E B – JavaNews.al

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë
Policia e Tiranës ka dokumentuar përmes fotografive përfshirjen e një 17-vjeçari në sulmin ndaj institucioneve shtetërore, ku dyshohet se ai, së bashku me disa adoleshentë të tjerë, ka goditur me gurë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara dhe të dokumentuara nga autoritetet policore, 17-vjeçari shfaqet i veshur me një xhup me kuadrate dhe me fytyrën e mbuluar, teksa së bashku me një grup të rinjsh merr pjesë në hedhjen e gurëve drejt institucionit.

Kujtojmë se, prej pak kohësh tashmë është futur në fuqi ligji që çdo kush sulmon drejt institucioneve shtetërore, do te gjobiten.

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë
Skënderbeu mposhti në Korçë Dinamon me shifrat 2-0.

Gjithçka ndodhi pas një pjese të dytë të ndezur ku kishte shumë raste dhe polemika, me gola të anuluar, penallti të humbura dhe VAR-in që u bë protagonist.

Në fund ishin korçarët të cilët gjetën dy golat që e rendisin tashmë në vendin e pestë, me 14 pikë.

Ndërkohë, Dinamo mbetet në vendin e tretë, me 17 pikë.

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës.

Një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.

Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë
9 elektricistë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026, statistika të siguruara sipas njoftimeve të Policisë së Shtetit deri në muajin nëntor. Duke treguar se mesatarisht pothuajse një punonjës i këtij sektori ka humbur jetën çdo muaj gjatë kryerjes së detyrës.

Siguria e punonjësve të sektorit të energjisë ka ngritur shqetësime të cilët ekspertët e tregut i konsiderojnë alarmante. Vetëm në 4 ditët e fundit janë shënuar dy viktima duke rikthyer në vëmendje rrezikun e lartë me të cilin përballen elektricistët gjatë ndërhyrjeve në terren.

Më 6 nëntor një 45-vjeçar humbi jetën në fshatin Kocul të Vlorës, teksa grupi i punonjësve po kryente riparime në një nënstacion elektrik. Ndërsa vetëm një ditë më parë, në fshatin Vasije të Kalasë së Dodës, një tjetër punonjës u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punës.

“Nuk ka rregulla strikte për rekrutimin e elektricistëve të rinj”, shprehet eksperti Ilir Dizdari.

Nga kontakti me rrymën elektrike, te shkëputja e rripit të sigurimit dhe rrëzimi i shtyllave, shkaqet e aksidenteve janë të ndryshme. Por ekspertët ngrenë edhe problematika të tjera që lidhen me kushtet dhe organizimin e punës në terren.

“Gjithë startuat teknike që janë pjesë e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, në stafet e ngushta nuk kanë favorizuar njerëz apo specialistë”, thotë ai.

Pajisjet mbrojtëse, trajnimet dhe respektimi i procedurave teknike janë thelbësore për të shmangur aksidentet. Por përsëritja e rasteve fatale ngre pikëpyetje sipas ekspertëve mbi zbatimin e këtyre rregullave dhe përgjegjësinë për garantimin e sigurisë së punonjësve.

Ekspertët bëjnë thirrje për masa konkrete për të parandaluar rastet në mënyrë që puna në shërbim të qytetarëve mos të kthehet në një rrezik për jetën e vetë punonjësve.

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli në “Newsroom” në ABC News lidhur me raportin e Komisionit Evropian dhe kërkesën për reformë zgjedhore për zgjedhjet e 9 majit.

Kume theksoi se është e nevojshme që institucionet dhe partitë politike të punojnë konkretisht për realizimin e reformës zgjedhore dhe të mos mjaftohen me një angazhim formal.

Ai nënvizoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të trajtojnë problematikat që lidhen me zgjedhjet vendore, por edhe të pasqyrojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndër çështjet që, sipas tij, duhet të marrin zgjidhje janë edhe dakordësitë e shprehura nga PD dhe PS për mundësinë e votimit me lista 100% të hapura për anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Kume përmendi gjithashtu nevojën për përcaktimin e mënyrës së votimit dhe shpalljes së fituesit në rastet kur garon vetëm një kandidat, si dhe përfshirjen në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve që bashkëjetojnë në një bashki.

Po ashtu ish-kreu i KQZ-së theksoi rëndësinë e parandalimit të fenomeneve që lidhen me keqadministrimin e administratës zgjedhore.

“Është e nevojshme që të punojnë dhe të mos bëjnë sikur punojnë, siç kanë bërë deri më sot. Ka rëndësi ajo që presim të bëjnë, veçanërisht për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Të shohim se çfarë do të vendosë Komisioni në mbledhjen e parë të tij. Ajo që pres të bëhet është të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor që trajtojnë problemet e qeverisjes vendore. Duhet të bëhen edhe ndryshime për të pasqyruar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Të pasqyrohet ajo për të cilën janë shprehur se janë dakord PD dhe PS, për mundësinë e votimit me lista 100% të hapura për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Votimin dhe shpalljen e fituesit në rastin kur votohet vetëm me një kandidat. Vendosjen në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve që bashkëjetojnë, siç e trajton ligji zgjedhor këtë problem në Këshillin Bashkiak. Të parandalohen fenomenet që lidhen me keqadministrimin e administratës zgjedhore.”, tha ai.

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050
Disa infeksione po bëhen gjithmonë e më shumë të vështira për tu trajtuar dhe shkak për këtë është bërë rezistenca që bakteret kanë zhvilluar ndaj antibiotikëve.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet me shpejtësi te njerëzit, kafshët dhe në mjedis, duke u kthyer në një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik. Sipas të dhënave, ajo shkakton rreth 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Europian.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po bën që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar. Në rastet më të rënda, pacientët kanë nevojë për kombinime të disa antibiotikëve, por edhe këto mund të mos japin rezultat.

Shqetësues janë edhe parashikimet për të ardhmen. Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” vlerëson se rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë drejtpërdrejt 39 milionë vdekje në mbarë botën deri në vitin 2050.

Ekspertët kërkojnë një qasje më të gjerë, që përfshin jo vetëm shëndetin e njeriut, por edhe atë të kafshëve dhe mjedisit. Vaksinimi, higjiena, trajtimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve janë ndër masat kryesore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi më i gjerë i vaksinave mund të ulë konsumin global të antibiotikëve me 2.5 miliardë doza në vit.

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që Uashingtoni të vendosë nëse dëshiron t’i japë fund luftës apo të vazhdojë përballjen ushtarake.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Araghchi deklaroi se tashmë është radha e Shtëpisë së Bardhë të bëjë zgjedhjen e saj.

“Amerikanët e bënë zgjedhjen e tyre. Tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë të vetën”, shkroi kryediplomati iranian.

Ai bëri të ditur se propozimi i Iranit, i paraqitur prej dy ditësh, mbetet në fuqi. Sipas tij, nëse SHBA-ja pranon kushtet e kërkuara, përfshirë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, mund të ketë rezultate konkrete.

Në të kundërt, Araghchi paralajmëroi se Uashingtoni mund të zgjedhë vazhdimin e luftës.

“Zgjidhja tjetër për SHBA-në është të zgjedhë luftën dhe të shohë luftëtarë të sprovuar në betejë, të cilët nuk flenë, të bien si shiu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit deri më tani nuk kanë prodhuar rezultate të rëndësishme.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron një luftë, por ka paralajmëruar se, nëse do të jetë e nevojshme, SHBA-ja mund të shkatërrojë plotësisht infrastrukturën e Iranit.

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit
Ekonomia shqiptare pritet të prodhojë më shumë dhe të gjenerojë më tepër të ardhura në vitin 2027. Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro.

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO

Viti 2026          29 mld euro

Viti 2027       30.5 mld euro

Viti 2028       32.1 mld euro

Viti 2029       33.8 mld euro

Ky projeksion mbështetet në pritshmëritë ambicioze për rritjen ekonomike, për procesin e integrimit. Por as viti tjetër nuk ka një ‘dritë jeshile’ për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.

“Në periudhën afatmesme 2027-2029, rritja parashikohet të ruajë trajektore pozitive, me një normë mesatare prej rreth 4.0% në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në relacion.

Sa i takon sektorëve, qeveria parashikon që sektori i shërbimeve, i mbështetur nga turizmi dhe teknologjia e informacionit, të jetë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, me kontribut 2.8% në rritjen e përgjithshme ekonomike. Më tej është ndërtimi me kontribut vjetor 0.4%, ndjekur nga industria me ndikim 0.2%. Ndërsa bujqësia thuhet në relacionin e projektbuxheti rritet me vetëm 0.2%, pa dhënë ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike.

SEKTORËT QË DO RRISIN EKONOMINË

Shërbimet     2.8%

Ndërtimi       0.4%

Industria       0.2%

Bujqësia          0%

Si rezultat i kësaj ecurie pozitive, më shumë para pritet të futin në xhepin e tyre edhe qytetarët. Të ardhurat për frymë gjatë 2027-ës, thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.889 euro nga 12.199 euro këtë vit. Pra një shtesë prej 687 euro më shumë në vitin e ardhshëm.

TË ARDHURAT PËR FRYMË

Viti 2026     12,199 euro

Viti 2027     12,886 euro

Diferenca       +687 euro

E përkthyer në terma mujore, projektohet që të ardhurat për frymë të jenë 1,073 euro në muaj, ose rreth 35 euro dita.

Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se rritja graduale e pagave, në kushtet e një inflacioni të stabilizuar, pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve.

Sa i takon borxhit publik, pritet të ulet në 52.4% të PBB-së në 2027-ën nga 52.5% i pritur për këtë vit. Ndërsa në vlerë do të arrijë në 16.9 miliardë euro me kursin aktual, praktikisht, bazuar në këto shifra, borxhi për frymë/banor vitin tjetër do të jetë 7,257 euro./shqiptarja.com

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja
Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin emergjencën sociale dhe të kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria spanjolle dhe institucionet evropiane.

Presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, ka bërë të ditur se kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka rënë dakord të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit Ndërministror për Emigracionin.

Sipas mediave të huaja takimi synon të përcaktojë masat për përballimin e fluksit të emigrantëve dhe presionit mbi shërbimet dhe burimet lokale.

Sipas të dhënave të qeverisë rajonale, vetëm nga data 1 deri më 6 nëntor, në Ishujt Kanarie mbërritën 49 varka me gjithsej 4,587 emigrantë.

Prej tyre, 35 varka u drejtuan drejt El Hierro, ku autoritetet e kanë cilësuar presionin mbi burimet lokale si “të jashtëzakonshëm”.

Clavijo tha se e kishte informuar kryeministrin Sánchez për përmasat e situatës në ishull, si dhe për pakënaqësinë në rritje të banorëve për shkak të fluksit të vazhdueshëm të emigrantëve.

Sipas tij, Ishujt Kanarie prej muajsh kanë kërkuar më shumë burime, planifikim më të mirë dhe një përgjigje të koordinuar nga qeveria për të menaxhuar situatën.

“Ky takim duhet të shërbejë për të rënë dakord, mes të dyja qeverive dhe ministrive përkatëse, për një plan të përbashkët veprimi, me masa konkrete, përgjegjësi të përcaktuara dhe afate për zbatimin e tyre. Nuk mund të vazhdojmë të veprojmë vetëm kur situata përkeqësohet”, shkroi Clavijo në rrjetet sociale.

Presidenti i Ishujve Kanarie ka kërkuar gjithashtu takime urgjente me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, për të diskutuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për përballimin e fluksit.

Ndërkohë, autoritetet lokale në El Hierro paralajmërojnë se numri i lartë i mbërritjeve po ushtron presion të madh mbi kapacitetet pritëse dhe burimet në dispozicion, ndërsa kërkojnë masa konkrete dhe një reagim të përbashkët për të përballuar situatën.

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve
Gazetarja Keida Kostreci komentoi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe humbjen e republikanëve.

Kostreci u shpreh se, megjithëse zgjedhjet u përqendruan te shqetësimet e brendshme të amerikanëve, pakënaqësia e votuesve u ndikua edhe nga politika e jashtme e administratës Trump, veçanërisht nga konflikti në Iran.

Ajo theksoi se një tjetër element i rëndësishëm ishte mbështetja e madhe e të rinjve për kandidatët demokratë, duke e konsideruar këtë si një tregues të pakënaqësisë ndaj politikave të Donald Trump, por edhe të ndryshimit të retorikës politike.

Gazetarja nënvizoi gjithashtu se shqetësimet e qytetarëve luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet për Kongresin, pasi kandidatët duhet të përfaqësojnë interesat dhe problematikat konkrete të shteteve ku garojnë.

Sipas saj, demokratët patën sukses me strategjinë e ndjekur në zgjedhjet e mesmandatit, por tashmë përballen me sfidën e krijimit të një strategjie të përbashkët dhe të një mesazhi të unifikuar për të vijuar betejën politike dhe për të synuar rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.

“Këto zgjedhje vërtet u mbajtën mbi shqetësimet e brendshme amerikane, por ajo anë negative mes votuesve amerikanë u shkaktua nga një krizë e politikës së jashtme, nga konflikti në Iran. Por këto ditë kanë dalë të dhëna interesante se të rinjtë kanë shkuar në numra të mëdhenj për demokratët. Dhe kjo jo vetëm flet për pakënaqësitë ndaj politikave të Donald Trump, por tregon edhe një ndryshim, një kahje të retorikës. Po të shohim, disa nga këta kandidatë janë 40 vjeç dhe retorika e tyre është e distancuar nga retorika e ashpër. Dhe kur votohet për Kongresin në këto zgjedhje të mesmandatit, shqetësimet parësore të qytetarëve janë në pararojë, sepse përfaqësuesit flasin pikërisht në gjuhën e shtetit të tyre. Ndaj edhe cilësia e demokratëve është e ndryshme shtet pas shteti. Pra, për strategjinë e mesmandatit, demokratët patën sukses, por gjithashtu kjo do të thotë se duhet të dalin me një strategji dhe një unifikim për të vazhduar betejën e tyre dhe për të marrë Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të unifikuar”, tha ajo.