Adri Nurellari – JavaNews.al

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina
Nga Adri Nurellari

Ky shkrim qëndronte i përgatitur si draft në kompjuterin tim prej disa ditësh, ndërkohë që refuzoja ta besoja se do të më duhej ta botoja në këtë version kaq të zymtë. Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i katër krerëve të UÇK-së në Hagë vërtetoi edhe frikën më të skajshme timen se drejtësia ndërkombëtare kapitulloi para tendenciozitetit politik dhe revizionizmit historik. Shpresoja deri në minutën e fundit, që arsyeja juridike, standardet universale të së drejtës perëndimore dhe e vërteta e pakontestueshme e një lufte mbijetese të triumfonin mbi inxhinierinë politike. Porse, dënimi i sotëm i të katërtve; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit; nga Dhomat e Specializuara në Hagë i dha fund çdo iluzioni. Ky vendim nuk shënon triumfin e drejtësisë, por vulosjen përfundimtare të një tendencioziteti të thellë politik të një mekanizmi që lindi i shtrembër, mbi premisa të rreme, veproi në kundërshtim me standardet evropiane të procesit gjyqësor dhe përfundoi si një instrument revizionizmi historik.

Ky aktgjykim nuk është një rrufe në qiell të hapur, por finalja e paralajmëruar e një procesi që qëndron mbi themelet e shkeljeve të rënda procedurale dhe kompromiseve gjeopolitike. Për pothuajse gjashtë vjet me radhë, katër figurat qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetndërtimit të saj u mbajtën në paraburgim pa një vendim të shkallës së parë, me gjyqin që nisi vetëm dy vjet e gjysmë pas arrestimit. Kjo zvarritje shkatërroi parimin themelor të prezumimit të pafajësisë dhe nenin 5(3) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer vetë procedurën në ndëshkim administrativ. Aq më tepër kur refuzimi i përsëritur i garancive të ofruara nga shtete sovrane evropiane për lirim me kusht u bë mbi baza tërësisht abstrakte.

Megjithatë, skandali më i madh i kësaj gjykate qëndron te zanafilla e saj gjeopolitike. Gjykata Speciale nuk lindi nga ideali i drejtësisë ndërkombëtare, por si një operacion i mirëfilltë i diplomacisë dhe inteligjencës ruse, i ideuar dhe i udhëhequr nga Konstantin Kosachev, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dumës ruse dhe kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte pikërisht iniciativa zyrtare e Kosachevit ajo që vuri në lëvizje mekanizmin e Këshillit të Evropës, duke shfrytëzuar një mjedis institucional thellësisht të depërtuar nga lobimi dhe influenca ruse nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Thorbjørn Jagland, për ta delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Kjo intrigë e Moskës u paketua përmes raportit famëkeq të Dick Marty-t dhe trillimeve makabre për “trafikim organesh” në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”. Por goditja fatale Kosovës nuk i erdhi nga Moska; i erdhi nga konjuktura e pamëshirshme e Uashingtonit. Administrata e Presidentit Barack Obama, e prirur të siguronte me çdo kusht marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA) dhe të shmangte përplasjet e drejtpërdrejta me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e përdori Kosovën si monedhë shkëmbimi gjeopolitik. Prishtinës iu vu thika në fyt me një ultimatum të egër: ose votoni vetë themelimin e Gjykatës Speciale përmes ndryshimeve kushtetuese, ose Rusia do të kalojë një rezolutë nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së për të krijuar një tribunal ndërkombëtar ku SHBA nuk do të vinte veton. Kosova u detyrua të vetëgjykohej për llogari të një pazari global mes fuqive të mëdha. Dhe kur erdhi dita e ballafaqimit ligjor, e gjithë fabula mbi të cilën u shantazhua një komb i tërë u avullua sepse në aktakuzën përfundimtare nuk mbeti asnjë germë e vetme për trafikim organesh. Në vend të saj, prokuroria ricikloi doktrinën elastike të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale” për të kriminalizuar një lëvizje guerile, asimetrike dhe të decentralizuar mbijetese. Dënimi i sotëm përbën një përpjekje të rrezikshme për të kriminalizuar vetë strukturën e rezistencës çlirimtare dhe, në mënyrë të pashmangshme, për të njollosur legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s më 1999 dhe doktrinën ndërkombëtare të ndërhyrjes humanitare.

Megjithatë, faji për këtë katastrofë kombëtare nuk qendron vetëm në Hagë e kryeqytetet perëndimore, por përgjegjësia është edhe në Prishtinë dhe Tiranë. Ne u përballëm me një gjykatë ndërkombëtare duke qenë një komb pa arkiv, pa memorie të institucionalizuar, pa diplomaci publike dhe pa strategji shtetërore, përballë një agresori që zbriti në fushën e betejës juridike me një makineri të mirëvajtur tridhjetëvjeçare. Teksa në Prishtinë e Tiranë historia trajtohej si folklor përvjetorësh ose si municion për sherrin elektoral të ditës, Beogradi e ngriti doktrinën e revizionizmit në nivel të sigurisë kombëtare qysh me nisjen e shpërbërjes së Jugosllavisë. Që në vitin 1992, përmes një ligji të posaçëm parlamentar, Serbia themeloi Muzeun shtetëror të Viktimave të Gjenocidit duke krijuar bazën e parë të centralizuar kërkimore për prodhimin e dosjeve me peshë ligjore dhe politike.

Në prapavijë të këtij aparati nuk qëndronin nisma amatore apo dëshira vullnetarësh, por krejt infrastruktura shtetërore: Arkivi Ushtarak i Forcave të Armatosura Arkivi Shtetëror i Jugosllavisë, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Akademia e Shkencave (SANU) dhe shërbimet inteligjente (DB, më vonë BIA). Kjo makineri përgatiti qysh në vitet 1998–2000 “librat e bardhë” mbi të ashtuquajturat krime të separatizmit shqiptar, i përktheu në mënyrë metodike në anglisht dhe frengjisht, i shpërndau në bibliotekat kryesore akademike të Perëndimit dhe ushqeu me dekada çdo kanal ndërkombëtar (nga dosjet e Tribunalit të ICTY-së te raporti i Dick Marty-t dhe fletët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar). Serbia financoi monografi shkencore, katedra kërkimore dhe botime me recensë ndërkombëtare, duke krijuar një monopol interpretues që një lëvizje guerile mbijetese tentonte ta vishte me petkun e një sindikate të dhunshme.

Popujt me vetëdije shtetërore e dinë se kujtesa historike ruhet vetëm përmes institucionalizimit global. Armenët kanë ngritur një rrjet arkivash, institutesh dhe katedrash universitare (si në UCLA) nga Jerevani në Uashington e Paris, duke regjistruar plot 327 memoriale në 45 shtete. Ukrainasit e shndërruan tragjedinë e Holodomorit në një çështje të njohur parlamentare ndërkombëtare përmes muzeve kombëtare dhe konsorciumeve kërkimore në universitetet e Albertës dhe Harvardit. Ngjashëm, Ruanda e ktheu kujtesën e saj në politikë zyrtare shtetërore përmes qendrave studimore universitare, duke kulmuar me përfshirjen e katër memorialeve të saj kryesore (Nyamata, Murambi, Gisozi dhe Bisesero) në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Shqiptarët, ndërkaq, vazhdojnë të mbështeten te bindja naive se e vërteta historike do të njihet vetvetiu. Përballë organizimi intensiv shtetëror serbo-rus, bota shqiptare shfaqi një shkretëtirë tronditëse institucionale. Për një çerek shekulli, Kosova nuk arriti të ndërtonte një arkiv të vetëm të konsoliduar kombëtar sipas protokolleve shkencore ndërkombëtare. Barra e dokumentimit të viktimave dhe të zhdukurve nuk u mor përsipër nga shteti sovran, por iu delegua një organizate joqeveritare si Fondi për të Drejtën Humanitare. Instituti publik për Hulumtimin e Krimeve të Luftës u mbyll pa lavdi me vendim administrativ në vitin 2018 dhe mbeti i vdekur për pesë vjet me radhë, duke u ringjallur me ligj vetëm në fund të vitit 2023; pikërisht pasi hetimet e Hagës kishin përfunduar dhe dosjet e akuzës ishin blinduar.

Dëshmitë u lanë të shpërndara në sirtarë privatë, arkivat e brigadave u fshehën apo u asgjësuan nga frika dhe mosbesimi, ndërsa Tirana zyrtare nuk gjeti kurrë kurajën të ngrinte një institut kërkimor apo një pavijon të përhershëm kombëtar për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në shekullin XX. Në këtë asimetri dramatike, katër udhëheqësit e UÇK-së zbritën në sallën e gjyqit të zhveshur nga mburoja e shtetit të tyre: përballë prokurorëve që lexonin dosjet e përpiluara me përpikëri nga arkivistët e Beogradit, ata duhej të rindërtonin nga qelia e paraburgimit, me dëshmi individuale dhe memorie të fragmentuar, realitetin e një lufte asimetrike që shteti i tyre nuk u kujdes kurrë ta shkruante me gjuhën që kupton drejtësia ndërkombëtare.

Kosova dështoi të ndërtonte këtë mbrojtje sepse u helmua nga autokannibalizmi i brendshëm politik dhe dritëshkurtësi strategjike. Për një çerek shekulli, lufta çlirimtare nuk u trajtua si konsensus themeltar i shtetësisë, por si fishekzjarr elektoral për pushtet ditor. Një pjesë e udhëheqjes e privatizoi meritën çlirimtare, duke e përdorur sakrificën kombëtare si mburojë morale ndaj keqqeverisjes, korrupsionit dhe fryrjes së listave të veteranëve. Nga ana tjetër, për të thyer këtë monopol pushteti, rivalët politikë ranë në grackën shkatërruese të demonizimit të vetë UÇK-së: në vend që të godisnin korrupsionin administrativ, ata filluan të portretizonin vetë lëvizjen çlirimtare si një ndërmarrje kriminale, duke prodhuar dosje, akuza dhe dëshmi që pëshpëriteshin në zyrat e ambasadorëve perëndimorë. Krijimi i Gjykatës Speciale u mirëprit në heshtje nga segmente të politikës si një dhomë spastrimi e jashtme për të hequr qafe rivalët që nuk mposhteshin dot me votë. Prokurorët në Hagë nuk kishin nevojë të lodheshin; atyre iu desh thjesht të mblidhnin helmin që elitat tona derdhnin mbi njëra-tjetrën në Kuvend dhe në studio televizive.

Kjo miopi u plotësua nga provincializmi cinik i Tiranës zyrtare. Për dekada me radhë, elita politike në Shqipëri operoi me llogarinë se mosproblematizimi i së shkuarës shitet si pjekuri rajonale, duke tregtuar kujtesën për të blerë mbështetje politike afatshkurtër nga ndërkombëtarët. Shteti shqiptar projektoi me zell Muzeun “Besa” në Vlorë kushtuar shpëtimit fisnik të hebrenjve; një akt padyshim i ndritur që meriton përkujtim, por që ekspozon hipokrizinë ulëritëse shtetërore. Faktikisht Shqipëria investon aty ku del si shpëtimtare e lavdëruar nga bota, por refuzon të ngrejë qoftë edhe një institut apo pavijon kombëtar për tragjeditë tona kombëtare. Shqipëria nuk ka as muze apo pavijon të përhershëm që të trajtojë në mënyrë të plotë përvojën e shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Serbi; dëbimet e viteve 1877–1878, nga Nishi, masakrat e Luftërave Ballkanike, kolonizimin, shkëmbimin e popullsisë jugore pas Marrëveshjes së Lozanës, reformën agrare, spastrimin e Ccamërisë, shpërnguljet drejt Turqisë, masakrën e Tivarit, represionin e Rankoviqit, demonstratat e vitit 1981, heqjen e autonomisë dhe krimet e viteve 1998–1999. E gjithë kjo trashëgimi spastrimi shtetëror fshihet nën rrogoz nga elita politike e Tiranës, e cila ka zgjedhur vetëcensurën nga frika se mos prish fasadën e rreme të stabilitetit rajonal dhe komoditetin diplomatik me fqinjët.

Ky kapitullim i kujtesës i heq Kosovës armën më të fuqishme strategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare. E kaluara e dhimbshme nuk duhet të shërbejë kurrë thjesht si një mburojë reaktive nëpër gjyqe; ajo duhet të jetë themeli i ofensivës sonë diplomatike. Në dialogun me Serbinë, heqja dorë nga një arkiv shtetëror i krimeve të luftës u dha hapësirë ndërmjetësve ta kthejnë procesin në një barazi artificiale morale mes dy palëve. Kujtesa e dokumentuar institucionalisht duhet të rivendosë kushtëzimin politik; normalizimi nuk mund të ekzistojë pa njohjen e fajësisë, pa dëmshpërblimet e luftës, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kthimin e fondeve e artefakteve të grabitura nga Beogradi. Po ashtu, në betejën për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në OKB, Këshill të Evropës e UNESCO, dokumentimi rigoroz i gjenocidit dhe spastrimit etnik mbetet argumenti thelbësor ligjor për legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës si e drejtë e patjetërsueshme për mbijetesë.

Kritika ndaj këtij aktgjykimi nuk buron nga ndonjë frymë antiamerikane apo refuzim i orientimit euroatlantik, dhe aq më pak nga harresa e faktit historik se ndërhyrja e NATO-s më 1999 e shpëtoi popullin e Kosovës nga shfarosja fizike. Përkundrazi, kjo kritikë është mbrojtja më e mirëfilltë e vetë vlerave perëndimore. Drejtësia e ushtruar në emër të botës së lirë nuk mund të funksionojë me standarde të deformuara selektiviteti, duke sakrifikuar proporcionalitetin, barazinë e palëve dhe procesin e rregullt ligjor. Aleanca nuk kërkon nënshtrim të verbër, partneriteti nuk matet me konformizëm provincial, ndërsa mirënjohja e thellë historike ndaj çlirimtarëve tanë nuk nënkupton kurrë kapitulim të gjykimit kritik apo heshtje përballë një kompromisi cinik gjeopolitik.

Mbi të gjitha, në procesin e integrimit euroatlantik, Kosova nuk duhet të trokasë në dyert e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s si një lypëse e mëshirës gjeopolitike. Pranimi i përshpejtuar i saj në strukturat perëndimore nuk është lëmoshë; ai përbën një shpagim të vonuar moral dhe politik ndaj indiferencës, hezitimit dhe shpeshherë pjesëmarrjes direkte të Fuqive të Mëdha në tragjedinë historike shqiptare. Që nga Kongresi i Berlinit më 1878 dhe Konferenca e Londrës më 1913 (kur tokat shqiptare u copëtuan për të ngopur orekset e monarkive greko-sllave) e deri te vendosja e embargos absurde të armëve në vitet ’90 dhe tolerimi i gjatë i regjimit të Millosheviqit, fati i Kosovës u cënua rëndë nga kompromiset cinike evropiane. Integrimi në BE dhe mbrojtja nën çadrën e NATO-s janë akti i domosdoshëm i drejtësisë restauruese për këtë borxh historik që Perëndimi ia ka këtij populli, por kjo kërkesë nuk mund të arkëtohet diplomatikisht pa një arkiv rigoroz që e shndërron kujtesën nga vajtim folklorik në argument gjeostrategjik.

Tashmë që goditja ra, pësimi duhet domosdoshmërisht të na bëhet mësim. Aktgjykimi i sotëm është vetëm vendimi i shkallës së parë; disfata bëhet e pakthyeshme vetëm nëse dorëzohemi para fatalizmit apo shpërthejmë në dëshpërim folklorik. Shembulli se si vepron një shtet i pjekur përballë një katastrofe të tillë juridike është i shkruar qartë në historinë e Kroacisë. Kur më 15 prill 2011 Tribunali i Hagës dënoi gjeneralin Ante Gotovina me 24 vjet burg dhe Mladen Markač me 18 vjet për ndërmarrje të përbashkët kriminale gjatë Operacionit “Stuhia”, i gjithë kombi kroat u gjend në një shok të thellë moral. Por Kroacia nuk u mbyll në vajtim dhe as nuk filloi të gëlltiste njollosjen e luftës së saj çlirimtare. Përkundrazi, ai dënim drastik shërbeu si alarmi suprem që vuri në lëvizje të gjithë makinën shtetërore, shkencore dhe diplomatike të vendit.

Midis prillit 2011 dhe nëntorit 2012, qeveria kroate, përmes Qendrës Memoriale-Dokumentuese të Luftës për Atdheun, akademisë dhe institucioneve të sigurisë, nuk ushtroi presion politik mbi gjykatën, por ndërtoi një kundërsulm madhor shkencor e ligjor për shkallën e dytë. Zagrebi punësoi juristët më të mprehtë ndërkombëtarë, mobilizoi ekspertët kryesorë botërorë të artilerisë dhe balistikës për të analizuar çdo predhë të rënë në Knin, dhe solli dëshmi të pakundërshtueshme dokumentare që provonin se standardi i “margjinës së gabimit prej 200 metrash” i vendosur nga trupi gjykues ishte një absurditet ushtarak. Më 16 nëntor 2012, Dhoma e Apelit e ICTY-së rrëzoi në themel aktgjykimin e shkallës së parë, shpalli të pafajshëm të dy gjeneralët dhe fshiu përfundimisht etiketën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbi lirinë kroate. Ai triumf nuk erdhi nga parullat patriotike në sheshe, por sepse një shtet serioz e ktheu pësimin e shkallës së parë në një mësim të organizuar strategjik.

Këtë rrugë dhe këtë model duhet të ndjekin sot menjëherë Kosova dhe Shqipëria. Apeli në Hagë nuk mund t’u lihet në kurriz vetëm avokatëve mbrojtës dhe familjarëve të të dënuarve. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, universitetet, Akademia e Shkencave dhe diaspora duhet të braktisin çdo mosmarrëveshje klanore dhe të ngrenë brenda javësh një Task-Forcë Ndërshtetërore Ligjore dhe Shkencore. Duhet të hapen arkivat, të punësohen ekspertët më me zë të së drejtës ndërkombëtare, të dekonstruktohet pretendimi artificial i një komande të ngurtë ushtarake me kontroll territori të UÇK-së dhe t’i vihen përballë Dhomës së Apelit provat e pakontestueshme të një lëvizjeje guerile mbijetese. Dënimi i sotëm është një goditje e rëndë, por fitorja e vitit 1999 nuk mund të zhbëhet me një vendim administrativ. Nëse duam që ky pësim të mos kthehet në një damkë të përhershme historike mbi lirinë e Kosovës, sot duhet të nisë mobilizimi ynë më i madh institucional; koha e fjalëve shterpë dhe folklorizmave mbaroi, tani duhet të flasin shtetet shqiptare me gjuhën e shkencës, diplomacisë, ligjit dhe dinjitetit kombëtar.

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit
Nga Adri Nurellari

Gabimi më i madh që mund të bëhet sot në Kosovë ështënënvlerësimi i krizës aktuale duke e trajtuar si një telenovelë tëzakonshme parlamentare. Për një publik të lodhur ngatranzicioni dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme ky ngërç mund tëduket si një tjetër përplasje egosh mes Lëvizjes Vetëvendosjedhe partive të opozitës. Mirëpo përballja e sotme nuk ështëthjesht mes pushtetit dhe opozitës, por mes rregullave të lojësdemokratike dhe etjes për pushtet që kërkon ta shndërrojëmandatin elektoral në monopol politik. Mirëpo bëhet fjalë përdiçka shumë më serioze, për një nga mekanizmat më tërrezikshëm përmes të cilëve demokracitë bashkëkohore fillojnëtë kalben, të zbrazen nga përmbajtja dhe të çmontohen ngabrenda. Studimet na tregojnë që demokracitë moderne nukvdesin më brenda natës me autoblinda në bulevard, me shpalljetë gjendjes së jashtëzakonshme apo me arrestimin e bujshëm tëopozitarëve në mesnatë. Ato sot zakonisht vdesin nën dritën e diellit, në mënyrë krejtësisht të ligjshme, me rregullore në dorë, dhe të shoqëruara nga duartrokitjet entuziaste të një turme tëbindur se fitorja e saj morale qëndron mbi çdo ligj të shkruar.

Juan Linz, një nga studiuesit më të njohur të sistemevedemokratike, e pati vërejtur dekada më parë se fati i njërepublike nuk garantohet kurrë vetëm nga përsosmëria e tekstitkushtetues apo nga rregullsia teknike e kutive të votimit. Demokracia mbahet gjallë nga gatishmëria e aktorëve politikëpër t’i pranuar rregullat e lojës edhe kur ato nuk iu leverdisin, për të njohur legjitimitetin e kundërshtarit dhe për ta pranuarhumbjen apo kufizimin e pushtetit pa e vënë në pikëpyetje gjithësistemin. Levitsky dhe Ziblatt e zhvilluan më tej këtë ide duke theksuar rëndësinë e normave të pashkruara që mbajnë gjallëdemokracinë sikurse është vetëpërmbajtja institucionale qënënkupton të mos përdorësh çdo mundësi që të jep pushtetivetëm sepse teknikisht mundesh.

Në librin Si Vdesin Demokracitë ata paralajmërojnë se në botënbashkëkohore, gardianët e hershëm të demokracisë shpeshshndërrohen në varrmihësit e saj. Ndryshimi mes autoritarizmittë vjetër ushtarak dhe atij bashkëkohor nuk qëndron te qëllimi, por te mjetet.. Autokrati i sotëm nuk ka nevojë ta sulmojëparlamentin me ushtri; atij i mjafton të hyjë në të me shumicëvotash. Ai nuk ka nevojë ta shfuqizojë Kushtetutën me dekretpor i mjafton ta keq-interpretojë apo ta tejzgjasë zbatimin sipasnevojës taktike të orës. Ai nuk ka nevojë t’i mbyllë me dry gjykatat por i mjafton t’ua relativizojë peshën morale, duke itrajtuar vendimet e tyre si pengesa jolegjitime që po i bëhen”vullnetit të shenjtë të popullit”.

Historia është e mbushur me udhëheqës që kanë ardhur nëpushtet me votë dhe më pas kanë dobësuar, hap pas hapi, institucionet liberal-demokratike që ua mundësuan atë fitore. Viktor Orban në Hungari nuk erdhi në pushtet me tanke, porpërmes zgjedhjeve. Hugo Chavez në Venezuelë dhe Alberto Fujimori në Peru fituan presidencën me votën e qytetarëve dhemë pas përqendruan gjithnjë e më shumë pushtet në duart e tyredhe shkelën opozitën.

Në kulturën tonë politike ekziston një tundim i vjetër dhe irrezikshëm për të kërkuar shpëtimtarin. Nga kryefamiljari, prijësi i krahinës te udhëheqësi i partisë, deri tek “baba i kombit” e “udhëheqësi historik”, politika shqiptare ka vuajtur shpesh ngadëshira për ta zëvendësuar institucionin me njeriun. Por Republika moderne është ndërtuar pikërisht për ta mposhtur këtëinstinkt. Askush nuk është aq i mirë sa t’i besohet pushtet pa kufi dhe askush nuk është aq i keq sa t’i mohohet e drejta për të qenëopozitë.

Thelbi i ngërçit që po shpërfaqet sot në Kosovë lidhetdrejtpërdrejt me filozofinë politike që udhëheq Albin Kurtin dheLëvizjen Vetëvendosje. Kurti nuk duket se e percepton mandatinelektoral vetëm si një autorizim të përkohshëm për të qeverisurbrenda rregullave të lojës. Gjithnjë e më shumë, ai paraqitet sibartës i një misioni historik dhe i një epërsie morale ndaj pjesëstjetër të sistemit politik.

Retorika e tij prej vitesh ushqehet nga një ndarje e rrezikshmebardhë e zi. Nga njëra anë qëndrojmë “Ne”: ndryshimi, pastërtia, populli, e mira. Nga ana tjetër qëndrojnë “Ata”: regjimi i vjetër, hajdutët, sabotatorët dhe penguesit e së ardhmes. Studiuesittregojnë se kjo është skema klasike e populizmit. Tiparipërcaktues i populistit nuk është thjesht kritika ndaj kastësekzistuese, por pretendimi moral për monopolin ekskluziv tëpërfaqësimit. Populisti i bindur nuk pranon dot se kundërshtarëte tij kanë thjesht një vizion tjetër politik për taksat, shëndetësinëapo diplomacinë; ai beson thellësisht se ata janë thelbësishtjolegjitimë si qenie politike, sepse vetëm ai dhe partia e tij flasinnë emër të popullit autentik.

Në çastin kur kjo logjikë zë vend në zyrën e kryeministrit, e gjithë arkitektura kushtetuese fillon të trajtohet si një pengesë e bezdisshme. Kundërshtari politik nuk është më njëbashkëqytetar me të cilin duhet të gjesh një kompromis tëvështirë, por një tradhtar që duhet mposhtur. Ose siç tthoshte me krenari Kurti për opozitën gjatë fushatës vjet ” jena tu i sos, tu izgrobit, tu i raskapit, tu i dërrmu, tu i thërmu, se kem ndër mend me i shpartallu”. Me këtë mentalitet përjashtues e anatemueskompromisi parlamentar shpallet dobësi morale dhe GjykataKushtetuese pushon së qeni arbitri suprem i shtetit dhe damkosetnga pushteti si një çerdhe e mbeturinave të së kaluarës sa herë qëvendimet e saj nuk përputhen me interesin e partisë në pushtet.

Dhe pikërisht në përplasjen mes vullnetit të shumicës dhekufijve institucionalë ndahet demokracia kushtetuese nga tiraniae shumicës. Është jashtëzakonisht e lehtë të shpallesh kampion idemokracisë kur rrethanat politike të shkojnë për shtat. Është e rehatshme të predikosh shtetin e së drejtës kur ke një shumicëdërrmuese në parlament, kur Kuvendi miraton me rrahjeshuplakash çdo nismë tënden dhe kur institucionet e pavaruramarrin vendime që përkëdhelin agjendën dhe egon tëndeqeverisëse. Në ato kushte komode, çdo sundimtar mund të duketsi një burrështetas i ndritur.

Mirëpo prova e vërtetë e demokratit, e vetmja provë lakmusi qëndan udhëheqësin republikan nga autokrati i maskuar, fillonpikërisht në momentin kur sistemi institucional, ligji dherregullat e pashkruara të thonë një “Jo” të prerë dhe të hidhur.Në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, të 26 qershorit 2025, Gjykata përcaktoi shprehimisht se deputetëtduhet “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, tëpërfundojnë Seancën Konstituive të Kuvendit, duke zgjedhurKryetarin dhe nënkryetarët e tij. Këtu shikohet nëse i bindeshkëtij verdikti sepse e do Republikën më shumë se karrigentënde, apo fillon të sulmosh apo injorosh institucionin që guxoitë të vendosë kufij?

Kjo është arsyeja pse zvarritja e konstituimit të Kuvendit dheshpërfillja e frymës kushtetuese në Kosovë nuk janë vogëlsiraprocedurale. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos një afat dhepërcakton një rrugë, përgjigjja e një qeverie demokratike nukmund të jetë tentativa për ta mbajtur sistemin të bllokuar derisatë gjendet një artificë që i siguron mbijetesën partisë më tëmadhe. Nëse rregullat e lojës respektohen vetëm atëherë kur najapin të drejtë ne, atëherë kemi braktisur shtetin ligjor dhe kemihyrë në territorin e arbitraritetit të pastër.

Llogaria politike që ngrihet mbi këtë ngërç është cinike. Sa mëgjatë të mbetet vendi në amulli, aq më gjatë vazhdon qeverisjanë detyrë pa një Kuvend plotësisht funksional dhe aq më shumëpartia në pushtet ruan mundësinë të ndikojë mbi momentinpolitikisht më të favorshëm për zgjedhje të reja. Mundësishtatëherë kur opozita të jetë plotësisht e dërrmuar dhe qytetarët tëjenë të rraskapitur nga kriza e sajuar. Këtë gjë e pamë vitin e kaluar ku me vetëdije u zvarrit procesi dhe u shkel në mënyrë tëpërsëritur Kushtetuta në mënyrë që zgjedhje të organizoheshinnë fund të vitit, periudhën më të volitshme për Vetëvendosjen. Faktikisht kemi një forcë politike që në mënyrë të përsëritur po përpiqet ta detyrojë kalendarin institucional të Republikës të ecëme sahatin e selisë së saj.

Kosova është një shtet i ri, me inde të brishta institucionale, ingritur mbi sakrificat e panumërta të brezave, mbi gjakun e luftës çlirimtare dhe mbi mbështetjen thelbësore të aleatëve tanëperëndimorë. Në një Ballkan gjithnjë e më të paqëndrueshëmdhe përballë një fqinji verior me pretendime të hapurarevanshiste, e vetmja kartë morale, diplomatike dhe strategjike e Kosovës në botën perëndimore ka qenë pikërisht narrativa e sajsi një demokraci pluraliste, vibrante dhe e përkushtuar ndajshtetit ligjor. Në momentin kur Kosova fillon të imitojë modeletautokratike të rajonit; ku Gjykata Kushtetuese shpërfillet kuparlamenti mbahet i paralizuar për kalkulime të ngushtaelektorale dhe ku lideri sillet si pronar i të vërtetës; ne nuk po dëmtojmë thjesht rendin tonë të brendshëm. Ne po gërryejmë me duart tona një nga shtyllat kryesore të kredibilitetit dhembështetjes ndërkombëtare të Kosovës.

Kjo temë nuk ka të bëjë me simpatitë apo antipatitë personalendaj Albin Kurtit apo rivalëve të tij. Politikanët janë qiramarrëstë përkohshëm të zyrave publike; ata vijnë, qeverisin dhe njëditë largohen në harresë. Por rregullat, normat dhe precedentëtqë lënë pas janë muret e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo praështë një betejë shumë më themelore për karakterin e shtetit qëKosova dëshiron të jetë. Një republikë ku shumica qeverisbrenda kufijve të Kushtetutës, apo një sistem ku Kushtetuta vlenvetëm për aq kohë sa nuk pengon shumicën? Kushdo që sot duartroket anashkalimin e procedurave dhe dobësimin e institucioneve vetëm sepse në pushtet është politikani qëadmiron, duhet të kuptojë një parim themelor të demokracisë; që institucionet nuk ndërtohen mbi besimin se udhëheqësi ështëi përsosur, por mbi nevojën që pushteti i çdo udhëheqësi të ketëkufij. Sado popullor, i ndershëm apo qëllimmirë të konsiderohetnjë lider, ai nuk mund të qëndrojë mbi rregullat dhe institucionetqë kufizojnë pushtetin e tij. Prandaj, Kosova ka nevojë jetike tëshkëputet nga kulti i individit dhe të përqafojë atë sot konsiderohet si patriotizëm kushtetues i cili kërkon besnikërinëndaj Republikës, Kushtetutës dhe institucioneve përparabesnikërisë ndaj një partie apo një udhëheqësi. Republika e Kosovës është pafundësisht më e madhe se çdo parti politike, më e shenjtë se çdo kryeministër dhe më jetëgjatë se çdo mandatqeverisës.

Në fund të fundit, Republika e Kosovës nuk është një institucionabstrakt që ra nga qielli në vitin 2008. Pas çdo neni tëKushtetutës qëndron një varr dëshmori, një familje e dëbuar, njështëpi e djegur, një shkollë e mbajtur në bodrum, një emigrant që kursente nga rroga e punës në ndërtim për trepërqindshin apo fondin vendlindja thërret, një mjek vullnetar pa rrogë i viteve90-ta; një student i rrahur në protesta, një ushtar i vrarëpabesisht duke mbajtur uniformën e armatës jugosllave. dhebreza të tërë që e kaluan jetën me sakrifica duke besuar se njëditë shqiptarët do të kishin shtetin e tyre demokratik. Të luashme rendin kushtetues për një avantazh elektoral nuk ështëthjesht cinizëm politik por papërgjegjshmëri e pafalshme ndajgjithë asaj historie. Sepse fitorja në zgjedhje të jep të drejtën taqeverisësh Republikën por kurrsesi nuk të jep pronësinë mbi të.

Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim
Nga Adri Nurellari

Argumenti i vetëm që kryeministri Kurti dhe oborrtarët e tij vazhdojnë të përdorin sa herë përballen me faktin se Kosova mbetet në fund të Europës për nga ekonomia është: “Po mirë, edhe më parë keq ka qenë.” Sikur të bëhej fjalë për një pacient që del nga terapia intensive me ethe e temperaturë më të lartë dhe mjeku Kurti të thotë gjithë krenari: “Po hajt mo, edhe kur erdhi ishte goxha keq.”

Po, është e vërtetë që Kosova historikisht ka pasur ekonomi të dobët. Mirëpo, pikërisht për këtë arsye pritshmëria e votuesve ishte që kjo qeveri (e cila erdhi me premtime për transformim, drejtësi sociale dhe sovranitet ekonomik) ta ndryshonte trajektoren. Problemi sot është se treguesit strukturorë të ekonomisë reale nuk tregojnë përmirësim konkret por degradim.

Dihet që ekonomia nuk funksionon me recitale patriotike, konferenca morale apo monologë revolucionarë. Ekonomia funksionon me prodhim, eksporte, konkurrueshmëri dhe produktivitet. Sot Kosova mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të Europës pothuajse në çdo tregues strukturor serioz. Në renditje lë pas vetëm Ukrainën, një shtet që ndodhet në luftë të plotë, me territore të pushtuara, qytete të bombarduara dhe ekonomi lufte sfilitëse prej më shumë se një dekade.

Për të anashkaluar treguesit sipërfaqësorë dhe për të bërë një radiografi të saktë të modelit ekonomik të një vendi, indikatori më i besueshëm mbetet bilanci tregtar dhe shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet. Pikërisht ky tregues strukturor dëshmon dështimin e politikave ekonomike të qeverisë Kurti gjatë mandatit të plotë 2021–2024.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2021 Kosova importonte rreth 6.2 herë më shumë sesa eksportonte. Në vitin 2024 ky raport u përkeqësua në afro 6.8 herë.

Faktet zyrtare janë kokëforta dhe tregojnë se importet u rritën nga €4.68 miliardë në 2021 në €6.37 miliardë në 2024. Deficiti tregtar gjatë mandatit të tij të plotë shpërtheu nga €3.92 miliardë në €5.43 miliardë, duke  u thelluar me mbi €1.5 miliardë.

Nga ana tjetër eksportet u rritën vetëm nga €755 milionë në €941 milionë (kryesisht si rezultat i inflacionit global dhe jo i rritjes së vëllimit apo diversifikimit të prodhimit). Struktura e eksporteve të Kosovës mbetet e bllokuar në produkte me vlerë të ulët të shtuar (kryesisht mbetje të metaleve bazë, plastikë bazike dhe lëndë e parë), duke dështuar në tranzicionin drejt eksporteve industriale me vlerë të lartë të shtuar.

Pra jo vetëm që Kosova kishte një nga raportet më të këqija import/eksport në Ballkanin Perëndimor, por gjatë sundimit Kurti deficiti u thellua ndjeshëm. Për ta kuptuar sa rëndë është Kosova, duhet të bëjmë një krahasim me vendet fqinje, ku shohim se në vitin 2024 Serbia importonte vetëm rreth 1.2 herë më shumë sesa eksportonte, Maqedonia e Veriut rreth 1.5 herë, Bosnja rreth 2 herë, Shqipëria rreth 2.5 herë dhe Mali i Zi rreth 4.7 herë.

Po ta shohim retorikën qeveritare, në teori flitet pa ndalur për sovranitet ekonomik, siguri, zhvillim kombëtar dhe dinjitet social. Kjo do duhej të ishte përkthyer në rritje të prodhimin vendor, zgjerim të eksporteve, ulje të varësisë nga importet, në ndërtim të industrisë vendore konkurruese e eksportuese si dhe në garantim të sigurisë e pavarësisë në sektorët nevralgjik prodhues të energjetikës, ushqimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes. Në realitet kemi parë se ka ndodhur pothuajse plotësisht e kundërta.

Kosova sot funksionon si një ekonomi konsumi e mbajtur në këmbë nga diaspora. Duhet kuptuar se një ekonomi mund të rritet statistikisht edhe duke importuar më shumë, duke rritur çmimet apo duke konsumuar remitanca. Zhvillim real ka vetëm atëhere kur rritet aftësia e vendit për të prodhuar, eksportuar dhe krijuar vlerë të shtuar konkurruese.

Në thelb sot, vendi po konsumon me çmime europiane me para të fituara jashtë Kosovës. Kjo është arsyeja pse edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto mund të jape formalisht iluzion progresi. Konsumi rritet, qarkullimi rritet, importet rriten, TVSH-ja rritet, statistikat fiskale duken më mirë. Por kjo nuk do të thotë se ekonomia po bëhet më prodhuese apo më konkurruese.

Ironia bëhet pothuajse cinike kur sheh se “suksesi” më i madh eksportues i Kosovës gjatë kësaj periudhe të drejtimit nga Kurti duket të jetë eksporti i vetë njerëzve. Sipas të dhënave të Eurostat-it, vetëm gjatë viteve 2021–2024, plot 178,308 qytetarë të Kosovës kanë marrë për herë të parë rezidencë në vendet e Bashkimit Europian. Dhe kjo shifër nuk përfshin emigrantët ilegal, azilkërkuesit, ata sezonal dhe ata që mund të kenë shkuar jashtë BE-së në Zvicër, Britani të Madhe, Norvegji apo SHBA.

Këtu qëndron paradoksi tragjik i modelit ekonomik aktual. Të rinjtë largohen, punojnë jashtë, dërgojnë remitanca, remitancat financojnë konsumin, konsumi financon importet, importet fryjnë PBB-në nominale dhe më pas  e gjitha kjo paraqitet si “rritje ekonomike”. Thënë ndryshe, kemi krijuar një model ku emigracioni masiv po maskohet e shitet si zhvillim ekonomik. Në realitet, duket qartë se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit në Kosovë, s’vjen nga rritja e produktivitetit, teknologjisë apo industrializimit, por nga eksporti masiv i kapitalit njerëzor. Në vend që të eksportojë produkte me vlerë të shtuar, po eksporton kapitalin njerëzor që i nevojitet për t’u zhvilluar.

Dhe kjo është arsyeja pse Kosova sot ngjan më shumë me një ekonomi transferte dhe remitancash sesa me një ekonomi moderne prodhuese. Një ekonomi që importon pothuajse gjithçka, nga ushqimi dhe energjia deri te materialet industriale e produktet e konsumit, ndërsa eksportet mbeten të përqendruara kryesisht në metale bazë, produkte me vlerë të ulët të shtuar dhe pak përpunim industrial.

Një pjesë disproporcionale e kapitalit në Kosovë vazhdon të orientohet drejt sektorëve joprodhues si tregtia, gastronomia, ndërtimi dhe importi, ndërsa industria përpunuese dhe teknologjia mbeten rudimentare. Kjo situatë i përshtatet një varianti të ‘Sëmundjes Holandeze’ (Dutch Disease) në ekonomi ku fluksi i madh i parave të gatshme nga diaspora (remitancat) mban artificialisht të lartë fuqinë blerëse dhe rrit çmimet e shërbimeve dhe patundshmërisë, duke e bërë prodhimin vendor jo-konkurrues dhe duke dekurajuar investimet në sektorët produktiv.

Historia bashkëkohore na ka treguar se asnjë shtet nuk është zhvilluar duke konsumuar remitanca. Shtetet që dolën nga varfëria në Azinë Juglindore apo Evropën Jugore e Lindore, e bënë këtë përmes industrializimit, eksporteve dhe produktivitetit.

Me pak fjalë,  ndërsa propaganda politike e Vetëvendosjes flet për “epokë të re”, “shtet social”, “dinjitet”, “barazi” dhe “zhvillim”, ekonomia reale po na jep një shuplakë të rëndë duke na demonstruar se Kosova po po prodhon si një periferi e prapambetur dhe e varur që mbijeton duke eksportuar të ardhmen e saj, rininë.

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Nga Adri Nurellari

Ngjarjet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut; nga debatet simbolike për himnin e munguar në Kuvendin e Vlen-it e deri tek protestat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe; nuk janë thjesht episode të izoluara por maja e një ajsbergu të një strategjie më të vjetër dhe më të rrezikshme për një “de-albanizim” faktik dhe metaforik të shtetit, duke i kthyer shqiptarët nga faktorë shtetformues në dekor politik. Në thelb të kësaj dinamike qëndron një lloj “sado-mazokizmi politik” që ka karakterizuar ekstremistët e VMRO-DPMNE-së ndër vite. Kjo është një ndjenjë inferioriteti karshi ndërkombëtarëve perëndimorë dhe fqinjëve, e cila tentohet të kompensohet përmes një arrogance dhe shfaqjeje superioriteti ndaj shqiptarëve brenda shtëpisë.

Për vite me radhë, kjo elitë ndërtoi narracionin se shqiptarët “kanë marrë shumë pushtet”, se Marrëveshja e Ohrit ka shkuar “tepër larg” dhe se karakteri i shtetit po ndryshon. Sot, kjo propagandë po korr frutat e saj sepse po shohim se si po tentohet të krijohet një realitet ku shteti funksionon me shqiptarë të “disiplinuar” dhe të nënshtruar që nuk guxojnë as të vendosin himnin kombëtar brenda në kuvendin e partisë së tyre. Shqiptarët gjithashtu janë kthyer në kokë turku për çdo krizë, për çdo frustrim e bllokim, ndërkohë që problemet reale të shtetit mbeten korrupsioni, inflacioni, kapja partiake e institucioneve, mungesa e reformave dhe stagnimi i integrimit.

Në këtë klimë hyn edhe roli i Albin Kurtit, i cili në vend që ta fuqizonte subjektivitetin politik të shqiptarëve të RMV-së, në shumë raste e ka defaktorizuar atë. Duke e paketuar VLEN-in si një lloj dege lokale të LVV-së dhe duke u shfaqur si autoritet politik përmbi partitë shqiptare atje, ai ua ka zbehur autonominë politike dhe i ka bërë më të anashkalueshëm në raport me partnerin maqedonas. Sepse natyrshëm një faktor që perceptohet si satelit politik i Prishtinës nuk trajtohet si partner real shtetformues, por si vegël e ndikimit të jashtëm.

Kjo është pikërisht ajo që i ka munguar për vite narracionit nacionalist maqedonas, dëshmia konkrete se shqiptarët nuk janë faktor autentik shtetformues, por zgjatim i ndikimeve të jashtme të Tiranës apo Prishtinës. Sa herë Kurti shfaqet si “lider i shqiptarëve të rajonit” në Tetovë apo Shkup, ai ushqen paranojat nacionaliste dhe e bën më të lehtë relativizimin e rolit politik të shqiptarëve në shtet. Kjo sjellje e tij vetëm sa i ka dhënë oksigjen trillimit nacionalist dhe ekstremist maqedonas me gogolin e “Shqipërisë së Madhe”, paranojë që për vite është përdorur për mobilizim politik dhe për justifikimin e dobësimit të rolit shqiptar në shtet. Çdo perceptim se një komunitet etnik kontrollohet nga një kryeqytet tjetër, prodhon kundërreagim nacionalist defensiv nga komuniteti tjetër etnik, dhe këtë gjë e kemi parë në pafund raste analoge të Bosnje Hercegovinës; Moldavisë; Ukrainës; Gjeorgjisë, Qipros etj.

Dhe e gjitha kjo ndodh ndërkohë që qeveria Mickoski po zhbën gradualisht vetë themelet e bashkëjetesës ndëretnike nëpërmjet minimizimit apo pengimit të përdorimit të gjuhës shqipe, margjinalizim të përfaqësimit shqiptar në institucione, tentativa për zbehjen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe heqjen e mekanizmit të “balancuesit”, një nga instrumentet kryesore që garantonte përfaqësimin etnik në administratë. Lexuesi jashtë RMV-së duhet të kuptojë se ky shtet pas Ohrit nuk u konceptua si demokraci klasike numerike (fituesi merr gjithçka), por, siç do ta përkufizonte Arend Lijphart, nj shtet konsensual multi-etnik ku stabiliteti varet nga balancat mes komuniteteve. Pra, sulmi ndaj “balancuesit”, relativizimi i gjuhës shqipe apo minimizimi i partnerit shqiptar nuk janë thjesht vendime administrative, por cënim i vetë arkitekturës kushtetuese post-2001.

Në vend që ta shuante klimën e paranojës etnike dhe ta forconte pozitën e shqiptarëve si partnerë shtetformues, Kurti iu dha ultranacionalistëve maqedonas pikërisht “evidenën” propagandistike se shqiptarët qenkan projekt politik i importuar dhe jo hisedarë e faktor autentik vendas. Duke u vetëshpallur si lider mbarëshqiptar ai ushqeu dyshimin etnik dhe armatosi me prova qarqet më radikale anti-shqiptare. Sot, për një pjesë të opinionit maqedonas, VLEN nuk perceptohet si përfaqësues organik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por si zgjatim politik i Prishtinës; dhe kjo është katastrofë për pozitën afatgjatë të shqiptarëve atje. Njëherazi edhe për diplomatët ndërkombëtar të cilët kur shohin se partitë shqiptare në RMV perceptohen si degë të qendrave të jashtme politike (Prishtinë/Tiranë), ato njëherazi humbin atributin kryesor të aktorit shtetformues pra sovranitetin politik vendor dhe ndërkaq forcohet perceptimi se shqiptarët nuk janë bashkëpronarë  (co-owners) por  instrumente të ndikimit të jashtëm (proxy).

Problemi tjetër me revolucionin populist të eksportuar “à la Che Guevara” është se ajo e zëvendëson interesin jetik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me folklor populist dhe spektakël emocional. Shqiptarët atje nuk kanë nevojë për mitologji politike dhe ekzibicionizëm egocentrik, por për institucione të forta, përfaqësim serioz dhe fuqi reale negociuese. Kurti transferoi në Maqedoninë e Veriut debatin e tij tipik anti-establishment për “luftën kundër elitave të vjetra” dhe korrupsionit, sikur problemi kryesor i shqiptarëve atje të ishte identik me atë të Kosovës. Por sfidat ekzistenciale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë para së gjithash etnike dhe kushtetuese. Pra janë përfaqësimi institucional, gjuha, balanca në administratë, Marrëveshja e Ohrit dhe ruajtja e statusit si faktor shtetformues. Duke imponuar një narrativë populiste nga Kosova, ai e zhvendosi debatin nga këto çështje thelbësore të shqiptarëve drejt një spektakli anti-elitë që në fund vetëm sa e dobësoi pozitën reale të shqiptarëve në shtet.

Shqiptarët atje nuk kanë nevojë për retorikë demagogjike populiste, por për zhbllokimin e integrimit evropian; institucione të forta, fuqi negociuese dhe stabilitet kushtetues. Në momentin kur liderët vendorë fillojnë të kërkojnë vulë nga Prishtina në vend të mandatit nga Tetova apo Struga, përfaqësimi shqiptar fillon të kalbet nga brenda. Partitë shqiptare do duhej ta ndërtonin autoritetin mbi figura lokale; ide, institucione dhe mbështetje qytetare e jo duke importuar legjitimitetin e Kurtit. Kjo i dobëson edhe në raport me aleatin maqedonas, sepse një partner që perceptohet si satelit politik nuk trajtohet kurrë si faktor real vendimmarrës.

Në një mënyrë paradoksale, marrëdhënia politike mes Kurtit dhe Mickoskit është bërë pothuajse e ngjashme dhe simbiotike. Të dy, secili në mënyrën e vet, shmangin ballafaqimin me problemet reale të qytetarëve duke e zhvendosur debatin tek marrazi për etninë tjetër që bashkëjeton në shtet. Mickoski shmang përgjegjësinë për stagnimin ekonomik, çmimet e larta, emigracionin masiv dhe bllokimin e integrimit europian duke mobilizuar frikën ndaj shqiptarëve. Kurti, në anën tjetër, ngjashëm me të, eksporton populizmin e tij identitar dhe e zhvendos vëmendjen nga problemet reale të Kosovës drejt protagonizmit rajonal dhe konfliktit permanent politik. Siç argumenton Chantal Mouffe, populizmi ushqehet kryesisht duke krijuar vazhdimisht një “armik” politik e emocional. Dhe pikërisht të dy ushqehen nga polarizimi etnik sepse ai i ndihmon të mbajnë gjallë propagandën me të cilën marrin vota e shmangin përgjegjësitë për dështimet.

Mirëpo, historia politike e kombit tonë ka treguar vazhdimisht se momentet më të rrezikshme nuk kanë ardhur vetëm nga nacionalizmat e fqinjëve, por edhe nga fenomeni i “Pošteni Albanci”; shqiptarët “e ndershëm”, “të pranueshëm”, që janë përdorur si noterë politikë për të validuar vendime kundër vetë interesit kombëtar shqiptar. Nga ata që në mars 1989 votonin suprimimin e autonomisë së Kosovës, e deri tek elitat që në prill 1939 i dorëzuan kurorën mbretërore Viktor Emanuelit duke e shitur servilizmin si realpolitikë. Ballkani ka prodhuar vazhdimisht shqiptarë që pushteti i promovon sepse janë të dobishëm për neutralizimin e vetë shqiptarëve. Këtu qëndron edhe rreziku më i madh me VLEN-in, me kryeministrin e Kosovës dhe me përfaqësuesit e partisë kryesore opozitare të Shqipërisë që preferuan fotografinë politike me Mickovskin edhe kur himni shqiptar mungonte.. Sepse sa herë elitat shqiptare relativizojnë dobësimin simbolik e institucional të shqiptarëve në emër të “pragmatizmit” apo “moderimit”, ato rrezikojnë të bëhen lubrifikant politik për ingranazhet e nënshtrimit, disiplinimit dhe defaktorizimit gradual të shqiptarëve në RMV.

Shqiptarët gjithashtu kanë paguar shpesh çmimin e pazareve gjeopolitike të kryeqyteteve të veta. Çamët u sakrifikuan në emër të ekuilibrave rajonalë dhe flirtit diplomatik me Athinën, ndërsa terrori shtetëror në Kosovë për dekada u trajtua si kosto e pranueshme në funksion të marrëdhënieve të Tiranës enveriste me Titon dhe Jugosllavinë. Ngjashëm ndihen sot shqiptarët në Mal të Zi kur shohin kryeministrin e Shqipërisë që bën fushatë elektorale për Gjukanoviçin e Abazoviqin e nuk nxit bashkimin e fuqizimin e partive shqiptare atje. Njësoj ndodh në Luginë të Preshevës kur shikojnë Kurtin që i përdor si gur shahu për dialogun apo e shohin Ramën që sillet si pobratin i Sandrit të Beogradit duke e justifikuar për mosvendosje sanksionesh ndaj Moskës apo duke bashkë-shkruajtur artikuj presioni ndaj Brukselit. Kjo është arsyeja pse shqiptarët në rajon kanë zhvilluar një ndjeshmëri të fortë ndaj çdo tentative për t’u përdorur si monedhë shkëmbimi në lojërat kryeministrore të protagonizmit rajonal.

Por në rastin  tonë, problemi është se Kurti, me këtë sjellje, nuk po i dëmton vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut por po dëmton gradualisht edhe vetë Kosovën e cila po humbet rolin që kishte dikur si pikë bashkimi për shqiptarët. Prishtina kishte ndikim sepse shihej si qendër morale dhe simbol solidariteti për gjithë shqiptarët e jo si sponsor i një partie kundër një tjetre. Duke hyrë hapur në garat politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut (sikurse në Shqipëri e Luginën e Preshevës) dhe duke marrë anë kundër njërës palë shqiptare, ai ia ka humbur Prishtinës rolin tradicional të arbitrit moral dhe neutral që kishte ndikim mbi të gjithë spektrin politik shqiptar.

Për më tepër e dëmton Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare. Për vite me radhë, Prishtina është përpjekur të ndërtojë imazhin e një shteti të vogël paqe-dashës;vullnet-mirë që kërkon njohje, stabilitet dhe integrim euro-atlantik dhe që përpiqet t’i zgjidhë problemet e mbetura me fqinjët nëpërmjet dialogut. Por kur kryeministri i saj futet drejtpërdrejt në garat politike të shqiptarëve në shtetet fqinje dhe sillet si patron politik rajonal, krijohet perceptimi i një shteti që eksporton tension politik, polarizim etnik dhe jo stabilitet.

Kjo sjellje e dëmton edhe raportin me Perëndimin. SHBA-të dhe BE-ja kërkojnë stabilitet, pragmatizëm dhe koordinim në rajon. Kur Kosova fillon të shihet si vend që rrit tensionet politike dhe etnike te fqinjët, dobësohet edhe vullneti i disa partnerëve për ta mbështetur pa rezerva në temat e saj kryesore ndërkombëtare. Madje krijohet edhe perceptimi se Kurti po eksporton në rajon të njëjtën frymë përplasjeje që ka pasur shpesh me BE-në dhe SHBA-në në Kosovë. Kurti aktualisht është kumbari i një aleance shqiptare që është në koalicion me VMRO-DPMNE-në që po bllokon ndryshimet kushtetuese dhe po e mban të ngrirë rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut. Kjo krijon përshtypjen e rrezikshme se Prishtina zyrtare po mbështet direkt apo indirekt pikërisht ata faktorë që po e mbajnë rajonin jashtë BE-së.

Kjo politikë i bën dëm vetë idesë së shqiptarëve si faktor modern më pro-europian në mbarë Ballkanin. Në vend që shqiptarët të perceptohen si komunitet që kërkon institucione funksionale, integrim euro-atlantik dhe bashkëjetesë liberal-demokratike, rikthehet narrativa e vjetër ballkanike ku çdo mobilizim shqiptar interpretohet si projekt nacionalist rajonal destabilizues. Dhe kjo është dhurata më e madhe që mund t’u bëhet qarqeve anti-shqiptare në rajon duke nisur nga Beogradi.

Në përfundim, ironia është se nacionalistët maqedonas dhe populizmi rajonal i Kurtit sot ushqehen nga njëri-tjetri. Njëri ka nevojë për frikën ndaj shqiptarëve për të mbuluar dështimet e veta, tjetri ka nevojë për polarizim permanent etnik për t’u projektuar si figurë me peshë ndërkombëtare. Njëra palë i do shqiptarët të heshtur dhe të “disiplinuar”, pala tjetër i përdor si karburant për protagonizëm elektoral politik dhe pazar diplomatik.

Në këtë teatër polarizimi, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të mbeten thjesht “mish për top” elektoral. Shqiptarët atje nuk kanë nevojë as për paranojën e Mickovskit dhe as për narcizmin rajonal të Kurtit. Ata kanë nevojë për fuqi reale negociuese, institucione, integrim europian dhe elitë politike që merr mandat nga qytetarët e vetë e jo bekim nga Prishtina. Sepse kur politika shqiptare shndërrohet në filial dhe shqiptarët trajtohen si zgjatim i dikujt tjetër, fituesit e vetëm janë qarqet anti-shqiptare që prej dekadash pengojnë bashkëjetesën me shqiptarë të barabartë, por përpiqen të prodhojnë shqiptarë  të bindur, të menaxhueshëm dhe politikisht të kastruar.

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti
Nga Adri Nurellari

Kosova po përballet sërish me të njëjtin modelit politik manipulativ të Albin Kurtit i cili prodhimin e krizës e ka teknikë pushteti sepse e ka përdorur rregullisht si mjet për të ruajtur dhe zgjeruar sundimin. Duke dashur të kontrollojë kalendarin zgjedhor, vitin e kaluar ai organizoi disa seanca parlamentare e vendime të kontestuara ligjërisht, me vetëdije të plotë se çështjet do të përfundonin në Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi vjet ishte të fitohej kohë dhe të shtyheshin zgjedhjet. Ia doli, u zvarritën dhe më në fund u çuan më 28 dhjetor kur atij i leverdiste më së shumti.

`Skema është tashmë lehtësisht e lexueshme edhe për veprimet e djeshme. Krijohet konflikt procedural, prodhohet përplasje juridike, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese, koha konsumohet dhe kalendari zgjedhor spostohet më vonë nga data 7 qershor, kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Kësisoj jemi dëshmitarë të rishfaqes së të njëjtit mekanizëm manipulativ, duke ndërmarrë hapa me kosto të parashikueshme kushtetuese, duke e shtyrë opozitën drejt ankesës ligjore dhe duke futur procesin në një tjetër cikël vonesash. Efekti praktik është zhvendosja e zgjedhjeve drejt një periudhe më të favorshme për interesin elektoral të pushtetit personal të Kurtit.

Sikurse u vet-denoncua edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, data e zgjedhjeve nuk është aspak çështje neutrale administrative por skemë manipulimi elektoral. Data e përzgjedhur me kujdes përcakton nivelin e pjesëmarrjes dhe strukturën e trupës votuese. Në periudhën e verës duke nisur nga korriku diaspora hyn masivisht në Kosovë, ndërsa shumë qytetarë rezidentë largohen për pushime ose vizita familjare jashtë vendit (duke nisur nga mesi i qershorit kur fillojnë pushimet e fëmijëve të tyre).

Kjo ndryshon peshën relative të segmenteve elektorale dhe krijon terren të ri politik, sikurse u pa tek dallimi mes zgjedhjeve të 9 shkurtit me ato të 28 dhjetorit kur Kurti e thelloi rezultatin. Aq më tepër kur diferenca mes elektorateve është e qartë, rreth 40% mbështetje te banorët e përhershëm dhe 60% te diaspora, pra mbi 20% diferencë. Poashtu exit poll i UBO Consulting tregoi se 4.5% e atyre që votuan në Kosovë në 9 shkurt 2025 kishin ardhur nga diaspora ndërsa në 28 dhjetor mërgimtarët përbënin 15,5% të të anketuarve. Banorët e përhershëm kërkojnë rezultate konkrete, shërbime funksionale dhe janë lodhur nga krizat, dështimet e skandalet, ndërsa diaspora shpesh ushqehet më shumë me retorikë identitare e dogmatike dhe ka prirje të mbështesë figura populiste, një fenomen i njohur edhe në rajon ku vota e jashtme ka favorizuar shpesh liderë si Orbani, Vuçiçi, Tuxhmani apo Gruevski.

Pra caktimi i datës është një inxhinieri elektorale e qëllimshme që përbën një nivel të ri të degradimit të standardit politik dhe kulturës demokratike. Studiuesit e përmendin shpesh që forma më e pandershme, cinike dhe vulgare e ushtrimit të pushtetit është përdorimi i institucioneve jo për të qeverisur, por për të manipuluar rrethanat e garës duke synuar ruajtjen dhe shtimin e kontrollit. Levitski dhe Daniel Ziblatt, autorë të librit “Si Vdesin Demokracitë”, theksojnë se “demokracitë moderne rrallë bien me tanke; ato dëmtohen gradualisht nga liderë të zgjedhur që gërryejnë institucionet nga brenda”.

Francis Fukuyama ngs ana tjetër ka paralajmëruar se rënia politike nis atëherë kur institucionet pushojnë së shërbyeri interesit publik dhe kapen nga interesa personale ose partiake. Kur administrata, parlamenti, presidenca dhe ritmi kushtetues trajtohen si mjete taktike, shteti fillon të dobësohet ndjeshëm nga brenda ndonëse vazhdon ta mbajë pamjen formale të normalitetit. Pikërisht ky është rreziku kur procedurat përdoren si armë politike dhe shteti vihet në shërbim të një njeriu.

Dhe posaçërisht këtu zbulohet thelbi i fenomenit Kurti, rrëshqitja graduale drejt nivelit më të ulët të politikës. Një njeri që e kërkoi pushtetin duke premtuar standarde të reja dhe po përfundon duke përdorur truket më të vjetra të Ballkanit. Erdhi në qeverisje para 7 vjetësh si udhëheqës anti-sistem ndërsa po përfundon si kopja më e rëndomtë e tij. Ironia më therëse e politikës kosovare është se njeriu që më 29 shtator 2018 mobilizonte turmat me thirrjen “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” kundër Thaçit, sot është bërë vetë ai njeri që kërkon nënshtrimin e institucioneve ndaj vullnetit të tij. Albin Kurti dikur luftonte kultin e individit sot po e ushqen atë.

Më absurdja është se Kurti tashmë ka pushtet tejet të madh sikurse nuk e ka pasur ndonjëherë as Thaçi e as Rugova. Ka poste, vota, kontroll, ndikim dhe kapital politik si asnjë lider politik tjetër që nga epoka e Titos. Por duket se nuk di çfarë të bëjë me to, përveçse të kërkojë edhe më shumë. Në vend që këtë fuqi ta kthente në reforma, zhvillim ekonomik dhe forcim shteti; i gjithë obsesioni i tij duket të jetë vetëm zgjerimi i hegjemonisë politike. Pushteti trajtohet si qëllim në vetvete, jo si instrument për vepra. Pra Kurti kërkon më shumë pushtet për hir të pushtetit, pa vizion, pa projekt dhe pa rezultat.

Prandaj, është trishtuese ta shohësh Kosovën të katandiset në këtë nivel. Një vend që ka paguar aq shtrenjtë për liri, pavarësi, demokraci dhe pluralizëm nuk meriton të reduktohet në skena manovrash procedurale, kalkulimesh elektorale dhe etjes së një njeriu për dominim. Historia na ka mësuar se regjimet që vendosin veten mbi ligjin dhe interesin nacional, herët a vonë, shemben nën peshën e gabimeve të veta. Por pyetja që mbetet është: sa do të jetë kostoja që do të paguajë ky popull derisa të kuptohet se liria në 1999 nuk u fitua për t’a zëvendësuar me një tjetër formë nënshtrimi?

Shkëlqimi dhe rënia e protestave studentore
Nga Adri Nurellari/

Protestat e studentëve gjatë muajit dhjetor përbënë një risi në jetën publike të Shqipërisë, të mësuar me protesta partiake dhe protestues profesionistë që paguhen për të dalë në demonstratë.

Këmbëngulja disaditore dhe masiviteti i protestës fitoi zemrat e shumë qytetarëve dhe analistëve të cilët u rrekën që ta glorifikonin apo romantizonin këtë protestë duke bërë paralelizma edhe me studentët e dhjetorit të vitit 1990.

Parullat simpatike, kreative, të hedhura – karakterizuar nga ironia e mprehtë si dhe qytetaria e vetëpërmbajtjes me të cilën u zhvilluan, i dhanë një imazh akoma më të pranueshëm për qytetarët.

Tek shumë u krijua një iluzion se më në fund shqetësimet për varfërinë, emigracionin masiv, korrupsionin, kriminalizimin e të tjera probleme therëse në vendin tonë, po gjenin një zë dinjitoz, të fuqishëm e përfqësues tek protestat e studentëve.

Po ashtu shumë opozitarë e kritikë të qeverisë fërkuan duart me shpresën se “patatet e nxehta” të sulmeve ndaj qeverisë do i nxirrnin me duart e studentëve.

Shfaqja e këtyre protestave në ditët e para krijoi një tronditje tek Partia Socialiste dhe lideri i saj, që kishte bindjen se ishte në modë dhe me ekzibicionizmin dhe ekstravagancën e tij gëzonte pëlqimin e brezave të rinj.

Po ashtu të mësuar me një opozitë goxha të mefshtë e pa ndonjë epërsi të madhe morali, kjo protestë erdhi si një dush i ftohtë i paparashikuar për mazhorancën.

Aktivizmi studentor në vetvete është një lajm i mirë për shëndetin e demokracisë sepse lë të kuptohet se brezat që po vijnë nuk kanë për të ngelur indiferentë apo cinikë në politikë.

E drejta e fjalës, e të bashkuarit dhe e medias janë shtylla të kushtetutës sonë e për rrjedhojë e drejta për të protestuar është e ligjshme dhe legjitime.

Po ashtu vënia në pikëpyetje e qeverisë, kërkimi i llogarisë, ngritja e zërit pa patur frikë nga ndëshkimi janë parime themelore të demokracisë dhe protestat e studentëve në njëfarë mënyre shërbyen si ripërtërirje të frymës demokratike.

Janë të shumta rastet historike ku aktivizmi studentor solli një impakt të rëndësishëm për gjithë shoqërinë. Kështu për shembull protestat pacifiste në SHBA kundër luftës së Vietnamit gjatë viteve 1966-69 u bënë pothuaj ekskluzivisht në kampuset universitare.

Mes tyre pikati Universiteti Shtetëror i Kentit ku u vranë katër studentë në përleshje e sipër me policinë. Lufta kundër aparteidit në Afrikën e Jugut pati kulmin e vet në 1976 kur mbi 20000 studentët e Sowetos u përballën me një polici mizore e cila vrau 176 prej tyre duke ndërkombëtarizuar çështjen e aparteidit dhe nxitur reagim të rreptë brenda dhe jashtë vendit. Protesta më e famshme studentore është ajo e sheshit të Tienanmenit në Pekin në vitin 1989 që ishte shkëndija e parë e fuqishme për demokraci në Kinë.

Po ashtu një marshim i qetë i studentëve të Pragës në 17 Nëntor 1989 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, u shndërrua në një ortek me mbi gjysëm milionë qytetarë të drejtuar prej Havelit që çoi drejt lëshimit të pushtetit prej partisë komuniste duke fituar emrin Revolucioni i Purpurt. Protestat e fundit studentore që kanë bërë bujë kanë qenë ato në SHBA për çështje të diskriminimit racor si dhe për kufiizmin e përdorimit të armëve. Pra ka një pritshmëri të arsyeshme që protestat studentore t’i shërbejnë gjithë shoqërisë e jo vetëm studentëve.

Mirëpo shumë shpejt këto shpresa filluan të veniten sidomos kur protestuesit deklaroheshin në mënyrë naive se nuk merreshin me politikë (nuk ka protestë apolitike kur target është qeveria).

Pra një ndër zhgënjimet kryesore që u prek nga opinioni i gjerë publik ishte mungesa e kërkesave konkrete politike që të sintetizonin apo mishëronin shqetësimet e mbarë shoqërisë për realitetin. Kur kërkesat që u paraqitën, ishin të kufizuara tek interesat materiale të studentëve ose disa kërkesa tashmë të përfolura shumë herë, këta protestues filluan të ngjanin si “rebelë pa kauzë”.

Nga lokomotivë të ndryshimeve shoqërisë studentët u shpërfaqën tek shumë të tjerë si një grup interesi që lobonte për leverdi të vet, si të ishin minatorë që donin rritje të rrogës apo bujq që donin shtim të subvencioneve. Për shumë qytetarë fillimisht entuziastë si unë, ditët që vijuan të protestës dhe mungesa e mesazheve të qarta politike apo të programit ideor, lanë përshtypjen e manifestimit të një frustrimi të moshës dhe aq.

Ngjashëm me protestën absurde për armët kimike e cila mori përmasat e historisë kolektive masive dhe mandej u shfry si tollumbace pa ndonjë reflektim, kur amerikanët vendosën ta zbërthenin vetë atë arsenal kimik në një anije në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut. Pra kjo protestë ka probabilitet të madh të katandiset si protesta naive për armët kimike, duke u shndërruar në “shumë zhurmë për asgjë”.

Është qesharake të thuhet që kërkesat e studentëve protestues janë jopolitike, sepse jo vetëm mjeti i zgjedhur por edhe përmbajtja e tyre është kryekëput politike duke nisur nga ajo për anullimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Kur analizohet lista me 8 kërkesa mund të thuhet se shqetësimet janë legjitime, mirëpo disa kërkesa janë naive e disa të tjera qartazi ideologjikisht të majta, të tejkaluara. Shtimi i peshës së vendimmarrjes së studentëve në 50% është pa precedent edhe për universitetet më të majta të Evropës.

Garantimi i transparencës me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një detyrim ligjor prej kohësh, nuk ka kuptim përse të jetë ndërhyrje ad hoc nga kryeministri për ta garantuar. Po ashtu nuk ka kuptim që të thuhet se nuk do kthehemi në bankat e shkollës pa u përmbushur kërkesat kur dihet që pika 4: rishikimi i titujve shkencorë, 7: i ndërtimit të një biblioteke me standarde evropiane, 8: e performancës në mësimdhënie janë procese që kërkojnë vite punë deri në realizim.

Pajisja e studentëve me “Kartë Studenti” është diçka tashmë e tejkaluar dhe e shteruar sepse është detyrim i sanksionuar ligjor që para një dekade mirëpo nuk ka ndonjë vlerë kushedi kryesisht sepse sektori privat nuk ka ndonjë interes të japë zbritjet, ndërkohë që shërbimet e sektorit publik, si bileta për muze e shfaqje, janë goxha të kufizuara.

Po ashtu rritja e buxhetit për arsimin është diçka e vjetër që kur kërkohej nga Lëvizja Mjaft qëmoti në ditët e saj të para.

Në Shqipëri është dëshmuar se edhe kur janë rritur pagat e pedagogëve nuk është rritur cilësia e arsimit, përkundrazi, pra arsimi kërkon zgjidhje më të ndërlikuara e gjithpërfshirëse sesa një shkop magjik të thjeshtë si rritja buxhetit.

Është padyshim mirë që të shtohet buxheti për arsimin, mirëpo historia e tranzicionit shqiptar ka dëshmuar se më shumë para nuk përkthehet detyrimisht në më shumë cilësi por në më shumë abuzim.

Gjithsesi kryeministri shumë herë e ka pranuar se kërkesat janë të drejta dhe është zotuar se do t’i zgjidhë ato kërkesa. Qeveria ka reaguar, është angazhuar e ka ndërmarrë disa veprime për t’i përmbushur pjesën më të mëdha të kërkesave e madje është ndryshuar edhe ministrja e arsimit.

Për sa kohë nuk ka ndonjë qëllim tjetër apo të ardhme të qartë për lëvizjen studentore, një aspekt i rëndësishëm i çdo proteste, ajo nuk ka përse të vazhdojë. Me bllokimin e rrugëve dhe me vazhdimin me kërkesa të njëjta që po adresohen, studentët thjesht do bezdisin qytetarët me trafikun e rënduar.

Pa kërkesa apo program të qartë politik dhe pa një lidership të qartë, protesta është e destinuar që gradualisht të zhduket vetë.  Këtë gjë e pamë më së miri me lëvizjen “occupy wall street” e cila u ndez e u fik shpejt si një flakë kashte. Rënien e shkëlqimit të protestës e pamë ditëve të fundit, kur numri i të pranishme ishte dukshëm më i vogël se i ditëve të para dhe se e vetmja gjë që i bashkonte masivisht studentët ishte vendimi për të mos shkuar në mësim.

Mënyra sesi evoluoi protesta mandej, e kthehu situatën në favor të qeverisë në ditët që pasuan.

Protesta e studentëve me kërkesat e saj shumë të kufizuara e teknike, por me një bujë e mbulim mediatik të jashtëzakonshëm, edhe drejtuar kundër qeverisë, në njëfarë mënyre mund të thuhet se kanë qenë të dobishme për qeverinë.

Së pari me bujën e tyre të madhe ato eklipsuan një protestë më legjitime e më të drejtë sikurse është ajo e banorëve të Astirit. Po ashtu zhurma e studentëve la në hije skandalet e jashtëzakonshme të njëpasnjëshme të aferës së tenderimit për ndërtimin e asaj rruge kontraversale.

Po ashtu mund të thuhet se nga ana e komunikimit, protestat janë menaxhuar e spinuar me mjeshtëri të rrallë nga kryeministri i cili e projektoi veten si lider i përgjegjshëm që dëgjon shqetësimet e të qeverisurve dhe vihet menjëherë në veprim për të zgjidhur problemet e parashtruara.

Ai ia doli që ta portretizojë protestën në sytë e publikut si një verdikt mosbesimi ndaj opozitës sepse po të kishte një opozitë dinjitoze s’do të kishte nevojë për protestë apolitike. Jo vetëm aq por e shfrytëzoi këtë protestë si një sebep për të rifreskuar kuadrot e qeverisë duke bërë ndryshime drastike në kompozimin e kabinetit të qeverisë ku më në sy bie mosha e ministrave të rinj si një lloj përpjekje për të ndërtuar një urë lidhjeje me protestuesit.

Një tjetër problem me këtë protestë është mungesa e krijimit të një udhëheqësie të mirëfilltë të studentëve. Protesta po i ngjan gjithnjë e më shumë një turme pa kokë, ku janë të shumta palët që orvaten ta shtien në dorë apo të flasin në emër të saj.

Protestat në përgjithësi janë momente ideale historike për të nxjerrë në pah të rinj të talentuar, që kanë karizmë e kurajo e që ia dalin të dëshmojnë lidership duke artikuluar më së miri kërkesat e protestuesve dhe që fitojnë besimin e tyre. Deri më sot ende nuk janë vënë re përfaqësues të spikatur nga ana e studentëve të cilët jo vetëm të flasin në emër të protestës pa ia vënë kush në pikëpyetje atë që thonë por edhe që iu ecën llafi me protestuesit të cilët i ndjekin ata me përkushtim.

Një prurje me figura të reja premtuese studentësh të pakomprometuar do të kishte një dobi të madhe për shoqërinë pasi do i jepte një freski moçalit të elitës politike shqiptare. Dihet që përveç ndryshimeve në qeverisje apo opinion publik, protestat studentore kanë sjellë edhe figura politike me peshë për vitet e mëpasshme.

Kështu për shembull Azem Hajdari nga student i dhjetorit u bë lideri i parë i partisë së parë opozitare të Shqipërisë, ndërsa Hashim Thaçi e ka nisur angazhimin politik në kuadër të protestave studendore duke u bërë prorektor i studentëve të Universitetit të Prishtinës në 1991.

E njëjta gjë mund të thuhet për Albin Kurtin që fitoi popullaritetin fillimisht duke qënë në protestat e studentëve të Prishtinës në 1997.

Daniel Cohn-Bendit për shembull ka qenë një ndër liderët kryesorë të protestave të famshme të studentëve francezë të majit 1968 dhe sot është president i grupit të të Gjelbërve Europianë – Aleanca e Lirë Evropiane në Parlamentin Evropian. Joschka Fischer, ish ministri i jashtëm gjerman, ka qenë po ashtu një ndër drejtuesit e lëvizjes studentore gjermane të vitit 1968.

Alexis Tsipras e ka nisur karrierën politike si zëdhënës i lëvizjeve studentore komuniste në Greqi. Pra ka një histori të gjatë me raste shqiptare e të huaja kur protestat studentore kanë shërbyer si trampolinë për të farkëtuar liderë politikë me peshë.

Studentët protestues kanë premtuar se do të rikthehen nëpër rrugë por pa bërë të qartë nëse do të kenë kërkesa të reja apo nëse do ta përshkallëzojnë e zgjerojnë protestën.

Për momentin mesazhet që po përcillen prej tyre tingëllojnë thjeshtë si vargjet e tekstit të asaj këngës së dikurshme “na llogarisni edhe ne”.  Përpos kësaj, opinioni publik njeh vetëm personazhe e shoqata që kanë dalë në mbështetje të protestuesve, por nuk është prezantuar ende me një lidership të qartë të dalë prej studentëve.

Pra ende nuk ka një përfqësi që të flasë apo negociojë në emër të tyre, gjë që hedh hije dyshimi dhe ndez konspiracionin se kush qëndron prapa këtyre protestave. Kjo situatë amullie e anarkie e kësaj proteste do të sjellë në mënyrë të pashmangshme në rënien e mbështetjes për të, në një lloj veljeje edhe të mediave për t’i mbuluar përderisa nuk sjellin diçka të re dhe për rrjedhojë, në çuarjen dëm të gjithë atyre pritshmërive dhe shpresave që mbollën në ditët e para të tyre.

Reforma zgjedhore dhe dëmi i shkaktuar prej listave të hapura
Nga Adri Nurellari

Çështja e reformës zgjedhore është një temë e nxehtë që shfaqet hera-herës, qoftë në Shqipëri e qoftë në Kosovë, dhe ngjall gjithmonë debat të ashpër sepse përzgjedhja e njërit apo tjetrit sistem zgjedhor është një ndër vendimet më të rëndësishme institucionale në një sistem demokratik. Ndryshimi i sistemit zgjedhor ka një ndikim të thellë tek jeta politike e një vendi duke sjellë ndryshime të ndjeshme prej sistemit partiak, organizimit të fushatave e deri tek mënyra e qeverisjes, formimi i koalicioneve apo kultura politike. Sistemet zgjedhore dhe variacionet e tyre janë të shumta dhe padyshim nuk ka një sistem zgjedhor magjik me efekt panacea që është i aplikueshëm kudo por ka prioritete politike të një shoqërie, të cilat një sistem i adreson më mirë apo më keq. Të tilla prioritete shoqërore që adresohen nga reforma zgjedhore variojnë prej nivelit të konkurrencës, proporcionalitetit të votës, legjitimitetit të rezultatit, ndershmërisë së procesit zgjedhor, lehtësisë së organizimit, stabilitetit të mazhorancës që vjen pas tyre etj.

Shqipëria ka një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, ndërsa Kosova ka një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura, por ndërkohë shqetësimet janë të njëjta për publikun, lufta kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë si dhe qarkullimi i elitave duke futur figura të reja në politikë që janë të papërlyer. Kohëve të fundit në Shqipëri është hedhur ideja e përdorimit të listave të hapura të votimit si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e deputetëve dhe për të ndëshkuar deputetët e korruptuar. Në Kosovë listat e hapura janë përdorur që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, por nuk besohet se kanë realizuar dy qëllimet dashamire për të cilën po propozohet në Shqipëri. Megjithatë edhe në Kosovë vazhdohet të besohet se listat e hapura garantojnë më shumë demokraci dhe konkurrencë.

Për shumë persona ekziston iluzioni se lista e hapur ul korrupsionin meqenëse hamendësohet se krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes votës dhe politikanit; kështu që votuesit kanë mundësi ta ndëshkojnë një politikan për korrupsion apo ta shpërblejnë për ndershmëri. Mirëpo analiza të shumta krahasimore kanë dëshmuar që ky dimensioni i pretenduar i llogaridhënies personale të listave të hapura nuk ka ndonjë efekt domethënës në parandalimin e korrupsionit ndërkohë që është demonstruar shpesh se nevoja për të siguruar vota personale dhe pasur një fushatë individuale në kuadër të listave të hapura çon në korrupsion të shumëfishtë.

Në proporcionalin me lista të hapura, përveç garës ndërpartiake merr jetë edhe gara brenda partisë dhe duke qenë se votat personale janë të domosdoshme për karrierën e një politikani atëherë kandidati detyrohet të bëjë një fushatë personale paralele me partinë. Një fushatë personale në Kosovë mund të shkojë lirisht me një kosto disa dhjetëra mijëra euro dhe nevoja e financimit të kësaj fushate bën që shumë politikanë të orientohen drejt korrupsionit, allishverisheve si dhe ujdive të pandershme për të siguruar votat. Përveç shtysës së shpenzimeve të fushatës, incentiv tjetër për korrupsion është edhe nevoja për të krijuar, kultivuar e mobilizuar një elektorat personal nëpërmjet klientelizmit, nepotizmit dhe patronazhit. Pra deputetët kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke u angazhuar për simpatizantët e tyre personalë duke siguruar vende pune për ta, bursa, tenderë, subvencione, investime infrastrukturore etj. Rasti i sistemit zgjedhor italian para vitit 1994 përdoret si ilustrimi më flagrant i këtyre tendencave korruptive, të shkaktuara prej sistemit proporcional kombëtar me lista të hapura. Ka madje studime që kanë hyrë edhe me në hollësi të impaktit dhe që vënë në dukje se vendet që kanë sisteme elektorale me lista të hapura; kanë deficite më të larta buxhetore dhe ineficiencë më të madhe në shpenzime publike, pasi aktorët politikë e shpërdorojnë buxhetin për fushatat e tyre personale elektorale.

Një tjetër dimension i tretë korruptiv i listave të hapura lidhet me korrupsionin elektoral dhe me faktin që kandidatët në lista të hapura kanë një incentiv personal të blejnë ose vjedhin vota në procesin zgjedhor. Pra ky sistem favorizon ata kandidatë të dyshimtë të cilët kanë njëfarë rrjeti kriminal personal, kanë një tendencëqë të shkelin ligjin dhe gëzojnë imunitet prej ligjit. Këta të fundit duke dashur të sigurojnë më shumë vota për veten që të dalin deputetë me iniciativën dhe burimet e tyre individuale janë shkaktarët kryesorë të parregullsive zgjedhore. Kjo është thikë me dy tehe, sepse votat këta i shtojnë jo vetëm duke

blerë apo vjedhur për partinë (fletë votimi ku shënojnë veten tek lista e kandidatëve të partisë së tyre) por edhe duke vjedhur brenda partisë prej votave të kandidatëve të tjerë. Sikurse u pa edhe në zgjedhjet parlamentare kosovare shumica e parregullsive të denoncuara nga kandidatë të ndryshëm ishin për grabitje votash brenda listës së të njëjtës parti. Kjo gjë lë të kuptohet se mbyllja e listave do ta përsosë më tutje integritetin e procesit zgjedhor, duke eliminuar një ndër motivet kryesore shkaktare të parregullsive, interesin e drejtpërdrejtë të kandidatit për të vjedhur vota. Nëse mbyllen listat zgjedhore, të njëjtit kandidatë nuk do e kenë të njëjtën shtysë pra leverdi që të blejnë a vjedhin vota për partinë e tyre se shanset që ato vota të siguruara në mënyrë të paligjshme të kontribuojnë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e tyre deputet është minimal.

Kur flitet për integritetin dhe legjitimitetit të procesit zgjedhor që është një shqetësim në mbarë trojet shqiptare, sa herë bëhen zgjedhje, duhet theksuar se listat e hapura e komplikojnë akoma më shumë procesin zgjedhor dhe lënë më shumë hapësirë për manipulime, shpërdorime apo fletë të pavlefshme. Afërmendsh fletëvotimi në rastin e listës së mbyllur është shumë më i thjeshtë ndërkohë që me listën e hapur ndërlikohet se përveç partisë duhet dhënë (ose numëruar) vota edhe për kandidatët. Nuk është rastësi që në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të vitit 2004 me lista të mbyllura numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 17 006 ose 2.5% të totalit të votave të hedhura ndërsa në zgjedhjet e para me lista të mbyllura të viti 2007 qe 56,863 apo 9% të totalit.

Në Shqipëri një situatë të ngjashme të garimit jo vetëm me logon e partisë por edhe me forcën e kandidatit e krijon aplikimi i sistemit proporcionali rajonal aktualisht. Partitë e vogla vendosin biznesmenë apo kriminelë të pasur që të bëjnë fushatat e tyre individuale në zona të ndryshme duke shpresuar që me para, presion e lidhje të mbledhin vota që partia nuk i ka. Ndërsa partitë e mëdha i vendosin këta individë në listat e tyre të mbyllura në renditjet kritike të kontestuara në mënyrë që t’i motivojnë të angazhohen për të siguruar vota për partinë e madhe në mënyrë që partia të marrë mjaftueshëm vota sa lista e deputetëve të jetë mjaftueshëm e madhe sa t’i përfshijë edhe ata. Parlamenti i fundit i Shqipërisë ka pasur aq dimension të lartë kriminalizimi sa është dashur që të hiqen shumë mandate deputetësh dhe të bëhej një ligj dekriminalizimi dhe ky fakt është para të gjithash një “dhuratë” prej sistemit zgjedhor që vumë në vitin 2009.

Po ashtu duhet thënë se nevoja për mbajtjen e një elektorati personal, jo vetëm nxit krijimin e këtij korrupsioni politik personal të patronazhi, por edhe dëmton rëndë cilësinë dhe efikasitetin e legjislativit, pra të politikës qendrore. Deputetët duke dashur që të rizgjidhen, kalojnë kohë duke u marrë me votuesit apo zonat e tyre të votave në vend që të merren me çështje të legjislativit, programit të partisë apo reformave të vendit. Pra shkakton një devijim të burimeve dhe energjive prej çështjeve qendrore politike drejt çështjeve personale apo lokale duke dublifikuar veprimtarinë e pushteti vendor. Faktikisht Kosova është pararojë në rajonin tonë për decentralizimin prandaj është e kotë që deputetët të merren me çështje lokale të krahinave nga vijnë apo lokacioneve ku kanë vota, ndërkohë që autoriteti për këto çështje lokale është pothuaj i gjithi në dorë të komunës.

Në këtë pjesë të analizës vlen të ndalemi në një tjetër konsideratë të rëndësishme për cilësinë e politikës që tërthorazi lidhet sërish me korrupsionin. Një ndër impaktet kryesore të ndryshimit të një sistemi është tek struktura dhe mënyra e veprimit të partive politike. Një sistem me lista të hapura, ngjashëm me atë mazhoritar me vendin të ndarë në distrikte zgjedhore ekzistojnë incentiva të forta për partitë që të orientohen drejt reputacionit personal të kandidatëve të partisë më shumë sesa nga dimensioni programor. Kjo gjë shpjegon deri diku edhe tendencën e tepruar për ta mbajtur debatin politik në nivelin e përbaltjeve personale më shumë sesa me përmbajtje. Neglizhimi i debateve programore apo ideore dhe fokusimi tek çështjet personale në politik shërben edhe për rritjen e nivelit të tensionit, të hatërmbetjeve apo frustrimeve personale që dëmton stabilitetin dhe harxhon energji të kota në përplasje egosh dhe ambiciesh të individëve. Në kushtet e listave të mbyllura dimensioni personal i kandidatëve shkon në hije dhe merr rol dytësor dhe më shumë vëmendje ka për të zënë dimensioni programor, debati ideor, alternativa përmbajtjesore, propozimet e politikave apo reformave. Pra jo vetëm që pushteti qendror dhe legjislativi merr vëmendjen që meriton e nuk ngatërrohet me agjendat lokale personale të deputetëve që përpiqen të sigurojnë vota për emrin e tyre. Debati politik në nivel qendror gjithashtu emancipohet dhe zhvendoset nga përplasja e personaliteteve të ndryshme tek konkurrimi mes vizioneve dhe programeve të ndryshme.

Një tjetër argument i përdorur dendur sot nëpër botë kundër listave të hapura është se ato janë të dëmshme për përfshirjen në politikë të femrave madje kjo gjë është vënë re edhe në vende si Norvegjia e jo më në shoqëri patriarkale si jona. Në rastin e Kosovës ekzistojnë kuotat për të kompensuar pafuqinë e femrave për të bërë fushata personale dhe për të ruajtur votat personale. Mirëpo mospërputhja e madhe e votave mes deputetëve femra dhe atyre meshkuj si pasojë e diskriminimit pozitiv bën që kauza e femrave të bjerë në sy keq ndërkohë që ky siklet shmanget nëse kuota zbatohet në lista të mbyllura. E njëjta gjë vlen deri diku edhe me deputetët meshkuj, dallimi i numrit të votave mes liderit apo figurave kryesore dhe kandidatëve të listës që mezi ia dalin të bëhen deputet është jashtëzakonisht i madh, duke lënë gjithashtu një shije të keqe. Pra hipotetikisht është e mundur që më i votuari i një liste të hapur të bëhet deputet me mbi 100 mijë vota dhe i fundit kandidat të marrë vetëm disa qindra vota dhe të ketë një diferencë prej vetëm dy tre votash nga kandidati vijues.

Kur vjen fjala tek prioriteti tjetër i shoqërisë shqiptare, qarkullimi dhe ripërtëritja e elitave, listat e hapura jo vetëm që nuk kontribuojnë në këtë aspekt, por përkundrazi. Në shumicën e rasteve ato e pengojnë qarkullimin e elitave dhe dëmtojnë diversitetin e kandidatëve, duke e bërë të vështirë për partitë tradicionale që të përfshijnë figura të reja, aktivistë të shoqërisë civile, ekspertë, teknicienë apo përfaqësues të segmenteve të tjera të shoqërisë. Kjo pasi lojtarët e vjetër të partisë falë lidhjeve tradicionale partiake dhe imazhit publik e kanë një avantazh të krahasuar për sa i përket marrëdhënies me simpatizantët dhe anëtarësinë e partisë e për rrjedhojë e kanë më të lehtë që t’i mundin e t’i mbajnë jashtë loje. Shpesh i nxjerrin nga loja këta kandidatë të rinj edhe nëpërmjet goditjeve të ulëta duke shfrytëzuar lidhjet që kanë me komisionerët e partisë në terren për të keqnumëruar votat e marra brenda partisë nga të sapoardhurit. Është e vështirë që të mundësohet një gjithpërfshirje sa më e plotë dhe e shumëllojshme e profileve të deputetëve. Një lider partiak për të mirën e partisë së tij qoftë kur është në opozitë e qoftë kur është në qeverisje, dëshiron të ketë një përfaqësim sa më të gjerë edhe nga segmente alternative të shoqërisë si për shembull ekspertë të disa fushave si ekonomia apo jurisprudenca, deputetë që i përkasin grupimeve fetare jo-shumicë, përfaqësim më të drejtë krahinor apo moshor. Me lista të mbyllura bëhet më e lehtë përfshirja dhe promovimi i kuadrove të rinj nëpërmjet vendosjes në pozicione fituese në listë. Për ta sqaruar këtë tendencë mjafton të shikohet dimensioni shpesh krahinor që merr lidershipi apo grupi parlamentar i partive shqiptare që vjen prej faktit se kandidatët që kanë prejardhjen nga krahinat, ku partia e tyre nuk ka shumë vota nuk kanë gjasa të marrin mjaftueshëm vota për të avancuar në karrierën e tyre brenda partisë.

Një tjetër argument që përdoret në favor të listave të hapura është se ato u japin liri votuesve të zgjedhin se kush duhet të dalë apo jo deputet dhe jo lidershipit. Mirëpo ka studime që demonstrojnë statistikisht se pozicionimi në vendet e para të listës së hapur jep një avantazh të ndjeshëm, sepse shumica e simpatizantëve të një partie nuk i njohin të gjithë kandidatët e partisë por i bien shkurt dhe thjesht zgjedhin të votojnë liderin dhe emrat e parë. Përpos kësaj liderët partiakë mund të influencojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe eliminojnë disidentët apo rivalët partiakë, duke udhëzuar strukturat partiake se cilët kandidatë të votojnë nga lista e kandidatëve e cilët jo duke eliminuar lehtësisht disidencën apo konkurrencën brenda partisë. Për rrjedhojë në këtë aspekt listat e hapura nuk duhen parë si të përsosura.

Në listat e mbyllura figurat e larta të partisë që rivalizojnë liderin apo drejtojnë një fraksion politik e kanë të qartë nëse do hyjnë apo jo në parlament në bazë të renditjes, nëse janë pjesë e numrave fitues apo atyre që janë të pasigurt. Nëse mendojnë se nuk marrin atë pozicionim në listën e mbyllur që u takon atëherë këto fraksione drejtohen drejt shkëputjes dhe krijojnë formacione të reja politike edhe rreziku kryesor i shtimit të kontrollit të liderit të partisë nëpërmjetvendosjes së renditjes së kandidatëve në listën e mbyllur mund të minimizohet dhe baraspeshohet nga kërcënimi i shkëputjes apo skizmës nga partia të fraksioneve apo klaneve, që janë të pakënaqur me renditjen në pjesën fituese të listës së mbyllur. Kjo do të thotë që në rast se vendoset që Kosova të kthehet tek listat e mbyllura të zgjedhjeve elektorale të vitit 2004, kjo lëvizje duhet të shoqërohet automatikisht edhe me kthimin tek pragu i mëparshëm prej 3% si dhe tek një prag natyror për kandidatët e pavarur në mënyrë që pragu i ulët të shërbejë si valvul sigurese për tendencat autokratike të lidershipit të partive. Nevoja për uljen e pragut është një temë gjithashtu e komplikuar që meriton një analizë të ngjashme më vete me këtë të listën.

Anti-amerikanizmi si risi me risk në trojet shqiptare
Nga Adri Nurellari

Ditët e fundit në Kosovë ka nisur një debat i hapur lidhur me qëndrimet e përsëritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër dhunës në kuvend të opozitës dhe reagimet anti-amerikane të opozitës dhe onturazhit të saj mediatik. Madje qarqe opozitare me sa duket kanë nisur edhe një peticion që kërkon largimin e ambasadorit amerikan aktual prej Kosovës.  Pas protestës për armët kimike para ambasadës së SHBA-ve në Tiranë në 13 nëntor 2013, ky është rasti i dytë  prej rënies së komunizmit që në trojet shqiptare ka një manifestim kaq të hapur dhe të vrazhdë kundër SHBA-ve.

Sulmi personal që i bëhet ambasadorit aktual po justifikohet nga pretendimi qesharak se, qëndrimet e ambasadorit aktual dhe atyre të kaluar, janë personale dhe nuk përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky pretendim nis nga një mentalitet provincial që beson se bajraktari që është në krye të një institucioni vendos personalisht si funksionon institucioni dhe se janë bajraktarët me egot  dhe hatërmbetjet e tyre a ata që bëjnë diferencën dhe jo institucionet. Këtë realitet tipik shqiptar e projektojnë tek një shtet si SHBA-të që s’kanë lidhje me këtë realitet tonin. Faktikisht në rastin e amerikanëve mbizotëron institucionalizmi dhe sikurse e konfirmoi deklarata e ardhur nga departamenti i shtetit, ambasadori nuk vepron në kokë të vetë siç janë mësuar bajraktarët ballkanikë, por si zë zyrtar, që është në harmoni me qëndrimet e institucionit dhe shtetit që përfaqëson.

Kjo retorikë anti-amerikanë në fakt vjen si një befasi e madhe për opinionin publik vendas por edhe për mbarë komunitetin ndërkombëtar pasi SHBA-të kanë luajtur një rol kyç në çlirimin e Kosovës , shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit dhe po na ndihmojnë fuqimisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë së Republikës së Kosovës. Vizita bilaterale e sekretarit të shtetit John Kerry në Prishtinë në fillim të dhjetorit dhe në Tiranë në shkurt janë faktikisht një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta tradicionale mes shqiptarëve dhe SHBA-ve . Po ashtu këto vizita ishin një sinjal i mirë që tregon se, pavarësisht sfidave që ka në pjesë të tjera të globit, SHBA-të ngelen të angazhuara dhe të përkushtuara për paqen dhe zhvillimin e rajonit tonë. Ne e dimë  nga historia që ky angazhim është një garanci për sigurinë dhe stabilitetin tonë pasi ka qenë pikërisht angazhimi amerikan në Dejton, dhe në bombardimet e NATO-s që kanë mundur t’i japin fund konflikteve ballkanike  të viteve 90-ta.

Ne shqiptarët që prej shëmbjes së rregjimeve komuniste kemi një orientim gjeostrategjik të palëkundur drejt SHBA-ve dhe Perëndimit dhe kjo tendencë rikonfirmohet në çdo anketë të opinionit publik që bëhet me shqiptarët. Ky orientim drejt perëndimit është një zgjedhje historike e drejtë që kanë bërë rilindasit tanë. Pra në njëfarë mënyre, është amanet dhe trashëgimi prej tyre dhe nuk është orientim rrethanor i sotshëm por historik i shqiptarëve. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri që në 1890 në vëllimin e tij me poezi “ Lulet e verës” shkruante se për shqiptarët “dielli lind nga perëndon” dhe po ashtu në Kongresin e Manastirit  në 1908 u përzgjodh alfabeti latin për shqipen pavarësisht se shumica e popullsisë shqiptare është muslimane.

Në konjukturën aktuale botërore dhe për një kohë të gjatë në të ardhmen, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë plan B, nuk kanë alternativë tjetër përveçse orientimit ndaj SHBA-ve dhe Perëndimit.  Lindja për shqiptarët është robëri dhe varfëri, Shqipëria për sa kohë u orientua drejt lindjes ka qenë një burg i madh për shqiptarët. Në Kosovë ka ende disa rudimente të së kaluarës që flasin me nostalgji për kohën e Jugosllavisë si lidere e vendeve të pa-angazhuara, megjithatë edhe përpjekja e ngjashme për të krijuar Grupin 77 në OKB të vendeve në zhvillim, është një dështim për sa i përket nivelit inekzistent të kohezionit dhe efikasitetit. Poli i ri që po përpiqet të krijohet i BRICS –Brazil, Rusi, Indi, Kinë  dhe Afrikë të Jugut nuk është alternativë për shqiptarët dhe dihet mirë që këto vende kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe kanë votuar kundër në përpjekjet për t’u përfshirë në nisma të ndryshme  ndërkombëtare.

Mirënjohja ndaj SHBA-ve nuk duhet të lidhet vetëm me çlirimin dhe mbështetjen për pavarësine dhe shtet-ndërtimin. Ndaj SHBA duhet të tregohet mirënjohës i gjithë globi pasi ka shpëtuar dy herë në momente shumë kritike lirinë dhe demokracinë e botës. Së pari në Luftën e Dytë Botërore kundër tiranisë së fashizmit dhe së dyti në Luftën e Ftohtë kundër komunizmit. Doktrina Truman kundër imperializmit sovjetik, Plani Marshall që rimëkëmbi ekonomitë e tregut në Evropën Perëndimore si dhe themelimi dhe mbështetja e NATO-s penguan përhapjen e komunizmit dhe eventualisht e shëmbën   këtë system. SHBA bashkë me Britaninë e Madhe ishin të vetmet shtete demokratike  që në periudhën mes dy luftërave botërore nuk u katandisën në autoritare sikurse ndodhi në gjithë Evropën  e militarizuar duke konservuar sistemin liberal demokratik të qeverisjes.

Qëndra kërkimore PEW organizon një anketë ndërkombëtare për imazhin e Shteteve të Bashkuara në vende të tjera pra për të matur anti-amerikanizmin dhe profili i shteteve në njëfarë mënyre edhe tregon burimin e këtij sentimenti. Kritikët më të mëdhenj janë ose vende të Lindjes së Mesme dhe botës islame ose Rusia dhe shtete satelitë. Po ashtu një ndër konkluzionet  e nxjerra nga kjo qendër është se ka një mospërputhje brezash për sa i përket reputacionit të SHBA-ve dhe se brezat e rinj kanë një pëlqim më të madh të këtij shteti.  Kjo e bën edhe më të kuptueshme se përse shqiptarët që janë populli më i ri evropian janë njëherazi edhe ndër më pro-amerikanët.

Anti-amerikanizmi nuk është gje e re në Evropë, edhe pse jo në nivele të larta, ai vazhdon të jetë i pranishëm në vendet e demokratizuara e përkrahur nga tre ekstreme ideologjike. Së pari islami radikal që lirinë e SHBA-ve e sheh si manifestim djallëzor,  së dyti e majta ekstreme e sheh SHBA-në si simbol të ekonomisë së tregut, lirisë e demokracisë ndërsa e djathta ekstreme urren qëndrimi anti-kolonialist të SHBA-ve që mundësoi shëmbjen e perandorive të mëdha evropiane.

Për sa i përket rënies së simpatisë në Evropë një dekadë më parë situate ishte goxha më keq se sot si pasojë e luftës së Irakut dhe pakënaqësisë që shkaktoi ajo luftë në ambientet pacifiste të mbarë Evropës. Në përgjithësi në Evropë ka pasur një pakënaqësi sa herë SHBA-të kishin një prirje intervencioniste në politikën e jashtme dhe një rritje të pëlqimit kur tendenca ishte izolacioniste. Mirëpo ky nuk ka se si të jetë rasti i shqiptarëve, sepse politika e jashtme ndërhyrëse apo intervencioniste i ka leverdisur shqiptarëve,  duke nisur nga ndërhyrja e SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore për të penguar copëtimin e Shqipërisë dhe për të promovuar vetëvendosjes si të drejtë të popujve të robëruar e deri tek ndërhyrja ushtarake për çlirimin e Kosovës. Pra motivi kryesor i kësaj tendence  anti-amerikanizmi nuk mund t’i atribuohet ndonjë politike të jashtme amerikane që shkon ndesh me interesat e kombit tone,  por kryekëput një lloj refuzimi në rritje që po i bëhet atyre vlerave të lirisë e demokracisë që mishërohen në SHBA-të si vendi i parë që i ka aplikuar në realitet ideale te iluminizmit.

Anti-amerikanizmi është shfaqur në Kosovë në forma të ndryshme, fillimisht ne formën e pretendimit se ndërhyrja e NATO-s ka ardhur si pasojë e përllogaritjes së interesave hegjemonike të SHBA-ve dhe nuk ka pasur kurrfarë motivimi humanitar. Kjo qasje përveçse është një qëndrim krejt i pasaktë (dhe për këtë ska hije dyshimi sepse fryma e parimit të ashtuquajtur “përgjegjësi për të mbrojtur” që shtyu ndërhyjen ndërkombëtare të udhëhequr prej SHBA-ve njihet botërisht), por është edhe një manifestim i një tipari të shëmtuar  njerëzor siç është mos-mirënjohja.

Sot në Kosovë kur flitet për anti-amerikanizëm, nuk bëhet fjalë vetëm për një urrejtje që po ndillet ndaj SHBA-ve apo politikave të jashtme të këtij vendi, por për sulm ndaj vlerave universale që ky vend përfaqëson si liria, ekonomia e tregut, demokracia, sundimi i ligjit, konstitucionalizmi dhe ndarja e pushteteve etj. Pra këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një qasje që synon të na izolojë nga komuniteti Euro-Atlantik por edhe për një përpjekje për të delegjitimuar dhe zhvlerësuar sistemin demokratik qeverisës që ka përqafuar Kosova.

Tanimë është bërë e qartë që nuk janë më në pyetje çeshtjet e demarkacionit apo asociacionit, të cilat janë adresuar në mënyrë institucionale, por është në pyetje sistemi. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë mospërputhje, papajtueshmëri apo mosdakordim për çështje delikate siç qenë këto të dyja, mirëpo dallimi kryesor është mënyra si do të adresohen këto diferenca në bindje e qëndrime. Në rrugë institucionale apo në rrugën e rrugës. Prandaj kur kritikohen SHBA-të, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë shtet por bëhet fjalë për të  vënë në pikëpyetje pluralizmin politik dhe ideor në favor të monizmit, pra në favor të një ideje totalitare që duhet të sundojë e pakontestuar nga mendime alternative. Këtu bëhet fjalë për imponim të një këndvështrimi me dhunë përkundrejt dialogut dhe konsensusit. Ky është një dallim epokal mes pranimit të ndryshimeve që vijnë nëpërmjet evolucionit apo shkaktimit të tyre me revolucion të dhunshëm. Dallim mes procedurave demokratike dhe forcës fizike. Duke kritikuar SHBA-të në këtë rast nuk bëhet fjalë për kritikë ndaj servilëve të mundshëm apo atyre që kanë tendenca inferiore ndaj të huajve, por bëhet fjalë për kritikë ndaj sistemit të liberal demokracisë të cilin e simbolizojnë dhe mbështesin SHBA-të. Prandaj duke mbrojtur nga kritikat SHBA-të dhe ambasadorin amerikan jo vetëm që mbrohet orientimi gjeostrategjik dhe aleanca hisorike dhe e dobishme ndërkombëtare e Kosovës por mbrohet edhe përcaktimi i Kosovës si vend që qeveriset nga liberal demokracia. Prandaj kultivimi i anti-amerikanizmit dhe i skepticizmit për sistemin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut që përfaqësohen nga ky shtet i shërben më së shumti kultivimit të fondamentalizmit islamik, të komunizmit radikal si dhe të forcimit të ndikimit të Rusisë në rajon dhe më së paku interesave tona kombëtare dhe të ardhmes së popullit tonë.