Elisa Spiropali – JavaNews.al

Anti-fashizmi shqiptar ishte ‘pa dallim krahine, feje, ideje’, pra ishte pluralist
Nga Elisa Spiropali

Jemi në një sesion shkencor, një veprimtari simbolike kushtuar antifashizmit shqiptar si një vlerë mbarëshoqërore dhe mbarëpopullore, një organizim i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Studimeve shqiptare pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Faleminderit që jemi bashkë dhe më dhatë mundësinë të përkujtojmë një datë simbol të historisë sonë, 82-vjetorin e mbledhjes së Konferencës së Pezës, në këtë 80 vjetor të çlirimit të vendit. Më 16 shtator 1942, përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në vend u mblodhën në Pezë dhe përpunuan platformën e përbashkët të luftës kundër pushtuesit fashist për çlirimin kombëtar. Që si shumëçka tjetër në Shqipëri apo në Ballkan, aq më tepër kur bëhet fjalë për historinë, lind debat, krijon kundërshti, herë bashkon e herë ndan dhe gjithëherët afron bindje si zgjidhje dhe dyshime si alternativë tjetër.

Shumica e prindërve ose gjyshërve tanë sot, kanë qenë fëmijë në atë kohë të trazuar për historinë e gjithë botës, kur gjithë bota ishte përfshirë në një betejë për jetë e vdekje me murtajën nazifashiste e cila kërcënonte me shfarosje popullsi të tëra, këcënonte mënyrën e jetese, lirinë e gjykimit të individit dhe sistemin që kishte individin e dhe të drejtat e tij në qendër.

Ende pa shëruar plagët e një lufte botërore, bota ishte zgjuar sërish në makthin e një tjetër lufte të tillë, por më të egër, më gjithëpërfshirëse dhe më tragjike.

E para nisi në Ballkan nga plumba ballkanasish, e dyta të shtënat e para i pati po në Ballkan, në prillin e 1939, kur Shqipëria e vogël u bë viktima e parë e dramës së përbotshme që do të luhej me gjakun, vuajtjet dhe sakrificat e dhjetëra milionë qenieve njerëzore, nga veriu, në jug të Evropës, nga Perëndimi i Atlantikut e deri në Lindjen e Largët.

Prindërit dhe gjyshërit tanë nuk e kanë pasur të vështirë të na tregonin se çfarë kishte ndodhur në atë kohë të përgjakur.

Fëmijët tanë, brezi Z dhe i internetit, i demokracisë dhe lirisë, por dhe vetmisë së individit, do ta kenë më të vështirë ta kuptojnë po atë kohë, nëse sërish, një betejë e egër nuk do të zhvillohej në skaj të Evropës, kur fashizmi i ri i një autokrati, po kërcënon me zjarr e hekur, raketa në qiell dhe tanke në tokë, sovranitetin e fqinjit të tij.

Për këtë rast, fëmijët tanë nesër do të thonë se brezi ynë, njëlloj si prindërit tanë për etërit e tyre dje, ka bërë zgjedhjen e duhur. Se Shqipëria më e madhe dhe më ë fortë se dje është rreshtuar sërish në anën e duhur të historisë duke zgjedhur dritën përpara errësirës, të drejtën përpara forcës së egër, lirinë dhe sakrificën për liri bazuar mbi vlerat më të mira të njerëzimit.

Në agun e Luftës së Dytë Botërore ka pasur shumë dilema edhe në Shqipëri.

Dy rryma, dy mendësi që nuk përjashtonin asnjëra dashurinë për atdheun, patriotë të rinj e nacionalistë të vjetër, pavarësisht ndarjeve të mëdha në ide e zgjidhje mbi ato ide, gjetën forcën që të bëhen bashkë. Njëlloj siç instikti i mbijetesës së shqiptarit dhe armiku i përbashkët, i ka bërë bashkë shqiptarët kundër kërcënimit të të huajit.

Peza si simbol dhe simboli i Pezës ishte fronti i parë që i rreshtoi në një kah shqiptarët e ndershëm e patriotë; ishte leksioni i madh që ju dha historisë dhe që historia vazhdon ta japë edhe sot, se të bashkuar me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjeve në bindje, fe e ide, ne shqiptarët mund të jemi të suksesshëm.

Respekt pafund dhe mirënjohje sublime për atë akt të jashtëzakonshëm dhe për gjithë ato gra e burra që në këmbim të sakrificës së tyre dhe gjakut të derdhur, ndanë atë diademë krenarie për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

Shqipëria u rreshtua kështu në të njëjtin front antifashist si pjesa më përparimtare e kohës. Ashtu siç përcaktonte dhe Karta e Atlantikut, e gushtit të vitit 1941, në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Presidenti Rusvelt dhe Kryeministri Çërçill, konfirmuan solidaritetin kundër fuqive të Aksit, agresorëve nazifashistë dhe shpallën vizionin e tyre për një botë në zhvillim, mirëqenie e paqe, pa luftëra e pa armë, me siguri kolektive dhe të drejtën e shenjtë të popujve për vetëvendosje.

Kjo busull e ndërgjegjes morale të njerëzimit, ishte frymëzimi i aleancës së tre fuqive antifashiste të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe e Bashkimi Sovjetik.

Kjo është gjithashtu busulla që shpjegon se kush bëri mirë dhe kush bëri keq, kush u soll drejt dhe kush gaboi në ato kohë të ndezura, të vështira e tragjike.

Lufta e shqiptarëve, ashtu si edhe lufta e përbotshme kundër fashizmit, ishte një luftë e ashpër në male, fusha e lugina, në fshatra e qytete, me kosto të pallogaritshme për kombet e mëdha, por edhe për kombet e vogla si Shqipëria.

Përqafimi i antifashizmit si një vlerë mbarë shoqërore u bë një fakt mbarëpopullor.

Çfarë ndodhi më pas, rihyrja sërish në luftë e gjithë botës së ndarë në dy pjesë menjëherë sapo u bë paqja e Luftës me armë, është histori tjetër. Çlirimtarët nisën të sillen si pushtues dhe heronjtë e djeshëm u shndërruan në banditët e rinj të veshur me pushtet ideologjik. Sepse ishte pikërisht ideologjia që ngriti themelet e murit që ndau botën, vazhdoi ta lerë atë të pasigurt e ta dënojë njerëzimin me një serial tjetër të përgjakshëm vuajtjesh, dhembjesh e sakrificash në Evropë, Azi, Afrikë e gjetkë.

Jo vetëm fati i keq dhe rasti bënë që Shqipëria të ishte në anën e gabuar të perdes së hekurt duke sjellë ndarjen e përkohshme me Perëndimin që i përket si aspiratë, si vlerë dhe si zgjedhje e zgjidhje të vetme. Për gati gjysëm shekulli komunizëm barbar, Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan metamorfozën e çlirimtarëve të shndërruar në pushtues të vendit të tyre, u bënë viktima të mungesës së lirisë, demokracisë dhe përjetuan kufizimin e izolimin total nga një botë që e konsideronin armike dhe të huaj.

E shkuara nuk gjykohet kurrë mbi pasojat që ajo sjell në të ardhmen, pa llogaritur kontekstin në të cilin ajo ka ndodhur. Drama jonë kombëtare nën komunizëm nuk e shuan aspak flakën që ndezën ata të rinj idealistë, nacionalistë por edhe komunistë në vitet e zjarrta të luftës së përbotshme.

Trashëgimia antifashiste që ata i dhanë vendit, është një vlerë universale, që qëndron ende në themel të sistemit e të vlerave demokratike perëndimore. Ai është një ndër vlerat themelore të Shqipërisë së sotme evropiane.

Antifashizmi dhe patriotizmi ishin themelet e zgjedhjes së pamëdyshtë të Shqipërisë në vitin 1999 kur ajo sërish u rreshtua me koalicionin politiko-ushtarak të drejtuar nga SHBA e BE kundër diktaturës së fundit nacionalfashiste të Milosheviçit në Ballkan, në betejën më të madhe ushtarake dhe morale të ndodhur në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore. Produkt i të cilës është realiteti i ri dhe i pakthyeshëm gjeopolitik në rajon, atdheu i dytë i shqiptarëve, Republika e Kosovës.

Shpesh ndodh që ëndrrat në politikë të duken pavend përballë realitetit të ashpër të përditshmërisë sonë, ku çdo ditë është nis me thirrje për luftën finale që mbaron në të ngrysur për t’i lënë vendin luftës tjetër finale që rinis në të gdhirë. Por unë sinqerisht e ëndërroj atë ditë. Që në të përditshmen e politikës shqiptare, pavarësisht ndarjeve reciproke në të mirë e në të këqinj, në të aftë dhe të paaftë, në të ndershëm dhe të korruptuar, në ëngjëj e banditë, në policin e mirë e policin e keq, në të majtë e të djathtë, duhet të identifikohet mbi çdo gjë tjetër se çfarë na bashkon tej kufirit që na ndan. Çfarë na detyron që të rendim bashkë në një drejtim, të punojmë si një trup me dy krahë drejt një synimi të përbashkët? Për çfarë motivi e arsyesh duket të heqim armët dhe të vemë në punë mendjen e shpirtin? Për çfarë na nevojitet paqja e përkohshme, ndër luftën tonë të paprerë?

Unë e di që do të jetë shumë e vështirë të shpjegohet nesër për brezin që do të vijë se pse kemi prodhuar kaq helm e tela me gjemba në politikë; por di gjithashtu, që edhe në mos qofshim të zotë ta bëjmë ne, do ta bëjnë ata: ata do të bëhen bashkë në emër të gjakut, gjuhës, historisë dhe aspiratës sonë për të parë gjithmonë se në Shqipëri, Lind aty ku Perëndon!

* Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, sot në Kuvend, mbi Konferencën e Pezës (mbledhur 82 vjet më parë më 16 shtator të 1942)

Drejtësia, borxhi që duhet t’u kthejmë fëmijëve tanë
Nga Elisa Spiropali

Është e dukshme që seanca e sotme e Kuvendit ka më shumë solemnitet se zakonisht. Se vetë parlamenti dhe shumica e deputetëve po dëshmojnë më shumë pushtet dhe seriozitet.

Raportimi i organeve të pavarura të drejtësisë, ndërveprimi i tyre me parlamentin sipas parimit të balancës dhe të kontrollit të pushteteve është një mekanizëm dhe një mundësi mjaft e mirë kushtetuese për suksesin reciprok të institucioneve në të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Përjashto seancën absurde të konsideratave dhe pyetjeve me përgjigje brenda, që shumë prej kolegëve shtruan në pjesën teatrale të seancës, ku denigrimi, lincimi dhe shantazhi ishin kryefjale, seancë e cila duhet të ishte shmangur me rregullore e cila parashikon depozitim të pyetjeve dhe jo shpalosje të sulmeve nga deputetët e Kuvendit.

Në një kohë plot cinizëm por edhe me shumë sfida, përpjekje, rënie e ngritje, tensioni politik dhe moral, një gjë është e qartë: me vështirësi dhe mundim, por padyshim me një spirale ngjitjeje pozitive, evolucioni dhe revolucioni i nisur me reformën në drejtësi ka nisur të japë frytet e veta.

Pandëshkueshmëria, kjo plagë e thellë dhe fatale e shoqërisë, mentaliteti i standarteve të dyfishta në aplikimin e drejtësisë dhe shpresa se koha mbulon cdo krim, kanë marrë goditje vendimtare.

Askush dhe askurrë nuk e ndjen më veten të imunizuar nga mosndjekja e shkeljeve të ligjit a përfitimit të paligjshëm, dhe se herët a vonë, cdo mëkat apo shkelje me vullnet do të shpaguhet me gjuhën e ligjit. Pavarësisht se autorët e tyre janë në pushtet a opozitë. Kjo për sa i përket subjekteve të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, ndërkohë që për qytetarët e zakonshëm, ende ka problematika të mprehta, të lidhur kryesisht me kohën shumë të gjatë të proceseve gjyqësore.

Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar dhe si e tillë, është e papranueshme.

Thelbi i asaj që ka ndodhur në këto vite në raportin mes dy pushteteve, Legjislativit dhe Drejtësisë ka të bëjë me krijimin e të gjitha kushteve për drejtësinë që i garantojnë asaj liri veprimi dhe pavarësi të plotë nga politika, nga maxhorancat që ndryshojnë në kohë dhe nga humori politik që dikur kushtëzonte karrierën në sistemin e drejtësisë.

Duke thënë këtë, me keqardhje dalloj dy filozofi të ndryshme, totalisht të diferencuara mes PS-së, kësaj shumice, partia iniciatore e reformës, dhe pjesës thelbësore të opozitës, që fillimisht, e shtrënguar u detyrua të votojë këtë reformë.

Nga njëra anë shohim vullnet të palëkundur të maxhorancës në mbështetjen e plotë të veprimtarisë së organeve të drejtësisë. Pranim në heshtje dhe pa koment të cdo vendimi të saj. Dhe mbi të gjitha, lënien e çdo individi nën akuzë, të vetëm përballë drejtësisë, pa asnjë lloj mbrojtjeje a imuniteti politik.

Nga pikpamja njerëzore është shumë e vështirë të thuhet e pranohet dicka e tillë, por distancimi i PS nga cilido prej kolegëve dhe ish-kolegëve tanë është më shumë se një fakt, është zgjedhje dhe e vetmja sjellje përballë bastit të tyre me drejtësinë.

Po ashtu, nuk ekziston as nxitja e drejtësisë për të synuar kundërshtarët politikë, me përjashtim të rasteve kur vetë pjesë të maxhorancës kanë kallzuar penalisht individë nga opozita apo kur ka pasur deklarime politike që synonin njehsim vullnetesh për të goditur abuzuesit e të shkuarës.

Ka megjithatë një përjashtim domethenës. Prej 13 vjetësh, menjëherë mbas tragjedisë së 21 janarit, Partia Socialiste ka denoncuar vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, si krim shtetëror.

Pushkatimi i atyre qytetarëve në bulevard, pa gjyq, nuk u krye vetëm nga gishtat që tërhoqën këmbëzën e automatikut, por nga maja e piramidës shtetërore. Ish-kryeministri i vendit, gjykuam atëherë dhe sot edhe më fort dhe më kthjellët, ishte njeriu që krijoi skenarin e vrasjes për pushtet dhe autor i tentativës për te prishur çdo hetim e ndëshkim të bashkautorëve të tij.

Plot 13 vjet më vonë, një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e konsideroi krim shtetëror ngjarjen e 21 Janarit, dhe zinxhirin komandues shtetëror fajtor, duke i dhënë të drejtë akuzave tona politike. Tashmë ka mbetur vetëm shndërrimi i tyre në akuzë penale, në një hetim gjithëpërfshirës, të shpejtë dhe profesional.

Nuk ka peshë më të rëndë se gjaku dhe nuk ka akt më të pakthyeshëm se vdekja. Ky vend ka nevojë të jashtëzakonshme për drejtësi dhe 21 janari është sprova e madhe që drejtësia duhet të kalojë. Për të dhënë besim e shpresë se ajo edhe mund të vonojë, por nuk do të mungojë!

Nga ana tjetër shohim një rireshtim të të gjithë opozitës si një vijë e fortifikuar bunkerësh politikë në mbrojtje të një individi të vetëm. Shndrrimin në synim të vetëm të saj, luftën me sistemin e drejtësisë duke anashkaluar betejën politike të ditës, debatin dhe kundërshtinë e natyrshme politike mes palëve.

Për më shumë, gjuha agresive e përdorur, intimidimi dhe shantazhimi në emra të përveçëm të njerëzve të sistemit që ka arritur kulmin me drejtuesin e SPAK-ut, është një provë e shtuar për atë çfarë sanksiononin partnerët tanë amerikanë tre vite më parë, gatishmërinë për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsioni dhe masave të llogaridhënies.

Siç ka qenë dikur, sic e ka të gdhendur në ADN-në e tij politike, vrazhdësia, arroganca, sulmi në bllok, përdorimi i gjysëm, cerek a aspak të vërtetave dhe shantazhi publik, kanë arritur në shkallë të paimagjinueshme duke u shndërruar në kërcënim serioz për ekuilibrin mes pushteteve në vend.

Arbitri suprem, sovrani të cilit do ti drejtohemi pak muaj më pas për të bërë sërish zgjedhjen mes nesh, për momentin ka bërë një zgjedhje të qartë mes këtyre dy filozofive: në një shumicë dërmuese besimi, madje duke tejkaluar edhe insitutcionet e tjera shtëtërore apo ato partiake, ai është investuar me shpresë tek SPAK-u, i cili sidomos në këto dy vitet e fundit, është bërë një pikë reference për shpresën për ndëshkim dhe drejtësi.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për cfarë është bërë deri më tani dhe duke qenë e bindur se ka ende një hendek domethënës mes ndëshkimit si mendësi dhe dhenies së drejtësisë si fakt, mbetem e bindur se udha që po ndiqet është ajo e duhura.

Se për të mbrritur në realizimin e synimit për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, ka nevojë për shpejtësi në hetim e gjykim, por dhe respektim të të drejtave të njeriut, duke nisur me palëvizhmërinë e parimit të prezumimit të pafajësisë. Profesionalizmi dhe transparenca, pavarësia dhe llogaridhënia, janë kura e nevojshme për një sistem jo vetëm të ndryshëm, por dhe të rikthyer padyshim në shërbim të publikut.

Unë nuk besoj se prangat janë qëllim përfundimtar. Dekurajimi i krimit në përgjithësi dhe krimit me kravata në vecanti, kalon pikë së pari nga bindja se produkti i veprës kriminale nuk do të jetë asnjëherë i sigurtë. Se paratë e vjedhura dhe pronat e paligjshme do të sekuestrohen dhe se nuk ka vend ku të fshihen. Për këtë arsye, thellimi i hetimeve financiare profesionale, pa zell, është celësi kryesor për ndëshkim.

E di që gjithçka është një proces. Që pavarësisht dëshirës, përpjekjeve dhe përplasjes së vullneteve, ende nuk kemi e nuk do të kemi për shumë kohë një situatë ideale siç meriton një shoqëri evropiane. Por jam gjithashtu e bindur se vullneti ynë poliitk, filozofia jonë e pandryshueshme për të respektuar parimin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, janë rruga e duhur për t’u ndjekur.

Në këtë rrugë, asistenca e partnerëve ndërkombëtarë, garantët dhe bashkautorët e reformës janë ndihmesë e pacmueshme. Komisioni i Posaçëm për Thellimin e Reformave për Antikorrupsionin, Sundimin e Ligjit dhe Mirëqeverisjen, që ky Kuvend miratoi pak kohë më parë, është instrument i nevojshëm për harmonizimin e veprimtarisë së pushteteve, për njē cikël të ri reformimi.

Qeveria shqiptare do të afrojë çdo garanci politike dhe cdo mjet financiar të nevojshëm për mbarëvajtjen e sistemit, të aftë të jetë komplementar me të gjitha përpjekjet e vendit për integrim evropian.

Ia kemi borxh fëmijëve tanë!

Ndiq Yllin!
Nga Elisa Spiropali

Të nderuar Profesorë,

Të dashur diplomantë të Universitetit Europian të Tiranës,

ndjehem e privilegjuar për ftesën për të mbajtur fjalën e rastit në këtë ceremoni diplomimi, dhe të ndodhem mes jush, tigrave dhe luaneshave që pas pak do t’i vërsuleni botës dhe jetës për ta bërë atë më të butë dhe më të bukur, Shqipërinë më të mbarë dhe më të begatë, dhe veten më të ditur dhe më të pasur, siç do të thoshte Henri, Laerti, Roberti e të tjerë liberalë.

Ju të dashur djem dhe vajza, ju që sapo mbaruat studimet universitare dhe pas pak do të lini shkollën për t’u ndeshur me tallazet e jetës, ju jeni e ardhmja. Thonë se e ardhmja dhe e shkuara nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm e tashmja. E kanë gabim! E tashmja nuk ekziston. E tashmja nuk është veçse e shkuara që kërcënon dhe e ardhmja që premton. Me të tashmen, me të shkuarën kërcënuese brenda, e ardhmja jeni ju: si e ardhme në embrion që pas pak do të marrë në duart frerët nuk është herët të interesoheni të dini që tani: çfarë sfidash ju presin; cilat punë do të kryeni; cilat lufta do të bëni; cilat fitore do të korrni; çfarë armësh do të përdorni; me çfarë baruti do t’i mbushni.

Tani ju jeni të qeshur, jeni optimistë dhe ashtu ju pafsha gjithmonë! Por që të vazhdoni të jeni entuziastë dhe të mos zhgënjeheni besoj e dini edhe vet, se tash e tutje do të kaloni më pak kohë mbi celular, laptop, tableta, rrjete sociale, dhe do të merreni më tepër me preokupime më serioze, sikur janë zbatimi i planeve për të ardhmen, fitimi i dijeve, grumbullimi dhe sistemimi i përvojave.

E ardhmja që keni përpara nuk do të jetë e thjeshtë, e sheshtë, rozë. Pa u trembur se po ju moralizoj, e larg qoftë demoralizoj, thjesht nga këqyrja pa drojë e realitetit, bazuar në përvojat e mia modeste, ju them pa hezitim se e ardhmja do të jetë ndonjëherë edhe pesimiste, edhe e zymtë, madje edhe dëshpëruese, përndryshe, pa qenë e tillë, veçse e padobishme për vetë ju dhe shoqërinë, nuk do të ishte as interesante, nuk do të ishte as e bukur. Në fund të fundit, një jetë që rrjedh e qetë, pa shqota dhe stuhira, e patrazuar nga asnjë e papritur, nuk është jetë, është gjumë.

Pas pak ju do të jeni më të zjarrtët, më luftarakët, më të paepurit.

Gjatë fëmijërisë, ju si unë dhe të gjithë, yje për të ndriçuar rrugën kishit mamin dhe babin, të cilët për çdo njeri janë i pari sistem diellor rreth të cilit vërtitemi. E nëse më lejohet të vazhdoj me familjen solare, motra e vëllai janë planetë, ndërsa pak më të largëtit, satelitë e sistemit diellor me të dy yjet, prindërit tuaj, që besoj sot janë këtu dhe i përshëndes të gjithë.

Në këtë mënyrë, familja përbën një galaktikë, sa të madhe dhe të pamjaftueshme, të cilën po e lini pas, për të depërtuar dhe për t’u ndeshur në botën e pafundme, me të tjera sisteme diellore, të tjera galaktika. Një gjë ua them me shumë dashamirësi. Për ju tigrat, luaneshat, për ju supernovat e zjarrta që pas pak do të pushtoni dhe nënshtroni galaktikat e afërta dhe të largëta, jap vetëm një këshillë: Ndiq yllin tënd, të tjerët të ndjekin yjet e tyre. Prej sot, duke ndjekur yllin tënd, bota jote do të zmadhohet frikshëm. Mos u frikëso, le të zmadhohet! Sa më tepër, aq më mirë. Ti në yllnajën tënde, të tjerët në galaktikat e veta. Sa më tepër yje dhe galaktika, aq më mirë dhe aq më e larmishme, dhe aq më e qëndrueshme bota dhe jeta.

Yll pas ylli, diell pas dielli, galaktikë pas galaktike, bëhesh më trim, më i fortë, më i pamposhtur.

Të gjithë të mëdhenjtë yllin kanë ndjekur. Homeri kishte yll Helenën; Helena kishte yll Kadarenë; Dante kishte yll Beatriçen; Unë dhe familja ime, si të gjithë, jemi një galaktikë e vogël, me tre yje, bashkë më mua që yll nuk jam, por luftoj të jem, bëjmë një sistem yjor me katër yje të vegjël. Secili yll ndjek tre të tjerët pa u ndalur, pa u lodhur, të katërt ndjekim njëri- tjetrin. Unë Naltën, Krenin, Sali labin, se ashtu quhet edhe ai imi. Nalta më ndjek mua, babanë. Të gjithë yjet ndjekin njëri-tjetrin, siç bëni edhe ju në familjet tuaja.

I madhi Lasgush gjithashtu ndoqi yllin. Jo një yll. Lasgushi si poet kishte disa yje. Duke ndjekur yjet, Lasgushit i iku jeta nga një aeroport në tjetrin, nga një qiell në tjetrin, duke ndjekur të dashurat e tij. Po të mos kishte ndjekur yjet, Lasgushi nuk do të kishte skalitur margaritarë dhe nuk do të kishte mbetur i pavdekshëm në shekuj.

Ashtu edhe ju, të dashur të diplomuar, si gjithë të mëdhenjtë, ndiqni yllin që mund të jetë: shoku, miku, i dashuri, e dashura, ëndrra, pasioni, vokacioni, talenti, profesioni. Yjet nuk ndiqen duke zbatuar rregulla. Ylli me rregulla nuk është yll, është zvarranik, është kërmill, është breshkë, është bretkosë. Yllin e ndjek pa kanune, pa rregulla, në mënyrë kaotike. Nuk thonë kot: nga kaosi lindin yjet.

Me drojën e madhe që kurrsesi të mos ua lodh kokën duke tingëlluar autoreferenciale, por gjithsesi me dëshirën për të ndarë diçka nga vetja ju them se në moshën 16-vjeçare u bë shkak një bursë gjimnazi në një nga kolegjet e botës së bashkuar, që fluturimi im të niste. Fluturimi fizik e kam fjalën, siç i thoni ju të mijëvjeçarit të ri, Tiranë- Vjenë- Frankfurt- Montreal- Vankuver- ishulli i Vankuverit, dy ditë udhëtim zhytur brenda një ëndrre për të ikur nga Shqipëria e vitit 1999, ku fitimi i një burse studimi konsiderohej fat i madh dhe lotari e rrallë. Kolegji kishte 200 nxënës, nga 80 vende të botës. Të gjithë ndryshe nga njëri-tjetri, jo vetëm nga prejardhja. Siç shkruante hyji Kadare, duke cituar Heraklitin: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, kurse të fjetur janë veç”.

Më shumë se kombësia, prejardhja, gjendja socio-ekonomike, përkatësia fetare, orientimi seksual, vihet re se përkatësia në një nga këto kategori përcakton fatet e njerëzve. Të zgjuarit janë bashkë në botë, kurse të fjetur janë veç.

Vini re dhe do të më jepni të drejtë! Fluturimi im në Kanada dhe pastaj në SHBA për në universitet, nuk ishte pa andralla, nga ankthi i fitimit të bursës, pa mundur ta paguaj vetë, te vetmia e të përballuarit gjithçka fillikat, si shumë e shumë studentë shqiptarë nëpër botë, të duket sikur më e lehtë është të rrish aty ku je, të ecësh me këmbë në tokë, siç thotë një thënie që ia kanë mveshur popullit.

Por sa e mërzitshme do të ishte jeta pa andralla, pa ëndrra, pa zhgënjime, pa beteja, pa dëshpërime, pa fluturime. Mos bini rehat! Mbaroi ajo pjesë e jetës gjatë së cilës ju morët dhe ju dhatë. Filloi tjetra, kur para se të merrni duhet të jepni. Vetëm duke dhënë më tepër, do të ndizeni, do të ndriçoheni, do të digjeni, do të shkëlqeni.

Për të luftuar korrupsionin, thonë se SPAK ndjek paratë. Për ta begatuar Shqipërinë, ti ndiq yllin. Ndiq yllin dhe bota është e jotja!

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!

*Fjala e ministres Spiropali në ceremoninë e diplomimit të studentëve të ciklit Bachelor të Universitetit Europian të Tiranës.

Hyu Kadare
Nga Elisa Spiropali

Hyu Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtit e kësaj bote.

Hyu Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm.

Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëvë. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t’ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.

Hyu Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.

Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë.

Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.

Mjerë kritizerët trukokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyut veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.

Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyun Kadare që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë.

Mall

Noli Viktimë
Nga Elisa Spiropali

Për Priftin, politikanin, poetin, shkrimtarin, përkthyesin, publicistin, polemistin, muzikantin, folkloristin Fan Noli mund të nisim të flasim tani, të vazhdojmë me ditë e netë, dhe të mos mbarojmë kurrë.

Të themi dy fjalë duke e parë nga një kënd i veçantë, nga këndi i të qënit viktimë, që mes tjerash, Noli sigurisht qe’.

Duke harruar se ishte Prift, dhe para tij nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër veçse të rrëfehemi për gjithçka që bëjmë ose nuk bëjmë, sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me Nolin si me çdo vdekëtar të rëndomtë, duke i vënë në dukje gabime e të meta nga më të çuditshmet që kur i dëgjon apo lexon të merret fryma nga habia.

Noli kreu punë të mëdha për qëllime të larta. Aq të shumta, sa nuk numërohen. Dhe, si i tillë, nuk mund të mos vuante pasojat e sportit më të dashur dhe më të dëmshëm, më autodestruktiv, që shqiptarët historikisht praktikojnë me zell të madh: baltosjen e më të mirëve dhe më të mëdhenjve të vet.

Noli është viktimë i një arketipi apo një klisheje, që u krijua, kultivua, u vadit, prashit, krasit, me kujdes të madh nga Diktatura, që të madhin Nol e paraqiste pakashumë si njeri i shquar, progresist, deridiku pozitiv, por që në fund të fundit mbeti jo më tepër se një prift, një i paqartë ideologjikisht, që edhe bëri ndonjë gjë të mirë, por më tepër gaboi, se i mëdyshur qe.

S’ka gjë më qesharake dhe më dramatike në historinë tonë se gjykimi i përciptë që i bëjmë të mëdhenjve, veçanërisht Priftit tonë të ndritur, Fan Nolit.

Të gjithë kritizerët e kudondodhur ishin dhe janë të pakënaqur nga Noli:

Të palumtur prej Nolit janë sot e kësaj dite klerikët, sipas të cilëve, një prift nuk mundet, as nuk duhet, të merret me politikë.

Po ashtu të tjerë të palumtur me Nolin janë politikanët. Këta për arsyen e kundërt: sepse, sipas tyre, nuk mund të jesh’ politikan i mirë, për më tepër progresist, duke qënë dhe prift sado i përkushtuar.

Ose tjetra, disa prej kritizerëve ia zënë Nolit për të madhe pse për të mbijetuar pranoi diçka nga Mbreti i vendit të vet. Dhe kush e kur e thotë këtë?! Ca që sot e gjithë ditën i vënë zjarrin Shqipërisë për pesë lek.

Deri edhe pse i binte fyellit ja llogarisin për krim viktimës së ndritur, Nolit.

Kaq e përhapur është kjo dukuri ndër ne, sa përtej modestisë, edhe mua tek flas, tani më ngrin gjaku kur mendoj se mund të them ndonjë gjë që kritizerëve u duket gabim.

Fan Noli e vuajti gjatë gjithë jetës gjykimin e përciptë që i bënin inferiorët. Çka ishte deridiku e kuptueshme për shkak të vlerësimit të pjesshëm nënvlerësues që zakonisht inferiorët aplikojnë ndaj të mëdhejve, për të cilin nënvlerësim natyrisht Noli ishte koshient, dhe me siguri në një farë mase ngushëllohej duke e pranuar si një të keqe të paevitueshme, por si tmerrësisht i ndjeshëm që ishte, prapseprapë vuante.

Jo po këtë e bëri mirë e këtë e bëri keq, këtë duhej ta bënte kështu e atë ashtu, janë lajthitje që s’është mirë t’i dëgjosh apo lexosh se luan mendsh.

Noli mund të analizohet, komentohet, vargjet, proza dhe përkthimet e Tij të mësohen përmendësh, por nuk mund të gjykohet apo korrektohet.

Nuk mund të gjykohet vigani që gjykatës suprem, sovran, Mbinjeri, ishte vetë.

Ta gjykosh Nolin është po aq absurde sa, për shembull, t’i hysh e të kërkosh e të gjesh përgjigje për pyetjen e hazdisur të Lasgushit: Pa më thoni cilët vallë, redaktojnë redaktorët? Apo për të marrë një tjetër shembull nga aktualiteti, të bësh pyetjen: Cili SPAK vigjëlon SPAK-un ? Çka është një lajthitje në themel.

Fan Noli ishte i mbyllur dhe i pafundëm si Universi, si ekzistenca, si jeta, që edhe kur është anekënd e hidhur, është gjithmonë e dashur.

Si i tillë, Noli nuk mund të kishte kufizime meskine, banale, nga ato që kritizerët mediokër i vënë në dukje.

Jo me hazretin Lenin të takohej, por edhe me kinezët, kongolezët, eskimezët, po deshe edhe me piratët e detit, apo dhe me kanibalët e xhunglës, madje dhe me djallin e Ferrit të takohej e të negocionte për Shqipërinë do bënte shumë mirë.

Noli, bashkë më ndonjë ëndërrtar tjetër si Luigj Gurakuqi, janë themeluesit e të majtës moderne shqiptare. Historia e të majtës shqiptare nuk nis me instalimin e diktatures komuniste. Ajo ishte një shkëputje tragjike brenda logjikës gjeopolitike të kohës.

Noli ishtë përfaqësuesi i parë i vegjelisë në arenën politike shqiptare. Ai sigurisht nuk e çrrënjosi feudalizmin, nuk bëri dot reformë radikale agrare dhe administrative, nuk e vendosi dot demokracinë, por ekzistenca e tij e parakohshme në skenën politike dhe publike shqiptare ishte e ngjashme më atë të një ylli, dritën e të cilit e shohim vite e vite më vonë.

Noli e dëshmoi me punë dhe produkt se ishte më i madhi, më i ndrituri, nga të gjithë. Një fjalë latine thotë: Kush është i squtë, e di vetë. Noli nuk mund të ishte përjashtim i këtij rregulli. Dhe as e fshihte se e dinte sa i lartë ishte. Për shembull, një dëshmi të qartë lidhur me sa i lartë dhe i vetmuar qe’, na e rrëfen vetë kur thotë pakashumë këtë: Ndonjëherë i afrohem pasqyrës për ta puthur në ballë njeriun më të madh që njoh, veten time.

Heremiti Noli, si gjithë të mëdhenjtë e truallit të Skënderbeut, jetoi ngushtë, jetoi keq, ndonjëherë thjesht mbijetoi, dhe vuajti. Por falë kontributit kolosal që dha, nuk u harrua, mbeti dhe kujtohet, nderohet. Me lavdinë e supermerituar të Nolit mburren dhe krenohen të gjithë shqiptarët të çdo besimi politik apo religjioz që kanë.

Nga ana tjetër, kritizerët trukokallë, bënë edhe ata ndonjë punë, si dhe hëngrën e pinë, gromësinw, u majmën. Por, u harruan pa nam e nishan. Prej zevzekëve s’mbeti asgjë që t’ja vlejë të kujtohet, e aq më pak, nderohet.

Maratonomaku Noli ishte një njeri i madh, një i çartallosur bukur, një përbindësh i shenjtë, dashuror i fandaksur, patriot i hardallosur, estetizant i dalldisur, altruist i pashërueshëm, viktimë e ndritur e rrethanave të kohrave, kalorës i vrenjtur i vetmuar, pa Rosinant, Dylqinjë, Sanço Pançë, dëshmor i pakontestueshëm që u shkri për të mirën e vendit të vet, të cilit i dha gjithçka dhe nuk i mori asgjë, dhe, si i tillë, për Viganin tonë viktimë, asnjë lëvdatë nuk është e tepërt.

*Fjala e ministres Elisa Spiropali në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Studimeve Shqiptare.

Ne shohim kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektojnë të shkuarën e errët
Nga Elisa Spiropali

33 vjet janë pak në jetën e një kombi. Po janë shumë për një jetë njerëzore. Ne po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e fortë, të begatë, dhe krenare për sot dhe kohët që do vijnë.

Ne shihnim, dhe shohim, kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën e errët.

Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj.

Partia jonë nuk ka lindur dhe është rritur në qelqe, nuk është një ishull ku nuk të prek asnjë sëmundje, por një organizëm i gjallë i rrethuar me rreziqe, por me mekanizma autoimune funksionalë që e mbrojnë nga infektimet, që reflekton nga gabimet, me aftësi të jashtëzakonshme vetëkorrektimi, që projekton sukses jo në emër të suksesit vetjak, por duke u përballur pa frikë dhe krenare me sfidat e përditshmërisë në dobi të krejt shoqërisë shqiptare.

Mandati ynë për të ndërtuar Shqipërinë europiane, me mirëqeverisje, drejtësi, meritokraci dhe mundësi, lider në rajonin tonë dhe bashkimin e saj me familjen e madhe europiane, do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve.

33 vjet janë të barabartë me jetën e një brezi njerëzor, por në moshën e PS-së ato janë harmonizimi i shpresave dhe realizimeve të disa brezave, të të moshuarit, të shqiptarit të moshës së mesme, të të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë së nesërme, për ta bërë Shqipërinë tonë një yll më tepër në flamurin me yje të Europës së Bashkuar.

Me garancinë e të djeshmes, me sprovën e të sotmes dhe me ëndrrën e projektuar drejt të ardhmes, PS do të vijojë të jetë flamuri më progresist politik i vendit, do të jetë premtimi solemn për Shqipërinë që duhet, për Shqipërinë që duam!

Gëzuar Partia Socialiste! Rrofsh e u rinofsh në përjetësi.

Shqiptarë, ejani në Itakën tuaj
Nga Elisa Spiropali

Mirëdita këtu e kudo ku jeni shqiptarë të Greqisë nga Tirana, Korça, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Durrësi, Shkodra, Vlora, Kukësi, Fieri, Lezha, Dibra, Kolonja, Miredita a Malesia, e gjithe Shqipëria,

Kalimera Athina!

Një përqafim për çdo bir nëne që flet shqip në këte vend, për çdo motër vëllai, për çdo baba fëmijësh e bashkëshort gruaje që kanë ardhur apo po e ndjekin këtë kuvend nga të katër skajet e Greqisë, për të ndarë rrahje zemrash që këndojnë dhe vajtojnë në shqip dhe dashurojnë gjithashtu në gjuhën tonë të bukur, e cila na bën bashkë në ndjenjën e përkatësisë dhe të krenarisë shqiptare.

Miq, motra dhe vëllezër!

Sa herë vë këmbën në Greqi, më vjen i menjëhershëm mendimi i kohës kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe papritur kuptuam se ishim të gënjyer, se ishim të varfër e të pangrënë, se ishim të vetëm, në një botë tmerrësisht të madhe, që as e njihnim, as na njihte.

Atëherë, Greqia, fqinji ynë shekullor me të cilin shpesh kishim ndarë fate të përbashkëta, shpesh bukën e munguar, po edhe dashurinë, edhe plumbat, u shfaq pas asaj perdeje qorruese si toka e parë matanë humnerës së krijuar mes Shqipërisë dhe botës së lirë.

Krahë grekësh fisnikë e zemërgjerë, u zgjatën kur ne u shfaqëm në këtë tokë e ndanë me ne bukë e kripë, psomi e nero.

Dhjetëra mijëra histori suksesi hodhën farën e tyre në atë ribashkim fatesh, ku pati edhe fraktura të shumta e të dhimbshme nga përplasja si dallgë në fytyrë e një të panjohure, hija e një simbioze që po shfaqej në të gjithë perëndimin, ku emigranti ishte si fillim një kriminel dhe këtu në Greqi, krimineli ishte si fillim një shqiptar.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra dhe hesape të reja, në kufirin dikur të heshtur mes Shqipërisë dhe Greqisë, nisën të riluajnë si në një pllakë të shpluhurosur gramafoni kërcitje të forta, nën gjilpërën e mërive të reja të ngritura mbi hesape të vjetra.

Pjesa tjetër është histori e një ndryshimi kolosal. Epokal.

Sot ajo pllakë vazhdon të rrotullohet hera-herës, por kërcitjet e gjilpërës së gramafonit, nuk i kalojnë më dot korridoret politikës së ditës dhe gjinkallat mediatike nuk i amplikifojnë dot ato kërcitje përtej orarit kur edhe ushqyesit e gjinkallave mbyllin qepenat e dyqaneve të lajmeve online dhe shkojnë në shtëpi, ku janë fqinj të mirë me shqiptarët në çdo lagje e rrugë të Greqisë.

Shqiptarët e Tiranës apo korçarët e Athinës dhe Selanikut, shqiptarët e vjetër e të rinj të Patrës apo Pargës, Korfuzit apo Paramithisë dhe grekët e lindur e të rritur këtu, ndajnë sot gotën e uzos dhe të rakisë, dashurojnë me këngët e Dalarës dhe Pariosit, të Eleni Furerës, Dua Lipës e Elsa Lilës dhe vallëzojnë greqisht zembelikon.

Dhe duke ju parë juve këtu dhe ata dhjetëra e qindramijëra shqiptarë të tjerë të Greqisë, që i kanë sytë sot në këtë sallë, e cila u bë për ditë si një fortesë që do merrej a s’do jepej, më vjen të bërtas, o Zot sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Të dashurit e mi,

Ndryshe nga Majlinda dhe Romina, lidhja e trungut tim familjar me Greqinë kalon përmes dellit suljot të nënës sime të lindur në Tiranë. Një degë familjeje shqiptare, e besimit musliman, që si shumë të tjera në atë kohë krijimi të shteteve tona, luftoi e u shpëngul në skajin më jugor të Shqipërisë, aty ku kloni ndante të dy vendet tona. Nëna ime u martua me babain tim ortodoks, siç janë martuar dhe kanë lindur fëmijë një pafundësi shqiptarësh, për të cilët, as feja dhe as origjina etnike nuk kanë qenë kurrë pengesë për të bashkuar fatet e tyre, në këtë hapësirë ku gjeografia dhe historia shpesh janë bërë barrikadat e politikës kundër popujve dhe pririrjes së tyre të natyrshme për t’i kapërcyer kufinjtë për dashurinë, për punën, tregtinë, kulturën, dijen dhe dëshirën për ta jetuar jetën, plot pasion e vrull siç bëjmë ne ballkanasit si pakkush tjetër në këtë kontinent të bekuar me emrin Europë.

E di që sot ju jeni mbledhur kaq të shumtë, për të dëgjuar fjalën e dikujt, që rreth 25 vjet më parë ishte emigrant në Perëndim. Ai sot është Kryeministri i vendit tuaj, ku natyrisht ka ende plagë për të shëruar dhe rrugë për të bërë deri në sheshin e flamujve të Europës së Bashkuar.

Por mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë, që ta mendoje se vendi ynë do të bëhej magneti i më se dhjetë milionë turistëve në vit, ndër të cilët edhe grekë sa të duash, për të kuptuar se si është kthyer bota përmbys.

Sot kur shqiptarët që duan ta sprovojnë veten në kërkim të më shumë mundësish se sa ata shohin në Shqipëri zgjedhin të ikin, kjo përmbysje është gjithashtu edhe lajmësja e parë e një ftese deri dje jobindëse për rikthim, të atyre që kanë kursime për të investuar në bastin e sigurtë të Edi Ramës dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të rrinë.

Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, po është padiskutim vendi ku kush kthehet me dijet, aftësitë, eksperiencën dhe kursimet e punës në emigracion, i ka të gjitha për t’ia hapur vetes rrugën, në një copëz Europe në formim e sipër.

Ju po vini në fakt, gjithnjë e më të shumtë për ta parë Itakën tuaj, kurdo që mundeni dhe shumë prej jush kur vini, i vëzhgoni mençurisht shtigjet e mundësive të rikthimit.

Shqipëria po bëhet miqtë e mi, po bëhet më e zonja, më e fortë, më e hapur për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë diçka me hiret e saj, duke investuar në shtëpitë e të parëve, me pjellorinë e saj, duke prodhuar nga toka e të parëve, me dijet e saj të reja, duke ngritur celula për të shfrytëzuar teknologjinë.

Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja.

Por gjithësesi falë jush sot, ka ndodhur mrekullia, sepse ju që jetoni këtu me kokën lart, respektoheni për punën tuaj, jo vetëm s’keni më siklet të thoni emrin shqiptar, po keni edhe kënaqësinë të dëgjoni kur grekët kthehen të habitur me vendin tonë, e keni bërë Shqipërinë më të madhe.

Sot nuk ka Shqipëri vetëm në Shqipëri dhe krenari vetëm për Shqipërinë, po ka Shqipëri edhe këtu, si njëherë e një kohë, kur në këtë vend flitej shqip nga të katër anët dhe shqiptarët ishin pjesë krenare e jetës së Greqisë. Ndryshimi me atë kohë është se sot shqiptarët e Greqisë janë një nga pararojat e Shqipërisë së anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Njësoj si grekët ju i përkisni tanimë jo vetëm me zakon, po edhe me ligj asaj familjeje, të cilës së shpejti do t’i bashkohet edhe nëna jonë Shqipëri.

Duke ndjekur gjurmën tuaj, shembullin tuaj, fuqinë tërheqëse të sukesit tuaj.

Uh, kujtoja se palestra e parlamentit m’i kishte neutralizuar përgjithnjë ato emocionet e herëve të para në podiume. Por tani që fjalës sime i erdhi fundi e më duket ia dola deri diku ta përcjell siç desha, mund t’ju rrëfehem që mbrëmë s’kam vënë gjumë në sy.

Edhe njëherë, evkaristo para poli shqipet e Athinës dhe të gjithë Greqisë!

Një përqafim të madh për secilin nga ju dhe një urim nga zemra që të gjitha të mirat t’u prijnë familjeve tuaja.

Rroftë Shqipëria.

Për ata që paradite bërtasin “në burg, qeni” dhe pasdite ulërasin “poshtë SPAK”
Nga Elisa Spiropali

Unë nuk kisha ndërmend as të replikoja, as të flisja pasi përgjithësisht deputetët i janë përmbajtur rendit të ditës edhe po vijojnë diskutimet.

Por edhe njëherë, si përherë ju u futët në një debat me tema ku në po të njëjtën mënyrë që ne na ndan pafundësisht nga njeri-tjetri, edhe sot dëshmuat më qartë se kurrë se sa e ndarë është rruga jonë sa i takon drejtësisë.

Madje ju ndan në ato që thoni edhe gjindja, sepse ç’thotë njëri, nuk thotë tjetri dhe ç’thoni në mëngjes, ju e mohoni në mbrëmje. Lundra juaj që po merr ujë ka humbur edhe orientimin.

Paradite në revolucionin me orar te Bashkia e Tiranës, në rrugën “Murat Toptani”, ju i kërkoni SPAK-ut të arrestoje Veliajn. Në darkë, tek rrugica e doktorit, në rrugën “Mustafa Matohiti”, ju si grup deputetësh mallkoni SPAK-un si organizatë kirminale.

Për mos të folur për gardistët e kuq që shoqërojnë Sali Berishën si të pandehur në dyert e SPAK dhe bërtasin “poshtë, poshtë SPAK” dhe po të njëjtët gardistë të kuq, që kur paraqiten aty funksionarë të tjerë apo kryetari i bashkisë, bërtasin me të madhe si në skenat e revolucionit kinez me pështyma, “në burg qeni”.

Po çfarë standardi është ky?! Kujt ia shisni ju këtë standard në raport me drejtësinë, ju që personalisht ngriheni këtu dhe na bëni ne moral për Reformën në Drejtësi, të cilën fillimisht e kemi votuar me 140 vota, por sigurisht ne me kokën lart, ju me kokën poshtë, të detyruar nga ata që ju I mallkonit nga mëngjesi në darkë, ambasadoren amerikane të asaj kohe dhe ambasadorin e BE-së. Siç vijoni edhe sot të mallkoni o në maj të paraleleve o në maj të penxhereve të gjithë ambasadorët në këtë vend dhe krerët e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ky është standardi juaj? Kjo është koherenca juaj në raport me drejtësinë?! Këtë i shisni ju shqiptarëve?!

Dhe keni një marrëdhënie kaq të ndërlikuar me të vërtetën sa nuk po mësoni t’i thoni ditës, ditë dhe natës, natë. E bëni sipas interesit tuaj: Armiqtë në litar, armiqtë në burg, shokët ë partisë të lirohen menjëherë. Kujt ia drejtoni ju gishtin?

A kemi rënë dakord që duhet të kemi një sistem drejtësie ndryshe nga ai që kemi patur këto 32 vjet, që nuk është I kapur prej fyti nga politika, që I jep fund pandëshkueshmërisë dhe bën drejtësi. Drejtësi me standarde, me proces të rregullt ligjor, duke respektuar të drejtat Kushtetuese dhe të njeriut, po për të gjithë njësoj, nga ai që kapet me dy cigare hashash dhe mbyllet brenda pa afat e pa shprese, e deri tek ai që ka qënë kryeministër, president dhe kryetar parlamenti ai tjetri që ulëret nga mëngjesi në darkë kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut, kundër atyre që po japin shembull ditë pas dite, sigurisht me problematikat e një institucioni të ri po vendosin standardin e luftës kundër pandëshkueshmërisë.

Duke thënë këtë unë nuk ju akuzoj juve personalisht. Nuk akuzoj as Gazin, as Flamurin e askënd tjetër që folën sot këtu, madje nuk akuzoj as atë të penxheresë, të ballkonit shekspirian, që pasi i dha vetes emrin e presidentit, kryeministrit, kryetarit të përjetshëm të partisë, tanimë kupton se nuk ka asnjë shans për asnjë lloj ballafaqimi më me Partinë Socialiste, flas për ballafaqim elektoral dhe moral, edhe së shpejti në betejën e nesërme do dalë ashtu siç është, si i ati i Zeqos në majë të thanës, po shqetësoheni të gjithë bashkë për alibinë e humbjes, sigurisht nën ombrellën e sulmit ndaj SPAK-ut dhe ndaj drejtësisë.

Thjesht po ju dëshmoj një të vërtetë të madhe që ju po e thoni me plot gojën sa herë që flisni, ju dëshmoni me çdo fjalë që thoni hendekun e madh që ekziston midis nesh dhe jush në dy skaje të ndryshme të qëndrimeve ndaj partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE-së dhe Drejtësisë së Re.

Edhe bërtitësit e sotëm edhe ish bilbilsat e djeshëm, edhe molotovët kudo e kurdo i hidhni, nuk janë të mjafttë të mbushin të gjithë hendekun politik, moral dhe strategjik që ju keni me ne dhe Partinë Socialiste. Megjithëse ju e dini që nuk është faji juaj, sigurisht që fajin e ka ai I ballkonit, por nëse mundeni, edhe në këtë detaj, përpiquni të keni arsye. Edhe pse ju dhe humbja jeni ne nje binom të pandashëm nuk mund t’ua përmendësh fjalën disfatë (se nuk është ky vendi) sepse jeni njesoj si ai binomi kur thua Parta Demokratike ke thënë Saliu.

Dhe unë sot nuk dua të hyj shumë thellë në këtë shqetësimin tjetër që besoj e tejkalon edhe temën e ditës për kulturën tonë ende të vjetër jo vetëm të komunikimit, por të qasjes ndaj drejtësisë. Ka një ndjesi të përgjithshme hakmarrjeje, paragjykimi, represioni mbizotrues që e frymëzoni ju më së shumti, por edhe mediat e paguara nga ju, edhe portalet që i mbani me aq kimet, qoftë në shoqëri, qoftë në politikë, qoftë në media, qoftë në disa segmente të drejtësisë. I dyshuari për një krim apo për një parregullsi të caktuar parakonsiderohet fajtor dhe lincohet, i bëhet gjyqi publik pa asnjë konsideratë për të drejtat e tij njerëzore, kushtetuese, duke shkelur me të dyja këmbët prezymimin e pafajsisë.

Shpesh, në disa raste për njerëz që janë pa mbrojtje politike, se nuk po flas vetëm për politikan, ai përfundon në paraburgim dhe pastaj pret që t’i vijë radha nga prokurori apo gjykatësi etj, por ndërkohë gjyqi i është bërë, gjyqi publik i është bërë pa asnjë konsideratë për dinjitetin e këtij apo të saj. Dhe këtë frymë ne si deputetë të këtij Kuvendi, ne si politikanë, ne duhet ta zhbëjmë jo për njëri dhe për tjetërin, po për të instaluar atë që fryma e reformës në drejtësi ka dashur të sjellë, përveç gërmës, për të vënë drejtësi. Jo për ta përdorur drejtësinë, ata në të drejtën e tyre duhet të bëjnë punën e tyre dhe duhet ta bëjnë deri në fund për këdo që ka shkelur ligjin, për këdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve. Por gjyqet publike janë një farsë, janë një turp, janë elemetë të revolucionit kulturor kinez, ku gardist të kuq përpara se njerëzve t’iu bëhej gjyq dhe gjykata ti gjykonte, i pështynin, i turpëronin publikisht.

Kush jeni ju more zotëri që nga një anë bërtisni lironi liderin e opozitës se pashë që kishit ardhur me bluza të veshura këtu dhe në anën tjetër bërtisni për kundërshtarët, konkurrentët tuaj politik jo vetëm ky në burg por edhe kjo, edhe ky edhe ky tjetri, pa patur asnjë fakt, pa pasur asnjë të drejtë, pa qenë prokuror, pa qenë gjykatës. Dhe për këtë ne duhet ta bëjmë debatin edhe për ato para të pista që hidhen vazhdimisht vu në mjedisin tonë politik dhe mediatik për të ndikuar në procese politike, për të sulmuar njëri-tjetrin, për tu bërë mish për top, për luftra të jashtme e të brendshme brenda partive politike, duke krijuar në narrativën tonë kombëtare, te njerëzit, nëpër ekrane, kudo, një ndjesi të keqe të një lufte që nuk ka të bëjë as me të drejtën, as me luftën ndaj pandëshkueshmërisë, as me procese të drejta ligjore, po vetëm me beteja politike partiake elektorale që tani kanë marrë një formë tjetër.

Kaq kisha dhe besoj se reflektimi për sistemin e drejtësisë nuk do t’iu vi vetëm këtu në kuvend, por do t’iu vijë dhe me votë se njerëzit dinë ti ndajnë dhe dinë të votojnë si për ata që çfarë thonë ditën nuk thonë natën, si për ata që ashtu siç flasin edhe sillen.

Lufta e Kosovës, koha kur u rishkrua historia
Nga Elisa Spiropali

25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe genocidi shtetëror i Beogradit!

Forca e NATO-s, vetëdija e komunitetit ndërkombëtar bashkuar me sakrificat e jashtëzakonshme të burrave dhe grave të UÇK-së i dhanë jetë kësaj beteje epike dhe shpëtuan ndërgjegjen e Perëndimit duke korrektuar Historinë dhe duke i rikthyer shqiptarëve dinjitetin e jetës në liri!

Mirënjohje pafund e të përjetshme Aleancës EuroAtlantike dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së!

Nderim përjetë heronjve dhe viktimave të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë.

Ishte koha kur shqiptarët si komb takuan historinë!

Ishte kohë kur historia nisi të shkruhet ndryshe dhe më mirë për shqiptarët!

#ThankyouNATO

#RroftëKosova

Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj!
Nga Elisa Spiropali

Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj.

Nënë Tereza, shqiptarja e madhe ka një thënie lapidare, e cila në këtë kohë të trazuar është edhe më domethënëse.

Nënë Tereza lutet për të bërë punë të vogla, por me dashuri të madhe. Thelbi i kësaj filozofie të përmbledhur në një aksiomë të vetme, duhet të shërbente si udhërrëfyes për përditshmërinë e një individi, një shoqërie, apo edhe të asaj që quhet politikë e madhe në rutinën e saj.

Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për aministinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.

Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.

Por, ndërsa politika ngrinte gotat për urim dhe dërgonte përshëndetje të llojit “sent to all”, ndërsa salla e Kuvendit mbante ende erën e tymit të flakadanëve të kotësisë, ndërsa karriget përdoreshin si barrikada për të ndarë “ne me ata”, ndërsa shpenzoheshin qindra orë televizive për fatin juridik të Sali Berishës, ndërsa një grup mbështetësish të tij qëndronin tek “rrugica e Salës” për të protestuar kundër regjimit imagjinar, ndërsa ata që i kanë parë hajrin sherrit në tre dekada ngrysnin natën për t’u gdhirë me sherrin e radhës të mëngjesit pasardhës, pra, ndërsa ndodhnin të gjitha këto, projektligji dënohej me harresë! Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe.

Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë.

Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar.

Që nuk flak, por riafron.

Që nuk vret, por shëron.

Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish.

Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur.

Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur.

Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta!

Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.

Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike.

E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur!

/a.d