Erion Hiluku – JavaNews.al

Po bëhet gjithnjë e më vonë
Nga Erion Hiluku

Në vendin tonë anakronik para pak vitesh bëhesha edhe pjesë e debateve. Nuk shkruaj tani, as për pandeminë, për sistemin shëndetësor jo e jo, as për politikën, as për të drejtat e grave apo të fëmijëve. Nuk ka tema as për të shkruajtur më me optimizëm. Emigracioni hemorragjik ka tejkaluar parashikimet më të këqija ndërsa varfëria e shkaktuar kryesisht nga korrupsioni, rraskapit fizikisht dhe psikologjikisht mijëra qytetarë. Në rrjetet sociale nuk e komentoj asnjëherë ligësinë tonë kombëtare, as injorancën. Në vendin tonë, jemi në terr, por jo duke pritur të dalë drita, por që sytë të mësohen me errësirën. Shumë zëra e kanë paralajmëruar këtë gjatë viteve të fundit, modestisht edhe unë, por ata që janë përgjegjës, nuk kanë dashur të dëgjojnë.

Ironia e demokracisë është se tiranët sundojnë nga bashkëpunimi i të shtypurve, nga votat e të varfërve, të mashtruesve, dhe të sëmurëve kronikë pa barna në dizpozicion. E pabesueshme është, që për njëqind vjet, ne kemi ndërtuar një shtet që është gallata e Evropës dhe lodra e fqinjëve.

Nuk ka shumë që gëzoheshim se po shpëtonim nga paaftësia për të bërë shtet e një qeverie diletantësh, për t’i lënë vend arrogancës së një qeverie që erdhi me dyzet hajdutët e saj të talentuar.  I përmenda bashkë që të mos i hy në hak asnjërit, se të dyja janë votuar nga mijëra shqiptarë, të cilët padyshim i përfaqësojnë. Sa mosmirënjohës ndaj lirisë, sa rëndë nga memorja! E kemi paguar shumë shtrenjtë këtë patologji kombëtare, përtej miljonave të taksave tona me të cilat i kemi mbajtur në pushtet. Të gjithë e duam Shqipërinë, por disa e duam me dhimbje, ashtu siç duhet një fëmijë jetim i lënë amanet. Ndërkohë që bëhet gjithnjë e më vonë për jetimët dhe për fëmijët tanë, ne presim më kot që koha të rregullojë gjërat, që politikanët hajdutë të japin dorëheqjen, që të tjerët t’i votojnë të drejtit.

Ekzistencial
Nga Erion Hiluku

Edi është shok i vjetër i fëmijërisë, i cili përveç aftësisë e të mos kuptuarit të kohës që kalon me të, si në kafen që më duket se kishim porositur, ka edhe aftësinë e observuesit sublim, saqë të ngrin gjakun. Më tregoi në kafe e sipër, se si i gjendur në një jetimore, ngriti dorën për t’i përkëdhelur kokën një fëmije që iu afrua. Fëmija u shpërfytyrua, u kruspullos, ngriti krahun dhe pëshpëriti, -mos të lutem!

Edi u trondit edhe njëherë kur e tregoi! Akoma ekzistokan institucione shtetërore që marrin përsipër “kujdesin” e jetimëve. Ajo jetimorja fashiste e “Lulkuqeve mbi mure” është parajsë në krahasim me këto.

Nga skandali në skandal, nga tmerri në tmerr, e prapë hapur. Historitë e dhunimeve verbale, fizike e të përdhunimeve na e kanë zënë darkën në fyt aq herë saqë askush nuk i harron. Por këto institucione janë fytyra e vërtetë e shoqërisë sonë, flotojnë e duken se dhimbja është përtej imagjinatës: janë si burgu i Spaçit, ku bëhej nami, ndërkohë që tmerr ishte gjithë Shqipëria.

Sa del një skandal, ku pacienti është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, është braktisur e lënë pa ngrënë që të mos dalë jashtë në shtrat, shkarkohet pastruesja. Në atë jetimoren u shkarkua roja. Kështu i bie që institucionet tona ekzistojnë vetëm që të mbahen me rroga e fonde drejtuesit, e këtu janë jetimorja, spitali, burgu, ushtria apo universiteti. Ky është realiteti ynë social, kështu jetohet në Shqipëri, si ata gjermanët e mbuluar me hirin e Auschwitz-it, “pa ditur gjë”.

Nurembergu i Kosovës
Nga Erion Hiluku

Kur flasim për dhunime masive të të drejtave njerëzore, mua më shkon mendja te Kosova, ndërsa për përgjegjësitë e këtyre krimeve, te Gjyqi i Nurembergut. Duke supozuar se të gjithë e dinë këtë punën e Nurembergut, arrin shumë shpejt në konkluzionin se për Kosovën, kjo drejtësi nuk është vendosur. Drejtësia është çështje arsyetimi dhe rezultatesh praktike, dhe që kjo nuk është vendosur në Kosovë e di gjithë bota, ndërsa në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (lindur në Nuremberg), ja zgjidhën me “rrihe e mos e len me kja”.

Tani, që të jemi në linjë me titullin, imagjinoni për një çast, se në Gjyqin e Nurembergut, në një nga sallat, ka një akuzë speciale, për të cilën, montohet menjëherë një “Gjykatë Speciale”. Një senator evropian akuzon Rezistencën Franceze për krime lufte, terrorizëm, madje edhe armëmbajtje pa leje. Mos u trembni nga imagjinata juaj, se as fjala mort nuk bën. Si ju duket? Spektakolare! Si precedent mori akuzën që e njëjta Gjykatë Speciale, do t’i bëjë në të ardhmen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shikojmë pak Kosovën sot, ju pak lexues të mitë, ose edhe ju diplomatë evropianë dhe amerikano veriorë, por veçanërisht ju përfaqësues të Bashkimin Evropian. Ju duket drejtësi kjo? Kjo nuk është gjë fare me gjendjen aktuale të Kosovës. Ndërsa ju pini makiato me ujë Rugove, Kosova është në gjendje me “ju dhimbë gjarprit në mur”.

Kur flasim për izolim politik, ekonomik dhe juridik të një vendi, më shkon mendja te Shqipëria e viteve 1980, atëherë kur ne mundëm të shtojmë edhe një fjalë të re në fjalorin e anglishtes, sigurisht që e dini: “albanianisation”. Dhe duke supozuar që të gjithë e dinë këtë punën e “albanianisation”, arrin në konkluzionin se kjo është ajo që Bashkësia Ndërkombëtare ka përgatitur për Kosovën, duke parë qartë se si e mban në varfëri, të izoluar, pa drejtësi dhe pa liri. Është një anomali që Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtet i njëjtë. Dhe kjo, kryesisht nga paragjykimet e frika absurde e Bashkimit Evropian, dhe nga korrupsioni e mungesa e vullnetit e politikanëve shqiptar.

Rilindja vjen nga emigrimi
Nga Erion Hiluku

“Un popolo che abbia grandi momenti a cui inspirarsi,

non muore mai del tutto e moribundo

sorgerá a vita piú vigorosa che mai.” Nievo

Ishin aq të dëshpëruar shqiptarët, saqë symbyllur i besuan “rilindjen” e kombit një grushti njerëzish që as nuk ëndërronin dot të ishin në lartësinë e saj. Tani të gjithë po e paguajmë shtrenjtë “Déjà vu-në” e një momenti historik…

Post-rilindasit e besuan edhe vetë, kështu me shpatë në dorë mbrojtën, dhe vazhdojnë, idenë e tyre ‘gjeniale’, duke mbivlerësuar kapacitetet e tyre. Dinakëria e tyre për të përfituar s’është asgjë në krahasim me dëmin që shkakton injoranca e tyre, ajo këmbëngulje patologjike, në ato ide të pa arsyetura që as nga larg nuk mund të quhen argumente. Përballë tyre vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtën lartësi partitë opozitare, kryesisht udhëhequr nga njerëz të cilët e kanë minuar reputacionin e tyre duke vjedhur e mashtruar.

Shumë politikanë aktualë përfaqësojnë një anomali sociale historike të kombit tonë, disa prej tyre madje shfaqin një anormalitet konjiktiv personal që nuk ju a bën të mundur një jetë të qetë shoqërore dhe familjare. Askush nuk i qas këta njerëz të punojnë në firma private, të menaxhojnë biznese, aq më pak institucionet ndërkombëtare, ndërkohë që populli shqiptar nuk po i heq dot qafe. Duket qartazi se janë të papërgatitur për barrën që kanë marrë përsipër, të pashkollë, me përvoja banale pune që i përsëritin papushim në mijëra gabime, pa etikë dhe pa respekt ndaj njerëzve dhe ligjit, vazhdojnë duke i humbur një kohë të cmuar kombit, dhe duke i vonuar momentet historike…

Paradoksi i injorancës: kush më pak di, aq më shumë beson se di. Kështu një kolektiv i edukuar për të besuar ҫdo gjë që i thuhet, i mësuar të mos dyshojë, është i destinuar të qeveriset nga njerëz të paaftë dhe sigurisht të vuajë në mënyrë recidivante. Por, “Praku i frigës nuk mundet me e përmbajtë zanin e zembrave, zanin e Historis.” (Hylli i Dritës 1941).

Është kurioz fakti që disa nga momentet më frymëzues të historisë sonë janë protagonizuar nga njerëz të formuar jashtë Shqipërisë, të cilët kushdo mund t’i përmendë edhe pa google. Le t’i quajmë “emigrantë” të kthyer, duke vërejtur një fenomen aktual ku askush nuk i inkurajon të kthehen madje edhe ata që kthehen nuk janë të mirëpritur… Të provoj me Skënderbeun, për studimet në Turqi dhe për kthimin e tij apoteozik, 1444, apo me ekipin e tij, Vrana Kontin, Pal Engjëllin e të tjerët, që kishin studjuar në Itali, Spanjë, Venedik…

“Kanga e Shqipnis”, 1836, aty ku starton Rilindja u shkrua nga Pjetër Zarishi, që u kthye në Atdhe pasi kishte studiuar filozofi dhe teologji në Romë. De Rada, vazhdo me vëllezërit Frashëri, i kalojmë me lehtësinë e shkrimit frymëzuesit, kontribuesit brilantë në fusha të ndryshme, deri te Ismail Qemali, 1912, se po flisnim për politikë, edhe ky vetë emigrant bashkë me Ministrat e tij. Që të gjithë kishin studjuar nga Italia, në Austri, Egjipt, Stamboll, Francë, Amerikë, etj. dhe kishin përvojë pune, jo vetëm, por edhe punë që i lanë për t’i bërë këtë shërbim Atdheut. Kështu në memorje janë të bashkuar për Rilindjen edhe emigrantë si Noli e Konica me të gjithë ata, që më në fund, e kuptuan se po mbeteshin pa Atdhe. Historia mund përsëritet për keq por edhe për mirë…

Në tesha të dekës
Nga Erion Hiluku/

S’ka shumë që një shok i cili jeton jashtë Shqipërisë më kërkoi të shoqëroja nënën e tij në spital. Sigurisht, shkova ta merrja në shpi se ish bërë gati zonja plakë. Jeton vetëm, e shkreta, e zvogëluar si pulëbardhë, aty në shtëpinë e vjetër dikur të mbushur me harenë e fëmijëve, “s’e nuk ia mbyll shpinë djalit”, ajo.

Një valixhe e madhe zinte gjysmën e korridorit. –“I kam ba gati të gjitha”, -më tha. “Hidhi një sy se mos kam harruar gjë”. Kapaku i valixhes gjigante u lehtësua nga hapja e zinxhirit duke ҫliruar një erë të këndshme mollësh. Ndërkohë i hodha një sy shumë kurioz: një kuti pampersa, ҫarҫafë, batanije, pizhamet, rroba, biskota, kavanozë, sapunë, peshqirë madje edhe një jastëk, dhe në fund fare një qese e zezë. “Te ajo e zeza, janë teshat e vdekës se nuk i dihet”. U rrënqetha, por e mora veten shpejt dhe u mundova të bëja shaka, “paske bërë mirë me pampersat, se kur të shkojmë te spitali do të t’i veshi unë”. Qeshi me të madhe siҫ qeshte diku e tridhjetë vjet të shkuara, e unë mendova në atë ҫast, se do të më merrte në krahë si fëmijë.

“Ajo nuk e di se këto janë të panevojshme, madje po të mos e shoqëroja unë do e shoqëronte punonjësja sociale e bashkisë, ose mjeku i lagjes, apo infermjeri, ose punonjësja sociale e qendrës së shëndetit direkt me ambulancën e spitalit. Të gjithë këta që kujdesen, e paguhen, madje për ta vizituar edhe në shtëpi, se ajo është qytetare e nderuar, ish nëpunëse e shtetit në pension dhe që paguan taksa”.

Një roje na drejtoi për në pavion në kat të tretë, pasi kontrolloi “letrat” e nënës ndërkohë që unë merresha me transportin e valixhes. Ashensori nuk punonte, kështu që i hymë shkallëve me nënën përpara që i ngjit vetëm me njërën këmbë. Dikur arritëm e një infermjere na shoqëroi te dhoma. Tre gra të tjera dergjeshin në shtretërit e dhomës, ndërsa nja dhjetë familjarë flisnin me zë të lartë. Nëna e dërrmuar nga lodhja e dhimbjet u ul në një karrige që ia liroi dikush. Iu futa punës për të bërë shtratin. Banja e përbashkët ishte e rrënuar në kuptimin e plotë të fjalës. Era e qelbur që nderej deri në tavanin e rënë, muret e ngrëna e rrubinetat që rridhnin në një kovë të ndyrë të bënin të ndalje frymën, ndërsa të këputeshin gjunjët. Dola që nëna të vishte pizhamet aty.

Dikur erdhi një mjek i ri që i bëri nja dy pyetje, më shumë mirësjelljeje. –“Do të operohesh nesër, mos ki merak”. Dola me vrap pas tij që ta pyesja për detajet e operacionit. –“S’ka problem më tha, mos ki merak”. –Po a do të bëjë një rezonancë apo? –“Ja bëjmë edhe atë po qe nevoja”.

–Po analizat? –“Mos ki merak”, -e sa e konsumuar mu duk kjo shprehje. –Për biopsinë si do bëhet. Nuk ndalonte. “Ҫke ti, -më tha, -edhe biopsinë do ja bëjmë pastaj”. –Ndalu mor burrë, -e ngrita pak zërin pa dashje. -Kush do e bëjë operacionin? Se duhet bërë biopsia aty për aty, apo jo”? –“Ajo nuk bëhet”, -tha i vendosur. “E bëjmë operacion dhe pastaj duke parë e duke bërë. Ka njëzet vjet që nuk bëhet te ne”. Ngela i habitur dhe gati rashë i shokuar. Bëhej para njëzet a tridhjetë vitesh dhe nuk bëhet më tani. Një biopsi e thjeshtë, e shpejtë në bazë të rezultateve, pra nëse është benign ose malign, kirurgu vendos si të vazhdojë. -Ndalu pak doktor i thashë, se nëse nuk bëhet nëna nuk operohet. –“Po ҫke ti, -u mundua të më qetësonte, -duke parë e duke bërë. Kështu i bëjmë ҫdo ditë, nëse nuk del benign e bëjmë prapë pas ca ditësh”. -A ka zgjidhje tjetër, se kështu nuk bëhet. –“Mund të shkosh jashtë shtetit ose në privat”, -tha me gjysëm zëri. Më erdhi keq, e mu dhimbs nëna e shkretë, mu dhimbsën ato qindra nëna që operoheshin si të ishim në luftë, mu dhimbs edhe mjeku i pafuqishëm…

Nëna vendoste me ngadalë rrobat në valixhe ndërsa mundohej të më bindte se nuk donte t’i harxhonte lekët djalit. “Një milion lekë i kam vetë, se kam kursy pensionin tim. I ke në tesha të vdekës”.

Kosova dhe unë
Nga Erion Hiluku

E dashurova që në takimin e parë dhe isha fëmijë akoma. Ishte e mistershme, e grabitur por e imja. Një ditë pranvere ma prezantoi xhaxhi im Pali, i cili qe i gatshëm të dëgjonte fëmijët dhe t’i përgjigjej me seriozitet ҫdo pyetjeje. Shëtisnim pranë një reparti ushtarak me topa kundër ajror në oborr, të gjithë me grykët e gjata nga veriu, gjë që më bënte përshtypje. Pyeta. –Po, tha, -andej duhet të rrinë. Mbaje mend, me grykën andej mbështetet edhe pushka. –Po pse? Ai u habit si nuk e dija këtë dhe ia filloi të tregonte ngadalë, e unë këtë doja. –Po është Jugosllavia andej. Kosovën na e kanë marrë ata, -tha me vendosmëri. -Është e jona. Është e gjerë e bukur e me shtojzovalle nëpër lëndina. Kosovarët janë burra shqiptarë, të gjatë dhe trima. E di ti historinë e Isa Boletinit?… Ai vetë ishte dy metra e më tërhiqte nga dora me butësi. Fillonte një histori dashurie.

Kaluan nja dhjetë vjet që të rritesha pak edhe unë, kur Kosova ja krisi fort.  Ishte vera e vitit 1998. Zoti deshi që të gjendesha vullnetar në Tropojë atë verë të tmerrshme, pjesë e një grupi mjekësh dhe infermjerësh të organizuar me urgjencë për të pritur njerëzit që vinin nga lufta. Kosova rridhte gjak, lumenj gjaku sa Valbona. Fëmijët qanin papushim e nënat qëndronin me zor të drobitura. Fëmijët i sillnin në krahë e të rriturit në vig. Doktor Leka jepte udhëzimet pa e hequr dot stetoskopin nga veshët e s’kishte kohë as të ndërronte dorezat.  Qindra vetëve u injektoheshin antibiotikët pa i shtrirë se s’kish vend, ndërkohë që Maurizio, një infermjer i talentuar italian përgatiste pa pushim dhjetëra shiringa. Darkave vinin të mjekoheshin ata burrat e gjatë e trima. Nuk kishim anestezi. Gjaku rridhte i kuq flakë, ndërsa doktor Leka i pastronte plagët dhe i qepte me një shpejtësi të habitshme. Asgjë nuk pipëtinte, veҫ ajri vibronte i elektrizuar.

Ata shtrëngonin armët e dhëmbët dhe vetëm falenderonin me zërin e dridhur. Njërin, Leka vendosi “ta shtronte” se ishte rëndë, i plagosur, i këputur, ujë në djersë dhe nuk qëndronte dot në këmbë. E shtroi në dhomën tonë. Ne nuk e përdornim se as kohë kishim, e as të rrihej në dyshekun në dyshemenë që dridhej nga shpërthimet e obuzëve shumë afër, gjithë natën. Në mur i vura gozhdën ku do i varej terapia, e lamë e pastruam e dezinfektuam dhe i veshëm rrobat tona. Leka e mjekonte dhe vetë flinte në këmbë te dera. Quhej Enver dhe ishte nga Prishtina. Shpesh na thirrnin natën vonë, doktorin të mjekonte të plagosurit, të sëmurët. Kur një natë na thirrën se duhej rregulluar një trim, që kishte arritur i vdekur nga plagët e marra, e përtej tyre serbët e kishin tërhequr të lidhur pas tankut. Tani trupi i tij i duhej dorëzuar nënës. Leka ma kurseu tmerrin e më la të pres jashtë…

Kaluan edhe nja 10 vjet të tjera e puna e solli fatmirësisht të shkoja më në fund në Kosovë. Qe një “déjà vu” e një ëndrre të vjetër. Ishte e lumtur, e lirë, e bukur dhe e imja. Vërtet lëndinat ishin me shtojzovalle.

Megjithatë kishte edhe korba që më bezdisnin mëngjeseve. Nuk vonova shumë të kuptoja se tmerri i madh i luftës, jo vetëm që nuk ishte menaxhuar mirë, por kishte lënë pasoja të rënda. Politikanët e Kosovës ngjasonin aq shumë me të Shqipërisë, në mediokritetin e tyre. I kishin zënë karriget dhe nuk lëshonin as një grimë për të rinjtë, e kishin fshirë memorjen historike, akoma pa i rivarrosur trimat. Në bashkëpunim me të huajt i kishin hequr forcën popullit, e kishin trullosur dhe fshehur lirinë me iluzionin e një shteti të ri, të  një Europe pa kufinj, por vetëm e vërteta dhe drejtësia janë pa kufinj.

Pas lufte Enveri e imagjinonte ndryshe, të dy e deshëm  ndryshe. Por ata burrat trima që ishin të zotë të vdisnin për Kosovën, mbase nuk lanë mbrapa burra të aftë që ta qeverisnin atë në  lartësinë e duhur. Unë desha referendum që populli ynë të bashkohej, të bëhej një i vetëm. Askush nuk e ndalon dot një popull të bëjë referendum e të bashkohet, as e drejta juridike ndërkombëtare. E kujtoja këtë bisedë, por Enverin nuk e gjeta në Prishtinë.

a.ç

Punë uji
Nga Erion Hiluku

Me delikatesën e duhur, një prej televizioneve kombëtare raporton për ndotjen e akullit në lokalet e Tiranës. Edhe më i kujdesshëm është mjeku i intervistuar, -nja dy a tre vetë janë diagnostikuar me Hepatit A. Nja dy – tre? Me shumë mundësi nga akulli i cili bëhet me ujin e rrjetit. Me shumë kujdes që të gjithë, se mos përhapet panik apo ndoshta se mos përmendet, ujësjellësi, bashkia apo ndonjë agjenci shtetërore. Përgjegjësi? Nuk po i përmend as unë, diku i mbetet hatri një mikut tim që vdes për bashkinë e Tiranës, apo një shoku që punon në ujësjellësin e saj. Janë të gjithë shumë të ndjeshëm këto kohët e fundit. Punë uji, ҫ’rëndësi ka?  Ҫke ti? Merremi ne me atë punë, ka profesionistë… se të gjithë shqiptarët kanë opinion për gjithҫka. Vërtet është o shoku im, se me ju jemi rehat. Fundja dilema në Tiranë është: Perrier apo Aqua Panna?

Që duart i lan (nëse) në rrubinet, sallatën po aty  besoj s’ka rëndësi. Fëmijët do lajnë dhëmbët në rrubinet pas darke. Hepatiti A,  -pa merak pra, vetëm në akull qenka i pranishëm.  Për pacientë me diarre? Nuk po flas për gjëra vulgare në një shkrim elegant. Me kujdesin e duhur mbaron lajmi pa pyetur se mos në spital janë shtruar pacientë me sëmundje të tjera që transmetohen nga uji ynë i pijshëm, lehtësisht  i ndotur. Zot na ruaj se mos na është prekur ndonjë turist i huaj. Se uji është bela e dashur, se kërkon e të dalin njerëz (shqiptarë që pinë uji rrubineti) me Disenteria Amebiana (ekzotike fare), Febre Tifoidea (ҫfarë ideje), Kolera (google), Askaradiasis (duket nga emri), Leptospirosis (nga minjtë parlamentit, godina e vjetër), Drakunkuliasis (dihet kjo), për parazitët intestinalë nuk po them gjë.

Mirë që turistët vijnë të paralajmëruar: Mos pini uji rrubineti në Shqipëri! Aq të shqetësuar për turizmin jemi, saqë nuk e di si do ja dalim për të iu siguruar 450 litra ujë në ditë, se kaq konsumon një turist për të qenë në lartësinë e duhur, dhe është dyfish me ujin që konsumon një qytetar i thjeshtë i BE.  Nëse ndonjë nga kryebashkiakët nuk e di: Zotërinj, ne nuk kemi ujë të pijshëm në shtëpi! Një dhuratë nga natyra e shkuar dëm, gjithë popujt e Evropës munden të pijnë ujë rrubineti. Ujin e mineral  natyral, ne thjesht e përdorim për të vënë në punë hidrocentralet.

a.ç

Ligjërisht me pushime
Nga Erion Hiluku/

Ma kujtuan lajmet e darkës: Politikanët me pushime. Padyshim, gjithë shqiptarët janë të shqetësuar për këtë “punë”. Pushime për ata që kanë më shumë nevojë, që të relaksohen ata që s’kanë pushuar një ҫast gjithë vitin në shërbimin tonë. Me sytë në gjysmë të faqes, me krahët e varur, me dhimbje nga bursiti e kokën mënjanë, të këputur nga pagjumësia, e ndokush edhe me gjunjët copë nga orët e gjata të lutjes, më në fund do të pushojnë në paqe.

Pas sfilitjes së mijëra orëve pune duke administruar burimet, pasuritë dhe taksat tona, duke mos i zënë gjumi për sigurinë tonë, disa nga politikanët tanë kanë vendosur të marrin “pushimet e merituara”. Më në fund erdhi momenti i dëshiruar, të shkëputen nga rutina dhe stresi i përditshëm, erdhi ora e madhe e pushimit dhe falenderimit të Zotit për këtë vit me punë e suksese. Ky është mendimi i disa prej mendjeve të mëdha të politikës shqiptare, i meritojmë disa momente lumturie, ca ҫaste javore të paktën, larg Tiranës dhe larg kolegëve tanë toksikë.

Ndryshe nga shumica e shqiptarëve, politikanët tanë do të jenë larg miqve të tyre vetëm gjatë pushimeve. Disa prej tyre nuk harrojnë të marrin me vete makinat zyrtare e të hapin rrugën me sirena se policët me uniformat e djegura nuk do bezdisen prej tyre. Shumë prej tyre në fakt janë duke promovuar turizmin me foto në rrjete sociale. Dallohet qartë natyra e qetë, infrastruktura e siguria në rrugë, uji i pastër dhe ambjenti festiv gjithandej nëpër Shqipëri. Po të mos shkonin nëpër resorte apo në vilat e tyre të shpërndara bregdetit e alpeve, mijëra qytetarë do të afroheshin të ju paguanin kafen e mëngjesit, qindra prej tyre drekën, madje ndonjëri mund t’i ftonte edhe për darkë.

Ligjërisht nuk ka problem që ta kalojnë sa më mirë me pushime, por në Shqipëri ligji dhe etika nuk shkojnë dorë për dore. Disa prej politikanëve tanë meritojnë më shumë pushime se një fëmijë në fillore. Pushime të këndshme, dhe mos harroni kur të ktheheni se: Askush nuk ka nevojë për më shumë pushime se ai që sapo i ka mbaruar.

Profesionistët e mashtrimit
Nga Erion Hiluku

Për mashtrimin e brendshëm në biznes nuk flitet shumë, por që shkakton humbje milionare kjo dihet. Përvetësimi (dikur quhej thjesht vjedhje) i të mirave materiale ndodh pa dyshim gjithandej, por në vendin tonë është një fenomen aq i gjerë saqë ndonjë i huaj mund të thoshte:  “është pjesë e kulturës”. Të zhvatësh mallin e punës private ose të shtetit, është e njëjta gjë si të vjedhësh veten, nëse jo, atë  e gëzon edhe familja jote.

Shkaku i këtij shkrimi u bë një përshëndetje nga profesori im i Fakultetit të Ekonomisë në Madrid, ku për një studim ishte marrë si shembull: “Kompania, “Generalis T” deklaron falimentin e degës së saj në Shqipëri. Njëkohësisht deklaron se humbje të mëdha janë shkaktuar nga abuzimet me blerjet, shpenzimet me naftë, energji, telefona, vjedhje të lëndës së parë, bakër dhe materiale të tjera si edhe transporte. Shumë punonjës akuzohen të kenë përvetësuar materiale të ndryshme dhe të tjerët se kanë bashkëpunuar qoftë edhe me heshtjen e tyre”.

Konsumi jo i duhur i materialeve të shërbimit, përdorimi i telefonave të firmës, përdorimi i makinës për qëllime personale, marrja e materialeve, qoftë edhe e një lapsi, mbase nuk janë një dëm i madh, por padyshim janë një ves i keq që do të shtohet në sasi dhe në numrin e personave që e fitojnë, ndaj duhet ndaluar rreptësisht. Ky është hajduti i vogël i kategorisë së parë, i cili harxhon letër pa fund dhe merr gjëra që nuk bien në sy. Këtë e dallon kollaj, se kur e vëren ose edhe i thua me mirësjelle, ai shprehet se nuk po bën ndonjë të keqe. Është pafytyrësi.

Pastaj duke u rënduar nuk është vetëm ai që vjedh dy stilolapsa, por që vjedh direkt produktet e firmës. Ky është vrasësi, madje mund të jua shesë produktin të tretëve. Ky shpesh është i dëshpëruari i cili ka nevojë urgjente për lekë. Ai përvetëson gjëra sa herë i del rasti, e krijon rastin, i duhen lekë të shpejta. Është i babëzitur dhe nuk ka ndërgjegje. Mund të ketë probleme me lojën, me drogën, do të duket “maҫo” para ndonjë femre. Ky është një i paaftë që kapet lehtë se lë gjurmë si ujku në dëborë.

Fryrja e shpenzimeve është sporti tjetër i preferuar i hajdutëve profesionistë dhe me blerjet fiktive arrin kulmin i zanatit. Ka dy mënyra kryesisht: ose një përgjegjës departamenti realizon blerje dhe pastaj i justifikon si shpenzime, dhe tjetra kur një përgjegjës me të drejtë blerjeje bie dakort me ofruesin për të faturuar një produkt me ҫmim më të lartë. Madje bien dakort për të blerë një produkt që nuk ekziston duke shkëmbyer komisione e favore. Ky mundësisht është i zgjuari që mashtron njëkohësisht kolegët dhe biznesin. Studimet e fundit tregojnë se dëmi më i madh në biznes është shkaktuar nga njerëz të respektuar brenda organizatës. Zakonisht njerëz me përgjegjësi të mesme të cilët gëzojnë besimin e superiorëve të tyre, ndaj duke qenë edhe jashtë dyshimit vonojnë të kapen, sidomos nëse kanë zhvilluar ndonjë sistem me bashkëpunëtorë. Ky fenomen mbikëqyret nga nivele të ndryshëm kontrolli dhe grupe pune në të gjithë bizneset serioze përfshi edhe në zyrat shtetërore.

Nuk egziston një sistem i sigurtë kontrolli kundër mashtruesve, por padyshim që të apelosh në ndërgjegjen dhe moralin e njerëzve nuk mjafton. Të gjithë punonjësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për punën e tyre, të ndjejnë përgjegjësi për të, të përgjigjen për të. Ata duhet të ndjehen dhe të bëhen pjesë e ekipit. Mjeshtri i madh i bizneseve Steve Jobs la të thënë: “të mos flasim për produktin tonë si më i miri, por për personat që janë pjesë e tij”.

Të edukosh sot!
Nga Erion Hiluku

Dedikuar mikut tim Skënder Meshaj

Padyshim që edukimi është një problem global nëse dëshiron ta shohësh kështu, por në fakt është një problem personal. Të edukosh është ta bësh dikë njeri duke e joshur me magjinë e shembullit. Për të qenë i saktë që në etimologjinë e fjalës, ajo ka dy kuptime: educare që në latinisht d.m.th. të nxjerrësh diҫka jashtë, dhe educere e cila në latinishten moderne d.m.th. të shoqërosh. Prandaj të edukosh është të entuziazmosh me vlera. Sipas psikiatrit të famshëm bashkëkohor, Dr Rojas: shoqëria kupton për edukim disa norma sjelljeje urbane. Por edukimi shkon shumë përtej kësaj. Edukimi është njohja dhe përdorimi i etikës dhe i estetikës, ku etika është arti i përdorimit me korrektësi të lirisë, ndërsa estetika është aftësia për të zbuluar bukurinë që na rrethon.

Kudo që ta dërgoni për të studjuar fëmijën tuaj, mos harroni se vlerat humaniste ai do t’i marrë në familje. Tradicionalisht, pse jo tani, burimi i parë i një edukimi të mirë është familja. Mos të pretendojë njeri më kot që fëmijët tanë të bëjnë atë që ne nuk bëjmë. Një fjalë e urtë thotë: një babë i mirë vlen më shumë se njëqind mësues. Për nënën është pak të them se është si një universitet në kushtet e shtëpisë.  Edhe nga pikëpamja e shkencave psikologjike, modelet e para të identitetit janë prindërit. Ata me sjelljen e tyre, me shembullin, do të mësojnë fëmijën, dhe asnjëherë nuk është vonë, për ҫka është e mirë dhe e keqe, si të përballojë problemet dhe vështirësitë dhe si të zgjedhë modele të shëndetshme, shembuj jete atraktivë dhe të ndershëm të cilët do t’i japin një drejtim pozitiv. Do të jenë prindërit përgjegjës që të zbulojnë talentin e fëmijës, t’a orientojnë drejt asaj që ka tendencë dhe vlen, duke shtuar dhe hequr mundësitë që shfaqen me realizëm dhe iluzion. Triumfuesit do të jenë ata që e dashurojnë punën e tyre, dhe kjo është ҫështja e parë madhore e ekzistencës.

Unë nuk pretendoj të mësoj njeri, mundohem të mësoj vetë me realizëm dhe motivim. Mësuesi sovran është sot në ambjent dhe na bombardon papushim me modele e informacion pa fund, ndaj duhet të jemi të përgatitur mirë për të dalluar esencialen. Informacion është të dish ҫfarë po ndodh gjithë kohën, gjë që është shumë por që ka pak rëndësi, ndërsa formimi është të paturit e kriterit të sjelljes. Kështu mund të kemi shumë njerëz të informuar por jo të formuar. Edukimi i inteligjencës d.m.th. të mësosh të dallosh sipërfaqësoren nga themelorja. Eshtë kapaciteti i sintezës. Duhen mësuar njerëzit të mendojnë që të vegjël (edhe kjo mësohet në shtëpi), të kenë shpirt kritik dhe të formulojnë argumente që mbrojnë idetë e tyre. Në vazhdimësi inteligjenca ushqehet nga leximi, po. Promovimi i këtij zakoni është shumë i rëndësimshëm. Për të gjithë është e vështirë sot të lexojmë, se jemi në epokën e imazhit, por ja vlen ta marrim mundimin. Kurioziteti është tjetër përbërës esencial, duke qenë leximi për inteligjencën si ushtrimi fizik për trupin.

Me pak që të vëzhgoni, do të vëreni shumë njerëz të shpërqëndruar në ҫështje themelore, dhe nuk e kam fjalën vetëm për muhabete sipërfaqësore e rrjete sociale, por për ҫështje jetësore: Ai që nuk di se ҫfarë do nuk mund të jetë i lumtur. Ata nuk e fshehin dot melankolinë që më së shpeshti i paraprin stresit dhe depresionit. Ne jetojmë dhe banojmë në personalitetin tonë, më së pari. Të qenët një person i pjekur, i matur, i ekuilibruar, i qetë dhe i edukuar kërkon një punë papushim për të limuar, pastruar dhe eliminuar atë që nuk është e mirë dhe pozitive. Mund të ikësh nga Shqipëria, por nuk mund të ikësh nga vetvetja. Vullneti është ҫelësi i suksesit, shpeshherë më i vyer se inteligjenca. Duhet edukuar që herët vullneti i fëmijës, dhe në vazhdimësi i rritur do t’i duhet të vazhdojë të sforcohet dhe të planifikojë e arsyetojë me këmbëngulje. “Tue u tall e tue pritue, Kurrgjë send nuk qitet në dritë”, thotë Mjeda i madh.

Është e domosdoshme të ju edukohet dhe zbulohet kuptimi i jetës, duke iu dhënë përgjigje pyetjeve të mëdha: nga vijmë, ku shkojmë, ҫfarë është dashuria e dhimbja? “E bukur, e qetë, e shenjta jetë…”, këndon humanisti Leonik Tomeo. Kjo është edukimi dhe kultura. Të edukosh d.m.th. të mësosh të mendosh. Të edukosh në dashuri dhe në punë sepse këto të dyja së bashku janë themelet e lumturisë. Kultura është të mësosh të jetosh. Kultura  është të kthesh ҫdo gjë që bën në një vepër arti. Pastaj kultura të bën të lirë, të jep krahë e të ngre të shohësh realitetin nga një perspektivë superiore.