Alfons Çupaj – JavaNews.al

E dënuar me vdekje që në barkun e nënës
Nga Alfons Çupaj

Mbi 33 mijë vajza nuk iu gëzuan dot jetës këto 28 vite në Shqipëri. Ato u dënuan mizorisht me vdekje që në barkun e nënës. Nuk patën mundësinë të shijojnë diellin, lindjet dhe perëndimet magjike të tij, nuk lozen dot me shoqet në cepet e pallateve, nuk i ndjenë ledhatimet e erës, as aromën e luleve.

33 mijë shpritra të dlirë, të pastër, të pamëkat e të papërlyer me poshtërsitë e kësaj bote, nuk  u lejuan ta shohin dritën. I vrau errësira e shpirtrave njerëzore, që enden të përhumbur në tokë, duke soditur madhështinë e tyre, buzë kanioneve të humnerës ku kanë rënë. Ato u vranë pabesisht, për fajin e vetëm se ishin vajza. U masakruan shtazërisht me bisturi që në barkun e nënës, u nxorën me përdhunë, sapo prindërit e tyre mësuan gjininë e tyre. Sepse për shqiptarët, vajza është humbje, ndërsa djali fitore.

Një qytet i tërë sa Puka, Burreli, Kukësi, Përmeti, Fushë-Arrëzi, Kopliku, Miloti, Laçi, Gramshi apo Peqini u ekzekutua në mënyrë barbare, jo nga pushtuesit, por nga vetë shqiptarët, referuar një dokumentari të publikuar në media.

Bilanc i tmerrshëm lufte.

Vrasje me paramendin.

Gjenocid i ligjëruar nga shteti ndaj popullatës së tij.

Një qytetet i tërë me vajza të bukura; bjonde, brune, sykaltra, syzeza, syjeshile, u vranë pa gjyq, në heshtje, nga dora gjakatare e prindërve të tyre dhe bluzat e bardha, në mitrën e nënës.

Mbi 33 mijë vajza të vrara, 33 mijë djem pa nuse, 33 mijë nëna pa fëmijë, 33 mijë familje më pak. Mbi 66 mijë prindër vrasës, mbi 33 mijë mjekë ekzekutorë, e qindra mijëra gojë të mbyllura. Kjo është padyshim masakra më e madhe që ka ndodhur në Shqipëri, që për nga makabriteti dhe sasia ja kalon edhe atyre të pushtuesve.

Globalizmi dhe hapja e Shqipërisë ndaj Perëndimit, duket se vetëm sa e ka thelluar rolin si shoqëri patriarkale. Dikur, festohej me pushke kur lindte djalë. Njoftohej farefisi, e të gjithë gëzonin dhe festonin se familja u shtua me një mashkull. Ndërsa kur lindte vajzë, njëfarë atmosefere dëshpëruese pushtonte muret e dhomës. “Asht vajze e ju preftë ora” thonin, por që gjithësesi i gëzoheshin jetës, edhe pse shiheshin si dorë e dytë në shumë familje.

Po sot? Sot i vrasim që në lindje! Në emër të të ashtuquajturit abort selektiv. I vrasim derisa të lindë djalë.

Një krim zinxhir, ku edhe unë e ti kemi pjesën e fajit tonë.

Por drama nuk mbaron me kaq. Pasi edhe kur i lëmë të jetojnë, i rrahim, i diferencojmë, i shtypim, i injorojmë, duke i shikuar si qënie të dorës së dytë. Rreth 30% e grave shqiptare të moshave 15-49 vjeç, kanë deklaruar se kanë përjetuar njërën nga format e dhunës; psikologjike, fizike, seksuale, pavarësisht statusit të tyre arsimor, social, fetar.

Është koha për t’i thënë mjaft këtij monstruoziteti! Çdo vajzë, është një nënë, një motër, një grua për ty. /Javanews

Kur materia ta eklipson shpirtin
Nga Alfons Çupaj

Zemrën e kishte më të ftohtë se akulli i trashë i Antarktidës. Nuk i ndjente më kënaqësitë e mëdha që sjellin gjërat e zakonshme të jetës. Të bukurën nuk e dallonte dot me sy të lirë, pasi çdo gjë i dukej bardh e zi.

Nuk ndjente më asgjë.

As magjinë e ngjyrave të vjeshtës, as zhurmën e gjetheve që lehtë bien dhe bëhen përjetë një me tokën, as cicërimat e zogjve të paktë që kishin mbetur në qytet at prag dimri. Madje as ajrin që i pastronte mushkëritë e mykura nga bloza e cigares nuk e ndjente më.

Etja për t’u dukur e kishte zhbërë dhe ja kishte mbytur shpirtin. Zbukurohej, kollarisej dhe vishej bukur, por shpirti i shëmtohej çdo ditë. Parfumi i shtrenjtë nuk e sfumonte dot ligësinë që përçonte çdo fjalë e tij. Errësira kishte fituar mbi dritën. Shpirti i tij ishte në grahmat e fundit. Përpëlitej vazhdimisht për të fituar mbi trupin, por gjithçka dukej e pamundur. Në një kohë të shkurtër ishte përmbysur gjithçka. Mishi kishte fituar mbi spiritualitetin. Kënaqësia momentale trupore kishte fituar mbi kënaqësinë e përjetshme shpirtërore.

Në mënyrë të sforcuar mundohej të transmetonte karakter të fortë. Ishte kthyer qesharak deri në dhimbje. Miqtë dhe shokët e vërtetë i kishte braktisur, edhe pse ata nuk ja kthyen shpinën për asnjë moment. Tek e fundit çfarë i duheshin. I kishte të gjitha; para, pushtet, njerëz të fuqishëm. Dhe për diçka duhej vlerësuar. I fitoi shumë shpejt edhe pse nuk kishte bërë asgjë. As nuk kishte punuar, as studiuar, as…

Por papritmas, ditët e bukura mbaruan.

Nuk i kishte mbetur asgjë.

Jetonte i vetëm në një hapësirë të pafund dhomash e katesh. Ndjente dhimbje.

Vetëm atëherë e kuptoi që jeta prej mishi është një film me metrazh të shkurtër, që nis me dhimbje dhe përfundon me vdekje. Vetëm atëherë e kuptoi që kënaqësitë trupore janë sekuenca të shkurtra dhe përfundojnë në mënyrë fatale. E kuptoi që është mirë që të vdesësh për të kuptuar sa e bukur është jeta. Kuptoi se vetëm pasi të vdesësh kupton sesi duhet të jetosh. U tmerrua kur kujtoi sesi materia ja kishte eklipsuar shpirtin gjithë jetën. Kishte jetuar diçka që nuk ishte e tij.

Por, tashmë ishte vonë. Kishte vdekur bashkë me shpirtin. Ja kishte futur thonjtë në fyt gjithë kohës pa pikë mëshire.

DOSJA/ Verë tragjike! 33 të mbytur në ujërat shqiptare, kullat e vrojtimit jofunksionale
Nga Alfons Çupaj

Verë tragjike! Ky sezon turistik mund të quhet i trishtë sa i përket numrit te vdekjeve në plazhet shqiptare.

Referuar komunikatave zyrtare të policisë dhe raportimeve në media, 33 pushues kanë humbur jetën këto 3 muaj në ujërat shqiptare.

Mungesa e parametrave të sigurisë, rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit janë padyshim një ndër faktorët që ka çuar në këtë bilanc tragjik, shkruan javanews.

Referuar të dhënave të muajve qershor, korrik dhe gusht, rezulton mesatarisht 1 i mbytur çdo 3 ditë.

Mungesa e kullave bregdetare të vrojtimit dhe rojeve të plazheve, me siguri që ka pasur impakt të drejtpërdrejtë në përmasat e këtij bilanci tragjik. Nëse kullat e vrojtimit do të ishin efikase dhe gjërat do të funksiononin sipas ligjit, numri i viktimave do të ishte më i ulët.

Siç kemi konstatuar edhe në shkrime të tjera të javanews, kullat e vrojtimit janë të vendosura në plazhe, por thuajse në asnjërën prej tyre nuk ka vrojtues, kjo në shkelje flagrante të ligjit “Për kushtet e ushtrimit të veprimtarisë në plazhe”. E ndërsa disa plazhe kanë kulla vrojtimi pa rojtar, në shumë plazhe nuk ka asnjë kullë vrojtimi.

Rastet e pushuesve të huaj. Erdhen për pushime, por u kthyen të vdekur.

Nëse i referohemi kombësisë së pushuesve që kanë humbur jetën në plazhet shqiptare, rezulton se 11 nga 33 viktimat nuk janë shqiptarë.

Shumica e pushuesve të huaj që kanë humbur jetën teksa pushonin në Shqipëri janë kosovarë.

7 shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në plazhet shqiptare, si në Velipojë, Shëngjin, Tale, Durrës dhe Vlorë. Ndërkohë që 3 nga pushuesit e huaj që kanë humbur jetën janë nga vende të ndryshme të Europës, shkruan javanews.

Rasti më tragjik është vdekja e një adoleshente ruse në Ksamil. Ndërkohë që edhe një turist sllovak dhe një çeke, humben jetën tragjikisht në plazhet shqiptare.

– 7 nga viktimat janë shtetas kosovarë

– 1 nga viktimat është një i ri nga Kumanova

– 3 nga viktimat janë turistë të huaj (një vajze ruse 16 vjeçe, një sllovak 66 vjeç dhe një grua çeke 74 vjeçe)

Tragjike, 11 nga viktimat janë të mitur

Nëse do i referohemi moshës së viktimave, atëherë situata bëhet edhe më alarmante. 11 fëmijë të mitur kanë humbur jetën tragjikisht teksa po laheshin në ujërat shqiptare. Ndërkohë, referuar po komunikatave zyrtare të policisë, 4 nga viktimat janë të rinj të moshës 16 deri në 27 vjeç, shkruan javanews

– 11 viktima janë fëmijë nga mosha 10 deri në 15 vjeç

– 4 nga viktimat janë të moshës 16 deri në 27 vjeç

Jetët e humbura në det, liqen dhe lumenj

Nëse iu referohemi vendit ku kanë ndodhur mbytjet, rezulton se pika më problematike është plazhi i Zvernecit, ku kanë humbur jetën 4 persona. Sipas të dhënave, 21 nga pushuesit kanë humbur jetën në det, 5 të tjerë janë mbytur në liqen dhe 7 nga viktimat janë mbytur në lumenjtë e Shqipërisë, shkruan javanews.al

– 21 nga pushuesit që kanë humbur jetën janë mbytur në det

– 5 nga pushuesit kanë humbur jetën në liqen; 2 në liqenin e Shkodrës, 2 në liqenin e Pogradecit dhe 1 në liqenin artificial të Tiranës.

– 7 nga viktimat kanë janë mbytur në lumë: 2 në lumin Erzen, 1 në Bulqizë, 1 në lumin Shkumbin, 1 në lumin Drin, 1 në Vaun e Dejës, 1 në lumin Vjosë

Çfarë parashikon ligji shqiptar për kullat e vrojtimit?

Vendosja e kullave të vrojtimit në plazhe është detyrim ligjor për çdo subjekt privat në plazhet jopublike dhe për bashkitë në territorin e plazheve publike, shkruan javanews.

Sipas ligjit parashikohet krijimi i një ambienti të sigurtë për turistët e huaj dhe vendas. Ka një VKM të qeverisë që daton më 18.05.2016, ku në Nenin 6. Pika c, parashikohet që pushteti lokal që jep ambientet me qira, bizneseve private duhet t’i detyrojë ata në bazë të VKM që të ndërtojnë një kullë vrojtimi dhe të punësojnë një vrojtues, ndërkohë që edhe vetë pushteti lokal, pajis me kulla vrojtimi dhe rojtar plazhet publike.

E shtuna e zezë dhe “heroi” nga Tetova

E shtunë e zezë në bregdetin e Vlorës. 4 persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në Detin Jon brenda një ditë. Kjo është edhe ngjarja më e zezë e shënuar në plazhet shqiptare këtë sezon. Tragjedia ndodhi në Zvërnec, në zonën e Portonovës , ku 3 të rinj janë nxjerrë pa jetë nga uji. Viktimat janë Manuela Maraj 27-vjeçe, banuese në Babicë e Madhe të Vlorës, Xhoana Cani 25-vjeçë nga Tirana dhe 24 vjeçari Beniamin Ferati, banues në Tetovë të Maqedonisë. Sipas dëshmitarëve 25-vjeçarja nga Tirana ka qenë duke u larë dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.

I riu nga Tetova është nisur për ta ndihmuar, por është mbytur bashkë më të si pasojë e detit të trazuar dhe dallgëve të mëdha. Manuela Maraj e afërme e vajzës nga Tirana ka tentuar t’i ndihmojë por edhe atë e ka përpirë uji. Trupat e pajetë të 3 të rinjve janë nxjerrë nga Roja Bregdetare dhe janë transportuar drejt morgut të Vlorës. Më herët në plazhin pranë Marinës u mbyt një 14-vjeçar. Endri Bejkotaraj u ndihmua nga një person, i cili e nxori në breg, por adoleshenti nuk mundi të mbijetojë.

Jetë të marra nga motorët e ujit

Vdekja e një turiste ruse në Ksamil është një tjetër ngjarje tragjike që nxori në pah një problem tjetër të madh në plazhet shqiptare. Vdekja e 16-vjeçares, e dyshuar se është kryer nga një person që lëvizte me motorr uji, ka kthyer në vëmendje tragjeditë e panumërta që po shkaktojnë këto mjete uji që nga Saranda deri në Velipojë. Një vit më parë një tjetër turist rus humbi jetën si pasojë e goditjes nga motorët e ujit, shkruan javanews.

Nga ana tjetër janë edhe dhjetra raste të tjera me të vdekur e të plagosur që janë regjistruar që nga Saranda, Himara, Vlora, Durrësi, Velipoja, thuajse përgjatë gjithë gjatësisë bregdetare. Të dhënat flasin se në 3 vitet e fundit ka pasur afro 3 viktima nga motorët e ujit, pa llogaritur panikun e pushuesve në plazh.

Javanews.al sjell të rastet e dokumentuara të mbytjeve në plazhe 01 qershor – 03 shtator 2017

02/06/2017

Një 46-vjeçar nga Tirana mbytet në plazhin e Kallmit.

20/06/2017

Një turiste 69-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit

21/06/2017

Një person ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në liqenin e Pogradecit.Sipas burimeve të policisë 80 – vjeçari me inicialet K.A banues në fshatin Bregas-Maliq ka qenë duke u larë në liqen.

25/06/2017

Dy të mitur janë mbytur tek ura në fshatin Mënik, në lumin Erzen. Mësohet se dy fëmijë përkatësisht A. B., 11- vjeç dhe S. B 10 – vjeç janë mbytur duke u larë në lumë.

28/06/2017

Një pushues 76-vjeçar me iniciale M.H nga Fieri është mbytur në “Ujin e Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

29/06/2017

Një 60 – vjeçar me iniciale L.L ka është mbytur në liqenin e Pogradecit.

01/07/2017

Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. 46-vjeçari Sh. K. është nxjerrë me ndihmën e pushuesve nga deti dhe është transportuar me ambulancë, por ka ndërruar jetë rrugës.

02/07/2017

Një 75-vjeçar ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. I moshuari nga Kosova, i identifikuar vetëm me iniciale M.K. dyshohet se ka pësuar atak kardiak

09/07/2017

Një 40-vjeçar është mbytur në plazhin e Divjakës. 40- vjeçari me inicialet E.B banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe kanë qenë duke u larë por nga pakujdesia i ka marrë rrjedha e ujit. Vajza u shpëtua, por babai humbi jetën.

14/07/2017

Një pushues nga Kosova është mbytur në në Sektorin Apollonia në Durrës. 62 vjeçari me inicialet Rr.R. kishte ardhur për pushime në Durrës.

15/07/2017

Një 14 vjeçar u mbyt në plazhin e Marinës në Vlorë. Endri Bejkotaraj ishte shkëputur shumë nga bregu dhe nuk mundi të mbijetojë megjithë ndihmën e shpejtë mjekësore.

15/07/2017

E shtunë e zezë në bregdetin e Vlorës. 3 persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në Detin Jon.Tragjedia ndodhi në Zvërnec, në zonën e Portonovës , ku 3 të rinj janë nxjerrë pa jetë nga uji. Viktimat janë Manuela Maraj 27-vjeçe, banuese në Babicë e Madhe të Vlorës, Xhoana Cani 25-vjeçë nga Tirana dhe 24 vjeçari Beniamin Ferati, banues në Tetovë të Maqedonisë. Sipas dëshmitarëve 25-vjeçarja nga Tirana ka qenë duke u larë dhe në një moment ka kërkuar ndihmë. I riu nga Tetova është nisur për ta ndihmuar, por është mbytur bashkë më të si pasojë e detit të trazuar dhe dallgëve të mëdha.Manuela Maraj e afërme e vajzës nga Tirana ka tentuar t’i ndihmojë por edhe atë e ka përpirë uji.

20/07/2017

Një pushues nga Kosova është mbytur teksa ka hyrë në ujë për të shpëtuar gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojës. F. H. 35 vjeç ka dashur të shpëtonte bashkëshorten e tij, pasi ka qenë duke u mbytur por nuk ka mundur të dalë dot vetë.

21/07/2017

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në ujërat e detit Jon. Bëhet fjalë për një adoleshente, rreth 16 – vjeç nga Rusia, e cila është mbytur në Ksamil të Sarandës, dyshohet nga motorët e ujit.

21/07/2017

Vetëm disa orë nga ngjarja e rëndë ku një turiste ruse u mbyt në Ksamil, një tjetër viktimë është shënuar në një plazh në zonën e Kavajës. Sipas burimeve të policisë shtetasi sllovak Beres S.,66 vjeç është mbytur në det pasditen e së premtes dhe është gjetur në bregun e plazhit të Golemit.

28/07/2017

Një fëmijë 9 – vjeç ka gjetur vdekjen rreth orës 10:50, pasi u mbyt në lumin e Gjadrit në Vaun e Dejës. I mituri është identifikuar me inicialet F. M dhe është nga fshati Naraç.

31/07/2017

Një person rreth 50 vjeç është mbytur në liqenin artificial të Tiranës. Personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më.

05/08/2017

Një tjetër rast mbytje është shënuar në plazhet shqiptare. Një djalë i mitur është mbytur në det në rrethana ende të panjohura. Fëmija është 13 vjeç me iniciale L.I., nga Mitrovica e Kosovës.

06/08/2017

Një 49-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës në fshatin Mifol të Vlorës. Policia thotë se u njoftua nga qytetarët se 49-vjeçari i mbytur në lum është me iniciale A.N

08/08/2017

Një grua 55-vjeçare është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi në Peshkopi, pasi hyri për të shpëtuar dy nipërit e saj.Të miturit e moshës 6 dhe 10 vjeç rrezikuan të mbyteshin, por u shpëtuan nga gjyshja e tyre, e cila humbi jetën.

10/08/2017

Një 52-vjeçar me iniciale L.B nga Patosi është mbytur në vendin e quajtur “Kalaja” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

14/08/2017

Një tjetër pushues nga Kosova është mbytur në plazhet shqiptare. Viktima është 76-vjeçari me iniciale B.A nga Prishtina është mbytur në Velipojë.

14/08/2017

Një vajzë 12 – vjeçare ka gjetur vdekjen në plazhin e Divjakës. E mitura me iniciale G.A, banuese në fshatin Krykuq të Divjakës po lahej në det bashkë me kushërirën e saj 11 – vjeçare M.L, 11 vjeçe.

15/08/2017

Një fëmijë është mbytur në lumin Shkumbin, ku po lahej së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij.Sipas policisë së Elbasanit, 14-vjeçari me iniciale K.A nga fshati Hotolisht u tentua që të shpëtohej nga kushëriri dhe vëllai.

16/08/2017

Një tjetër rast i dhimbshëm në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë vetëm 1 muaj nga mbytja e 3 të rinjve. Një 10 -vjeçarje humbi jetën në plazhin e Portonovës.

17/08/2017

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Dy të rinjtë kushërinj me njeri- tjetrin banues në fshatin Gruemirë ishin hedhur për tu larë në Liqenin e Shkodrës, por nuk kanë mundur dot të dalin më.

31/08/2017

Mbytet në det roja i disa lokaleve në plazhin e Bunecit në Himarë. 60-vjeçari I.B., banues në Berat, është gjetur i mbytur në plazhin e Bunecit.

01/09/2017

Një i mitur është mbytur duke u larë në Bulqizë. Mësohet se fëmija 10 vjeç me inicialet A.D.10 – vjeçari po lahej në kanal dhe është rrëmbyer nga uji, ku dhe ka ndërruar jetë.

03/09/2017

Një turiste 74-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det.Ngjarja ka ndodhur në Radhimë të Orikumit. Ajo është identifikuar nga policia me inicialet R.M nga Çekia.

(Javanews.al)

Rritja tronditëse e divorceve dhe pse nuk martohen të rinjtë
Nga Alfons Çupaj

Pasiguria për të ardhmen është problemi themelor më të cilin po përballen të rinjtë e sotëm. Frika se nuk do ia dalin dot është kthyer në një fenomen shqetësues për rininë shqiptare. Të gjendur në kushtet e pasigurisë në punë, pagave mizerabël, vështirësive të mëdha ekonomike, mungesës së një apartamenti, qirave të shtrenjta, të rinjtë janë të detyruar të tregohen të kujdesshëm në vendimet që marrin. Por, përveç pasigurisë në punë dhe pagave të ulëta, stresi dhe depresioni janë elementë që rëndojnë shumë mbi brezin e tanishëm, për të shtuar, kreditë, sigurimet shëndetësore, konkurrenca e tregut të punës, rritja e çmimeve për përballimin e një shtëpie apo një familje, faktorë të cilat e kanë vështirësuar së tepërmi jetën.

Në të tilla kushte, shumë të rinj kanë ‘frikë’ të martohen dhe të krijojnë familje, ndërsa shihet se edhe çiftet e reja po përballen me probleme të shumta, të cilat shpesh përfundojnë në zgjidhje martese.

Një raport tronditës i INSTAT tregon se qëndrueshmëria e familjeve shqiptare është cënuar ndjeshëm dhe ka një rritje dramatike të numrit të divorceve, sidomos tek çiftet e reja, dhe një rënie të frikshme të numrit të martesave.

E thënë me thjeshtë, të rinjtë shqiptarë kanë ‘hequr’ dorë masivisht nga martesa (të paktën përkohësisht), ndërsa 1/3 e çifteve të martuara gjatë vitit 2013 ka përfunduar me divorc.

Sipas INSTAT, në vitin 2007 në 100 martesa kemi 14.7 divorce, në vitin 2013 në 100 martesa kemi 15.8 divorce, në vitin 2014 në 100 martesa kemi 17.8 divorce, në vitin 2015 në 100 martesa kemi 21 divorce, për të kulmuar në vitin 2016, ku në 100 martesa kemi 31.2 divorce, afërsisht 1 në 3 çifte janë ndarë.

Mundësitë reale të të rinjve shqiptarë për të krijuar një familje të shëndetshme janë të pakta. Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë, shohim se paga mesatare e të rinjve të punësuar është 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa rreth 33% e tyre janë të papunë. Shifrat flasin se shumica e të rinjve që përfundojnë studimet, qëndrojnë në Tiranë, pasi mundësia për të gjetur punë në rrethe, bazuar në profilet e tyre të studimeve, është e pamundur. Por çfarë mund të bëjë një i ri me një pagë nga 25-45 mijë lekësh të reja? Të paguajë qiranë, të ushqehet, të blejë libra, të blejë rroba, të paguajë telefonin, internetin, apo të ndjekë një shfaqje në teatër apo film në kinema. Të gjitha kërkesa minimale, por të detyrueshme për t’u përmbushur. Për të mos folur pastaj për argëtim, pushime, apo një fundjave relaksuese, e cila është e pamundur në këto kushte.

Rritja e numrit të divorceve dhe rënia e numrit të martesave ka sjellë efektin zinxhir të rënies së numrit të lindjeve, rritjen e moshës mesatare dhe plakjen e popullsisë. Në vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a. Ky trend mund të ketë pasoja të rrezikshme edhe për ekonominë shqiptare. Nëse u referohemi sërish shifrave, numri i lindjeve në 2016  krahasur me vitin 2014 është rreth 3 mijë lindje më pak. Më pak se 32 mijë foshnje lindën në Shqipëri gjatë vitit 2016 duke shënuar nivelin më i ulët të lindjeve të shënuar që nga vitet 1930. Kjo shifër dramatike paralajmëron një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.

Fatkeqësisht, pavarësisht se jemi në kulmin e fushatës elektorale, liderët e partive kryesore nuk kanë paraqitur asnjë plan konkret për fuqizimin e rinisë, mbështetjen e tyre, stimulimin financiar dhe planin për punësim. Mënyra e duhur do të ishte dhënia e banesave sociale çifteve të reja, çka do te eliminonte qiratë që shkojnë dëm dhe të rinjtë do të paguanin për një banesë që do kthehet në pronë të tyre. Rritja e bonusit për çdo bebe të lindur dhe caktimi i një bonusi martese, do të ishte një nxitës i fortë që të rinjtë të martohen dhe do të stimulonte rritjen e lindshmërisë. Ka ardhur koha që të rinjtë të mos shihen si ‘mish për top’ në sytë e politikës. (Javanews.al)

Marrëveshja që i duhej Shqipërisë, por nuk mjafton
Nga Alfons Çupaj

Edi Rama dhe Lulzim Basha shtrënguan duart mbrëmë pas mesnate, pas 3 orë bisedimesh kokë më kokë, takim që u finalizua me arritjen e një marrëveshjeje që i hap rrugë pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, votimit të vettingut dhe çlirimit të ekonomisë. Shtrëngimi i duarve, çka në fakt duhej të ishte diçka normale dhe e përditshme, ishte vendimi i duhur i dy liderëve që vendosen të heqin dorë nga disa qëndrime të tyre maksimaliste (për qeveri teknike dhe mos shtyrje të datës së zgjedhjeve) në interes të stabilitetit të vendit dhe forcimit të demokracisë.

Sot është padyshim një ditë më e bukur për shqiptarët dhe dielli ndriçon më fort. Arritja e marrëveshjes është mirëpritur maksimalisht, nga të majtë dhe të djathtë, nga shqiptarë të zakonshëm, të paangazhuar, që për parti kanë Shqipërinë. Por e gjitha kjo është e pamjaftueshme, e mangët, e cekët, dhe që nuk jep asnjë garanci. Shqiptarët e paparti, kërkojnë deputetë të popullit, jo të partive. Kërkojnë emra të rinj, të ‘paanatemuar’, intelektualë, mësues, mjekë, të mirëshkolluar. Shqiptarët duan një tjetër Kod Zgjedhor, ku të keni mundësi të zgjedhin, dhe jo vetëm të votojnë fitues të paracaktuar, të dëgjohen dhe jo vetëm të dëgjojnë, të pyeten dhe jo të nëpërkëmbën, të marrin vendime dhe jo të ftohen të degjojnë vendimet e marra nga një grusht pushtetarësh. Shqiptarët duan qarkullim elitash, emrash, moshash, profesionesh. Aktualisht nuk kemi asgjë nga këto.

Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të kuptojnë se momenti historik, ndoshta edhe fati, por mbi të gjitha vota dhe besimi i shqiptarëve u ka dhënë atyre një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla, atë që njerëz të zakonshëm të këtij vendi nuk do të kenë mundësi ta kenë kurrë. Ndaj konflikti, tensioni, arroganca, në një vend që ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet, nxitje të punësimit, rritje të ekonomisë, janë të papranueshme.

Shqipëria ka nevojë emergjente dhe për një moment duhet t’i harrojmë flamujtë e partive, postet, ofiqet, gjuhën arrogante dhe konfliktuale, pasi shqiptarët kanë nevojë për meritokraci, punë, arsim më cilësor, siguri, media të lira, informacione të paanshme dhe te sakta, si dhe liri për të vepruar dhe menduar sipas gjykimit të tyre, pa frikën se mund të largohen nga vendi i punës. Të gjitha këto gjëra lehtësisht të realizueshme, mjafton vullneti i përbashkët i liderëve tanë politikë. Shqiptarët, në mazhorancë absolute, kanë parti Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për mesues, mjekë, nëpunës të papolitizuar, të cilët nuk flasin për politikë në orarin e punës, që nuk u bëjnë “share” postimeve të deputetëve apo kryetarëve të partive.

Shqipëria, më të vertetë nuk ka më kohë për të humbur. Kemi humbur shumë destinacione për shkak të konflikteve politike, arrogancës dhe mungesës së përgjegjësisë. Shqipërinë, për të cilët stërgjyshërit tanë dhanë jetën për ta mbrojtur, nuk mund ta braktisim, tani që e kemi tonën. Unë dua të jetoj këtu. Do e bëj edhe në vështirësi, por që të jetoj i lumtur, të dashur politikanë, hiqni dorë nga konflikti. Historia u ka dhënë një shans të artë. Mund ta ndryshoni përgjithmonë rrjedhën e këtij vendi, ose do mbaheni mend ndër breza, si përgjegjësit për shkatërrimin e tij./javanews.al

a.ç

4 vjet parlament, reforma historike dhe ‘turpe’
Nga Alfons Çupaj

Parlamenti i Shqipërisë mbylli sot punimet me një bilanc pozitiv përsa i përket disa reformave historike të ndërmarra, por edhe me një “damkë” të madhe mbi supe për cilësinë më të dobët të deputetëve në 27 vjet demokraci.

Mbyllja e legjislaturës së VIII, ishte e paprecedentë, pasi opozita e Shqipërisë e zhvilloi seancën e fundit parlamentare, në të ashtuquajturën “çadra e lirisë”, e cila është ngritur para kryeministrisë prej rreth 2 muajsh e gjysmë, duke u kthyer në një dhembje koke për qytetarët e Tiranës, për shkak të trafikut të rënduar, por edhe për ndërkombëtarët, të cilët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e marrëveshjes me kërkesat maksimaliste të opozitës për largimin e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë. Bojkoti i opozitës, në fakt, muajt e fundit u pasua edhe me njëfarë “bojkoti” të pashpallur të mazhorancës, pasi çdo të enjte kamerat fokusonin karriget bosh të deputeteve dhe ministrave.

Dy ishin padyshim momentet kulminante të këtij parlamenti; miratimi i reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit. Njëri prej ligjeve në fakt në thelb të turpëron, ndërsa tjetri, që pati edhe investimin e drejtpërdrejtë të SHBA dhe BE, pritet të fusë vendin në një fazë të re zhvillimi dhe hapjeje dhe zbatimi i tij është kushti kryesor për çeljen e negociatave.

Dekriminalizimi u parapri nga 5 muaj bojkot nga opozita dhe reforma në drejtësi u pasua me 75 ditë bojkot, i cili vijon ende. Nëse bëjmë një mbledhje të thjeshtë, opozita ka bojkotuar parlamentin të paktën 225 ditë.

Nëse për dekriminalizimin opozita ka padyshim një rol të madh dhe vendimtar, për ligjin e reformës në drejtësi ka dyshime të mëdha mbi angazhimin e opozitës, pasi është pikërisht bojkoti i saj në parlament që ka penguar ngritjen e institucioneve të vettingut, që do t’i hapte rrugë zbatimit të reformës në drejtësi dhe marrjes së ftesës nga BE për çeljen e negociatave.

Ka qenë një incident në parlament, ku deputeti i Lezhës Arben Ndoka goditi me grushte, deputetin e PD-së, Gent Strazimiri, pas një provokimi të këtij të fundit, ajo që nisi edhe kauzën e madhe të opozitës për ligjin e dekriminalizimit. Në fakt, deputeti i Lezhës dha dorëheqjen para miratimit të ligjit, duke sjellë në parlament deputetin Eduard Ndocaj.

Pikërisht me këtë arsytim, opozita bojkotoi parlamentin për 5 muaj me radhë. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve, ku rol vendimtar patën eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, të cilët arritën të finalizonin një projektrezolutë për votimin në kuvend të një ligji të ashpër, që parashikonte largimin nga ‘tempulli i demokracisë’ të personave me rekorde kriminale. Pas arritjes së konsensusit, opozita i dha fund bojkotit. Ligji i dekriminalizimit u “preu” kokat 2 deputetëve, 1 kandidati për deputet, 1 kryebashkiaku dhe 2 kandidatëve për kryebashkiakë, të cilët u tërhoqen pas konstatimit të problemeve me ligjin.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, si dhe deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Prokuroria kërkoi që t’u hiqet mandati edhe 2 kryebashkiakëve, Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, si dhe deputetit socialist Vladimir Kosta, kërkesa që u refuzuan nga KQZ. Gjithashtu, këtë legjislaturë u larguan nga parlamenti edhe deputetët Mark Frroku dhe Armando Prenga, ku largimi i këtij të fundit shënoi edhe një precedent tjetër të padëgjuar më parë, pasi PS-së në Lezhë i ‘mbaruan’ kandidatët dhe mandati i kaloi aleatit në koalicion, LSI-së.

Në total, 5 deputetë u larguan nga parlamenti për shkak të problemeve me ligjin, bilanc ‘tragjik’ ky për një vend që pretendon integrimin në BE. Por përveç deputetëve me probleme me ligjin, ky parlament ka edhe një rekord tjetër të ‘zi’, pasi cilësohet si legjislatura më nivelin më të ulët arsimor të deputetëve. Për të mos folur për nivelin e ulët të debatit, fjalorin e rrugës, deri në sharje dhe fyerje personale, forma të shëmtuara prej të cilave politika jonë nuk po arrin të shkëputet.

Kanë qenë të rralla rastet ku në fokus të diskutimit ishin projektligjet në rend të ditës, madje edhe kur deputetet flisnin për rendin e ditës, televizionet ndërprisnin transmetimin ‘live’, a thua se audienca konsumon vetëm debat politik. E paprecedentë ka qenë gjithashtu edhe shkelja e kohës së përcaktuar për diskutim, ku padyshim kampion mbetet ish-kryeministri Berisha, edhe pse gjithmonë fliste jashtë kohës me ‘bekimin’ e Metës. Sipas raporteve, mësohet se ish-kryeministri Berisha ka folur më shumë në parlament se kryeministri Rama.

Momenti i dytë kulminant, madje më kulminanti, është miratimi i reformës në drejtësi. Statistikat tregojnë se kjo është reforma me mbështetjen më të madhe të shqiptarëve, pa dallime politike. Miratimi unanimisht në orët e para të 23 korrikut, pas takimesh dhe diskutimesh të ethshme, u pa si një fitore e madhe për vendin, që kaq shumë ka vuajtur nga mungesa e drejtësisë.

Por konsensusi që u arrit me shumë mund, falë ndërhyrjes direkte të ambasadorëve të SHBA dhe BE u prish shumë shpejt, duke e lënë të bllokuar reformën. Bojkoti i opozitës ka bllokuar ngritjen e komisioneve të vettingut dhe pavarësisht thirrjes në bllok të ndërkombëtarëve opozita dogji edhe mundësinë e fundit sot, për t’u kthyer në parlament dhe për ta votuar.

Aktualisht situata paraqitet e paqartë, madje shqetësuese. Pavarësisht takimeve intensive dhe angazhimit maksimal të ndërkombëtarëve, vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve pa opozitën. Basha nuk heq dorë nga kërkesa e tij maksimaliste për qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe ka refuzuar ofertën e ndërkombëtarëve dhe të kryeministrit Rama, që i ofrojnë opozitës garanci për zgjedhje, të cilat Basha mbase as nuk i kishte menduar më parë./Javanews.al

c.a

Libri, dashuria e të gjitha kohërave
Nga Alfons Çupaj

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është që të mos i lexosh“. Ky përkufizim brilant i Joseph Brodsky, ka qenë padyshim një ndër fjalitë që kanë ndikuar në botëkuptimin tim mbi librat dhe rëndësinë e pazëvendësueshme që ka leximi. Teksa teknologjia dhe dixhitalizimi avancojnë, duket sikur njerëzimi po shpallet çdo ditë e më shumë fajtor për ‘krime’ ndaj librit. Smartfonët, jeta e natës, kafenetë, makinat e bukura, paraja, luksi, e kanë tronditur pozitën tonë ndaj librit, duke na kthyer në ‘armiq’ të tij dhe të varur ndaj teknologjisë.

Ne nuk lexojmë, nuk blejmë libra, nuk përfshihemi në aktivitete kulturore dhe artistike, kemi humbur ndjeshmërinë ndaj së bukurës. Kjo është kriza e vërtetë edhe pse rrallë flitet për të. Kjo është kriza e të gjitha krizave, sepse nuk ka krizë më të madhe për një shoqëri sesa kriza e të lexuarit, kriza e vlerave. Indiferenca ndaj librit është kriza e të gjitha krizave, është më e madhe se kriza politike që po kalon vendi ynë këto momente.

Sot konsumojmë më shumë politikë sesa libra, më shumë thashetheme sesa dije, më shumë informacione të pasakta sesa fakte konkrete, më shumë pornografi sesa studime shkencore, më shumë krim sesa shembuj tolerance, më shumë urrejtje sesa dashuri. Të gjithë këto janë tregues të një krize të vërtetë, të thellë dhe dramatike që po kalon vendi ynë. Dje isha në bibliotekë për të dorëzuar një nga librat e huazuar. Në tempullin ku supozohet të gumëzhijnë studentë, pedagogë, apo qytetarë të zakonshëm, nuk kishte këmbë njeriu. Raftet ishin të pluhurosur dhe librat ndjeheshin të vetmuar. Në sportel më pret me një buzëqeshje të thatë, një zonjë rreth të gjashtëdhjetave. Në sytë e saj dallohej trishtimi dhe dhembja që ndjente kur shihte sallat bosh të bibliotekës. “Mirë se erdhe“, më thotë me një gjysmë zëri, duke u munduar të fshehë pikëllimin. “Nuk ka trishtim më ta madh sesa kur shoh të rinj në kafene apo në mitingje partish dhe kur shoh bibliotekën bosh“, vijoi ajo, pa më lënë kohë të flas fare. E kuptoi menjëherë habinë time.

Ndaj pyetja që më lindi natyrshëm ishte; pse nuk lexojmë? Sipas një raporti të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” rinia shqiptare investon më shumë për veshje dhe argëtim sesa për librat dhe aktivitetet kulturore. Të dhënat që duhet të alarmojnë pedagogët, universitetet, qeverinë dhe opozitën tregojnë se të rinjtë shpenzojnë mesatarisht 4560 lekë në muaj vetëm për veshmbathje, 3870 lekë në muaj për argëtim në pube dhe bare dhe vetëm 450 lekë në muaj për të blerë libra, për të frekuentuar kinematë dhe teatrot. Por politika, duket se nuk shqetësohet për librin, edhe pse qartësisht dija është rruga për një Shqipëri më të mirë. Vitin e kaluar, qeveria italine akordoi një fond, ku çdo të riu që mbush 18-vjeç do i dhurohen 500 euro për të blerë libra, apo për t’i shpenzuar për teatro, filma apo muzike. Një nisme e zgjuar për t’i orientuar të rinjtë drejt librit dhe për t’u kujtuar atyre se dija mund të pasuroje dhe ndryshojë jetët e tyre. Në Shqipëri nuk është bërë asgjë në këtë aspekt. Madje, paturpësisht raportohen edhe raste kur politika ofron 50 euro për votën e një të riu, apo kur adoleshentë nën 18 vjeç ftohen të marrin pjesë në takime elektorale. Politika shqetësohet për pushtetin e saj dhe të rinjtë i sheh si instrument për të mbajtur karrigen.

Sot, të rinjtë nuk lexojnë sepse nuk kanë modele. Sepse politikani i paarsimuar flet për pushtet dhe jo për dije, sepse pedagogët flasin për politikë dhe jo për studime shkencore. Nuk lexojnë sepse shembujt publikë të jetës së përditshme nuk e dinë se çfarë është leximi. Nuk lexojmë sepse mendimi intelektual është mbytur, nuk dëgjohet dhe politika e ka zbythur intelektualin. Sot është Dita Botërore e Librit, por askush nuk foli për librin, për dijen, për shkencën. Sot media nuk pasqyroi asnjë shkrim për librin, për rëndësinë e jashtëzakonshme të tij. Sot të gjithë folën për protestën e PD, për bllokimin e trafikut në të gjitha akset kombëtare nesër në 11:00, ashtu siç bënte opozita në vitin 2011, por që sot nuk i kujtohet. Por kjo nuk më dekurajon mua dhe mijëra të rinj që lëndë të parë kanë librin, punën dhe jo politikën. Libri mbetet dashuria e të gjitha kohërave. Do kalojmë shumë kriza, por rëndësinë e librit nuk do e zbehin dot kurrë.

c.a