Edvin Kulluri – JavaNews.al

Diella nuk është Eichman!
Nga Edvin Kulluri

Dekretimi i Diellës si ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, është një akt i qartë anti-kushtetues që nuk pse ta konfirmojë as Gazment Bardhi e askush tjetër. Si Kushtetuta ashtu dhe Ligji Për Organizimin dhe Funskionimin e Këshillit të Ministrave, shprehen qartë se ministri është person me përgjegjësi para akushtetutës dhe ligjit. E po ashtu ministri është titular i institucionit që mban marrëdhëniet me palët e treta. Për këtë arsye edhe votohet në parlament nëse plotëson kriteret politike dhe ligjore. Me tej akoma funksioni i ministrit nuk delegohet e aq më pak tek një program kompjuterik. Por në cmëndurinë e kësaj kohe, edhe këtë kishim mangut. Diella në vetvete nuk eksziston as juridikisht e as politikisht. Por ja që për deputetët e PS dhe Presidentin qëndron e kundërta. Jo sepse Diella krijon bindjen e të qënit vërtetë ministër, por sepse ata i binden çdo marrëzie që del nga goja dhe firma e kryeministrit Rama. E në këtë pikë as Rama nuk është problemi. Se mirë që dalldis kryeministri se njeri është dhe ai tek e fundit, puna qëndron pse dalldisën këta të tjertët që e votuan e dekretuan Diellën.

Historia ka treguar se marrëzia në politikë kur kthehet në sistem nuk është çështje e udhëheqësit apo një kaste udhëheqëse. Por çështje e atyre që e mbajnë në këmbë një mekanizëm të tillë. Dhe rasti më elokuent ka qënë rrëfimi i Eichman, komandantit të kampit të përqëndrimit në Aushvic, gjatë procesit të gjykimit të tij për krime kundër njerëzimit në Jeruzalem. Eichman që ishte përgjegjës për mijëra viktima të Holokaustit në Aushvic, i pyetur për krimet monstruoze të kryera nën drejtimin e tij, kishte vetëm një përgjigjë ndaj prokurorëve izrealitë: “Çdo gjë e kam bërë me urdhër të Fyhrerit”. i pyetur pse ishin vrarë gra, burra dhe fëmijë nën urdhrat e tij, ai kishte vetëm një përgjigje. Eichman nuk mendonte, nuk ndjente, nuk gjykonte. Eichman ishte i zhveshur nga moraliteti, dhe i armatosur me bindjen e verbër ndaj Hitlerit dhe mekanizmit të tij kriminal. Pra një copë mishi që fliste dhe firmoste. Por edhe po të votonte në Bundestagun eRajhut të trëtë, do të bënte të njëjtën gjë. Thjesht do ngrinte dorën për çfarë do i kërkonte Adolfi i tij i dashur. E historia e diktaturave është historia e Eichmanit dhe Eichmanëve që vijnë nga thellësia e dekadave totalitariste naziste e komuniste nga Aushvici në Yakutsk-un e largët Siberian, ku kanë vdekur në kushte ç’njerëzore miliona viktima të rregjimit Stalinist e deri në Kamboxhian e Pol Potit.

Natyrisht që Shqipëria e Edi Ramës nuk është një diktaturë apo shtet totalitar. Por që drejtohet nga diktati i kryeministrit është pak por e sigurtë. Mbase rrethanat gjeopolitike dhe freskia e memories së komunizmit e bëjnë të pamundur kalimin nga një qeverisje hibride si kjo e jona në diktaurë. Por vullneti dhe shërbëtorët e udhëheqësit të qeverisjes nuk mungojnë. ingredientët janë gati, mungon vetëm dëshira e kuzhinierit dhe menuja. Por e ardhmja është e panjohur, ndaj edhe vend për shumë optimizëm nuk ka.

Diella as do vrasë pa vendim gjykate e as do burgosë kërkënd për fjalën e lirë. Thjeshtë përmes algoritmeve do shpallë fituesë tenderash që. Por ama nuk është çudi që eskperimente sa cinike e sa intrasigjente të një Kryeministri jashtë çdo kontrolli demokratik, të vijojnë. Fjala vjen Ramës mund t’i fanepset që të ndryshojë ligjet e të lejojë krijimin e njerëzve në laborator përmes ADN së një individi siç u eksperimentua me delen Dolly disa vite më parë. Askush nuk do ta kundërshonte në shumicën parlamentare të PS e as Presidenti i radhës i dalë nga e njëjta mazhorancë.

Do ishte një ide jo e keqe e Ramës për shembull që të klononte Zegjinenë në 61 kopje e ta kandidonte për kryetare të 61 bashkive të vendit! Në PS të gjithë do ishin dakort e elektorati socialist do votonte me entuziazëm këtë “ide gjeniale” të kryetarit. Natyrisht që do ndiheshin dhe krenarë se si gazetat më prestigjioze të botës do ti bënin jehonë marrëzisë së rradhës. Biles ndonjë eurodeputet që festoi vrasjen e Charlie Kirk, do jepte dhe ndonjë intervistë “si e njoha Zegjinenë në Bruksel”! Fundja një video në Instagram sot vlen më shumë se “Fshatarët” e Balzak. Me një telefon në dorë e një llogari në Tik-Tok, për pak sa u zgjodh deputet Adriatik Lapaj, nipi i Ana Dajkos.

E pra siç thosh Ajnashtajni se “universi dhe budallallëku njerëzor janë të pafundëm”, nuk do çuditemi më me asgjë në muajt e vitet që na presin. Eichman bota ka pasur e do ketë gjithmonë. Cirk pa spektatorë e autokratë pa shërbetorë nuk mund të ketë! Për një rrogë e për një vend pune në Shqipërinë tonë të dashur kemi parë e dëgjuar çudira. Por një gjë është e sigurtë, problemi nuk është Diella që përpunon algoritme, por Eichmanët të cilët që nga Kukësi e deri në Konispol janë votuar për të kënaqur talljet e Ramës me republikën tonë qesharake!

Tigrin prej letre e gjeni veçse ne Kinë!
Nga Edvin Kulluri

Samiti që u mbajt në datat 31gusht dhe 1 shtator  në Pekin me pjesëmarrjen e Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut, Indisë e disa vendeve të “jugut global”, ka ngjallur pasiguri dhe frikë në disa qarqe mediatike e politike në perëndim. Në mes të tentativave për negociata paqeje mes SHBA, BE, Ukrainës e Rusisë, takimi i Pekinit nuk është asgjë më shumë sesa një episod i përpjekjes së njohur pothuaj 4 vjeçare të Kinës, Rusisë, Iranit e Koresë së Veriut për një rend të ri botëror multipolar. Në mes dy blloqeve, atij perëndimor demokratik të udhëhequr nga SHBA e atij Euro-Aziatik të udhëhequr nga Kina e Rusia, janë vendosur dhe disa shtete si India, Afrika e Jugut etj., të cilët po kërkojnë edhe ata një vend në tryezën e madhe të “botës së re”. Ky bllok i quajtur “jugu global”, që ishtë bashkuar BRICS në fakt nuk është rreshtuar as me  njërën apo tjetrën palë, por kërkojnë një rol në skenën e madhe, duke nisur që nga Këshilli i Sigurimit në  OKB e deri në një G-20 të mundshme që do zëvendësonte G-7, megjithëse G-7 është veçse një organizim informal. Këto vende nuk janë linjëzuar me asnjërën palë, por ndërkohë po shfrytëzojnë rivalitetin mes dy palëve për zënë vendin e tyre. Por natyrisht që tensioni mes perëndimit dhe lindjes përfaqësohet nga dy blloqet kryesore e jo nga jugu global. E në këtë konjukturë rivaliteti thuajse antagonist, megjithëse ende në nivel retorike apo konfliktesh rajonale, është e qartë se tektonika botërore ka pësuar disa lëkundje.  Dhe zyrtarisht ky rivalitet ka nisur që me deklaratën e përbashkët mes Xi-Ping dhe Putin, vetëm 3 javë para nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në 2022. Pra samiti i Pekinit përbën një episod, ndërkohë që shfaqjet dramatike të vërteta janë luftërat në zhvillim në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo që ka ringjallur tensionet në nivel global mes fuqive është bindja që ka krijuar kryesisht Kina se është rritur nga fuqi rajonale në një fuqi globale. Të paktën në letër. Ndërsa Rusia po ashtu po vetësugjestionohet si të jetë ringjallur ish Bashkimi Sovjetik, ndërkohë që nga gjysma e Evropës që kishte nën influencën e vet e ish republikat e Azisë Qendrore që i përfshiu në BS gjatë Luftës së Ftohtë, tashmë ka 3 vjet që ka pushtuar vetëm 20% të territorit të Ukrainës me një kosto shumë të lartë njerëzorë, ushtarake e ekonomike. Aq sa ju deshën ushtarët e Kim Jongut “të marrë borxh” për të avancuar diçka në linjën e luftimit. Për këtë ndihmë, Putini i falenderoi publikisht koreano-veriorët për heroizmin e treguar në betejat në prapavijë e frontit të luftës, në disa fshatra të Rusisë jugore, të pushtuara nga ushtria ukrainase! Çfarë arritjeje!!! Por historia nuk mbaron këtu. Veçse fillon. Pasi një gjë është të shohësh videot e paradës së ushtrisë kineze, e tjetër gjë të marrësh seriozisht  ndryshimin e rendit botëror unilateral sipas Kinës e Rusisë! E kjo kërkon një analizë e jo parulla apo parada!

Së pari duhet thënë se rendi botëror nuk ndryshohet më deklarata,  parada apo konflikte lokale si ai në Ukrainë dhe Izrael. Por me forcë në nivel global! Pra me luftë në shkallë të gjerë. Një përplasje ushtarake e drejtpërdrejtë mes vetë fuqive. Por a kanë boshti Kinë-Rusi fuqi për të hyrë në konflikt të armatosur me SHBA dhe aleatët e tyre nëpër botë me qëllimin e shpallur të ndryshimit të arkitekturës ndërkombëtare? Dhe mbi të gjitha, sa shanse kanë ta fitojnë një luftë të tillë konvencionale nëse SHBA dhe aleatët e tyre nuk dëgjojnë kërkesat e përsëritura të boshtit sfidues? Të dhënat që kemi për aq sa vlejnë, na çojnë drejt përgjigjes thuajse të sigurtë që: JO! Biles jemi shumë larg pritshmërive të Kinës e Rusisë.

Së pari vetëm SHBA pa llogaritur aleatët e tyre, janë të afta të fitojnë çdo konflikt të madh për të paktën 5 dekadat e ardhshme në çdo cep të rruzullit. Mjafton të shihet numri i bazave ushtarake amerikane nga Japonia e Korea e Jugut, apo Paqësori e deri në Lindjen e Mesme, Evropë e Afrikë. Sa për kontinentet amerikane nuk ka nevojë për koment! E natyrisht që aspektet e lëvizshmërisë së ushtrisë amerikanë ne mjete e njerëz si të forcave tokësore, detare e atyre ajrore apo dhe kapacitetet goditëse nga ajri në distanca shumë të mëdha, janë avantazhe të dukshme dhe të provuara. SHBA mund të spostojnë në pak ditë mijëra avionë bombardues sulmues, stealth e shumërolësh në çdo cep të botës përmes 11 aeroplanmbajtësve aktive që disponojnë. Ndërsa rivalët e tyre akoma ëndërrojnë të kenë aeroplambajtësen e tretë, c’ka e limiton shumë fuqinë e tyre goditëse përtej zonës së tyre të influencës! Rasti më i freskët ishte goditja e bunkerëve në Iran, ku forca ajrore amerikane përmbushi një mision të suksesshëm bombardimi në një distancë prej afërsisht 10 mijë kilometrash. Por SHBA, kanë edhe shumë avantazhe të tjera si teknologjike e po aq industriale. Mjafton të shihet se sa shpenzojnë për Kërkimin Shkencor për të kuptuar se SHBA janë disa hapa para të tjerëve. Pa llogaritur bashkëpunimin civilo-ushtarak e sistemet e komunikimit satelitor në të cilat SHBA janë leader absolut.  Të gjitha këto kapacitete e të tjera janë produkt i një buxheti ushtarak thuajse 3 herë më të madh të SHBA kundrejt atij të Kinës e Rusisë së bashku. Dhe e fundit por jo nga rëndësia, pozicioni gjeostrategjik  që e bën thuajse të papushtueshme fuqinë më të madhe në botë. Ndërkohë që dobësitë gjeografike të Kinës e Rusisë janë të njohura prej shekujsh.

Kina dhe Rusia janë njohura me këto avantazhe të SHBA-ve. Faktet tregojnë pikërisht këtë, që ato nuk kanë treguar  në këto vite se janë të afta të kryejnë operacione ushtarake  përtej zonave që vërtiten rreth kufijve të tyre. Kina jo e jo, por as Rusia që gjithsesi ka një traditë të gjatë lufte dhe një trashëgimi të ndërhyrjeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë si në Hungari e Afganistan. Kur tentuan të kërcënonin SHBA përmes raketave  balistike në Kubë në Krizën e Gjirit të Derrave, Hrushovi dështoi me sukses! Rusët në 15 vitet e fundit kryesisht kanë ndërhyrë përmes grupit Wagner duke ndihmuar disa qeveri anti-perëndimore në Lindjen e Mesme e Afrikë në konfliktet e tyre të brendshme. Por kjo është shumë pak për ta konsideruar veten rival të SHBA në rang global. Një gjë është të mbash Asadin në pushtet e tjetër gjë të pushtosh një aleat të SHBA. Shkërmoqja e përpjekjes së Iranit dhe proxy-ve të vet për të goditur Izraelin që nga 7 tetori i 2023, tregon qartë se tentativa për të dobësuar SHBA dhe aleatët e tyre u shkrumbua plotësisht. Ajo çfarë ka mbetur është rezistenca e Hamasit dhe Houthi në Yemen, c’ka nuk përfaqësojnë më një rrezik iminent për ekzistencën e Izraelit.

E për ti vënë kapak këtij diskutimi duhet të marrim parasysh dhe indekset ekonomike të dy blloqeve. Vetëm SHBA e BE e kanë Prodhim Kombëtar Bruto në 2024 rreth 48 trilionë dollarë, krahasuar me rreth 22 trilionë të Kinës e Rusisë të marra së bashku. E këtu nuk po fusim ekonomitë e vendeve aleate nga Kanadaja deri në Zelandën e Re, Japonia apo Izraeli që do e bënin diferencën akoma më të thellë, në pothuaj 1:2.5. Dhe mos harrojmë se aleatë rreth e përqark Kinës e Rusisë, SHBA kanë e gjejnë me bollëk për sa kohë shumë vende ndihen të rrezikuar nga ambiciet ekspansioniste të dy vendeve autokratike.

Ndaj për të gjitha këto arsye, shanset që parada ushtarake në Pekin që u abandonua nga gjysma e të ftuarve, të shndërrohet në kërcënim real përtej videove në Youtube e Tik-Tok, janë thuajse zero. Por ka diçka që në thelb mund të merret parasysh në muajt e vitet ne vijim. Kina e Rusia nuk janë ato të 20 apo 30 viteve më parë. Ato kanë përjetuar një farë rritjeje  ekonomike e kapacitetesh ushtarake që për pasojë u ka rritur edhe ambiciet në nivel rajonal. Por kalimi nga fuqi rajonale në palë të barabarta globale që kërkojnë multipolaritet, përfaqëson një hendek shumë të madh. Ndaj paniku virtual që vjen si pasojë kryesisht e propagandës, që autokracitë e përdorin mjeshtërisht, mbetet kryesisht virtual. E për këtë arsye mesazhi ironik drejtuar Xi-Ping në rrjetin Truth Social i Presidentit Trump,  “të fala Kim Jongut e Vladimit Putinit”, është pasqyra më e mirë e raportit real të forcave. Në këto kushte është mirë që Xi-Ping dhe partnerët e tij ta kujtojnë shprehjen e shokut Mao “imperialistët janë tigër prej letre”, duke ju drejtuar vetes pikësëpari. A e bëjnë dot këtë autokratët, pra të reflektojnë? Tradicionalisht jo pasi vendimet në autokraci merren të papjekura për shkak të diktatit të udhëheqësit e jo konsultimit demokratik. Por kinezët janë të ndryshëm, janë atipikë. Pragmatistë dhe mbi të gjitha nuk kanë përfaqësuar as në kohët e shkëlqimit të perandorisë së tyre një perandori ekspansioniste. Ndaj të shohim se çdo ndodhë. Por një gjë është e sigurtë. Lufta fitohet me fuqi e jo me propagandë! Kështu që për sa kohë studiot televizive duhet të plotësojnë oraret e stërzgjatura të transmetimit e duhen paguar shumë njerëz për analiza të sigurisë ndërkombëtare, le të themi se ekziston një kërcënim retorik për konflikt botëror. Por vetëm kaq ama!

Të gjithë kundër Tiranës!
Nga Edvin Kulluri

Që prej 10 shkurtit, ditën që me vendim të GJKKO u ndalua Erjon Veliaj, Tirana është një qytet I paqeverisur. Pra prej plot gjashtë muajsh e gjysëm, bashkia Tiranë nuk drejtohet nga askush dhe njëkohësiht nga kush të mundet! Nga askush për sa kohë kryetari I zgjedhur nuk ushtron dot detyrën dhe nga kush të mundet, pasi turlli lloj nënkryetarësh ulen në karrigen që nuk u takon. Ligji për pushtetin vendor përcakton qartë se nëse kryetari I bashkisë mungon pa arsye legjitime për tre muaj, Këshilli Bashkiak kërkon shkarkimin e tij nga Kryeministri, I cili e përcjell këtë të fundit tek Presidenti I Republikës për shpalljen e datë së zgjedhjeve. E në fakt Veliaj nuk ka arsye legjitime për mungesën e tij, pasi e ka objektivisht të pamundur të kthehet në detyrë. Kjo gjë nuk varet prej tij por nga gjykata. Kjo është dhe arsyeja që është përdorur në rastet e tjera, kur Kryeministri nuk ka pritur as tre ditë e jo më tre muaj për të shkarkuar disa kryetarë bashkishë të ndaluar me vendime gjykatash. Pra akoma më keq, edhe precedentët rëndojnë nga shkarkimi. Themi Kryeministri, pasi Këshilli Bashkiak I Tiranës është krejtësisht I varur në bllok nga PS. Cdo votim këtë ka treguar. Ndaj parlamentin e kryeqytetit mund edhe mos ta citojmë fare si pjesë substanciale të veprimeve të mundshme.

Ligjërisht situata nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Por në Shqipërinë e sotme që “I marrtë të ligat Ramiz Alisë me shokë”, nuk vendos ligji por “udhëheqësi”! Dhe udhëheqësi mesa duket ka disa dilema apo halle politike që e shtyjnë drejt shkeljes së ligjit. Packa se në një demokraci dhe shtet ligjor, ligji qëndron mbi njerëzit dhe jo anasjelltas. Së pari, Rama megjithëse fitoi përplasjen me Veliajn se kush nënkryetar anonim për publikun do drejtonte me delegim, duket se nuk e ka aq absolut kontrollin mbi mazhorancën. Pra disa llogari nuk I dalin brenda PS. Së dyti, dhe c’ka është më e mundshme, Rama nuk e ka të lehtë ta lëshojë përfundimisht Veliajn politikisht dhe formalisht. A druhet se Veliaj do kundërsulmojë me akuza politike, penale apo të dyja bashkë, mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurte. Ai nuk do të rrezikojë për dicka ose shumcka që ai e di se përfaqëson kërcënim të madh për të dhe mazhorancën. E dashuria e tij për pushtetin është bërë me e njohur se “let it be” për fansat e Beatles! Në anën tjetër edhe Veliaj në dëshpërimin e njeriut që ka rënë nga Olimpi në humnerë, as ka ndërmend të dorëhiqet, pasi humbja e postit të kryebashkiakut më të madh do ishte kapitullim para drejtësisë. Kjo pandehmë ka rënë për sa kohë gjyqësori nuk është intimiduar deri më sot duke konfirmuar në të gjitha shkallët, masën e arrestit me burg. Por te kapesh pas fijes së barit, qënka një opsion! Por përtej Ramës e Veliajt, edhe të tjerët PD heshtin nën moton “mos u përziej me miellin e gjermanit”! Fjala vjen Erjon Brace që bën opozitarin e brendshëm, e quan më të rëndësishëm faktin se një person merr lekë për një parkim sesa që Tirana nuk qeveriset fare. As per parkimin nuk ka kujt ti qahet! Punë rilindasish!

Por sikur të ishte vetëm mazhoranca e vendosur për të lënë Tiranën pa qeverisje, do ishte gjysma e së keqes. Opozita vetë, një herë në dy tre javë nxjerr ndonjërin nga anëtarët e këshillit bashkiak që të hedhë ndonjë fjalë nëpër tym për detyrimin ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve. I vetmi që e ngre zërin më shumë se të tjerët është Këllici që mendon se do e rikandidojë kush përballë dikujt tjetër e jo Veliajt. Duke harruar që edhe me Veliajn në burg, ai bashkë më shokët e tij të listës së mbyllur, humbën në Tiranë më keq se në zgjedhjet për bashkinë. Megjithatë ëndrrat falas janë, ndaj mirë bën që kujtohet ndonjëherë edhe për zgjedhjet për bashkinë. Sa të përbetohet në versionin tironc autokton te Flamurit për revolucionin e shtatorit, më mirë që flet për këtë punë. Por duke ditur se asnjë në PD nuk bën asgjë seriozisht pa urdhër nga lart, ai që e ka shitur bashkinë në duart e Ramës realisht është vetë Berisha. Mesa duket një humbje tjetër nuk e mban dot. Dy janë pak, tre janë shumë. Ndaj nën tingujt e stonuar të këngës “ta shtyjmë sa ta shtyjmë”, as e përmend fare cështjen e zgjedhjeve të pambajtura. Le te humbe pas 2 vitesh, por jo tani! Se mbase harrohet prapë humbja e rradhës! Me nje elektorat sklerotik, kjo është harresa më e embël!

Por ajo që bie dhe më keq në sy është heshtja e medias. Shumica e medias e rreshtuar me të majtën, nuk dijnë c’të bëjnë! Të shkruajnë e flasin për ligjin ne një qeverisje autokratike, është si të presësh degën ku je ulur. Ndaj më mirë merren me lajme nga bota sesa me faktin që kryeqyteti ku jetojnë drejtohet nga dikush që njihet në Tiranë dicka më shumë se shoferi I vet.

Në këto kushte përvec problemit që sjellë në vetvete shkelja e ligjit, halli më I madh është se nuk kujt ti kërkosh llogari sot në kryeqytet. Rama ka deleguar nja 4 nënkryetarë që nuk I ka votuar askush për të drejtuar punët e qytetit, ndërsa Veliaj mund të thotë “qe baba durët, folni me sulltonin”! Në këtë pikë ku ka arritur puna, kryeqyteti I Shqipërisë vlen sa një katund I humbur socialist. Atje të paktën kishte ndonjë sekretar partie apo kryetar koperativë që tundte ndonjë medalje “nderi I punës socialiste” apo ndonjë medalje trimërie nga lufta nacional-clirimtare. Këta nënkryetarët që bëjnë si kryetarë sot ne Tirane, as kanë bërë ndonjë punë të dalluar e as kanë shkrepur ndonjë armë në lufte!

Ndaj të gjithë ata që kanë përgjegjësi për Tiranën e ndërkohë e kanë lënë atë pa bashki, nuk është se e urrejnë qytetin. Thjeshtë nuk u duhet e nuk e duan më shumë se llogaritë e tyre të pushtetit.

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!
Nga Edvin Kulluri

“Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj, etj.. Këto ishin pak a shumë disa tituj të gazetave të majta në europë e dicka më pak mes atyre në SHBA pas takimit të presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Aalskë, dy ditë më parë! Një takim nga I cili shumë prisnin armëpushim të menjëhershëm, disa marrëveshje përfundimtare mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin amerikan, për momentin thjeshtë I ka dhënë një shans paqes.  Ndërsa të tjerë që mezi prisnin dështimin e tryezës edhe si kundërshtarë të Trump edhe si triumfatorë mbi Rusinë, nuk morën as njërën e as tjetrën, por vetëm shtyrjen në kohë të përfundimit të bisedimeve.

Në fakt tabloja pas takimit nuk kënaqi asnjërën palë. As ata që prisnin marrëveshje e as ata që duan që lufta të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare mbi Rusinë. E për këtë ka disa arsye që më shumë e kanë origjinën tek kritikët e takimit se sa te palët në takim. Një pjesë e Evropës dhe kundështarët e përhershëm ideologjikë të Trump nuk e kanë ende të qartë nëse kundësrshtari është Trump apo Putin. Biles më keq Akoma I barasvlerësojnë deri në marrëzi. Zelli I së majtës kundër presidentit amerikan  që I ka rrënjët që në fitoren e tij në mandatin e parë, pra 2016, jo vetëm që nuk është shuar por edhe është rritur. Pavarësisht se këtë herë nuk po “djegin” rrugët e amerikës me lëvizjen “ëoke”, në nivel retorike jemi në të njëjtën pikë. I vetmi që e ka kuptuar që politika nuk funksionon kështu është Rama, që nga e folura si “e ëma e Zeqos në majë të thanës” në CNN, tashmë përpiqet të qerasë Kushnerin me Sazanin! Por Rama s’ka asnjë peshë në politikën ndërkombëtare, ndaj ata që kanë vërtetë rëndësi në kampin e majtë apo liberal, duke vazhduar të njëjtën qasje më shumë ngatërrojnë punë se sa zgjidhin. Deri sa të përcaktojnë se kush është kundërshtari, janë të dënuar të mbjellin konfuzion.

Por le të marrim në analizë kundërshtitë që mbart pastakimi I Anchorage. Së pari, aktorët agresivë të sipërpërmendur harrojnë me dashje, se gjatë presidencës Biden perëndimi as nuk e mposhti dot Rusinë në Ukrainë, e as arritën të rifitojnë një pjesë të territoreve të pushtuara. Përvecse harxhuan qindra miliarda dollarë për një  luftë të tipit “tërhiq e mos e këput”, por që ndërkohë ka marrë miliona jetë njerëzish nga të dyja palët, e shkaktuar miliarda euro dëmë në të gjitha krahët . Por cuditërisht për liberalët që kanë në qendër të ekzistencës së tyre “njeriun”, vlera e jetës nuk përbën më ndonjë problem të madh. Përndyshe do shfaqnin me pak pasion dhe më shumë qetësi. Sepse sipas tyre, nëse Rusia nuk ndalet tani, oreksi I saj do rritet. Cështja është se Rusët e mendojnë njësoj kërcënues zgjerimin e NATO-s në Ukrainë, ndaj morën vendimin për të pushtuar territoret lindore e mbi të gjitha Krimenë, një moll sherri shekullore për sigurinë në Detin e ZI. Kjo është po aq e vërtetë sa edhe fakti që Rusia nuk ka fuqi të nisë një luftë diku tjetër, për sa kohë nuk po fiton dot atë të nisur e pa bitisur në Ukrainë.

Trump I njeh dhe pranon të dyja këto pandehma, edhe pamundësinë e Rusisë për të zgjeruar agresionin në vende të tjera, edhe këmbënguljen e saj për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s si kërcënim për sigurinë e saj. E ndërkohë interesat ruse në Siri dhe Armeni janë goditur keq, c’ka e shfryn mitin e “imperializmit rus”. Ndaj frika ndaj rrezikut  rus përtej Ukrainës përbën më shumë një paranojë sesa një kërcënim real. Njësoj si rusët që e shohin NATO-n si kërcënim, por që në fakt më shumë është psikozë historike se sa një reailtet konkret. Por kundështarët nuk I vizaton dot, duhen marrë sic janë e të punosh me ta aq sa mundesh.

E pra cështja mbetet se ku do gjëndet “mesi I artë”, c’ka në një konlikt përfaqëson . Negociatat janë arti I marrëveshjes ku të dy palët duhet të lëshojnë dicka për të marrë. Putin nuk ka ndërmend të lëshojë Krimenë dhe dhe një pjesë tjetër të territoreve të fituara në luftë, përndryshe del I humbur. Këtë llogari e ka bërë para ndërhyrjes, e situata në terren nuk ka pse ta bëjë që të ndërrojë mëndje. Ushtria ukrainase përmes rezistencës së saj dhe mbështetjes së perëndimit, mund ta mbajë konfliktin pa një fitues e humbës, por ndërkohë disavantazhi ekonomik, numrave në nivel  njerëzorë në rekrutim, e industrisë ushtarake inferiore nuk janë të dhëna inkurajuese. C’ka nëse nuk e japin humbëse sot, mund ta cojnë drejt disfatës nesër. Kjo  do të thotë humbje totale e sovranitetit. E 80% e Ukrainës nuk ka pse bie nën Rusi për shkak të 20% të pushtuar e populluar nga shumicë ruse. Në anën tjetër, sipas Ëall street Journal, skenari Korean I ndarjes me garanci të forta ushtarake është një opsion që po diskutohet fortë. E mbase kjo do të flitet në takimin mes administratës Trump, Zelenskit e leadereve europianë sot.

Ajo c’ka do të prodhojnë bisedimet e këtyre ditëve, nuk e bëjnë takimin e Alaskës dështim për Trump e fitore për Putin! E askush për rrjedhojë nuk ka pse hap shampanjën për vazhdimin e luftës. Ai takim thjeshtë I hapi rrugën bisedimeve pas tre vitesh ku është folur vecse me krismat e armëve e shkaktuar një tërmet gjeopolitik global.  Ndaj fillimi i diskutimeve nuk I sjell asnjë të keqe askujt, përvec atyre që duan një Trump të mposhtur packa  viktimave që ky konflikt prodhon cdo ditë.  E natyrsisht që edhe radikalët ultra-nacionalist rusë do të ishin të lumtur të vazhdonin luftën me qëllim lodhjen e Ukrainës deri në dorëzimin e saj. Por të dy palët harrojnë një gjë: lufta nuk është bixhoz ku “paratë”, pra jetët I humbin ata që luftojnë e jo ata që prodhojnë fitore virtuale nga divani! Disa ëndrra mirë është që të mbeten në sirtar! Qoftë liberale, qoftë ultranacionaliste!

Rusët duhet të kuptojnë që nuk ringjallen dot si ish Bashkimi Sovjetik me një Prodhim Kombëtar Bruto të përafërt me ekonomitë angleze, franceze apo italiane të marra vecmas. Ashtu sic falkonjtë evropianë, kryesisht Macron e Starmer nuk duhet të harrojnë se luftë me fuqinë e SHBA pas krahëve, mund të bëjnë vetëm SHBA! Askush tjetër për sa kohë këto të fundit duan paqe!

Takimi i Alaskës, një shans për ata që nuk duan të humbin!
Nga Edvin Kulluri

Të premten mes paqartësisë që mbizotëron në perëndim mes SHBA, një pjese të Evropës dhe vetë Ukrainës, packa takimit virtual të ditës së sotme, takimi  mes Trump dhe Putin do të mbahet gjithësesi. Dhe do jetë takimi i parë mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë që nga nisja e konfkliktit Ukrainë-Rusi, c’ka e bën këtë përballje ‘sy më sy” historike. Në këtë situatë gjysëm lufte të ftohtë, takimet mes udhëheqësve të kampeve rivale janë historike. Pak a shumë si vizita e Nixon në Kinën e Mao-s, që ndryshoi marrëdhëniet SHBA-Kinë në kulmin e Luftës së Ftohtë, në përpjekjen asokohe të susksseshme amerikane për të shkëputur Kinën nga Bashkimi Sovjetik. Përpjekje që ja vlejti dhe natyrisht që dha rezultat. Sot në të kundërt, takimi i Trump me Putin shihet edhe si një përpjekje për të shkëpur Rusinë nga Kina ekspansioniste në lindjen e largët. Kanë ndryshuar karriget përballë SHBA por jo qëllimet.

Por ajo cfarë është e rëndësishme është se cfarë mund të prodhojë ky takim dhe pse ka më shumë arsye për të besuar në të, sesa të sabotohet. Tashmë pas 3 vitesh luftë, asnjëra palë e përshfirë drejtëpërdrejtë në konflikt, pra Ukraina dhe Rusia as nuk e fitojnë dot e as humbin dot këtë konflikt. Është një situatë thuajse paradoksale, c’ka e bën një marrëveshje paqeje jo vetëm të drejtë por edhe të arsyeshme. Të drejtë sepse kjo luftë ka marrë qindra mijëra jetë njërëzish të pafajshëm e të fajshëm dhe ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekononomik në të gjityha krahët, nga Ukraina në Rusi, e Evropa në SHBA! Të vetmit që kanë fituar janë Kinezët që kanë blerë naftë e gaz me cmim të ulët nga Rusia në nevojën për likuiditet. Ndaj  një luftë që nuk ka arsye të vazhdojë, mirë është të ndalet!

Por ky takim po mbahet mes kriticizmit normal demokratik perëndimor. Së pari, një pjesë e rëndësishme e liderëvë perëndimor si Macron, Starmer e të tjerë mendojnë se një marrëveshje që do i njihte Rusisë një pjesë të territorevetë pushtuasra, do ishte e papranueshme për ta pasi do legjitimonte pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, në kundërshtim të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB. Duke harruar për shëmbull se vetë Franca apo Anglia, jo të vetme natyrisht, e kanë shpërfillur ligjin ndërkombëtar në raste të tjera, si pranvera arabe, fjala vjen në redn kronologjik. Gjithnjë nën arsyetimin e interesave të tyre strategjike kombëtare. Kjo pasi “rendi i ligjit ndërkombëtar” i shkruar me aq pasion nga Emanuel Kant tek “Paqja e Përhershme”, mbetet gjithësesi një utopi! Në politikë të jashtme prevalojnë interesat dhe jo ëndrrat për sisteme përfekte të paqes se pamundur.  E është po aq e vërtetë kjo, sa ndërkohë Rusia e ka shpërfillur dhunshëm OKB dhe ligjin ndërkombëtar, pra rendin e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe ky nuk është as rasti parë e as i fundit që nga Vietnami në Kore, e nga Afganistani në ish Jugosllavi, që fuqitë e mëdha ushtrojnë fforcën përpara të drejtës. E pra në fund të fundit rëndësi kanë arsyet që legjitimojnë një luftë e jo paqja apo lufta në vetvete, ato janë thjeshtë mjete e jo qëllime. Fatkeqësisht është kështu! Ndaj ky pretendim legalist nuk qëndron aq fort në këmbë për sa kohë historia e përgënjështron sipas rastit.

Skepticizmi i dytë ndaj një marrëveshje SHBA-Rusi ka të bëjë me drojën e të njëjtave vende të BE për inkurajim të oreksit të Rusisë për të sulmuar vënde të tjera, nëse marrëveshja do parashikojë cfarëdo lloj koncensioni territorial të Ukrainës.  Por edhe kjo kundërshti mosbesuese e ka një “ilac”. Një marrëveshje që do lëshonte territore në Ukrainë, nëse do ishte e qartë për ndalim të menjëhershëm dhe të për orekse të tjera të Rusisë në Balltik apo Moldavi, është krejt e mundshme. Dhe Trump e ka treguar se nuk është nga ata presidentë që bën shaka tek “vijat e kuqe’. Mjafton të kujtojmë historikun e tij me Iranin apo dhe 10 mijë forcat e gatshme të instaluara gjatë drejtimit në mandatin e tij të parë, pikërisht në Poloni. Apo dhe vetë presioni i suksesshëm për të rritur buxhetet e mbrojtjes së vendeve europiane të NATO-s, c’ka përbejnë një deterrencë të qartë ndaj Rusisë. Dhe natyrisht që rusët nuk janë naivë që të luajnë me zjarrin amerikan.

Së treti, pretendimi se nuk mund të ketë marrëveshje pa pëlqimin e Ukrainës është edhe i drejtë por po aq i diskutueshëm për sa kohë nuk është e qartë se cfarë kanë parasysh ‘skeptikët” Macron & co me “pëlqim të Ukrainës”. Nëse bëhet fjalë për ushtrim të plotë të sovranitetit të Ukrainës në negociata, kjo është thjeshtë e pamundur. Sovraniteti është i lidhur pazgjidhshmërisht me fuqinë dhe pozitën e saj në këtë konflikt. Ukraina nuk po përballet e vetme në konfliktin me Rusine, por me mbështetjen miliardave, pajisjeve, logjistikës dhe inteligjencës kryesisht amerikane e më pak evropiane pas krahëve. E ka shkruar Tuqididi 23 shekuj më parë se “shtetet e mëdha bëjnë atë që duan, të voglat atë që duhet”. Ukraina ka qëlluar të jetë fatkeqësisht “I vogli mes dy të mëdhenjve” si përballë Rusisë e aq më tepër në takimin e Alaskës. Ndaj Trump si udheqës konservator, pra realist, e di se pikëpamja e Tuqididit në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor. E për këtë shkak është irrituar jo pak herë me Zelenskin. Amerikanët kanë një shprehje shume kuptimplotë në këto raste, “stand at your seat”, pra “rri ulur në karrigën tjetër”. Skena absurde e Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë që u soll si shef në zyrën e Trump ishte një gabim i madh që do ishte e udhës mos ti kthehet në ves edhe virtualisht në Alaskë. Për sa më lart, zërin kryesor në anën  perëndimore të tryezës së takimit do e kenë SHBA. Kjo është pak, por e sigurtë!

Së katërti, mes palëve që janë refraktare ndaj një marrëveshje të mundshme dhe Rusisë, duket se qëndron dhe një keqkuptim i madh kulturor. Rusët për shkak të historisë së tyre që ga koha e Ivanit të Tmerrshëm, zgjerimin nga lindja në perëndim, e konsiderojnë si mbrojtjen më të mirë ndaj rreziqeve të jashtme. Rusët në subkoshiencën e tyre vuajnë prej shekujsh sindromën e të qënit një vend “I pushtueshëm gjeografikisht” për shkak të mungesës së barrierave gjeografike, për shkak të madhësisë së territorit dhe relievit fushor. Dhe në më shumë se në një rast ata janë ndjerë të kercënuar nga Mongolët në kohë të hershme, e më pas Otomanët, Japonezët, Polakët, Suedezët, Francezët e Gjermanët së fundmi në Luftën e Dytë Botërore. A ka lidhje zgjerimi i NATO-s dhe BE në Ukrainë me rrezikun real të cënimit të sovranitetit të Rusisë?! Dukshëm jo, të paktën nga pikëpamja perëndimore. Por cështja është se cfarë mendon leadershipi rus për këtë cështje! Ata i marrin vendimet nga pikëpamja e tyre dhe jo e francezëve, gjermanëve e anglezëve. Ndaj rusët kanë vetë-legjitimuar ndërhyjen ushtarake në Ukrainë, dhe nga “ai vesh nuk dëgjojnë.” E në këtë kontekst deklaratat e shume leader-ve liberalë perëndimor për “fitore që do kurorëzohej me rrëzimin e rregjimit të Putinit’,  nuk e kanë ndihmuar konfliktin.  Është e qartë se Rusia nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do jetë kurrë një vend demokratik. Rusët adhurojnë kombin e jo individin me të drejtat e tij natyrore, politike e civile. Kështu ka qënë e kështu do të jetë. Ndaj pranimi nga administrate Trump e rregjimit politik në Rusi si një fakt i pandryshueshëm, e jo një cështje që i përket amerikanëve, ka acaruar liberalët që ende besojnë tek globalizmi i varrosur nën rrënojat e Ukrainës dhe Gazës.

Së pesti dhe së fundmi, Trump përpara takimit rrëzoi edhe një tjetër akuzë të skeptikëve, të frymëzuar nga një narrativë idioteske e kundërshtarëve të tij brenda SHBA, se ai ishte i mpleksur me Rusinë. Dërgimi me shumë gjasë i mbushjeve bërthamore në Angli dhjetë ditë më parë dhe afrimi i dy nëndetëseve nukleare në ‘vende të duhura”, pas deklaratave agresive të Medvedev-it, tregojnë qartë se Presidenti Amerikan do paqe përmes forcës me Rusinë.

Së fundmi por c’ka është shumë e rëndësishme mbase se pesë cështjet e mësipërme, takimi duhet parë dhe në optikën e oponionit public në SHBA dhe sidomos Ukrainë. Sipas Gallup, 67% e ukrainasve nuk duan të luftojnë më por dëshirojnë një marrëveshje paqeje. Ndërsa amerikanët e diktuan me votë në zgjedhjet e fundit se investimi amerikan në konfliktin e Ukrainës është i paarsyeshëm. E meqë qeveritë demokratikë drejtojnë në emër të vullnetit popullor, marrëveshja e mundshme merr trajtën e “must be done”!

Për të gjitha keto arsye dhe të tjera, takimi i Alaskës do i shërbente kujtdo të përfshirë në këtë konflikt që të dilet me një draft-marrëveshje paqeje, ku secili të mbajë vendin që i takon pa u kushtëzuar nga paranoja të paqëna, fuqi imagjnare dhe një luftë nga e cila askush nuk po e del  fituar. E tashmë që Irani si dorë e zgjatur e Kinës dhe Rusisë u ridimensionua si kërcënim për Lindjen e Mesme, ka ardhur koha që Evropa ti kthehet paqes së humbur që nga 2022. E natyrisht që kjo do të kuptonte se përpjekjet për një rend të ri botëror të proklamuar nga Kina dhe Rusia, do të shtyheshin në një kohë të pacaktuar. E nderkohë deri atëherë, mbase Rusia nuk do jetë në krahun e gabuar të historisë.

Mirësevini në Republikën Feudale të Shqipërisë!
Nga: Edvin Kulluri

Republikat dhe Feudalizmi janë dy anë të kundërta të medaljes së sistemeve politike të para 3 shekujveqë u ndëshën nga evropa deri në SHBA. Të parat u ngritën kundër të dytave duke vendosur në qëndër të shoqerisë njeriun me të drejtat dhe detyrimet e tij si I barabartë mes të barabartëve dhe qeverisë. Qeverisë si garante e atyre të drejtave, e nëse nuk mjaftonte qeveria, “xhandarin” e të drejtave e luante parlamenti, sistemi gjyqësor dhe qeverisja lokale si niveli I parë dhe I drejtëpërdrejtë I përfaqësimit. E megjithatë ne si “shqiptarë krijues” mundemi që dy të kundërta ti bashkojmë në të njëjtën anë të monedhës, e për më tepër ta shesim këtë absurd edhe si sukses! Flasim si “republikanë’ e sillemi si “feudalë” e “mbretër absolutë”.

Absurdi në vëndin tonë është kthyer pikërisht në model suksesi! Dhe më e keqja është se pak njerëz ankohen për këtë gjëndje në tërësinë e vetë, por të gjithë ankohen për hallin e vet, në nivel politik natyrisht. Përtej hundës së tij askush nuk sheh të tërën. Paradoksin që kemi para syve.

Po cfarë ngjashmërie ka rendi I gjerave aktuale në Shqipëri me feudalizmin e para-revolucioneve borgjeze apo industriale, që në fakt kanë qënë revolucione demokratike? Përvec aspektit ekonomik që lidhej kryesisht me tokën dhe atë politik më monarkizmin si formë qeverisjeje, në të gjitha aspektet e tjera ngjashmëritë janë befasuese, biles edhe më keq. Dhe mjafton vetëm një kriter për të shpjeguar këtë krahasim: marrëdhënia me ligjin! Sepse garanti I vetëm I lirive dhe të drejtave të qytetarëve është “barazia para ligjit”, e cila materializohet përmes ndarjes së pushteteve. Por në Shqipërinë tonë të gjithë kanë nga një ligj për vete dhe një ligj për tjetrin. Pushteti I tjetrit është I keq, ndërsa I veti I mirë. Dy qeverisje me të njëjtat probleme nuk përfaqësojnë një fenomen por vetëm “qeverisjen e keqe të tjetrit”, kundërshtarit, që në fakt duke qënë kështu, nuk është kundërshar por ‘homolog”! Ky ka qënë niveli I diskutimit në Babiloni apo Mikënë, para lindjes se Sokratit e Platonit! Jemi spostuar diku rreth 2400 pas vite në diskutimin se cfarë është e drejtë! Amin!

E për të mos u zgjatur shumë, këtë paradoks e mishëron qëndrimi ndaj drejtësisë e sidomos SPAK! Po të shohim sesi spërdridhen elitat politike e pjesërisht mediake përballë Dumanit me shokë në varësi të cështjeve dhe përsonave në hetim apo gjykim, paradoksi shndërrohet në estradë banale. Për shëmbull, ata që kerkonin hetimin e gjykimin e Berishës për “Gërdecin’ apo “21 janarin”, ju turrën SPAK më hunj e gurë kur u ndalua Erjon Veliaj. I pari ishte Rama në histerinë e tij në Sheshin Skënderbej ku mblodhi në një grumbull karrigesh zjarrëfikësa, pastrues e policë bashkiake duke u mbajtur fjalime sesi SPAK e teproi, kaloi “vijën e kuqe”. E më pas jehona përfshiu dhe shume gazetarë e opinionistë. Ndërsa për ndalimin e Metës zor se ndonjëri prej tyre belbëzoi. Për faktin e thjeshtë se Meta “nuk është I yni”. Vetë Veliaj që I kërkonte drejtësisë të vepronte kundër Berishës si të ishte vetë Dumani, u shndërrua brenda ditës në një Genc Gjokutaj. Dhe të tjerët I rendën pas… !

Ata që I kërkonin PD të mos kthehej në zyrë avokatie të Berishës pas marrjes në hetim për “Klubin Partizani”, papritur ashtu si me magji veshën mantelin e avokatit të Veliajt. E anasjelltas, PD që harxhonte tërë energjitë si zyrë avokatie e Berishës në mbrëmjet televizive, të nesërmen në mëngjes mbanin pretenca prokurorie tek dera e bashkisë Tiranë. Natyrisht që “prokurorët e foltores” sic ja u do zakoni në kohë lufte politike, në një njërën dorë mbanin parrulla, e në tjetrën Molotov.

Por më “rëndë” se këta u paraqit “mbreti lakuriq”, vetë arkitekti iluzionar I reformës në drejtësi. Edi Rama, I cili sokëllinte nga sheshi Skënderbej se “mos guxoni të kërkoni telefonin tim”, duke kercënuar SPAK së përballë kishin pushtetin ekzekutiv dhe jo thjeshtë një të dyshuar potencial mbase per korrupsion. Deri tani kaq dijmë. Por gjuha shkon ku dhëmb dhëmbi.

E pra secila nga palët apo personazhet politikë që drejtojnë vendin, kanë nga një qëndrim të vetin lidhur me hetimet për kundërshtarët, e po ashtu për cështjet për të cilat u janë nënshtruar vetë hetimit apo gjykimit. Si feudalë shëmbullorë vetëshpallen të pafajshëm brënda feudit të tyre, e shpallin fajtorë feudalin që kanë përballë. Shkurt, punë feudalësh.

E parë kështu e deri më kaq, në pamje të parë duket se elita drejtuese bashkë me ata që I mbështesin, është e ndarë në disa feude të vecuara. Secili në hallin e vet e interesat e veta. Por nuk është keshtu për sa kohë I përbashkon I njëjti “armik” apo kundërshtar që u sfidon rendin e gjerave dhe pushtetin. Drejtësia apo e thënë troc SPAK, që në 6 vitet e fundit ka goditur politikanë të nivelit të lartë si asnjëhere më parë në 34 vite për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ndaj qëndrimi I njëjtë që kanë këta feudalë, I vetëidentifikon si të ngjashëm apo të njëjtë. E duke qënë së këtë përbashkësi qëndrimesh, pikëpamjesh e prej më shumë se një decade edhe institucionalisht përmes amnistisë penale të një viti më parë, kodit zgjedhor e ndryshimeve kushtetuese të 2008, konsensusit të heshtur për të goditur vetë-qeverisjen lokale, mund të themi se kjo është një formë qeverisjeje konsensuale. Pra një “republikë”, por sic e kemi zakon të bëhemi groteskë, një “republikë feudale”!

Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!
Nga Edvin Kulluri

Brënda pak muajsh presidenti francez Emanuel Macron është përplasur dy herë me udhëhëqjen e re amerikane lidhur me dy konfliktet që kanë ndezur botën. Atë Ukrainë-Rusi dhe Hamas-Izrael. Herën e parë me rikthimin e Trump në zyrën Ovale, në kohën kur presidenti amerikan nisi përpjekjet për të ulur Zelensky-n në tryezë negociatash, Macron riktheu retorikën e mbështetjes së Ukrainës për të mundur ushtarakisht Rusinë. Si një remineshëncë e tezës së tejkaluar tashmë liberale-globaliste që synonte  përhapjen e  demokracisë dhe tregut të lirë në Kinë dhe Rusi, Macron insistonte se Rusia duhej mundur me cdo cmim, meqënëse nuk e përqafuan perëndimin me paqe. Në atë kohë zëvendës presidenti Vance, I kujtoi Macron se po të mos ish për SHBA, evropa do fliste gjermanisht. C’ka nënkuptonte se ishin pikërisht amerikanët që mundën gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Për hir të së vërtetës me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Rasti dytë që është edhe më sfidues, ishtë deklarata e Macron pas tërheqjes së amerikanëve nga negociatat mes Izraelit dhe Hamas-it, se Franca do të njohë shtetin palestinez. Deklaratë të cilës Trump ju përgjigj duke thënë se “Macron është djalë I mirë, por deklaratat e tij janë pa peshë”. Dhe me fjalën “pa peshë”, Trump ka parasysh “fuqinë”,  që në marrëdhëniet ndërkombëtare në pikëpamjen realiste apo konservatore është parim themelor. E sidomos kur rendi I ligjit ndërkombëtar suprimohet nga forca ose sic e thotë me fjalë të tjera Hobbes tel Levatiani, kaosi që therrët nevojën për fuqi hegjemonike. Gjë që Franca nuk e ka që nga Bonaparte, I cili drejtonte një perandori. Që nga Lufta e Dytë Botërore, bota perëndimore ka vetëm një supërfuqi apo quasi perandori, SHBA. Kaq.

Por në të dyja rastet ka më shumë lëndë se “fuqia” për të diskutuar pafuqinë e Francës së Macron në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që Franca është një vend I rëndësishëm dhe me peshën e vetë të padiskutueshme, por nga ky status tek sfidimi I SHBA në cështjen e Ukrainës dhe Palestinës, qëndron një hendek I pakapërcyeshëm, që nuk tejkalohet vecse me nostalgjinë e një perandorie që nuk është më! Së pari, Macron nuk sheh që pas krahëve të tij opinioni publik si në evropë e amerikë nuk është I gatshëm të hyjë në një luftë për 20% të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Së dyti, shumica e qeverive të BE dhe NATO-s nuk janë të gatshëm për këtë skenar. E aq më keq, mjafton që vetëm administrata amerikane mos të jetë dakort, që retorika e Macron të mbetet vecse retorikë dhe asgjë më shumë. Por lufta mund të nisë me fjalë, por fitohet më armë!

Por akoma më konfuz qëndrimi francez bëhet në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë. Konflikt që nisi me sulmin e Hamas në 7 tetor të 2023, me 1300 viktima civile izrealite. Sulm I nxitur qartazi nga rregjimi I Ajatollahëve iranianë, si sfidë e boshtit Kinë-Rusi-Iran ndaj rendit botëror të dominuar nga SHBA. Natyrisht që reagimi I Izraelit ka qënë c’proporcional, por për shkak se edhe fuqia e Izraelit nuk është proporcionale me atë të Hamas-it. Biles bashke me atë të Hezbollahëve, Houthit, Asadit e Iranit bashkë. Gabimi I dytë, ka të bëjë se cilin shtet të Palestinës do që të njohë Macron? Pasi situata në Palestinë është e paqartë politisht dhe institucionalisht për verdikte kaq të qarta në dukje të presidentit francez. Në Bregun perëndimor drejton Autoriteti Palestinez që nuk as gisht e as lidhje me ngjarjen e 7 tetorit. Ndërsa në Gaza ku dhe po konsumohet konflikti, drejton Hamas që është përcaktuar si organizatë terroriste. Ndaj ky konflikt që sipas Izraelit do mbyllet me shkatërrimin e Hamas që ende mban peng dhjetëra shtetas izraelit, nuk nevojë të zgjidhet nga konfuzioni francez që mesa duket u ringjall nga nevoja për protagonizëm të pajustifikuar e jo shume të arsyeshëm. Se sa për fuqi, Macron nuk duhet të harrojë se avionët  francez mbetën pa karburant në fluturim, në konfkiktin libian të pranverës arabe. E ishin pikërisht avionët cisternë amerikanë që I furnizuan në ajër duke mos lejuar kthimin e sulmit mbi Gadafin në parodi ish perandorake.

2300 vite më parë Tuqididi, ose teoricieni I parë I marrëdhënieve ndërkombëtare, në librin e tij “Historia e Luftës së Peloponezit shkruante se “vendet e mëdha bëjnë atë që duan, ndërsa të vegjlit atë që duhet”. Ndaj roli I shteteve në konflikte apo arenën ndërkombëtare është I lidhur pandashëmrisht me fuqinë. E për sa kohë që, që nga kriza e kanalit të Suezit të 1956, Anglia dhe Franca pa SHBA nuk gjetën dot zgjidhje , duhet të ishte e qartë se perandoritë e dikurshme duhet të pranonin realitetin e ri. Fuqia hegjemonike perëndimore janë SHBA. Nostlagjitë, dëshirat apo ëndrrat intelektuale të “paqes së përhershme të Kantit”, janë thjeshtë iluzione por jo mekanizma në zgjidhje konliktesh apo vendosje rendesh nderkombëtare.

Ishim mirë kur ishim keq!
Nga Edvin Kulluri

Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se ishim shkeputur prej tij. Në 1990 kur edhe vetë Byroja Politike e PPSH ishte dorëzuar para dështimit të komunizmit, sërish nuk ndërmori asnjë hap për tu tërhequr nga qeverisja diktatoriale drejt ndryshimit të rregjimit qeverisës. Thjeshtë u detyruan nga lëvizja studentore që kulmoi me greven e urisë së 20 shkurtit, që ti hapnin rrugë pluralizmit politik dhe tregut të lirë.. Të varfër, të roberuar, të cfilitur nga marrëzia staliniste, shumica e shqiptarëve përfunduan në 22 mars të 1992 atë që nisën studentët dhe qytetet kryesore 2 vitë më parë. Dhe sic ndodh rëndom, ndryshimet I nxiti shtresa e mesme për aq sa mund ta quajmë grupin e studentëve dhe intelektualëve që krijuan Partinë Demokratike.

Në 1997, njërëzit ashtu si nëpër jermin e dëshpërimit të humbjes së kursimeve në firmat piramidale, gjetën kurajon për tu derdhur shesheve përkundër qeverisë që nuk pranonte asnjë përgjegjësi. E natyrisht që përvec dramës ekonomike, një nxitje të fortë kishte shkaktuar edhe marrëzia e 26 dhe 28 majit të një viti më parë. Natyrisht që ato ishin dy data që nuk u shfaqën befas në kalendarin politik të kohës, por ishin paralajmuar që prej humbjes së referendumit të kushtetutës nga një sërë incidentesh politike. Por  një grup gazetarësh përgjithësisht të talentuar të Koha Jonë, disa ish themelues të PD që drejtoni Aleancën Demokratike e ndonjë intelektual I paangazhuar si Lubonja e Rama, ishin një amalgamë që njëfarësoji drejtonin opozitarizmin në legjitimet thuajse të plotë. Mirë apo keq, në qershor të 1997 qeverisja absurde e PD nën diktatin e Berishës u largua.

Këto momente politike të vështira kishin një gjë të përbashkët. Tensionin mes qeverisjes së ligjit apo diktatit të udhëheqësit. Nëse për PPSH dhe Ramiz Alinë ishte e papranueshme një formë tjetër qeverisjeje përvec diktaturës, diktati I vendimmarrjes nga Berisha në vitet 1992-1997 ishte një parodi demokratiko-autokratike. E ne fakt nuk ishte asnjëra e as tjetra , pasi  demokraci nën autoritetin e individit nuk mund të ketë e as autokraci në emër të demokracisë nuk mund të ekzistojë. Paradoks shqiptar! E megjithatë në të dyja rastet gjëndja ndryshoi, treni shqiptar hyri prapë në shina.

E shinat më të mira për të mbajtur trenin post-komunist ishin Kushtetuta e 1998 dhe një sërë ligjesh e kodesh që ripërcaktuan ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e qeverisë në raport me shoqerinë e grupet e interesit. Por kjo “paqe sociale” nuk zgjati shumë. U kthyem prapë në origjinë. Pak nga pak që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, qeveria fillojë të rigllabëronte hapsirën publike dhe institucionale. Në kuptimin e plotë politik, institucional e ekonomik të fjalës. Berisha si recidivist bashkëpunoi me Ramën për ta bërë Kryeminstrin thuajse të parrëzueshëm përmes mocionit të besimit dhe mosbesimit, e duke e kombinuar me kodin zgjedhor të listave të mbyllura, kanë mbuyllur thuajse cdo hapsirë demokratike.

Berisha u nis nga interesi I tij për tu “rikthyer në skenën e krimit”, ndërsa partneri I tij njëherë e një kohë anti-konformist u bashkua me të në emër të krejt të kundërtës me të cilën ishte bërë I njohur. Metamorfoza e Ramë nga rebel në Berishë me dialect bulevartdi, është sa e cuditshme aq edhe e paralajmëruar që në kohët kur drejtonte bashkinë Tiranë. E sot ja ku jemi. Rama drejton vendin sipas midesë së vetë e jo sipas ligjit apo kushtetutës.  Të gjitha degët e pushtetit përtej qeverisë, në vend që ta kufizojnë atë, ose kanë rënë në letargji, ose I janë nështruar qeverisë. Mjafton të shohim si është katandisur vetëqevisja vendore ku drejtorët e bashkive dorëhiqen si dele, për të kuptuar sesi kryemistri kontrollon cdo degë pushteti. Sa për opozitën, ajo ha veten përditë e më shuëm duke bërë dhe pazare kudo që mbetet ndonjë shesh ndërtimi I harruar nga ujqit e Ramës. Tek tuk ka ndonjë individ që nuk e kontrollon Rama me Berishën, po kjo s’përbën asnjë problem. Janë aq të pafuqishëm saqë vetëm shërbejnë si dekor demokratik. Ambasadat duhet të mbajnë shënim se në Shqipëri ka dhe njerëz të pavarur sa për statistikë. Natyrisht që Greta dhe Xheni kanë hallë të tjera, e jo se cfarë ndodh në këtë katundin tonë pro-sionist e fobik ndaj LGBTQ!

E pra në 1990 dhe 1997 pavarësisht  se në dukje punët ishin shumë keq, shoqeria pati disa “asa nën mëngë” për të dalë nga humnera. Ndërsa sot megjithëse nuk duket se jemi në humnerë por thjeshtë buzë saj, shoqeria nuk asa për t’ja përplasur fytyrës atyre që na kthyen në qeverisjen e individit por jo të kushtetutës e ligjit. Duhet një shëmbull për ilustrim? Mjafton që kryetari bashkisë së Tiranë duhet të ishte shkarkuar 2 muaj më parë sic e kërkon ligji, por në fakt është ende kryetar bashkie sepse kështu I do qejfi Ramës. E sic thoshte Enver Hoxha në kulmin e pushtetit të tij, “po pse mo ligjet tona do na pengojnë ne”, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Ndaj dhe shprehja ‘ishim mirë kur ishim keq” është më aktuale se kurrë!

Azem, ti nuk je gjallë!
Nga: Edvin Kulluri

Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste, morën guximin të nisnin një protestë që do përfundonte në përballjen e drejtëpërdrejtë më kupolën e rregjimit. Disa prej tyre kishin origjinë të deklasuar, por shumica vinin nga familje burokratësh të qeverisjes së asaj kohe. Biles mund të kishte edhe ndonjë student që  kish prindërit anëtar partie. Por megjithë diferencat familjare, i bashkonte një gjë: nevoja urgjente për liri! Liri individuale në kuptimin politik dhe ekonomik të fjalës. Lirinë për të zgjedhur. Mes tyre “bubrronin” edhe disa disidentë artistikë në miniaturë që pjesërisht iu bashkuan grevës së Qytetit Studenti. Ndonjë tjetër si Rama, jo. Por kjo është një cështje tjetër.

Kjo lëvizje e vonuar në raport me pjesën tjetër të ish bllokut komunist, gjithësesi arriti të kthehej në një lëvizje që coi në përmbysjen e diktaturës dhe monopolit totalitarist të Partisë së Punës. Mbi 70% e shqiptarëve votuan Partinë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992, si përfaqësuesja kryesore e revolucionit demokratik.

Por për ironi tradicionalisht shqiptare të fatit, 5 vite më pas, 70% e shqiptarëve votuan kundër “partisë udheheqëse të revolucionit demokratik” në Shqipërinë gjysëm të djegur, pikërisht për të rikthyer lirinë poilitike dhe ekonomike që u shpërdorua kryesisht në 26 dhe 28 maj të 1996 dhe rënies së piramidave që kanë lidhje me iniciativën e lirë, aq sa ka lidhje një falsifikator pasaportash me një konsullatë ambasade!

Dhe në gjithë këtë zallamahi 5 vjecare spikati kryesisht një personazh politik që ishte i rreshtuar në dy “revolucionet demokratike” kundër qeverisë, Azem Hajdari. Sa i përket rolit të tij në vitet 1990-1992 nuk ka nevojë për ritregim. Por për fatin e keq të tijin dhe Shqipwrisë, Azem Hajdari ishte kundërshtari më I fortë I qeverisë brenda mazhorancës edhe gjatë viteve 1992-1997. Dhe këtë trajektore të detyruar nga rrethanat, Azemi e përcaktoi prej rebelizmit dhe vokacionit tëë tij për liri. Asnjë personazh nuk është I rastwsishwm, aq më pak Azem Hajdari. Por nuk ishte e rastwsishme as balta që është hedhur mbi të duke gjetur lloj-lloj arsyesh nga më banalet deri tek ato politike. Te dy partitw e mëdha e sulmuan sa ishte gjallë, ndërsa pjesa me radikale ish komuniste e PS vazhdon ta sulmojw edhe pas vdekjes në komentet e portaleve apo rrjete sociale, sa herë u vjen rasti. Si cdo njeri edhe ai kishte dobesitë e veta, por një gje mbetet: mbetet njeriu që u përplas me këdo për liri!

Sot nuk është as përvjetori I tij ilindjes por as i vdekjes fatkeqe. Por sot më shumë se kurrë përpjekja e tij për liri është përdhosur më shumë se kurdoherë! Si nga PD që është shndërruar në një bunker personal të kryetarit që nga viti 2017, ashtu dhe PS e Ramws që i ka dedikuar vërtetë buste post-moderne, por që po sillet si një qeveri e një despoti butaforik.

Të dyja partitë e mëdha që zotërojnë 90% të elektoratit, që prej vitit 2008 kanë nisur një vrull centralizues anti-liri të pashembullt në Evropë. Pasi e kthyen Kryeministrin të parrëzueshwm në parlament me ndryshimet kushtetuese, mbyllën dhe listat e kandidatëve për deputetë duke e kthyer parlamentin në zgjatim të kryetarëve. E më pas, në 2014 i hoqën themelet vetë-qeverisjes lokale, e tashmë po sulmojnë cdo prokuror a gjyqtar që u cënon pushtetin politik e ekonomik abuziv. Prokurorja Gjeli është e fundit, por Duman ziu-t nuk i kanë lënë epitet e mbiemër denigrues pa i vënë. Por kulmi ishte sulmi thuaj fizik ndaj gjyqtarëve të GJKKO ditën që u caktua masa e arrestit për Veliajn. Për pak na nxorrën mallin e ca komsomolasve me uniformë ushtrie në oborrin e Shkollës së Bashkuar në shkurtin e largët të vitit 1990.

Me pak fjalë sot shoqëria drejtohet paradoksalisht nga dy njerëz që urrejnë lirinë në mënyrë të pakthyeshme. Sepse urrejnë pronën private të trashwguar apo të fituar, urrejnë iniciativën e lirë, urrejnë ndarjen e pushteteve dhe urrejnë qeverisjen lokale si niveli I parë demokratik i përfaqwsimit politik. Shkurt urrejnë lirine individuale, të grupeve të interesit dhe komuniteteve. Parlamentin po e po.

E në këtë kontekst Azem Hajdari si symbol I antikonformizmit politik është shndërruar në një kujtim të keqkuptuar dhe të nëpërkëmbur. Ajo që ai ka simbolizuar është transformuar në një gënjeshtër të madhe nga Rama dhe Berisha, por më keq akoma e atyre që thërrasin “Azem ti je gjallë” por që e rivrasin politikisht sa herë që adhurojnë kryetarin por jo lirinë për të cilën u krijua ajo parti nga Azem Hajdari dhe miqtë e tij studentë e pedagogë. E po kaq hipokritë janë  dhe ata qindra e mijëra socialistë që mburren se rrëzuan “rregjimin e Berishës” në 1997, e tani votojnë pa pikë ndërgjegjeje politike sozinë e Berishës 28 vite më vonë. I vetmi ndryshim është se në atë kohë mund të rriheshe në qendrën e votimit, ndërsa sot “këshillohesh” si të votosh nga drejtori apo ndonjë gangster i qytetit.

Autokratët, despotët dhe demagogët përvec lirisë urrejnë edhe të vërtetën. Por këtë 11 shtator kanë një mundësi: mos të kujtojnë Azem Hajdarin si symbol I kërkesws për liri, por ta lënë rehat në kujtimet e keqkuptuara të atyre që sic përshkruante pak a shumë Prec Zogaj para disa vitesh, “mesa duket shumica e atyre që u derdhën shesheve për liri në 1990, donin batanije të reja”.

Dhe në fakt, Preci ka thënë një të vërtetë të madhe që Azem Hajdari nuk e pranoi kurrë, por me shumë mundësi e kuptoi herët. Në 1992, në konferencën e jashtëzakonshme të PD ku e përjashtuan vec 5 minuta, por e sulmuan edhe 5 vite të tjera vetëm për një arsye: për liri! Liri që sot e kemi nëpërkëmbur si shoqeri dhe si elita. Kemi dështuar demokratikisht në mënyrë spektakolare duke riprodhuar cikle autokratizmi në 34 vite. Por ketë herë ndyshe nga më parë PS dhe PD janë bashkuar qartazi në këtë kundër-revolucion. Ndaj “Azem, ti nuk je gjallë as për së vdekuri”!

Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok!
Nga Edvin Kulluri

Ne mandatin e dytë të PS nën drejtimin e Fatos Nanos, qeveria e atëhershme meqë nuk kish c’ti bënte korrupsionit në dogana vendosi cmimet e referencës për mallrat e importit. Pra, meqë tregtarët e importit fallsifikonin faturat e blerjes së mallrave dhe qeveria dështonte në mbledhjen e të ardhurave, Fatos Nano i ra shkurt: vendosi cmime reference fikse pavarësisht se me cfarë cmimi bliheshin mallrat e importit. Kjo masë përtacie ndaj evazionit krijoi një deformim të madh në treg, pasi rriste artificialisht koston e mallrave që bliheshin realisht me cmim të ulët dhe ulte artificialisht cmimet e mallrave që bliheshin shtrenjtë. Shkurt, kjo masë absurde që erdhi prej paaftësisë së qeverisë e deformoi tregun dhe konkurencën e lirë në atë masë saqë shume tregtarë humbën pozitën në treg dhe të tjerë u rritën padrejtësisht.

Por le të vijmë tek arsyeja pse na vjen ndërmeënd “cmimi I referencës” së Nanos, një ditë pas gjetjes absurde të mbylljes së Tik-Tok nga Rama. Sepse njësoj si Nano, Rama nga paaftësia për të adresuar cështjen e dhunës tek të të rinjtë dhe fëmijët, I bie shkurt. Ka gjetur Tik-Tok si sebep për fshehur paaftësinë e tij dhe qeverisë që drejton. Por a është vërtetë Tik-Tok problemi dhe në c’masë nëse po? Natyrisht që ka një lidhje mes platformave të rrjeteve sociale me videot me përmbajtje të pa filtruar dhe modelit të dhunës që thithin fëmijët si të paaftë që janë për të bërë zgjedhje morale dhe racionale. Tek e fundit janë fëmijë dhe nuk kemi cfarë presim tjetër. “Truri I fëmijës është sfungjer” thuhet rëndom nga psikologët. Ndaj dhe ka një zgjidhje  tjetër, filtrimi I videove me përmbajtje të dhunshme apo mesazhe të papërshtatshme në rrjetet sociale, deri në një moshë të caktuar. Deri kur të arrijnë pjekurinë emocionale për të bërë dallimin e asaj cfarë është e mirë apo e keqe për vetë ata.  Sepse Tik-Tok dhe cdo platforme mediash sociale nuk kanë vetëm audiencë fëmijët por kryesisht të rriturit për arsye komunikimi apo dhe marketingu. Dhe asnjë qeveri demokratike nuk ka atributin për tu hequr qytetarëve mundësinë për të komunikuar lirshëm apo për të reklamuar bizneset e tyre. E aq më keq, Tik-Tok dhe media të tjera sociale tashmë janë dhe konkurentë të medias tradicionale.  C’ka do të thotë që përfaqësojnë një mundësi për parti dhe njërëz publikë jashtë influencës së qeverisë për të komunikuar me njerëzit. Pra një hapsirë e lirë komunikimi pa kaluar nga lejet e ndërtimit, tenderat, koncensionet ku një pjesë e pronarëve të medias është e përfshirë.

Dhe mesa duket ky është shqetësimi I dytë I Ramës me Tik-Tok përtej  paaftësisë së tij për tu përballullur me dhunën tek të rinjtë dhe fëmijët. Me një gur vret dy zogj; mediokritetin e mazhorancës dhe konkurencën politike. Por shoqeria është shumë e madhe se qeveria e aq më shumë se Rama. E për më tepër shumë më inteligjente. Sepse njerëzit e kuptojnë që dhuna ka rritur prezencën e a saj mes të rinjve prej modelit të gangsterrit që sfidon përditë me makina të shtrenjta dhe prona miliona euroshe pa deklaruar burimin e të ardhurave sic bëjnë qytetarët që jetojnë me punë të ndershme. Njerëzit kur shohin Ramën dhe Veliajn në koncerte reperash me tekste qe levdojnë “mallin” dhe armët, e kuptojnë që këta që duan të mbyllin Tik-Tok përfaqësojnë një  model akoma më më të keq se ata që zihen gjoja se kush është më I forti. Dhe njerëzit nuk harrojnë që ata që mbollën Shqipërinë me hashash në vitet 2014-2016, nuk ishin kinezët e Tik-Tok por gangsterrat që bënin vota për PS.

Shumë nga keto të vërteta të mëdha thuhen fortë nga kritikët e qeverisë pikërisht në Tik-Tok që do të mbyllë Rama. E këto të vërteta po kthehen në vota kundër kësaj qeveria që nuk cfarë ti japë më Shqipërisë përvecse lëmoshës për pensionistët, ndërkohë që 40 mijë socialistë marrin rrogën në cdo datë 1 për të bërë vota për PS në datë 11 maj! Rama mund të mbyllë Tik-Tok por një është e sigurtë. Paaftësia e kësaj qeverie nuk fshihet dot pas censurës dhe rrugës së shkurtër që ka zgjedhur për tu ikur dështimeve të saj, që nga dhuna tek fëmijët e deri tek djegia e qindra miliona eurove investime  nga buxheti I shtetit prej frkës nga  SPAK.