Emin Azemi – JavaNews.al

Pse shqiptarët duhet ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?
Pse shqiptarët duhet ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

Përvoja ka treguar se pas çdo refuzimi të idesë për konsensualitet brendashqiptar, na është imponuar një kandidat (partiak) maqedonas, të cilin tërthorazi apo drejtpërdrejt e kemi zgjedhur edhe me votat tona

Nga Emin AZEMI

Shqiptarëve të Maqedonisë iu nevojiten dy (2) opsione politike dhe një bashkërendim për disa tema të rëndësishme kombëtare (sepse shqiptarët ende nuk janë një komb shtetformues në Maqedoni), në mënyrë që politikat e tyre të mos jenë zgjatime karikaturale të doktrinave djathtiste e majtiste maqedonase. Hapësirë për opozitarizëm të shpifur brendashqiptar nuk ka gjithaq, sepse ajo hapësirë duhet mbushur me idetë e parrumbullaksuara të një zgjimi kombëtar dhe një kundërvënie intelektuale doktrinave maqedone të cilat ende shkëlqimin e tyre e masin me errësirën e sinkopave shqiptare.

Bilanci i zgjedhjeve presidenciale (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët janë në udhë të mbarë të konsolidojnë veprimin e tyre politik brenda dy opsioneve, me kusht që opozita në të ardhmen të ketë vetëm një lider, i cili do të zgjidhej në bazë të votave të fituara në zgjedhje….Nëse opozita ka shumë liderë, dhe shumë parti, atëherë kthehet aty ku ka qenë – e shkapërderdhur, e defaktorizuar dhe joimune ndaj interferimeve elektorale maqedonase….

Te maqedonasit është në rritje doza nacionaliste e elektoratit. Kjo u shpërfaq edhe në këto zgjedhje. Diferenca kaq e thellë në mes të Gordana Siljanovskës dhe Stevo Pendarovskit, ka prishë shumë punë. Ky hov nacionalist mund të parandalohet vetëm me shkaktimin e një krize politike-institucionale nga ana e LSDM, Frontit Europian, kolacionit VLEN,duke bojkotuar rrethin e dytë të zgjedhhjeve presidenciale, në mënyrë që të dështojë cenzusi i nevojshëm i daljes në zgjedhje… Kjo i hap rrugë pastaj debatit politik për zgjedhjen e Presidentit në Parlament, ku shqiptarët do të kenë mundësi të faktorizohen politikisht, duke e orientuar votën sipas vullnetit dhe aspiratave që ata synojnë….

Sipas raportit të tanishëm të forcave, shqiptarët nuk mund ta parandalojnë triumfin e nacionalizmit maqedonas, por nuk mund ta ndihmojnë as Stevo Pendarovskin. OPsioni i vetëm mbetet bojkotimi i zgjedhjeve, në mënyrë që ta pamundësojnë zgjedhjen e Gordana Siljanovskës për Presidente. Nëse marrin pjesë në zgjedhje (me afro 200 mijë vota), shqiptarët do ta rrisin cenzusin e daljes dhe kështu i ndihmojnë Silojanovskës të fitojë….(!)

Përvoja ka treguar se pas çdo refuzimi të idesë për konsensualitet brendashqiptar, na është imponuar një kandidat (partiak) maqedonas, të cilin tërthorazi apo drejtpërdrejt e kemi zgjedhur edhe me votat tona

Me një kryeministër (jo)teknik, (deri në zgjedhjen e Presidenti të ardhshëm në Parlament) dhe me një konsolidim dhe bashkërendim të dy opcioneve politke, shqiptarët kanë mundësi ta faktorizojnë fuqinë e ndikimit politik, duke marrë pjesë në pushtet jo si dekor, por si vendimarrës të njëmendët që do të avanconin statusin shtetfromues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Çdo rrugë tjetër, shqiptarët i shpie në zgjidhje koloniale të statusit të tyre./ EA

Shkup, 25. 04. 2024

Veriu i Kosovës i ngjan një zjarrvënie (ndërkombëtare) të qëllimshme!
Absurditeti që përcolli ndarjen e Mitrovicës, nuk kërkon ndonjë shpjegim të detajuar për të kuptuar se qysh në qershor të 1999-tës ekzistonte një plan konkret se si duhet të duket një Kosovë defunksionale si shtet. Përfundimisht veriu i Kosovës i ngjan një pjese të makinës së prishur në ofiqinat e eksperimenteve gjeopolitike, e cila qëllimisht nuk riparohet, ose nëse riparohet kjo nuk zgjatë shumë, sepse duhet në vazhdimësi ekperimenti të vazhdojë të ushqejë ambicje që lidhje s’kanë me problemet reale të serbëve lokalë

Nga Emin AZEMI

Ngjarjet aktuale që po ndodhin në veri të Kosovës, i ngjajnë jehonës së vonuar të një shpërthimi të planifikuar që ishte kryer  në qershor të vitit 1999. Pasojat e këtij shpërthimi (skenari) po i shohim tani, dhe përpjekja për të shuar atë nuk është asgjë tjetër pos veprime të dëshpruara të zjarrfikësve (nga Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare) që me vonesë mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Të gjithë ata që po e kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse po mundohet të shuaj apo lokalizojë këtë zjarr të qëllimshëm, ose po frikësohen nga dekodimi i një komploti që kishte ndodhur në qershor të vitit 1999, ose po duan të mos i marrin parasysh disa fakte që mjaftojnë të kuptojmë se çështja e veriut të Kosovës nuk është pasojë e ndonjë konflikti të pazgjidhur në mes të autoriteteve shtetërore të Kosovës dhe serbëve lokalë. Konflikti është më i thellë, kurse të drejtat e “pazgjidhura të serbëve” po shërbejnë vetëm si alibi për të mjegulluar një skenar tjetër që prej vitit 1999 është mbajtur nën tavolinë.

Pjesë nga ky skenar kanë nxjerrë krye herë pas herë: fillimisht në formë të shkëmbimit territorial, kurse tani në formë të një trysnie iracionale për ta flijuar veriun në këmbim të një stretegjie që ka si synim ka largimin e Serbisë nga orbita e gjeopolitikës  ruse.

Por ky skenar mund të ketë në brendi edhe ndonjë adut  krejt tjetër.

Pasuritë nëntokësore dhe ujore të veriut të Kosovës dhe betejat globale për primat të shteteve dhe korporatave familjare-financiare mbi këto pasuri,  mund të jenë pengu kryesor që mban të mbërthyer procesin e (mos)normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Asociacioni, të drejta e serbëve, janë do pallavra për njerëz naiv, por jo edhe për ata që e dijnë fort mirë se qysh në qershor të vitit 1999 ura e Ibrit u shndërrua në një gurë kufiri të ri, të cilin po e ruanin me fanatizëm trupat e KFOR-it francez. Këta të fundit u bënë mburojë e një gjeopolitike të re që tinëz, prapa deriçkave, po i fuste interesat nacionale serbe në dëm të atyre shqiptare.

Kjo ndodhi pikërisht në kohën kur shqiptarët po festonin fundin e një gjenocidi (spastrimi etnik) që ishte kryer mbi ta me dekada nga regjimi represiv i Beogradit, por nuk po e dinin se në veri të Ibrit po luhej në skenë një tragjedi tjetër ku shqiptarët sërish po e përjetonin një spastrim të ri etnik. Deri në vitin 1999 në veriun e Kosovës banonin mbi 25.000 shqiptarë dhe një përqindje e vogël e serbëve. Këta të fundit ishin vendosur aty kryesisht pas Marëveshjes së Paqës në Versajë më 1919 dhe në vitet e mëpastajme.

“Ura mbi lumin Ibër”  është titulli i një analize (marrë nga blogu: xhafershatri.info.) të guverantorit të parë të Kosovës, Bernard Kushner, shkëputur nga libri i tij “Luftëtarët e paqes” (botuar në vitin 2004). Në këtë analizë Kushner më mirë se kushdo tjetër i shpjegon shkaqe dhe pasojat e asaj që ndodhi në veri të Kosovës prej qershorit të vitit 1999 e deri sot dhe rolin e KFOR-it francez në deformimin e realitetit në terren, ku për pasojë erdhi edhe ndarja e Mitrovicës në dy pjesë.

“Mitrovica qytet me njëqind mijë banorë, e ndarë më dysh nga lumi Ibër: në jug shqiptarët, në veri serbët. Urën mbi lumin Ibër, para miqve të mi, e krahasoja me kalesën në Muzeun e Bejrutit, me zonën limanore të qytetit të Monrovias, me lagjet e përfshira në trazira të San Salvadorit; ndarje vdekjeprurëse e një qyteti. Kjo urë e Mitrovicës qe bërë simbol i thyerjes së pangjitshme mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Kolonat franceze, të ngarkuara për këtë zonë gjatë futjes së aleatëve, më 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin në jug të qytetit, nuk ndoqën policinë e Beogradit, por u ndalën në urë, duke futur rrallazi ndonjë njësit të vëzhgimit më në veri, ku zbuluan pjesëtarë të policisë dhe të vrasësve që bartin skalpet dhe flokë grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit”, shkruan Kushner dhe pyet: Me urdhër të kujt ishin ndalur (te ura) forcat tona çlirimtare?

“Kurrë nuk kam mundur ta mësoj saktësisht, por ky ishte një gabim i madh politik.Ky ndalim i papritur, jo vetëm bëri nga Mitrovica një qytet të ndarë, por shkaktoi një ekzod masiv, një ndjekje reciproke e të përhershme të refugjatëve të nemitur e të privuar nga të gjitha, dhe u ofroi serbëve një territor strehimi të papritur, në kufi me Serbinë që ende drejtohej nga Millosheviqi. Shumë shpejt vullnetarët serbë organizuan në veri të Urës një polici të udhëhequr me mjeshtri nga Oliver Ivanoviq, i cili organizoi një njësi të armatosur të bridge watchers, rojat e urës, njerëz të armatosur të të gjitha tendencave… Ne u përpoqëm t’i zhvendosim disa herë, por kot… Ne dëshironim të lirojmë një urë më në lindje dhe ia arritëm, Klaus Reinhardt, gjenerali gjerman dhe unë t’i ndjekim ushtarakisht rojat e urës, duke iu ofruar në mes të betejës, gjatë një dialogu armiqësor me Oliver Ivanoviqin, mundësinë të vëzhgojnë nga një apartament më lartë në qytet qasjet në territorin e tyre.Por komandanti francez i zonës ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës. Më kujtohen diskutimet e vështira mes gjeneralit gjerman dhe oficerit të lartë francez, gjeneralit Pierre de Saqui de Sannes. Përballë kundërshtimit të francezve, të paktën atë ditë, ne nuk mundëm të shkojmë më larg… “, vë në dukje njëanshmërinë e trupave francize të KFOR-it, të cilët i merrni urdhërat, përpos nga komanda e NATOs, edhe nga autoritet ushtarake e politie në Paris.

Kushner me të drejtë në shkrimin e tij thekson se gjatë gjithë misionit të tij,  qyteti i Mitrovicës mbeti një plagë e dhimbshme në trupin e Kosovës, një problem human i pazgjidhur dhe i pa dalje politike, një kokëçarje teknike, një kurth.

Absurditeti që përcolli ndarjen e Mitrovicës, nuk kërkon ndonjë shpjegim të detajuar për të kuptuar se qysh në qershor të 1999-tës ekzistonte një plan konkret se si duhet të duket një Kosovë defunksionale si shtet, që filloi me dëbimin e shqiptarëve nga veriu  Mitrovicës dhe vendosjen në të të serbëve nga të gjitha viset e Kosovës. Bejrutizimi i Kosovës kishte ndodhur pa pëlqimin e shqiptarëve, kurse ajo që vazhdon të ngelë enigmë është se si ka mundësi të ndodhte ky gjenocid mbi shqiptarët në kohën kur

Kosova de jure mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK. Pasojë e këtij gjenocidi ishte shpërngulja me dhunë e mbi  25.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës  dhe rikolonizimi me serbë midis  viteve 2000-2023.

Shndërrimi në refugjat brenda natës i shqiptarëve të Mitrovicës së veriut u bë me miratimin e heshtur të KFOR-it dhe UNMIK-ut, prandaj diplomacia ndërkombëtare herët a vonë do të duhej të rishqyrtojë hapat e gabuar që u ndoqën nga Brukseli dhe qendrat tjera të vendosjes për sa i përket  (mos)zgjidhjes së konflikteve të hapura në mes të autoriteteve shtetërore e politike të Prishtinës dhe regjimit të pareformuar millosheviqian të Vuçiqit në Beograd.

Përfundimisht veriu i Kosovës i ngjan një pjese të makinës së prishur në ofiqinat e eksperimenteve gjeopolitike, e cila qëllimisht nuk riparohet, ose nëse riparohet kjo nuk zgjatë shumë, sepse duhet në vazhdimësi ekperimenti të vazhdojë të ushqejë ambicje që lidhje s’kanë me problemet reale të serbëve lokalë.

Ambicjet janë të tjera dhe ditëve në vijim do të jemi dëshmitarë të shohim se cilat do të jenë ato!

Shkup, 02 korrik, 2023

Perëndimi po ia vesh lëkurën e qengjit ujkut të dikurshëm të Millosheviqit!
Perëndimi po gabon kur nuk po e ndihmon Serbinë por Vuçiqin, duke e lënë vathën e deleve në gojën e ujkut dhe me këtë pa nevojë po humb kohë dhe para. Serbia mund të demokratizohet një ditë, por pa Vuçiqin, prandaj Perëndimi duhet t’i ndihmojë atij të bie sa më shpejt nga pushteti. Në të kundërtën, Serbia një ditë ka rrezik të shndërrohet në një vathë ujqish të tërbuar

Nga Emin AZEMI

Raportet Kosovë-Serbi nuk po komplikohen për shkak të qëndrimeve të forta të Kurtit, por për shkak të qasjes së njëanshme e joproprcionale të Perëndimit ndaj këtyre raporteve. Nëse para 24 viteve Perëndimi e bombardoi Serbinë për ta larguar atë nga marshimi hegjemonist në Kosovës, sot i njëjti Perëndim po e dekonstrukton kauzën e vet të drejtë. I njëjti Perëndim po ia vesh lëkurën e qengjit ujkut të dikurshëm të Millosheviqit.

Duke e mbështetur qorrazi një pinjoll të Millosheviqit në Beograd (lexo: një këlysh ujku), Perëndimi nuk po i ndihmon Serbisë që të largohet nga Rusia, por po ia zgjatë jetën një regjimi autokratik, i cili u ngrit kryesisht duke pasur frymëzim politikat antiperëndimore të Kremlinit.

Perendimi po gabon kur nuk po e ndihmon Serbinë por Vuçiqin, duke e lënë vathën e deleve në gojën e ujkut dhe me këtë pa nevojë po humb kohë dhe para. Serbia mund të demokratizohet një ditë, por pa Vuçiqin, prandaj Perëndimi duhet t’i ndihmojë atij të bie sa më shpejt nga pushteti. Në të kundërtën,  Serbia një ditë ka rrezik të shndërrohet në vathë ujqish të tërbuar.

Perëndimi ka përvojë të mjaftueshme se si duhet të sillet në rrethana të caktuara me politikanët serbë. Millosheviqi ishte një shembull shkollor që ia kujton Perëndimit mendësinë e një politike e cila nuk e njeh dialogun por vetëm forcën e bombave të NATO-s.

Vuçiqi tani po sillet njësoj, si Milosheviqi dikur, ndërkohë që Perëndimi ka ndryshuar.  Vuçiqi refuzon të vë sanksione ndaj Rusisë, dhe të trashë miqësinë me kinezët, instrumentalizon serbët e Kosovës për llogari të “botës serbe”, kontrollon dhe shantazhon media dhe intelektual, aeroportin e “Surçinit” në Beograd e ka shndërruar në parajsë transiti të hajdutëve të kamur të Kremlinit që ndodhen në listat e zeza amerikane, u krijon kushte që papengueshëm të helmojnë eterin mediat e Putinit – “Sputnik” dhe “Russia Today” etj. etj.

As vet Vuçiqi nuk ka pritur se Perëndimi do të jetë kaq zemërgjerë me të edhe pas krejt këtij qëndrimi antiperëndimor që ka ai. Vuçiqi thjeshtë po habitet me katarsisin negativ të Perëndimit, i cili ka zgjedhur të kompensojë politikat e drejta ndaj Kosovës me njëfarë shfajësimi absurd ndaj Serbisë. Prandaj Vuçiqi papengueshëm kidnapon policë në territorin e Kosovës dhe urdhëron huliganët të rrahin gazetarët shqiptarë të Prishtinës. Vuçiqi tani saktësisht e di se çfarë qëndrimi do të mbajë Perëndimi pas çdo padrejtësie që i bëhet Kosovës. Prandaj ai përmes Listës Serbe ngulfat pluralizmin politik te serbët e Kosovës, duke minuar çdo urë bashkëpunimi konstruktiv me Qeverinë e Kosovës. Kjo e fundit po sillet normalisht, si çdo qeveri që ka synim të pastër administrimin e gjithë territorit, përmes ligjeve dhe rregullave të mirënjohura demokratike.

Në veriun e Kosovës aktualisht kryqëzohen dy mendësi politike: Ajo mesjetare e përfaqësuar nga politika proruse e Vuçiqit dhe Perëndimore, Demokratike përfaqësuar nga Albin Kurti.

Disa burokratë të Brukselit, në krye me Josef Borrelin, kanë zgjedhur të mbështesin politikën mesjetare proruse të Beogradit në Kosovë dhe të shantazhojnë politikën properëndimore të Qeverisë në Prishtinë.

Borreli dhe Lajçaku në fakt nuk kanë lidhje me parimet demokratike mbi të cilat është ngritur Europa e bashkuar, sepse ata, para se të jenë evropianë, parapëlqejnë të jenë spanjollë dhe sllovakë. Me valixhet diplomatike të BE-së ata kontrabandojnë thërmia të rrezikshme të mendësisë politike të vendeve të tyre që nuk e njohin shtetin Kosovës.

Për rrjedhojë, Borreli dhe Lajçaku janë duke ia nxirë imazhin Europës demokratike, e cila është bërë peng i një politike të jashtme që vazhdon ta sheh Kosovën me syzet e Vuçiqit!

Shkup, 18 qershor 2023

Kosova në mes të “Proamerikanizmit” të opozitës dhe “Antiamerikanizmit” të Kurtit
Çuditërisht,  “proamerikanizmi” i Kosovës nuk po matet sipas disponimit gjithpopullor që kanë shqiptarët ndaj Amerikës, por po matet vetëm kur po vjen në pyetje qëndrimi i qeverive të Kosovës ndaj Serbisë. Gjeneza e të gjitha sherreve të pambyllura me serbët (tash dhe në të ardhmen), është në projektin famëkeq të decentralizimit etnik (me autorë shqiptarë  “proamerikanë” nga ish qeveritë e Kosovës), i cili paradoksalisht ka shumë pikëtakime me elaboratin fashizoid të Çubrilloviqit (!)

Nga Emin AZEMI

Në mungesë të një politike shtetërore (kombëtare) afatgjate të Kosovës ndaj Serbisë, në periudhën e pasluftës, janë prodhuar situata absurde në raport me aleatët dhe partnerët e saj strategjik, kryesisht me SHBA-të.

Nëse Albin Kurti qenka antiamerikan, siç po thotë opozita dhe një pjesë e  analistëve, kjo do të ishte shumë keq, jo për Kurtin por për Kosovën. Prandaj kryeministri i Kosovës duhet një orë e më parë të reflektojë, që i bie, të koordinohet fillimisht me vetveten, sepse po shihet se vendimmarrja politike e tij nuk po kalon gjithmonë nëpër një fleksibilitet të nevojshëm, që duhet ta ketë çdo politikan i përgjegjshëm.

Kurti nuk duhet të harroj se vendimet e tij shtetërore  e politike, kanë reperkusione edhe të jashtme- gjeopolitike, për shkak se procesi i normalizimit dhe paqes në rajon ende nuk është mbyllur, ku Serbia vazhdon të jetë fajtori kryesor për këtë dhe për shkak se Rusia është ende e interesuar ta ukrainizojë Ballkanin. Vendimet e Kurtit mund të jenë të dobishme në shikim të parë për kredibilitetin shtetëror të qeverisë së tij, por ndoshta mund të jenë me pasoja për politikën e jashtme amerikane mbi Ballkani (?!).

Nëse opozita qenka “proamerikane”, siç po proklamohet deklaratavisht, atëherë sa ka përfituar Kosova nga kjo, sepse në kulmin e “proamerikanizmit” të saj ka ndodhur marrëveshja e vitit 2013 me Serbinë e cila kurrë nuk u ratifikua në Parlamentin serb.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur decentralizimi monoetnik i Kosovës, ku si pasojë dhjetë komuna xhuxhe të pakicës serbe u shndërruan  artificialisht në shumicë serbe. Gjeneza e të gjitha sherreve të pambyllura me serbët (tash dhe në të ardhmen), është pikërisht në projektin famëkeq të decentralizimit etnik (me autorë shqiptarë  “proamerikanë”nga ish qeveritë e Kosovës), i cili paradoksalisht çuditërisht ka shumë pikëtakime me elaboratin fashizoid të Çubrilloviqit (!)

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur debati për shkëmbimin territorial, një debat ky klandestin që kurrë nuk u mor vesh nëse ishte  produkt i mendjeve politike të Kosovës,imponim i Beogradit, apo ishte njëfarë miksture interesash shumëpalëshe, ku SHBA disi mbeti njëfarë lojtari i mjegullt, por gjithsesi shumë i informuar.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, për dy dekada me radhë, ka ndodhur pastrimi etnik i Serbisë së jugut, ku shqiptarëve iu pasivizuan adresat dhe iu mbyllën të gjitha shtigjet e perspektivës për të jetuar dhe punuar në vendlindjet e tyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Për këto veprime gjenocidale, madje regjimi i Beogradit nuk u koordinua fare as me amerikanët as me eskimezët.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, veriu i Kosovës mbeti jashtë kontrollit të institucioneve të Prishtinës, por shumë i kontrolluar nga bandat mafioze të Vuçiqit. Në fakt, sot këto banda po e kundërshtojnë shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës në gjithë territorin, e jo popullata vendore serbe e veriut. Kjo popullatë vazhdon të jetë e kidnapuar nga ambiciet e pafshehura të Vuçiqit për ta paraqitur këtë pjesë të Kosovës si zgjatim i projektit të “botës serbe”.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka ndodhur rinegocimi i statusit të Kosovës pas mendimit pozitiv të GJND-së (2009) mbi shpalljen e shteti të pavarur të Kosovës.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ka vazhduar ankthi i moskthimit të personave të pagjetur nga gropat misterioze të Serbisë dhe ky problem vazhdon të jetë aktual edhe sot. Këtë krim të fshehur, por të pandëshkuar ndaj shqiptarëve, Beogradi vazhdon ta kultivojë si pjesë e  një regjimi dhe shoqërie që nuk e ka kaluar procesin e denacifikimit dhe e gjithë kjo po bëhet pa kurrfarë koordinimi me amerikanët (!)

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, mbi 1200 artefakte të Kosovës qëndrojnë më shumë se njëzetë vite në Beograd, ndonëse Serbia ishte dakorduar para ndërkombëtarëve që t’ia kthejë Kosovës këtë trashëgimi kulturore. Deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës në maj të vitit 2002 i është kthyer vetëm një prej tyre, “Hyjnesha në Fron”. Moskthimi i pasurisë kulturore në vendin e origjinës përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, mirëpo burokratët spanjollë dhe sllovak të Brukselit deri më tani nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme.

Në kulmin e “proamerikanizmit” të opozitës së sotme, ndodhi ikja nga Kosova e dhjetëra investimeve të jashtme që mund të shndërroheshin në fabrika gjigante për punësimin e mijëra njerëzve, si pasojë e urisë gërditëse për ryshfet të sekserëve qeveritarë. Në vend se investitorët e jashtëm të priteshin duar hapur për shkak të gjendjes së mjerueshme të popullatës së papunë të Kosovës, ata iu nënshtroheshin haraçit të njerëzve që përfaqësonin qeveritë e kaluara. Vetëm në Maqedoninë e Veriut janë tri korporata të mëdha multinacionale, të cilat fillimisht kishin planifikuar të investonin në Kosovë, por ato u dëbuan nga ish qeveritarët të cilët  “proamerikanizmin” e përdornin si uniformë të maskuar për t’u mbrojtur nga veprimet korruptive.

T’i kthehemi edhe një herë Kurtit.

Ku e ka mirë ai dhe ku gabon?

Ai e ka mirë kur si kryeministër i një shtetit sovran mundohet që para bashkësisë ndërkombëtare Kosovën të mos e perceptojë si problem të brendshëm të Serbisë, kurse popullatën vendore serbe ta paraqes si pjesë integrale të politikave sociale, arsimore, ekonomike të shtetit të Kosovës.

Veriu i Kosovës deri para dy viteve ka qenë në hartat elektorale të Serbisë dhe regjimi i Beogradit papengueshëm ka mbajtur zgjedhje atje sikur të ishte ai territor i Serbisë. Kjo hartë për Kurtin u shpall e pavlefshme.

Në veriun e Kosovës, simbolet shtetërore të Serbisë, duke filluar nga flamujt, targat, dokumentet e identifikimit dhe të udhëtimit, kanë  shprehur fuqishëm prezencën jo vetëm fizike, por edhe juridike, kushtetuese e shtetërore të Serbisë në atë pjesë të Kosovës.

Ka dy vjet që kjo prezencë fizike e shtetërore e Beogradit po has në kundërshtim nga kryeministri Kurti dhe këtu fillon trajtimi i Kosovës jo si problem i brendshëm i Serbisë, por si problem i qytetarëve të saj, pa dallim etninë, fenë, gjuhën etj. Këtu fillon trajtimi i Kosovës në frymën e një realiteti të ri të krijuar pas vitit 1999, realitet ky që u deformua dhunshëm nga Serbia e ndihmuar indirekt edhe nga ish qeveritarët shqiptarë në Prishtinë.  Çuditërisht këtu fillon edhe përplasja me bashkësinë ndërkombëtare, e që në gjuhën opozitare të Kosovës kualifikohet si “antiamerikanizëm” i Kurtit.

Por, të gjitha këto lëvizje politike e shtetërore, nuk e bëjnë Kurtin “antiamerikan”, siç po thotë opozita dhe një pjesë analistëve.

Nëse Kurti qenka “antiamerikan” sepse po e nxjerr Kosovën nga orbita e “botës serbe”, ky është një vlerësim i gabueshëm dhe i pastudiuar mirë, që është pasojë e mungesës së një strategjie shtetërore (kombëtare) afatgjate të Kosovës (në bashkëpunim edhe me Shqipërinë) kundrejt Serbisë.

Të nxjerrësh Kosovën nga orbita e “botës serbe”, i bie që ta largosh atë nga ndikimi rus, një angazhim ky permanent edhe i Washingtonit zyrtar. Me fjalë të tjera, Kosova e vogël po i ndihmon sado pak Amerikës së madhe në përpjekjet saj për të dobësuar ndikimin rus në Ballkan.

Të nxjerrësh Kosovën nga orbita e “botës serbe”, nënkupton paraqitjen e Vuçiqit para dhjetëra mijëra protestuseve serbë në Serbi si politikan i dobët që Kosovën e përdor për konsum të brendshëm politik e jo si kauzë e interesave nacionale të serbëve. Kjo, pra është meritë e Kurtit, sepse fundja edhe vet Vuçiqi e ka piketuar atë si bashkëbiseduesin më “problematik” në mesin e politikanëve të Kosovës, ndonjërin prej të cilëve ai e kishte “testuar” edhe sa i përket njohurive të gjuhës serbe.

Çuditërisht,  “proamerikanizmi” i Kosovës nuk po matet sipas disponimit gjithpopullor që kanë shqiptarët ndaj Amerikës, por po matet vetëm kur po vjen në pyetje qëndrimi i qeverive të Kosovës ndaj Serbisë.

Një shtet apo një popull është antiamerikan, kur del hapur në anën e Rusisë, Kinës, Iranit, Koresë  së Veriut, Hezbollahut, ISSIS-it dhe kundërshton sanksionet ndaj këtyre shteteve dhe organizatave terroriste

Një shtet apo një popull është antiamerikan, kur përqafon vlera të dyshimta civilizuese  që biejnë ndesh me doktrinat kulturologjike e civilizuese euro-atlantike.

Të gjitha këto pozicione dhe anime, shqiptarët jo vetëm që nuk i kanë, por madje janë treguar edhe më “katolik se Papa” duke e paraqitur veten si shteti i 51-të i SHBA-ve për shkak të respektit dhe mirënjohjes ndaj popullit amerikan dhe udhëheqësve të tij të lavdishëm për gjithçka që kanë bërë për shtetndërtimin e shqiptarëve.

Ku gabon Kurti?

Ai gabon, kur herë-herë vazhdon të sillet jo si udhëheqës shtetëror, por si udhëheqës partiak.

Ai gabon kur nuk instiston më tepër në një dialog të brendshëm dhe të hapur mbi tema të mprehta në shoqërinë kosovare, në një dialog me sa më pak militant trushpëlar partiak e me sa më shumë jobashkëmendimtarë konstruktiv.

Ai gabon kur kabinetin e tij qeverisës nuk e “ajros” pak më tepër, duke iu dhënë hapësirë edhe disa kuadrove në Kosovë e diasporë të cilët edhe kur janë në gjumë janë shumë më të dijshëm dhe më të kultivuar se sa Besnik Bislimi kur është zgjuar. Nuk bëhen politika të mëdha shtetërore me besnik bislima, të cilët i ke të kudondodhur, por jo aty ku duhet, sepse shteti nuk është parti, as OJQ. Shteti parasegjithash është kombinim i dijes, guximit dhe devotshmrisë ndaj atdheut. Kosova ka plot gra e burra, djem e vajza që i posedojnë këto atribute për të qenë në pozicione të rëndësishme, por Kurti duhet ta lirojë filozofinë e menaxhimit shtetëror nga psikoza e vetmbylljes partiake. Mosbesimi ndaj të tjerëve që mund të kenë të drejtë për një çështje që Kurti mendon ndryshe, mund ta shndërrojë qeverisjen e tij në një tren që është nisur në një destinacion shumë të dëshiruar, por me vagona të munguar që i pikojnë gjatë rrugës. Kujt do ti hynte në punë ai destinacion (shtetëror), nëse gjatë rrugëtimit ndodhë kidnapimi (partiak) i itinerarit të udhëtimit?

Është iluzore të shohim ndonjë zgjidhje të shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada. Statuss-quoja i konvenon Serbisë, po jo dhe Kosovës. Kryeministri Kurti arriti ta ngrejë nivelin e pazarit në negociata me Serbinë, por nuk guxon ta ulë nivelin e besueshmërisë me aleatët tanë strategjikë. Sepse nga ky nivel pastaj varet edhe kredibilteti shtetëror i Kosovës në tryezën e bisedimeve me Serbinë. Tani për tani nuk ka ndonjë opsion tjetër që do ta bënte Kosovën palë më imponuese në këtë tryezë.

Shqiptarët, 21 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit
Faktorizimi i vërtetë i shqiptarëve do të bëhet vetëm atëherë kur ata do të jenë popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Pa këtë komponentë, të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshi edhe Marrëveshjen e Ohrit do ta kenë efektin e terapisë së përkohshme, sepse shqiptarët ende nuk janë “shëruar” nga pasojat e shtetndërtimit të njëanshëm, ku atributi i shtetformësisë është zëvendësuar me terma eufemike, siç është 20 përqindshi,  që më tepër janë statitikë e thatë se sa që shprehin nevojat dhe synimet reale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Shkruan Emin AZEMI

Marrëveshja kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale të Vodnos në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-ja, Branko Cërvenkovski, për PPD-në, Imer Imeri dhe PDSH-ja, Arben Xhaferi.

Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”.

Kanë kaluar 21 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një dokument ky që për kohën kur u miratua, u konsiderua si ‘zbulim’ që do të rregullonte të gjitha kontradiktat etnike, sociale e politike në shoqëritë multietnike. Askush nuk e kishte menduar se do të duhet kaq kohë  e gjatë të flitet për këtë Marrëveshje, jo vetëm si dokument, por edhe si efekt frustrimi që kishte prodhuar mosimplemntimi i plotë i saj. Dhe tani kur kemi edhe një Marrëveshje tjetër, atë Prespës, analizës i ngelen edhe disa ngjyra për ta bërë më të plotë ylberin që bashkon këto dy ngjarje kapitale për shtetin e brishtë dhe të kërcënuar nga krizat e brendshme dhe të jashtme.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit, sikundër dihet,  ishin 4: Tërësisht dhe pa kusht hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë; Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike; Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht; Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

Mbi Marrëveshjen e Ohrit janë organizuar dhjetëra konferenca e shumë projekte dhe nga individë, institucione e faktorë të ndryshëm janë dhënë vlerësime të ndryshme mbi ecurinë e implementimit të kësaj marrëveshje. Por, emërues i përbashkët i të gjitha këtyre vlerësimeve ka qenë konstatimi se MO ka pësuar ngecje në segmente të caktuara dhe jo rrallë obstruimi i mos implementimit të saj ka ardhur nga vetë politikanët. Askush madje  nuk është i sigurt se sa kjo marrëveshje do të mund të mbuloj të gjitha pikëpyetjet që janë ngritur si gjilpëra mbi fushën me kontraste etnike, sociale e politike të Maqedonisë së Veriut këto 21 vite..

Marrëveshja e Ohrit është një dokument i rëndësishëm që konfirmonte gjetjen e kompromisit politik në fund të një konflikti etnik. Sipas parashikimeve, kjo marrëveshje ka qenë dashur të implementohet deri në fund të vitit 2004, gjegjësisht në fillim të 2005.

Vonesat që sollën mosimplementimin me kohë të kësaj marrëveshjeje kanë mjaftuar të frustrojnë shumë njerëz, por të shfaqin edhe ide e alternativa konkurruese në “tregun” e ideve politike. Ka shumë arsye të kërkohet llogari nga ata që e kanë vonuar procesin e implementimit të MO, qofshin ata në pushtetin aktual, apo pararendës. Emërues i përbashkët i të gjithë vonuesve të këtij procesi ka qenë obstruimi i afateve duke luajtur lojë jo të sinqertë në mes të partnerëve të koalicionit.

Një dilemë konstante që ka shoqëruar debatin ka qenë nëse ofertat e ndryshme politike duhet kuptuar si zëvendësim i Marrëveshjes së Ohrit, apo vazhdim i këtij procesi që do të dinamizonte jetën politike shqiptare këtu. Dhe si derivate logjike të këtij debati ka mundur të përvijohet konstatimi se të trumbetosh gjatë gjithë kohës se Marrëveshja e Ohrit është zeniti i kualitetit dhe kuantitetit të politikbërjes së shqiptarëve, në njërën anë, dhe të refuzosh të bashkëpunosh mbi bazat e një diversiteti normal idesh e strategjish politike, në anën tjetër, fsheh brenda vetes tendencën e ngurtësismit të veprimit politik për qëllime shumë speciale dhe në favor të pazareve jotransparente me faktorët politik maqedonas.

Nëse dikur papirusi përdorej për të ruajtur kohëgjatësinë e epokave, Marrëveshja e Ohrit dëshmoi se nuk arriti dot të fshehë tronditjet politike që u shfaqën herë  pas herë në syprinën e trazuar të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.

Në shtetet multietnike si Maqedonia e Veriut, asnjë projekt madhor politik nuk mund të implementohet vetëm. Edhe Marrëveshja e Ohrit kaloi nëpër sfidën e rëndë të konsensusit ndëretnik dhe jo rastësisht ajo u bë edhe gurë peshoje për sprovat e mundimshme të qeverive të këtyre 21 vjetëve. Por, në anën tjetër Marrëveshja e Ohrit sikur testonte edhe grafikonin e nacionalizmit maqedonas brenda koalicioneve maqedono-shqiptare dhe fatkeqësisht sa më e obstruuar dilte kjo marrëveshje nga partnerë të caktuar maqedonas, aq më i besueshëm dilte në opinionin publik edhe kryeministri maqedonas.

Një temë që ka preokupuar vëzhgues të ndryshëm politik, ka qenë e ardhmja e raporteve shqiptaro-maqedonase në dritën e zbatimit të MO. Ka disa prej politikanëve shqiptarë, sidomos ata me stazh më të gjatë në pushtet, të cilët mendojnë se MO është përgjigja më e mirë ndaj sfidave që dalin në raportet shqiptaro-maqedonase. Sipas tyre MO është përgjigja më e mirë për të mbyllur disa nga problemet që tangojnë interesat e shqiptarëve.

Por, në anën tjetër, ndryshimet e fundit që ndodhën, që nga emri i shtetit, e deri te realitetet e reja politike e kulturore, e kanë gjetur tepër të papërgatitur shpirtërisht shoqërinë maqedonase. Kjo mospërgatitje po shihet çdo ditë dhe po vërehet në sytë e të gjithëve. Sidomos ka një shqetësim sa i përket implementimit të gjuhës shqipe. Ka plot maqedonas, të cilët nuk po munden ta marrin me mend se në këtë shtet po lind edhe një gjuhë tjetër zyrtare. Dhe nuk është problemi gjithaq te refuzimi i këtij realitetit të ri gjuhësor, sa është te konfuziteti që ata po e krijojnë teksa po ballafaqohen me këtë ‘shok’ kulturologjik të shqiptarëve.

Në kapitullin e Marrëveshjes së Ohrit që flet për IMPLEMENTIMIN DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT, është aneksi C, i cili parashihte që “të vazhdojnë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike”.

Paradoksaliteti i politikës së deritanishme mbështetej në narrativin primitiv për shqiptarët si pakicë kombëtare, ndërkohë që nuk u realizuan parametrat kryesorë nga Marrëveshja e Ohrit që dilnin nga kapitulli ‘IMPLEMENTIMI DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT’, ku parashiheshin edhe objektiva konkretë në zhdukjen graduale të stereotipave ndëretnike.

Sikur të realizohej në tërësi ANEKSI C i Marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit sot nuk do të përjetonin tërmet emocional kur dëgjojnë fqiun shqiptar të flet në gjuhën shqipe zëshëm, pa pasur nevojë të brengoset se me këtë do të lëndojë ndjenjat e bashkëqytetarëve maqedonas.

Ka disa qasje sa i përket marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve. Njëra qasje mbështetet nga politikanët, të cilët mendojnë se falë kontributit të tyre ka ardhur deri te përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Tjetra, nga sociologët dhe analistët, të cilët nuk e shohin situatën bardh e zi. Ata në njërën anë e shohin me pozitivizëm Marrëveshjen e Ohrit si pikënisje e një bashkëjetese të re në Maqedoni, por në anën tjetër e shikojnë me pesimizëm funksionimin e sistemit, duke aluduar në parimin e Badenderit dhe në principet e demokracisë konsensuale.

Por një qasje që gjithmonë ngel pezull dhe nuk është studiuar gjithaq, është vetë perceptimi i qytetarëve sa i përket evoluimit të raporteve ndëretnike. Sipas anketave të viteve të fundit është vërejtur se Marrëveshja e Ohrit ka ndihmuar në relativizimin e marrëdhënieve të acaruara ndëretnike në mes të dy kombeve më të mëdha: maqedonasit dhe shqiptarët, ndonëse ky nuk ishte faktori kryesor që ka ndikuar në formimin e mendësisë së re dhe as që janë eliminuar plotësisht dallimet.

Këto të drejta që i kanë shqiptarët, do të arriheshin me luftë a me politikë paqësore? Rreth kësaj pyetjeje janë thyer shtizat më së shumti këto vitet e  fundit. Hulumtimet e opinionit publik kanë rezultuar në të dhëna interesante, duke marrë përgjigjen e mbi 50 për qind të shqiptarëve, të cilët e arsyetojnë luftën e armatosur për arritjen e më shumë të drejtave për shqiptarët. Por, kështu nuk mendojnë mbi gjysma e të anketuarve maqedonas, të cilët me pezëm e mllef e kualifikojnë konfliktin si komplot kundër Maqedonisë.

Përpjekja për ta dekompozuar ‘Maqedoninë e Ohrit’ nga qarqe vendimmarrëse politike maqedonase, është kundërtendencë e frymës që ka gjeneruar kjo marrëveshje. Faktorizimi i më shumë atributeve shqiptare në institucionalizimin e jetës politike e shtetërore ka prodhuar jo pak bllokada nga vetë ata që janë të obliguar ta implementojnë Marrëveshjen e Ohrit.

Por faktorizimi i vërtetë i shqiptarëve do të bëhet vetëm atëherë kur ata do të jenë popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Pa këtë komponentë, të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshi edhe Marrëveshjen e Ohrit do ta kenë efektin e terapisë së përkohshme, sepse shqiptarët ende nuk janë “shëruar” nga pasojat e shtetndërtimit të njënashëm, ku atributi i shtetformësisë është zëvendësuar me terma eufemike, siç është 20 përqindshi,  që më tepër janë statitikë e thatë se sa që shprehin nevojat dhe synimet reale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 13 gusht 2022

Beogradi është shndërruar në tymtar të Sputnikut!
Vuçiqi nuk mundet paradite të jetë me Brukselin, kurse pas dite të jetë me Sputnikun rus, duke i krijuar atij komoditet që nga Beogradi të nxjerr tym helmues për gjithë hapësirën publike të Ballkanit. Sputniku rus, ky instalacion që është ngritur si një makineri dezinformimi, tymtarët e kontaminimit  i ka të vendosur në Beograd dhe kjo i mjafton Brukselit e  Washingtonit që në listen e sanksioneve të fusin edhe Serbinë bashkë me Bjellorusinë dhe Rusinë

Nga Emin AZEMI

Presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, tha se e mbështet sovranitetin territorial të UKrainës, por nuk tregoi se çfarë qëndrimi ka ndaj atij që po e cënon këtë sovranitet. Dhe kjo është një demagogji e zbrazët, sepse sovranitetin e Ukrainës askush s’po e vë në pikëpyetje, madje as Putini, por të mos dënosh agresionin rus mbi Ukrainën dhe të mos i bashkohesh sanksioneve të botës demokratike  kundër Kremlinit, është defakto miratim i të gjitha veprimeve kriminale që po ndërmerr këtyre ditëve Putini mbi popullin e Ukrainës.

Vuçiqi nuk e ka lehtë të del kundër Putinit, po ama nuk mund të tolerohet më nga Perëndimi, sidomos nga Brukseli, që ai të qëndrojë në dy karrige. Sepse në kohë paqeje gjithsecilit i lejohet ky luks, por në momente kur Putini po e sfidon gjithë rendin global botëror, kjo nuk tolerohet.

Vuçiqi nuk mundet paradite të jetë me Brukselin, kurse pas dite të jetë me Sputnikun rus, duke i krijuar atij komoditet që nga Beogradi të nxjerr tym helmues për gjithë hapësirën publike të Ballkanit. Sputniku rus, ky instalacion që është ngritur si një makineri dezinformimi, tymtarët e kontaminimit  i ka të vendosur në Beograd dhe kjo i mjafton Brukselit e  Washingtonit që në listen e sanksioneve të fusin edhe Serbinë bashkë me Bjellorusinë dhe Rusinë. Kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse kur Serbia do të shndërrohet në Bjellorusi të Ballkanit, atëherë do të jetë tepër vonë, siç u treguan të vonuara edhe disa reagime dhe lëvizje të Prendimit ndaj krizës aktuale në Ukrainë.

Sputniku rus është krijuar për të sabotuar demokracitë  perendimore, kurse Serbia e Vuçiqit po i ndihmon sa po mundet këtij sabotimi.

Sputniku rus është krijuar për ta paraqitur NATON si ushtri agresore , kurse Serbia e Vuçiqit e refuzon kategorisht Alenacën Veriatlantik sepse ende mendon se mund të reciklohet filmi i Ukrainës në skenën ballkanike. Kuptohet kjo do të arrihej më lehtë pa NATO-n si forcë stabiliteti kolektiv. Sa më larg nga NATO, Serebia është më afër rrezikut për ta shndërruar këtë zonë të Ballkanit në rrip transimsioni të politikave invaduese ruse.

Në mozaikun e zhvillimeve që po ndërlidhet me invazionin rus në Ukrainë, na imponohet edhe një detaj që nuk bën ta analshkalojmë -BALLKANIN E HAPUR. Tani kur jemi dëshmitarë të barbarive ruse në Ukrainë, mund ta kemi më të qartë se pse Vuçiqit i ngutej ta krijojë Ballkanin e Hapur.

Pse Vuçiqi arriti të lajthitë edhe Edi Ramën që përems Ballkanit të Hapur të krijojë parakushte për një tampon zonë ku do të refuzohej  influenca e BE-së,  NATO-s dhe e SHBA në dobi të “srpski svet” dhe “sveta Rusisë”.

Ende nuk e dimë nëse Edi Rama e quan veten të lajthitur apo jo, por ajo çka po na shohin sytë ka të bëjë me një strategji të sofistikuar ruso-serbe për një Ballkan të ri, pa ndikim evropian e amerikan, një Ballkan ku Sputniku rus i cakton rregullat e diskursit publik.

Nëse E. Rama vazhdon të jetojë në delirin e temjanit sllav mbi projektin e Ballkanit të Hapur, ky është një problem thelbësor se nga (nuk)duhet të shkojmë si komb në këto turbulenca dhe zhvillime dramatike që prekin një pikë në rajon, por që dridhin  gjithë globin.

Fantazma e Shën Stefanit reinkarnohet në filozofinë pushtuese të Putinit
Putini po synon ta rikthejë frymën e vendimeve të Shën Stefanit, për të arritur disa qëllime. Rusia e Putinit synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të Rusisë Cariste . Por tani Putini nuk mundet ta gjunjëzoj Perendimin dhe nga Ukraina nuk mund të bëjë një Bullgari të Madhe. Paramtetrat historik e gjeopolitik tani janë kundër horoskopit politik të Putinit, për arsye se tani Perëndimi është më homogjen se kurdoherë më parë dhe Ukraina me Zenskyn në krye kurrë nuk do të bëhet Bullgari e Madhe, as satelit i tij

Nga Emin AZEMI

Një ish-zv.ministër  rus ia zbulon planet Putinit, duke zbërthyer prapavijën e Kremlinit për urgjencën e arritjes së një marrëveshje me Ukrainën në bisedimet që po zhvillohen në një vend afër kufirit Bjellorusi- Ukrainë. Bëhet fjalë për ish-zëvendësministrin e  Jashtëm të Rusisë, Andrei Fedorov, i cili tha se Putin synon një fitore të plotë deri më 2 mars.

Duke folur për Al Jazeera’s start here, Fedorov tha se “çdo gjë do të varet duke folur sinqerisht në dy ditët e ardhshme, sepse, sipas njohurive të mia, putin urdhëron operacionin e plotë ushtarak me një fitore deri më 2 mars”, duke shtuar se Moska u befasua nga rezistenca e ashpër e Ukrainës dhe nga “vendimi i shteteve evropiane –të cilat janë kryesisht të varura nga gazi rus – për të vendosur sanksione të ashpra”.

Pse Putini dëshiron që pikërisht më 2 mars ta arrijë një marrëveshje me Ukrainën, e cila, duhet të jetë patjetër në favor të tij?

A është zgjedhur kjo datë krejt ratësisht, apo simbolika e saj shkon përtej ngjarjeve aktuale dhe synon të krijoj një paralelizëm historik?

Dhe kur jemi te historia të përmendim 3 marsin e vitit 1878, kur u nënshkrua i ashtuquajtur  Traktati i paqes ndërmjet Perandorisë  Ruse dhe asaj Osmane, i njohur si  Traktati i Shën-Stefanit i cili shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik, me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, ku Rusia nuk mori asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, Krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum).

Megjithatë synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore, Rusia Cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së Madhe Autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane, duke u shtri në lindje deri në Detin e Zi, në Jug deri në Detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në Malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e Portës së Lartë, Peranroai Osmane megjithatë  nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman.

Pjesa tjetër e territoreve perandorake, sipas Traktatit të Shën Stefanit,  do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga Principata autonome në Shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë, ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.

Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

Mali i zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, Krajës, Anamalit, Hotit, Grudës, Tuzit, Kelmendit, Plavës, Gucisë dhe Rugovës.

Shtypi ndërkombëtar  në prill të vitit 1878, ishte i mbushur me artikuj të shumtë që kundërshtonin  Traktatin e  Shën-Stefanit. Në fakt, kundërshtimi më i rreptë erdhi nga Anglia dhe Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të rusisë në Ballkan nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Kjo ishte edhe arsyeja që, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i fuqive të mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin, më 13 qershor 1878, ku edhe u shfuqizua ky Traktat, por sërish në dëm të tokave shqiptare.

Putini po synon ta rikthejë frymën e vendimeve të Shën Stefanit, për të arritur disa qëllime. Rusia e Putinit synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të Rusisë Cariste. Ngjashëm si Rusia Cariste e cila synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së Madhe Autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj,  edhe Rusia e Putinit po ngutet që deri më 2 mars të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, duke synuar që këtë të fundit ta shndërrojë në satelite të saj për të shantazhuar Perëndimin, sodomos SHBA dhe NATOn.

Putini, ky nxënës i dobët i historisë iu ka futur aventurave shën-stefaniste për ta  shndërruar atë në një Car të madh, që ëndërron ta gjunjëzoj Perëndimin, sidomos  SHBA-të dhe NATO-n, ashtu siç vepruan pararendësit e tij me Perandorinë Osmane.

Atij po i ngutet që invazionin ndaj Ukrainës ty mbyllë me një marëveshje që do të rizgjonte orekset e tij hegjmoniste e antiprendimore, sepse vetëm në këtë mënyrë biografia e tij do të jetë e denjë për t’u përfshirë në altarin e pansllavizmit rus.

Mirëpo, historia nganjëherë përsëritet, e nganjëherë jo. Për fatin e keq të Putinit, Perendimi i sotëm nuk është më i njeti si para 144 viteve, kur reagonte me vonesë dhe në dëm të popujve të vegjël.

Tani kemi komplet një Perendim tjetër, i cili po bëhet më kuptimplotë me Amerikën dhe NATO-n, dy garantuesit esencial të stabilitetit evropian dhe sfiduesit kryesorë të hegjemonisë së Putinit.

Tani Putini nuk mundet ta gjunjëzoj Perendimin dhe nga Ukraina nuk mund të bëjë një Bullgari të Madhe. Paramtetrat historik e gjeopolitik tani janë kundër horoskopit politik të Putinit, për arsye se tani Perëndimi është më homogjenj se kurdoherë më parë dhe Ukraina me Zenskyn në krye kurrë nuk do të bëhet Bullgari e Madhe, , as satelit i tij.

P.s

Shënimet mbi Traktaktin e Shën Stefanit i kam marrë nga disa autorë dhe burime të ndryshme historiografike

Pse duhet të takohen sa më parë Edi Rama dhe Albin Kurti?
Është nevojë urgjente që Kosova të rikthejë shikimin nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Kurti sa më parë të takohet me kryeministrin Rama. Kosova ka nevojë për diplomacinë e Shqipërisë dhe për angazhimet konkrete të kryeministrit Rama. Ky i fundit duhet ta trajtojë Kosovën si një temë që kërkon më tepër kujdes, si në planin e betejave diplomatike për të amortizuar goditjet e Serbisë, ashtu edhe në planin e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore, ku Kosova ka nevojë të madhe të ndjej nga afër efektet e kompenzimit të humbejeve evenetuale nga situata e krijuar në muajt në vazhdim.

Shkruan EMIN AZEMI

Shtatori nuk vjen me lajme shumë të mira për Kosovën. Largimi i trupave amerikane nga Afganistani, i ka hapur telashe të reja administratës së presidentit Biden, e cila tash e tutje do të merret me menaxhimin e pasojave nga kjo tërheqje dhe me rregullimin e imazhit antiamerikan që po krijohet në botë. Për pasojë, Washingtoni nuk do të ketë kohë të merret me Ballkanin dhe këtë Beogradi do ta shfrytëzojë për të vazhduar fushatën e saj diplomatike kundër Kosovës dhe presionet e vazhdueshme për të arritur qëllimet e saj, që si synim final ka bosnjizimin e Kosovës.

Më 4 shtator skadon zotimi i Serbisë për të mos lobuar për çnjohjet e Kosovës, një çështje kjo që ishte përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, vitin ekaluar.

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq këto ditë ka deklaruar se fill pas kësaj date disa shteta janë gati të tërheqin njohjet për Kosovën. Në mesin e tyre edhe Afganistani i drejtuar nga talebanët, mund të ndodhet në listen e këtyre shteteve.

Beogradi po e përgadit terrenin për t’iu shmangur obligimeve që ka ndaj dialogut me Kosovën, duke ia lënë fajet kjryeministrit Kurti se ai “flet vetëm për të kaluarën, e jo për të ardhmen”.

Duke u nisur nga kjo, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se “dialogu me Kurtin s’po ka kuptim”, ndonëse sipas tij “Serbia gjithnjë do të marrë pjesë në dialog kurdo që të thirret, por në dialogun me Albin Kurtin nuk shoh ndonjë kuptim të madh, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, e jo për të ardhmen, e as të shkuarën nuk e pasqyron siç duhet”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Ky qëndrim i Vuçiqit vjen pas një deklarate të Kurtit i cili kishte thënë se “nuk japin asgjë për të marrë njohje”, por duke pranuar se njohja nga Beogradi ka shumë rëndësi për Kosovën.

Kosova po paguan koston e politikave të pa studiura mirë të ish ushëheqësve të saj. Për rrjedhojë dialogu Kosovë-Serbi, filloi një vit pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë verdiktin se “pavarësia e Kosovës nuk është e njëanshme”. Në këtë dialog Serbia po kthehej si faktor i rrezikuar ku Kosova duhej të bënte lëshime, madje, sipas ish udhëheqësve Kosova duhej të rinegoconte statusin e saj. Ky qëndrim poshtërues i Prishtinës zyrtare prodhoi defektet e Pakos së Ahtisarit, e cila ishte ridizajnuar, jo siç e kishte menduar diplomati finlandez, por siç pretendonin politikanët serbë. Pakoja e Ahtisarit në vend se t’i hapte Kosovës perspektiva të reja zhvillimi, ajo i dha argumente shtesë Serbisë se shteti i Kosvës është i pa plotë deri sa të mos bosnjizohet.

Me këto ide e synime, Beogradi mendon sërish ta vazhdojë betejën e tij në dialogun e Brukselit, kurse të gjitha kundërshtimet që vinë nga Prishtina, Vuçiqi i interpreton sipas kutit të tij,në stilin:  “dialogu me Kurtin s’po ka kuptim”.

Për Vuçiqin dialogu do të kishte kuptim sikur kryeministri Kurti të mos kërkonte nga Serbia ballafaqimin me të kaluarën e saj kriminale. Sikur Kosova t’i lejonte Serbisë të shndërrohej në shtet jofunksional me një republika Srpska brenda, ku Beogradi sërish do të kishte në duar adutet e destabilizimit të mëtejmë.

Por, të gjitha këto argumente në anën e Kosovës sikur nuk po mjaftojnë për të shënuar një kthesë në raport me zhvillimet aktuale. Në të kalaurën koha kishte punuar për Kosovën, por tani politikanët që e udhëheqin atë duhet të mendojnë seriozisht se si ta menaxhojnë situatën në kushtet kur jo të gjitha rrethanat janë në favor të saj.

Fillimisht, rikthimi i pandemisë dhe përqëndrimi tek kriza shëndetësore, do të jetë një minus për politikën kosovare, e cila në vend se të merret me amortizimin e goditjeve që vinë nga Serbia, do të duhej të kujdeset për shëndetin e kërcënuar të njerëzve.

Fushata zgjedhore që fillon në shtator për zgjedhjet lokale të tetorit, do ta fokusojnë vëmendjen e politikës jo tek çështjet kruciuale që kanë të bëjnë me stabilitetin institucional për një ardhmëri më të sigurt, por tek betejat për primat politik nëpër komuna, ku përleshja mes palëve do të rrisë edhe më tepër hendekun në mes të atyre që duan një shtet të fuqishëm dhe atyre që duan një parti të fuqishme.

Kjo zhendosje e prioriteteve politike do t’i faturohet si saldo negative Kosovës në raport me Serbinë, sepse kjo e fundit po përgatitet fuqishëm që të kthejë në favor të saj çdo lëshim eventual të Prishtinës zyrtare.

Zhvillimet në Afganistan që prodhuan një gjendje kaotike nëpër rrugë dhe aeroporte, me pamje të rrëmujshme të njerëzve që po radhiten në kolona të gjata refugjatësh, sigurisht që do të reflektohen edhe në Kosovë, por jo në favor të saj. Kriza e re e refugjatëve do të mobilizojë burokratët në Bruksel t’i braktisin axhendat e deridjeshme dhe t’iu rreken programeve për sistemimin e refugjatëve nëpër shtetet e ndryshme  evropiane. Do të shkojë gjithë vjeshta duke u marrë me këtë problematikë, ndërkohë që dialogu Kosovë-Serbi do të humbë rëndësinë dhe vëmendjen tek politikanët e Brukselit.

Të gjitha këto janë rrethana të reja që për Serbinë do të jenë tepër të favoshme, kurse për Kosovën tepër të pafavorshme.

Prandaj, është nevojë urgjente që Kosova të rikthejë shikimin nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Kurti sa më pare të takohet me kryeministrin Rama. Kosova ka nevojë për diplomacinë e Shqipërisë dhe për angazhimet konkrete të kryeministrit Rama. Ky i fundit duhet ta trajtojë Kosovën si një temë që kërkon më tepër kujdes, si në planin e betejave diplomatike për të amortizuar goditjet e Serbisë, ashtu edhe në planin e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore, ku Kosova ka nevojë të madhe të ndjej nga afër efektet e kompenzimit të humbejeve evenetuale nga situata e krijuar në muajt në vazhdim.

Kohë për të humbur nuk ka gjithaq, kurse më të humbur do të dalin ata politikanë që ende mendojnë se koha pafundësisht punon për ta.

Afganistani, një test për disponimin pro et contra amerikan!
Një gjikant mediatik si Sputniku rus nuk bën gjë tjetër pos të “redaktojë” disponimin e publikut, duke i thyer kundër Amerikës shumë njerëz të lëkundur në orientimet e tyre gjeopolitike. Por, vetëm shqiptarët mbetën të palëkundur në disponimin e tyre proamrikan, sepse ata e kanë të shartuar në kodin e tyre kanunor e civilizues traditën qindravjeçare të mikëpritjes dhe mirënjohjes ndaj mikut që të është gjendur në kohët më të vështira.

Nga Emin AZEMI

Amerikanët nuk kapitulluan në Afganistan, siç po duan ta interptetojnë disa antiamerikanë, por ata u tërhoqën pas 20 vjetësh, në bazë të një marrëveshje që ishte arritur vitin e kaluar. Pasi harxhuan 2.3 trilion dollar, amerikanët para dy vjetëve  kishin paralajmëruar se do të largoheshin nga Afganistani. Madje kishin caktuar edhe datën kur do të largohej ushtari i fundit: 31 gusht 2021. Pra asgjë nuk ndodhi e befasishme dhe këtë e kanë ditur edhe këta që tani po ikin nga sytë këmbët.

Shtypi serb i është rikthyer retorikës antiamerikane, duke e ndërlidhur tërheqjen nga Afganistani me rrethanat në Ballkan. Sipas zëdhënësve të kësaj retorike, Amerika po dështon gjithkund dhe kjo, sipas tyre, është një shenjë e mirë për rajonin, duke iu refreruar edhe çështjes së Kosovës. Sa më e dobët Amerika, aq më e fortë Rusia – është nënteksti i këtij diskursi. Një Kosovë dhe një Ballkan pa Amerikën, nënkupton fuqizim të dominimit serb dhe këtë e duan të gjithë ata që besojnë se Kosova nuk ka aftësi shtendërtuese. Këtë e besojnë edhe disa tifozë të Vuçiqit që flasin shqip në Prishtinë.

Mediat ruse, të kontrolluara nga regjimi i Putinit, ka kohë që bëjnë propagandë antiperendimore, me theks të posaçëm në nxitjen e disponimit antiamerikan në disa rajone të botës me demokraci të brisht. Kjo propagandë merret me përmbysjen e tezave që i konvenojnë Moskës, duke u ndërlidhur edhe me faktin se BE brendapërbrenda ka konfuzitet pas largimit të Britanisë së Madhe dhe pas përfundimit të epokës së Angela Merkelit. Beteja për primat evropian në mes të Gjermanisë dhe Francës do t’i kushtojë Europës kohë dhe nerva, ndërkohë që politika e zgjerimit do të ngadalësohet paksa, si pasojë e kësaj rrëmuje postmerkel.

Në këtë ngushticë veprimesh, propaganda ruse arrinë fort mirë të orientohet, aq më tepër kur çdo dështimi të Evropës dhe Amerikës mundohen t’ia atribuojnë  planeve gjoja antiruse për të zgjeruar demokracinë dhe prezencën e NATOs në shtetet e Evropës Lindore, kryesisht në disa shtete që ishin dikur republika ish-sovjetike.

Tani, me zhvillimet e fundit në Afganistan, kjo propagandë sikur del e fituar në parshikimet e saj dhe ka jo pak njerëz që i besojnë asaj. Një gjikant mediatik si Sputniku  rus nuk bën gjë tjetër pos të “redaktojë” disponimin e publikut, duke i thyer kundër Amerikës shumë njerëz të lëkundur në orientimet e tyre gjeopolitike.

Një inxhinjering i tillë i publikut po ndodhë edhe në rajon. Mediat serbe që transmetojnë linjat editoriale të Sputnikut dhe megafonëve të tjerë të Putinit, duan ta bindin audiencën me argumente të fabrikuara në laboratotorët e disponimit antimamerikan.

Reparte të ndara të kësaj propagande po nxjerrin krye edhe në disa media në gjuhën shqipe në Kosovë dhe në Shqipëri, emërues i përbashkët e të cilëve është zmadhimi i rëndësisë së Serbisë në raport me Kosovën, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik, demografik e gjeografik. Njeriu i lig forcën e tjetrit e mat me sasinë e frikës që e ka në bark. Ligësia e njeriut frikacak mundohet ta kamuflojë nënshtrimin nën petkun e pragmatizmit.

Por, nga ajo që mund të vërehet, është një lajm i mirë që vjen nga politika shqiptare, e cila për asnjë milimetër nuk e ka lëkundur pozicionin proamerikan. Në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup politikanët dhe intelektualët shqiptarë, në koordinim me diplomatët amerikanë,  janë deklaruar në favor të strehimit të refugjatëve afganë në vendet tona. Kjo politikë është në harmoni të plotë me kërkesat dhe nevojat e miqëve tanë amerikanë për të menaxhuar një krizë momentale, e cila doli nga kontrolli si pasojë e hapave të pastudiuar mirë paraprakisht.

Kjo është edhe një dëshmi se miqësia me Amerikën kalon edhe nëpër momente të vështira, por shqiptarët e kanë të shartuar në kodin e tyre kanunor e civilizues traditën qindravjeçare të mikëpritjes dhe mirënjohjes ndaj mikut që të është gjendur në kohët më të vështira.

Pa Amerikën, tokat shqiptare do të ishin pjesë e banovinave serbe, kurse vet shqiptarët do të ishin argatë të fermerëve të leckosur serbë nëpër fshatrat e braktisura të Shumadisë.

Në Afganistan nuk kapitulloi Amerika, por dështoi shoqëria afgane të ndërtojë shtet stabil. Dështoi ushtria dhe policia afgane që të aftësohet për sfidat që mund ta prisnin, siç edhe ndodhi me rikthimin triumfal të talebanëve, sikur të mos ekzistonte fare shteti afgan.

Shoqërisë shqiptare nuk i nevojitet ky mësim nga Afganistani, siç po duan të thonë disa, për arsye se ata më herët kishin kaluar nëpërë mësime e pësime të tilla. Në muajt mars, prill, maj, qershor, 1999, shqiptarët e Kosovës përjetuan një dyndje masovike me përmasa biblike drejt kufinjve të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për pasojë fatkeqësia e tyre u bë pjesë organike e dhembjes gjithëshqiptare.

Për dallim nga afganët, shqiptarët u dëbuan dhunshëm, ndërkohë që djemt dhe vajzat e tyre po luftonin maleve dhëmbë për dhëmbë me okupatorin serb. Tani nuk po shohim ndonjë afganë të luftojë kundër talebanëve.

Për dallim nga afganët, shqiptarët u organizuan në rezistencë të armatosur kundër serbëve dhe ky ishte momenti vendimtar i ndëryhyrjes ushtarake të NATOs, e prirë nga SHBA. Amerikanët do të vazhdonin të qëndronin edhe më tej në Afganistan, sikur të formohej një masë kritike e shoqërisë afgane e cila do të ishte kundër talebanëve. Meqë nuk u krijua kjo masë kritike, Washingtioni vendosi të mos sakrifikojë më ushtarët amerikan për një shoqëri e cila nuk e kishte ndërmend të bëhej shtet i konsoliduar. Në të kundërten nuk do të ndodhte që talebanët me aq lehtësi morën kazermat, stacionet policore, ministrtitë, qendrat dhe institucionet e ndryshme, një fakt ky që ka mjaftuar të ndërtohet si qëndrim me vite të tëra në Washington përkitazi me Afganistanin.

Tifozët serbë të talibanëve që flasin shqip në Prishtinë
Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, ishin trajnuar një kohë të gjatë në kampet e betejave antikosovare, duke qenë të lidhur ngusht me oligarkinë që ushqehej me paratë e krimit. Beogradi asnjëherë nuk e kishte fshehur faktin se kishte qenë ngusht i lidhur me këto oligarki, që në Kosovë prodhuan media e gazetarë, të cilët profesionin e tyre po e këmbenin me do favore që t’i jep nëntoka e stanishiqëve e radonçiqëve.

Nga Emin AZEMI

Largimi i amerikanëve nga të gjitha zonat problematike ka qenë dhe mbetet dëshirë dhe  objektiv kryesor i politikës ruse. Moska është edhe kundër instalimit të mekanizmave të sigurisë kolektive të NATO-s në shtetet  që kufizohen me ish BRSS-në. Për rrjedhojë, zhvillimet e fundit dramatike në Afganistan, nga Moska po lexohen si dështim të SHBAve për të vendosur demokraci dhe reforma në këtë shtet, kurse NATO-s ia përshkruan edhe një debakël për të shtrirë frymën e doktrinës së saj ushtarake e politike në këtë rajon të trazuar.

Por, në anën tjetër Federata Ruse nuk është gjithaq e kënaqur me ardhjen e talebanëve në pushtet, për arsye se siguria e deritanishme në Afganistan i ka konvenuar edhe Moskës. Tash e tutje destabilizimi në këtë shtet mund të prodhojë domino efekt edhe në disa shteteve ish-sovjetike me përbërje dominuese myslimane. Kjo për Rusinë është një disfavor, për arsye se zërat kundër saj mund të inkurajohen pikërisht nga kjo frymë talebaniste që po instalohet në këtë pjesë të Azisë.

Me ardhjen e talebanëve në pushtet, pëfituese më e  madhe del të jetë Kina, por edhe kjo mbetet të testohet në kohët në vijim.

Efekti i kthimit të talebanëve në pushtet po analizohet nga shumë qeveri evropiane e qendra të ndryshme studimore. Kjo kthesë dramatike e situatës i ka zënë të papërgatitur gati të gjitha qeveritë perendimore, ndonëse mund të prejudikoheshin gjërat pas marrëveshjes midis talebanëve dhe ish presidentit amerikan Trump. Pra, vend për ndonjë befasi nuk ka pasur, por askush nuk e ka pritur se kaq shpejt do të ndodhë përmbysja e skenës politike në Afganistan.

Njëzetë vite pas zbarkimit të amerikanëve dhe nëntëmbledhjetë vite pas hyrjes së NATOs, Afganistani mund të thuhet lirisht se po kthehet aty ku ka qenë – nën dominimin taleban.

Në anën tjetër, janë harxhuar rreth 1000 miliard dollarë amerikanë, janë vra 2240 ushtarë amerikanë dhe janë plagosur rreth 20 mijë persona.

Jo pak vëzhgues po thonë se gjithë ky angazhim amerikan dhe perendimor përgjithësisht në Afganistan ka shkuar kot. Kjo edhe për faktin se në këtë shtet nuk arritën të konsolidohen institucione të fuqishme që do t’iu bënin rezistencë çfarëdo rikthimi të Talebenavëve. Prandaj presidenti amerikan Joe Biden kishte të drejtë dje kur thoshte se ushtria amerikane nuk mund të luftojë nëse për këtë nuk është e gatshme vet ushtria afgane. Me fjalë të tjera ai dërgoi mesazh se ushtarët amerikanë nuk  mund të vriten në një shtet të huaj, përderisa aty nuk ka gatishmëri që të ngrihen struktura të fuqishme ushtarke, policore e institucionale, të cilat do ta merrnin mbi supe përgjegjësinë e drejtimit të shtettit edhe pas largimit të amerikanëve.

Por, në praktikë ndodhi e kundërta. Ushtria dhe policia afgane u dërëzuan para forcave talebane, presidenti Ashraf Ghani ia mbathi dhe ua dorëzoi postin pa kurrfarë rezistence talebanëve, kurse aeroportet u mbushën me njerëz që kishin qenë ose mbështetës ose pjesë e ish-administratës shtetërore. Për pasojë, edhe një krizë e refugjatëve do të kaplojë gjithë Europën ku pritet të zhvendosen deri në 100 mijë afganë.

Këto zhvillime po analizohen edhe në Beograd, edhe në Prishtinë. Ka jo pak zëra në Prishtinë që nuk dallojnë shumë nga pikëpamjet retrograde të disa eksponentëve të hegjemonizmit serb në Beograd. Të proklamosh se Serbia e merr Kosovën jo për 9 ditë, por për 9 orë, është kulmi i dashakeqësisë kundër vendit tënd. T’i bësh argat kaq hapur dhe kaq lirë përfaqësuesve të llumit shovenist serb, të cilët njësoj po i fërkojnë duart pas këtyre zhvillimev dramatike në Afganistanë, është pika zero ku pushon arsyeja e shëndoshë njerëzore dhe ku fillon nëndija mercenare e kontigjentëve të krimit që u shndërruan në media e gazetarë.

Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, ishin trajnuar një kohë të gjatë në kampet e betejave antikosovare, duke qenë të lidhur ngusht me oligarkinë që ushqehej me paratë e krimit. Beogradi asnjëherë nuk e kishte fshehur faktin se kishte qenë ngusht i lidhur me këto oligarki, që në Kosovë prodhuan media e gazetarë, të cilët profesionin e tyre po e këmbenin me do favore që t’i jep nëntoka e stanishiqëve e radonçiqëve.

Talibanët nuk janë një “shtet tjetër”, por janë qytetarë të Afganistanit, të cilët janë rikthyer aty ku kishin qenë para 20 viteve. Pra, krahasimi në mes të  kthimit në Kosovë të Serbisë dhe talebanëve në Afganistan,  jo vetëm që është një krahasim komplet idiotik, por në vetvete përmban edhe një nëntekst tepër djallëzor që godet shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Ata që besojnë se Serbia e merr Kosovën për 9 orë, janë tepër skeptik për shtetësinë e Kosovës, prandaj me progandën e tyre mercenare duan t’ia përgatisin terrenin Serbisë për ndonjë invadim eventiual në Kosovë.

Ata që besojnë se Serbia e merr Kosovën për 9 orë, duan të besojnë në dështimin e politikës kosovare për të ngritur shtet të fuqishëm e kredibil. Prandaj ata llogarisin si tepër në ftohjen e marrëdheënieve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Administratës Amerikane, sepse kështu mendon edhe Serbia.

Tifozët serbë të talibanëve që flasin shqip në Prishtinë, pasi që kanë obligime ende të pakryera ndaj   bosave të tyre të krimit, kanë zgjedhur metodat më të lehta të komparacionit në mes të situatës në Afganistan dhe në Kosovë. Ata edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duan ta vendosin nën thjerrëzën e realitetit politik e të sigurisë  në Kosovë, duke pretenduar se edhe shoqëria dhe politika kosovare ka prirje

talibaneske për të dështuar në ndërtimin e shtetit pas tërqheqjes së trupave shumëkombëshe nga Kosova. Ata duan të mendojnë gabimiusht se baza ushtarake amerikane në Bondsteel është ngritur me të njejtat objektiva me zbarkimin amerikan në Afganistan para 20 viteve. Mosnjohjësit e strategjisë amerikane e kanë shumë lehtë të lëshohen në teori konspiracioni, duke nxjerrë nga mënga ide që jo vetëm se nuk korrespondojnë me realitetin, por janë në kunërshtim edhe me parimet e gjeopolitikave ku fjalën kryesore e kanë sërish amerikanët.

Kosova erdhi këtu ku është pas një procesi të gjatë e të vështirë të shtetndërtimit. Fillimisht ndodhi çlirimi i Kosovës (1999) nga okupatori serb, pastaj ndodhi pavarësia e Kosovës (2008) dhe katër vite më vonë (2012) përfundoi mbikqyra ndërkombëtare e pavarësisë.

Të gjitha këto faza, Kosova i kaloi me jo pak trauma e vështirësi, të cilat ende nuk i ka flakur tërësisht, por nuk mund të thuhet se shoqëria kosovare është e padenjë për të udhëhqur shtet nëse mungon asistenca ndërkombëtare, sidomos prania amerikane. Kjo e fundit ka qenë vendimtare në fuqizimin e shtetti të Kosovës, por habit fakti se si është e mundur që pikërisht ata që ishin kundër konsolidimit të armatës së Kosovës me arsyetimin se “çka na duhet pasi që e kemi ushtrinë amerikane”, tani dalin e fabrikojnë nebuloza që nuk kanë lidhje me realitetin. Ata që po e ditkan se “Serbia për  9 orë e merr Kosovën”, si kanë mendu se Kosova do të bëhet e fuqishme pa ushtrinë e saj. Si kanë mendu se Kosova përgjithmonë do të jetë e varur nga ndërkombëtarët, prandaj edhe vendimet politike në Prishtinë, sipas tyre, nuk guxojnë të dalin jashtë kornizave protokollare të direktivave të ambasdorëve të huaj.

Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, gjithmonë kanë dashur të kenë një shtet të dobët, sepse vetëm  ashtu mafia e ka më lehtë ta sundojë atë, sepse vetëm ashtu “Serbia mundet ta pushtojë Kosovën për 9 orë”.

Kosova dhe Afganistani janë dy kontekste komplet të ndryshme  gjeopolitike e gjeokulturore. Tradita e formimit të Afganistanit ka ndjekur një rrugë tjetër zhvillimi nga ajo e Kosovës dhe objektivat amerikane në Aganistan kanë qenë dhe mbetën të ndryshme nga ato në Kosovë.

Talebanizimi i shoqërisë kosovare s’ka shanse të ndodhë dhe për rrjedhojë çfarëdo pushteti që të ndërrohet në Prishtinë, popullata civile nuk ka nevojë të mësyej aeroportet për të ikur. Kjo po ndodhë në Afganistan, për arsye se elitat politike e intelektuale atje ishin akomoduar si tepër në luksin e të qenit nën pemët me fruta të amerikanëve, dhe nuk e kishin menduar t’i mbrojnë ato fruta edhe pas dridhjeve që mund t’i sjell rrëmuja politike. Shteti afgan ra si një kullë prej kartuqi, kurse ata që do të duhej të ishin në ballë të proceseve reformuese tani po bëhen refugjatë. Disa prej tyre do t’i kemi edhe në mesin tonë.

Një shtet bie për tokë, vetëm atëherë kur nga brenda shtohen forcat që punojnë në dezintegrimin e atij shteti. Afganistani po e paguan shtrenjt leksionin e të qenit nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe paaftësisë për të nxjerrë mësime nga kjo mbikqyrje, ndërkohë që Kosova ka afro një dekadë që funskionin si shtet normal pa mbikqyrje ndërkombëtare. Në Kosovë ka vetëdije të theksuar demokratike të qytetarëve për të votuar dhe me votën e tyre të lirë të instalojnë pushtetin që i konvenon. Këtu afganët dështuan. Ata i sollën sërish talebanët në pushtet me oportunitetin, përçarjen dhe paktin me krimin dhe korrupsionin. Prandaj përgjegjës për këtë përmbysje në Afganistan, kanë edhe këta që po ikin dhe me lehtësi po fshihe nën petkun e refugjatëve.

Edhe në Kosovë janë paraqitur disa paralajmërues të pushtimit të Kosovës për 9 orë nga Serbia, por nuk do të ndodhë ajo që ata presin. Mund të ndodhë vetëm evakuimi i tyre individual, por shanset për të pikur nga aerplani janë të mëdha, sepse gjithmonë përfundojnë keq ata që ndahen nga masa.