Bledi Mane – JavaNews.al

Motra e Vjollcës i trodhi socialistët
Nga Bledi Mane

U ka rënë një çehre paniku socialistëve. Pushteti i gjatë, lodhja fizike, konsumimi politik, arroganca, vjedhjet pa din e pa iman, burgosja e shokëve, flakja e menjëhershme që u bën Edi Rama dhe pagjumësia nga Spak i kanë tretur së brendshmi e leqet e këmbëve nuk u mbajnë.

Së jashtmi duken si burra të rëndë por këputen e bien në tokë një e nga një e nuk dinë të çohen. Përballë nuk kanë një llogore lufte me heronj por një moçal të ndenjur që vjen erë ku notojnë si bretkosat e plakura e të majmura opozitarët.

Një ditë të bukur nga ky moçal doli bretkosa plakë e konsumuar Albana Vokshi e shkoi e u fut mes socialistëve mëkatarë frikacakë e i degjeneroi, i poshtëroi, i përdhunoi verbalisht e politikisht pa pyetur nëse ishin burra gra apo gra burra.

Një komision hetimor parlamentar drejtoi Albana Vokshi e i bëri socialistët të flasin me vete, imagjino ti japësh pushtetin Albanës çfarë mund tu bëjë këtyre hajdutëve që deri dje u dukej vetja socialistë specialistë të paprekshëm.

Mbesa e komunistes Bije Vokshi, motra e demokrates Vjollca Vokshi dhe argatja e foltoristit Sali Vokshi e meriton një vend të sigurtë në zgjeshjet e 2025 që të jetë përsëri në parlamentin e ardhshëm bërballë socialistëve të rinj e tu kallë datën sa herë të vjedhin.

Kur vidhte Albana Tartari këta bënin kompromise, tani që vjedhin socialistët Albana Vokshi i bën synet!

Tahiri dhe Llalla, BURRI DHE “LEGENI”
Nga Bledi Mane

Të dy ish zyrtarë të lartë. Të dy juristë në profesion. Të dy gati moshatarë e familjarë. Të dy njësoj para ligjit.

I pari ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri 5 vjet rresht iu ballafaqua gjykatave, shkoi në çdo seancë, mbrojti veten publikisht, u përpoq legalisht dhe kur dështoi zgjati duart, i hodhën prangat dhe eci me këmbët e tij drejt burgut.

I dyti ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla 5 vjet rresht nuk u ballafaqua me gjykatat, çonte avokatin në çdo seancë, nuk u mbrojt kurrë publikisht, justifikohej me sëmundje dhe raporte mjekësore dhe kur dështoi para ligjit e u shpall fajtor iku natën si skuth nga Shqipëria. I fshehur në Romë vuan çdo sekondë frikën e ekstradimit…

Ky është një ndryshim i madh mes dy burrave që deri dje kishin fatin tonë në duart e tyre!

Shënim i rëndësishëm/ Autori i shkrimit i kërkon falje legenit për krahasimin e bërë me këtë frymorin e lartpërmendur.

(Marrë nga Facebook)

Qeveria e shtatorit / Edi Ramën “e mbysin” gratë
Nga Bledi Mane*

Shprehja e famshme “të zënçin ethet e gushtit” ka kohë që është transformuar në “ethe shtatori” çdo katër vjet në koridoret e nxehta të politikës domestike.

Partinë Socialiste e kanë kapur të tretat ethe këto 8 vjet dhe lideri i saj Edi Rama kalon në orgazëm sa herë media apo edhe vetë aktorët dhe faktorët qeverikrijues lakojnë e zgjedhojnë emra të përveçëm.

Ndërkohë skaleta e Qeverisë “Rama III” ju vjen e freskët në këtë korrik të nxehtë dhe siç do e lexoni më poshtë, shumica e shumicës qeverisëse do të jenë femra.

Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet vendi i parë në kontinent ku gratë janë shumicë e cilësuar në kabinetin e qeverisë së re:

-Elisa Spiropali, kryetare kuvendi

-Edi Rama, kryeministër

-Eduart Ndreca, ministër i mbrojtjes

-Olta Xhaçka, zv.kryeministre&ministre e jashtme

-Romina Kuko, ministre e brendshme

-Anila Denaj, ministre e financave

-Belinda Balluku, ministre e punëve publike&transporteve

-Erion Braçe, ministër bujqësie

-Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural

-Ogerta Manastirlliu, ministre e shëndetësisë

-Ardian Çela, ministër i mjedisit&energjitikës

-Vlora Çitaku, ministre e kulturës&turizmit

-Evis Kushi, ministre e arsimit&sporteve

-Genta Bungo, ministre e drejtësisë

*Opinion i autorit, marrë nga Facebook

E dashur ambasadore! Do votoj Tom Doshin, jo Fatmir Mediun!
Nga Bledi Mane

320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë.

U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.

13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste.

Ndërkohë mileti pret që Ambasada Amerikane të sanksionojë eshe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës, ti e dashur Yuri Kim çdo ditë i je qepur kandidatit tjetër Tom Doshi ta ndalosh për të kërkuar votat e elektoratit.

Më thuaj, më trego e proklamo krimet e Tomës. Më oriento duke faktuar nëse Tom Doshi ka qenë ndonjëherë në pushtet si ministër, ka vrarë apo ka vjedhur paratë publike, është hetuar apo dënuar për krime e çfarë borxhi i ka Amerikës ky politikan shqiptar? Unë jam elektorati në dilemë që nuk di për kë të votoj më 25 prill. Unë sapo të tregova 26 të vrarët e Gërdecit të Fatmir Mediut, është rradha jote ambasadore të më tregosh Gërdecin e Tom Doshit!

Ndryshimi/ DJALI I SHEQERES DHE DJALI I MARIES
Nga Bledi Mane

I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.

I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.

I dyti u rrit larg natyrës por afër dashurisë, i pari jetoi mes natyrës por larg dashurisë. Kur i pari preku lodrën me dorë e përdhunoi dhe e shkatërroi, i dyti pasi mbaroi së lozuri ua dha fëmijëve të tjerë. Kur i pari mori pushtetin vetëm për vete përdhunoi, përndoqi, shkërmoqi, vrau liritë dhe katanditë. I dyti hapi dyer e dritare, promovoi, e mori, e nxori dhjetra e qindra…

I dyti pasi u mund me votë, kokëulur u largua dhe ia dha historisë fjalën. I pari i plakur me brekë nëpër këmbë ende lufton me inferioritetin dhe ligësinë të cilat ia konin çdo mëngjes me qumështin e dhisë…

Sa nga dëshpërimi dhe sa nga turpi dhia ngordhi atje lart në bjeshkë ndërsa turpi dhe dëshpërimi ende bëjnë devër në kryeqytet!

Reklama e turpit që i kushtoi Shqipërisë 1.4 milionë euro
Nga Bledi Mane

Sa herë në horizont shfaqet një ministër i ri turizmi, aq herë përmbysen politikat e promovimit të këtij sektori të rëndësishëm në vend. Para 2 vitesh, të njëjtën katrahurë bëri edhe ky i tanishmi, Blendi Klosi.

Shkërmoqi atë çka ishte ngritur, solli diletantë të rinj në punë dhe djallosi me një fushatë njollosëse-publicitare turizmin shqiptar. Deri tani janë konsumuar nga taksat e qytetarëve 1.4 milionë euro dhe shikoni produktin e papërgjegjshëm.

“Smile Albania”, ka mbytur tregjet promovuese mediatike kudo në botë dhe logoja zyrtare siç shihet në fotografinë e parë është harta e botës, ku një trajektore në formë buzëqeshjeje nis nga Bogota e Kolumbisë dhe përpundon në Elbasan të Shqipërisë.

Nuk është rrugë e transportit të kokainës, është segmenti i buzëqeshjes së mikpritjes tonë…

Shikojeni, dëgjojeni, prekeni shijojeni: 1 miliardë e 800 milionë lekë ka kushtuar përqeshja fyese e ministrit të turizmit të Edi Ramës!

Doktoreshë Najada Çomo, më fal!
Nga Bledi Mane

Sa vjet ke që e njeh vdekjen?

Je takuar me të qindra herë në pavijon. Ke debatuar me të në dhomën e pacientit, e ke sulmuar dhe e ke sprapsur nga trupi i të sëmurit. E ke mundur mortjen në çdo kohë, të ka ardhur përsëri dhe përsëri ti i je përveshur me vullnetin e mjekes për ta goditur.

Por në fillim të marsit, atëhere kur pranvera kishte frikë të trokiste, e mban mend çfarë të kemi bërë ne, ne pacientët kronikë të absurdit dhe të ligësisë?

Ti shfaqeshe tek-tuk në mediat publike me këshillat e tua kundër një virusi që po çapitej anëve tona, dhe batareja e sulmeve tu lëshua aq kobshëm dhe aq fyeshëm sa vuri në mëdyshje profesionin tënd. Me kuç e me maç tu vërsulën me fyerje, të tallën formën e vetullave, ngjyrën e flokëve, të poshtëruan kontributet mjekësore, të akuzuan si shërbërore regjimesh, të injektuan kolerën e mosmirënjohjes dhe qëlluan drejt teje me mallkime të ftohta dhe fyerje të nxehta.

Ti u bëre objekt humori, të karikaturuan me meme në rrjetet sociale, të prishnin turnin e natës pranë pacientit dhe ta lëndonin mëngjesin e lodhshëm. Ti u pikturove si djalli i mjekësisë shqiptare dhe të goditën feminitetin, mëmësinë, humanizmin tënd.

Durove e fyer pa iu kundërvënë as politikës, as injorancës kolektive, as mediave, as interesave meskine dhe kur Coronavirusi ulëriste rrugëve të boshatisura të qytetit, ti e vetme ecje konfidente drejt spitalit infektiv. Virusi nxitonte para teje drejt mushkërive të miletit por ti nuk e ndalje vrapin dhe ashtu e drobitur edhe nga fyerjet edhe nga ngarkesa vazhdoje betejën e rradhës mbi nganjëdhimin e jetës.

Ditën dhe javët u rrokullisën mes ngjarjeve të kobshme e mes shërimit të pacientëve dhe ti ende vazhdon të jesh më e shpejtë se sirena e autambulancës. Sot përballë teje qëndron i shtrirë pacienti me tubat e oksigjenit në mushkëri. Të ka kapur dorën dhe nuk ta lëshon. Të shikon i mekur sytë e tua, vetullat, flokët, buzët, fjalët, kujdesin tënd dhe ti i dukesh aq e bukur dhe aq e fisshme por pacienti ka turp të të flasë.

Dy muaj më parë të fyen, të poshtëruan, të penguan, të plagosën por ti nuk po hakmerresh. Thërret kolegët e tu mjekë, infermierë, sanitarë dhe e tërheqni pacientin nga dora, ia hiqni tubat e oksigjenit dhe i flisni qetë dhe ëmbël:

-Çohu se u shërove. Dil jashtë dhe vazhdo të ecësh bashkë me jetën!

E dashur infermiere, i dashur doktor…
Nga Bledi Mane

Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbët tona ju nuk rrëmbyet palltot e ngrohta të stinës por veshët përparëset e bardha, i hipët ambulancës dhe nxituat për në gërmadhat e Durrësit, Laçit, Thumanës.

Me duart tuaja peshonit mbi gjokset e të plagosurve të tërmetit tu sillnit në jetë zemrat e tyre të dërmuara nga fatkeqësia natyrore. U pastronit gjakun e plagëve dhe u jepnit oksigjen e shpresë fëmijëve, pleqve, vajzave, djemve për tua rikthyer funksionimin e organizmit. Ballë jush ishte kapriçoja e natyrës por ju nuk humbët as durim dhe as u demoralizuat. Jeta triumfoi mbi gërmadhat e mortit e si zakonisht ju modestë vazhduat punën dhe misionin tuaj. Pas tërmetit erdhi ndërrimi i viteve dhe ne të tjerët si gjithmonë u harbuam mes festës, fishekzjarreve, bakllavasë, alkoolit e të dehur e të mbingopur përfunduam sërish në duart tuaja. Ju nuk festuat vitin e ri por në gadishmërinë sublime prisnit e përcillnit në dyert e spitaleve viktimat e qejfit dhe të abuzimit. Na ndenjët te koka, na shëruat dhe na përcollët plot humanizëm. Edhe ditët e mëpasme të vitit që erdhi vazhduan si gjithmonë me aksidentet, plagosjet, rrahjet, vrasjet, plagët, gjakun por ju aty stoikë si gjithmonë shëruat dhe shëroni viktima e njëkohësisht mbyllni plagët e dalldisë tonë kolektive.

Sot që po u shkruaj është dita e tretë e një pranvere fatkeqe nacionale e ndërsa shumica prej nesh jemi mbyllur në shtëpi, ju jeni aty në mes të kolerës vdekjeprurëse duke u shërbyer pacientëve që nuk po i kursen coronavirusi. Ju i keni shpallur luftë një armiku të padukshëm që po merr më qafë vendin, kontinentin, planetin dhe vetëmohimi juaj është e vetmja shpresë për këdo nga ne.

Ndryshe nga qindra kolegët tuaj që u arratisën drejt Gjermanisë ju mjeket, infermierët dhe sanitarët e këtushëm po mbani gjallë atë shkëndijën e vogël të zjarrit të jetës. Para jush ne jemi dorëzuar të gjithë dhe po para jush ne ndihemi të vegjël dhe borxhllinj të mëdhenj. Por mos harroni se shumë prej nesh janë të pabesë porsi virusi e ndërkohë që ju shëroni njërën plagë, plagë të tjera u hap politika, media, mosmirënjohja.

Të drobitur nga orët e pafundme të punës tuaj, ju gjeni kohë ti përgjigjeni edhe virozës edhe renegatëve që duan të përfitojnë mbi tragjedinë kombëtare. Puna, sakrificat dhe modestia juaj mbeten ilaçi më i fortë i këtyre ditëve dhe teksa u shohim për së largu tek i qëndroni mbi kokë pacientit mezi presim të afrohet fundmarsi e tu përqafojmë të gjithëve një e nga një.

Me falni se desh harrova. Kur të mbaroni punë kontrolloni xhepat e përparëseve tuaja të bardha. Aty nuk do gjeni 10 mijë lekëshin tim, do gjeni 10 milionë urime dhe bekime nga ne të gjithë.

Faleminderit!

Tahir, Tahir lluku babashta!
Nga Bledi Mane

E mbani mend kur ne shtatorin e 2013-es hynte ne dyert e Ministrise se Rendit socialisti Saimir Tahiri?

Nje djale tiranas simpatik, i paster, elokuent ne komunikim, pragmatist. Gjeti nje situate krimi alarmante, nje godine ministrie ku te çanin minjte, lageshtia, intrigat, qokat. Gjeti nje fshat andej nga Jugu ku lulezonte hashashi dhe nuk pyeste askush per shtet ligjor. Gjeti nje polici me bark, me te vjella, me njolla yndyre ne uniforme, arrogante, me bakshishe te majme.

Si ministri i brendshem me jetegjate i tranzicionit Tahiri i larguar keto dite nuk eshte me ai djali simpatik. Duket i lodhur, me i thinjur, i drobitur, me rrathet e zinj qarkuar pas syve, i sulmuar politikisht, i hamendesuar e i paragjykuar deri ne palce. Shkaterroi hashashin e Lazaratit por la pas nje vend te kanabizuar Veri e Jug. La pas polici me te denje, me estetike, me te bukur, me te sjellshme. Ministri i vetem qe u tritolizua familjarisht, edhe fizikisht edhe verbalisht. Nje shtetar qe qytetari dhe komuniteti e donte por politika majtas-djathtas e sulmonte e nuk nguronte as ta urrente.

Saimir Tahiri u kthye ne furren ku gatuhej dashuria me urrejtjen, profesionalizmi me tribalizmin, korrektesia me qokat, estetika me sharlatinizmin. Dhe fatmiresisht profili i Tahirit pavaresisht trajektores se kurbes i dha nje hov te papare politikes dhe jetes komunitare. Tahiri hyri si nxenes ne shkollen e renuar te qeverisezimit ku behej vetem zhurme e jo mesim por doli prej andej si mesues duke lene nje mur te lyer, nje dritare te paster, nje derë te riparuar, nje oborr ku jane mbjelle lulet dhe pemet. E mes gjithe kesaj tollovie unike shqiptare, Saimir Tahiri le te ndjehet i bekuar sepse te puna, kontributi, koka dhe trupi i tij u shenjestruan shigjetat e helmatisura te bandilleve te tranzicionit tone. Shume prej shigjetave bene rikoshete, shume prej tyre u thyen por nje shigjete e ardhur nga brenda koalicionit e goditi ne bythe porsi Noizy. Gjithesesi artisti i talentuar Noizy eshte gjalle dhe vazhdon te kendoje sikurse dhe Saimiri eshte gjalle dhe i shendetshem. Me i plakur, me i thinjur, me i drobitur por i duhen 6 muaj pushime deri ne shtator derisa ti sherohet prapanica e atehere do te rinise serish punen si minister i ri plot energji te reja!

Kush me thote, meqenese eshte feste cfare ka per te ngrene sot andej nga çadra: fli Kukesi, tave dheu Tirone, apo patate te zjera Tropoje?

ShukLindja!
Nga Bledi Mane

I dashur qefliu i vonuar Shukri Xhelili. E mban mend si ulerisje kur skandali seksual i Ylli Pangos shpertheu dhe ti e te tjere si ty mallkonit?

-Sa perversë dhe abuzues me pushtetin jane keta demokratet e Berishes!

Vitet kaluan Shukri e bashke me mbertheckat u fashit skandali, vajza provokuese kerkoi azil politik ne France, Ylli Pango u rehabilitua, pushteti u ndërua,ti nga opozitar u ktheve ne pushtetmbajtes. Qysh nga qershori i vjetshem ylli (jo Pango), ylli i fatit te buzeqeshi ty. Nga nje provincial anonim ti u ktheve ne peshkopin e Peshkopise dhe tashme gjithçka ishte e jotja. Pushteti, paraja, punesimet, tenderat, rruget, pyjet, ujesjellesat, bizneset, ajri, pemet, zogjte, njerzit, makinat…

Ti kishe çdo gje por te mundonte e kaluara, deficensat e saj te godisnin egon dhe burrerine. Femijeria e varfer me buke te racionuar. Adoleshenca si koreanoverior me mendje te mbyllur. Student i godinave te veremosura te kryeqytetit. Te kujtohet qe 4 vjet ne Tiranen bolshevike vetem 3 here masturbove fshehurazi duke u friksuar edhe prej fantazise?

Pastaj shkuarja ne vendlindje, emerimi ne pune, martesa e detyruar, lindjet e femijeve, halle qe nuk rakordonin me moshen. Dhe gjithe ky frustrim i akumuluar te detyroi te shpertheje tani ne moshen 57 vjecare. Ti kurre nuk ishe zhveshur nga komplekset dhe po plasje. Ti nuk mund te duroje me gjate se perndryshe do shkaterroje organizmin dhe do kancerizoje veten. Pavaresisht mendjelehtesise se nje manjaku provincial ty te erdhi zogu ne derë. Nje 20 vjecare pa shkolle por me buze te trasha, me instagram, me facebook, torollake, anadollake qe ndjehej inferiore nese vinte studente ne Tirane. Dhe pasi te studioi, te provokoi, te mikloi ta gjeti piken e dobet.

E le te te shajne nga breket o Shukri por harrojne keta moralistet sesi mes gjithe asaj tollovie dhe epshit te akumuluar ti nuk kishe vigjilencen te kontrolloje vrimat ne ato breke por qellimi yt ishte nje tjeter vrimë. Ti punet e shtepise ia kishe lene gruas dhe fajtori tashme dihet. Ti bere mire qe u ekspozove dhe u çlirove por une si gazetar kam tjeter hall.

Ti mallkove Ylli Pangon, ne po te linçojme ty por si do na vejë halli ne te tjereve pas teje?

Kujt do ti bjere fati tani e tutje, ndonje Shukriu republikan, çam, minoritar, lësëist,me apo pa mandat…?

Ky vend ka hajdute por nuk ka ndeshkime. Ky vend ka kurva por te mbyt hipokrizia. Ky vend ka epsh per seks por nuk ka bordello, vetem kisha dhe xhami. Ky vend s’ka moral por te vrasin nese shikon ate gocen provokuese. Ky vend ka numer te larte prostitutash ne Itali por vellezerit e tyre shqetesohen per bicikleten e Kristi Pinderit. Ky vend harxhon leke per silikon cicash dhe buzesh por per Bajram e Pashke nuk gjen dot vende te objekti i kultit. Ky vend mbjell droge e perversitet por kurre nuk po korr liri seksuale.

Tingellon qesharake se ti Shukri u bere sebep por ky vend ka nevoje per lehtesime hormonale, cjerrje maske, minimizim hipokrizije, pergjysmim pergojimesh. Ky vend ka nevoje per revolucion seksual qe te racionohet dashuria, familja, marrdhenia, jeta e nates, abuzimi, aborti, ndjenja. Ky vend nese vazhdon te jete kaq hipokrit dhe i frustruar do demaskoje pre hallit qindra Shukrinj te tjere pa dallime krahinore, politike,gjinore.

Paradite mes njerzve do bejme moral e do mallkojme Shukriun per breket e grisura ndersa naten vone kur ta kete zene gjumi gruan do shohim fshehurazi videon erotike te Shukriut e duke masturbuar do renkojme:

-Ah mor Shukri ti nuk di te besh seks. Ta kisha nje here une ne krevat ate pjeshken 20 vjecare do ia grisja breket ashtu sic e kam grisur moralit tim keto 26 vite rresht. Ne erresire natyrisht se diten jemi burra zakoni!