Bashkim Kopliku – JavaNews.al

“Spekulimet e superakademikut”
Nga Bashkim Kopliku

Ka një spekullim me nxjerrje fjalësh nga konteksti!

Përgjigjja e Edi Ramës ka qenë në një kontekst tjetër, kurse z.Fuga po e nxjerr nga ai kontekst, duke e paraqitur sikur të ishte në të njëjtin kontekst.

Edhe më konkretisht:

Rasti Rama: Edi Rama, iu përgjigjet akuzave se Shqipëria po i jepka Greqisë, një pjesë nga Deti në Jug, kjo lidhur me temën e debateve mbi marrëveshja praprake antikushtetuese, të nëshkruar nga qeverisja Berisha Basha, ajo që u pat paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, nga Edi Rama me shokë, ajo që e pat rrëzuar me unanimitet ajo gjykatë.

Rasti Fuga: Kurse z Fuga bën fjalë për një konteks krejt tjetër, atë të zgjerimit të Greqisë për hesap të ujërave ndërkombëtare, pra jo të Shqipërisë, ku, eeedhe ai zgjerim ka lidhje, por superakademike, me Shqipërinë, por kursesi sa ajo lidhja direkt, praktike, në detin tonë në jug, në mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rasti Rama.

Mos e teprova me fjalën e sajuar “superakademike”? Them se jo, sepse me një llogaritje sa për të dhënë një ide praktike, jo akademike, të rastit të sajuar nga z. Fuga, mund të thoja se interesat e Shqipërisë, për rastin Fuga, janë nja 1000 herë më të vogla se në rastin Rama. Unë e nxora “1000” herësin, nga pjestimi i popullsisë së botës, aktualisht 7, 8 miliardë banorë, me shqiptarët që janë rreth 6 milionë banorë, rapor që unë e quajta 1000 herë, pavarësisht se është edhe më i madh.

Mbase del ndonjë akademik, që ka merak të madh kritikojë, se s’ bën, kryeministrin e vendi të vet, dhe bën një llogaritje akademike me ponderime të interesave të vebdeve të ndryshme të botës e stërhollime të tjera, për ta zvogëluar hersin tim, por me siguri, prapë as akademikisht nuk do t’i afrohet rastit Rama, bile mund të zmadhohet edhe më shumë, nëse ne nuk kemi marrë përsipër të rregullojmë planetin.

Në mbyllje, mund të them se titulli i shkrimit të zotit Fuga, tingëllon kripto-shovinist shqiptar, karakteristikë kjo jo tipike e shqiptarëve! Por nuk po e zgjas me shpegime, për të mos dalë nga tema kryesore: spekullimi me nxjerrje fjalësh nga konteksti.

Pushteti merret me votë, as me teatër e as me revolucion
Nga Bashkim Kopliku

E kam frekuentuar shpesh Teatrin, në vitet 1961-1968…. Kam nostalgji për çfaqjet, aktorët…!

Nuk kam asnjë nostalgji për të si ndërtesë, përkundrazi, gjithëmonë më është dukur një shëmtirë prej kartoni, që nuk shkon fare me ndërtesat solide përreth, ato të ministrive, Bashkisë etj!

Si ka mundësi që kjo shëmtirë ka mbetur pa u shembur për kaq vite!!!

Tani u krye, duhet të mendojmë për një ndërtesë sa më të përshtatshme.

Zgjedhjet vinë pas një viti: kush e meriton do të fitojë me votën e shqiptarëve, por jo me puç hitlerian apo revolucion komunist!

Show opozitar me Tampona
Nga Bashkim Kopliku

Nga do të hiqen dhjetëra e qindra milionat e eurove , që kushton rritja e tamponimit për corovid-19, që po propozohet pa pushim, duke kërkuar që ne, Shqipëria të arrijmë nivelet e Gjermanisë etj. Kjo po thuhet, kur dihet, se buxheti ynë ka nevoja të tjera pa fund, ka prioritete që lidhen direkt edhe me covid-19, me rritjen e rezistencës së trupit ndaj virusit, që është më kryesorja: tamponi nuk mbron direkt!!!

Çdo shqiptar që guxon të dalë e të japë mend, duhet të njohë gjendjen skandaloze të spitaleve dhe klinkave të lagjeve, të njohë faktin se dhjetëra mijëra familje janë në gjendje vdekjeje nga uria, nëse buxheti i shtetit nuk i ndihmon! E rregullimi urgjent i gjithë këtyre, është shumë më parandalues për covid-19, sesa “tamponimi gjerman”, që nuk bëhet dot në Shqipëri, sado miliona euro të shpenzojmë sot.

Tamponat kanë rëndësi të madhe në vende ku të dhënat nga tamponimi i popullsisë, nuk shërbejnë vetëm për diagnostikim, por shkojnë edhe në grupe shkencëtarësh të virologjisë. Këta shkencëtarë, tek ne janë nja “dy vetë”, kurse te vendet si Gjermania, Italia, a ShBA etj., shkencëtarët e virologjisë etj., janë me qindra në çdo vend!

Të dhënat e tamponimit përdoren nga ta qindra shkencëtarë, për të ndërtuar skema, diagrama, harta etj., për një vend të caktuar, nga të cilat ndërtohen variante qëndrimesh e strategjishë që duhen ndjekur, të cilat i paraqiten qeverisë, që ajo të marrë vendimet e saja përkatëse për të luftuar virusin. Kjo rrugë praktikisht nuk ekziston në Shqipëri, në kuptimin e dhënies së produktit shkencor që duhet, mbi bazën e tamponimit.

Tamponat këtu te Shqipëria jonë, do të shërbenin vetëm për një “show me tampona”, për t’u mburur: ja ku i kemi dhe ne! Po, e kam dëgjuar atë të OBSh që përsëriste “test, test, test”, dhe edhe ne po bëjmë tests, sepse bëhen edhe pa tampona, edhe me tampona, por aq sa është e arsyeshme të bëhen!!!

Ne duhet të tamponojmë, por jo për të zëvendësuar gjykimet klinike rutinë në çdo cep të Shqipërisë, që zgjidhen fare mirë edhe pa tampona 150 euro/copa. Mos t’i djegim kot sot, tani, ato dhjetëra e qindra miliona euro që do të shpenzoheshin për “shkencën shqiptare me tampona”: le ta marrim shkencën të gatshme nga të huajt, deri sa të kemi rregulluar me ato para, shumë gjëra më të ngutshme.

Politikani më i djathtë, kryetari i PS, Edi Rama
Nga Bashkim Kopliku

Opozita është në gjendjen më të keqe që ka pasur ndonjë opozitë që nga 1991. Megjithëse vendi është praktikisht në gjendje lufte, cronavirusi & pas tërmeti, opozita po e bazon veprimtarinë e saj vetëm në një përpjekje mjerane për të gjetur gabime tek qeverisja aktuale.

Opozita nuk po është në gjendje të ketë asnjë kontribut që synon përmirësimin e situatës së rëndë që po kalojmë.

Në radhë të parë, në luftë, duhet që opozita të bashkëpunojë me qeverinë kundër armikut të përbashkët coronavirusit— apo, opozita aktuale nuk e ka armik, por aleat!!!

Gjatë bashkëpunimit, natyrisht duhet edhe të propozojë zgjidhje konkrete, duke kërkuar të ndryshojë gjëja aktuale– Por sa sapo thashë do aftësi, do edhe patriotizëm, që fatkeqësisht, opozita ekzistuese i ka zëvendësuar me një babëzi për pushtet, që sa vjen e po e largon nga pushteti, sepse përkrahësit e saj po e shohin se ç’po bëhet…

Nuk i gënjen dot më shqiptarët me hajvanllëqet populiste e komuniste, si t’ u merret pasuria të pasurve (oligarkëve), e t’i shpërndahet popullit; apo që elektriku të mos paguhet nga populli; apo që të pezullohen e të gjitha investimet, edhe të tërmetit, e t’u shpërndahen pare popullit…etj. etj. që as komunistët nuk mund t’i thoshin më sot.

Politikisht Shqipërisë i mungon opozita, i mungon e Djathta reale demokratik, jemi në gjendjen ku politikani aktiv më i djathtë, është kryetari i PS, i partisë së majtë, Edi Rama!!!

Politikisht, Shqipëria duhet të krijojë një të djathtë, një opozitë të vërtetë që e ka shkatërruar, kurse praktikisht duhet të fokusohet në luftën kundër coronavirusit e rindërtimin e shtëpive që dëmtoi tërmeti.

Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë realisht të djathtë!

O mik i PD-së, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin
Nga Bashkim Kopliku

Bëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë që na organizoi “kryengritjen e Poliçanit” në 1992, kur unë isha ministër i brendshëm dhe ai deputet; kur unë, sipas tij “vrisja njerëz nga helikopteri turistik mbi Poliçan”; atëherë kur na morën peng oficerin e policisë, Pashkun, e kur u tha se organizatori ishte Iliri; atëherë kur policia, me urdhrin tim të prerë, hyri në Poliçan pa arme, nuk plagosi e as vrau njeri, siç na vranë në Shkodër më 2 prilll 1991…., pavarësisht se “kryengritësit e Ilirit”, na dogjën disa makina, e na….

Natyrisht, fajtorët banorë në Poliçan, i kapëm si minjtë, po atë mbrëmje, në shtëpitë e tyre, por nuk VRAMË njeri, Mik, se atëherë mendonim se demokratët nuk duhet të vrasin, kur ka mundësi të mos vrasësh, as në Poliçan, as në bulevard etj. etj.

Mbase ishin shpifje, ato për Ilirin në Poliçan, mbase nuk kishte një prapaskenë Berisha-Meta, siç u pat thënë!!! Unë nuk bëra punën as të prokurorisë, e as të presidentit të vendit, Sali Berisha, pavarësisht se, me të drejtë, më ankoheshin kolegët e Policisë, se po futen miq për të shpëtuar organizatorët e “kryengritjes”, se po detyrohen të ndryshojnë deklarimet fillestare disa oficerë policie, se po hyn politika, se po bëhen pazare mbi jetën e policëve.

Kishin të drejtë ata: ishte goditur Policia e shtetit, shokët e tyre! Mbase kështu na interesoi edhe “ne të PD-së”, atëherë, e shpëtoi Iliri nga akuzat…. Po e përsëris: nuk di gjë 100% të sigurt, ka vetëm indicje, mund të jenë edhe shpifje…, se ne kemi tradita të “lashta” për shpifje.

Nejse, se rrash edhe unë në pozitat tuaja: dalje nga tema.

Tema sot është Iliri nesër, në 2 mars 2020.

Ja përse jam “tërhequr nga PD”?!
Nga Bashkim Kopliku

Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoqe nga PD […]

Përgjigjja ime është si vijon:

Nuk jam tërhequr nga PD e viti 1991, nga mendimi politik i saj, por PD iku nga pozicioni i saj i 1991, që kishte kur unë u bëra pjesë e saj.

PD aktuale, duke filluar qartë që në 1995, pas humbjes së referendumit të vitit 1994, “për Kushtetutën”, mori kthesë 180 gradë, duke u kthyer në një parti policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme. Këtë degjenerim totalitar e antidemokratik të PD-së, unë, me gjithë përpjekjet e mia, nuk arrita ta ndaloj, sepse shumica e anëtarëve të PD, e aprovonin këtë degjenerim.

Vazhdova të përpiqem ta pengoj Degjenerimin e PD, duke mbetur brenda saj, edhe në minorancë, deri sa, në prill 1997, kur më hoqën, me dhunë, nga kryesia e PD-së, me një votim skandaloz dhe në shkelje të statutit po të PD. (Këto ditë kam postuar një sqarim në face book, për atë ngjarje).

Nuk pati asnjë lëvizje, nga PD, për të ndrequr shkeljen e bërë, duke kërkuar falje, e pastaj, pra vetëm pastaj, pas kërkimit të faljes ndaj meje, të më kërkonin të kthehem prapë në PD. Nuk kërkuan falje as gjatë 1997, as më vonë nuk e bëri PD një gjë e tillë…

Megjithatë, deri në nga mesi i vitit 2009, nga jashtë PD, me shkrimet e mia e me daljet publike etj., kam shpresuar, kam vazhduar të përpiqem që PD të rikthehet në një parti demokratike të djathtë, aty ku ishte kur shqiptarët u mbështollën rreth saj për të rrëzuar enverizmin!.

Poor, unë, në qershor-korrik 2009, kur PD bëri koalicion, pazarllëk me LSI, e kjo vetëm e vetëm për të mbetur në Qeveri, për të mbajtur “karriget e thyera”, u binda se nuk kishte më asnjë shpresë shërimi për PD. Ajo po vepronte qartë kundër votës së popullit: populli nuk i kishte dhënë votën, PD-së, për bashkëqeverisje me LSI, por kundra saj!

U binda se PD kishte shkelur tashmë çdo parim, dhe prandaj ndërpreva çdo përpjekje për shërimin e PD-së, humba çdo shpresë shërimi të saj. Kjo sepse, fatkeqësisht, ishte shumica e PD-së fajtore, jo vetëm grupi udhëheqës në krye të saj; konstatova se aleancën me LSI po e përkrahte shumica dërmuese e anëtarëve të PD, edhe të njohur e miq të mi direkt … Ju kujtoj se gjatë gjithë fushatës që sapo kishte mbaruar, në 2009, LSI kishte qenë, edhe ajo, në një kundërshtim tërësor ideologjik, me PD, ku edhe ajo, LSI, votat nga elektorati i saj i kishte marrë për qëndrimin kundër PD, jo për bashkëqeverisje me të. PD u bë njësoj me LSI … !!!

Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kur PD pruri Bashën me hajdutllëk në krye të Bashkisë Tiranë, PD arriti deri aty sa për babëzinë për “karriget e thyera”, për pushtet pa vota, bëri aleancë edhe me Partinë Komuniste, me të cilën PS nuk pranoi më të bënte aleancë!!!

Praktikisht, u pa qartë se tashmë përfundimisht spektri politik shqiptar ishte ristrukturua qartë:

PS ishte zhvendosur djathtas, kurse PD majtas, më majtas se PS, kishte shkuar tek PK (partia komuniste). Për ironi, partia e madhe e djathtë në Shqipëri, u bë PS…

Tani mbetem në përkrahje të çdo lëvizjeje, të çdo përpjekjeje, të çdo grupimi që përpiqet të organizohet për një parti demokratike të djathtë, si PD e fillimit, e vitit 1991– vendit, Shqipërisë, tashmë prej vitesh i mungon një parti e tillë, që ta meritojë të jetë anëtare e PPE (Partia Popullore Evropiane) ku gabimisht akoma është PD….

Po e përsëris: fatkeqësisht, PD nuk është më e shërueshme, nuk kthehet dot më në një parti të djathtë demokratike, e çdo përpjekje në këtë drejtim, shkon kundër rikrijimit të një partie popullore (të djathtë) të Shqipërisë, që aktualisht aq shumë i mungon Shqipërisë, e që do të kishte qenë një kontribut kolosal për pranimin në BE.

Shqipërimi korrekt i pikës 101 të konkluzioneve të Komisionit të Venecias
Nga Bashkim Kopliku

Përmbledhtas, projekt-konkluzioni i Venecias, për çështjen nëse presidenti ka vepruar apo nuk ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe nëse duhet apo nuk duhet shkarkuar, jepet në pikën 101.

Kjo pikë, në origjinal është sa vijon:

“101. Taken together, all these elements lead to the conclusion, that although the President exceeded his constitutional competences by cancelling and postponing the local elections beyond the electoral mandate of the local authorities ëithout a specific legal basis. Hoëever, the elements presented above could lead to the conclusion that these acts may not have been of a serious enough nature to ëarrant an impeachment of the President.”

Anglishten e mësipërme, unë do ta shqipëroja si vijon:

“101.Të gjithë këto elementë (me “elementë”, këtu bëhet fjalë  për sa është parashtruar më lart në Raport– shënim i B.K.), të marra së bashku, shpien në konkluzionin se (kam hequr fjalën “although”= “megjithëse”, sepse është gabim sintaksor në tekstin origjinal — sh. B.K.) presidenti ka tejkaluar (termi anglisht, “exeeded”= “tejkaloi”, është pexhorativ, pra do të thotë se ka kryer një veprim të palejuar– sh. i B.K)  kompetencat e tij kushtetuese, me anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore përtej mandatit elektoral të autoriteteve vemdore (pra, duke lënë në funksion autoritete vendore përtej mandatit që kishin marrë me votimet e tyre–sh. i B.K), gjë që e ka bërë pa bazë konkrete legale.

Megjithatë, elementet, e parashtruar më lart, mund të shpien në konkluzionin se këto akte mund të mos keqnë qenë të një natyre aq serioze sq që të shpien direkt e me siguri në shkarkimin e presidentit/

101, shkurt fare, shqip do të ishte:

“Presidenti, me siguri ka shkelur Kushtetutën, por nuk është e sigurt nëse shkeljet që ka kryer mjaftojnë për ta shkarkuar.”

E vërteta e tërmetit në Shqipëri dhe atij në Itali
Nga Bashkim Kopliku

Të trishton e të revolton fakti sesi disa nga profesionistët tanë më të lartë, për tërmetet, dolën disa këto ditë,  me mashtrime tip:

“tërmeti në Itali dhe Shqipëri kanë qenë njësoj të fortë, bile ai në Itali më i dobët se në Shqipëri, por dëmet në Itali, kanë qenë shumë më të mëdha.”. Bëhet fjalë për tërmetin në Aquilla, Itali, ku para 10 vjetësh vdiqën mbi 300 vetë, e ku u shkatërruan ndërtesa pa fund (shihni p.sh. në linkun: https://it.wikipedia.org/wiki/Terremoto_dell%27Aquila_del_2009.

Specialistët, për të mbështetur këtë mashtrim, japin të dhëna tip, “magnituda e tërmetit në Itali, ka qenë 5.9 gradë Richter, kurse në Shqipëri 6 gradë Richter, se ky ndryshim 0,1 gradë, si energji e tërmetit, është një ndryshim shumë i madh, me fish, gjë që e bën edhe më të fortë tërmetin tonë etj. etj. tam tame.

E vërteta është krejt tjetër soj: në Itali, intensiteti i tërmetit ka qenë shumë më i fortë se në Shqipëri! Në Itali ka qenë me intensitet të gradës X Merkali (apo 10 ballë), kurse ai në Shqipëri ishte vetëm me intensitet VI deri VII të shkallës Merkali (apo 6 deri 7 ballë), pa folur për koheezgjatjen. Kaq do të mjaftonte të thuhet, dhe normalisht nuk do të kishte fare vend për ato mburrje pavend, për gjoja sigurinë e lartë të ndërtimeve tona, e të tjera fryrje si gjeli maje plehut.

Nuk po del asnjë specialist tërmetesh, t’u thotë, “boll o mashtrues, se na turpëruat, si shqiptarë!”.

Postimin tim të para disa ditëve, për kuptimin e magnitudës dhe intensitetit të tërmeteve, e kisha destinuar jo për specialistë të tërmeteve, por për ju miq, për ne, që nuk kemi zanat primar tërmetet. Pooor, që këto gjëra, mos t’i kenë të qarta specialistët “më të mirë të Shqipërisë”, nuk ka asnjë mundësi!

Me që specialistët nuk po reagojnë, le të reagojmë ne jospecialistë,  të mos bëhemi bashkëfajtorë në mashtrim, duke heshtur.

Tërmeti sot e dje! Ishte 5, 8, apo ishte 6 e 7…
Nga Bashkim Kopliku

Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier…

Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt:

Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti.

Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Mw).

Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë

Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat) , apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.

Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg.

Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih.

Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…

Avokati i masakruar në Durrës, alarm për një “1997”
Nga Bashkim Kopliku*

Dje, dt. 19.07.2018, në mes të Durrësit, tek Gjykata dhe Prokuroria e qarkut gjyqësor, u masakrua një avokat, në detyrë, aq më tepër një personalitet i qytetit, ish oficer i ShIK, ish kryetar partie etj. E kanë goditur avokatin, se e dinë se nuk ka Drejtësi që t’i dënojë!

Kjo ngjarje, por dhe ca tjera të ngjashme, më sjellin ndërmend gjendjen fundit të vitit 1996, kur kishin përfunduar edhe zgjedhjet lokale, dhe ligjin filluan ta bënin të fortët e Durrësit, duke shkrehur armët edhe po aty ku dje goditën Avokatin. Shteti i pat toleruar atëhere, se “kishin kontribuar për fitoren…”.

Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se jemi para një rreziku të madh edhe sot, në 2018: vettingu ka tërbuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të cilët po angazhojnë krimin të bëjë rrëmuja që t’i shpëtojnë nga dënimi i merituar: flakja nga Drejtësia. Mos të lejojmë të na vijë një 2019 si 1997 që shkatërroi të gjithë vendin.

Shumë miq të mi në fb, nuk po e kuptojnë rrezikun, dhe po i kundërvihen vettingun, duke u ankuar për të, në vend që të japin së paku përkrahjen morale, qytetare për këtë reformë aq të domosdoshme. Shumë  shtrojnë shqetësime për rregullin e vetingut “që vetëm se u heq të drejtën të jenë prokurorë a gjyqtarë, atyre që nuk i gjenë në rregull”, e nuk merret edhe me dënimin me burg të të përjashtuarve të tij nga Drejtësia. Megjithëse ata e meritojnë dënimin edhe me burg, them se miqt e mi e kanë gabim!

Rregulli i vënë për vetingun, është shumë i drejtë, dhe shumë racional. Vettingu ka për detyrë primare të pastrojë me sa më shumë EFEKTIVITET drejtësinë. E, për të garantuar efektivitetin e tij, të vettingut, qëllimisht nuk i është shtuar edhe detyra e pastrimit të shoqërisë shqiptare, nga ata gjyqtarë e prokurorë që i ka konstatuar si të papastër etj. etj.. Është vepruar siç punon ai punëtori kur hap një kanal, që thjesht i hedh pisllëqet e kanalit anash kanalit, që pastaj, pasi të ketë mbaruar i gjithë kanali, t’i heqë edhe ato pisllëqet e tij.

Shoqëria jonë ka nevojë urgjente e të domosdoshme të ketë më së fundi një Drejtësi më të pastër (të hapë kanalin!). Do të jetë ajo, Drejtësia e Re, instrumenti aq i munguar e i domosdoshëm për të pastruar pastaj me eficiencë, edhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Kini parasysh se pastrimi i të gjithë shoqërisë shqiptare, do të kërkojë shumë kohë, dhjetëra e dhjetëra vjet… fatkeqësisht!

Nëse vettingut do t’i viheshin edhe detyra edhe më të mëdha se i janë vënë, kjo do ta ngadalësonte fare si proces. Edhe praktika po e tregon qartë, se vetëm me detyrat “e kufizuara” që i janë vënë vetingut aktualisht, procesi po zgjat  shumë, gjë që po zgjat kohën kur më së fundi do të kemi Drejtêsinë më të pastër.  Pra, është “anti-ventting”, t’i ngarkohen edhe detyra të tjera, tani që urgjenca e kryerjes së tij është e tragjike.

Stërzgjatja e vetingut do të bënte që të përfitonin të parët pikërisht ata që i urreni ju vetë: gjyqtarët e prokurorët e qelbur nga korrupsioni!

Është shtë Vettingu që po i flak jasht Drejtësisë ato qelbësira…

E fundit, vettingun në Drejtësi, po na e këshillojnë, e faktikisht dhe po na e bëjnë, vendet më të zhvilluara të botës, që fatmirësisht i kemi tashmë dhe miq: ShBA dhe BE, prandaj duhet ta respektojmë përvojën e njohuritë e tyre.

Bëmë gabim e faj që nuk i dëgjuam e nuk i respektuam në 1996, mos të përsërisim të njëjtin gabim sot në 1018.

*Zëvendëskryeministri 1992-94