Filip Çakuli – JavaNews.al

Shkulën gjithçka, përveç Ramës
Nga Filip Çakuli

Besoj se protesta ia arriti qëllimit. Semaforët u shkulën, koshat u dogjën, bulevardi u bë për rikonstruksion dhe flamingot fluturuan drejt vendeve të nxehta. Edhe dyqanet u blinduan me hekura e llamarina. Tregtia e materialeve të ndërtimit duhet t’u jetë mirënjohëse revolucionarëve.

Shkulën gjithçka që u doli përpara, por nuk shkulën dot Ramën nga istikami.

Ky i fundit vuri disa karrige druri para zyrave, duke i ftuar në dialog. Revolucionarët ua vunë flakën. Pastaj vendosi ulëse guri. Këta ishin të armatosur me molotovë e fishekzjarrë, por harruan të merrnin edhe vare. Revolucioni mbeti në gjysmë të rrugës.

I bënë thirrje çdo ditë popullit t’u bashkohej, por populli është më i mënçur dhe pragmatist. Nuk ndjek dhunuesit…. Atëherë shpikën një demokraci të re: flisnin në megafon në emër të popullit. Si dikur, kur arrestonin njerëzit në mesnatë në emër të popullit, ndërsa populli flinte gjumë.

“Shqipëria kërkon revolucion!”, bërtisnin. Po kush ishte Shqipëria? Ata në shesh, apo ata në kafene që ndiqnin revolucionin me kafe e cigare?

Me sa duket, populli kishte deleguar përfaqësimin pa dijeninë e vet.

Dhe kështu, nga dhjetëra mijëra, revolucioni u katandis në kaposh me një thelë. Një revolucion që filloi kombëtar dhe përfundoi familjar.

Dhe imagjino protestat kombëtare dhe ndërkombëtare të opozitës, që përfundojnë me pak pjesëmarrës. Mirë ata nuk turpërohen me numrat e ndjekësve, po na vënë dhe ne në siklet, që presim dhe dëshirojmë një opozitë të fuqishme.

Nuk ma nxë goja t’i quaj studentë ata që zëvendësojnë argumentin me “Edi Rama të q… robtë”, “Rama legen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe sharje të tjera rrugaçërore. U duket se janë njëherësh hetues, prokurorë, gjykatës dhe përmbarues.

Vendimin e kanë dhënë; mungon gjykimi. Madje, sipas parimit të tyre, në burg duhet të shkojnë të dy: Rama dhe Berisha. Për këtë të fundit, çuditërisht, revolucioni nuk ka gjetur ende zgjidhje. Se kryetari i opozitës don të privatizojë një “revolucion”, që zgjat prej muajsh, në mungesë të protestueve të vetë.

M’u kujtua një fjalë e urtë: atë nuk e qasnin në fshat, ai kërkonte të bijën e priftit.

Por do të ishte gabim të ngatërrohej protesta me vandalët. Qeverisja ka skandale pa hesap. Pagat, pensionet, çmimet dhe kushtet e jetesës janë arsye më se të mjaftueshme për të protestuar.

Një student duhet të mendojë për provimet, jo nëse do t’i dalin paratë për qiranë dhe ushqimin. Ndërsa pensionisti duhet të jetojë me pensionin, jo të bëjë llogaritë se cilin ilaç të lërë pa blerë. Ka humbur dhe shpresa, se mund të rregullohet gjendja. Se humbja e iluzionëve, është normale, humbja e shpresës, është tragjike

Qeveria duhet t’i dëgjojë. Pavarësisht përpjekjeve për të ndrequr disa gjëra, për të bërë dialog për kërkesat e tyre. Të jemi realistë, qeveria nuk mund të zgjidhë gjithë problemet, veç të sajat dhe ato të mbartura nga qeverisjet e mëparshme.

Ka shpikur “pasqyrën” , si Pizarro përballë Atahualpës të inkasve, duke menduar se mjafton të tregosh “pasqyrën” për reflektim.

Nga ana tjetër, opozita duhet të kuptojë se revolucioni nuk bëhet duke djegur koshat, as duke u betuar se përfaqëson popullin. Nëse populli nuk të ndjek, nuk mund ta marrësh peng dhe ta nxjerrësh me detyrim në shesh.

Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë, ka thënë një prrdident amerikan. Por rezistenca nuk është të shkulësh semaforin, të djegësh koshin apo t’i vësh flakën karriges së dialogut. Nuk mund të kërkosh një shtet më të mirë duke shkatërruar qytetin ku jeton.

Në fund, bilanci i revolucionit është mbresëlënës: semaforë të shkulur, kosha të djegur, biznese të blinduara, karrige të karbonizuara dhe flamingo në emigrim. Pëgjegjësia për dhunën është individuale, se siç shkruante Volteri, asnjë flokë bore në një ortek, nuk ndjen se ka përgjegjësi.

Karrigën e Ramës nuk e dogjën ende. Po me vandalizma dhe molotovë, nga të rinjë dhe paramilitarë të opozitës, nuk mund të largosh një qeveri legjitime.

Me kaq shumë dëme dhe kaq pak rezultat, ndoshta duhej të kërkonin dëmshpërblim nga revolucioni.

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent
Nga Filip Çakuli

Njeri vret mamanë me thikë. Babai vret djalin. Vajza vret babanë. Lajmet e policisë po na servirin gjithnjë e më shpesh tragjedi të tilla, sikur familja, dikur streha më e sigurt e njeriut, të jetë kthyer në skenën më të rrezikshme të jetës.

Dhe menjëherë shfaqen analistët, sociologët e gazetarët. Diskutojnë shkatërrimin e familjes, prishjen e gjenit prindëror, krizën e vlerave dhe fundin e qytetërimit. Dikush ia faturon të gjitha policisë, sikur ajo të kishte mundësi të vendoste një patrullë te dera e çdo shtëpie, për të dëgjuar se çfarë ndodh brenda.

Sigurisht, policia ka përgjegjësi të ndërhyjë kur vihet në dijeni për kërcënime dhe rrezik konkret. Por nuk mund të jetë njëkohësisht polici, psikolog, kamerë survejimi dhe roje familjare. Shteti nuk mund të parandalojë çdo krim, por ka detyrimin të mos mbyllë sytë përballë atyre që mund të parandalohen.

Dhe, për të mos e shpallur familjen shqiptare si një specie në zhdukje, le të hedhim një sy në historinë e njerëzimit.

Në eposet e lashta indiane, në mitologjitë dhe rrëfimet që i paraprijnë shtetit modern, dhuna brenda familjes nuk është ndonjë shpikje e kohëve të fundit.

Në eposin sanskrit “Mahabharata”, 3500 vjet më parë, rrëfehet një luftë 18 ditore mes dy grupeve të kushërinjve. Në Bibël, Kaini vret vëllanë e tij, Abelin. Në legjendën e themelimit të Romës, Romuli vret Remin, pasi përplasen për qytetin që do të ndërtonin. Në tragjedinë e famshme të Eskilit, “Orestia”, djali vret nënën, Klitemestrën, dhe të dashurin e saj Ergisin, për t’i marrë hakun babait.

Më vonë, në oborret mbretërore angleze, franceze dhe në sulltanatin osman, vrasja e vëllezërve bëhet, në raste të caktuara, një instrument politik për eliminimin e rivalëve të fronit. Historia njeh perandorë që kanë vrarë edhe bijtë e tyre, pa u privuar nga titujt madhështorë dhe nderimet që pasuan.

Pjetri i Madh ekzekutoi të birin, Aleksein, në fillim të shekullit XVIII. por titulli i Madh nuk iu hoq nga historia. Perandori romak Konstandini I i Madh urdhëroi vdekjen e djalit, Krispit, dhe të gruas, Fausta. Megjithatë, mbetët i Madh edhe sot e kësaj dite dhe historia vazhdoi t’i mbajë në piedestalet e saj, duke i gjykuar si sundimtarë të mëdhenj, sikur madhështia politike të mund të fshinte krimet familjare.

Pra, dhuna brenda familjes nuk është as shqiptare, as ballkanike, as një produkt i ndonjë gjeni të prishur kombëtar. Ajo është një plagë e vjetër e njerëzimit. Por kjo nuk e bën më pak të tmerrshme dhe, aq më pak, të justifikueshme.

Problemi ynë nuk është se kemi shpikur gjakmarrjen. Problemi është se, në shekullin XXI, vazhdojmë ta tolerojmë si një institucion paralel të drejtësisë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhja e normave dhe zakoneve tradicionale të një shoqërie të organizuar në rrethana historike kur autoriteti shtetëror ishte i dobët ose mungonte, ka pasur funksionin e vet në kohën e tij. Por ajo që mund të shpjegohet historikisht, nuk mund të justifikohet juridikisht dhe moralisht sot.

Kanuni nuk është Kushtetuta e Shqipërisë. Hakmarrja nuk është drejtësi. Gjaku i një njeriu nuk mund të paguhet me gjakun e një tjetri, aq më pak me atë të një fëmije që nuk ka asnjë lidhje me konfliktin e të parëve.

Dhe këtu shteti nuk ka më asnjë alibi.

Nëse dikush deklaron publikisht se do të marrë gjak, kjo nuk është thjesht një çështje private apo një konflikt mes dy familjeve. Është një kërcënim për jetën, përballë të cilit institucionet duhet të veprojnë. Parandalimi nuk fillon pasi dëgjohet krisma. Fillon kur shfaqen shenjat e para të rrezikut.

Dhjetëra familje të ngujuara, fëmijë që rriten brenda mureve, pa shkollë, pa liri dhe pa një jetë normale, janë një kambanë alarmi që nuk mund të shuhet me deklarata policie dhe konferenca shtypi.

Dhe çfarë kemi bërë gjatë 35 viteve të demokracisë? Kemi ndërruar qeveri, ministra, drejtorë policie, kemi miratuar ligje, kemi ndërtuar institucione dhe kemi folur për integrimin europian. Por plagën e gjakmarrjes nuk e kemi mbyllur. E kemi lënë të vazhdojë të rrjedhë, duke u kujtuar herë pas here se kemi edhe një Shqipëri tjetër, që jeton nën hijen e një drejtësie mesjetare.

Një shtet që nuk arrin të mbrojë fëmijët nga një dënim i trashëguar brez pas brezi, nuk mund të mburret se ka vendosur sundimin e ligjit.

Nuk është më koha të pyesim nëse u prish gjeni i familjes shqiptare. Është koha të pyesim se kur do të riparohet gjeni i shtetit shqiptar, i cili prej dekadash nuk arrin të çlirojë qytetarët nga një zakon makabër që u merr jetën, u shkatërron familjet dhe u burgos fëmijët pa kryer asnjë krim.

Për turpin tonë kolektiv, gjakmarrja vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Dhe për këtë, historia nuk do të na japë asnjë titull të madh.

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike
Nga Filip Çakuli

Ministri i Drejtësisë shkoi në burgun e Fierit për të takuar Erion Veliajn. Sipas deklarimit të tij, vizita kishte si qëllim të shihte kushtet në të cilat mbahet kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por, për çudi, qelinë nuk e vizitoi.

Takimi u zhvillua në zyrën e drejtorit të burgut, ku ministri pa mobiliet, komoditetet dhe u bind se kushtet në burgjet tona qenkan për t’u pasur zili.

Pra, një vizitë në zyrë mjaftoi për të bërë një diagnozë të përgjithshme mbi kushtet e burgjeve. Për qelinë e Veliajt, megjithatë, mbetet të presim ndonjë raport më konkret.

Por, ndërsa ministri na tregon për mobiliet, Veliaj na zbulon një tjetër histori.

Në një letër publike, ai pretendon se ministri nuk kishte shkuar thjesht për të parë kushtet e paraburgimit, por për t’i përcjellë disa porosi nga “lart”.

Sipas Veliajt, mesazhi ishte i qartë: të dorëhiqej nga Bashkia e Tiranës, t’ia linte postin Arbër Hajdarit, për të cilin flitet prej kohësh si pasardhës i mundshëm, të pranonte se kishte ndihmuar protestat kundër Ramës dhe të hiqte dorë nga avokati mbrojtës i tij.

Se letra është shkruar nga vetë Veliaj, këtë e konfirmon avokati i tij, Plarent Ndreca.

Nëse këto pretendime janë të vërteta, atëherë kemi një situatë që nuk mund të kalohet me një buzëqeshje diplomatike. Kryeministri i vendit, në vend që të përballet politikisht me një kundërshtar brenda partisë së tij, do të kishte zgjedhur të përdorte ministrin e Drejtësisë si postier mesazhesh, madje brenda mureve të burgut.

Një metodë që, edhe për standardet e politikës shqiptare, do të ishte një amatorizëm i nivelit të lartë.

Por, përpara se të shpallim verdiktin, duhet të dimë nëse kjo histori është e vërtetë. Sepse, për momentin, kemi dy versione: atë të ministrit, që flet për kushte të mira burgimi, dhe atë të Veliajt, që flet për porosi politike. Njëri na tregon mobiliet, tjetri na tregon prapaskenën.

Dhe këtu lind pyetja: çfarë e ka shqetësuar kaq shumë Ramën?

Mbase deklaratat publike të Veliajt për protestat rinore në Beograd, ku ai shprehu mbështetje për protestuesit dhe bëri paralelizma me zhvillimet në Tiranë, kanë qenë një sinjal alarmi për kryeministrin. Nëse një i paraburgosur socialist fillon të flasë me gjuhën e protestave dhe të solidarizohet me lëvizje që mund të kthehen në shembull edhe për Shqipërinë, atëherë miqësia politike mund të kthehet shpejt në problem disiplinor.

Edhe transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, i shoqëruar me pretendime për kushte më të rënda dhe regjim më të rreptë, e ushqen dyshimin se diçka ka ndryshuar në marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit. Sigurisht, transferimi në vetvete nuk provon ndonjë hakmarrje politike. Por, kur ndodh në këtë kontekst, pikëpyetjet janë të pashmangshme.

Dikur Rama dhe Veliaj shfaqeshin si dy protagonistë të së njëjtës histori politike. Njëri në krye të qeverisë, tjetri në krye të kryeqytetit. Një dyshe që për vite dukej i pathyeshëm. Sot, megjithatë, kemi përshtypjen se kapitulli i miqësisë po mbyllet dhe po hapet ai i përplasjes.

Një skizmë politike? (Skizma është përdorur në vitin 1054 për ndarjen e Kishës së Krishterë në Katolike dhe Ortodokse) Apo thjesht një përpjekje për të disiplinuar një bashkëpunëtor që ka filluar të dalë nga rreshti?

Dhe ndërsa Rama e Veliaj duket se komunikojnë përmes deklaratave, letrave dhe ministrave, Partia Socialiste vazhdon të heshtë.

Në këtë heshtje ka diçka domethënëse. Sepse nuk po flasim për dy politikanë të zakonshëm, por për kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, të dy figura të rëndësishme të së njëjtës parti.

Mos vallë PS-ja po pret të shohë se kush do të fitojë këtë duel? Apo përgjigjja është dhënë tashmë, pa pasur nevojë për ndonjë mbledhje partie?

Në fund të fundit, në një parti ku vendimet merren nga lart, strukturat nuk kanë shumë nevojë të interpretojnë. Mjafton të kuptojnë se nga cila anë fryn era.

Dhe era, siç dihet, në Partinë Socialiste zakonisht fryn nga kryetari.

Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një krisje të përkohshme mes dy miqve, apo me fundin e një marrëdhënieje politike që dikur dukej e pazëvendësueshme.

Për momentin, Rama hesht, Veliaj flet, ministri mohon se ka parë ndonjë qeli dhe PS-ja bën atë që di ta bëjë më mirë: heshtjen kolektive.

Por në politikë, heshtja nuk është gjithmonë mungesë përgjigjeje. Ndonjëherë është përgjigjja më e qartë.

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë
Nga Filip Çakuli

Deputetët e PD-së, kokën lart dhe me hap rreshtor, u futën në protestën e ashtuquajtur studentore.

Krejt si bilbilat trembëdhjetë që shkuan vetë në litar, pa e kuptuar se ç’i priste.

Por sapo u përballën me të rinjtë që thërrisnin “Rama në burg, Berisha në burg”, buzëqeshja iu ngri në buzë. Papritur, u gjendën në një protestë ku kërkohej edhe burgosja e liderit të tyre.

Halli ishte i madh: Si t’ia raportonin Saliut nga poshtë se turma nuk po ndiqte skenarin e shkruar në zyrën e tij?

Njëri prej deputetëve mori telefonin: “Si t’ia bëjmë?”

“Mos lëvizni! Bashkohuni me ta”, erdhi urdhri nga lart.

-Po nuk e durojmë dot thirrjen. Nuk na e nxë goja ta themi!

-Janë komunistët e Qorrit! Unë i nioh nga përvoja. Komunistët nuk kane kala që nuk e marrin. Edhe unë, si ish-komunist, do t’i pushtoj!

Deputetët bënë përpjekje të mëdha.

Ironia është se të rinjtë dhe studentët po mbledhin më shumë nierëz sesa “protesta Kombëtare” e PD-së.

Një dështim që demokratët nuk po e kapërdijnë dot. As tubimet Kombëtare, as ato ndërkombëtare nuk u kanë dhënë turmat që ëndërrojnë.

Dhe tani, të mbetur pa protestuesit e tyre, iu kacavirren studentëve si bimët “kacavjerrëse “ pemëve. Mjafton një pemë për t’u ngjitur, edhe kur nuk e ke mbjellë vetë

Sepse në politikë, edhe litari mund të bëhet tribunë. Por kujdes: ndonjëherë, ai që ngjitet për të marrë pushtetin, përfundon i varur nga humori i turmës.

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?
Nga Filip Çakuli

Vajta të hidhja plehrat, por nuk gjeta kosha. Desha të kaloja rrugën, por semaforët ishin shkatërruar. Shkova të bëja psonisjet, por dyqanin e gjeta të djegur.

Te bankomati, shkatërrim. Në rrugë, gurë të shkulur nga bulevardi. Pastaj, Banka Kombëtare dhe Gjykata e Lartë, të shkrumbuara.

Dhe pyeta veten: kë po ndëshkojnë këta të rinj? Kryeministrin apo veten tonë?

Djegien dhe plaçkitjen e bizneseve, shkatërrimin e pronës publike e të institucioneve, nuk ma nxë goja t’i quaj protestë studentore. Sepse kryeministrit nuk i digjet dyqani, nuk i mungon semafori dhe nuk i duhet të kalojë mes gurëve. Ai vazhdon të qeverisë. Ne vazhdojmë të paguajmë faturën.

Këta të rinj mund të mendojnë se, duke shkatërruar Tiranën, po i japin një goditje qeverisë. Në të vërtetë, po i japin një goditje qytetit të tyre, pronës sonë dhe jetës së përditshme. Po djegin atë që nesër do t’u duhet ta rindërtojnë me taksat e tyre.

Kjo nuk do të thotë se zemërimi ndaj qeverisë është i padrejtë. Përkundrazi! Është krejtësisht i ligjshëm. Hallet e grumbulluara, arroganca e pushtetit dhe refuzimi për të njohur e zgjidhur problemet janë arsye të mjaftueshme për të protestuar. Qeveria nuk mund të fshihet pas vandalizmit të disa protestuesve për t’u larë nga përgjegjësitë e veta.

Por as zemërimi nuk është licencë për të shkatërruar. Nëse e ke me kryeministrin, përse ia djeg dyqanin qytetarit? Nëse kërkon drejtësi, përse sulmon gjykatën? Nëse kërkon një shtet më të mirë, përse shkatërron pronën publike?

Po policia? Ajo ka detyrimin të mbrojë qytetarët, bizneset dhe institucionet, por edhe të garantojë të drejtën për protestë. Nuk mund të rrijë duarkryq kur mbi efektivët hidhen gurë të shkulur nga bulevardi. Por as uniforma nuk i jep askujt të drejtën të godasë pa kriter. Forca duhet të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e kontrollueshme. Çdo teprim duhet hetuar, çdo shkelje duhet ndëshkuar.

“Në kushte anarshie, forca është një masë e së drejtës”, shkruante Platoni, 2200 vjet më parë. Pamjet shtazarake të rrahjes së një polici, të rënë në tokë, dëshmojnë më së miri se cilët janë këta vandalë, të ashtuquajtur studentë. Dhe nëse qenkan vërtet studentë, mjerë ne për brezin e nesërm. Po edhe pamjet, që policët tejkaluan masën, duke rrahur barbarisht një të ri, ishin tmerruese. As me armikun, që dorëzohet, apo zihet rob, nuk sillesh kështu. Po, ndërkohë, ata policë janë pezulluar, por protestuesit, që dhunuan policin, vazhdojnë vandalizmat.

Policia nuk është armik i protestuesit, as protestuesi armik i policit. Të dy janë qytetarë të këtij vendi, me të drejta dhe detyrime. Dhe askush nuk duhet të përdoret si mburojë për gabimet e tjetrit.

Kryeministrin mund ta rrëzosh me votë, me protestë dhe me presion qytetar. Por, kur djeg qytetin për ta goditur atë, në fund qyteti digjet, qytetari paguan dhe pushteti mbetet.

Prandaj, protestoni sa të doni, kërkoni llogari pa u lodhur, mos ia falni qeverisë asnjë arrogancë. Por mos e ktheni zemërimin tuaj në një dhuratë për të. Sepse një qytet i shkatërruar nuk është humbja e kryeministrit. Është humbja jonë.

Por, ndoshta zemërimi u ka errësuar sytë. Se duhej t’u kishin dëgjuar me kohë, kur kërkonit paqësisht të drejtat tuaja, se, siç ka thënë Kenedi,

“Kush bën të pamundur revolucionin paqësor, bën të pashmangshëm revolucionin e dhunës”. Megjithatë, ju drejtohem si bashkëqytetar i juaj, mos e shkretoni qytetin, ku jetojmë dhe merruni me qeverinë, me lloj-lloj mjetesh demokratike.

Po me urën ç’patën?
Nga Filip Çakuli

Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm. Dhe këtë e quajnë protestë!

Digjen koshat, shkulen semaforët, sulmohen institucionet dhe u vihet flaka bizneseve. Më kujtohet batuta e famshme e filmit: “Po me urën ç’patën?”

Po me semaforët ç’patën? Po me kioskat? Mos fshihet Rama brenda ndonjë dyqani, mes arkës dhe banakut?

Zemërimi ndaj qeverisë mund të jetë i ligjshëm. Por asnjë zemërim nuk të jep të drejtën t’i vësh zjarrin pronës së tjetrit. Protesta është e drejtë; vandalizmi është krim. Kush i ngatërron, nuk po lufton pushtetin, por po terrorizon qytetarin.

Bizneset nuk janë zyra të qeverisë. Janë djersa e njerëzve që kanë kursyer me vite për të siguruar bukën e familjes.

Një kioskë në hyrje të Rrugës së Durrësit e kishte ngritur një burrë i moshuar, me paratë e mbledhura gjatë gjithë jetës. Nuk kishte marrë tendera, nuk kishte ndërtuar kulla. Kishte ngritur një kioskë, sa për të ushqyer familjen.

Sot ia vunë flakën.

Plaku me flokë të thinjur e shikonte kiosken duke u djegur dhe qante si fëmijë. M’u mbushën sytë me lot. Ai nuk po qante për Ramën apo Berishën. Po qante për jetën e tij, që po i bëhej hi para syve.

Lutej të vinte policia. Por nuk kishte asnjë polic aty pranë.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaronte se forcat e rendit po mbronin qytetarët dhe bizneset.

Drejtor, ku ishte kjo mbrojtje? Te mikrofoni juaj apo te kioska që digjej?

Policia nuk mund të parandalojë çdo akt dhune, por duhet të shpjegojë çfarë bëri për ta ndalur. Nëse nuk kishte forca të mjaftueshme, pse? Nëse ndërhyrja ishte e pamundur, përse? Nëse kishte neglizhencë, kush mban përgjegjësi? Deklaratat nuk shuajnë flakët dhe as nuk i kthejnë qytetarit kursimet e jetës.

Por përgjegjësia e policisë nuk e shfajëson vandalin. Përkundrazi, protestuesit që sulmojnë biznese e shkatërrojnë qytetin nuk mund të fshihen pas zemërimit popullor. Kush hedh gurë mbi policinë, djeg pronën apo sulmon një dyqan, duhet të mbajë përgjegjësi individuale. Nuk është hero sepse mban një flamur opozitar dhe nuk bëhet revolucionar sepse shkul një semafor.

Qeveria mund të vazhdojë punën, liderët mund të largohen me makinat e tyre, ndërsa qyteti mbetet me dëmet dhe njerëzit me humbjet. Plaku i kioskes nuk do të marrë asnjë kompensim nga brohoritjet e protestuesve. As do ta ushqejë familjen me parullat e tyre.

Dhe këtu është mashtrimi i madh: thonë se po luftojnë për popullin, ndërsa djegin pronën e popullit. Thonë se kërkojnë drejtësi, ndërsa ia mohojnë atë një qytetari që nuk u ka bërë asgjë.

Nëse kjo është luftë kundër qeverisë, pse faturën duhet ta paguajë një plak që nuk ka as pushtet, as faj?

Policia duhet të përgjigjet për mbrojtjen që nuk u garantua. Vandalët duhet të përgjigjen për shkatërrimin që shkaktuan. Dhe organizatorët e protestës duhet të distancohen qartë nga dhuna, jo ta përdorin si sfond për spektaklin e tyre politik. Në mbrojtjen e godinës së qeverisë, policia ishte në gatishmëri dhe nuk i lejoi protestuesit ta preknin. Por unë do të parapëlqeja t’i vinin zjarrin kësaj godine, se sa kioskën e plakut të thinjur. Me fjalë të tjera, policia duhej të ishte rreshtuar para asaj kioske dhe kioskave të tjera, dyqanëve, bankave, apo çdo lloj biznesi. Natyrisht nuk jam që të digjën institucionet, as e qeverisë, as e ministrive. Thjeshtë ishte metaforë parapëlqimi im.

Sepse një protestë nuk matet me numrin e gurëve që hidhen, por me forcën e kërkesave që parashtron. Kur shkatërron qytetin në emër të shpëtimit të tij, nuk je çlirues. Je bërë pjesë e problemit. Në flakët, që kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytetët e tjera, kryeministri nuk mun t’i ngjajë Neronit, që i binte lirës, kur Roma u dogj. Duhet një reflektim urgjent i tij.

Dhe në fund mbetet batuta e filmit, më aktuale se kurrë:

“Po me urën ç’patën?”

Po me kioskën e plakut ç’patën?

Ai nuk kishte as pushtet, as tendera, as politikë. Kishte vetëm një kioskë për të ushqyer familjen.

Qeveria mund të mos bjerë nga protesta. Por plaku ra në gjunjë para kioskes së djegur. Dhe asnjë parullë revolucionare nuk do t’ia ngrejë më në këmbë.

Nga protesta te anarshia, pse hesht Qeveria?
Nga Filip Çakuli

Një protestë mund të tronditë qeverinë, por kur fillon të djegë bizneset private, të shkulë pllakat e bulevardeve, të thyejë semaforët e të sulmojë institucionet me gurë, nuk kemi më vetëm revoltë qytetare. Kemi kaluar në një territor ku zemërimi rrezikon të kthehet në anarki.

Tirana po paguan faturën e një përplasjeje që nuk e ka vetëm qeveria përballë protestuesve. E paguajnë edhe qytetarët, bizneset dhe pronat publike. Digjen kazanët, shkulen kangjellat, shkatërrohen semaforët dhe gurët fluturojnë drejt policisë. Madje, kur turma futet me forcë në Ministri, protesta nuk mund të justifikohet më thjesht me të drejtën për të protestuar.

E drejta për të protestuar nuk është licencë për të shkatërruar. Dhe policia nuk mund të qëndrojë spektatore përballë dhunës. Ajo duhet të garantojë rendin, të mbrojë jetën dhe pronën, duke përdorur forcën e nevojshme dhe proporcionale, jo duke e kthyer uniformën në objekt hakmarrjeje.

Por këtu mbaron përgjegjësia e protestuesve dhe fillon ajo e qeverisë.

Qeveria nuk mund të fshihet pas gurëve që hidhen mbi policinë për të mos dëgjuar arsyet e zemërimit. Studentët kanë muaj që protestojnë dhe, nëse kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje, heshtja institucionale vetëm e thellon krizën. Një qeveri që nuk dëgjon kur njerëzit flasin, nuk duhet të habitet kur ata ngrenë zërin. Por as nuk mund të pranojë që zëri të zëvendësohet me zjarrin.

Në këtë protestë shohim studentë me kërkesa të tyre, por edhe prani politike opozitare. Sa është pesha e secilës palë dhe kush po e drejton përshkallëzimin, duhet të provohet me fakte, jo me etiketime. Megjithatë, kur një protestë studentore përfundon me djegie, shkatërrime dhe sulme, lind natyrshëm pyetja nëse zemërimi fillestar po përdoret edhe për qëllime politike.

Nuk mjafton të valëvisësh flamurin e studentëve për t’i dhënë çdo veprimi imunitet moral. As nuk mjafton që brenda turmës të ketë militantë për t’i mohuar çdo studenti të drejtën për t’u dëgjuar.

Nuk jemi më te flamingot, te batutat apo te simbolika e protestës. Jemi te përgjegjësia për atë që po ndodh në rrugë. Kur shkatërrohet prona e një biznesi privat, nuk goditet Kryeministri; goditet dikush që mund të mos ketë asnjë lidhje me konfliktin politik. Kur thyhet një semafor, nuk ndëshkohet qeveria; rrezikohet qytetari. Kur digjet një kazan, fatura nuk i shkon partisë, por komunitetit.

Në Paris apo Romë, përplasjet me policinë janë pjesë e historisë së protestave. Por fakti që dhuna ndodh edhe në kryeqytete europiane nuk e bën atë të pranueshme dhe as nuk justifikon shkatërrimin pa dallim të një qyteti të tërë. E drejta për protestë mbrohet pikërisht duke mos e ngatërruar me të drejtën për të dëmtuar të tjerët.

Ndërkohë, qeveria hesht, ndërsa policia përballet me presionin e turmës. Kjo nuk mund të jetë strategji qeverisëse. As pritja që lodhja ta shpërndajë protestën, as shpresa se pamjet e dhunës do t’ia heqin asaj legjitimitetin.

Qeveria duhet të dalë me përgjigje konkrete për kërkesat e studentëve, me afate dhe përgjegjësi institucionalë. “Të qeverisësh është t’i bësh të bësojnë”, shkruan Makiaveli në librin e tij, Princi. dhe më domethënëse është ajo e De Golit: “Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh mes disavantazheve”.

Policia duhet të mbrojë rendin pa ndëshkuar protestuesit paqësorë. Organizatorët duhet të distancohen qartë nga dhuna dhe të mos e përdorin turmën si mburojë politike. Ndërsa autorët e akteve kriminale duhet të identifikohen individualisht, mbi bazën e provave.

Sepse një qytet nuk mund të bëhet peng i as qeverisë që nuk dëgjon, as turmës që shkatërron. “Turmat vërtet nuk qeverisin, por kanë një vegël, me anën e së cilës ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet e shtetit”, shkruan Kadareja.

Kur qeveria nuk dëgjon, rruga bëhet tribunë. Kur rruga fillon të djegë, politika nuk mund të vazhdojë të bëjë sikur nuk sheh. Dhe kur të dyja palët e lënë arsyen jashtë, Tiranës i mbetet vetëm të mbledhë copat.

Pra dhuna e tejskajshme dhe indiferenca e qeverisë nuk janë zgjidhje. Të dyja palët kanë humbur arsyen dhe ndoshta kur t’u vijë, vendin e merr prokopia…

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin
Nga Filip Çakuli

Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territoriale, por duket sikur Shqipëria ka një problem shumë të madh. Çfarë pushteti ka bashkia?

Sepse mund të ndryshosh hartën sa të duash, por nëse nuk ndryshon pushtetin, ke bërë vetëm gjeografi politike.

Reforma e vitit 2014 e çoi Shqipërinë nga 373 njësi vendore në 61 bashki. Më pas u transferuan një sërë funksionesh te pushteti vendor, si pyjet e kullotat, ujitja e kullimi, arsimi parashkollor, rrugët rurale dhe shërbimet e zjarrfikësve.

Pra, bashkitë kanë kompetenca. Por debati serioz duhet të jetë nëse kompetencat, paratë dhe përgjegjësia ecin bashkë. Edhe dokumentet zyrtare kanë pranuar se autonomia fiskale dhe përputhja e burimeve me kompetencat kanë qenë sfidë.

Kjo është çështja.

Jo sa kryetarë do të kemi.

Por sa pushtet do të kenë kryetarët.

Sa vendos bashkia?

Sa paguan?

Sa mbledh vetë?

Dhe për çfarë përgjigjet?

Sepse qytetari nuk jeton në hartën administrative. Jeton në një lagje, pret ujë, rrugë, shërbime, transport, pastrim, shkollë.

Kur këto nuk funksionojnë, ai duhet të dijë edhe një gjë shumë të thjeshtë:

Kujt t’i kërkojë llogari?

Kjo është politika e vërtetë e reformës territoriale.

Sepse nëse bashkia është përgjegjëse për një shërbim, duhet të ketë edhe kompetencën dhe burimin për ta bërë. Përndryshe krijojmë një institucion që ka përgjegjësinë në letër dhe dikush tjetër mban çelësin në dorë.

Dhe atëherë mund të kemi 61 bashki, 80 apo 100.

Problemi nuk është numri i tabelave në hyrje të qyteteve. Problemi është se ku ndodhet çelësi i pushtetit.

Prandaj debati i Kuvendit duhet të zbresë nga harta te pushteti: më shumë apo më pak bashki mund të diskutohet; më shumë apo më pak vetëqeverisje duhet të vendoset.

Sepse decentralizimi nuk është të ndryshosh adresën e zyrës.

Është t’i transferosh realisht vendimmarrjen, paratë dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit.

Përndryshe, reforma territoriale mbetet një lojë me numra: ndryshojmë sa bashki kemi, ndërsa pushteti vazhdon të jetë aty ku ka qenë.

Dhe kjo është arsyeja pse debati për numrin, pa debatin për pushtetin, rrezikon të jetë thjesht një reformë e hartës për të shmangur reformën e shtetit.

Kur protesta kërkon imunitet nga humori
Nga Filip Çakuli

Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestuesi: protestuesi që kërkon të rrëzojë qeverinë, por nuk pranon të rrëzohet nga një batutë.

Mjaftoi një humor i Portokallisë për protestën dhe rrjetet sociale shpërthyen. Anonimë e me emër, të indinjuar e të revoltuar: “Sulm qeveritar!”, “Servilizëm!”, “Po talleni me protestën!”

Jo, o njerëz. Po bëhet humor.

Po çfarë paska ndodhur me protestën që nuk mund të tallet më askush me të? Që nga momenti që dikush merr mikrofonin në bulevard, a fiton edhe imunitet nga satira?

Përkundrazi. Pikërisht aty fillon materiali i humorit.

Kur një protestues del në bulevard dhe bërtet “Arrestoni Ramën!”, protestuesi ka të drejtë ta thotë. Por humoristi ka të drejtë të pyesë: Po kush e arreston? Turma me mikrofon?

Kjo nuk është tallje me të drejtën për të protestuar. Është tallje me mënyrën se si politika dhe turma nganjëherë e kthejnë mikrofonin në gjykatë, akuzën në vendim dhe brohoritjen në dënim.

Humori nuk ka detyrë të marrë anën e protestës. As të qeverisë.

Ai merr anën e absurdit.

Dhe protesta është pjesë e realitetit. Prandaj është edhe pjesë e satirës. Humori merret me të fortët, me të fuqishmit. Dhe protestuesit të tillë janë, kështu e mbajnë veten. ndaj nuk pajtohem me ca komentues, që shkruan se po merremi me ca hallexhinjë.

Humori ka bërë shaka me mbretër, presidentë, ministra, gjykatës, priftërinj dhe turma. Ka bërë edhe humor me Zotin. Aristofani e kishte kuptuar këtë më shumë se dy mijë vjet më parë. Që atëherë, satira ka pasur një zakon të keq: nuk respekton shumë autoritetin kur autoriteti bëhet qesharak.

Madje, pushteti është shënjestra e preferuar.

Rama mund të jetë kryeministër, por nuk është pronar i imazhit të tij. Berisha mund të jetë lider politik, por nuk është pronar i figurës së tij publike. Një ministër mund të ketë pushtet, por nuk merr bashkë me postin edhe një certifikatë që thotë: “Ndalohet tallja.”

E njëjta gjë vlen për protestuesin. Nëse del në skenën publike, bëhesh pjesë e saj. Dhe pjesa e publikut nuk është vetëm duartrokitja. Është edhe kritika. Është edhe karikatura. Është edhe batuta.

Protesta ka të drejtë të bërtasë. Humori ka të drejtë të qeshë me të. Këto nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një protestë që kërkon të rrëzojë një qeveri duhet të ketë mjaftueshëm besim te vetja për të duruar edhe një shaka. Një president i njohur Francez nuk ndihej mirëditën që gazetat nuk talleshin dhe nuk karikaturonin atë.

Më kujtohet një histori me Pjetër Arbnorin, që e imitonte bukur Agron Llakaj. Shumë militantë të Partisë nuk e duronin këtë gjë dhe shanin e fyenin Agronin, kudo ku e gjenin. “Si mund të merreni me një të burgosur mbi njëzet e ca vjeçar”, ishin ankesat e tyre. Por, Pjetri vetë, më thotë një ditë: “Kam ditëlindjen pasnesër dhe dua të jetë i ftuar Agroni”. Për një çast mbeta i shtangur, por e përqafova për dinjitetin e tij dhe perceptimin që kishte për humorin.

Të paktën t’i afroheni Arbnorit, në konceptin tuaj për ironinë dhe humorin.

Sepse nëse një batutë të rrëzon, ndoshta problemi nuk është te batuta. Është te brishtësia e protestës.

Dhe kur një shoqëri fillon të vendosë se kush është i shenjtë dhe me kë nuk lejohet të bëhet humor, rruga drejt lirisë nuk mbyllet nga qeveria. Mbyllet nga ata që nuk durojnë dot të qeshin me veten.

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur
Nga Filip Çakuli

Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjykatën e Dhomës së Gjumit. Nuk ka Kushtetutë, nuk ka prokuror, nuk ka prova. Ka një telefon, një video dhe një turmë që jep verdiktin para se të nisë hetimi. Por një video intime nuk bëhet çështje publike vetëm sepse njëri prej personave është figurë publike.

Dhoma e gjumit nuk është zyrë shteti.

Pyetjet e para janë juridike: Kush e regjistroi? Kush e publikoi? Pse? A pati shantazh? Këto kërkojnë prova, jo hamendësime.

Pastaj vjen pyetja politike: a ka lidhje ajo që ndodhi me ushtrimin e detyrës publike? Këtu është kufiri.

Një politikan nuk dorëzon jetën private kur merr mandatin. Por, nëse sjellja private lidhet me korrupsion, konflikt interesi, abuzim me pushtetin, detyrim apo mashtrim në ushtrimin e detyrës, atëherë privatja prek publikun.

Dhe pikërisht këtu hyn morali. Sepse morali politik nuk është kontrolli i dhomës së gjumit të politikanit. Është pyetja nëse sjellja e tij përputhet me besimin që kërkon nga qytetari.

Kjo është arsyeja pse ligji dhe morali nuk mund të zëvendësojnë njëri-tjetrin.

Gjykata pyet: A ka vepër penale?

Morali pyet: A është sjellja e denjë për besimin që kërkon kjo figurë?

Politika pyet: A e dëmton kjo besimin publik?

Një përgjigje “jo” nga gjykata nuk është automatikisht një përgjigje “po” nga morali. Dhe një gjykim moral negativ nuk e shndërron automatikisht sjelljen në krim.

Shembulli klasik është Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Marrëdhënia u pranua nga Clinton si e papërshtatshme, ndërsa vetë debati institucional amerikan u përqendrua nëse çështja private kishte kaluar në territorin e sjelljes publike, sidomos përmes dëshmisë dhe pretendimeve për pengim të drejtësisë.

Pra, nuk ishte thjesht pyetja se çfarë kishte bërë Clinton në jetën intime. U bë pyetja se çfarë kishte bërë dhe thënë një president kur përballej me përgjegjësinë publike.

Ky është dallimi.

Në Romën e lashtë, Pompeia, gruaja e Jul Çezarit, u përfol për një marrëdhënie të papërshtatshme dhe u shpall e pafajshme në gjykim. Por prej kësaj historie mbeti ideja e famshme dhe thënia “nuk mjaton që dole e pafajshme, por je gruaja e Çezarit”. Se gruaja e Çezarit duhej të ishte “mbi dyshimin”.

Sot kjo nuk mund të jetë standard juridik. Por është një metaforë e fortë për politikën: ligji kërkon prova, morali kërkon karakter, politika jeton nga besimi.

Prandaj, në rastin e videove intime, nuk duhet bërë një sallatë mes tyre.

Kush e regjistroi dhe kush e publikoi ,çështje ligjore.

Nëse pati shantazh, çështje provash.

Nëse u cenua privatësia, çështje e të drejtave të personit.

Nëse sjellja lidhet me pushtetin, çështje e përgjegjësisë publike.

Dhe nëse ajo sjellje prek besimin e qytetarëve, atëherë kemi hyrë në territorin e moralit politik.

Sepse një figurë publike nuk duhet të gjykohet për çdo sekret të dhomës së gjumit. Por as nuk mund të kërkojë që çdo pasojë e sjelljes së vet, kur ajo prek besimin publik, të fshihet pas derës së privatësisë.

Ligji mund të thotë: “Nuk ka krim.”

Morali mund të thotë: “Ka humbur besimi.”

Të dyja mund të jenë të vërteta njëkohësisht.

Dhe ky është paradoksi që videot intime e nxjerrin në shesh: gjykata mund të mbyllë një dosje, por politika nuk mbyllet me një vendim gjykate. Sepse ligji vendos nëse dikush duhet të dënohet.

Publiku vendos nëse ende duhet t’i besojë. Dhe besimi publik, ndryshe nga një video në telefon, nuk ka buton “delete”.