Ben Andoni – JavaNews.al

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!
Nga Ben Andoni

Tandemi Rama-Berisha do jetë një objekt i vazhdueshëm studimesh për njerëzit e komunikimit dhe mbase në të ardhmen edhe për studiuesit e filozofisë politike. Të aftë për të thënë të kundërtën e asaj që shihet hapur dhe zhvillohet rëndom në vendin tonë, të pamundur për t’u dorëhequr edhe kur morali nuk u tregon rrugë shpëtimi, ata drejtojnë vendin tonë në pozitë dhe opozitë të pa shqetësuar nga asgjë. Me një ligj anemik partish dhe me fuqinë e madhe të Marrëveshjes së vitit 2008, tandemi qëndron i plotfuqishëm dhe tejet efikas para çdo lloj sfide. E fundit është ajo që ndodhi me “Revolucionin e Flamingove”, kanalizuar tashmë me Revoltën e Studentëve, ku tandemi jo vetëm ua mori protestën, por tashmë u dirigjon dhe rregullat e komunikimit.

Shkak për këtë shkrim ishte hasja në panairin ndërkombëtar të një shteti fqinj, të një libri bazik me titullin “Etnografia e komunikimit”, shkruar nga Dell Hymes. Me shfletimin e tij kupton se pse koncepti i përmbledhur në këtë togfjalësh është një nga më të arrirët për të kuptuar politikën e sotme shqiptare, pasi ajo nuk bëhet vetëm me aktet dhe nga rezultatet e zgjedhjeve tona apo me ligjet që prodhohen, por bëhet edhe me mënyrën sesi politika flet.

Konceptin e ndërtoi një polimath i vërtetë. Haimz (Dell Hathaway Hymes) është i fiksuar në biografitë ndërkombëtare si gjuhëtar, sociolinguist, antropolog dhe folklorist. Merita e tij është se hodhi për herë të parë themelet disiplinore për studimin krahasues e etnografik të përdorimit të gjuhës. Hulumtimet e tij patën si bazë fenomenet e vërejtura te gjuhët e rajonit të Paqësorit Veriperëndimor. Për t’i dhënë pak kontekst kohës, sot, studiuesit thonë se ideja erdhi si sfidë ndaj Chomsky-it që barazonte gjuhën me gramatikën, pra nëse kishe njohuri të mirë të saj, njeriu kishte aftësi të mësonte gjuhë. Paçka kundërshtimeve, është e vërtetë se baza e punës së një poligloti është pikërisht përballja fillestare me gramatikën dhe pastaj shkuarja tek gjuha. Haimz, në këtë kontekst, argumentoi se njohja e gramatikës nuk mjafton. Duhet të dish dhe të kuptosh qartë konceptin e asaj që ai e emëroi si kompetenca komunikative. Pra, duhet të dish se KUR, KU, ME KË, SI dhe PËR ÇFARË duhet të flasësh. Me pak fjalë, etnografia e komunikimit studion se jo çfarë thuhet, por si, kush, ku, dhe çfarë nënkupton fjala në një moment të caktuar. Falë Etnografisë së Komunikimit, dikush kupton shumë mirë sesa e kanë përsosur Rama dhe Berisha artin e tyre të komunikimit, pasi ai shkon gjithnjë sipas interesave të tyre dhe nuk i merr fare parasysh normat morale që kufizojnë, kërkojnë apo që shprehin kufij etikë. Para se të funksiononte parlamenti shqiptar në vitet ’20, shqiptari e bënte politikën e vet në Odë dhe në Kuvendet e Burrave. Një tufë ligjesh të sanksionuara në Kanun por edhe në kujtesën popullore caktonte rend kanonik fjale. Prioritet ishte i pari i Fisit; shpesh përfaqësuesi i parë i një Familje që kishte Bajrak; fliste Miku dhe ai që kërkonte apo që jepte besë. Kaq i kanonizuar ishte rendi, saqë shmangja nga rregulli të bënte të penalizoheshe rëndë: Më së shumti me Turpin (Parimi për ruajtjen e nderit). Sot, kodi etnografik në politikën tonë e kryeson primati i PS-së ose PD-së, pasi është ai që ka prioritet në parlament, studio dhe kudo (Shpesh zgjedhin dhe të ftuarit). Ndërkohë në parlamentin tonë, abuzohet ende me fjalën e dhënë por jo me dokumentin e programit, kontratën bazë që u kërkohet politikanëve. Besa (edhe pse përdoret lodhshëm), sot, ka dalë në plan të dytë sepse sistemi bën që politikanët ta hanë rëndom fjalën e tyre, ajo që dikur ishte e shenjtë, kur s’kishte institucione.

Veçmas, në kulturën shqiptare, sidomos në Veri dhe në Jug, por më shumë në zonën e Labërisë, kritika e drejtpërdrejtë dhe sidomos e adresuar konsiderohet si fyese. Kjo bëri që ish deputeti i PS-së Mazreku e qëlloi në parlament në vitin 1997 të ndjerin Azem Hajdari!! Shpullat, ofendimet rrahjet e politikanëve janë zakonshmëri. Prej vitesh, pas ashpërsisë së gjuhës tani flitet rëndom me stigmatizime, anektoda fshati, metafora, simbolizma që zakonisht e kanë një emërues të përbashkët “e kupton ti se për kë e kam”. Po Berisha dhe disa herë Rama nuk falin dhe me emra direkt veç epiteteve fyese. Në masë jo të vogël ky është argëtim kombëtar, por për studiuesin e huaj dhe vendas, kjo quhet fyese. Nuk po përmendim median, ku lufta bëhet për zërin më të lartë ( lartësia e valës zanore), kush shan rëndom spiun apo tradhtar dhe kush do të thotë batutën e fundit. Kësaj i shtohet edhe një fenomen: Disa politikanë shkojnë me batutat gati në mënyrë që t’i shërbejnë të gatshëm reels-ave të prodhuar enkas për platformat sociale. Rama dhe Berisha janë mjeshtër të këtij fenomeni dhe ndaj kanë mbulimet më të mëdha. Ky është problemi që hasin ata që e shikojnë nga jashtë politikën tonë. Duan të gjykojnë programet, por ne bindshëm votojmë për mënyrën e të folurit Rama & Berisha! Njësoj veprojnë kryetarët respektivë të grupeve parlamentare, Balla dhe Bardhi dhe deputetët e tjerë. Dy mjeshtërit e tandemit shqiptar e kanë kuptuar më së miri fabulën, atë që Etnografia e komunikimit, e shpjegon qartë: Në Shqipërinë tonë, nuk respektohet dhe fiton ai që ka të drejtë me programin, përkundrazi, ia del ai që të thotë si i pëlqen fjala publikut tonë, ku dhe cili auditor do ta dëgjojë dhe, para kujt do ta thotë.

Kryeministri Rama duke shfrytëzuar revoltën e studentëve kur mori përgjigje negative për një vend dialogu dhe mënyrën e përfaqësimit (kërkesa e studentëve është dorëheqja e tij) e zhvendosi dialogun jashtë, mu përpara Kryeministrisë. Në karriget e nxjerra nga institucioni vendosi etiketën “Dialog”. Në modelin e komunikimit etnografik, “u ul” ai dhe u tha studentëve: Po ju pres në mjedisin tuaj, Bulevardin! Simbolika shkoi dhe më tej, kur vendosi vetë etiketat, pa lënë shpotitë për pedagogët dhe duke u dhënë një lloj garancie (!), ndërkohë që hartoi një listë që e drithmoi protestën për dënimet e ashpra dhe që ishte krejt asimetrike. Studentët u kapën në befasi dhe bënë më të thjeshtën: Përmbysën karriget dhe i thyen, kurse Rama korri fitoren e tipit komunikativ: Unë jam për dialog, ata janë të dhunshëm!!

Berisha bëri diçka më finoke në etnografinë komunikuese, e cila i shkonte pozitës së tij. Nuk mund të dilte në krye të protestës sepse protestuesit e refuzonin njësoj si Ramën, por përkrahu familjen e tij me pedagogët duke e mbështetur nga jashtë. Me grupin e tij parlamentar ( të bindurit) e vazhduan kauzën “e tyre” në parlament. Qysh nga konferencat e tij të shtypit, e kanalizoi atë nga “protestë studentore” në “protestë për qeveri teknike”. E kapi protestën, bash në mes të rrugës dhe tashmë e menaxhon me masën. Nuk mund të thuhet indirekt se s’ka një farë dialogu, por ama nuk ka gjuhë të përbashkët se për çfarë po bëhet dialogu. Përfundimi i Raportit të Progresit të KE-së (5 nëntor) e shprehu më qartë: “Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u përfshirë në një dialog konstruktiv.”

Sot, që njerëzit janë disi më të qetë dhe studiuesit kanë bazën e parë të elementeve të gjykimit nga pikëpamja e shkencës politike, tandemi Rama & Berisha po e përdorin “dialogun” si mjet, jo si qëllim. Rama e kërkoi dialogun vetëm pasi plasi protesta që kërkon dorëheqjen e tij dhe që ai e kundërshton. Por, me norma: Dialogu bëhet kur nuk ke presion, kurse dorëheqja që i kërkohet, ai i jep përgjigje me një listë të zezë. Etnografia e komunikimit e fut këtë në atë që njihet si dual persuasion: jep dy mesazhe kontradiktore njëkohësisht, pra çfarëdo që bëjnë studentët, mbeten fajtorë! E nëse ata afrohen: U bindesh rregullave të tij. Nëse nuk vjen: Je “i dhunshëm”. Berisha, nga ana tjetër ka një gjë të vockël, por të madhe në thelb: Ai i mbështeti “Flamingot” jo kur protesta ishte e vogël dhe po ngrihej (kërkohej në kor njësoj ikja e tij), por kur shtypi ndërkombëtar e vendosi në qendër të argumenteve dhe kronikave të veta. Kërkesat studentore i shndërroi në kërkesa mirëfilli të tij. Studentët kërkojnë kushte konviktesh, bursa, tarifa, kushte etj. Berisha kërkon veç këtyre, kryesoren që i duhet: Qeveri Teknike dhe largimin e Ramës. Me pak fjalë, hyri ngadalë nga dera e pasme si “përkrahës” dhe, po tenton të dalë nga dera e përparme si përfitues. Tashmë kaosin e ushqejnë dy dialogë paralelë që nuk mund t’takohen kurrë: ai i Ramës me karriget bosh dhe, ai i Berishës me protestën e kapur. Dhe? Etnografia e komunikimit na ndih t’i kuptojmë si duhet këta njerëz, të paktën në këtë moment. (Homo Albanicus)

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!
Nga Ben Andoni

Kapërcyelli i viteve ’90 do i bënte njerëzit të besonin se gjërat do të ndryshonin në thelbin e tyre. Mes shumë gjërave syresh, sistemi demokratik do të vendoste këtej e tutje kute për postet: atë që meritonte të drejtonte, llogaridhënien e individit, mos shpërdorimin e pushtetit dhe mbi të gjitha kurajën për t’u dorëhequr. Kur kujton vajtimin e njerëzve të PD-së, ditën që Berisha pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen (e përkohshme) më 2013, tashmë të duket si aspekt “biblik” në kohët moderne. Pak kohë më vonë, një pjesë e tyre syresh ishin të parët që e hodhën poshtë, njeriun që do të rikthehej njësoj në krye. Ardhja e Ramës në politike që njihej me luzmën e shkrimeve publicistike dhe shprehjen publike të kanoneve të demokracisë në shkallë më të lartë premtonte se më në fund gjërat po shkonin mbroth me shtetin e të drejtës. Në mandatin e katërt, Rama 2026 mbetet në hije të njeriut të lirive të vitit 2013 dhe përsëritje e njeriut-pushtet që Shqipërisë nuk i ndahet në ekzistencën e vet. Pushtet absolut. Parti Socialiste e vendosur tashmë në rresht dhe ndonjëherë me disa vetëkritika të zbehta. Pushtet Ekzekutiv me fuqi të mëdha dhe tejet i larguar nga njerëzit. Aspak llogaridhënie. Dhe, paradoksalisht fitore masive në zgjedhje!!! Kjo është me pak fjalë i gjithë pasqyrimi i tij dhe i një pushteti që i kërkon tashmë dialog nga sipër pamundësisë.

Në kohën tonë (për ironi të ngjarjeve në Teatrin Eksperimental po luhet “1984”) po provohen shumë nga këshillat e dikurshme për mosprishjen e demokracisë; po identifikohen në terren postulate të njerëzve si Orwell; ashtu si po provohet që demokracia është e do mbetet procedurë e rëndë për vendet ballkanike. Mes tyre dhe Shqipëria e Protestës së Studentëve të vitit 2026. Askush nuk e lëshonka pushtetin, ose më të sintetizuar, siç e shprehte Orwell: “E dimë se askush nuk e merr pushtetin me qëllimin për ta lëshuar atë. Pushteti nuk është mjet; ai është qëllim”, shkruante Ai, me të vërtetën e hidhur se ndryshe nga idetë për një shoqëri të drejtë sot regjimet (veshi çfarëdolloj forme) kërkojnë kontroll absolut thjesht për hir të vetë pushtetit. Sot, në rastin shqiptar, kosovar, deri dje serb (mbetet të provohet në muajt në vazhdim me Listën Studentore) qëllimi kryesor mbetet që të ruhet hierarkia, krijuar nga interesat dhe lidhja me pushtetin, por jo qëllimi primar për begatinë e njerëzve dhe një jetë më të drejtë. Këtë shikon tashmë me Protestën e Studentëve në Tiranë, me masat e ashpra të Ramës dhe me përpjekjen e PD-së për t’iu kundërvënë dhe drejtuar protestën.

Pak larg nga realiteti ynë, humoristi britanik Douglas Adams (ardhur dhe në shqip) e thoshte sipas mënyrës së tij, një nga shqetësimet e kësaj kohe: “Problemi kryesor — një nga problemet kryesore, sepse ka disa të tillë — një nga problemet kryesore me qeverisjen e njerëzve është se kush e merr përsipër ta bëjë këtë; ose më saktë, kush ia del t’i bindë njerëzit që ta lejojnë të ushtrojë pushtet mbi ta.

Për ta saktësuar qartë përmbledhjen: është fakt i njohur se ata që dëshirojnë të sundojnë mbi të tjerët janë, ipso facto (në thelb), njerëzit më të papërshtatshëm për ta bërë këtë. Ndaj: kushdo që duket si i aftë të bëhet President, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë ta ushtrojë atë detyrë”. Kuptohet përfundimi i Adams shkon deri në absurd, pasi ishte humorist, por një gjë është e sigurt se ai\ajo që synojnë pushtetin e duan për të mos e lënë më të bjerë në duar të të tjerëve, derisa largohen me mundin (kështu janë bërë zgjedhjet sot) e votës ose me detyrimin. Këtë sheh sot në ngutin e madh për t’ua marrë dhe fashitur protestën “Flamingove”. E për fat të keq, gjërat nuk arritën të bëheshin kurrë, ashtu si mendonim në fillimvitet ’90. (Javanews)

Sfida e pritshmërive
Nga Ben Andoni

Deri në fitoren në zgjedhje, ishte gati një çerek e punës, por këtej e tutje do të jetë treçereku, thoshin rëndom njerëzit në orët e fundit në Beograd, pak para zgjedhjeve serbe. Është ekuilibër  i plotë, por ai (Vuçiq) do të manipulojë me shumë gjasa zgjedhjet sepse është mjeshtër, ndihesh qoftë në prononcime, por edhe në të folurat e zakonshme të serbëve. Me shumë gjasa, ai do bëjë më të keqen, të përgjigjeshin të tjerët. Krejt befasisht për publikun, shumë shpejt në mbrëmjen e të dielës, Vuçiq, jo vetëm do t’i pranonte rezultatet, por do të gatiste edhe mbështetësit për të ardhmen në opozitë. Kuptohet, pastaj në rolin e autokratëve evropianë e eksportoi fajin por edhe më shumë se kaq u justifikua dhe madje përcolli dhe “shqetësimin” për Serbinë e të ardhmes! Pjesëmarrja masive në zgjedhjet serbe por më shumë se kaq entuziazmi i njerëzve i dha fund një periudhe të hidhur, ku pushteti pakufi i Vuçiq dhe i njerëzve të tij humbi me shpresën për të mos u kthyer më. Në më shumë se një dekadë qeverisje, pushteti i Vuçiq u dëmtoi jo vetëm dinjitetin njerëzve, por në rastin e aksidentit korruptiv të Novi Sadit mori dhe jetën e gjashtëmbëdhjetë njerëzve të pafajshëm, duke e zgjatur përgjegjësinë e zinxhirit korruptiv ngado. Me fjalë të tjera: Aktualisht gjendja demokratike e Serbisë është e rëndë dhe rimëkëmbja e këtij shteti do të kërkojë përpjekje të mëdha, nëse premtimi i studentëve dhe angazhimi i domosdoshëm qytetar do të jetë në nivelin e duhur dhe me nota idealizmi. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërish vetëm pjesëmarrje fizike në proceset që kërkojnë ndryshimin në udhën e duhur, por edhe një lloj qartësie dhe vizioni mbi proceset që duhen ndërmarrë. Në fakt, ekzistenca e dëshirës për ta bërë Serbinë një vend mirëfilli evropian dëshmohet deri diku nga rezultati zgjedhor dhe ky duhet të jetë edhe shembulli i vetëm i protestës që po bëhet në Shqipëri.

Anipse, protesta në Shqipëri duhet të ngjitet në lartësinë për sfidë, por kjo duket bajagi e madhe, tashmë para kundërmasave të ashpra të Ramës. Ndërsa për serbët sfida mbetet ndaj pritshmërive që ka publiku nga premtimet e studentëve dhe profesorëve të tyre, për Shqipërinë sfida është të transformojë fillimisht protestën, objektivat që duhet të kapë dhe më këtë rast që të kthehet në lëvizje. Ky ishte hapi i parë dhe vendimtar i saj që të kalojë sfidën më të madhe për t’u identifikuar me objektiva të prekshme dhe të matshme.

Sfida nga pritshmëritë mbetet palca e një lëvizje, pikërisht ajo që ndan dhe evidenton pjekurinë e një komuniteti. Kjo po kërkohet sot, në këtë gjendje amullie dhe boshësie për protestën amorfe në Shqipëri. Veçse përballë sfidës së pritshmërive është realiteti i hidhur shqiptar dhe paradokset e tij. Amullia jonë. Ne jemi ende në çerekun e punës për të nisur e ndryshuar vendin tonë… (Javanews)

Anomia 2026
Nga Ben Andoni

Shoqëria shqiptare i kishte dhënë sinjalet prej kohësh të një tejlodhje të saj ndaj institucioneve, problemeve shoqërore, përballjen më korrupsionin masiv dhe respektit të ligjit në përgjithësi. Më të fortët ia dalin gjithnjë në Shqipëri, qoftë edhe në rastet e korrupsionit dhe të këqijave, kurse më të dobëtit gjenden në burg qoftë edhe për pak gramë hashash. Veçse të dobëtit mbajnë në kurriz një shtet si yni që jo pak herë shfaqet i padrejtë.

Nga ana shoqërore, ajo që dikur respektohej nga vlerat e traditës dhe që shumë komunitete e sollën në kryeqytet si pajën e tyre të integrimit, pak e nga pak u braktis nga vetë ata. Ndërkohë që vendin e vlerave e zunë normat e reja, t’ veshura me vello demokratike, por që në jo pak raste përcollën konfuzion dhe shumë anomali.

Bota shkencore e mbushur tashmë me përcaktime dhe emërime konceptesh e kishte një përgjigje dhe për këtë situatë që kalonte Shqipëria. Prej dekadash, ajo quhet Anomi dhe Britanika e saktëson si: “një gjendje shoqërore të mungesës së normave, ose e shpërbërjes së rregullave dhe vlerave morale në një shoqëri. Ajo ndodh kur ndryshimet shoqërore dhe ekonomike i bëjnë të paqarta pritshmëritë tradicionale, duke çuar në ndjesi izolimi, konfuzioni dhe mungesë të një qëllimi personal”.

Shqipëria ka vite që i ka kaluar simptomat bazike reale të Anomisë. Me mëtimin e një shteti të së Drejtës kemi bërë një Reformë në Drejtësi; kemi bërë Reformë në Administratë; kemi bërë Reforma në Shërbime duke i dixhitalizuar dhe shqiptarët pretendojnë se jetojnë në një gjendje me rregulla. Por e vërteta e vitit 2026 tregoi se kjo ishte një fasadë e bukur dhe me një boshnajë pas vetes. Përhapjet e veprimeve të dhunshme dhe caku afër anarkisë tregoi sesi shoqëri si jona mund të afrohen fare lehtësisht me gjendje që i kanë kaluar me ndryshimet drastike të sistemeve, ashtu si ndodhi me Shqipërinë nga Sistemi Socialist në atë Kapitalist. Pamjet e tashme të Tiranës së shkatërruar janë justifikim i kësaj teme, kurse një sistem drejtues prej z. Rama që nuk i krijoi kushtet e nevojshme për një shtet të së drejtës dhe të përcillte parimet, e ka ushqyer këtë batërdi.

Ndërsa Shqipëria ka një rritje relative të ekonomisë së saj, me të cilën krenohen autoritetet, ajo nuk përkthehet fare në mirëqenie për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Është e vërtetë se është rritur paga minimale, por përballë saj: çmimet e ushqimeve, qiratë dhe karburantet janë rritur me ritme shumë më të mëdha. “Parametrat makroekonomikë të Shqipërisë shpesh lënë për të dëshiruar sepse rritja ekonomike bazohet te sektorë me vlerë të ulët të shtuar si ndërtimi dhe turizmi pa krijuar mirëqenie të qëndrueshme apo vende pune të kualifikuara për popullsinë. Edhe pse institucione si Banka Botërore dhe Komisioni Europian parashikojnë një rritje prej 3.3% deri në 3.4% për vitin 2026, ky zgjerim është i cenueshëm dhe nuk po përkthehet në përmirësim të jetesës së shumicës së qytetarëve” (Monitor 2006). Sipas projeksioneve të mëparshme të vetë Bankës Botërore, ekonomia u rrit me 4.8% në 2022, me 4% në 2023, me 4% në 2024 dhe vlerësohet të jetë rritur me 3.9% në 2025, ndërsa tani parashikimi për 2026 është ulur në vetëm 3.4%. Krizat e sigurisë publike dhe mjedisore i shtohen të gjithës dhe e bëjnë shqetësimin më të madh. Në këtë vazhdë, “Revolucioni i Flamingove” nisi me incidentin që ndodhi në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua publikisht nga privatët përballë sehirit të policisë së shtetit, shtuar këtu dhe shkakun e mungesës së transparencës për resortin e Familjes Kushner. Me kohë njerëzit e Mjedisit nxorën se problematik nuk ishte vetëm Zvërneci, por kishte probleme dhe me Rrjollin dhe hapësira të tjera. Sot, problemin e madh të pabarazisë e ndjejnë shumë fasha dhe disiplina, ndërsa forcat prodhuese në vend, ku për shembull shquhen njerëzit e bujqësisë që nuk ndihen të ndihur nga skemat e subvencioneve, përballë rritjes së kostove të prodhimit. Tashmë vendi duket krejt i sfilitur përballë ndryshimeve klimatike që megjithëse ishin lajmëruar me kohë, në Tiranën zyrtare as nuk bënin përshtypje. Zjarret masive dhe shkatërrimet që lenë zjarret dhe përmbytjet tashmë shoqërohen me fatura të frikshme. Vazhdimisht referohen probleme, kurse hendeku i thellë ekonomik ka treguar ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë për të ardhmen.

Paçka çfarë thuhet në kurriz të tyre, rinia e sotme shqiptare (të ashtuquajturit Gjenerata Z dhe “Milenialët”) i kapi kohë-jeta në periudhën e tërmetit, kolapsi financiar i vitit 2008 (që në Shqipëri nuk u ndje aq shumë prej informalitetit), pandemia COVID-19, por më shumë se të gjitha: tensionet e vazhdueshme në vend dhe sidomos padrejtësia e dukshme. Dëshira për t’i kapërcyer ato i bëri të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm që të kërkojnë në këto ditë ndryshimin radikal që është i domosdoshëm. Por, rrugës ajo po prishet nga imazhi i djegies dhe dëmeve.

Në Vjeshtën e dytë të vitit 20026 gjendja e “Anomisë” në Shqipëri shfaqet hapur me çorientimin kolektiv, humbjen e normave sociale dhe zbehjen e besimit tek institucionet. Kryeministri Rama që e nënvleftësoi tashmë këtë revoltë po e përjeton përballë vetes këtë menefregizëm, kthyer si kusur nga protestuesit që ndihen të papërfaqësuar. Ndërsa bëri rezistencë për zyrtarët e tij që kishin mal me akuza dhe pastaj i lëshoi një nga një me teorinë “përgjegjësi personale dhe jo e PS”, sot kjo kokëfortësi ka bërë që të ketë dhjetëra të dëmtuar, si dhe përplasje të ashpra politike, pa përfshirë batërdinë e prishjes së pronës private dhe infrastrukturës rrugore, prej njërën prej protestave më të mëdha në dekada për Shqipërinë. Sot kur dorëheqja e Ramës është e panegociueshme nga protestuesit e rinj, kurse nga ai vetë as e imagjinueshme, shoqëria jonë po kalon në një tollovi pa gjetur zgjidhje institucionale, sepse nuk ka autoritet moral nga asnjë individ apo institucion, teksa prej vitesh: rregullat e lojës demokratike janë mbajtur vetëm në dukje por jo si ligj. Dhe, paçka trendit evropian të protestave (Milano, Paris, Bruksel, etj.) të rinjtë ngado dhe veçanti ata shqiptarë, po ndjejnë se rrugët legjitime për të siguruar jetesën normale, sigurinë dhe dinjitetin dështuan para një sistemi që e polli protestën. Shqipëria e këtyre ditëve ka hedhur poshtë petkun e imazhit të suksesit në turizëm dhe ndërtim dhe qetësisë që mbahet nga burimet zyrtare dhe është shpërfaqur e drobitur dhe plot zemërim në këtë rrugëtim demokratik post ‘90. Shqiptari i ri nuk do t’i përkasë më kësaj gjendje ose më saktë nuk do të dojë t’i përkasë asaj gjendje me të cilin u mësuan prindërit e tij. Ose si e përcaktoi ideatori i këtij koncepti Émile Durkheim, tek “Vetëvrasja: Një studim në sociologji”: “Njeriu nuk mund t’u përkushtohet qëllimeve më të larta dhe t’i nënshtrohet një rregulli, nëse nuk sheh asgjë mbi vete të cilës ai do t’i përkasë. Ta çlirosh atë nga çdo presion shoqëror do të thotë ta lësh në mëshirë të vetvetes dhe ta demoralizosh”. Kjo është Anomia e vitit 2026, që po i dërrmon shqiptarët në këto ditë tetori. (Homo Albanicus)

Studentët i pamë, kur mungonin
Nga Ben Andoni

Ata nuk janë të dhunshëm, por janë krejtësisht të munguar në shoqërinë tonë. Në të ardhmen e tyre të mbushur me pasiguri që parashihet nga shkollimi që bëjnë, shikon realisht gjendjen e tyre dhe të shoqërisë sonë. Temë e këtij shkrimi nuk janë grupet e adoleshentëve të shfrytëzuar për të qëlluar agresivisht mbi institucionet, biznesin provat, bankat, infrastrukturën teknike etj., por vetëm studentët; ata që po e trandin Shqipërinë.

Gjëja që të bën përshtypje dhe të sjell ndjesi të mirë në auditor është moment kur arrin ta bësh studentin\en të dëgjoj me vëmendje ligjërimin dhe akoma më shumë të bëhet pjesë dhe ta ndërtojë ai\ajo të gjithë temën. Përballë në këtë rast, shikon studentë që janë të etur për arsim dhe ca më shumë për dijeni, por edhe për rrugë zgjidhje. Por, pyetja që mbetet pas çdo procesi të tillë bashkëbisedimi të ndershëm është sepse atëherë nuk respektohet meritokracia? Pse curricula-t e shkollave tona nuk shërbejnë kur mbaron për vendet e punës? Pse janë adresuar gabim në shkolla, ku aftësitë e tyre nuk i çojnë në drejtimin e duhur? Si mund ta shmangi ashensorin social dhe të jetë fill sipër? Media shpesh i kap në grackë sepse një pjesë nuk i shtrohet logjikës por emocionit dhe sidomos sipërfaqes së argumentit.

E megjithatë, ata nuk mund t’i quash të dhunshëm. Përdorimi i atyre që kanë bërë dhunë, kjo është dilema e madhe që rëndon sot për të gjithë. Ku e gjejnë atë urrejtje të paimagjinueshme? Pse e urrejnë vendin e tyre kaq shumë? Pse nuk e respektojnë produktin e taksave tona? A janë vallë vetëm rrjetet sociale? A janë ndikimet e huaja? Të gjitha mundet, por një gjë është e dukshme, kjo qeverisje e Majtë nuk është sjellë aspak si e Majtë. Të varfërit janë varfëruar, kurse të pasurit janë bërë më të pasur. Paradoksalisht, shpesh, nuk ndihen dhe njerëzit e opozitës për rritjet e pagave dhe benefitet e tjera, paçka se para publikut (në këto ditë) garojnë se kush do të bëjë më të dukshëm kontributin e vet.

Por, studentët e 2026 nuk mund të jenë ajo pjesa e dhunshme që na ka sjellë tashmë të gjallë plagën e fundviteve ’90. Varfëria dhe pabarazia e frikshme ka sjellë në skakierën shoqërore shqiptare individë të inatosur dhe shumë konfuzë, pafund mosmarrëveshje dhe bllokime, në një farë mënyre dhe cilësi e fenomene që i kemi pasur shumë prezentë në 100 vitet e fundit, të cilat i kanë bukosur krejt forcat për shndërrimin e vendit me punën efikase dhe të durueshme (kemi nga rendimentet më të ulëta) dhe shndërrimin e natyrës në dobi të përfitimit publik…Kryeministri Rama nuk duhet të laj më duart si Pilati. Të gjitha këto janë pasojë e një drejtimi të madh të gabuar dhe pa vizion të tij, kurse kërkesat e tij për negocim janë krejt të vonuara. Studentët nuk po protestojnë për të përmirësuar universitetin, sepse e dinë që në atë rankim që është do duhen dekada pune intensive, por ata po protestojnë sepse universiteti që mbarojnë nuk ua shpjegon më botën dhe nuk ua siguron dot mbijetesën. Po të bënim një krahasim me ngjarjet evropiane të ngjashme në vitin 1968, në vitin 2026, ata kanë një “anti-program”: Nuk duan më kulla, nuk duan më as koncesione, madje nuk duan më as trashëgiminë alla Muze Hebraik në Vlorë, për të cilin askush nuk e kishte kërkuar. Kërkesa për arsim është vetëm një lloj maske, kurse ajo ndaj Ramës është mirëfilli urrejtje, sepse më të identifikohet e gjithë kjo padrejtësi. Thelbi është ajo që e di çdokush: diploma nuk vlen me të gjithë ato vjet impenjime dhe me aq para dhe pastaj të gjesh edhe mik për punë. Është thjesht krizë kuptimi dhe jo krizë që vjen nga portofoli i hollë. Në vitin 1997, batërdia që ndodhi ishte revoltë e varfërisë që lanë pas Skemat Piramidale, ndërsa në vitin 2026 është revoltë e mungesës. Studentët i pamë, kur mungonin. (Javanews)

Asnjë nga sfidantët e Vuçiq s’ka qenë ndonjëherë në Kosovë!?
Nga Ben Andoni

Me gjasë, asnjë nga sfidantët e Vuçiq, nga Lista Studentore, nuk ka qenë në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre kanë lindur pas bombardimeve në Serbi dhe me gjasë, atë pogron ndaj kosovarëve të thjeshtë, u duket si sajesë kinematografike. Ndaj, pak më shumë se dhjetë ditë nga zgjedhjet në Serbi pyetja më e madhe ndër shqiptarë është sesi do të sillet formacioni i studentëve me shqiptarët e Kosovës, ose më saktë me problemin e Kosovës. Ndërsa intelektualëve serbë u pëlqen fakti se një autokrati si Vuçiq, po i vjen momenti i largimit, për pjesën tjetër të qytetarëve të vendit shqetësimi mbetet sesi do të sillen “Studentët” me problematikat reale dhe sovranizmin e tyre. Nëse nuk dëshirojnë të harmonizohen me politikën e jashtme të BE-së dhe nëse të ardhmen (kuptohet nëse fitojnë) planifikojnë një referendum për ndërprerjen e integrimit evropian, atëherë kjo e shpërfaq hapur paradoksin kombëtar serb se duan fonde nga Evropa, por janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Në fakt, lista e studentëve përmbledh plot 250 intelektualë serbë dhe është forca më e madhe përballë formacionit me të njëjta numra të ish-presidentit Vuçiq. Shqiptarët që ndiqnin dikur televizionin e tyre mbajnë mend një personazh që tashmë është në listën e tyre: ish-basketbollistin e njohur të përfaqësueses federative Dejan Bodiroga; këtij i shtohen edhe emra të njohur si kardiologu Ilija Srdanoviq që mbahet si një nga krerët e Listës Studentore; shtuar me ish-guvernatorin e Bankës Kombëtare, Dejan Shoshkiq etj. Tri grupe sondazhi shpërndajnë të dhëna të ndryshme, ku avantazhi hera-herës shkon për SNS-në e Vuçiq dhe pastaj për “Studentët fitojnë”. Fati i madh i studentëve është se tashmë pjesa më e madhe e opozitës serbe është tërhequr duke lënë terren për studentët dhe kandidatët e tyre me arsyetimin e drejtë që të mos e difersifikojnë votën, por të jetë votë e plotë pro tyre dhe krejt anti-Vuçiq. Votë referendare. Peshë të madhe po merr diaspora serbe që po mobilizohet në favor të studentëve. Përballë kësaj të fundit po bën përpjekje sistemi, e para që t’i bllokojë përmes Organizimit të menaxhimit zgjedhor dhe e dyta përcaktimit të disa orareve, i cili penalizon hapur diasporën serbe, të cilët banojnë në kontinentet e tjera. Ashtu, si merret me mend, studentët janë të fortë në Beograd, Novi Sad, Nish, por Vuçiq me formacionin e tij fiton në Leskovc, Vranje, fshatrat ku SNS shpërndan asistencë sociale dhe kuptohet te serbët e Kosovës. Këtu nuk futet dhe një e dhënë tjetër që pak kush po e analizon ndër shqiptarë: Pa politikanë profesionistë, si do qeverisin vallë me Daçiqin (SPS) që do jetë me gjasë balancues ose king makër, si e përdorim ne zakonisht? Ishte bash ky personazh që i shpëtoi pak kohë më parë vdekjes dhe që tashmë për efekt zgjedhor thotë me një cinizëm aspak normal se: Do ngremë flamurin në Prizren, kryeqytetin tonë (Ka lindur në Prizren dhe nuk flet një fjalë shqip ose bën kinse se nuk flet!)!

Kjo është një panoramë parazgjedhore në Serbi, por interesi ynë është i thjeshtë: Çfarë do të bëjë fituesi ose koalicioni i tij për Kosovën. Si të llogarisësh Vuçiq apo Studentët, premisat duken të hidhura! Teksa me propagandistin e Millosheviqit dhe demagogun Vuçiq, Kosova ka marrë të paktën njohjen de facto, nga studentët pritshmëria s’është aq e madhe për të mos thënë e trishtë. Edhe njëherë, Vuçiq ka pranuar qysh në 2013 marrëveshjen e Brukselit; në 2023 u përdrodh si tel për marrëveshjen e Ohrit përballë kryeministrit Kurti; tashmë lejon targat RKS; por insiston që Asociacioni do bëhet…. Frika kuptohet: Duhen paratë e BE-së dhe këtë e di mirë; kurse hovi studentor nuk do t’ia dijë nëse ka apo jo borxh ndaj BE-së. E kanë një justifikim: Lindën si lëvizje anti-korrupsion, pas asaj që ndodhi me viktimat në Novi Sad dhe jo si pro-evropiane. Specialistët e Ballkanit shikojnë hapur tri frymët për Kosovën, ku nacionalisti i Majtë, Jovo Bakiq, profesori kryesor i listës, sjell narrativën se: Kosova është çështje e klasës punëtore serbe që u dëbua! Pastaj akuzon publikisht se: “Vuçiqi e shiti Kosovën për 1 miliard euro nga Brukseli”. Sikur të mos e dijë realitetin e Kosovës (këtu shfaqet politikisht naiv) kërkon rikthim te Rezoluta 1244, por kurrë te Marrëveshja e Ohrit, që e pranoi por nuk e firmosi kundërshtari i tyre më i madh Vuçiq. Dhe, vjen pjesa e tjetër e “Studentorëve”, ku janë njerëzit e mendimit akademik  dhe kanë një trend si Koshtunica dikur, ndaj me patetizmin nacionalist janë anti-NATO (Harrohet se sot Serbia bashkëpunon dhe madje merr pjesë në stërvitje të përbashkëta me NATO-n) dhe kuptohet anti-pavarësi e Kosovës. Në fund, mbeten “fatkeqët”, Liberalët apo aktivistët nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut që thonë atë që e shprehin shpesh njerëz të kthjellët në Serbi: “Kosova është e humbur, të merremi me korrupsionin tonë”. Kuptohet se nëse këta do ta zgjasin u kundërvihen të gjithë. Me pak fjalë, Vuçiq, manovron me Kosovën, shpesh u ul në dialogë me Thaçin dhe Kurtin etj., kurse studentët e kanë Kosovën si kartë nacionaliste morali, jo si partiakët, sipas tyre, që e shesin si e kërkon Vuçiq dhe aleatët e tij. Me moton: “Indeks će pobediti partijsku knjižicu” (“Një kartë studenti do të shfuqizojë një kartë anëtarësimi në parti”) ata tashmë janë sfida e re e shqiptarëve. Nëse do të fitojnë fort ( pa aleancën me Daçiq), qeveria e parë e dalë prej tyre nuk do ketë as njeriun, siç thoshte dikush në Serbi në media, e cili e njeh të paktën, Kurtin. E për më tepër, me gjasë, pak mbase nga 250 kandidatët ose askush nuk ka qenë ndonjëherë në Prishtinë, anipse e kërkojnë atë edhe më shumë se Vuçiqistët patetikë. (Javanews)

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
Nga Ben Andoni

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Federatës së Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës. Syresh po mbyllin normalisht edhe kapitujt e integrimeve. E megjithatë, Serbia nuk jep përgjigje për Banjskën dhe Radoiçiq, Vuçiq bën show patetik me funeralin e Mladiq; Mali i Zi nuk jep adresime të zyrtarëve të saj për lidhjet me Rusinë e Serbinë dhe Mandiq, kryetari i Kuvendit, derdh lot për kriminelët serbë; Maqedonia e Veriut i quan shpesh të tepërt shqiptarët, veç paradokseve të ndryshme; Rama me një pushtet total në Shqipëri jep leksione demokracie dhe vizioni ndërkombëtar, madje edhe atje ku është kultivuar demokracia (!); Kurti sfidon hapur, sipas mënyrës së tij, sikur Kosova të jetë qendër e interesave; Dodik në Bosnjë, me mbështetjen e lobimeve amerikane, sfidon dhe vetë Dejtonin amerikan (!). Janë këta, pra, që mbeten sërish në skenë. Pyetja e thjeshtë e publikut është pse demokracia evidenton dhe shpërfaq këta individë autokratë?!

E vërteta është se ky nuk përbën më dhe vetëm fenomen Ballkanik, ndaj pas vitit 2010, kjo përbën thelbin e shumë punimeve të shkencës politike. Pse demokracitë perëndimorë, vendet e të cilave po e lenë të lirë trasenë integruese për Shqipërinë e Malin e Zi dhe që flasin më shumë se të gjithë për demokracinë, i tolerojnë “të fortët” e Ballkanit dhe jo vetëm ,por madje e normalizojnë autokracinë?

Artikujt politikë na ndihmojnë dhe ajo që kuptojmë të gjithë është se çfarëdo që shkruhet dhe ngrihet si shqetësim ikën në eter. Vendet e zhvilluara që proklamojnë demokracinë kanë nevojë për udhët tregtare, mineralet e rralla, naftën, gazin etj., dhe si garniturë në fund dhe standardet. Linjiti serb tashmë ua mbyll sytë perëndimorëve, ashtu si deri në fillim të dekadës së parë të shekullit XXI, Franca, Gjermani, Italia etj., kishin nevojë për gazin rus dhe libian dhe nuk flisnin fare për diktatorët respektivë. Sot, në skakierën e ngarkuar të gjeopolitikës, ndërsa një sërë vendesh evropiane po rregullojnë marrëdhëniet me Kinën, njëkohësisht bashkëpunojnë normal me vende problematike në Azi kundër saj. Ashtu, si jo rrallë kompanitë e njohura që prodhojnë Boing, Siemens, e shumë të tjera, lobojnë shumë në parlamentet e vendeve të tyre ndaj sanksioneve të vendeve të ndryshme. Ndërkohë që, Kosova e vogël u sanksionua dhe Serbia që bëri Banjskën nuk pësoi asnjë penalitet!!

Shpesh kinse teoricienët ngecin dhe fajin e përcjellin te kaosi që prodhojnë vendet tona. Kanë një të drejtë. Shqipëria në vitin 1997 e shkatërroi shtetin; Kosova në fillim të këtij mijëvjeçari kaloi në histeri publike; Maqedonia e Veriut dhe Serbia me atë që bënë në vendet e tyre të trandin. Dhe, cila ishte përgjigja e kancelarive: Ktheheni në normalitet (!), kurse nënzë: “Më mirë një autokrat i fortë që shet diçka, sesa një demokraci kaotike që nuk e kontrollon dot as territorin e saj”.  Berisha ishte në të dy anët por ishte i fortë derisa plasi përballja civile në vend; kurse ajo që pa bota në Irak (2003), Libi (2011), Siri (2011) i dha Perëndimit refugjatë pafund dhe përballje me xhihadizmin. Veç tollovisë islamike dhe frikën e terrorit. Me pak fjalë, autokrati është e keqja më e vogël sot në botën demokratike, kur vjen puna te status quo-ja.

Pushtetarët e sotëm të Ballkanit, vërtetë, mund të mos jenë direkt autokratë por kanë mësuar si pakkush sesi të sillen me demokracinë e shekullit XXI. Dinë të luajnë me lojëra, me sintaksë dhe madje edhe me sjellje demokratike. Tek e fundit bëhen kudo zgjedhje, kinse luftohet korrupsioni, por të gjithë e dinë se zgjedhjet tona në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë nuk ndryshojnë asgjë, ashtu si korrupsioni shtohet. Institucionet ndërkombëtare evidentojnë shumë gjëra por nuk i bëjnë dot gjë formave të regjimeve të sotme. OKB, OSBE, Këshilli i Evropës funksionojnë duke e përmbledhur një shtet ekuivalent me një votë, ndaj edhe pse e kuptojnë se çfarë ndodh në Ballkan nuk kanë fuqi të penalizojnë, përveç ndonjë shteti si Kosova. E kur mendon se në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë qenë anëtarë edhe vende si Arabia Saudite, Kina, Eritrea, atëherë e qartëson më së miri paradoksin demokratik.

Konstatimi është i qartë se demokracitë sot po i ndihmojnë autokratët dhe liderët e fortë jo nga një lloj idealizimi i tyre por nga nevoja. Duket se është krijuar një lloj elite që bën panele, ku nuk mungojnë shpesh kryeministrat si Rama (e pëlqen dhe është i kuruar në të folurën në panele), Vucciq, Mickovski etj., që kanë krijuar një lloj shtrese, e cila bën bashkë politikanë, banka, kompani energjie, universitete, personazhe VIP që mëtojnë ndryshime, të cilat mund ti di vetëm Godoja. Kemi parë se çfarë ndodh në Davos pas ideve të përmbledhura prej tyre. Dhe, sistemi i sotëm demokratik vazhdon i toleron. Trandej boshnjaku i thjeshtë i Bosnjës, kur njerëzit e Dodik u pritën në Shtëpinë e Bardhë pak ditë para zgjedhjeve, kurse njerëzit e Trump lobuan për ta (Për fat, lideri amerikan ka reaguar, por tashmë është vonë).

Shqipëria jonë sa i përket parametrave demokratikë është para Serbisë dhe Federatës së Bosnjës dhe madje edhe para Maqedonisë së Veriut, por gjendja mbetet zhgënjyese. Në shkallën ndërkombëtare, Shqipëria vërtetë nuk klasifikohet si autokraci, por mbetet një lloj “regjimi hibrid” ose “demokraci me mangësi”.  Të  3 indekset kryesore e demokracisë në 2024-2025 (Freedom House) e konsideron vendin tonë “Pjesërisht të lirë” — 68/100. Zgjedhje konkurruese, por me probleme klientelizmi dhe blerje vote; (Economist Democracy Index): Vendi 64 nga 167, kategoria “hybrid regime”;V-Dem (Suedi): “Demokraci elektorale“, jo liberale.

Platoni e shkruante në Antikitet se: “Kur demokracia e tepron me lirinë (‘çdokush bën ç’të dojë’), njerëzit lodhen nga kaosi dhe kërkojnë një ‘mbrojtës të popullit’”. Para syve po kuptojmë se ky mbrojtës, sapo merr pushtet, bëhet i plotfuqishëm dhe populli vazhdon dhe vetë e voton. Gati 100 vjet më parë Noli e kuptoi pamundësinë tonë kombëtare, ndaj do shprehej me shumë trishtim: “Unë doja Finlandën në 6 muaj, por Shqipëria ishte ende 1914”. Por, në argumentin tonë, shkon më shumë përgjigja e Nolit në 1921, kur ishte në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë si delegat: “Një Shqipëri e varfër dhe e bindur u leverdis më shumë se një Shqipëri demokratike që kërkon të drejta”. E kuptoi se Perëndimi nuk e do autokratin se e admiron, por se autokrati është më i lirë të firmosë: Ai jep koncesione nafte, baza detare, kufij, pa asnjë lloj mëdyshje. Një parlament i vërtetë do bënte pyetje, do e ndalonte shpesh, kurse në rastin tonë (ndodhi pak orë më parë), kryeministri i urdhëron hapur: O votoni njësoj, ose nuk jeni më pjesë këtu!

Dhe, në fund, sërish Noli: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 1923 do e shprehte më thukët: “Ideali im është një Shqipëri ku fshatari voton pa pyetur beun”. Kurse, në fund të jetës, kur si shembuj i vinin më shumë referime biblike dhe përgjithësuese do të dorëzohej me një fjali: “Shqipëria sillet në një rreth vicioz”. (Homo Albanicus)

Cinizmi ynë i performancës
Nga Ben Andoni

Masa e skandaleve që i jepen publikut për çdo ditë ka kaluar edhe hamendjen më të gjallë. SHISH, Rama, SPAK, Korrupsion dhe pak keyword-e të tjera përmenden pa fund dhe me një denduri të tillë sa nuk përbëjnë më as edhe habinë më të vogël. Përplasja dhe pamaturia e institucioneve e vijoi kaosin dhe në rastin e fundit me ish-kryetaren e SHISH, ku është parë jo vetëm rrjedhje e bisedave private, por edhe shpërfaqja e një akuze që flet për një vepër të rëndë (shfrytëzimin e resurseve të Institucionit kryesor të Sigurisë Kombëtare, sipas medias, prej titullares dhe ndihmën ndaj një biznesmeni të arrestuar). Ekspertët, mes shumë sugjerimeve, shtuan në këto ditë edhe faktin se përpos shumë gjërave mund të kishte një hetim të kujdesshëm pa ekspozuar Shërbimin Inteligjent Shqiptar para aleatëve, pasi kjo e dëmton seriozisht reputacionin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. Dhe, serioziteti i shtetit tonë, vërtetë u tregua i dobët: të mendosh zonja e mori masën e arrestit ndërsa ishte në takim në Baku me 70 krerë të shërbimeve partnere!

Ndërkohë që saga e korrupsionit nuk ka fund prej emrave, shifrave dhe thirrjeve sistematike nga SPAK. Problemi nuk është se njerëzit nuk besojnë më te Rama, por sistemi i ngritur dhe i mbajtur prej tij, nuk prodhon më arsye për t’u besuar. Dhe, jo vetëm i tij. Shumë vende kanë gati të njëjtin shqetësim. Vendimet merren në subjekte teknike (Strukturat e BE-së, Qeveri, Banka Botërore) ndërsa qytetari shqiptar thirret thjesht e vetëm që të votojë çdo 4 vjet, por status quo mbetet. Më pak fjalë, koncepti i filozofisë politike që demokracia bëhet me dhe për demos-in, tani është mirëfilli një “demokraci pa demos”. Ndaj, njerëzit i besuan javët e para me të gjithë energjitë e tyre “Protestës së Flamingove”, si një përpjekje për t’ia rikthyer me anë të një organizimi në të ardhmen të efikasitetit të institucioneve, meritokracinë dhe sferën publike, qytetarit shqiptar. Paradoksi që jetojmë sot është i madh: Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt me BE-në dhe ka mbyllur dy syresh. Ka një rritje 3.7% në 2025 dhe pothuaj kaq parashihen në vitin 2026 dhe madje ka  investime të huaja që shkojnë në 1.84 miliard euro, por në Indeksin e Brishtësisë, futet në vendet me “stabilitet të moderuar, institucione nën presion” (Fragile States Index, 2025). Ndërkaq, raporti i DASH-it vazhdon të theksojë se: korrupsioni, pastrimi i parave dhe zbatimi i dobët i kontratave mbeten pengesë kryesore e zhvillimit. Kriza politike në Shqipëri nuk zgjidhet më as me një qeveri teknike (kjo as nuk i shkon ndërmend Ramës edhe pas insistimit katër mujor të Flamingove) apo qoftë edhe me një SPAK më të fortë, por vetëm nëse krijohet një formë e re besimi; as tek një shef apo lider; por te procedura që e bën shqiptarin të ndihet pjesë. Këtë insiston sot cilido që e shikon gjendjen e lodhshme dhe sfilitëse shoqërore, ku e ka kapur korrupsionit dhe brutaliteti i lajmeve të këqija të çdo lloj natyre. “Cinizëm të ndritur” do e konsideronte filozofi Zhizhek, kur ne e dimë dhe e ndjejmë se institucionet janë të korruptuara, por prapë vazhdojmë t’u besojmë. Ky është edhe paradoksi dhe kaotizmi shqiptar sot: Nuk jemi fare të paditur me atë që ndodh, por po përballemi me cinizmin tonë funksional që është i mrekullueshëm, përderisa nuk e trandin as emrat e arrestuar, as prangat, as videot pornografike e as kaosi i këtyre kohëve që kalon dhe hamendjen më të gjallë, por jemi në cinizmin e shoqërisë së performancës (Byung-Chul Han). Ky cinizëm po na vret nga pak përditë e më shumë. (Javanews)

Edhe fundi e ka një erë…
Nga Ben Andoni

Shkrimtarët e ruajnë zakonisht një shprehje, kur i pyesin për situatën ku gjendet bota dhe paradokset plot makth që po na rrethojnë. Shkrimtari Daniel Kehlman (i përthyer edhe në shqip nga A. Kove) përmendte një thënie të Dürrenmatt (autor i përkthyer nga i ndjeri A.Klosi) se një histori nuk përfundon po nuk gjeti variantin më të keq të saj, në një intervistë të tij me gazetarin e ndjerë grek, Anteos Hrisostomidhis. Më erdhi befas ndërmend kjo, kur në një panel të festivalit SINTRAK (edicioni i parë, kuruar dhe ideuar nga përkthyesja dhe autorja Milena Selimi) me shkrimtarin e njohur bullgar dhe filozofin Todor P. Todorov e pyeta pak ditë më parë për kohën ku po jetojmë dhe sesi e perceptonte ontologjikisht këtë kohë. Vijoi një pauzë, pastaj me kujdes duke u kthyer nga publiku i “Teatrit të Kukullave” tha diçka që të trandte: “Duhet të kapësh fundin që të ndryshosh”, përsëriti atë që e kisha dëgjuar dhe lexuar edhe herë tjetër. Heshti për të kapur përshtypjen e auditorit. Dhe pastaj, me sytë drejt tyre, shtoi një pyetje retorike: “Po cili është vallë fundi?” Përgjigjen e dha po vetë pas disa sekondash që dukeshin si orë. “Isha duke folur për një temë në Rusi. E përsërita këtë ide dhe u mundova ta shtjelloja, duke besuar se isha brenda idesë që shprehte faktin sesi e konceptoja fundin nga ana filozofike. Në fund të aktivitetit, m’u afrua një plakë e vjetër dhe më tha: Bir, e di çfarë është fundi? Për çfarë fundi e kishe vërtetë fjalën? E ke provuar luftën. Zinë e bukës? Mbijetesën ekstreme? Sigurisht, që jo,- kishte vazhduar plaka, sepse po t’i kishe jetuar do të kuptoje se skamja, vdekja dhe fundi që t’i e percepton filozifikisht shndërrohet dikur në materie. Të duket se e ke para dhe ka një kutërbim që nuk ia gjen dot kurrë emri, sepse është e llahtarshme. Uroj të mos e provoni këtë erë, sepse do tmerrohesh…do tmerroheni të gjithë”.

Këtë hyrje kaq të gjatë po e bëjmë për një moment, ku po kalon Shqipëria dhe ku nuk gjendet më asnjë krahasim me ngjarje tjetër në vitet e ekzistencës së saj, plot me ditë të errëta. Në çerekun e parë të shekullit XXI, askush nuk ka një përgjigje, pse Shqipëria demokratike është kaq zhgënjyese. Nuk ka shpjegime. Nuk ka as edhe një arsyetim që ta shpjegojë të keqen, mosmarrjen e përgjegjësisë, pangopësinë gargantuane, babëzinë, mënyrën sesi shfrytëzohet institucioni nga njerëz, meritokracia e të cilëve është në dyshim dhe, kështu me radhë. Dilema shtohet se kjo krizë që po kalon Shqipëria i tejkalon kapacitetet tona shqisore dhe aftësitë tona të të menduarit, përveç këtu ironisë ndaj kategorive morale që tashmë nuk vihen në llogari. Jo vetëm e thjesht prej rastit të fundit skandaloz të kryeshefes së SHISH-it Vlora Hysenit dhe biznesmenit të arrestuar Agasi (nëse rrjedhja e hetimeve është e vërtetë); jo prej këtij parlamenti gjithmonë e më të ulët sa i përket kapaciteteve intelektuale dhe morale; propagandës boshe dhe artificialitetit; apo kotësisë; korrupsionit shtetar dhe luksit që është sot pjesë e një cinizmi që shfaqet në ekrane dhe na përplaset para fytyrës ashpër dhe plot ftohtësi. Dhe, jo sepse jemi injorantë dhe nuk kuptojmë, por sepse vetë Qenia jonë tashmë është shndërruar në kaotike dhe, po duket si rrëfim i diçkaje absurde që e përjetojmë “normal”. Po të besojmë Haidegerin (kjo është në literaturë), problemi është ontologjik: Qenia e sotme është tërhequr, është dobësuar. Kriza e sotme shqiptare nuk vjen prej mungesës së njohurive, është përplasje e dy mënyrave me të cilët përballet qenia dhe që nuk e gjejnë dot veten me njëra-tjetrën. Është e para ajo që është destini për të besuar institucionin, që e zhgënjen dhe e dyta lidhet me atë që beson se duhet të jetë realisht. Po të ndjekësh me kujdes arsyetimet që bëjnë në forume një pjesë e njerëzve që frymëzojnë Revolucionin e Flamingove, kupton se qenie shqiptare ka dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim dhe e meriton atë. Të duket sikur befas jemi kthyer në vitet e largëta ’30, kur intelektualët shqiptarë e besonin ndryshimin tek të rinjtë dhe idetë që duhet të përcilleshin prej tyre.

Kriza e sotme, rastet e pafundme të korrupsionit (incenerator, 5D, fondet e rindërtimit, AKSH e shumë e shumë të tj.), përgjimet (autori mendon se është e tepruar që ato të bëhen selektive dhe t’i jepen në këtë formë publikut), puna e padobishme shpesh e administratës tregon se i ka kaluar kapacitetet tona. Shumë kolegë, të cilët mëtojnë se kanë akses në shumë burime (edhe kjo përbën një nga çuditë e demokracisë sonë) janë të bindur se skandale të tjera më të mëdha do të pasojnë. Kjo të trand. Kur njohuria dështon të orientohet, është shenjë se nuk po dështon njohuria jote, është Qenia jote që po shfaqet si e dobët. Sot, jemi më të dobët edhe pse perceptojmë dhe reagojmë. Demokracia është më e fortë se ne protestojmë dhe kërkojmë, anipse gjërat ndryshojnë shumë pak. Proteston Tirana dhe Prishtina, por gjërat janë aty dhe duken edhe më të zymta. Ajo që e quajtëm “demokraci” për 36 vjet në Tiranë, konfirmon dy ide. E para ajo që na thuhet shpesh se Demokracia është procedurë: Bëhen zgjedhje, partitë funksionojnë (!), raportet e BE-së duket se respektohen dhe evidentojnë realisht zhvillimin e vendit. Dhe, e dyta, demokracia si kuptim: Koncepti se ato procedura do të na bënin pjesë të Perëndimit, do të na mbronin nga cinizmi i historisë që po jetojmë. Në fakt, kemi paradoksin, në Shqipëri 97% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin si një problem mjaft serioz në vend (IRI); keqpërdorimi i pushtetit politik shihet si faktori kryesor nga 80% e shqiptarëve e kësaj gjendje (IDM); 59% e qytetarëve deklarojnë se janë të pakënaqur me mënyrën se si zhvillohet dhe funksionon demokracia në Shqipëri (IRI).

Demokracia e dobët, pra, është ajo që po jetojmë tani. Institucionet ekzistojnë, por nuk kuptojmë efikasitetin e tyre. A janë tonat? A janë të kapura? Pse nuk ka një sens për ndryshim?

E gjitha kjo, është më e rrezikshme se një fund i hidhur, sepse fundin edhe mund ta zëvendësosh. Por, demokracia jonë duket se po merr një lloj fundi, kur njerëzit pushojnë së ndjeri se e zotërojnë atë qoftë edhe në mënyrë simbolike. Shtetit të sotëm, ku Rama është gjithçka nuk i duhet më të ndalojë së foluri dhe në fakt nuk e bën (po e provon protesta), por i ka bërë shqiptarët të ndjejnë se të folurit nuk e ndryshon asgjë. Kriminelët bëjnë ligjin dhe koha po tregon se janë të paprekshëm, lejet e ndërtimit i marrin të fortët dhe jo rrallë jashtë rregullave dhe se diploma jote nuk bën punë; deputetët shpesh janë biznesmenë të suksesshëm…dhe se Shqipëria po braktiset. Pareshtur.

Filozofikisht, ky është fundi i pronësisë ontologjike, do shpjegonte atë ditë profesori bullgar te “Teatri i kukullave”, dikur parlamenti i parë shqiptar.  Ndoshta këtë fund nuk e kemi ndjerë ende, por era e tij është kaq e fortë dhe duket se po e sjellin dhe ndryshimet kudo që ndodhin në Evropë dhe vrundujt e lajmeve të luftën që po vinë shpesh e më shpesh. Plaka ruse e dinte prej jetës këtë mësim, por mësimet e saj “nuk i hyjnë më në punë askujt”. Ne po e shkatërrojmë vetë ëndrrën e bukur demokratike. Për fat të keq jo vetëm ne shqiptarët, por ngado. Era e fundit, ajo që kutërbon, me sa duket pret të na shpërfaqet një orë e më parë… Veçse, do jetë vonë. (Homo Albanicus)

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri
Nga Ben Andoni

Thembra e Akilit për demokracinë shqiptare në rendin e ri politiko-ekonomiko-shoqëror që ngritëm pas viteve ’90 është dhe mbetet Procesi Zgjedhor. Megjithë certifikimet klasike të OSBE-ODHIR për zgjedhjet tona, ku pala organizatore asnjëherë nuk del keq, ato lënë dukshëm për të dëshiruar. Në vetëm pak raste, zgjedhjet janë njohur dhe kundërshtarët e kanë respektuar njëri-tjetrin, qoftë në ato për pushtetin lokal por edhe atë të përgjithshëm.

Edhe pse radha e zgjedhjeve të përgjithshme është larg, Shqipëria e shtatorit të vitit 2026, nuk ka më konjukturë justifikimi për ta ruajtur këtë status quo politike. Ekzekutivi i Ramës dhe qeverisja e tij tashmë janë përballë akuzave të mëdha nga Drejtësia. Ajo që po ndjen publiku, falë edhe akuzave të SPAK-ut (që tani ka në hetim veç dy ish-zv\kryeministrave, Ahmeti dhe Balluku; kryebashkiakun Veliaj, disa ministra edhe së fundi edhe vetë shefen e SHISH, Hyseni, pa llogaritur dhe një sërë eksponentësh të opozitës, mes tyre Berisha dhe Media, gjyqet e të cilëve shtyhen në formën më qesharake dhe me justifikime gati fëminore) të bën të mendosh se kontrata e madhe sociale e kësaj qeverie, por edhe e politikës së sotme me shqiptarët nuk funksionon më. Parulla bazë e “Flamingove” kundër Ramës dhe Berishës është gati thelbi i këtij qëndrimi popullor.

Problemi është tashmë gjetkë: Sa ka predispozitë PS-ja që ta kuptojë këtë shqetësim dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme?! Duket e vështirë, të paktën për mentalitetin post ’90 në Shqipëri. Teknikisht, procedura e zgjedhjeve është kanonike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Shqipëri realizohen nëse jep dorëheqjen Kryeministri Rama ose në rrugën e dytë, nëse qeveria e tij dështon për ta siguruar votëbesimin në Kuvend, sipas përcaktimeve kushtetuese. Në mundësinë e dytë, Rama, nuk mund të shkarkohet teknikisht sepse detashmenti besnik i socialistëve nuk do ta pranonte kurrë dhe votëbesimi i tij do të ishte thjesht një sprovë për të provuar “demokracinë” e grupit parlamentar të PS-së dhe vetë këtij parlamenti (niveli i të cilit qoftë moral por edhe intelektual lë shumë për të dëshiruar), ndërsa te rruga e parë është që kryeministri të japë dorëheqjen dhe të mos ketë tjetër kandidaturë që ta sfidojë brenda socialistëve. Edhe kjo, me fuqinë që ka Rama, duket absurde. Por, nëse qeveria me kalimin e kohës e humbet mbështetjen e shumicës së deputetëve (nëse do kishte rrjedhje të maxhorancës, që është e pamundur) që do të thotë se nuk ka vota për buxhetin (mos harrojmë është pas disa javësh) hapet rruga kushtetuese për shpërndarjen e Parlamentit nga Presidenti dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. Në të dyja rastet është kryeministri Rama që duhet ta inincojë si udhë, por reagimi i tij dhe i njerëzve të tjerë tek PS, së fundmi, lidhur me shefen e SHISH, e la sërish fajin tek personi në fjalë dhe jo në përgjegjësinë kolektive!

Në matricën logjikuese është edhe “Revolucioni i Flamingove” , por ata deri më tani, e kanë disi të vështirë të bashkojnë ndarjet e shumta, ndërsa steka e tyre është tejet lart për t’u bërë faktor në këtë skakierë politike, ku PS dhe PD-ja janë një tandem i fortë me tentakulat e shtrira dhe në këtë protestë. Kërkimi i një qeverie teknike dhe kohëzgjatja për zgjedhjet nuk mund të jetë aq zgjidhje në këtë kohë, kur kriza politike ka kapur nivelet më të larta.

Larg këtyre, për shqiptarin që do ndryshimin dhe fundin e kësaj situate të tmerrshme, ku korrupsioni rezulton i frikshëm, krimi ka kapur majat dhe administrata ka një cinizëm që po e lodh publikun, zgjedhjet e parakohshme duken si mundësia e vetme, që Shqipëria të ketë një ristart të programit të funksionimit të saj.

Fatkeqësisht, kushtet janë sërish në disfavor të partive të vogla për shkak të ligjit, si edhe “Flamingove” që nuk e gjejnë dot çelësin e duhur të organizimit prej muajsh, por edhe nuk kuptojnë mekanizmin pragmatist të pushtetit. Edhe PD-ja nuk mund të presë më shumë, por gjithsesi është diçka më mirë prej konsumimit socialist.

Ndërkohë populli nuk mund të sakrifikohet më për këtë qeveri dhe këtë administratë kaq cinike, por edhe këtë nivel parlamentarësh, ashtu si të paktën vetë kryeministri po e sheh përballë se: çfarë lloj trashëgimie ka përgatitur në mandatin e katërt të tij. Me pak fjalë, shqiptarët nuk mund të përdoren më për karriget e pushtetit. “Vullneti i përgjithshëm është gjithmonë i gatshëm ta sakrifikojë qeverinë për hir të popullit, dhe kurrë ta sakrifikojë popullin për hir të qeverisë”, citohet Ruso, në idenë e një funksionimi ideal.

Në këtë kushte, për Shqipërinë, zgjedhjet e parakohshme në këto kushte duken domosdoshmëri, paçka se  maxhoranca e hedh poshtë me arrogancën e numrave, kurse opozita dhe të tjerët me frikën e organizimit jo fair nga PS-ja. Lëvizjet e PS-së me ndryshimin e Ministrit të Brendshëm po tregojnë se në Kampin Rozë janë të përgatitur për gjithçka. Dhe, Rama është mjeshtër për befasitë.

Megjithatë, shqiptari i thjeshtë (ai që ka mbetur ende në vend) nuk mund të sakrifikohet më, për justifikimin e fytyrave si Agasi & Co që notojnë në luksin e Mbretit Midas. Uroj që zyrtarët ta ndjejnë se çfarë kanë bërë me shqiptarët, kurse politikanët ta bëjnë. Shqipëria ka vërtetë nevojë për Zgjedhje të Parakohshme, në këtë vjeshtë të hershme të vitit 2026.  (Javanews)