Bedri Islami – JavaNews.al

A do të rrëzohet Edi Rama në shtator?
Nga Bedri Islami

Ajo që ndodhi ditën e djeshme, 29 maj, në parlamentin shqiptar është pamja që do të ketë në shtatorin e konstituimit të parlamentit të ri. Megjithëse shumë nga deputetët do të jenë të rinj, tabllo do të jetë e njëjtë: ulërima, çjerrje, klithma, kërcënime, zaptim të foltores, degradim të mendimit politik nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, qeveria e re që do të bëjë sikur nuk dëgjon asgjë nga çfarë do të ndodhë.

Ka disa ditë që, me bujë e pompë të madhe, opozita e tashme, më e pakët se kurrë ndonjëherë, ka përcaktuar fillimin e shtatorit si ditën kur, përmes mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 majit, do të rrëzohet qeveria Rama, e veçanërisht kryeministri, dhe përmes rrëzimit të tij, do të vijojë punën një qeveri teknike, që do të përgatitë zgjedhjet e reja, e ku, natyrisht, përmes të cilave, opozita do të vijë në qeverisjen e vendit.

A do të ndodhë kështu? Është kaq e lehtë që një qeveri të rrëzohet përmes protestave, edhe pas 34 viteve jetë plurale dhe aspak demokratike?

A mund të bjerë një qeveri, thjeshtë se kështu kërkon opozita, apo, duhet të ketë shumë më tepër se kaq? A mundet që një opozitë, e nënshtruar krejtësisht nga halli i shefit të saj dhe e pushtuar nga mos durimi i ardhjes në qeverisje,  të jetë gjithnjë mediokër në thelbin e saj dhe të mos ketë mësuar asgjë nga e djeshmja?

I ka kjo opozita e tanishme, e rrudhur dhe me pak mendje të qarta,  kredencialet dhe besueshmërinë për t’u ndjekur nga ajo masë e madhe njerëzore, e cila mund të bëjë një revolucion përmbysës?

A do të ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare një rrëzim qeveritar me forcë, me protestë apo edhe me dhunë?

Kush është i interesuar të sjellë pjesë të botës latinopërmbysëse në shtetin ballkanik, i cili, qoftë si pjesë, Shqipëria londineze, qoftë si e tërë, Shqipëria përtej Drinit, ndodhen para evenimenteve jetësore kombëtare?

Liderët e opozitës, të djeshëm dhe të tashëm, në parti apo në institucione të larta, herë krejt haptas, herë duke e nënkuptuar, kanë vënë sigurinë e fjalës së tyre se fillimi i shtatorit është dita e fundit e Edi Ramës si shefi i qeverisë së Rilindjes. Berisha, ndoshta humbësi më i madh opozitar në të gjitha trevat ballkanike, ka ndarë kasnecët organizatorë në rrethe. Jo vetëm kësaj here, por pas çdo humbje, opozita, duke shkuar sipas mendjes së çartur të Berishës,  kanë shkuar edhe më tej se kaq. Ata kanë paralajmëruar hedhje në Lanë, përmbysje, revolucion, rrethimin e godinës kryeqeveritare dhe ndërprerjen e aktivitetit të saj, deri në përmbysje, qoftë edhe përmes forcës.

Opozita është në të drejtën e saj të protestojë kur e mendon vetë ajo më të kohës; megjithëse ka profetizuar që në qershor 2013 se kjo qeveri do të bjerë përmes dhunës revolucionare, për çka ishte i bindur Berisha, e tashmë edhe Ilir Meta, që sapo mori lajmin e gjykimit. Opozita ka të drejtë të mbledhë njerëzit e saj, ku i ka dhe ku nuk i ka dhe, përmes tyre të bëjë presion mbi qeverinë për një qeverisje ndryshe, për të ndaluar kriminalizimin e jetës parlamentare, për gjyqësor e drejtësi ndryshe, për gjithçka që e mendon se është në të drejtën e saj.

Dhe ajo po i bën të gjitha këto, ose më saktë, po synon t’i bëjë të gjitha këto, duke bërë më herët disa prova të përgjithshme në qytetet e ndryshme të vendit, sidomos aty ku e mendon se janë bastionet e saj. Natyrisht, prova e saj më e rëndësishme ishte ajo e 8 janarit, kur një pjesë e opozitës sulmoi godinën e partisë së tyre, si në një sulm mesjetar, me hunj, gurë, drurë dhe shkallë e litarë!!

Por, le të shtrojmë disa nga gjërat më kryesore:

Së pari, a mund të rrëzohet tani qeveria Rama, që është Rama 4?

Kabineti i ardhshëm qeveritar, si e ka konceptuar shefi i qeverisë, më pak se çdo kabinet tjetër është i socialistëve. Kështu ka ndodhur me çdo kabinet të tij. Ai do të jetë  një mendim teknik i shefit të qeverisë Rama, i cili, si duket, e ka më të lehtë të veprojë me njerëz që i binden, se sa me njerëz që mendojnë.

Ndryshimet që do të bëhen, të cilat duhet të ishin bërë që në krye të herës, më shumë se sa nevojë për ndryshim, do të vazhdojnë të jenë, një gjetje politike e administrative pas daljes në një dritë zvetnuese të skandaleve financiare dhe mbushjes së kupës nga ministrat e mëparshëm. Frika nga SPAK do e bëjë shefin e qeverisë të zgjedhë një ekip, ndoshta më të paaftë, por të pa goditshëm nga drejtësia.

Pas 12 viteve qeverisje nuk është më koha e krahasimit të saj me qeverinë Berisha, sidomos në mandatin e dytë të saj, sepse krahasimet do të çalonin, por edhe sepse në kaq vite duhej të ishte krijuar një mendësi ndryshe e drejtimit të vendit, praktikë e devotshme dhe krijimi i institucionit të ndëshkueshmërisë ndaj elitës politike të korruptuar. Pa pritur veprimin e SPAK, që, edhe pse në ndonjë rast ka qenë abuziv dhe në kalim të së drejtës, përsëri ka forcën të tund një qeveri.

Tani nuk është më koha që të lehtësohemi me faktin se Rama është qeverisës më i mirë se sa Berisha, se ky nuk të vret si Berisha dhe as të krahasohet me bëmat e tij. Njerëzit e votuan Ramën pikërisht që të mos jetë si Berisha dhe e rivotuan që të krijojë një qeverisje model. Çka kishte munguar e vazhdon të mungojë në Shqipëri. Mandati i katërt, si duket, do të jetë edhe i fundit i qeverisjes së tij, por kjo nuk e lehtëson të vërtetën.

Për pushtetin e tij vetjak Berisha ishte autokrat i dorës së parë me shikim nga diktatura. Për të mbajtur atë, ai bëri majin e vitit 1996, marsin e vitit 1997, shtatorin e vitit 1998, ai synoi përmbysjen e shtetit totalisht dhe si nocion. Atë synon të bëjë edhe tani, që ishte në fakt, kënga e tij e fundit e mjellmës. Pas 11 majit ai e ka në dorë të mbajë fort opozitën, deri në një moment të dhënë, por nuk ka më as forcën, as kohën e duhur të qeverisë këtë vend. Në politikë, si kudo në jetët njerëzore, janë disa postulate, përtej së cilës nuk mund të shkojë askush. Sidomos një njeri, gjynahet e tanishme të së cilit, dalin për disa breza.

Rama, ndërsa në dy mandatet e para shkoi drejt autokratit, tani është e rrezikshme të shkojë drejt absolutizmit, duke përmbysur një besim të shprehur në votë, duke sjellë unin e tij politik mbi unin financiar dhe vendosur raporte përmbysëse mes shtresës së varfër e të mesme, ku është forca politike që e drejton dhe oligarkisë financiare e politike, që mbijetoi edhe u forcua në kohën e tij, duke qenë tani njëra nga tentakulat më të forta, ndoshta më e fuqishmja, e kapjes së shtetit.

Rrëzimi i qeverisë Rama në këto momente, kur ende raporti i besimit , mes tij dhe asaj që mund të vijë, është ende në favor të tij, është njëra nga pamundësitë, me të cilat nuk mund të ushqehet një revoltë dhe nuk ngrihet një kauzë.

Opozita do e provojë të bëjë të pamundurën, por kjo nuk varet nga dëshira e saj. Nuk varet as nga thirrjet që bëhen çdo ditë për përmbysje, as nga selektimi i ndjenjës se, “ nëse nuk bie qeveria Rama, vendi do të shkojë drejt luftës civile”, as nga mediat që janë edhe përtej opozitës dhe bëjnë kasandrën mediatike, më shumë si shenjë urrejtje ndaj ish kolegut e mikut të tyre, se sa për hir të së vërtetës.

Koha për të rrëzuar një qeveri nuk përcaktohet nga opozita dhe as nga dëshira e saj. Të ishte ashtu, megjithë thirrjet , shpesh herë, halucionante të pushtetarëve të rënë nga pushteti, prononcimet, publikimet, sajesat , arrestimet,  apo të tjera, honin financiar të vitit 2013 etj, qeveria do të kishte rënë prej kohe.

Është e vërtetë se zhgënjimi nga qeverisja e tashme ka marrë të drejtën e tij. Edi Rama vetë nuk është më në ato përmasa dhe shkallë besimi si  njeriu i shpresës së të varfërve dhe dishepulli i së drejtës. Qeveria e drejtuar prej tij nuk mori mësimin e ndëshkimit nga e keqja e krijuar në qeverisje dhe hodhi shpesh herë mbi supet e saj mantelin të mundurit. Gjithësesi, 11 maji tregoi se ai mbetet zgjidhja më e mirë.

Por, kjo opozitë, duke krijuar mitin e rrëzimit të një qeverie përmes një proteste, apo dhjetra protestave, rrethimit të parlamentit apo sajimit të kauzave që e përjashtojnë atë, përmes të njëjtëve liderë apo nënliderë,  të provuar dhe të stërprovuar dhe të mbytur në afera koruptive e pa ide gjeneruese, nuk mund të bëjë asgjë më tej se sa krijimit të një rrethi vicioz në politikë, nga e cila edhe ajo vetë nuk del dot.

Koha që qeveria Rama të mësojë nga besimi i 11 majit ka ardhur!

Koha për rrëzimin e qeverisë Rama është ende larg!

Të paktën edhe katër vite larg! Iluzionet e pushtetit krijojnë ddritë – hije të rrezikshme për opozitën!

Së dyti : kredencialet e opozitës.

Opozita e tashme është ndoshta më e lodhura dhe më e konsumuara që ka Shqipëria në më shumë se tri dekada jetë plurale.

Mos besimi ndaj saj është shtrirë që nga rradhët brenda vetes, çka solli heshtjen e madhe të mbi 300 mijë votuesve, të njohur si aradhë e saj, por edhe në mjediset që pak ose aspak kanë të bëjnë me të. Në 11 maj ajo kishte 250 mijë vota më pak se katër vite më parë. Është ronditëse.

Në 12 vitet e qeverisjes Rama, e gjithë ajo që mund të mbahet mend nga opozita është përfshirja e saj në kauza që nuk ishin të saj dhe nga të cilat, ose u dëbuan, ose kanë kaluar në histeri politike.

Edhe protestat e tanishme , në thelbin e tyre, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshira, deri në shfaqje manjake, për të mbajtur opozitën nën hyqmin e një njeriu, i cili e sheh mbajtjen e saj si kalin e shpëtimit të familjes së tij , para së cilës ende nuk janë hapur rreziqet e vërteta, njëra nga të cilat nuk do të mbyllet kurrë, edhe nëse nuk do të ketë trajtim gjyqësor : 21 janari! Vendosja e hegjemonisë familjare mbi një strukturë partiake është reminishencë e së shkuarës, nga e cila Shqipëria, sado që përpëlitet, nuk po shqitet dot.

Në këto 12 vite për njerën pjesë të opozitës, shqupasve, dhe më shumë se tetë vite për pjesën tjetër, lësëistëve, nuk mbahet mend asnjë aksion i vyer, nxitës, përplasës dhe me rrjedhë pozitive.  Nëse opozita quan gjete politike falangat e armatosura të “ ruajtjes së votës”, të krijuara nga Gazmend Bardhi, atëherë ajo joshet nga ide naziskine

Figurat politike që duan t’i prijnë lëvizjes së opozitës për të përmbysur qeverinë Rama, janë, po ashtu, me kredenciale politike e njerëzore, në të shumtën e tyre, tejet të lodhura, të konsumuara, të provuara dhe të refuzuara. Në shumë prej tyre fshihen skandale financiare të së njëjtës përmasë që ka përfshirë edhe kupolën rilindase. Përmes tyre nuk mund të vijë shpresa, por ankthi i së keqes, i asaj që mund të quhet pa droje, si ankthi i humbjes së tretë të Evropës nga shqiptarët.

A do të  ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare një rrëzim qeveritar me forcë, me protestë apo edhe me dhunë?

11 maji, në fakt, duan apo nuk duan opozitarët, jo për kërshëri, por si mbështetje, është pranuar nga shtetet perëndimore. Në një kohë të tillë, ku gjërat po ndryshojnë marramendshëm shpejt, ku interesat politike gjeostrategjike po shndërrohen në interesa financiare, përkrahja e hapur ndaj 11 majit është shenjë dalluese. Sado të kërkosh mes rrjeshtave, nuk gjen dot dënimin, as braktisjen.

Liderë të opozitës, mes të cilëve shquan për thirrje radikale shefi i saj politik dhe ende njeriu më i fuqishëm, Berisha, versionin e përmbysjes me revolucion e kanë trajtuar shumë herë dhe seriozisht. Edhe tani po ndodh kjo, megjithëse me zërin më të mekur. Askush më mirë se sa vetë ai nuk i di shkaqet e humbjes së thellë. Në një çast sinqeriteti, në një studio televizive, pas 11  majit, ai e pranoi hapur se e kishte ditur humbjen. Dhe e kishte pranuar. Por e kishte mbajtur brenda vetes.

Berisha njihet si njeriu që ka pas vetes metingashë të shumtë, por jo të fuqishëm si në vitin 1991, kur me një fjalë të tij shkatërronin e digjnin gjithçka.

Ai e ka provuar dy herë grushtin e shtetit. Herën e parë në prishjen brenda natës të Qeverisë së Stabilitetit, kjo edhe me porosi të disa të arratisurëve politikë që kishin bërë krime në Shqipëri, çka e solli në pushtet; herën e dytë në shtator 1998, me armë dhe bashkësia ndërkombëtare e detyroi të tërhiqej dhe të mbyllej në strofullën e partisë së tij, ku në bodrume rrinin njerëzit e tij besnikë të armatosur rëndë.

Një herë e tretë do të ishte fatale për të.

Sidoqoftë kohërat kanë ndryshuar. Detyrimet politike ndërkombëtare shqiptare, dhe të ndërkombëtarëve ndaj saj, edhe kur shefi i qeveriesë luhatet nga e majta në të djathtë, pa gjetur kurrë qetësi, nuk mund të lejojnë krijimin e një gjendje amorfe, destablizuese dhe përmbysëse.

Shqipëria e tanishme, dhe ky është fakt më pozitiv për qeverisjen e gjatë të Edi Ramës, nuk është më shtet i panjohur, pa identitet, i braktisur, dhe, as parajsa e krimit. Sado që të akuzosh, në të gjitha gjuhët që di, shtetin tënd, si narkoshtet apo qeveri të lidhur me krimin, ajo që ndodh në Shqipëri, atë që njerëzit tashmë e dinë, sjell një pamje krejt tjetër. Jo të mrekullueshme, por normale.

Përmendja e emërit të Shqipërisë nuk sjell ndër mend imazhin tronditës të mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Shqiptarët që banojnë jashtë e dinë këtë fare mirë dhe, sado që opozita të shkojë me mendjen e mykur të Topallit, ata e ndjejnë këtë më mirë se secili opozitar, dhe natyrshëm vota e tyre do të jetë për këtë ndryshim.

Që qeveria  e  së majtës,  po shkon drejt mbushjes së kupës kjo është diçka që ndjehet, por është ende një qeveri e besuar, e mbështetur dhe e njohur. 11 maji tregoi se, ndryshe nga sa mund të jetë pritur, skandalet financiare nuk e joshën humbjen e besimit ndaj saj.

Do të kisha dashur dhe është mirë që qeveria e tashme të shkundet fort e mirë, të dalë nga kllapia ku e ka hedhur besimi i qytetarëve, të cilët bënë të pabesuarën: i dhanë të drejtën të qeverisë e vetme kjo shumicë, për të katërtën herë, gjë që nuk besoj do të ndodhë më.

Shkundja e qeverisë , nëse do të ndodhë, do të jetë vlerë e opozitës, por nuk e besoj se mund të ndodhë kur e gjithë zhurma dhe buja bëhet nga të njëjtët që duan thjeshtë ndërrimin e kuajve të karrocës, dhe që, në kaq shumë vite, kanë bërë shumë më pak se sa bëri në tridhjetë vitet e para një regjim i rrëzuar me të drejtë, ai që shkoi. (DITA)

Pse SPAK apo KLP apo KLGJ janë të shushatur dhe rrinë si pulat në një ditë shiu përballë Berishës?
Nga Bedri Islami

Është e vështirë të përceptohet se si një institucion i drejtësisë, për pak kohë, ndoshta edhe nga që kishte mbështetur shpatullat në dy struktura të fuqishme, ndërkombëtarët dhe shumicën qeverisëse, ngrihet tepër lart në besimin e njerëzve dhe fillon të bjerë, po aq rëndshëm, në bjerrjen e besimit ndaj tij.

SPAK ishte, pa dyshim, institucioni që në pak kohë, sidomos pas vendosjes në drejtimin e tij të kryeprokurorit Dumani, struktura që fitoi besim të ndjeshëm te njerëzit, jo vetëm për goditjet ndaj politikës, por edhe ndaj disa bandave ,që në kohë të ndryshme, kishin pasur mbështetjen e politikës.

Rritja e shpejtë e besimit , si duket, krijoi dobësinë e tij, garancinë e drejtësisë së tij relative. Një institucion drejtësie, në gjendjen e tij të natyrshme është një strukturë e arsyeshme, që respekton gjithnjë ligjet, mes tyre, edhe ato normale. Kontrata që bashkon SPAK me shtetasit nuk u duhet imponuar këtyre të fundit nga dobësia e sistemit, apo edhe më tej, nga shprishja e ballancës mes së vërtetës, të drejtës dhe ligjit.

Si është e mundur që njerëzit në këto 35 vite të lirisë së mendimit, të cilëve gjithkush u thotë se kanë lindur të lirë, pranuan me aq lehtësi autoritetin e një institucioni, që kishte në vete mbështetjen që cilësuam më tej, si dhe të drejtën e ligjit?

Si është e mundur që pak ditë, kjo rritje filloi të bjerë dhe ndikimi i këtij institucioni po shkon gjithnjë e më tej nga shprishja , ndërtim i një raporti mes besimit dhe mos besimit, duke i dhënë peshë këtij të fundit?

Njerëzit besuan dhe vazhdojnë të besojnë në SPAK pasi në 35 vite ata shikonin se institucionet e tyre , me gjithë lëvizje të ngadalta, jo vetëm nuk ishin më efikase dhe të durueshme për njerëzit, por, në të kundërtën, ata krijuan gangrenën e shtetit, krijuan frymën antihistorike të grabitjes dhe realizuan mendimin e prapshtë se, një njeri i zot është ai që vjedh, që korruptohet, dhe kjo është një gjë e natyrshme. Kthimi i së keqes në normalitet ishte shkaku themelor i krijimit të kësaj strukture. Njerëzit kërkonin një vjegëz besimi dhe e gjetën aty.

Mjaftoi një shkarje e rëndë, e papritur, mbushur më shumë me mllef dhe arrogancë, që zbuloi se brenda kështjellës së shtrenjtë dhe të domosdoshme ishte krijuar miti i pathyeshmërisë dhe i pa gabueshmërisë. Një tufëz prokurorësh, të ardhur në këtë strukturë jashtë çdo merite dhe pasojë e së djeshmes korruptive apo abuzive kishin gjetur strehën e tyre në një sistem, i cili, i ngritur për të hequr të keqen, duket se po shprish edhe veten. Mjerisht, duket se pushteti i tepërt i dhënë kësaj strukture, po e konsumon atë dhe krijon ndjesinë e një force të tretëpolitike pushtetore, e cila, edhe pse nuk është realisht në zgjedhjet e 11 majit, në fakt është aty. Krijimi i autokracisë në SPAK është po aq i rrezikshëm sa dobësimi i gjithë sistemit të drejtësisë.

Një oligarki e zgjedhur brenda sistemit të drejtësisë mund të bëhet po aq e rrezikshme sa edhe një oligarki tiranike, në qoftë se kërkon të ushtrojë absolutizmin. Kësaj, pas ngritjes së hovshme, nuk i shpëtoi dot as SPAK, BKH dhe GJKKO.

Rasti Meta fillimisht, mënyra e arrestimit të tij, duke humbur çdo lloj sensi njerëzor, e aq më tepër çdo lloj ndjenje politike. Njeriu që po arrestohej në mes të rrugës, regjistrohej nga një kamera e fshehtë, kishte qenë njeriu i parë i shtetit, në funksionet më të rëndësishme të qeverisjes, pa asnjë frikë largimi apo kërcënimi, e megjithatë zvarritja e tij si të ishte nga kapot e bandave më të rrezikshme në Shqipëri, ishte shenja e parë e madhe e ngarkesës së tejkalimit të së drejtës, dhe, mbi të gjitha, e krijimit të një force brenda shtetit, që , po vendosej mbi institucionet e shtetit. Po i përdhoste ato, duke përcjellë kumtin se, tani e tutje, bazat e ndëshkimit janë vetëm në duart e tyre dhe askush nuk mund të jetë mbi to. Ishte mbivendosje e një pjese të pushtetit të pavarur mbi pushtetet e tjera. Miti i të paprekshmit dukej sikur po binte, ndërkohë ngrihej miti tjetër, po aq i dëmshëm, i nëpërkëmbjes së të drejtës njerëzore.

Rasti Veliaj ishte edhe më tej i rëndë. Askush, as sot e kësaj dite, nuk e di me saktësi se cilat akuza rëndojnë mbi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Mendoj se as vetë prokurorët që ngritën dosjen nuk e dinë saktësisht. Është krejt e mundur që, deri sa ata vetë të binden dhe të gjejnë arsyen përse zoti Veliaj është i burgosur, ky do të vazhdojë të qëndrojë aty, duke qenë gjithnjë nën hetim. Absurdi nuk ka arsye dhe nuk mund të përcillet aq lehtësisht me krijimin e psikozës se, kryebashkiaku i pa bugosur mund të shprishë provat, një metodë që, si e kam cilësuar në një shkrim tjetër, ngjan shumë me Gjykatën dhe Prokurorinë Specale të Kosovës, me qendër në Hagë, që, pasi bëri arrestimet e disa nga liderët e UÇK_së, filloi të hetojë dhe të shkruajë akuzën, gjë që zgjati më tepër se një vit e gjysëm.

Arrestimi i zotit Veliaj, i përgatitur edhe filmimi i këtij çasti, përkulja e arsyes dhe e shtatit përballë frymës dhe figurave të opozitës, përfshirja në këtë institucion të njerëzve që ishin militantë të flakët të opozitës, dalja e dosjeve të veçanta jashtë saj, direkt në dyert e opozitës, edhe kur për to ka vendime të prera të mos publikimit, krijimi i një ndërlidhje mes analistëve dhe media opozitare me vetë strukturën e posaçme, konfliktet e interesit të krijuara në vite apo pritja e një kohe për të ndëshkuar Kryetarin e Bashkisë, qëndrimet autokrate dhe përçmuese në sallën e gjyqit, dalja e të dhënave dhe fotove jashtë kësaj salle në duart e opozitës, të gjitha së bashku dhe secila veç e veç, me dashje tashmë, sepse nocioni “ pa dashje” ka rënë prej kohësh, ka krijuar hendekun e parë, jo thjeshtë mes shumicës qeverisëse dhe SPAK, por mes këtij të fundit dhe njerëzve që e kanë besuar si një forcë e ligjshme, e rreptë, por e drejtë në vetë sistemin e kalbur.

Të dhënat e fundit të përgjimeve pa fund, kudo e mbi këdo, kanë krijuar aliazhin e frikshëm të një sistemi të shkuar, që sundon mbi ndërgjegjen njerëzore dhe mbi të drejtën e ligjshme; fakti që në këtë vorbull janë vënë edhe figura të rëndësishme të drejtësisë apo politikës, raste që duhet të kenë dyshime të forta se pas tyre fshihen vepra të rënda penale, po ashtu, krijon mitin e rremë, por gjithësesi të frikshëm se mbi jetët njerëzore është i plotfuqishëm SPAK, dhe vegla e tij e bindur është GJKKO.

Në më pak se 20 dite besimi ndaj këtij instiotucioni ka pësuar luhatje të habitshme dhe të papritur. Në të shumtën e rasteve kjo nuk ka të bëjë me “ dialogun kundër vënës” mes qeverisë dhe SPAK apo institucioneve më të larta të sistemit, por, mbi të gjitha , mes njerëzve dhe vetë SPAK.

Sepse është e natyrshme të pyetet : përse SPAK apo KLP apo KLGJ janë të shushatur dhe rrinë si pulat në një ditë shiu përballë agresivitetit të liderit të opozitës apo të tjerëve pranë tij, që i mallkon, i linçon, i kërcënon, ndërsa përballë mendimit të shumicës për të korigjuar atë që është e arsyeshme dhe e drejtë , menjëherë shpupulohen, marrin zjarr, futen në debat pa fund dhe kërcënojnë, sikur të jenë institucion mbi shtetin dhe mbi të drejtën?

Është e natyrshme që , disa prej tyre, e shkuara i tërheq zvarrë nga opozita, me të cilën jo vetëm kanë qenë të lidhur, por edhe ku janë shënuar mjaft nga mëkatet e tyre të së djeshmes. Kjo ërheqja nga pas është në fakt zvarritje dhe dobësimi i sistemit të drejtësisë.

Me dashje tashmë, e jo pa dashje, SPAK po merr tiparet e një force të tretë politike, që , edhe pse nuk ka të drejtën të zgjidhet, përsëri mund të vendësë shumë gjëra në këtë rrugë të gjatë. Disa nga kolegët e tyre të djeshëm, si Gjin Gjoni e të tjerë, kur perdja e drejtësisë ra, ngritën shpejt siparin e politikës dhe u bënë pjesë e primareve të opozitës. Është njëri ndër shembujt që dëshmon se nën petkun e të pavarurit vazhdojnë të rrinë mbjelljet e politikës, që, duke i dërguar në sistemin e drejtësisë, i lejoi të bëhen të pasur, arrogantë, të ngopur me vetveten, por, ama, ua shënoi mëkatet dhe ua tund defterët e së djeshmes.

Arrestimi i Veliajt, ende në hetim, është shenja më e dukshme e bërjes pjesë të SPAK në politikë. Tashmë, askush nuk ka dyshim për këtë.

Edhe thirja apo arrestimet e mëpasme, pikërisht nga zona ku vota do të jetë e ndarë , ndoshta nga një dorë pëlqimesh, të shpie drejt këtij mendimi.

Ndërkohë, gjithçka që është thënë e po zvarritet do të vazhdojë të ketë këtë gjendje.

21 janari do ta kalojë përtej 11 majit, edhe si fillesë e hetimit, pastaj do të harrohet; Gërdeci, ku jo këto që po gjykohen tani, por ata që ishin mbi to, as nuk mund të thirren në një hetim të zakonshëm, grushti i shtetit i shtatorit 1998 as nuk është fare temë, konçensionet e mëdha të periudhs 2005 – 2009 as nuk janë ngritur ndonjëherë, rruga se si u pasurua dhjetëra politikanë, gjykatës, prkurorë, lidhjet e tyre me bandat, as nuk janë temë e SPAK, edhe pse mund të ketë mjaft indicie shumë më serioze se sa letra e krijuar brenda e saj e “ Nesti Angonit”; ndërkohë bëhet Vetingu 20 vjeçar i kryebashkiakut të Tiranës, për të cilin votuan mbi 250 mijë njerëz.

Mos u çudisni nëse në 20 ditë SPAK humbi rreth 20 për qind të mbështetjes së njerëzve, vetë kjo stukturë u fut në këtë rrugë. Ndaj, duan apo nuk duan, dhe me siguri që nuk duan, është koha që të mendohet seriozisht, jashtë deshirës së SPAKJ, që pas, një sprove disa vjeçare, me të metat dhe të mirat e saj, të bëhet ajo që është e domosdoshme dhe që ndodh kudo në botë: rivlerësimi, përmirsimi dhe forcimi i këtij institucioni, duke pasur parasysh se askush nuk është mbi ligjin. As vetë ato.

Gazeta Dita

Përse është lënë i lirë tani Berisha
Nga Bedri Islami

Ngjarja më e bujshme e javës së fundit pa dyshim ka qenë ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin e akuzuar për privatizimin e paligjshëm të Kompleksit Partizani, si dhe të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të denokracisë dhe korrupsion madhor. Ishte një vendim i papritur.

Një vendim që, për disa ishte i papritur, të cilin, as vetë Berisha, njeriu i akuzuar, nuk e kishte pritur , e për të tjerë, rrjedhë e natyrshme e gjërave që prej viteve kanë rrjedhur në këtë vend. Me gjithë katrahurën e ndodhur në Shqipëri, mjerisht, asnjë politikan i shkallës sipërore, edhe pse krimet, fajet e dëmet kanë qenë të mëdha, nuk është dënuar.

Çfarë ndryshoi në gjendjen e tanishme të ish kryeministrit shqiptar, që prej 11 muajve ndodhej në arrest shtëpie, të cilin as nuk e respektoi asnjëherë plotësisht, dhe as e detyroi kush ta respektonte? Dukej sikur një ligj i posaçm ishte krijuar pçosaçërisht për të dhe palët, nga njëra anë SPAK dhe, nga ana tjetër Berisha, kishin bërë një marrëveshje të heshtur: SPAK sikur nuk e dinte se çfarë ndodhte në katin e tetë të pallatit ku duhej të ishte në arrestin e tij shtëpiak Berisha, dhe ky i fundit, sikur nuk e çante kokën se çfarë synonte struktura që e kishte burgosur.

Tani ai është i lirë, si ka ndodhur edhe në raste të tjera, ku, pasi ka gjëmuar, mallkuar, leçitur dhe bërë çfarë ka mundur, në fund është ndjerë i lirë dhe i ringritur në kalin e tij të betejës.

Përse është lënë i lirë tani Berisha dhe, nëse ky është vendimi i duhur, i mbështetur në arsye fuqiplota të jurispendencës, kush do të ketë, të paktën përgjegjësi morale, për burgosjen 11 mujore të tij?

Ka tre shkaqe themelore të lirisë së tij:

Së pari, dosja e gjykimit të Aferës së klubit Partizani tani është në gjykatë. Provat janë mbledhur, dëshmitë janë të organizuara, grupi i prokurorëve ka përfunduar mbledhjen e dëshmive, ashtu si mund të ketë edhe prova të reja që mund të paraqiten. Sigurisht është një gjyq i vështirë, jo se çështjet mund të jenë të ngatërruara, por sepse njeriu që do të gjykohet është po Ai , që në këtë vend, në tri dekada e gjysëm ka bërë ligjin plotësisht kur ka qenë në pushtet dhe ka ndikuar e imponuar fuqishëm kur ka qenë në opozitë.

E gjithë filozofia politike e Berishës, që në dhjetorin e vitit 1990, si askund tjetër, ka qenë e mbështetur në dhunë, përplasje, shantazhe dhe egërsi. Kjo frymë, në masë të ndjeshme , është edhe te pasuesit e tij.

Përballja me të vërtetën e asaj që ka ndodhur ka qenë e vështirë, e herë pas here, e pamundur. Mjafton të sillen ndër mend seancat gjyqësore të farsës gjyqësore të 21 janarit, ku gardistët e grumbulluar në sallë bënin gjyqin e pokurorëve, apo, edhe më tej, kur vetë policia e shtetit refuzonte një urdhër ndalimi të prokurorisë, si një grusht shteti i vogël.

Si duket , ka pasur nevojë për një zbutje të klimës që po afrohet.

Ndoshta , fillimi i afërt i gjykimit, përbën edhe shkakun e vendimit. Që, gjithësesi mbetet i dyshuar në saktësinë e tij.

Së dyti, që në krijimin e strukturës së posaçme anti korrupsion, opozita, në të gjithë krahët e saj, është e vendosur të përmbysë atë. Duke mos qenë e aftë të përmbysë ligjet që e kanë krijuar, atë synon ta bëjë përmes kërcënimit dhe leçitjes në emër të veçantë, që, herë pas here, kanë synuar të bëjnë më tepër se sa opozita mendon se e kanë të lejuar. Në mendësinë e opozitës hetimi, gjykimi apo dënimi i shefit të tyre politik është një temë tabu, që nuk mund e nuk guxon të ndodhë.

Berisha gjithnjë, jo vetëm tani, e ka menduar veten të paprekshëm. Kjo e tashmja mund të jetë më e pa rëndësishmja në aktivitetin e tij politik dhe drejtues, por, edhe kaq, është e pa besuar. Sa herë që është ndodhur përpara një mundësie për të qenë subjekt i ligjit dhe i ndëshkimit, ai vetë, ose familja e tij biologjike, tërbimi i Berishës ka qenë i pa fund, i llahtarshëm, i gjithë anshëm, me pasoja për jetën e atyre që kanë pasur të bëjnë me të, por edhe me jetën e vendit. Çdo herë ka ndodhur kështu: edhe në ngjarje të vogla, edhe në të mëdha. Kujtesa nuk mund të shmangë tërbimin e tij parlamentar në rastin e Gërdecit, në 21 janarin, ngjarje që duhej të kishin fundosur përfundimisht figurën e tij politike dhe qenien e tij si drejtues.

Ngjarjet që paraprinë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë, duan apo nuk duan strukturat e njësive të posaçme të drejtësisë, kanë lidhje edhe me atë që quhet mosbindja qytetare, por që në fakt është thjeshtë fillesa e një rebelimi që të çon drejt përmbysjes së një qeverie përmes dhunës. E aq më tepër presioni ndjehet në strukturat e drejtësisë, ku njerëzit që bëjnë pjesë aty nuk janë as prej hekuri dhe as të pa ndjeshëm.

Së treti, në kulisat e politikës shpesh herë ndodhin lojëra më të mëdha se sa mund të paramendohet nga njerëzit e zakonshëm. Politika e ul perden në çastin ku nuk dëshiron të hapen letrat dhe e e ngre përsëri kur gjërat duken njëjtë si më parë.

Jam larg mendimit se arresti dhe liria e tij janë vepër e Edi Ramës. Të ishte kështu atëherë mjerë opozita. Sepse thjeshtë duhej pyetur : nëse e arrestoi çfarë fitoi dhe, nëse e liron, përsëri çfarë fiton?

Rama nuk ka të bëjë me strukturat e drejtësisë së re, Do të kishte dashur të komandonte edhe aty, por nuk mundet. Jo se nuk do të kishte dashur, por sepse nuk e lënë. Ata që nuk e lënë, në fakt janë më të fuqishëm se ai vetë dhe kanë investuar pikërisht për këtë: që edhe një shef qeverie autokrat, bile drejt absolutizmit qeverisës, të mos ketë mundësi të prishë ingranazhin e saj. Në mos tjetër, ai, Rama, për një mik të vjetër të tij, si Ilir Beqja, do i kishte kthyer prapsht të gjithë ingranazhet e dhëmbëzuara të SPAK , por nuk e bën dot.

Aq më pak për Berishën. Mendimi i opozitës se pas kësaj loje qëndron Edi Rama është naiv dhe i rrezikshëm për vetë atë. Është alibi e humbjes që po e përgatitin vetë, duke e hyjnizuar kundërshtarin në fuqinë e tij marramendëse, dhe duke e vënë veten në pozitën e rajasë, që nuk mund të bëjë asgjë.

Rasti Berisha, edhe pse ende nuk ka marrë fund, sepse , ashtu si SPAK ka paralajmëruar, çështja mund të shkojë në një instancë më të lartë, ka edhe hijen e një grup shtetesh, që, në këtë moment, nuk duan pa qetësi në shtetin shqiptar, ku ende fryma e anti amerikanizmit nuk është e dukshme, me gjithë përpjekjet e një klani brenda opozitës për ta nxitur atë.

Shqipëria është ende vendi ku ndikimi rus, sidomos pansllav është i largët, ndryshe nga sa ndodh në tre shtetet fqinj, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Revoltat në Shqipëri duhen qetësuar, të paktën deri në muajin maj, kur zgjedhjet e reja politike do të jenë fundi i një pjese të klasës së vjetër politike dhe fillesa e pakët e një mendimi ndryshe.

Jo të gjithë u gezun nga liria e tashme e Berishës. E, po ashtu, jo të gjithë u hidhëruan.

Kush u gezua dhe kush u trishtua nga liria, qoftë edhe e përkohshme e Berishës?

Një pjese e madhe e militantëve të lidhur me Berishën ishte e natyrshme të gëzoheshin. Ata e kanë lidhur jetën, mendimin e tyre politik dhe filozofinë e përshtatjes pikërisht me figurën, karizmën dhe pushtetin absolut të Berishës. Këtë e kanë bërë sinqerisht, sepse e besojnë atë në fuqinë e tij, janë të bindur se vetëm ai mund të rrëzojë Ramën nga pushteti dhe të risjell edhe një herë opozitën, si në vitin 2005. Ata e kanë pritur këtë çast, dhe besojnë se ky është fillimi i kthesës së pritur, për të përmbysur situatën dhe për të qenë pjesë e pushtetit. Disa e besojnë sinqerisht këtë, disa e shohin si rrugën e vetme.

Pastaj është pjesa metingashe e opozitës. Të cilët e kanë parë qeverisjen e së djathtës si një mundësi pasurimi, kthimi në parajsën e humbur, në postet që kanë pasur dhe në mundësinë e shfrytëzimit të mëtejshëm të fuqisë që iu është dhënë dikur. Kjo trupë, edhe pse pa ide të qarta dhe asnjë lloj vizioni është e gatshme të kthehet në kamikaz , jo thjeshtë politik, për të qenë rishtas pjesë e pushtetit, është e aftë të kthehet në njësi e armatosur, si ndodhi në vitin 2021, të bëjë presion dhe të ushtrojë dhunë, e ndoshta edhe të vrasë.

Nëse e majta në pushtet do i kishte dhënë të njëjtat fuqi dhe mundësi grabitje, me siguri, një pjesës e madhe e tyre do të ishin “ majtizuar”.

Këto janë të gëzuarit e çastit, por të rrezikshmit e mëdhenj.

Të gëzuar janë edhe grupimi i vogçëz i Ilir Metës, që presin me padurim kthimin e këtij të fundit në kthinat e partisë së tij. Nganjëherë e njëjta gjë shfaqet në dy forma, e rëndë dhe komike. Kjo e fundit duket në kapërcimet zbavitëse të pasuesve të Ilir Metës, ku tronditja e tyre nuk tremb askënd dhe figura e shfaqur shkon drejt komikes.

Brenda opozitës ka edhe një pjesë, jo të pa rëndësishme aktualisht, që hidhërimin e tyre bëjnë përpjekje ta fshehin pas duartrokitjeve dhe gëzimit sipërfaqësor.

Të përfaqësuar nga Bardhi dhe një soj i tij, ata nuk e kanë dashur kurrë Berishën dhe një grup që është i lidhur me të. Gazmend Bardhi, natyrë melankolike, shpesh pre e anktheve, e kalon një pjesë të jetës së tij në gjendje ekstaze mistike. Ai është rob i emocioneve më tepër se kavajasit normalë e shpesh përmes zemërimit foshnjarak, shpreh gjendjen e tij të dyzuar emocionale. Ai ka pritur me padurim dënimin e Berishës, shpesh herë akuzat e tij dhe të këtij grupi kameleonësh kanë qenë më të rënda se dosjet hetimore të SPAK-ut, padurimi i tyre për theqafjen e Berishës ka qenë i dukshëm në çastet kur dukej se fati i tij u rrokullis dhe nuk do të ngrihej më. Janë rikthyer për të qenë aty të gatshëm në rënien e piramidës berishiste, për të ngritur një tjetër.

Liria që ai fiton përmes një gjyqi , vendimin e të cilit pak kush e priste, e bën të vështirë përballjen me të, ndërsa humbjen e bën të sigurtë. Bardhi, edhe sikur të ishte shfaqje e një karakteri të fortë, përsëri do të humbiste ndaj një figure si Berisha, që dorën e hekurt në forcën politike që drejton, si dihet, nuk e ka vendosur tani. Por, që në çastin e parë kur ka menduar se i rrezikohet pushteti.

Në kampin qeverisës tendenca për të pasur një kundërshtar të burgosur, për disa kohë ishte kthyer në gëzimin e ditës, ashtu si përtypën jo pa hidhërim edhe lirinë e Berishës. Qoftë edhe të përkohshme.

Njeriu që mendon se tani rregullat e lojës do të jenë në dy porta, që herë pas here janë mirë kuptuar mrekullisht, kur fjala ishte për pushtetin e tyre, Edi Rama, nuk është i trazuar.

Ai e di se interesat e njerëzve mund të bien në ujdi, por jo ndërgjegjet. Atij i pëlqen që djalli i kryengritjes, duke menduar për Berishën, të marrë pamjen e ëngjellit të reformës. E di gjithashtu se despotizmi i tij brenda forcës politike që drejton ka përballë despotizmin e liderit të opozitës, dhe, duke u ballafaquar me to, e di fare mirë se në shumicën qeverisëse, tani për tani, nuk ka asnjë figurë tjetër që mund ta rrëzojë.

Edhe nëse do të ,mund të ishte, a ka më lehtë t’i trembë të gjithë me gogolin e Berishës, ashtu si ky i fundit i tremb të vetët me gogolin e Edi Ramës.

Në fund të fundit , pikëroisht kësaj gjëje i sherben edhe liria e tanishme e Berishës.

Gazeta Dita

Nacionalizmi grekoman dhe sovranistët e Tiranës
Nga Bedri Islami

Mund të jetë lehtësisht e kuptueshme përse nacionalistët e çartur grekë apo fantazmat e tyre politike në struktura grekofone në Shqipëri janë kaq të trazuar për bashkinë e Himarës.

Vangjel Dule, fati i të cilit është i lidhur pikërisht me këtë nacionalizëm, ka qenë gjithnjë i interesuar të ketë helenizim të pjesëve të jugut të Shqipërisë, dhe, megjithëse është deputet i listës së parlamentit shqiptar, qasja e tij ndaj ngjarjeve është deri diku e kuptueshme. Ai, në fund të fundit , është në grazhdin e tij dhe nuk mund të përfytyrohet të dalë jashtë tij.

Gardhishtet që i janë vënë e çojnë deri në belbëzimet politike, por tani, me partinë e tij drejt shuarjes , nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa bëri në dy palë zgjedhjet e fundit për Bashkinë e Himarës.

Mund të jetë lehtësisht e kuptueshme përse një pjesë e banorëve të Himarës, të konvertuar si minoritarë, për shkaqe financiare, janë në zërat e parë të shfaqjes nacionaliste greke në Shqipëri. Dora që të ushqen nuk kafshohet, dhe ky është një postulat që atdhe mohuesit e kanë mësuar nga mot.

Të kuptueshëm janë edhe ata banorë të Himarës, që tani kanë nënshtetësi greke, jetojnë dhe punojnë prej dekadave në shtetin fqinj, dhe, një herë në dy vite, duke mbushur autobusët e paguar nga të tjerët, vijnë në Himarë për të votuar. Buka e gojës, thoshin dikur, të çon edhe në derë të hasmit, megjithëse tani ata njohin shtetin grek si atdheun e tyre.

Ajo që është e pa kuptueshme, nganjëherë edhe e neveritshme, përse opozita shqiptare, e shfaqur si forcë e djathtë, “ sovraniste”, që mendohet se bart mbi vete doza të nacionalizmit shqiptar, në fund të fundit si shumë të njëjta forca politike në botë, është kaq e interesuar të shesë kaq lirë veten, Himarën, njerëzit dhe pjesë të së ardhmes.

Një forcë politike që pretendon të jetë mbrojtëse e interesave të kombit, – në fakt nuk ka qenë asnjë ditë – është e pakuptueshme nyja që ka ndërtuar mes pjesës së saj dhe skajit nacionalist grek , në Shqipëri dhe jashtë saj.

Cilat aspirata mund të mbrojë ajo, kur, edhe pse është e njohur kundërshtia e saj me shumicën qeverisëse, kjo është e drejtë e saj, nuk mendohet se mund të ndërtojë një strategji të tillë, që, duke nxitur ekstremizmin grek, në shtetin fqinj dhe në vendin tonë, bëhet pjesë e një loje, që pak të thuash, është e pështirë.

Edhe sot , gjithë ditën, por edhe më pas, do të shtrohet pyetja krejt normale, si ndodhi që përfaqësuesi i shumicës qeverisëse fitoi bindshëm në përsëritjen e zgjedhjeve lokale, kur dy vite më parë, në 14 maj, ajo humbi për fare pak vota?

Është një pyetje normale, zhvillimi i së cilës, sado të ketë përpjekje të lidhet me votat e blera, mashtrimet elektorale, kapitjen e KomisionieritQendror të Zgjedhjeve, mungesën e kartave të identifikimit, joshjen e zakonshme të pushtetit, dhënien e legalizimeve, transferimin e votuesve – gjë që nuk mund të bëhet- , lojërat politike dhe maninë e Edi Ramës për të pasur pushtet mbi gjithçka, megjithëse tani e majta drejton në 56 bashki të vendit, nga 61 gjithsejtë: pra, sikur të gjitha këto të mblidhen së bashku, nuk shpjegon faktin e përmbysjes së rezultatit, duke shkuar tej çdo pritshmërie.

Përse fitoi bindshëm Vangjel Tavo, socialisti i dikurshëm, që u bë Lësëist, kundërshtar i së majtës e përsëri u kthye te fIllesa e rrugës së tij politike?

Jam i bindur se, edhe nëse e majta do të kishte vendosur një kandidaturë tjetër, ajo përsëri do të fitonte. Ndoshta jo kaq bindshëm, por do të fitonte.

Thelbi qëndron në lojën që desh të luhej mbi kurrizin e Himarës. Një lojë e pështirë, maskaradë politike, që, sapo fillonin të heshtnin kambanat në Tiranë, ia fillonin me zhurmë më të madhe në Athinë.

Opozita dhe forcat nacionaliste greke që u futën në këtë lojë, pas shpinës apo në ballë, hodhën në lojë kartën e nacionalizmit ekstrem, të pleksur me gjithfarë turbullirash politike dhe shtetërore, të cilat, duke dashur të venë vetullat në fitoren e ngushtë të 14 majit, që më shumë ishte rrjedhë e arrestimit të kandidatit Beleri , më shumë nxorën në pah të vërtetën e lojës politike që po luhej nga gjithfarë belerësh, bollanosh dhe dulesh, që, më shumë se gjithçka tjetër kërkonin me ngulm formimin dhe mbajtjen e një bastioni të helenizimit, si shkallë për të vajtur në shpërthime nacionaliste.

E djathta në opozitë, duke i prerë drutë gabim, mendoi se nxitja e një konflikti nacionalist mes shtetit shqiptar dhe atij grek do të ulte në minimum referencat pozitive të zhvillimeve politike të Shqipërisë dhe do e vendoste atë përballë një zjarri nacionalist grek, ndaj të cilit do të bënte lëshime. Kur nuk ndodhi kështu me 14 maj, ata i lëshua bateritë në 4 gusht, por jo për të fituar zgjedhjet, por në krijimin e një alibie të humbjes së tyre.

Nacionalizmi ishte karta e gabuar e opozitës.

Për dy arsye themelore:

E para, askush nuk e beson më atë si një forcë me ndjenja të forta atdhedashurie. Figura të njohura brenda saj janë të respektuara , por ata nuk përbëjnë vijën e saj politike dhe vizionin e saj kombëtar. Në shumë vite, besimi ndaj opozitës si forcë kombëtare, ka humbur çdo terren politik dhe shoqëror.

Rruga e saj drejt pushtetit, për mbajtjen e pushtetit, në opozitë, ka qenë me humbje të mëdha të karakterit të saj, që lidhen me vlerat e kombit. Pavarësisht se drejtuesi i saj pëlqente të quhej si babai paternalist i shqiptarëve në Ballkan, dyert ishin të mbyllura , pikërisht nga fajet e tij politike dhe qëndrimet e dyshuara ndaj kombit. Nuk është fjala vetëm për afishimet me qeverinë serbe, në kohën e Embargos, shitjen e naftës dhe të armëve në drejtimin e serbëve të Bosnjës, por me gjithë rrugën që është ndjekur.

Kur afishuesi i një vije është i pabesueshëm, e pabesueshme bëhet edhe ideja e tij, në këtë rast ekstremiteti nacionalist, me degëzim në qarqet ekstreme greke dhe filiza në vetë opozitën.

Sherri i krijuar mes së Majtës dhe të Djathtës për Himarën afishoi qëndrimet e kundërta, por, në të njëjtën kohë bëri që banorët e Lumit të Vlorës, që me 14 maj kishin qenë disi të zemëruar me qeverinë Rama, të ri ndiznin motorët.

Së dyti, zona ku shtrihet bashkia e Himarës nuk është vetëm qyteti me të njëjtin emër, as Vuno, Dhërmiu apo Borshi, një shumësi e madhe e banorëve të saj përbëhet nga ajo zonë që quhet Lugina e Lumit të Vlorës.

Është një zonë e njohur për patriotizmin dhe atdhe dashurinë e saj, aq sa edhe për mendimin korrekt ndaj nacionalizmit grek. Historikisht, në këtë zonë, nuk ka pasur asnjëherë qëndrime kundër fqinjëve të tyre himariotë, përkundrazi kanë dhënë e kanë marrë. Edhe kur u është dashur të ndeshen me nacionalistët grekë të ardhur në Himarë, ata kanë bërë mençurish ndarjen mes “ të ardhurve për sherr” dhe vendasve autoktonë.

Loja nacionaliste që u vendos në qendër të fushatës së opozitës dhe mediave pranë saj, shto edhe mediat greke që gjetën një shesh, bëri efektin e kundërt të asaj që kishin pritur.

Disa rezultate, krejt ndryshe nga 14 maji, dëshmojnë se loja nacionaliste nuk gjeti terrenin e saj. Në Horë Vranisht kandidati i së majtës mori 89,2 për qind të votave, ose 1165 të tilla, kundrejt 141 votave të opozitës. Në një bashki me diçka më shumë se 28 mijë votues, ku shumica janë jashtë Shqipërisë, vetëm kjo e dhënë është dërmuese. Në fshatin Tërbaç, që njihej dikur si fshati i 11 gjeneralëve, duke ia nisur që nga Hysni Kapo, 330 vota shin për Tavon, dhe vetëm 7 vota për Gjikurinë.

Është e vërtetë se, herë pas here, këto zona votojnë “ atdhetarisht”, pasi e çmojnë më të sigurte votën ndaj një figure politike që përfaqëson atë forcë që ka mbështetur gjithnjë, edhe pse mund të ketë dhjetëra probleme me shtetin.

Nacionalizimi nuk është portë nga e cila mund të shkosh në pushtet. Kur atë e përdor në interes të lakmive të forcave shoviniste, është më e është të biesh në theqafje.

Kjo po i ndodh edhe opozitës. (DITA)

“Kujdes municionet” – Ndrea Prendi dhe 21 janari
Nga Bedri Islami

Ngjarjet e 21 janarit tani njihen në imtësitë e tyre. Procesi , pas sorollatjeve të shumta, është në zyrat e SPAK, si shpresë e fundit për të pasur drejtësinë e munguar, që për shumë vite ishte e mbetet drejtësi e dhunuar, e përtallur, e keqpërdorur, e shëmtuar. Nga njëra anë e saj qëndronte shteti i nëpërkëmbur, që ishte mposhtur përfundimisht nga kryeministri i vendit, që, pasi kishte akuzuar gjithçka, deri në themelet e shtetit, presidentin e vendit dhe kryeprokuroren e republikës, dhe, nga ana tjetër familjet e të vrarëve, që kishin humbur jo vetëm të afërmit e tyre, por edhe besimin se diçka mund të zgjidhej një ditë. Arroganca e pushtetit ishte e kudoshme, deri mbi jetët e tyre.

Kohët e fundit , megjithëse dihej se ekzistonin, u bënë të njohura regjistrime të reja të urdhrave të dhënë nga komandanti i Gardës së republikës, Ndrea Prendi.

Është e pabesueshme të përfytyrosh një shtet që, në qetësinë më të madhe, pas një urdhri nga eprorët e lartë, qëllon mbi shtetasit, pikërisht kur çdo gjë po përfundonte. Urdhrat e dhënë nga drejtuesi i operacionit janë qartësisht të sigurta, zëri i tij është i egërsuar, nuk ka asnjë merak se pas kësaj do të vriten njerëz, që nuk duan asgjë tjetër veçse ndëshkimin e së keqes, dhe, krejt qetësisht jep urdhrin për të qëlluar në trupat njerëzorë. E përsërit atë sikur bën ftesë për një ushtrim rutinë, dhe ka vetëm një moment kur ai është i trazuar dhe jep porosinë e çuditshme:

“Kujdes municionet”!

Ky ka qenë meraku i drejtuesit të operacionit, dhe, pasi ka qëlluar, nga arma e tij mendohet se janë vrarë dy njerëz, pasi ka bërë planin për të ndryshuar rrjedhën e hetimit, ka përgatitur mashtrimin me ndërrimin e tytës së armës me shoferin e tij, pasi është i kënaqur se më në fund ka zbatuar dëshirën e shefave të katin e tretë të godinës qeveritare, bën thirrjen për të pasur “ kujdes municionet”.

Nuk ka asnjë urdhër të tij për të pasur kujdes se mos vriten njerëz të pafajshëm. Se mos vrasjet e planifikuara do të ndodhin në të vërtetë. Nuk i bën syri “ terr” për të vrarët. Janë shtrirë në rrugë. Ai ka merakun se mos kalohet gardhi i godinës qeveritare, brenda së cilës janë dy njerëz ende të pa ndëshkuar. Ai ka të vetmin merak , “ kujdes municionet”.

Nuk e di se si janë ndjerë familjarët e të vrarëve barbarisht, por e kuptoj kërkesën e tyre të vazhdueshme për drejtësi. Më shumë se 10 vite qeverisje e së majtës ka qenë më se e mjaftueshme për të zbardhur shumë rrethana dhe ndodhi të asaj dite fatkobe të pluralizmit shqiptar, që e shtyu demokratizimin e vendit edhe një dekadë të paktën.

Sa herë jam ndalur në këto regjistrime më është dukur e pabesueshme që një ushtarak i lartë, i stërvitur, i cili mendohet se , në mos tjetër, njeh rregullat e vendlindjes së tij, sipas të cilave gishtin e këmbëzës e tërheq një buall, sepse duhet menduar mirë për gjakun e derdhur, dhe merakun e ka se mos vartësit e tij po harxhojnë më shumë municione se sa duhet. Të vrarët nuk i interesojnë.

Në të vërtetë kjo është fytyra e pushtetit që ishte dhe mëton të vijë përsëri. Një njeri mund të çmendet, dëmi i i tij mund të jetë i përgjakshëm, por çmendja e një shteti është e përbindshme.

Përse një ushtarak i lartë i gardës së republikës u bë befas kaq cinik në mizorinë e tij? Megjithëse një ndarje që kaloi 13 vite, përse ajo është ende aktuale, e përditshme që risjell në vëmendjen njerëzore jo vetëm dhunën, por shumë më tepër se kaq?

Në Shqipëri, në 34 vite pluralizëm , nga dy partitë politike që janë alternuar në pushtet, është kultivuar ndjenja e paprekshmërisë. Të gjithë kanë besuar se janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Përjashtimet kanë qenë të pakta, vetëm sa për të vërtetuar rregullin e pashkruar.

Opozita, e cila synon të vijë në pushtet, megjithëse është e bindur se kjo është e pamundur të ndodhë, kultivon, edhe sot e kësaj dite, ndjenjën e forcës mbi drejtësinë, mbi pushtet e tjera. Kur nuk ia arrin përmes korruptimit, atëherë përdor forcën , ose, predikimin për dhunë.

Thuajse çdo natë, nga ballkoni i katit të tetë , në një rrugicë, që edhe vetë opozitarët nuk e dinë pse e quajnë “ rruga e shpresës”, është i njëjti predikim i dhunës, përplasjeve, forcës, dërrmimit dhe kohës për pushtetin e pa kontrolluar. Është e njëjta retorikë si ajo e 21 janarit, i njëjti skenar dhe parashikim i njëjtë si do të mund të jetë pushteti i tyre i një kohe të ardhshme.

Nuk është se kjo gjuhë dhune e force nuk ka pasur ndikim. Mes akuzave të ngritura për ish ministrin Ilir Beqja, i cili është në arrest me burg, dhe, nga ana tjetër, akuzave të ngritura për Jamarbër Malltezin, ekziston një hendek i madh. Hetimi ndaj të dytit, që është dhëndër i familjes Berisha, për më tepër me lidhje të dyanshme të politikës financiare, përbën dyshime shumë më të mëdha se ajo që përfshin ish ministrin Beqja. Por, ndërsa i pari është në burg, tjetri është në shtëpi. Për më tepër, edhe pse në arrest shtëpiak, normat e këtij arresti thyhen sa herë që të ketë dëshirë. Një i vendosur në arrest shtëpiak duhet të shkojë në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat policore, qoftë edhe një polic i vetëm, çka nuk ndodh me dhëndrin e Berishës.

Gjuha e dhunës, e forcës, kërcënimit shfaqet edhe në pinjollët më të rinj të opozitës, të cilët e dinë fare mirë se nuk mund të pranueshëm ndryshe, përveç kësaj paraqitje. Një humbës i madh në zgjedhjet bashkiake të Tiranës, duke djegur gomat e makinave , kërcënon policin në detyrë, “ prit sa të vij në pushtet”. Një riosh në politikë si Gazmend Bardhi nxjerr gjoksin para, si në një shfaqje teatrale dhe kërcënon deri në disa breza. Shan, bërtet, hedh xhaketën si një bos mafioz, përsëri kërcënon …dhe pret çastin e pushtetit. I njëjti që në zgjedhjet e fundit krijoi detashmentin e ruajtjes së votës, si forcë paraushtarake, e njëjtë me atë të Sheshelit apo të Arkanit. Drejtësia hesht.

A mund të dihet se cili ligj, cila Kushtetutë lejon krijimin e grupeve të armatosura paralele, që lëvizin nëpër qytete, ndalojnë njerëz, mjete, kontrollojnë, përleshen, dhe , në fund vrasin? Cili ligj e ndalon drejtësinë e re të hetojë mënyrën se si u ngritën këto grupe të armatosura, mbi bazën e cilit vendim, kush ishte drejtuesi i tyre, kush i financoi, cili i siguroi mjetet, nga cilët përbëhej. Sepse është krejt e mundur që ata , të cilët vranë në 21 janar, apo që “ bënë kujdes municionet”, të jenë pjesë e tyre, jo larg, por pas një viti, në zgjedhjet e ardhshme politike. Nëse SPAK nuk heton, dërgon për gjykim grupet e armatosura kriminale dhe drejtuesit e tyre, që marrin jetë njerëzore dhe ndjellin krimin, atëherë çfarë do të hetojë dhe gjykojë?

Nuk e solla rastësisht shembullin në fillim të këtij shkrimi. Dhuna mbi drejtësinë është motiv i forcave të errëta. SPAK e ka më lehtë të hetojë pjesë të qeverisjes së sotme, pasi askush nuk i kërcënon, askush nuk ndjell krimin në jetën e tyre, përkundrazi, i mbështet, të paktën publikisht.

Por ende në vetëdijen e tyre, të pjesës dërmuese të SPAK, edhe sikur të vazhdojnë të jenë gjithnjë të mbështetur nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, është ndjenja e frikës, qoftë edhe e pa vullnetshme.

Dosje të mëdha që lidhen me figura të rëndësishme të opozitës presin në sirtarë, por që hapen fare pak, zvarriten, ose në fund mbyllen krejt.

Sepse është ende ai shembulli i pa skrupull, i një drejtuesi të lartë ushtarak, që, ndërsa vriteshin njerëz të pafajshëm, lëshonte vëmendjen “ kujdes municionet”. (DITA)

“Çka dreqin kanë këto zverdhane, që nuk e shohin të mirën a të bukurën?! Nga dreqin vijnë?!”
Nga Bedri Islami

“Çfarë po ndodh në Tiranë?”, më pyeti një mik i vjetër, gazetar dhe financier i njohur, që, pas viteve të gjata i burgosur politik në Kosovë, tani jeton në Zvicër.

Kishte qenë në Tiranë dhe, duke ecur si zakonisht në sheshin kryesor, befas , një grup i turbullt njerëzish kishin filluar të ndiznin goma makinash dhe tymrat kishin pushtuar sheshin.

“A janë në vete këto njerëz, – vazhdoi ai, – si të donte të hiqte një pjesë të zemërimit të tij, more, po Tirana nuk është e tyre, bile aspak e tyre. Është e jona, e të gjithëve. Ç’ka dreqin kanë këto zverdhane, që nuk e shohin të mirën a të bukurën?! Nga dreqi vijnë e ngulen aty, se nuk e besoj se janë qytetarë të Tiranës. Kush e do Tiranën, e mbron”.

Çfarë po ndodh në Tiranë?

Mund t’i thosha me pak fjalë se ajo që përsëritet aty nuk është as Tirana dhe as opozita e mençur. Është një nga shfaqjet më qesharake të një opozite të lodhur. Hedhin tymuese, djegin goma makinash, bërtasin, mbajnë fjalime të përsëritura, dëgjojnë se çfarë thonë dy a tre që tashmë duken të lajthitur, përplasen me policinë, shajnë dhe, më pas, si një rutinë të zakonshme, shpërndahen.

Kërkojnë largimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, gjë që nuk e kanë arritur në tri palë zgjedhje vendore, ku, në secilën prej tyre kanë humbur gjithnjë e më thellë, për të shkuar te humbja e fundit, që ishte katastrofa më e madhe e opozitës në Tiranë.

Ish-kandidati për drejtimin e bashkisë nga opozita u prin metingashëve. Pas tij bija ish-kryeministrore, edhe ajo e shpallur e pa dëshiruar në Shtetet e Bashkuara, pikërisht për korrupsion madhor dhe pengim të shtetit të së drejtës. Më pas një përfaqësues i partisë së Ilir Metës, një avokate që desh të fusë në satër gjithë pallatet e Tiranës, një a dy aktorë.

Po të bësh një njeri nga secili kopsht apo secila shkollë që ka ndërtuar Veliaj në mandatet e tij bëhen më shumë nga ata që protestojnë.

Po të dëgjosh klithjet delirante të atyre që flasin, e kupton edhe më mirë përse kanë humbur gjithnjë e më thellë dhe se kush ka dashur të qeverisë kryeqytetin e këtij vendi, ku jeton tashmë thuajse gjysma e popullsisë.

Po të gërmosh pak më thellë në pusin e të asaj që ndodh para godinës së bashkisë dhe se çfarë bëhet nga ajo mini-turmë lëvizëse, shumë nga të cilët as nuk banojnë në Tiranë, je më i qartë përse këto njerëz nuk e meritojnë të vijnë ndonjëherë në pushtet.

Opozita ka provuar prej më shumë se 10 viteve të rrëzojë një pushtet që e ka humbur me votë disa herë. Pavarësisht se kush e ka drejtuar atë, në skenë dhe në pas skenë: e ka humbur Berisha, kur ishte në pushtet dhe shumë banda ishin të lidhur me qeverisjen e tij; e ka humbur Ilir Meta kur ishte dora e djathtë dhe shpresa e opozitës, kur shpesh herë ishte vetë në krye të gangsterëve politikë dhe jo vetëm politikë, e ka humbur Lulzim Basha, kur kishte ende shpresë se mund të rifitonte diçka më shumë nga parajsa që e kishin dëbuar.

Humbja ka qenë emri i tyre. Kanë vetëm një fitore, 22 shkurti. Edhe atëherë, si shumë shpejt u dëshmua, nuk fituan, por humbën të tjerët. Ka një dallim të madh mes humbjes që të dhuron fitoren dhe fitores që vjen nga humbja. E majta në 22 shkurt 1992 humbi se ishte ende shpejt për rinovimin e saj politik. E djathta humbi gjithnjë sepse askush nuk e beson se ajo mund të rinovohet. Çka ndodh ditëve të premte para Bashkisë e saktëson këtë.

E majta, megjithëse kishte nostalgjikë, kishte natyrshmërinë të shkëputej nga e keqja. E djathta, që kurrë nuk u bë e tillë, vazhdon të jetë e pa korrigjueshme, e asfiksuar prej “liderit” të saj kalbësirë, që nuk e ka hallin e të pakënaqurve nga pushteti, por hallin e familjes së tij biologjike. Për të tjerat, rolin e tij fals në pluralizëm, në histori, apo tjetër ai e di mirëfilli se kjo do të jetë një pjesë e harruar, në mos më tej se kaq, një pjesë e nëmur.

Gjithë secili tiranas, por edhe banor i rretheve, e di tashmë fare mirë se qyteti i madh i dhjetë viteve të fundit është në një pamje e dritë krejt tjetër. Mund të ketë probleme, si në çdo ritëm të lartë ndryshimi, por ajo që duket është kaq e prekshme. Tirana gjallon e frymon ndryshe, shumë shumë ndryshe.

Është rrjedhë e vizionit ndryshe për qytetin madhor, të gjithë anshëm, të rritur me ritmin më të lartë se kudo tjetër, që i afrohet përditë e më shumë ritmit të qyteteve evropiane. E duan apo nuk e duan kryetarin e bashkisë, njerëzit normalë e pranojnë punën e tij. Që është e prekshme, e dukshme dhe shumë e vlefshme.

Nëse prona e një qyteti rrit vlerën e saj përditë, nëse vetë qyteti rrit vlerën e tij, do të thotë se puna ka lënë gjurmë dhe dukja e saj është e përfitueshme për të gjithë.

Këlliqi, ish kandidati i opozitës për kryetarin e bashkisë, në fakt humbësi më i madh në historinë kryeqytetase, i di fare mirë të gjithë këto, ashtu si e di humbjen e tij. Dalja e tij në protestën rutinë, të cilën vetë duan ta mbyllin, nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur me dy apo tre ish-drejtorë. Më shumë se gjithçka tjetër ai lëshon mesazhet e besnikërisë ndaj shefit të Rithemelimit. Lista e deputetëve të ardhshëm është jo larg dhe shenjat e besnikërisë duhen dhënë të sakta, të përhershme dhe të vazhdueshme.

Nëse mbetet jashtë listës, dhe shkak është humbja e madhe e tij, të cilën Berisha nuk ia harron, atëherë karriera e tij politike është drejt hiçit. Do të jetë rënia e paralajmëruar e një fillestari në politikë, që kurrë nuk arriti të burrërohet. Si shumë të tjerë në rënien e tyre, që vajtën në selinë e opozitës, duke menduar se përmes saj mund të vilen paratë, por kur nuk u gjendën në listat e deputetëve të ardhshëm, apo në funksione të ndryshme, e kuptuan se kaq ishte.

Erion Veliaj, drejtuesi i Tiranës për tre mandate nuk është guri që mund të lëvizet dhe aq më pak të bjerë qeveria. Protesta kundër tij, sado e mjerueshme nga ideja, njerëzit dhe drejtuesit e saj, nuk e rrëzon qeverinë. E as kryetarin e bashkisë. Kjo “protestë” sado mund të jetë e fshehur në qëllimin e saj, ka të bëjë thjeshtë me atë çfarë po ndodh në arrestin shtëpiak të shefit të partisë së tyre. Por qeverisë e bashkisë nuk i luan asnjë tjegull. Jo më ta rrëzojë.

Nëse do të përsëriteshin tani, këto ditë, zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar, diferenca mes Erion Veliajt dhe Këlliqit do të ishte shumë më e thellë. Kjo nuk është një e dhënë e fshehtë. Është një sekret i hapur, që e dinë edhe në selinë e opozitës së mbaruar. Gomat që digjen nuk janë mendim e as votë, por e kundërta e tyre.

Asgjë më shumë se ata djegës gomash dhe hedhës tymsesh nuk e dëshmon pse fitorja e Veliajt ishte plebishitare në 14 majin e shkuar dhe përse ajo do të ishte shumë më e thellë sot. Shumë shpejt nga 100 vetët e tashëm do të mbesë vetëm Këlliqi, Argita dhe njeriu i deleguar i Ilir Metës. Dhe ndonjë aktor që e mendon sheshin si skenën ku nuk pati kurrë sukses.

Pak vetë në këto vite kalimtare të pluralizmit kanë lënë jetën e tyre në shndërrimin e qyteteve që kanë drejtuar. Shumë prej tyre janë harruar. Kanë ikur pa lënë gjurmë. Ndonjë si Basha do të mbahet mend si drejtuesi që shndërroi bashkinë në hotelin e gjumit të madh të tij.

Socialistët dërguan atje dy figura që e kanë mundur opozitën sa herë kanë dashur dhe e kanë ndryshuar Tiranën duke e bërë më të bukur, më të denjë dhe më të afërt për gjithë shqiptarët./dita

Vjehrra e Berishës dhe cilët janë agjentët e tjerë që UDB i solli në Tiranë
Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Gazetari Mero Baze, në një emision televiziv, pohoi se vjehrra e kreut të Foltores, Berisha, ishte bashkëpunëtore e shërbimit të fshehtë serb, dhe se, në shumë vite ajo është ndjekur si e tillë.

Të dhëna, të sjellë nga burime të tjera dëshmojnë se të afërmit e saj në mbetjen Jugosllave, e më pas në Serbi, kanë pasur funksione të rëndësishme në aparatin e Millosheviqit, dhe se, të tjerë, nga e njëjta familje në Malin e Zi, do të ishin kumbarët e një lidhje mes shtetit shqiptar të periudhës presidenciale të Berishës dhe makinerisë vrastare të Millosheviqit.

Baze, për shumë vite, si askush tjetër më parë e më pas, ishte njeriu në hije i ish kryeministrit apo ish presidentit Berisha, që kishte autoritet më shumë se secili ministër pranë tij, përvijonte vijën politike që duhej ndjekur dhe, për shumë kënd, ai trajtohej si porta hyrëse në zyrën e ish presidentit. Pra, është njeriu që më shumë se kushdo, edhe se familjarët e tij, di për të fshehtat dhe enigmat që përvëlojnë kreun e Foltores.

Dyshimet për të dhënën e sjellë nga Baze kanë qenë të hershme. Shpesh herë pranë Berishës, por edhe shefave të tjerë qeveritarë, janë shfaqur jo rastësisht dhe jo befasisht, figura kontrakditore, të përfolura në lidhjet e tyre me shërbimin e fshehtë serb, e, më tej se kaq, si njerëz që kanë depërtuar në Shqipëri pikërisht përmes këtij shërbimi.

Rrallë herë, në institucionet shqiptare, janë afruar, si një politikë e mirë dhe domethënëse, figura të njohura në përkushtimin e tyre ndaj shtetit shqiptar. Në shumë raste kjo ka qenë vija zyrtare: përjashtimi nga jeta politike , e jo vetëm nga jeta politike, i atyre që janë njohur si mos përkrahës të berishizmit apo rrymave të tjera në Shqipëri, deri në hartimin e një liste me 175 emra, të figurave të lëvizjes çlirimtare, që kërkonin ndryshimin e pozicionit politik të Kosovës, qoftë edhe përmes një rrjedhe ndryshe, të padëshiruar, por të domosdoshme, luftës.

Njeriu i parë që erdhi nga shërbimi i fshehtë serb ( BIA ) ishte pikërisht i lidhur me familjen, që shumë shpejt do të bëhej familja presidenciale. Në janarin e vitit 1991, përmes shërbimit të brendshëm të LDK-së, dhe njeriut të saj, Ibush Kllokoçi, që vazhdonte të ishte shefi i UDB në Prishtinë, emisari i posaçëm i qeverisë së Millosheviqit u takua në Tiranë me Azem Hajdarin, solli financimet e para dhe udhëzimet për të vepruar më tej. Për takimin e tyre dhe qenien e tij në Tiranë, ai vazhdoi të vinte herë pas here dhe zotëronte një banesë komode deri në vitin 1997. Ishte informuar edhe presidenti i kohës, Ramiz Alia, që synoi të bënte izolimin e tij, por pa dobi.

Duke pasur drojën se bashkëpunëtorët e tyre do të mund të dekonspiroheshin nga ish të burgosurit politikë, të cilët ishin torturuar prej tyre kudo në burgjet e Kosovës, shërbimi i fshehtë serb shkëputi nga Bosnja një grup shqiptarësh, bashkëpunëtorë aktivë dhe i solli në Tiranë. Disa prej tyre: Shaban A. – i njohur si “ Bora”, Qaush K.- “Bashkimi”, Skender A. – “Besa”, Myrteza K. – “Toplica”, Lutfi S. – “Safiri”, Hilmi P. – “Azami”, Hivzi M. – “ Tir”, etj. Këta morën kontaktet e para me ish të burgosurit në Shqipëri, të dënuar si bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë jugosllav.

Pas marsit 1992 u rrit niveli i të dërguarve. Gjërat nuk po bëheshin më fshetas, por përmes një linje, që quhej “zyrtare”, nga seksionet e fshehta të krijuara në Kosovë, ku ishte depërtuar në strukturat e larta të partive politike shqiptare të sapo krijuara, deri në shërbimin informativ të shtetit shqiptar.

Nuk e kam kuptuar kurrë dhe vazhdoj të mos e kuptoj, se si, kaq haptas dhe pa e ndjerë në vete mëkatin politik, që në disa raste nuk është vetëm i tillë, njerëzit e politikës sonë, kur ka qenë fjala për lidhjet me Kosovën dhe ndërthurjen e mendimit të përbashkët, më lehtë e kanë gjetur të bashkëpunojnë me njerëz të cilët, kanë qenë figura të rëndësishme, të shërbimit të fshehtë serb.

Megjithëse aty ka pasur intelektualë të klasit të parë dhe atdhetarë përtej çdo niveli, e, megjithëse përsëri ka të tillë, politika shqiptare në Tiranën zyrtare e ka pasur më të lehtë, apo është detyruar, të zgjedhë dhe të afrojë “mëkatarët” shqiptarë të Kosovës.

Jam i bindur se shumë njerëz mund ta quajnë këtë si një paranojë e kotë, që nuk ka edhe aq lidhje me të vërtetën dhe që sillet si një fantazmë mbi politikën e Tiranës zyrtare.

Le ta shohim:

Në vitin 1990, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo, menjëherë krijoi edhe shërbimin e saj të fshehtë informativ. Në krye të këtij shërbimi u vendos Mehmet Loci, njëra ndër figurat më të njohura të shërbimit informativ serb, drejtues i këtij shërbimi në Pejë.

Rreth vetes dhe në bashkëpunim me dy figura politike të LDK-së, me Rexhep Gjergjin dhe Anton Kolën, ata krijuan një grupim të rrezikshëm me figura të njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil Kajtazi, të cilët, gjatë luftës, duke u prirë nga nënkryetari i LDK-së, Ekrem Kryeziu i Prizrenit, krijuan grupin për hetimin e “krimeve” të luftëtarëve të UÇK-së, dokumentimin e tyre dhe, të dhënat e tyre i përcollën drejt dosjeve të tashme serbe në Gjykatën Speciale.

Mehmet Loci, nga një prej të burgosurve politikë, të torturuar prej tij, është portretizuar si “spiun i frikshëm, i fortë, shtazë e uritur, i pangopshëm, që kishte Serbinë atdhe. Ai njihej edhe si “Hitleri prej Peje”.

Mehmet Loci do të bëhej shumë shpejt, pas majit të vitit 1992, njëra ndër figurat lidhëse mes bashkëpunimit të heshtur, por efektiv, mes Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar dhe atij të krijuar nga LDK-ja, e që në fakt ishte një zgjatim i forcës serbe në Prishtinë, që po zgjatej edhe drejt Tiranës.

Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame.

Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.

Petrit Ame dhe, vëllai i tij, Flamuri, janë dibranë të pjesës së shtetit maqedon. Ame, Petrit, përmes veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Evropës, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejtësinë. Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë shqiptarë dhe, duke patur mbështetjen e Shërbimit Informativ, trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.

Në skenën politike e më pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur, jo rastësisht, u bë publik një takim i papërgënjeshtruar kurrë i Arkanit ( Zheljko Raznjatoviç), ish shef i paramilitarëve serbë me ish shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede. Ndërmjetësi i këtij takimi jo rastësisht ishte pikërisht Petrit Ame.

Takimi i tyre u bë në një pulari në afërsi të qytetit të Shkodrës. Dy punonjësit e Shërbimit Informativ të kohës, që shoqëruan shefin e tyre në takim, jo shumë kohë më pas, në rrethana ende të pa zbuluara, janë eleminuar.

Ame dhe Arkan kishin qenë në të njëjtin burg në Belgjikë – Bruksel dhe aty ishin bërë vëllezër gjaku. Pikërisht nga ndikimi dhe këmbëngulja e këtyre strukturave, me influencë në shërbimin shtetëror të Tiranës, dhe posaçërisht prej tyre, u hartua edhe lista e 175 njerëzve, figura të lidhura me lëvizjen çlirimtare të Kosovës, të cilëve, ose nuk do u lejohej hyrja në Shqipëri, ose do të survejoheshin nga shërbimi informativ.

Disa prej këtyre, si do të bëhej e njohur më pas, do të jenë në personalitetet e larta drejtuese të UÇK-së, sot Heroj të Kosovës. Çuditërisht janë ndjekur pikërisht ata që e donin më shumë se gjithçka tjetër Shqipërinë, që donin të bashkërendonin me strukturat e shtetit shqiptar, por që iu dha porosia e qartë ; “Në Shqipëri mund të merreni me çfarë të doni, me tregti, me ndërtim, me blerje e shitje, por vetëm me lëvizje çlirimtare kurrë”.

Fakt i dhimbshëm është se edhe në marsin e vitit 1998, kur sapo lufta kishte filluar dhe po merrte përmasa të jashtëzakonshme, qeveria e kohës kishte ngurrimin të mbështeste këto struktura, dhe, për habi, e gjente më të lehtë dhe më komode të mbështetej në ato struktura ku ishte mbështetur edhe qeveria pararendëse e saj.

Nuk është jashtë reales ajo çka dëshmoi njeriu më i afërt i dikurshëm i Berishës, gazetari i njohur Mero Baze. Sipas saj, edhe në kohën e sundimit autokrat të Berishës, vemendja e tij ishte e kthyer nga Beogradi dhe habitej përse qeveritë greke bëjnë kaq shumë zhurmë.

Për fat të keq vazhdoi thirrja pranë pushtetit e njerëzve që kishin njerën këmbë në linjën serbe. Grupi i njohur si “Grupi i Kosovës” në Partinë Demokratike, i shfaqur befasisht në vitin 2005, menjëherë ose pak para fitores së opozitës, ndërtimit të pushtetit të tyre, kishte në vete edhe njerëz që kishin enigma në ardhjen e tyre.

Basha është njëri nga ata që janë thirrur nga opozita e Berishës, pikërisht kur do të ishte pjesë e pushtetit në vitin e largët 2005. Ishte si një dhuratë qenia e tij në vathën e politikës, që, më shumë se gjithçka tjetër kishte lidhje me tri enigma të mëdha:

Qenia e tij në strukturat që ishin bërë pjesë e hetimit të ngjarjeve të luftës në Kosovë, afërsinë e tij me zonjën Malltezi – Berisha, përmes së cilës erdhi klani i saj nga Kosova në PD, dhe, ajo më e rëndësishme dhe me komplekse qëndron në afërsinë e tij të papritur me biznesmenin serbo – boshnjak, Fazliq, nipi i Stanishiqit, shefit të shërbimit famkeq serb në kohën e luftës në Kosovë, një kriminel lufte.

Këto tri enigma nuk u zbardhën kurrë, por përmes tyre ai u bë pjesë e politikës. Bile pjesë e rëndësishme e saj. Në qeverinë e demokratiskave të vitit 2005 ai mori postet më kryesore: herën e parë atë ku ishin financimet e mëdha, herën e dytë ku do të bëheshin shitjet e mëdha, herën e tretë ku do të ndodhnin vrasjet e mëdha.

Ende pa u diplomuar si duhet, dikush e gjeti si me dorë dhe e dërgoi në zyrat e UNMIK-ut, në Kosovë, bashkë me bijën e Berishës, pikërisht aty ku shumë shpejt do të hetohej mbi të ashtuquajturat krime të ushtarëve të UÇK-së. Ishte në sektorin e hetimeve të UNMIK-ut nga dolën dosje të tëra të Millosheviçit, ato të brendshmet fare. Në gjyqin e tij në Hagë, çuditërisht, ai, kasapi i Ballkanit, ishte një hap para dëshmitarëve të ardhur nga Kosova, të cilëve ua dinte edhe ato që kishin thënë në bisedat e lira me hetuesit e huaj dhe përkthyesit shqiptarë.

Të afrosh pranë vetes, qoftë si këshilltarë politikë apo si drejtues institucionesh figura që, në njërën këmbë a tjetrën, kanë qenë a janë të lidhur me botën e shërbimeve informative të nëntokës serbe, nuk është modernitet dhe as largim i asaj që quhej luftë e klasave. Jo rrallë prej tyre kanë ardhur qëndrime paternaliste të politikës, janë krijuar shtjella të paqëndrueshme dhe ata janë bërë si të domosdoshëm të politikës sonë. Kjo i ndodhi edhe së majtës.

Baton Haxhiu në pragun e fillimit të luftës është takuar fshehtas me shefin e Shërbimit Informativ të Serbisë, Stanishiqin e njohur. Sit del më parë se të dalë Rama dhe dëshmon ai lëvizjet e tij qeveritare, etj.

Në fillimin e mandatit të tij të parë kryeministror, shefi i qeverisë, Rama kishte vendosur që këshilltari i tij për rajonin të ishte Shkelzen Maliqi, i cili është njeri i ditur, por edhe i biri i Mehmet Maliqit, ish ministrit ë brendshëm të Kosovës, organizator i planit “Bistrica”, përmes së cilit u vranë nacionalisti, Hasan Remniku dhe grupi i tij.

Në njerën nga qeveritë e së majtës, ministre e Arsimit ishte zonja Besa Shahini. Mund të ishte tejet e aftë dhe këtë e dinte më mirë ai që e ka vendosur. Por, njëkohsisht ajo është edhe mbesa e kryeshefit të UDB-së në Prishtinë, Ibush Kllokoqi, i cili ka qenë ndër më sadistët në burgosjet e shqiptarëve.

Pas gjithë këtyre lëvizjeve, herë të hapura dhe herë të mbuluara nën petkun e njerëzve intelektualë, kanë lëvizur milionat e botës së zezë financiare, të cilat kanë ushqyer partitë dhe drejtuesit e tyre, duke krijuar kështu një oligarki të rrezikshme, të gatshme që për një pasuri të re, të nxjerrin në ankand gjithë çka më të dashur dhe më të vyer ky vend.

Një çorbë që nuk e përtyp dot më askush
Nga Bedri Islami

Nga të gjitha pamjet e çuditshme në politikën shqiptare, njëra mbetet më e pështira: Ervin Salianji, në dyert e godinës së grabitur të Partisë Demokratike me hunj në duar, si njëri nga mbrojtësit e regjur të kështjellës, e cila sulmohej, po aq barbarisht dhe egërsisht, sa edhe mbrohej.

Tashmë sulmuesit dihen: Foltoristët kishin ndërmarrë njërin nga aktet më të turpshme, kishin ngritur mercenarët e tyre politikë, harbutë dhe, në të shumtën e rasteve, rrugaçë, për të sulmuar, marrë dhe dëbuar nga zyrat e selisë së partisë bashkë kolegët e tyre. “ Mbrojtësit”, po ashtu dihen, të grumbulluar rreth Bashës, “ si një trup i vetëm”, me dyer e dritare të blinduara, ata ishin një grusht rioshësh në politikë, të cilët kishin hyrë aty si prurjet e reja, por që në të vërtetë, edhe asaj dite, edhe sot përbënin , e vazhdojnë të përbëjnë një llum të çuditshëm politikë, pa asnjë ide, pa asnjë mendim progresiv, të gatshëm për dhunë dhe sherre, të humbur nga vizionet e duhura që i takojnë një force të qendrës së djathtë, dhe për më tepër , të gatshëm të hidhen sa në njërin kamp, në tjetrin.

Pa i vrarë ndërgjegjja dhe pa menduar për shembullin që japin.

Në të vërtetë, ende edhe sot, në politikë, ka një grupim njerëzish të ardhur aty rastësisht, më shumë nga nxitja e tutorëve të tyre politikë, sa të aftë për të shpalosur ide krijuese; më shumë kopje të së keqes, se sa mishërim i një brezi idealist; një grup njerëzor që, edhe pse e dinë fare mirë se në thelbin e tyre janë mediokër dhe , jo rrallë herë sharlatanë, qëndrojnë, bëhen agresivë, shamatarë, kërcënojnë, janë të gatshëm të japin prova besnikërie përmes forcës dhe mosbindjes, shkelin nëpër këmbë dinjitetin e tyre dhe, nuk e kanë për gjë të shkelin edhe të tjerëve, shpifin, krijojnë nga hiçi ngjarje për të pasur përfitime politike e vetjake, e në fund, megjithëse shesin burrëri në përleshje të largëta, kur vjen koha të dëshmojnë se kush janë, çfarë force kanë e ku duan të shkojnë, atëherë tërhiqen, nxjerrin një mijë e një shkaqe banale, “sëmuren”, mungojnë, turfullojnë, kërkojnë ndihmën e shamatarëve të tjerë, dhe, kur u vjen koha, shpërthiqen.

Njëri prej tyre, ndoshta më perfidi në këtë lloj grumbulluesish mediokër dhe gjurmues të instinktit të shefit të tyre është Ervin Salianji.

Pas asaj “mbrojtje heroike” të selisë së PD dhe sulmeve të ashpra ndaj liderit të Foltores, Berisha, pra, pasi shfreu gjithë mllefin e tij, duke menduar se e ardhmja e këtij të fundit kishte përfunduar, befas (dëshmi e karakterit, jo e mendjes) i kthehet t’i lehë tutorit të djeshëm, Bashës, edhe pse në vite, ishte ky i fundit që e promovoi në poste drejtuese në parti, ashtu si ndodhi me Grida Dumën, Gazmend Bardhin e të tjerë, të ardhur nga hiçi.

Duke qenë një ndër personazhet më qesharakë që ka pasur politika shqiptare në të gjithë këto vite, i pa asnjë lloj ideje politike e shoqërore, meskin në bindje dhe cinik në ligjërime që nuk të mbesin në mendje, ai , në fakt, duhet të ishte në burg, për sajesën e çështjes “ Babale”. Ndoshta njëra nga afishimet më të rëndomta të degradimit të politikës dhe të mendjes.

Salianji u bë i njohur me çështjen “Babale”. Fantazia e tij deri aty shkonte . Nuk mund të bënte më tej. Ai gjeti tre bashkëpunëtorë për të montuar dhe publikuar dy audio regjistrime, përmes të cilave supozonte se Agron Xhafa, vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa , ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Krijuan dëshmitarin “X”, që ishte një rrugaç ordiner. Sipas njërit nga të bashkë dënuarit, që kishte imituar zërin e Agron Xhafës, atij i ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti Salianji. Një histori e shpifur. “Babale” u arratis, po me ndihmën e opozitës. Salianji ka nisur odisenë e mungesës në gjyqe , kërcënimit të gjykimit, sipas të njëjtit fjalor e mendësi që ka gjithnjë në rastet e dënimeve të opozitës, si bandë politike.

Edhe pse tani është një çështje e njohur, krijuar nga hiçi për të njollosur figurën e një dinjitari të shtetit, ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, për këtë ai është dënuar nga Gjykata penale e Tiranës me një vit burg.

Por Salianji është i pranishëm në debatet televizive, në përplasjet me deputetë të shumicës qeverisëse, në sherret e rrugës, në ballafaqimet mediokre, duke bërë moral, pikërisht për atë që nuk e ka në figurën e tij, si qytetar, si njeri dhe si deputet.

Gjykimi i tij në Gjykatën e Apelit vazhdon prej kaq shumë kohe. Është bërë si historia e tjerrjes dhe ç’ thurjes së pëlhurës së Penelopës, megjithëse nuk dihet se nga cila udhë e gjatë do të vijë shpëtimi i tij.

Po bëhen pesë vite që është dhënë vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës dhe përfundimi në Apel duket shumë larg. Në të gjitha rastet ka munguar diçka. Një herë kërkohet përjashtimi i gjyqtares, më pas i Relatores së Trupit Gjykues, vazhdon me mungesat e papritura të avokatit mbrojtës, ne turmat e banditëve politikë ose jo politikë që kërcënojnë në sallën e gjyqit trupën gjykuese, dhe, si për të pasur një kapak, në fund, “sëmuren njëherësh, avokati dhe i akuzuari.

Kjo është një “ sëmundje” që ka filluar që në hetimin e dikurshëm të Lulzim Bashës në çështjen e nxehtë të skandalit të rrugës së Kombit, me “ sëmundjet “ e shumta të ish ministrit të akuzuar për zhdukjen e 230 milionë euro, mbylljen e hetimit përmes një precedenti të rrezikshëm. Ndërsa bandat në sallë janë vazhdim i asaj që ndodhte në gjykimin e vrasjeve të 21 janarit, kur mercenarët e Ndrea Prendit kërcënonin, ngrinin zërin, kërcëllonin armët e dhëmbët…

Salianji është më i njohur për karriget që hedh në sallën e parlamentit, se sa për mençurinë e dëshmuar. Më i njohur për tymueset, se sa për idetë që shtron. Më i njohur për mesazhet erotike, se për frymëzime politike që mund të ngjallë së paku te moshatarët e tij.

Ai i përket një brezi të ri politikanësh që nuk e vrasin mendjen për asgjë fisnike, që nuk bëjnë asgjë të vyer me pushtetin që u jep politika dhe nuk sjellin asnjë risi në idetë e tyre. Të mësuar me një bagazh të vogël të ideve dhe fjalë të përsëritura, më shumë përmes zhurmës, se sa përmes mendjes ata synojnë të ngrenë karrierën e tyre politike, duke u dëshmuar si njerëz të fortë, të denjë për kryetarin e vet, jo për njerëzit që përfaqësojnë; të gatshëm për sherr, jo për debate frytdhënëse; ata mohojnë të djeshmen edhe brenda partisë së tyre, pasi nuk kanë qenë pjesë.

Për to viti 1997, kur opozita e tanishme ishte e gremisur ishte një kotësi politike, sepse nuk shohin asnjë vlerë në ato pak njerëz që deshën të bëjnë edhe më tej opozitë. Për to hipokrizia është vlerë, karakteri është pengesë. Mirësia dhe mendja është e huaj, harbutëria është vlerë qytetare. Kur u duhet rrëmbejnë hunjtë e gardhit, kur nuk u duhen djegin edhe sallën e parlamentit. Me doza të vogla të integritetit, janë të gatshëm të mohojnë kolegët e tyre, lere pastaj çdo të vyer që mund të vijë nga pala tjetër. Kur janë në opozitë përballë kanë vetëm armiq të pushtetit, kur janë në pushtet shohin ballë tyre rrëmbyes dhe shpifarakë. Asnjëherë nuk shohin ide, mendim, virtyt. Çfarë u mungojnë.

Politika shqiptare do të ketë përsëri njerëz të tillë. Sepse është ndërtuar e tillë. Shkatarraqe, mohuese, përvetësuese. Politikanë si tipi Salianji, tipi Bardhi, është e vështirë të dalin nga vetja, sepse kanë hyrë në politikë me mendimin e zhvatjes, rrëmbimit, grabitjes, fyerjes dhe mohimit.

Pasi dështoi edhe seanca e fundit, përsëri për shkak të “ sëmundjes “ së avokatit mbrojtës, tani Salianji ka provën e fundit me 8 maj.

Nuk mund e nuk dua të paragjykoj vendimin e Gjykatës së Apelit. Nuk është në tagrin e askujt. Por shëmtia mbetet. Dhe kjo është njëra nga shëmtitë e mëdha të skenës sonë politike, ku është përfshirë meskiniteti, egërsia dhe mediokriteti njerëzor e politik, në një çorbë që nuk e përtyp dot më askush. (Dita)

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin: Iliri apo Monika?
Nga Bedri Islami

Në të gjithë këto ditë, duke parë përplasjen mes çiftit Meta – Kryemadhi, me tensionet që për shfaq, grindjet, herë përballë njëri tjetrit, e herë të tjera nga studiot televizive, në sheshe të hapura apo në mbledhjet partie, me ultimatume të thëna drejt për së drejti , apo nënkuptime përmes buzëqeshjesh, mendimi i natyrshëm është se cili prej tyre po bëhet gati të tradhtojë njëri tjetrit, apo, se cili e ka tradhtuar i pari tjetrin.

Ilir Meta ka ditë që luan rolin e sherr – budallait. Është e dhimbshme të shikosh njeriun që ishte jo shumë kohë larg , i pari i shtetit. Që kishte qenë gjithçka. Është trishtueshëm të mendosh se këto njerëz na kanë qeverisur. Këto që nuk e rruajnë as për burg as për prokurori. Që në 30 vite i kanë hipur pushtetit, kanë burgosur drejtësinë, kanë bërë pasuri marramendëse, janë sjellë me pushtetin më keq se me çifligun e babait, megjithëse nuk kanë pasur asgjë në ngastrat e tyre.

Është i çmendur Ilir Meta? A është vërtet kaq e zemëruar gruaja e tij? Ato që, njëri pas tjetrit apo të dy bashkë, turfullojnë ndaj njëri tjetrit dhe sistemit janë të turpshme edhe për një rrugaç ordiner, jo më për një familje që kushdo mund të ketë menduar se përfaqëson shtetin.

Por kjo nuk është themelore. Si njëri, ashtu edhe tjetri janë të gatshëm të lënë në baltë shoqi – shoqin. Askush të mos dyshojë për këtë. Megjithëse shiten për trima të mëdhenj, që kanë pas vetes “ 300 mijë Vojo Kushër”, njerëzit që kanë pas vetes numërohen me gishtërinjtë e dorës, e jo shumë larg, me gishtat e njërës dorë. Përgjithësisht hajdutët nuk janë trima. Nga ky rregull nuk përjashtohen as këto.

Kryemadhi ka shijuar në këto vite atë që as e ka menduar ndonjëherë dhe nuk ka pasur fantazinë as ta mendojë. Nëse do i kishin thënë Monës studente se, një ditë, në vilën e saj të stërmadhe, do të kishte banja të posaçme për qenë dhe mace, do të kishte kapur flokët e do të kishte zënë kokën.

Meta, po ashtu, nëse dikush do i kishte thënë se një ditë do të kishte vilë luksoze në bregdet, e pastaj një vilë ngjitur me të vjehrrën, po ashtu do të kishte qeshur me të madhe. Të nisur nga hiçi, u bënë gjithçka. U bënë sundues dhe tani që i është lëkundur froni, ata po bëhen gati të braktisin anijen e tyre. Problemi është vetëm se kush do të jetë i pari në braktisjen e tij.

Të jemi të qartë. Një jetë e kaluar përmes shantazheve ndaj të tjerëve, duke kërkuar për një firmë 700 mijë euro; e shkuar përmes një mijë e një enigmave dhe përvetësimeve, e sunduar nga forca dhe shtypja e së drejtës, nuk prodhon as jetë të ndershme, as njerëz besnikë, dhe as traditë të fortë familjare.

Ata mund të thonë çfarë të duan për njëri tjetrin, të jenë përbetuar për besnikëri, të jeni kthyer në kujtimet e hershme, ku janë takuar për herë të parë dhe në cilin cep janë puthur, kjo nuk e zhbën të vërtetën, se, secilën herë që janë parë me njëri tjetrin, në të gjitha vitet e përbashkëta, deri tani, e kanë ditur se kanë përballë jo vetëm bashkëshortin, por edhe një keqbërës, një përvetësues, në fund, një hajdut , që nuk ndryshon nga të tjerët, veçse nga madhësia e vjedhjeve që janë bërë.

Ata e njohin mirë njëri tjetrin. Meta bashkëshort ndryshon nga Meta ish president. Si president ishte mediokër, pa asnjë fantazi në drejtimin e shtetit, përgjithësisht njeri i pa lexuar, që nuk përkon ideja e tij me asgjë reale dhe të kohës; asnjë vizion nuk është shfaqur tek ai në vitet e presidencës. I mbyllur në një kuti të fildishtë ai krijoi rrethin e tij të betejës kundër qeverisë, për të mbetur në lojën e politikës dhe për të zbehur të vërtetat që po i ndjente se i silleshin rrotull.

Dosja CEZ-DIA është hapur në kulmin e viteve të tij si president, kur ende ishte enigmë dhe forca e tij politike në bashkëqeverisje, viti 2019. Kur ai e kuptoi se kishte rënë në kurthin e Edi Ramës ishte vonë për t’ u zgjuar , dhe, kur provoj të zgjohej , ishte vonë për mendësinë e tij si politikan i forcës. Ndryshe nga sa pritej.

Ai mbetet një ndër faktorët kryesorë të humbjes së opozitës në zgjedhjet politike të vitit 2021 dhe, nëse mbetet në këtë lojë “vojokushërit”, do të jetë edhe personazhi i humbjes së vitit 2025. Tani që këmba i ka rrëshqitur, ai është i gatshëm të “tradhtojë”, jo vetëm në jetën bashkëshortore, bashkëluftëtaren “ legjendare”, Monika Kryemadhin.

Është luftë për mbijetesë, dhe, para se të shkojë ai drejt një fundi të skajshëm dhe të turpshëm, le të shkojë ajo. Përgatitjet janë bërë. Përjashtimi nga kupola e drejtimit të partisë është përgatitur. Pas pak ditësh do të ndodhë. Largimi nga shtëpia, si është folur në media, ka ndodhur. Në mentalitetin e tij vetëm njëri do të jetë fajtor, ose ai, ose Monika.

Koha e akuzave i përshkon të dy. Njërin në aferën e CEZ-it, tjetrën në kohën kur mori përsipër të shpartallojë LSI-në. Njëri në afera qindra milionë eurosh, se Iliri luan rëndë, një dorë e ka 700 mijë euro; tjetra me afera që kanë të bëjnë me paratë e dërguara tinëzisht në Amerikë, apo harxhimet për estetikën e saj pamore. Një grua që në fillimet e saj mendonte për drekën e së nesërmes, në çastin kur shpenzon qindra mijëra euro për operacione estetike, ajo ka menduar edhe për të ardhmen. Nuk e ka ndër mend të sakrifikohet si gra të tjera për burrin e saj.

Në fund të fundit, edhe pse çdo gjë e kanë bërë bashkë, e ka më të lehtë të vazhdojë e vetme në vilat e ngritura, se sa të përgjojë pas dyerve për vizitën e radhës. Burgu është gjë e rëndë për këdo, veçanërisht për ata që shkojnë aty nga parajsa. (Dita)

Përse Ramiz Alia nuk tregoi të vërtetën për ngjarjet e 2 Prillit
Nga Bedri Islami

Në njërën nga dokumentet e fundit , të publikuar nga media të ndryshme, lidhur me ngjarjet e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, që , mjerisht, ishin të përgjakshme, me vrasjen e katër protestuesve, mes të cilëve edhe njëri nga liderët e lëvizjes studentore, Arben Broci. Sipas këtij informacioni, zoti Ramiz Alia, në konkluzionet e tij, nënvizon se Azem Hajdari, i dërguari i opozitës, që sapo ishte zgjedhur deputet në një zonë periferike të qytetit, “ nuk ka gisht në organizimin e protestave”. Me gjithë ndërhyrjen e ish Ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi, duke saktësuar të dhënat, edhe një herë ish presidenti Alia ngulmon se, Azem Hajdari ka ndihmuar që të shuhet zjarri.

A e dinte Ramiz Alia të vërtetën mbi ngjarjet e 2 prillit? Me siguri, po. Të dhëna të shumta, të mbledhura që në fillimin e protestave, faktonin se ajo që sapo kishte ndodhur dhe që, jo rastësisht ata kishin gjetur Shkodrës, e, po ashtu, jo rastësisht kishin filluar një ditë më parë, kishin në kreun e tyre pikërisht deputetin e porsa zgjedhur, një rast i pazakontë ky për qytetin, që, vite të shkuara, para monizmit, kishte refuzuar, edhe pse i nderonte, të kishte deputetë burra të shquar si Bajram Curri apo Hasan Prishtina.

Demonstratat e 2 prillit kishin organizator kryesor pikërisht Azem Hajdarin, e, bashkë me të, edhe pjesë të rëndësishme të shërbimit të fshehtë serbo – malazez, të cilët ndodheshin në qytet që nga ditët e para të përgatitjes së zgjedhjeve të para pluraliste, dhe që, për fat të keq vepronin lirisht dhe kishin gjetur strehë dhe bashkëpunim me shumë figura që do të bëheshin të njohur si përkrahës së Partisë Demokratike.

Vetë Azem Hajdari, e jo pa miratim të strukturave të larta të opozitës, në janarin e vitit 1991, ishte takuar në Tiranë me të dërguar të posaçëm të këtij shërbimi, nga ku kishin ardhur financimet e para, por edhe udhëzimet e para për organizimin e opozitës, objektivat, rrugët që do të ndiqeshin, të cilat nuk kishin të bënin me forcimin e lëvizjes opozitare, por me pasojat që do të vinin më pas në shkatërrimin e vendit.

Me 31 maj 1991, kur ishin numëruar votat e zgjedhjeve të para pluraliste, pushteti ende i Partisë së Punës, kishte vetëm një përfaqësues në parlamentin shqiptar, Çun Jonuzin, figurë e njohur karakteristike e Malësisë së Veriut, komunist liberal, i larguar nga detyra pas një letre të gjatë dërguar udhëheqjes mbi gjendjen në fshat dhe rrugët që duheshin zgjedhur për të përmirësuar gjendjen. Të gjithë zonat e tjera në Shkodër kishin votuar për opozitën, thuajse në mënyrë plebishitare. Përgjithësisht kjo ka qenë e pritur. Dihej se Shkodra do të votonte djathtas, ashtu si do të dihej më pas se ajo do të ndjehej e tradhtuar në besimin e saj.

1 prilli ishte një ditë e tulatur, e qetë, njerëzit nuk arrinin të besonin se si kishte fituar në shkallë vendi përsëri Partia e Punës, sidomos në rrethinat e qyteteve, e aq më tepër, shpresa që kishin pasur për ndryshim të shpejtë, tashmë u dukej e largët. Në qytet kishte shqetësim, por nuk kishte rebelim. Qyteti në vete, zonat rreth tij kishin votuar për opozitën, Qyteti ishte bërë “ blu”. Ndaj kujt do të rebeloheshin?

Afër mesditës së 1 prillit, në sheshin para godinës së Partisë Demokratike, në ballkonin e vogël të saj, do të dukej Azem Hajdari. Aty ai do të mbante fjalimin e tij nxitës. Qëndroja në sheshin , së bashku me gazetarin Jani Malo, po dëgjonim deklaratat e deputetit të porsa zgjedhur, që nxiste njerëzit për protestë, duke theksuar se opozita ka fituar kudo, votat janë manipuluar, se ky pushtet duhet shporrur me forcë, se gjithçka duhej filluar nga Shkodra, edhe marshimi mbi qendrën komuniste. Në një moment i thashë mikut tim gazetar se për çfarë rebelimi flet ky deputet. Ai më tërhoqi vëmendjen, “ hesht, njerëzit janë të trazuar dhe nuk dihet ku godet vala”. Unë isha gazetar i Zërit të Popullit dhe njëra nga valët mund të përplasej tek unë.

Menjëherë pas fjalimit të Azemit nisi edhe revolta. Fillimisht nga një grup që e kishin shoqëruar atë drejt sheshit. Njerëzit filluan të protestojnë. Pastaj , me to, u bashkuan qytetarë të ndryshëm, të cilët ishin në shesh , apo që po vinin drejt tij, studentët e prirë nga Flamur Buçpapaj, turma të larmishme, të cilët gjetën frymëzimin dhe organizimin pikërisht në fjalët dhe prirjen e deputetit të sapo zgjedhur.

Protestuesit qëndruan përballë ish godinës së Komitetit të partisë, hidhnin parulla, këndonin, i jepnin forcë njëri tjetrit, protesta e tyre ishte fillimisht kundër institucioneve qendrore, por duke e ruajtur figurën e presidentit aktual, dhe, pas disa orëve ajo përfundoi qetësisht. Në mbrëmje ata u shpërndanë. Shumë kush mendoi se gjithçka përfundoi këtu.

Ishte vetëm preludi i asaj që do të ndodhte një ditë më pas. Shumë forca të organizuara, brenda e më shumë jashtë Shqipërisë, nuk donin që protesta të ishte paqësore, ata kërkonin me ngulm që të kishte përplasje, dhunë, djegie, revoltë të organizuar. Shkodra nuk ishte zgjedhur rastësisht dhe, po ashtu, jo rastësisht ishte kërcënuar për mos të mos qenë aty kronisti i RTSH, që, të nesërmen, për të pasur një alibi, do të shkojë në Bajzë për të filmuar përurimin e një ujësjellësi.

Azem Hajdari, megjithëse u deklarua se , pas fjalës së tij, ishte larguar për në Tiranë, në të vërtetë ai ishte në Shkodër. Në shtëpinë e njërit nga themeluesve të PD-së në Shkodër, në shtëpinë e të cilit ishte bërë edhe mbledhja themeluese, ai do të takohej me disa nga drejtuesit e PD-së, mes të cilëve Pjetër Arbnori, Xhemal Uruçi, Ali Spahia, disa të rinj nga lagjet Kiras dhe Serreq, por do të mënjanohej takimi me të riun Arben Broci, i cili, në mbledhjen themeluese kishte kundërshtuar që drejtues i Degës së PD në Shkodër të ishte Pjetër Arbnori. Edhe në demonstrimet e 1 prillit ai nuk kishte qenë i pranishëm.

Azemi qëndroi në shtëpinë e M.M. ish ushtarak, i larguar nga funksioni deri afër mesnatës. Ai darko me vezë të fërguara dhe fasule të ziera. Pastaj, i mbështjellë me rrobat e zonjës së shtëpisë, i shtrirë në ulësen e pasme të veturës, u nis për në Tiranë. Kontrolli i vendosur në Urën e Bahçallëkut, hyrje – dalja e qytetit, nuk e ndaloi dhe, në mëngjes herët, si alibi për ndodhjen e tij, shkoi të pi kafen e mëngjesit në Hotelin 15- katesh të Tiranës.

Ndërkohë në Shkodër, me dy prill, ngjarjet shkuan drejt dramatikes, për të përfunduar në një tragjedi me katër të vrarë, enigma e vrasjes së të cilëve nuk është zgjidhur ende edhe sot, ashtu si nuk është zgjidhur edhe enigma përse, që në mëngjes herët, i pari nga të vrarët do të ishte Arben Broci, qëlluar me armë të përgatitur në rrugë artizanale në Uzinën Mekanike “ Drini”.

Në dy prill ishte e qartë se godina e Komitetit të Partisë, sot ndërtesa kryesore e Universitetit “ Luigj Gurakuqi” do të digjej. Njëri nga demonstruesit, i ndjeri Ded Kasneci, kur e takuam rastësisht me Shaqir Vukajn, tha se, “ ose ajo godinë do ë digjej sot, ose kjo do të jetë dita e fundit e jetës së tij”.

Dy prilli ishte krejt ndryshe nga ajo që ndodhi një ditë më parë. Nuk kishte më demonstrues paqësorë, të revoltuar, por gjithçka ishte në harkun e shkurtër kohor të një përplasje. Sipas porosisë së dhënë një ditë më parë, tre drejtuesit kryesorë të PD-së në Shkodër, Pjetër, Arbnori, Xhemal Uruçi dhe Ali Spahia nuk ishin në mesin e demonstruesve, mbi të gjitha për të krijuar alibinë se nuk ishte vepër e opozitës, por revoltë spontane e njerëzve të revoltuar.

Tashmë dihen se si rrodhën ngjarjet. Janë bërë analiza, diskutime, mbi të gjitha, Komisioni i Posaçëm i Parlamentit Shqiptar, i drejtuar nga përfaqësuesi i opozitës, Emin Musliu, solli dëshmi të shumta të këtij organizimi, rrugët që ishin ndjekur, përplasjet dhe rrethanat e vrasjeve që, befasisht për vetë opozitën, shfajësonte forcat e rendit.

Më pas, disa vite më pas, kur në mesin e opozitës, që tashmë ishte në qeveri nisën përplasjet për qeveri, lideri i saj, krejt haptas akuzoi Azem Hajdarin si njeriun që kishte gisht dhe si organizator i vrasjeve të 2 prillit.

2 prilli i Shkodrës kishte vetëm një dëshmitar të mediave: atë të radiotelevizionit të Malit të Zi, që, më parë se gjithë të tjerët, e kishte ditur se dy prilli nuk do të ishte një ngjarje e zakonshme.

Ramiz Alia e dinte të vërtetën nga shumë rrugë, ashtu si dinte edhe zhvillimet që kishin ndodhur më herët në lëvizjen opozitare në Shkodër. Në mesin e atyre që kishin qenë nxitës dhe u bënë pjesë të opozitës kishte disa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ndonjëri nga të cilët, për disa kohë u bë i rëndësishëm. Ata informonin rregullisht në strukturat e tyre rekrutuese dhe informacionet e tyre përcilleshin më tej. Pra, kishte një burim të brendshëm. Edhe nga strukturat e partisë që drejtonte kishte informacione të bollshme, për më tepër, drejtuesi i partisë në Shkodër, që më pas u bë kurban, disa muaj më parë ishte zgjedhur si anëtar i Byrosë Politike.

Përse ai e minimizoi rolin e Azem Hajdarit, pavarësisht këmbënguljes dhe të dhënave të paraqitura nga ish ministri i brendshëm?

Alia ishte gjithnjë njeriu i qëndrimit në hije në rastet e përplasjeve të mëdha. Kështu kishte qëndruar ai edhe kur vihej në lojë jeta e miqve të tij, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, kur goditej grupi në ushtri apo në ekonomi, kur Sigurimi i Shtetit kishte ngritur rrjetin përgjues ndaj disa drejtuesve të lartë, deri te kryeministri Mehmet Shehu, apo kur synohej goditja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Kjo ka qenë përgjithësisht linja e jetës së tij, duke përjashtuar rolin e tij të veçantë në eliminimin e Mehmet Shehut, gjithnjë duke bërë kujdes për kokën e tij.

Në 31 mars 1991 ai kishte humbur zgjedhjet në zonën ku mendohej se do të fitonte, pasi aty ishte edhe Shtëpia ku ishte themeluar Partia Komuniste. Më shumë se gjithçka tjetër ishte një humbje e paralajmëruar, dhe, në fakt, njohës të mirë të rrethanave i propozuan atij të vinte kandidaturën në një zonë të sigurt. Ai nuk pranoi, duke ndjellë humbjen e dëshiruar prej tij.

Ai mendoi se, duke futur vetë në lojë disa nga drejtuesit e opozitës, do të gjente edhe gjuhën e përbashkët me to dhe, në këtë mënyrë do të ndante pushtetin paqësisht, duke ruajtur për vete dhje grupet rreth tij mënyrën e rritjes financiare dhe rikthimit të butë në pushtet.

Ai e toleroi dhunën, për të pasur ditë të qetësuara, por e shkatërroi shtetin.

Loja që po bëhej deri asaj here sipas rregullave që kishte vendosur ai do të dilte shumë shpejt nga rrethi i zjarrit, do të nxiste trazira , dhunë dhe shkatërrime pa fund, e në fund rënien e shtetit, që, duam apo jo ta pranojmë, filloj pikërisht me 2 prill. /Gazeta Dita