Auron Tare – JavaNews.al

Karma
Nga Auron Tare

Një artikull i gazetës britanike The Guardian, kushtuar projektit të restaurimit të kullave tradicionale të Veriut të Shqipërisë, më kujtoi një histori të jetuar. Një histori që, përtej një busti antik dhe disa kullave veriore, flet shumë për mënyrën se si ne shqiptarët e trajtojmë kujtesën, meritën dhe historinë.

Diku nga vitet 2007–2008, nga Italia do të rikthehej në Butrint busti i Asklepit. Një vepër e çmuar e trashëgimisë sonë arkeologjike, e vjedhur në vitin 1992 nga muzeu dhe e trafikuar jashtë Shqipërisë, për të përfunduar në koleksionin privat të një personi në Itali.

Historia e këtij busti ishte edhe më e veçantë. Asklepi i Butrintit pisi ishte vjedhur dhe trafikuar ishte nxjerrë në ankand në Londër nga shtëpia e famshme e artit Sotheby’s, ndonëse prej kohësh, përmes botimeve dhe studimeve shkencore, dihej se bëhej fjalë për një objekt të vjedhur nga Butrinti.

Busti u shit nga Sotheby’s dhe, siç e përmenda më sipër, u lokalizua në Itali thuajse rastësisht. Karabinieria italiane, e specializuar në luftën kundër trafikimit të veprave të artit, e kishte konfiskuar atë. Por një problem ligjor pengonte rikthimin e tij në Shqipëri. Koleksionisti italian e kishte blerë objektin në mënyrë të ligjshme dhe, nga pikëpamja e tij, nuk kishte asnjë arsye të pranonte humbjen e parave të paguara për të.

Që prej viteve 1999–2000, kur kisha arritur të riktheja në Butrint bustin e Livias, i cili kishte përfunduar në New York, isha marrë intensivisht me çështjen e rikthimit të veprave të artit të vjedhura nga parku arkeologjik. Me ndihmën e madhe të ministres së atëhershme të Kulturës, Arta Dade, kishim mundur të sillnim në Shqipëri edhe tri buste të tjera që ndodheshin në Greqi.

Kështu që për fatin e Asklepit kisha dijeni të plotë.

Për një kohë u përpoqa të vija në lëvizje institucionet shqiptare. Këmbëngulja ime ishte që Ministria e Kulturës të hapte një çështje ligjore ndaj Sotheby’s në Londër, e cila kishte shitur një objekt që, sipas dokumentacionit shkencor, ishte identifikuar si i vjedhur nga Butrinti. Por, për arsye që nuk arrita t’i kuptoja, në Ministri nuk kishte ndonjë interes të veçantë për ta ndjekur këtë rrugë.

Ndërkohë, koleksionisti italian kërkonte 20 mijë euro, shumën që kishte paguar për bustin e Asklepit.

Në këtë moment, dy futbollistë shqiptarë që luanin në Itali, Lorik Cana dhe Igli Tare, vendosën të bashkoheshin dhe të paguanin shumën e kërkuar, me qëllim që Asklepi të rikthehej në Shqipëri.

Dhe kështu ndodhi. Pas shumë vitesh, Asklepi u kthye më në fund në Butrint.

Ministria e Kulturës e asaj kohe, nën drejtimin e Ylli Pangos, organizoi një ceremoni për të festuar rikthimin e bustit. Një ceremoni që, në rrethana të tjera, do të duhej të ishte një moment i bukur për të gjithë ata që kishin kontribuar në këtë histori.

Por, në një mënyrë krejtësisht shqiptare, në atë ceremoni nuk u ftuan  futbollistet qe kishin kontribuar  për rikthimin e veprës. Nuk u ftua as ish-ministrja Arta Dade, e cila kishte nisur përpjekjet për kthimin e objekteve të grabitura gjatë mandatit të saj. Sigurisht, nuk u ftova as unë, ndonëse prej vitesh merresha me këtë çështje dhe kisha ndjekur nga afër rrugëtimin e bustit drejt shtëpisë së tij.

Pra, të gjithë ata që kishin kontribuar në këtë histori u lanë jashtë ceremonisë.

Një shembull pothuajse i përsosur i asaj sëmundjeje kronike shqiptare që quhet inat politik dhe mediokritet institucional. Në Shqipëri, me sa duket, rëndësi nuk ka vetëm kush e bën një punë, por edhe kush ka të drejtën ta tregojë atë. Dhe, nëse puna është bërë nga dikush që nuk i përket kampit të duhur politik, atëherë më mirë të mos përmendet fare.

Kjo histori m’u kujtua ndërsa lexoja artikullin e The Guardian për projektin e restaurimit të kullave tradicionale të Veriut. Një artikull që vlerësonte nismën dhe që më bëri të buzëqeshja kur kuptova se Ministria e Kulturës po e prezantonte projektin si një ide të re dhe një nismë novatore.

Në fakt, nëse duam të jemi të drejtë me historinë, një projekt për rivitalizimin e kullave historike të Veriut, i njohur me emrin “40 Hanet”, ishte hedhur në diskutimin publik pikërisht në vitet 2007–2008. Ishte ministri i atëhershëm i Kulturës, Ylli Pango, ai që e prezantoi dhe e mbështeti publikisht këtë ide, e cila për kohën kishte një vlerë të veçantë për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë tradicionale të Veriut.

Fatkeqësisht, për arsye ekonomike dhe ndoshta edhe për shkak të mungesës së vazhdimësisë institucionale, projekti nuk arriti të realizohej. Si shumë ide të tjera me vlerë në Shqipëri, mbeti diku në mes të rrugës.

Sot, Ministria e Kulturës dhe Turizmit po e promovon këtë nismë si një ide novatore. Dhe është krejt e drejtë që një projekt i tillë të rikthehet, të mbështetet dhe të realizohet. Trashëgimia kulturore nuk ka pronarë politikë dhe as afat skadence.

Por ajo që bie në sy është se në gjithë këtë promovim nuk përmendet asnjë fjalë për përpjekjen e bërë më parë. Nuk përmendet emri i Ylli Pangos, i cili e solli publikisht këtë ide dhe e mbështeti në kohën e tij.

Duket se historia e projekteve në Shqipëri fillon dhe mbaron me ata që kanë çelësat e zyrave në momentin kur pritet shiriti i inaugurimit.

Dikur, kur Asklepi u kthye në Butrint, u harruan ata që kishin punuar dhe paguar për rikthimin e tij. Sot, kur rikthehet në vëmendje ideja e restaurimit të kullave, harrohet ai që e kishte propozuar dhe mbështetur publikisht shumë vite më parë.

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”
Nga Auron Tara

Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virginia, ku mbajti një fjalim përpara një organizate që përfaqëson komunitetet arabe në Amerikë.

Një fjalim i shkurtër, por mjaft frymëzues, nga një politikan i ri, pjesëtar i komunitetit mysliman të Michiganit, i cili sapo ka shënuar një moment historik në politikën amerikane.

Gara e tij për në Senatin amerikan u ndoq me interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin se ai do të jetë myslimani i parë që do të ulet në këtë institucion, por edhe për shkak të fushatës së ashpër që u zhvillua kundër tij, ku paragjykimet fetare dhe identitare u kthyen në pjesë të debatit politik. Në këtë fushatë u përfshinë drejtpërdrejt edhe presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance. Ironikisht, kjo vëmendje e madhe mediatike bëri që El-Sayed të fitonte një profil edhe më të gjerë publik.

Por, nga fjalimi i mëngjesit të sotëm, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte rrëfimi i tij për përpjekjet që kishte bërë që në moshë të re për të ruajtur identitetin e vet.

«Që në shkollë», tregoi El-Sayed, «njerëzit më shikonin ndryshe. Disa ankoheshin se nuk arrinin ta shqiptonin emrin tim, disa e përçmonin, ndërsa të tjerë më shikonin me frikë. Por unë kam luftuar gjithmonë për identitetin tim. Jam prezantuar gjithmonë si Abdulrahman Mohamed El-Sayed. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se identiteti ynë kulturor, fetar dhe njerëzor është i rëndësishëm për çdo individ».

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e sulmeve ndaj tij u përqendrua pikërisht te emri dhe përkatësia fetare. Emri i tij u përdor për të ushqyer paragjykime dhe për ta paraqitur si një kërcënim për sigurinë amerikane. Një retorikë që u amplifikua edhe nga figura të larta të politikës amerikane.

Po i shkruaj këto radhë si një reflektim për të gjithë ata shqiptarë që, pasi largohen nga vendi i tyre, përpiqen të integrohen në shoqëritë ku vendosin të jetojnë, por shpesh e ngatërrojnë integrimin me braktisjen e identitetit.

Në shumë raste, në përpjekjen për t’u bërë sa më të pranueshëm në shoqëritë e reja, fillojnë të fshehin emrat, gjuhën, traditat, kulturën e madje edhe besimin e tyre. Ndonjëherë, këtë proces ua përcjellin edhe fëmijëve, duke bërë që brezi i parë i lindur në emigracion të rritet pa një lidhje të fortë me origjinën dhe historinë e familjes.

Por a është kjo ajo që duhet të kuptojmë me integrim?

A duhet të heqim dorë nga ajo që jemi për t’u bërë pjesë e një shoqërie tjetër? A duhet të kemi turp nga emri ynë, nga gjuha e prindërve apo nga historia dhe kultura që mbartim?

Shembulli i Abdulrahman Mohamed El-Sayed na kujton diçka thelbësore, mund të jesh plotësisht amerikan pa pushuar së qeni arab dhe mysliman. Mund të jesh qytetar i një shoqërie të re pa mohuar historinë dhe identitetin e familjes prej nga vjen.

Integrimi nuk është asimilim. Dhe asimilimi nuk duhet të jetë çmimi që paguajmë për t’u pranuar.

Ndoshta ky është një mësim që duhet ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e emigracionit. Sepse fëmijëve tanë nuk u lëmë vetëm një mbiemër apo një pasaportë. U lëmë një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një identitet.

Dhe nëse ata një ditë do të kenë mundësinë të prezantohen me krenari, pa pasur nevojë të shpjegojnë apo të justifikojnë se nga vijnë, atëherë do të kemi bërë diçka më shumë sesa t’i kemi integruar në një shoqëri të re, do t’u kemi mësuar të mos kenë kurrë turp nga vetvetja.

Por kjo është edhe përgjegjësi e Shqipërisë. Ajo duhet të dijë t’i tërheqë, t’i frymëzojë dhe t’i bëjë këta të rinj të ndihen pjesë e saj, edhe kur jetojnë mijëra kilometra larg.

Në të kundërt, një ditë mund të zbulojmë se nuk kemi humbur vetëm njerëzit që u larguan, por edhe fëmijët dhe nipërit e tyre, të cilët nuk do të kenë më asnjë arsye të kthejnë sytë nga vendi i të parëve.

Sepse një komb nuk e humbet identitetin vetëm kur i braktisin qytetarët e tij. E humbet atëherë kur brezat që lindin larg tij nuk ndiejnë më asnjë lidhje me të.

Prandaj mesazhi i  Senatorit me te ri te Michiganit ka një domethënie shumë më të gjerë se historia e tij personale. Ai u drejtohet të gjithë atyre që besojnë se mund të jenë pjesë e një shoqërie të re, të respektojnë vendin ku jetojnë dhe njëkohësisht të mos mohojnë vendin prej nga vijnë. Të respektosh shoqërinë ku ndërton jetën nuk do të thotë të harrosh rrënjët e tua.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka asgjë më të bukur sesa të mund të thuash me krenari, kudo që të ndodhesh “Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed’.

“Fëmijët e lagjes time”
Nga Auron Tare

Unë e kam shtëpinë në rrugën e Myslym Shyrit. Është një pallat i ndërtuar në periudhën e vështirë të rënies së komunizmit dhe të tranzicionit të gjatë shqiptar. Im atë, sportist i njohur, së bashku me një grup sportistësh të klubit Partizani, pas shumë vështirësish, arritën të ndërtonin karabinanë e pallatit, pasi ngjarjet e vitit 1992 e kishin lënë ndërtimin përgjysmë.

Të gjithë komshinjtë tanë e ndërtuan shtëpinë me mundime të mëdha, në ato kohë kur mungonte pothuajse gjithçka. Ndërsa pallati ynë merrte formë, në hapësirën ku ishte parashikuar të krijohej një lulishte e brendshme, një përzierje e fortë zyrtarësh të korruptuar dhe banditësh arriti të ngrinte një tjetër pallat, të shëmtuar, pikërisht në zemër të asaj që duhej të ishte një hapësirë e gjelbër.

Që nga ajo kohë, kjo zonë është kthyer në një model të qartë të tranzicionit shqiptar. Një pallat i ndërtuar copë-copë, me mundime dhe sakrifica, prej më shumë se tridhjetë vjetësh bashkëjeton me një tjetër pallat, i cili nuk duhej të ishte ngritur kurrë aty.

Por problemi nuk është vetëm te betonizimi, as te shëmtia e një ndërtimi që zuri vendin e një lulishteje. Problemi është se, ndërsa banorët e dy pallateve janë detyruar të bashkëjetojnë me këtë realitet, dy breza fëmijësh kanë lindur dhe janë rritur në një mjedis ku nuk ka asnjë pemë, asnjë metër bar dhe, ç’është edhe më e tmerrshme, asnjë hapësirë ku të luajnë. As me kukulla, as me top.

Përfytyroni dy breza fëmijësh që lindin dhe rriten në një parking gjigant. Një hapësirë ku çdo mbrëmje prodhohen nervozizëm, sherre për vendet e parkimit, fyerje dhe mallkime ndaj atyre që lejuan këtë katrahurë.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo skenë e përditshme dhune mjedisore, një tjetër pallat, këtë herë njëzetkatësh, po ngrihet në fund të rrugicës sonë. Kështu, përveç fatit të trishtë të fëmijëve që janë rritur mes makinave, betonit dhe mungesës së gjelbërimit, tani edhe makineritë e rënda, kamionët me beton dhe hekurishte të tjera ua bëjnë rrugët të pasigurta.

Prandaj, tani qe po shoh të rinj që revoltohen, që bërtasin dhe që hedhin gurë, të indinjuar ndaj një klase politike të paaftë për t’u krijuar fëmijëve një fëmijëri normale, mendja më shkon te fëmijët e lagjes sime.

Çfarë mund të presësh nga Ata që janë rritur në një parking, ku mungojnë pema, bari, lodrat, hapësira e lojës dhe, mbi të gjitha, ndjesia se nje force madhore qe e ka per detyre te kujdeset I ka lene te rriten ne nje parking makinash.

Andaj, sot kur shohim të rinj të zemëruar qe hedhin gur ndaj “Shtetit të tyre” I quajmë të dhunshëm, të papërgjegjshëm. Por rrallë pyesim veten se çfarë fëmijërie u kemi ofruar, çfarë hapësirash u kemi lënë, çfarë shembulli u kemi dhënë dhe çfarë respekti kemi treguar për të drejtën e tyre për t’u rritur si fëmijë?

Përpara se të dënojmë zemërimin e të rinjve, duhet të kemi kurajën të shohim botën që ne vetë kemi ndërtuar për ta.

Sepse një fëmijë nuk ka nevojë vetëm për një çati mbi kokë. Ka nevojë për një pemë ku të gjejë hije, për një copë bar ku të ulet, për një hapësirë ku të vrapojë pas topit dhe për një lagje ku të ndihet i lirë dhe i sigurt.

Ne ua morëm këto gjëra. Ua morëm në emër të betonit, të fitimit dhe të një pushteti që nuk pa përtej interesit të vet. Dhe pastaj habitemi pse janë të zemëruar.

Prandaj përpara se të pyesim se përse të rinjtë tanë hedhin gurë ndaj Pushtetit, duhet të pyesim veten se kush ua vodhi atyre fëmijërinë.

Dilema
Nga Auron Tare

Për gati një javë me radhë u përpoqa të gjeja kujtimet e Jusuf Vrionit, intelektualit dhe përkthyesit të shquar shqiptar. E kisha njohur deri diku dhe e dija se kishte lënë kujtime interesante ne frëngjisht, te cilat ishin përkthyer më në fund edhe në shqip, por nuk po i gjeja dot. Pasi pyeta një sërë miqsh dhe disa shtëpi botuese, dje një person i panjohur më shkroi se kishte dëgjuar që po i kërkoja dhe ishte i gatshëm të m’i jepte.

U ndjeva mirë. Madje shumë mirë. Është një ndjesi e veçantë të kuptosh se ende ka njerëz kaq xhentilë dhe të ndjeshëm ndaj një kërkese kaq të thjeshtë e, në njëfarë mënyre, kaq të bukur, të kërkosh një libër.

U nisa me nxitim drejt Stadiumit “Dinamo”, ku po më priste mirëbërësi im i panjohur. Mora librin dhe e falënderova me mirënjohje. Një i panjohur që të jep një libër. Një gjest tejet fisnik në këtë Tiranën tonë prej betoni, kaq shpesh të pandjeshme ndaj gjesteve të tilla.

Pasi mora librin, u ula në një nga kafenetë e Myslym Shyrit dhe fillova ta lexoj.

Tirana e gushtit është vërtet interesante. Gati-gati bosh. Pa trafik, pa zhurmën që zakonisht të bezdis. Me një kafe përpara dhe librin e Jusufit në dorë, u zhyta qetësisht në keto kujtime , disa prej të cilave i kisha dëgjuar prej tij kur takoheshim në Paris.

Njerëzit e rrallë të kafenesë së njohur të Myslym Shyrit ngriheshin apo uleshin sipas rastit. Pas një farë kohe, më tërhoqi vëmendjen biseda e dy djemve të rinj ngjitur me tavolinën time.

Debatonin plot zjarr për protestat.

Njëri ishte i ashpër dhe kërkonte revolucion. Tjetri, që dukej pak më i madh, ishte disi më i butë. Debati i tyre sillej rreth mënyrës se si qeveria duhej rrëzuar, si klasa politike duhej çuar në burg, si oligarkëve duhej t’u merrej pasuria e grabitur e kështu me radhë.

Debati ishte interesant dhe zhvillohej aq pranë meje, sa ishte e pamundur të ishe indiferent ndaj përmbajtjes së tij.

Ndërkohë, une kisha arritur në një nga faqet e librit ku Jusufi përshkruante kthimin e tij nga Roma në Tiranë. Arrestimin dhe hedhjen në bodrumet plot lagështirë të burgjeve të Tiranës, ku priste me ankth fatin e tij.

Jusufi, për shumë të rinj që nuk e kanë dëgjuar historinë e tij, ishte i biri i Iljaz Bej Vrionit, ish-Kryeministrit të Shqipërisë në vitet ’20, firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë dhe diplomatit të shquar shqiptar.

Iljaz Vrioni kishte ndërruar jetë në Paris në vitin 1932. Shteti francez i kishte rezervuar një përcjellje madhështore. Trupi i tij i balsamosur kishte udhëtuar nga Parisi drejt Beratit, ku ishte varrosur pranë të afërmve të tij.

Jusufi, pinjoll i një prej familjeve më të njohura dhe më të pasura të Shqipërisë, i cili kishte pasur një rini mjaft interesante, ishte kthyer pranë nënës së tij në Tiranë në vitin 1943, dhe prej këtej kishte filluar kalvari i gjatë i vuajtjeve.

Teksa lexoja kujtimet e tij në një kafene në rrugën Myslym Shyri, veshi vazhdonte të dëgjonte debatin e dy të rinjve që, dukshëm, ishin pjesë e protestave të përnatshme në bulevard.

Ndërkohë arrita në një tjetër faqe. I habitur e ula librin mbi tavoline dhe rashe ne mendime per ato qe sapo kisha lexuar.

Jusufi përshkruan se si, në vitin 1945, disa të rinj komunistë nga Berati, me një urrejtje të pashpjegueshme ndaj familjes së tij, kishin shkuar te varri i të atit. Pasi kishin hapur varrin e ish-Kryeministrit, i kishin marrë dekoratat, i “kishin shkulur dhëmbët e florinjtë dhe më pas kishin hedhur kufomën në lumë”.

Nuk e dija se firmëtari i Pavarësisë, Iljaz Bej Vrioni, kishte përfunduar në këtë mënyrë.

Megjithëse dija se pak më vonë, të njëjtin fat do ta kishte edhe Ferid Pasha Vlora, ish-Kryeministri i Perandorisë Osmane, i cili kishte lënë amanet të varrosej në Kaninë. Trupi i tij u zhvarros dhe u hodh në baltërat e Vlorës.

Çfarë e kishte ushqyer valle këtë urrejtje kaq të thellë ndaj dy figurave publike qe kishin ndruar jete shume kohe perpara se ideologjia komuniste te zbriste ne Tirane?

Si ishte e mundur që disa të rinj të shkonin deri aty sa të përdhosnin dhe të plaçkisnin varrin e një personaliteti publik, një ish-Kryeministri, një firmëtari të Pavarësisë?

Mos vallë ishte ideologjia? Vështirë të thuhet.

Por nuk ka shumë dyshim se një urrejtje e mbledhur prej kohësh ndaj një klase që kishte qeverisur Shqipërinë për dekada kishte bërë që ngjarje të tilla, pothuajse të panjohura në traditën shqiptare, të shkonin deri te përdhosja e të vdekurve.

Është e vështirë sot të kuptojmë se çfarë urrejtjeje zbriti nga malet në vitin 1944 dhe ku i kishte rrënjët ajo.

Sado që ideologjia komuniste të ketë ndikuar, pjesa më e madhe e të rinjve që mbanin armë në krah në atë kohë nuk e njihnin teorinë komuniste. Për shumë prej tyre, komunizmi ishte ndoshta më shumë një flamur i ri sesa një doktrinë e kuptuar. Shumica e atyre djemve që zbritën nga malet në vitin 1944 nuk kishin lexuar Marksin. Nuk kishin studiuar teorinë e luftës së klasave. Shumë prej tyre ndoshta nuk e dinin as se çfarë ishte marksizmi.

Por e njihnin urrejtjen dhe urrejtja nuk ka nevojë të lexojë libra.Ajo mjaftohet me tregimet që ka dëgjuar dhe varfërinë që ka pare, me padrejtësitë që ka përjetuar dhe urrejtjen e mbledhur prej kohesh. Urrejtja ndaj një klase të pasur, e cila, për mirë ose për keq, kishte ndikuar në jetën e vendit dhe të njerëzve të tyre, ishte reale.

Dhe kjo urrejtje mund të prodhojë gjëra të tmerrshme. Lufta Civile ne Spanje pershembull.

Ndërkohë, djemtë në tavolinën pranë meje vazhdonin, plot zjarr, të debatonin për format dhe mënyrat që protesta duhej të përdorte për të “zhdukur” këtë klasë të korruptuar. Në fjalët e të riut më të ashpër dukej një zemerim i thellë për ata që, sipas tij, u kishin “marrë lumin gjyshërve të tij për hotelet e tyre në bregdet”.

I trallisur mes kujtimeve të Jusufit, atij burri aq të butë dhe fisnik që kisha njohur dikur, dhe ashpërsisë së dy të rinjve të panjohur në një kafene të Tiranës, që kërkonin “zhdukjen e oligarkëve”, u çova.

Eca përgjatë rrugës pothuajse të zbrazur të një fundgushti në Tiranë.

Dhe mendova gjatë. Historia nuk përsëritet kurrë tamam, por ndonjëherë ajo kthehet si një jehonë.

Dhe ndoshta kjo ishte dilema ime atë pasdite gushti, a po lexoja thjesht kujtimet e një njeriu që i përkiste një kohe tjetër, apo po dëgjoja, përmes zërit të tij, një paralajmërim për kohën tonë?

Eca më tej, me librin e Jusufit nën krah. Tirana ishte pothuajse bosh, por fjalët e dy të rinjve ne kafenenë e Myslim Shyrit vazhdonin të më ndiqnin pas.

Histori e trazuar
Nga Auron Tare

Për t’iu shmangur pak vapës së gushtit dhe mungesës së lajmeve, po hedh për lexim për ndjekësit e mi një histori disi interesante.

Një histori që tregon, në një farë mënyre, klishetë e nacionalizmit të kohëve të sotme, ku kërkohet me ngulm përvetësimi i çdo figure, sado pak historike, apo i çdo ngjarjeje që mund të prodhojë një lajm.

Por kjo histori tregon edhe diçka tjetër, cekëtinë e kërkimit dhe të mendimit kur historia përdoret për të prodhuar identitete të gatshme.

Disa kohë më parë, Ambasada Australiane në Athinë organizoi një ceremoni për “gruan e parë greke” që shkeli në tokën australiane. Me sa duket, dikush në ambasadë kishte gjetur një libër në greqisht, të shkruar nga një studiuese e re nga Janina, dhe kishte menduar se prezantimi i tij do të sillte një lajm interesant mbi “grekët e famshëm në Australi”. Libri i prezantuar nga vetë Ambasadori Australian në Athinë, Duncan, fliste mbi marrëdhëniet dypalëshe etj., pjesë e zhargonit diplomatik.

Por, përtej cekëtisë së lajmit, personazhi që ambasada australiane promovonte si “gruan e parë greke në Australi” është, në të vërtetë, një figurë interesante e historisë së Epirit të Ali Pashë Tepelenës.

Bëhet fjalë për Katerina Plesën, nga fshati Plesa i Filiatit, në zonën historike të Sulit.

Emri i saj më kujtohej shumë shkarazi nga një letër e një udhëtari britanik në Ishujt Jonianë, ku përmendej njohja e saj me një oficer britanik, veteran të Luftës së Vaterlosë.

Pas disa kërkimesh, gjeta burime që ajo, në fakt, ishte vajza e Vasilikisë, një grua që kishte marrëdhënie me Myftarin, djalin e madh të Ali Pashë Tepelenës.

Sipas dëshmive të kohës, Myftari ishte shumë i lidhur me këtë Vasiliki, e cila, në mënyrë interesante, vinte nga i njëjti fshat me Vasilikinë tjetër të famshme, gruan që u martua me Ali Pashën.

Vasiliki Plassou (Plesa), nga fshati Plesa i Filiatit, ishte martuar me një tregtar nga Seresi dhe, me sa duket, me interesimin e Myftarit ishte sjellë në Janinë ku jetonte në një shtëpi të madhe jashtë mureve të kalasë, në lagjen e të krishterëve.

Katerina, e cila erdhi në Janinë në moshë të vogël, u rrit në ambientin kozmopolit të Janinës së Ali Pashës. Ishte një fëmijëri pak a shumë e mbrojtur, por njëkohësisht në kontakt me njerëz dhe figura që në atë kohë luanin role të rëndësishme në politikën e Epirit.

Vasilikia, duke përdorur marrëdhëniet dhe kontaktet e rëndësishme që kishte, mundi të siguronte për vajzën e vet një fejesë me një prej të rinjve më premtues dhe interesantë të Janinës, Jani Koletin, i cili, pasi ishte kthyer nga Universiteti i Pizës, ku studioi mjekësi me bursë nga Ali Pasha, ishte bërë mjeku personal i Myftarit. Me sa duket, marrëdhëniet e Vasilikisë me Myftarin kishin bërë të mundur këtë mblesëri, edhe pse Katerina në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç.

Rënia e dinastisë së Ali Pashë Tepelenës, vrasja e Myftarit në Turqi, ku ishte internuar pas vrasjes së të atit, dhe trazirat e mëdha politike e ushtarake të viteve 1820 ndryshuan fatin e kësaj vajze. Pas luftës në Janinë, Vasilikia kishte mbërritur në Tepelenë së bashku me të bijën. Ndoshta se Tepelena konsiderohej si vend i mbrojtur nga ushtria otomane. Por, pas një qëndrimi të shkurtër në Tepelenë, ajo kishte mundur të arrinte në Mesolongji, ku u vendosën për pak kohë.

Fejesa me Jani Koletin duket se nuk u konsumua kurrë, pasi nuk ka asnjë burim që Jani Koleti dhe Katerina u takuan më pas, pas vrasjes së Aliut. Vasilikia dhe Katerina, dy gra pa mbrojtje në një periudhë kur gjithë Epiri dhe Greqia kontinentale ishin përfshirë në luftë, po përpiqeshin të gjenin një vend ku mund të jetonin pa frikë.

Vendosja në Mesolongji dhe kryengritja greke kundër Turqisë kishin përmbysur çdo mundësi për t’u kthyer në Janinë. Duke parë se e ardhmja ishte e pasigurt, Vasilikia dhe e bija u drejtuan drejt Ishujve Jonianë, të cilët në atë kohë ndodheshin nën protektoratin britanik.

Dhe pikërisht këtu fillon një tjetër kapitull i jashtëzakonshëm i jetës së Katerinës.

Tashmë një vajzë e rritur, ajo njohu një oficer britanik, James Henry Crummer, veteran i Luftës së Vaterlosë dhe komandant i Regjimentit të 28-të të Këmbësorisë.

Crummer ishte vendosur në Kalamos, një nga ishujt ku autoritetet britanike kishin krijuar një prani të rëndësishme gjatë trazirave të Luftës së Pavarësisë Greke.

Pikërisht këtu dokumentet britanike shkruajnë se, më 17 shkurt 1827, James Henry Crummer martohet me Catherine Georgia Plessou (sipas regjistrit të gjendjes civile britanike).

Me lirimin nga ushtria, James Crummer dhe Katerina Plesa vendosin të fillojnë një jetë të re në Australinë e largët dhe, në vitin 1835, Katerina mbërriti në Sydney.

Pak a shumë kjo është historia e vajzës nga Filiati i Sulit në Epir.

E gjithë kjo aventurë është interesante për të treguar se si një vajzë e re, e gjendur në një prej vorbullave më të fuqishme të kohës, e rritur pranë figurave historike, arriti të shkojë në Australinë e largët.

Fatkeqësisht, në kohët ku jetojmë, çdo mundësi për etikime nacionaliste mbështetet si nga politika të caktuara kulturore, ashtu edhe nga cekëtia e personave të përfshirë.

Fati i një vajze nga Filiati i Sulit nuk ka përse të kthehet në një debat me nota nacionaliste, por ndoshta nga një herë ia vlen që heshtja dhe neglizhenca ndaj këtyre përpjekjeve qesharake për të marrë çdo lloj vlere dhe për ta transformuar, duhet treguar.

Në një hapësirë pa kufij, ku lëvizjet e njerëzve ishin tejet të lira sipas interesave ekonomike dhe kulturore, është historikisht jo e vërtetë që të përcaktosh çdo gjë si greke apo shqiptare bazuar në kufirin e vendosur në 1912.

Jam i bindur që Katerina e vogël, e rritur në një ambient liberal, plot kulturë kozmopolite, si Janina e Ali Pashës, nuk ka pasur asnjëherë komplekse nacionale. Lindur në një fshat të Sulit, ku një pjesë e mirë e popullatës ishte e besimit të krishterë, ku liria fetare e përkrahur nga Ali Pasha ishte e spikatur dhe ku arti, shkenca, edukimi dhe kultura vlerësoheshin në maksimum, ajo nuk besoj se kishte komplekse për t’u vetëidentifikuar si “greke”, “shqiptare” apo edhe “vllahe”.

Katerina Plesa e vendosi vetë fatin e saj dhe, me një guxim të jashtëzakonshëm, filloi një jetë të re në brigjet e largëta të Australisë.

Fatkeqësisht, “studiuesit” e sotëm kërkojnë me ngulm që ajo të kishte një përkatësi të caktuar etnike, por, me shumë mundësi, atje lart ku pushon qetësisht, ajo do të jetë duke buzëqeshur.

Katerina Plesa ishte një vajzë nga Suli. Rritur në Janinë pranë Ali Pasha Tepelenës dhe mbylli sytë në Australinë e largët.

Kaq mjafton në jetë.

Vila Bimbeli
Nga Auron Tare

Mes vapës së rëndë të korrikut dhe zhurmës shurdhuese të gjinkallave mbërrita në shtëpinë e një prej miqve të mi më të vjetër në Korfuz. Ai ishte ndarë nga jeta dimrin e kaluar dhe fëmijët kishin mbledhur, në një ceremoni të thjeshtë e private, njerëzit që e kishin shoqëruar për dekada në Korfuz, në Angli e deri në Irlandën e largët, vende ku kishte pasur një jetë të pasur shoqërore.

Ishim njohur në fillim të viteve 1990, krejt rastësisht, në një ngjarje që kishte lidhje me Shqipërinë. Që prej asaj dite mbetëm miq, megjithëse na ndante një diferencë e madhe moshe. Vila e tij në Korfuz ishte bërë një lloj oazi. Aty mblidheshin njerëz të pazakontë, me interesa nga më të ndryshmet, dhe Shqipëria përmendej gjithmonë me simpati. Në vitet kur shqiptarët mbërrinin në ishull me not ose me varka, të lodhur e të frikësuar, ai kishte ndihmuar shumë prej tyre, edhe pse në atë kohë emri i shqiptarëve nuk gëzonte aspak reputacion të mirë.

Ceremonia mbaroi. U enda pak nëpër kopshtin e lënë pas dore. Përkëdhela qentë e tij, të cilët, siç mora vesh, do të largoheshin drejt Evropës për t’u marrë në kujdes nga familjarët, tani që njeriu që ishte kujdesur për ta për vite me radhë nuk jetonte më.

Vila dukej e zbrazët. I përshëndeta ata që njihja dhe nisa të zbrisja në këmbë drejt rrugës së ngushtë që të nxjerr në aksin kryesor.

Pas afro tridhjetë vitesh, gjatë të cilave kisha ardhur dhjetëra herë në atë shtëpi, po largohesha me ndjesinë se nuk do të kthehesha më. Bashkë me mikun tim nuk ishte zhdukur vetëm një vend i mbushur me kujtime, me të ishte shuar edhe një urë që lidhte të tashmen me një pjesë të rëndësishme të historisë.

Teksa ecja drejt makinës së parkuar në një rrugicë pranë vilës, më erdhi ndër mend një kujtim i largët.

Vite më parë, në atë shtëpi, kisha takuar një anglez të moshuar. Ishte ish-ushtarak, pak i heshtur, por me një humor të hollë dhe me atë qetësinë karakteristike të njerëzve që dinë shumë, por flasin pak. Quhej Alan Hare.

Miku im ma prezantoi thjesht si një mik të vjetër. Më tha se kishte qenë kryetar i bordit të Financial Times, se vinte nga një familje aristokrate anglo-irlandeze dhe se kishte drejtuar për një periudhë një prej kantinave më të njohura të verës në Francë. Tashmë, në pension, vinte here pas here në Korfuz.

Më tha se e njihte Shqipërinë. Kishte qenë aty në vitin 1991 për disa ditë. Në atë kohë, kur vendi sapo kishte dalë nga izolimi, askush nuk interesohej për historitë e së kaluarës dhe as unë nuk isha ende mjaftueshëm i zhytur në labirintet e historisë shqiptare që të kuptoja se kë kisha përballë.

Ende nuk kisha takuar David Smiley-n dhe as ish-oficerët e tjerë britanikë të SOE-së. Ne ate kohe emri Alan Hare nuk më thoshte asgjë.

Takimi ynë zgjati pak dhe, me kalimin e viteve, kujtimi mbeti i turbullt.

Shumë kohë më vonë, kur nisa të hulumtoj në arkivat britanike dhe amerikane, emri i Alan Hare u shfaq papritur në dosjet e operacioneve sekrete britanike në Shqipëri gjatë viteve 1949–1953.

Atëherë zbulova se ai kishte qenë pjesëtar i misioneve të SOE-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesë e ekipit të gjeneralit Edmund “Trotsky” Davies, i cili u kap rob nga gjermanët. Hare kishte arritur t’i shpëtonte rrethimit të Aziz Biçakut në zonën e Martaneshit dhe, gjysmë i ngrirë, ishte strehuar në shtëpinë e Ihsan Toptanit në Kamëz.

Në vitin 1949, i thirrur nga miku i tij i vjetër David Smiley, ai u rikthye në Greqi si pjesë e operacionit të MI6 kundër regjimit komunist shqiptar.

Dokumentet tashmë të deklasifikuara tregojnë se Alan Hare mori detyrën të ngrinte dhe të drejtonte një nga qendrat kryesore të komunikimit midis MI6 dhe grupeve shqiptare që infiltronte në territorin shqiptar.

Ai zgjodhi Korfuzin.

Pikërisht këtu ngriti bazën e radios. Në kujtimet e David Smiley-t përmendet vazhdimisht një vend me emrin “Villa Roze”. Aty, Smiley, që drejtonte operacionet nga Athina, Alan Hare dhe Ihsan Toptani prisnin me ankth çdo sinjal radioje që vinte nga malet shqiptare. Sipas dokumentacionit kjo qender ishte aq secrete sa qe sherbimi grek nuk kishte asnje dijeni per egzistencen e saj.

Për vite me radhë e kam ndjekur historine e Operacioneve anglo -amerikane nëpër arkiva. Kisha fatin të takoja David Smiley-n dy herë në Londër dhe, falë një miku të përbashkët, të merrja edhe një pjesë të dorëshkrimeve të tij. Fola me pothuajse të gjithë të mbijetuarit e këtyre operacioneve. Shkova edhe në Maltë për të parë fortesën ku britanikët stërvitnin shqiptarët e rekrutuar në kampet e refugjatëve të Napolit dhe Barit, përpara se t’i hidhnin me parashutë në Shqipëri.

Megjithatë, një enigmë mbetej pa përgjigje.

Nuk po arrija të gjeja “Villen Roze” ne Korfuz.

Një pasdite vjeshte, ndërsa po pinim kafe në kopshtin e mikut tim në Korfuz, e pyeta nëse dinte ndonjë gjë per nje Vile te tille. Ai ishte nje prej pjestareve me te vjeter te komunitetit britanik ne Korfuz dhe njihte gati cdo vile te ngritur nga britaniket pas Lufte.

Ai më dëgjoi pa më ndërprerë. Pastaj buzëqeshi.

“OK,” tha. “Let’s go.”

“Ku?” – e pyeta.

“Te Villa.”

“Dëshiron ta shohësh?”

Pak minuta më vonë hipëm në makinën e tij me timon në të djathtë dhe ndaluam përpara një vile të vjetër.

Vendasit e njihnin si Vila Bimbeli. Vila, nje godine e madhe e vendosur në Dassia shumë afer me vijën e bregut ishte ndërtuar rreth fillimit të shekullit XX nga një aristokrat Italian. Ajo qëndronte ende në këmbë, megjithëse koha kishte lënë gjurmët e saj.

Ndërsa ecnim nëpër godinën e braktisur, miku im u kthye nga unë.

“E mban mend zotërinë që takove dikur tek unë?”

“Po.”

“Ai jetoi këtu për një kohë të gjatë.”

Vetëm atëherë e kuptova se Burri i qetë që kisha takuar në vitin 1993 ose 1994 nuk ishte thjesht një aristokrat anglez në pension.

Ishte Alan Hare i MI6, njeriu që kishte drejtuar nga kjo vilë komunikimet sekrete me grupet britanike të infiltrimit në Shqipëri.

Kjo histori m’u rikthye e gjitha ndërsa largohesha për herë të fundit nga shtëpia e mikut tim, i cili nuk ishte më.

Prandaj perpara se të largohesha nga Korfuzi vendosa t’i hidhja edhe një herë sytë Vilës Bimbeli, si një kujtim të largët të “aventurës” sonë të përbashkët në kërkim të një copëze historie.

Shtëpia rrinte e heshtur nën hijen e selvive, ashtu siç kishte qëndruar për më shumë se një shekull, duke ruajtur sekretet e njerëzve që kishin hyrë e dalë prej saj. Dikur kishte qenë shtepi aristokratësh, ushtarakësh, agjentësh të fshehtë dhe udhëtarësh të rastit. Sot ishte thjesht një godinë e plakur, që pak kush e dinte se çfarë historie mbante brenda mureve të saj.

Eca ngadalë nëpër kopsht dhe mendova se, në fund të fundit, historia nuk humbet vetëm kur digjen arkivat apo shemben ndërtesat. Ajo humbet edhe kur largohen njerëzit që e kanë jetuar.

Me vdekjen e mikut tim ishte mbyllur një kapitull ku për gati tri dekada, kisha hyrë në një botë kujtimesh, bisedash dhe rastësish të jashtëzakonshme. Në shtëpine e tij kisha njohur njerëz që kishin qenë protagonistë të historisë, pa e ditur në atë kohë se çfarë peshe mbanin emrat e tyre. Vetëm vite më vonë, kur shfletova arkivat fillova te kuptoj se shumë prej përgjigjeve që kërkoja prej kohësh i kisha pasur dikur përballë, ulur në të njëjtën verandë, duke pirë një gotë verë.

Ndoshta ky është privilegji më i madh i kërkimit historik. Jo zbulimi i një dokumenti të panjohur, por mundësia për të lidhur fijet e kujtesës me ato të arkivave, derisa e shkuara të marrë përsëri frymë.

Teksa u largova nga Vila Bimbeli, më dukej sikur po lija pas jo vetëm një shtëpi, por një copëz të vogël të shekullit XX. Një copëz historie që, falë disa njerëzve të jashtëzakonshëm dhe pak rastësive të lumtura, pata fatin ta prek me dorë.

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit
Nga Auron Tare

Tashmë nuk ka mbetur asnjë dyshim se çfarë ka ndodhur në Kanionin e Langaricës. Nuk ishte një investim turistik, siç u quajt nëpër konferenca shtypi e kronika Televizioni. Ishte një krim. Një krim kundër natyrës dhe, njëkohësisht, kundër kulturës.

Në emër të zhvillimit u urbanizua një nga oazet më të rralla të jugut shqiptar. Lumi i Langaricës u shkel nga mjetet e rënda, që nxorën gurët për prita. Hapësirat e gjelbra u mbuluan me beton dhe u pagëzuan “parkingje”. Vaskat e ujërave termale, që natyra i kishte gdhendur me durimin e mijëvjeçarëve, u rindërtuan prej betoni, sikur bukuria e tyre të ishte një faj që duhej korrigjuar.

Gjithçka u bë nën hijen e ligjit famëkeq të vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura. Me një hua prej 2.5 milionë eurosh nga Banka Botërore, Ministria e Turizmit arriti të kryejë atë që pak kush do ta kishte menduar të mundur, ta “përmirësojë” natyrën duke e shkatërruar. Nuk kuptoi, ose nuk deshi të kuptonte, se vizitori nuk udhëton qindra kilometra për të parë betonin shqiptar. Beton gjen kudo. Në Langaricë shkonte për të parë atë që betoni nuk mund ta krijojë kurrë, natyrën.

Por sot nuk dua të ndalem te ky kapitull. Për të kam shkruar edhe më parë.

Sot dua të flas për një krim tjetër, më të heshtur, por jo më pak të rëndë. Një krim që mban vulën e Ministrisë së Kulturës.

Viktima është Ura e Kadiut.

Një urë mesjetare, e ndërtuar me atë zgjuarsi të heshtur që mjeshtrat e dikurshëm e kishin më shumë në duar sesa në diploma. Ajo lidhte luginën e Vjosës me fshatrat e Shqerisë dhe përcillte karvanët drejt tregjeve të Ballkanit. Nuk ishte vetëm një urë. Ishte një copë historie e gdhendur në gur.

Njëra këmbë e saj mbështetej mbi një formacion shkëmbor natyror, të zgjedhur me një intuitë inxhinierike që koha e provoi të pagabueshme. Për shekuj me radhë lumi u fry, dimrat erdhën e ikën, perandori u ngritën e ranë, por ura mbeti në këmbë.

Deri sa erdhi koha e Mbretit tonë.

Askush nuk e di me saktësi se cili institucion mban përgjegjësi për monumentet. Ka drejtori, institute, agjenci e komitete. Vetëm specialistë ka gjithnjë e më pak. Restauratorët e vërtetë janë larguar ose janë larguar me kujdes, duke ua lënë vendin njerëzve që e njohin më mirë procedurën e tenderit sesa historinë e gurit.

Dhe kështu me bekimin institucional, trashëgimia kulturore u bë pronë e kompanive të ndërtimit. Monumenti nuk studiohet me, por fitohet me tender. Historia nuk restaurohet sipas kritereve shkencore por ajo faturohet.

Ndërhyrja në Urën e Kadiut është shembulli më i qartë i kësaj filozofie. Formacioni shkëmbor që mbante urën u prish me eskavator dhe vendin e tij e zuri betoni. Nuk është çështje shijeje, siç mund të mendojë ndonjë burokrat. Është çështje inxhinierike.

Kam pyetur restauratorë dhe inxhinierë të brezit të vjetër. Asnjëri nuk merr përsipër të parashikojë se si do të sillet Ura kur ujërat e dimrit të godasin themelet e reja prej betoni. Si do të bashkëjetojnë gurët shekullorë me një material që nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj strukture? Askush nuk ka një përgjigje të sigurt.

Por puna nuk mbaron këtu.

Mbi urë vazhdojnë ndërhyrje që po fshijnë gjurmët e kohës, sikur koha të ishte një njollë që duhet pastruar. Po zhduken edhe nderhyrjet e mëparshme, te cilat ishin bërë tashmë pjesë e historisë së monumentit. Sepse një monument nuk është vetëm dita kur u ndërtua, është edhe gjithçka që i ka ndodhur gjatë jetës së tij.

Këtu qëndron keqkuptimi ynë më i madh me trashëgiminë. Ne nuk dimë ta ruajmë të vjetrën, dimë vetëm ta zëvendësojmë me një kopje të re.

Dhe kështu, pa zhurmë ne Shqiperine tone te dashur po vendoset një doktrinë e re e restaurimit shqiptar, monumenti duhet të duket sikur sapo ka dalë nga kantieri. Historia duhet të pastrohet bashkë me myshkun. Shekujt duhen fshirë me llaç. Historia duhet rindertuar.

Që nesër, kur vizitori të ndalet para Urës së Kadiut e jo vetëm asaj, duhet të lexojë se ky “Monument u Ndërtua në kohën e Mbretit”.

Vërejtje në biografi
Nga Auron Tare

Dikur, kur ishim të rinj dhe luanim basketboll unë me Partizanin e famshëm dhe Edi Rama me “Dinamon” gjithmone ne vendin e dyte, në atmosferën e ndrydhur të kohës, të dy konsideroheshim disi rebelët e skuadrave tona. Rama ishte shumë më i avancuar në liberalizmin e tij, por edhe unë, ndonëse i rritur në disiplinën ushtarake të Partizanit, bëhesha shpesh objekt kritikash për “devijime nga vija e Partisë”.

Edhe pse na ndanin dy klube që ishin ndërtuar për të mos e dashur kurrë njëri-tjetrin Partizani i Ushtrisë dhe Dinamo e Ministrisë së Brendshme, ne të ushtrisë dëgjonim shpesh histori e batuta që basketbollisti i ri, Edi Rama, bënte në kurriz të regjimit.

Rama atëkohë e përçmonte servilizmin, puthadorjen dhe partishmërinë, atë mjedis hipokrizie me të cilin ishim të detyruar të bashkëjetonim të gjithë.

E Keshtu edhe pse nuk e mbaj mend as ditën, as çastin kur ai solli në rrethin e tij një personazh që më pas mbërriti edhe tek unë, Shoqen Bule, e mbaj mend mire frymezimin qe moren prej saj.

Shoqja Bule ishte sekretarja tipike e Partisë së lagjes. Pak e shkurtër, pak e shëndoshë, pak e ngathët, por gjithmonë vigjilente. Ishte syri që vëzhgonte dhe veshi që degjonte. Shoqja Bule ishte kudo, në lagje, në fabrikë, në kooperativë, në fakultet. Ajo ishte mishërimi i njeriut që jetonte për të kontrolluar jetën e të tjerëve.

Rama e kishte shoqen Bule në majë të gjuhës. Duke recituar vargjet e famshme, ai tallej me të gjitha “Bulet” e fakultetit dhe të mjedisit ku jetonte. Përmes tij, ky personazh mbërriti edhe tek ne te “Partizanit”. Unë isha më i vogël në skuadër dhe e shihja gjithmonë Ramën me admirim për guximin e tij të hapur antikonformist dhe sigurisht qe e mora shoqen Bule per ta perdorur ne ambjentin e Klubit tone.

Por shoqja Bule më solli edhe një zbulim tjetër, shumë më të rëndësishëm.

Përmes saj njoha një nga poetët më të guximshëm të antikonformizmit shqiptar të asaj kohe, Kiço Spirin. Një personazh krejt i veçantë nga Zagoria, ekscentrik, me një gjuhë që nuk dinte të heshtte dhe me një talent të rrallë për të ndërtuar vargje me dy kuptime.

Poezitë e tij qarkullonin fshehurazi në Tiranë, vetëm në rrethe të besuara. Lexoheshin me etje, sepse ishin një frymëmarrje lirie në një kohë kur edhe humori konsiderohej rrezik politik. Ato godisnin të gjitha “Bulet”, sekretarët e Partisë, doktrinarët, spiunët e vegjël dhe gjithë ata që, në emër të vijës së Partisë, shkatërronin jetën e njerëzve.

Ky kujtim i bukur nga rinia, kur si Rama te Dinamo, ashtu edhe unë te Partizani, admironim Kiço Spirin, m’u kujtua këto ditë.

Në hapësirën time publike, ku shkruaj mendimet e mia, më janë sulur një lukuni e tërë “Bulesh”. Fatkeqësisht, sot ato nuk quhen më sekretare partie te lagjes. Sot Bulet quhen patronazhistë.

Por ka një ndryshim.

Bulet e djeshme ishin gra të rëndomta, pa kulture, te veshura me stilin tipik partiak me basme Berati të cilat njerëzit i druheshin për pushtetin e vogël që u kishte dhënë sistemi.

“Bulet” e sotme janë më elegante. Janë deputete të reja, djem me këmisha të bardha lino, me parfum të shtrenjtë, telefona modernë dhe makina luksoze. Disa flasin edhe pak anglisht, aq sa për t’u dukur “cool”. Punojnë edhe në administratë, në zyra moderne dhe paraqiten si fytyra të një brezi të ri.

Por, në thelb, në origjinë, mbeten po ata që Kiço Spiri i përshkroi me aq mjeshtëri dhe që Edi Rama i recitonte dikur me aq kënaqësi, një kastë injorantësh partiakë, të bindur se besnikëria ndaj pushtetit është virtyti më i madh dhe se mendimi i lirë është armiku i ketij virtyti.

Prandaj, per te gjithe “Bulet” e sotme në kujtim të asaj kohe kur poezia e Kiço Spirit na ndriçonte mendjen dhe shpirtin, po i përshëndes të gjithë patronazhistët e sotëm me një nga perlat e tij, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë dhe me një titull që mbetet po aq aktual sa atëherë.”Vërejtje në biografi”.

Kicua rrëfen se si kish marrë një ditë 4 dhitë e tija për ti kullotur anes vijes se kufirit. Mirëpo, dhite e Kicos hynë pa dashje në tokën greke me bar më të mirë. “Bulet ” e fshatit pasi moren vesh per kete ngjarje mblodhën urgjent Këshillin e fshatit dhe e gjykuan Kicon me rreptesi duke propozuar edhe internimit e tij prej fshatit i cili ishte turperuar nga kjo ngjarje thelbesisht “klasore”.

E Kicua me ate kryelartesine e tij Zagorite nuk ja u pertoi “Buleve” dhe shkroi perlen e rradhes ku ka gdhendur portrein e Bules e cila me gishtin lart demaskonte Kicon e shkretë perpara fshatit.

“Vërejtje në biografi”

K.Th.Spiri i Zagorisë,/ Se c’të bëri pyckë e dhisë

Dhitë e tuaj janë tradhtare,/ Janë kurva, ja se c’farë!/

S’u pëlqyen cjeptë e vendit,/

Po deshën cjep palikarë !/

Na ke nxirë të dyja faqet,/

Nderin e kombit e preke !/

Duhej cjeptë shqipëtarë/

Që t’ua hipnin dhive greke !..

E keshtu vazhdoi tragji komedia e Buleve me Kicon e Zagorise i cili pa e prishur fare terezine i pershendeti “Bulet” me nje tjeter perle.

“Po s’dorëzohet Kico Spiri, Kokrrat hajt, shëndosh kalliri”

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit
Nga Auron Tare

(Një rrëfenjë për Zonat e Mbrojtura)

Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç e quanin fshatarët e zonës Toton, ose më saktë Taulant Binon.  Vëzhgonim shpendët e lagunës, Ai si shkencëtar i vërtetë, unë si dashamirës.  Aty pashë për herë të parë flamingot e bardha të Butrintit, por edhe sorrat e laraskat e zeza, apo shpendët e tjerë që një mjeshtër i kishte përjetësuar  që në kohët antike në Mozaikët e Butrintit.

Për shumë dashamirës të antikitetit, kjo zonë ndodhet në lindje të liqenit. Kodra e quajtur Kalivo, një qytet më i madh dhe më i lashtë se Butrinti, ende i pastudiuar siç duhet dhe kodra më e vogël ku gjendet një varrezë e madhe romake, ndahen nga një rrip uji. Dikur ky rrip ishte më i gjerë dhe liqeni i Bufit me atë të Butrintit shkëmbenin ujërat me njëri-tjetrin. Deri në mesin e shekullit XIX kjo zonë, e quajtur sot lagunë, ishte pothuajse e braktisur nga njerëzit, por e populluar nga koloni të shumta shpendësh e speciesh të rralla. Nga Korfuzi Oficerë britanikë e francezë vinin shpesh për gjueti në këto anë. Peizazhi i mrekullueshëm dhe vendbanimet antike e bënin Butrintin një nga vendet më të bukura të Mesdheut.

Zona ka ndryshuar që prej asaj kohe. Megjithatë, në vitin 2000, kur i gjithë peizazhi përreth qytetit antik u shpall Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur, natyra filloi të rikthehej. Liqeni i Bufit dhe ai i Butrintit nisën sërish të japin e të marrin si dikur. Kalivoja, ndoshta vendbanim i trojanëve ikanake, u mbulua nga pylli. Vila e madhe romake e Diaporit dëshmon ende madhështinë e arkitekturës romake që dikur zbukuronte këto brigje. Shpesh kur vozisnim ne Liqen kemi ëndërruar se vila e Diaporit mund të ketë qenë vendi ku Pompon Atiku, miku i Cezarit dhe Mark Antonit, kuvendonte me mikun e tij të vjetër Ciceron, i cili vinte shpesh në Buthrotumin romak për të shijuar peizazhet e mrekullueshme. Pompon Atiku, një nga njerëzit më me ndikim të kohës së tij, u përpoq me këmbëngulje që legjionet e Cezarit të mos e dëmtonin Butrintin e tij të dashur.  Edhe pasi Cezari, Ciceroni dhe Mark Antoni u larguan nga kjo botë, Butrinti pati fatin të gëzonte mbrojtje perandorake. Vajza e Atikut u martua me Agripën, gjeneralin e famshëm romak, i cili e mbrojti qytetin dhe e zbukuroi me vepra publike.

Oktaviani, perandori i parë i Romës, e njihte mirë Butrintin, pasi poeti i lavdishëm latin Virgjili, kishte shkruar në poemën e tij epike historinë e trojanëve dhe themelimin legjendar të qytetit nga Andromaka dhe Heleni, të cilët pritën Enean e famshëm në shkallët e Portës Skea.

Pas Oktavianit erdhi Tiberi, i cili i shqetësua nga rrëfenja e vdekjes së Panit në Butrint,  ogur i zymtë që shtyu perandorin të urdhëronte hetime për të zbuluar pse kishte vdekur Pani, mbrojtësi i barinjve dhe nimfave, në liqenin e Butrintit.

Për shekuj me radhë Butrinti nuk humbi si shumë qytete të tjera. Fati e ndihmoi të ruante peizazhin e vet. Barbarët nuk e shkatërruan. Bizanti e përdori si port të rëndësishëm dhe vetë Justiniani i Madh, ndërtuesi i Shen Sofise, ndihmoi në ngritjen e bazilikës madhështore te Butrintit  të mbushur me mozaikë shumëngjyrësh.

Pas Kryqëzatës së Katërt, Butrinti kaloi në duart e Venedikut. Kryqtarët ndalonin shpesh në këtë qytezë të vogël, por të rëndësishme.  Rikard Zemërluani, sipas kronikave, ndaloi këtu dhe u lut në bazilikën e qytetit.

Aq zulemamadh ishte ky qytet i vogël sa murgu nga Uellsi Geoffrey of Monmouth vendosi te shkruante Historinë e Mbretërve Britanike me 1116 te cilët i i vendosi si pasardhes te Butrotasve antike.

Mesjeta e rrudhi Qytetin , por nuk e fshiu nga historia.

Kur Sulltan Sulejmani i Madhërishëm ngriti kampin e tij në fushat e Butrintit gjatë sulmit kundër Korfuzit, malaria dhe lagështira e detyruan ushtrinë osmane të tërhiqej. Në atë fushatë ra edhe Myftar Bej Tepelena, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës.

Ndoshta kjo ishte arsyeja që Ali Pasha e deshi aq shumë Butrintin. Ai ndërtoi këtu një saraj të vogël ku priste diplomatë dhe miq evropianë në lojën e tij të ndërlikuar politike. Pikërisht në Butrint, piktori francez Lui Dypre realizoi portretin e tij  të njohur .

Edhe pse natyra dhe malaria e bënin jetën të vështirë, Butrinti nuk humbi. Në vitet 1920, një “Cezar” i ri në Romë, Benito Musolini, i kërkoi arkeologut Luigi Ugolini të gjente me çdo kusht qytetin për të cilin Virgjili kishte shkruar në Eneidë. Ducja financoi një pjesë të gërmimeve dhe Butrinti doli përsëri në dritë. Musolini pervec endrave te tij perandorake dëshironte t’u tregonte shqiptarëve se themeluesit e Romës dhe të Butrintit kishin të njëjtën origjinë,  Trojane.  Ne ate  kohë Butrinti u vizitua nga figura të njohura të politikës dhe kulturës europiane. Ata hynin me vështirësi nga Kanali i Vivarit dhe zbrisnin në molin e vogël të ndërtuar në formën e germës “M” per nder te Musolinit Edhe Galeaco Çiano Ministri i famshem fashist  vizitoi Butrintin jo shumë kohë pas vizitës së Mbretit Zog me Geraldinën.

Për shumë vite më pas, Butrinti ra në heshtje. Derisa një nga njerëzit më të fuqishëm të botës i quajtur  Hrushov, bëri një vizitë në qytetin antik. Për dy javë me radhë zona u spërkat kundër gjarpërinjve dhe u ndërtua edhe një udhe  e vogël për vizitën e tij. Megjithatë Hrushovi nuk kaloi mbi të, por ndoqi rrugën ujore të trojanëve, duke hyrë nga Kanali i Vivarit deri në zemër të qytetit. Hrushovi  i sovjeteve mendoi se një bazë e madhe detare mund te ndërtohej ne Liqen  por fati e shpëtoi edhe këtë herë Butrintin.

Qyteti antik mbeti i paprekur për dekada me radhë, falë paranojës së regjimit komunist që nuk lejonte lëvizje pranë kufirit. Për këtë arsye, pas rënies së komunizmit, Butrinti ishte një nga vendet më të ruajtura në Mesdhe, i paprekur nga zhvillimet turistike.

Që prej vitit 1994 nisën përpjekjet serioze për të mbrojtur jo vetëm qytetin antik, por edhe peizazhin Homerik që e rrethon. E gjithë zona nën Saliun e Pare ishte planifikuar për resorte dhe ndërtime, por trazirat e vitit 1997 dhe Lufta e Kosovos i mbajtën larg këto projekte.

Më në fund, në vitin 2000, falë vendimeve të marra nga mendjet e ndricuara  te kohës, u bë e mundur shpallja e zonës Park Kombëtar. UNESCO e përfshiu atë në listën e trashëgimisë botërore. Por pak veta e dinë se në Butrint lindi për herë të parë modeli i mbrojtjes së peizazheve historike përreth zonave arkeologjike, një model që sot përdoret në disa prej siteve më të rëndësishme të botës. Shqipëria, në kulmin e krizave të saj politike dhe ekonomike, hodhi atëherë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen jo vetëm të trashëgimisë historike, por edhe të natyrës dhe peizazhit.

Tani le të kthehemi te Butrinti i sotëm.

Diku rreth vitit 2021, (për arsye  të paqarta atëherë por te qarta sot) Qeveria Rama i  III  vendosi t’ia besojë këtë mrekulli natyrore dhe historike një zotërie të quajtur Granoff. Ky zotëri, që kishte shkelur vetëm pak herë në Butrint, u bë papritur kujdestari i një pasurie që kishte mbijetuar mbi 3 mijë vjet histori a thua se shqiptarët kishin vdekur të gjithë.

Qyteti iu dorëzua Granoffit dhe bashkë me të edhe Qeseja.  Shteti i shqiptareve u porosit që askush nuk duhej ti afrohej kësaj Qendre se nga këtej e tutje atje do të valëvitej Flamuri Amerikan, një prej ofendimeve me te madhe qe mund ti behej një Kombi normal

Por, kufijtë e kujdestarisë së re duket se përfundonin deri te muret venedikase.

Po Parku?

Po Kalivoja e Trojaneve?

Po fushat me vila romake?

Po varrezat antike?

Po ujësjellësi i Tiberit?

Po vila e Atikut?

Po liqeni i Panit dhe nimfat e tija?

Po laguna ku flamingot dhe laraskat jetojnë prej shekujsh?

Kush do t’i mbronte ato?

Granoffi dhe Langonjte e tij në Tiranë merren me Qesene.

Sot në fakt po mësojmë se nen Flamurin imagjinar Amerikan kjo Pasuri e madhe historike iu la në dorë Peshkaqenëve, një specie e panjohur më parë në historinë e Butrintit.

Dhe peshkaqenët, të mbledhur rreth presë, kanë filluar të shqyejnë pjesët e tyre.  Peshkaqenët janë të rafinuar. Ata mbajnë kostum, flasin për zhvillim, organizojnë konferenca dhe përdorin fjalë të mëdha si “investim strategjik”, “modernizim”, “partneritet” dhe “vizion”.

Ndërkohë njëri po shkatërron vijën bregdetare të mbrojtur nga Ksamili në Vivar.

Një tjetër po shqyen kodrën e Murit të Demës.

Një i tretë ka hedhur rrjetat ne liqenin e Bufit, ndërsa super peshkaqenë të tjerë po përgatitin një Mynxyrë të re mbi peizazhin Homerik të Butrintit.

Dikur, kur me Taulantin numëronim flamingot dhe laraskat, nuk do ta kisha besuar kurrë se Butrinti im i dashur do t’u jepej peshkaqenëve për t’u shqyer.

Atehere shikoja se si Flamingot e bardha dhe laraskat e zeza jetonin paqësisht së bashku prej shekujsh deri sa u shfaqen  Peshkaqenët e Tiranës qe  vendosën të sulmojnë shtepine e tyre. E pra , këto shpendë të paqtë , Ti mund t’i tallësh apo edhe  t’i përçmosh sa të duash,  por ata nuk nuk e kanë plagosur kurrë  Butrintit homerik.

Peshkaqenët kjo racë e re që po përpiqen të hanë Butrintin  është tragjedia e vërtetë. Dhe e gjitha kjo gosti nën Flamurin Imagjinar Amerikan dhe përqeshjen shtetërore.

“Ishulli i Peshkatarëve dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”
Nga Auron Tare

Diku në mesin e vitit 1963, Lee Kuan Yew, një politikan i ri i shkolluar në Universitetin e Kembrixh pas një serie përpjekjesh për të influencuar skenën politike në nje ishull te varfer peshkataresh me emrin Singapor, dha dritën jeshile për operacionin”Coldstore. Ky operacion me ndihmën e ushtrisë dhe forcave speciale,kreu një seri arrestimesh në të gjithë spektrin politik dhe shoqëror, duke targetuar politikanë të korruptuar, personazhe te botes se krimit apo elemente të lidhur me forcat komuniste. Ky operacion, i kritikueshëm deri diku nga historianët e kohës, solli gjithsesi stabilitet dhe qëndrueshmëri relative në një nga vendet më të varfra të Azisë.

Singapori, ish-koloni britanike me një standard shumë të ulët jetese , një vend peshkataresh pa asnjë burim natyror, me një popullatë shumëgjuhëshe dhe me një administratë të dëmtuar nga korrupsioni tradicional, filloi një “rilindje” në të gjitha aspektet shoqërore dhe shtetërore.

Sot, pas 50 vjetësh nga koha e këtij operacioni të famshëm, Singapori konsiderohet gjerësisht si një nga shtetet më pak të korruptuara në botë, për shkak të ligjeve shumë të rrepta kundër korrupsionit, zbatimit të fortë nga Byroja e Hetimit të Praktikave Korruptive (CPIB), pagave të larta për zyrtarët publikë një administrate efikase, zero tolerance ndaj droges dhe korrupsionit.

Jo vetëm që Singapori, një vend ish-kolonia pa asnjë burim natyror, sot është një nga vendet lider në botë kundër korrupsionit, por është edhe një ndër vendet lider për mirëqenien e qytetarëve të vet. Një nga shkollat më të njohura në Azi për teknologjinë dhe financën ndodhet në këtë ishull, dhe spitalet e Singaporit janë nga më të njohurat në botë për shërbimin dhe eficiencën e lartë. Siguria e jetës është nga më të mirat sot në botë, dhe ishulli i dikurshëm i peshkatareve sot është një nga qendrat më të njohura të financës botërore.

Singapori ka një nga sistemet e arsimit më të mira ku studentët janë në 10 vendet e para të rankingut botëror. Sistemi arsimor është shumë konkurrues, bazuar në meritë dhe dygjuhësh.

Ndërkohë, shëndetësia është e garantuar nga shteti, universale, efikase, e përballueshme, me cilësi të lartë, e mbështetur nga sigurime dhe fonde kursimi të forta. Singapori ka shpenzimet më të ulta për GDP në shëndetësi krahasuar me vendet perëndimore dhe rezultatet më të larta se të gjitha këto vende.

95 përqind e ushqimit në ishull vjen nga vendet fqinje, pasi ishulli nuk prodhon dot mjaftueshëm, por garanton ushqim cilësisht më të lartë se fqinjtë.

Në luftën kundër drogës është një nga vendet lider në botë. Sipas statistikave zyrtare, vetëm 0.7% e popullatës kanë përdorur drogë rekreative (kanabis).

Trafikimi, importimi ose eksportimi i drogës në Singapor:

1. Konsiderohet një shkelje shumë e rëndë.

2. Dënimet varen nga lloji dhe sasia e drogës:

Lloji i drogës Sasia minimale për dënimin me vdekje

Heroin 15 gramë Vdekje

Kokainë 500 gramë Vdekje

Metamfetaminë 250 gramë Vdekje

Kanabis 500 gramë Vdekje

Për sasi më të vogla:

1. Burgim i gjatë (deri në përjetësi)

2. Dënim me gjobë të lartë

3. Rrahje me shkop për burrat nën 50 vjeç

Në të gjitha burimet zyrtare të publikuara mund të thuhet se Singapori është një nga vendet me prosperitet ekonomik të admirueshëm. Një shtet i pastër nga korrupsioni, me një administratë të admirueshme, paga të larta dhe nivel jetese nga më të mirët në Azi, me universitete dhe spitale me prestigj ndërkombëtar. Shpesh i kritikueshëm për metodat e ashpra të ndërmarra për të vendosur forcën e shtetit, por me rezultate impresive.

Por si mundi një ish-koloni britanike, pa burime natyrore, një ishull peshkataresh, pa administratë të konsoliduar, i drobitur nga korrupsioni kronik dhe i penguar nga fqinjët e fuqishëm, me një popullatë të përzier gjuhësore dhe kulturore, të kthehej brenda 50 vjetësh në një fuqi ekonomike aziatike?

Fuqia e filozofisë së lidershipit të pa-korruptuar

Lee Kuan Yew, një politikan i ri dhe i edukuar mirë, vendosi fatin e vendit të tij përpara fatit personal, bazuar në dy kolona kryesore, integriteti personal dhe lufta kundër korrupsionit.

Historianët politikë bien dakord se Lee Kuan Yew ishte forca madhore që ndryshoi fatin e ishullit të peshkatareve. Ai ishte një politikan me integritet të jashtëzakonshëm, i njohur gjerësisht si i ndershëm dhe i disiplinuar.

Lee Kuan Yew praktikonte thjeshtësi ekstreme në jetën publike dhe private. Ishte një lider autoritar, por i besueshëm, I pa-korruptuar personalisht. Veshja e kabinetit qeveritar me të bardha gjatë betimit ishte një simbol i pastërtisë dhe ndershmërisë.Fuqizoi autoritetin e Byrosë Anti-Korrupsion duke hetuar çdo nivel administrativ dhe shoqëror të lidhur me korrupsionin. Refuzoi ryshfetet, një nga rastet më të famshme ishte denoncimi publik i një ryshfeti prej 3.3 milion dollarësh nga CIA në 1961 për të mbështetur aktivitetin e tij politik. Vendosi paga të larta për zyrtarët e lartë shtetërorë për të reduktuar tundimin për korrupsion. Forcoi jashtëzakonisht ushtrinë dhe forcat e rendit duke garantuar paga të larta dhe teknologji të avancuar dhe duke e kthyer forcen ushtarake ne garantuese te nje Shteti serioz dhe te besueshem per publikun.

Transformimi i Singaporit nuk do të ishte i mundur pa filozofinë e jetës së Lee Kuan Yew:

• Jetoi në një shtëpi modeste për dekada.

• Qepte vetë rrobat dhe shmangte shpenzimet e panevojshme.

• Familja praktikonte kursim ekstrem, duke shërbyer si shembull për popullatën që vinte nga varfëria koloniale.

• Mbante një rutinë të rreptë ditore, duke përfshirë not dhe çiklizëm.

• Dieta e tij ishte e thjeshtë, jo vetëm si pjesë e jetës, por edhe si shembull për popullin që drejtonte.

• Përdorte biçikletën e tij të vjeter dhe udhëtonte jashtë vendit në klasën standard, përveç rasteve të domosdoshme ne delegacione zyrtare.

Lee Kuan Yew besonte se liderët duhet të jenë shembuj për një jetë të pastër dhe të disiplinuar. Ai kombinonte disiplinën personale, politikat sistematike kundër korrupsionit dhe udhëheqjen simbolike për të ndërtuar një qeverisje të pastër dhe efikase në Singapor.

Ky shembull tregon se nëse nje Lider e do vendin dhe popullin e vet mund ta transformoje atë nga një ishull i varfër peshkataresh në një fuqi financiare botërore.

Në vetëm 50 vjet, Singapori u bë:

• Një shtet i pasur dhe i admirueshëm ekonomikisht.

• Një nga vendet më pak të korruptuara në botë.

• Një qendër e rëndësishme financiare dhe arsimore.

• Një vend me shëndetësi dhe standard jete të lartë.

• Një model global për qeverisjen dhe mirëqenien e qytetarëve.

Transformimi i Singaporit tregon fuqinë e lidershipit të integruar, të disiplinuar dhe të pa-korruptuar një shembull i rrallë i udhëheqjes që vërteton se politika e drejtë dhe integriteti personal mund të ndryshojnë fatin e një kombi.