëdhënie të shoqishoqme me anë të thashethemit, përjashtimit, kompromiseve, skandaleve financiare e seksuale.

A duhej të rrinte ai paragraf? Nuk e di. Për mua mund të rrinte, sepse nuk do të prishte asgjë. Familjen sot nuk e rrezikojnë personat LGBT, por dhuna, papunësia, korrupsioni, pornografia, bota virtuale, mungesa e politikave pro familjes etj. Mendoj që agresiviteti ndaj personave LGBT shpreh më shumë, vatra të pazgjidhura brenda nesh, se sa një fakt objektiv jashtë nesh. E kam thënë edhe herë të tjera dhe e përsëri që është njësoj arroganca e lobeve LGBT dhe arroganca e atyre që janë kundër personave të tillë. Janë skajet që takohen e përputhen. Unë nuk jam as për njërën e as për tjetrën.

Shqipëria ngjan si ajo gruaja që u dhunua në Vlorë
Nga Dom Gjergj Meta

A e dini te dashur se si me duket Shqiperia nganjëherë? Si puna e asaj gruas që u dhunua në Vlorë. Dikush e dhunon, dikush rri indiferent, dikush largohet e dikush tjetër e lmon.

Ata që e duan nuk kanë fuqi ta mbrojnë. Më duket akoma si një femër që duan ta kenë dashnore disa barkmëdhenj të pangopur e që herë e rrahin e herë e fusin në shtrat për qejfin e tyre.

Por asnjë nuk e dashuron e kur ajo është e sëmurë askush nuk e sheh me sy të ballit. Mund të vazhdoja pafundësisht kështu. Unë për veten time e dua dhe më dhimbset.

Dhe nuk e dua vetëm kur ka ndeshje kombëtarja. E dua edhe kur nuk shkoj në Paris për të parë ndeshjen.