Amarildo Pregapuca – JavaNews.al

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas videos përçmuese të këshilltarit amerikan të Berishës
Nga Amarildo Pregapuca

Më rrenqethi ajo video e LaCivitës.

Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie.

Mu kujtua koha, kur për Shqipërinë flisnin vetëm me përçmim, vetëm me tallje dhe vetëm me gjuhën e një grope njerëzore..

Sa herë përmendej emri i saj, banorët e saj dhe politikanët e saj..në çdo kënd të botës.

Nuk ka shumë që gjuha ndryshoi.

Çdo personalitet, gazete, çdo i huaj apo kanal televiziv, çdo shorts apo video ku flitej për Shqipërinë apo shqiptarët, kishte diçka të bukur, njerëzore, një arritje, një falenderim apo një habi, se si ishim kaq ndryshe nga çfarë kishin dëgjuar..

Dhe kjo më bënte krenar..dhe bënte krenar çdo shqiptar, jashtë dhe brenda vendit..

Por krenaria dhe fjala e mirë, në gjuhën e kombeve dhe politikës është dhe para, zhvillim, është dhe investim..

E kisha harruar këtë ndjesi të shëmtuar, ku ndjehesh i përbuzur si komb..deri sa pashë atë video..

Siç shumë kanë harruar se sa “Sali” ish kjo nënë atdhe, në çdo cep e pëllëmbë të saj.

Nga sheshet, tek shkollat, tek spitalet e ndërtimet..tek qytetet e qytezat..

Sikur ta kish kafshuar dreqi i mallkuar..

Dhe u desh një investim i PD-së tek një “LaCivitë”..që të ndjehemi të poshtëruar..

U poshtërua dhe LaCivita..i doli boja.

Kam patur një mik shumë të mirë në FB..

Kishte humor, kishte krenari, kishte atë finesen e të jetuarit në Itali..dhe të një djali që e përçmonte të shëmtuarën..

Dhe atë e pagoi Sala dhe e dhjeu..e grisi..

E ktheu në një mi, që kërkon cepa të Shqipërisë, që ta bëjë dhe ai pis këtë vend..

E kam prap në FB..

Se di çfarë halli ka patur..por e ka paguar shumë shtrenjtë..

Me veten e tij, që s’do arrijë ta blejë dot më..

Shqiptarë, jemi të bukur, ju betohem për çfarë kam më të shtrenjtë..

Por po na poshtëron dreqi./Tema

Sot 7 Mars! Heroi që hapi 51 shkolla është harruar, ndërsa vrasësit janë kthyer në heronj
Nga Amarildo Pregapuca

Rasti me i vecante dhe me “i habitshem” i historise Ballkanike, ndoshta dhe boterore te mesuesise…

Ku nje njeri i ve vetes si qellim te jetes se tij, hapjen e shkollave, shperndarjen e dijes atje ku erresira shekullore e ndihmuar nga pushtimet e një pasnjeshme, si dhe kleri i cili per fatin e keq tonin, ne jo pak raste punoj dhe punon per pushtuesin, interesat e te huajve nga dhe u komandonin apo komandohen …

Dhe u vra… por arriti te hapë 51-shkolla ne Mirdite.

Per kete dhe e vrane ato duar te padijes dhe te erresires, qe i tmerronte drita e dijes.

I tmerronte nje Shqiperi dhe nje Shqiptar i mesuar, i afte.. Dhe Shqiperia donte te lindte si nje komb i barabarte mes te barabartesh.

Shqiperia kish nevoje, kishin nevoje Shqiptaret…

Kishin nevoje per arsim, hidrocentralet qe do ngriheshin, hekurudhat, fabrikat, uzinat, kombinatet, ushtria, shkenca, arti.

Nuk jane perdhunimet e femijve apo skandalet seksuale, krimet me te tmerrshme te klerit… eshte mos distancimi nga monstrat qe perdorin emrin e Zotit dhe Krishtit per te vrare apo shtyre ne vrasje forca dhe njerez te erret ndaj njerzve qe duan vetem drite e dije per kombet e tyre te pa fajshme.

Ndrec Ndue Gjoka ky i ri vetem 27-vjecar eshte ajo cka duhet te jete “Bibla” e cdo kombi, e çdo mesuesi ane e mbane botes.

Na munde Enver, na munde…
Nga Amarildo Pregapuca

Jam ai djali rebel i Tiranës, ai që flokët kërkonte t’i mbante të gjata, që vishte xhinse kauboj dhe dëgjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali që emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavarësisht se babën ma quanin Eqerem.

Jam ai djali që ironikisht përdorte epitetin “tirons” për të gjithë ata tip sekretarësh partie që “Mirmëngjes” t’u thoshe “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin me dialekte gjithfarësh, teksa të binte rasti të ndesheshe me ta nëpër ndërmarrje apo lagje të Tiranës, në universitete apo në xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky për ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin të të kritikonin “shfaqjet e huaja”, në publik, me zë paksa të lartë, që të ishin të sigurt që edhe muret dëgjonin. Kanë qenë të neveritshëm!

Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara.

Të kam urryer Enver, të kam urryer.

Si një i ri që donte të ish i lirë. I lirë të blinte një makinë, i lire të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte: i lirë të shikoja me shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona. Por, u talla nën zë.

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj.

Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit.

Nëse sëmurem më duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime, pa marrë mjekime.

E treta, më mungon siguria në rrugë: mund të bëhem pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli. Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si unë, që ka humbur punën, apo një i ri që ka mbaruar shkollën. Apo, akoma më keq: një njeri që ka humb shpresën tek e ardhmja.

E katërta, më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg, larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Dhe, femrat gjysme të zhveshura që mbajnë mikrofonin si penis në dorë, po, VIP-a quhen.

Dhe, gazetarët – shërbëtorë besnikë të kujtdo që paguan, pavarësisht çmimit që sjellin në jete njerëzish si rrjedhojë e asaj që shkruajnë, quhen VIP-a.

Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’i kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe më dhemb shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme se ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha:

Të munda Enver, të munda…

Thjesht pra ka ardhur koha te themi:

Na fal Enver…