Afrim Krasniqi – JavaNews.al

“Sarkozy nuk nxori militantët rrugëve për të denigruar familjarisht prokurorë e gjyqtarë”
Nga Afrim Krasniqi

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy (2007-2012), ish minister dhe ish kryetar i partisë kryesore politike goliste, u dënua me burg me akuzën për një skemë të supozuar për financimin e fushatës së tij presidenciale më 2007 me fonde nga Libia.

Sipas DW, edhe pse gjykata nuk vendosi që Sarkozi i mori ose i përdori fondet për fushatën e tij, ajo e dënoi ish-presidentin për konspiracion kriminal në lidhje me skemën.

Akuza pra lidhej me aktivitetin e tij politik, me fushatën, me partinë e tij politike, me përgjegjësinë publike, jo me kontot e tij personale e familjare. Ai e konsideroi akuzën politike, por respektoi vendimin, shkoi në burg dhe këto ditë siguroi lirimin duke u vendosur nën mbikëqyrje gjyqësore.

Është Francë, një vend me demokraci funksionale e ndarje të pushteteve. Në gjyq apo në portën e burgut nuk pati mitingje ditore, fjalime dhe as protesta militantësh mbështetës nga mbi 18.9 milionë votues pro tij, qindra deputetët dhe zyrtarët partiakë nuk morën pankarta të dalin në rrugë dhe askush nuk ndërmori fushatë denigrimi personal e familjar ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Ai e ndoqi çështjen në rrugë gjyqësore, me studio private avokatie dhe forca e tij mbështetëse politike vijoi agjendën politike paralele, pa u përfshirë në proces. Ai beson se është i pafajshëm dhe ende po vijon betejën e tij ligjore.

Ne jemi në Shqipëri, një vend që me mirësjellje quhet “demokraci hibride”, ku individi udhëheqës i radhës është “shteti/ligji” pastaj vijnë ca emra të tjerë dhe ca institucione. Ligjin?! E lexojmë dhe intepretojmë vetë “më mirë” se gjykatat dhe organet ligjzbatuese!

Momenti kur i hyri frika Ramiz Aliajt dhe nisi shpërbërja e diktaturës komuniste
Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, dhjetor 1989. Në Rumani vritet Çaushesku. Tirana zyrtare kërkon ambasadorin për tu informuar. Teksti i thotë të gjitha, – një mesazh që më shumë sesa për Rumaninë, vlen për Tiranën.

Ka shumë të përbashkëta në këtë përshkrim midis gjendjes në dy vendet, – varfëria ekstreme, mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve, hendeku i madh midis udhëheqjes dhe qytetarëve, pakënaqësitë në rritje, masa e pagesës pa punë (ne e kishim 80%, ata 33%), etj, etj.

Dallime? Ka shumë, por një e dhënë e rëndësishme: tek ne Sigurimi, ushtria dhe policia ishin pjesa më fanatike dhe mbështetëse të regjimit, madje edhe pas dhjetorit ’90 kur ndryshoi ai. Inteligjenca gjithashtu. Kapi ndryshimin, nuk e inicio atë. Atje institucionet e besimit ishin gjenerues të ndryshimit, ne i ndaluam me Kushtetutë, etj, etj.

Vlera e dokumentit? Leximi i këtij dokumenti “ndryshoi gjithçka”. Rreth 20-25 ditë më pas, frika nga përvoja rumune dhe dalja e situatës jashtë kontrolli ndikoi në inicimin e “demokratizimit”, një slogan pa reforma përmbajtjesore që synonte jetëgjatësinë e pushtetit përmes argumenteve unike “ne nuk jemi as Lindje as Perëndim”, “ne kemi rrugën tonë”.

Paranoja u bë aq e madhe sa psh, vetë Alia refuzoi të marrë pjesë dhe të mbaj fjalim në 14 korrik ’90, anuloi paradën e majit dhe u evituan evenimentet e mëdha publike.

Kështu nisi!

Blinken, një déjà vu shqiptaro-amerikane
Nga Afrim Krasniqi

Më 14 shkurt 2016 erdhi në Tiranë Xhon Kerri. Qëndroi disa orë me tri mesazhe kryesore, – “reformën në drejtësi është jetike”, “mbështetje për stabilitet rajonal” dhe “falenderime për kontributin e saj në luftën kundër Shtetit Islamik”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, median dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencës së Sigurisë në Mynich në Gjermani.

8 vite më vonë, një tjetër sekretar shteti, Antony Blinken, thuajse në të njëjtën datë (15 shkurt) vizitoi Tiranën me tri mesazhe kryesore, – rikonfirmimin e partneritetit në linjën e agresionit në Ukrainë dhe dialogut ballkanik”, “nxitje të drejtësisë” dhe “falenderim për strehimin e emigrantëve afganë”. Takoi zyrtarë të lartë, të rinjtë, katër institucione të drejtësisë dhe në mbrëmje udhëtoi drejt Konferencës së Sigurisë në Mynich në Gjermani.

Ngjashmëria e dukshme në data, agjendë dhe mesazhe shpreh thelbin e marrëdhënieve midis dy vendeve nga këndvështrimi reciprok: Shqipëria proamerikane ndjehet me fat nga aleanca me SHBA dhe është përfituese e shumëfishtë e kësaj lidhjeve, SHBA sheh tek Shqipëria një vend aleat që i përgjigjet interesave gjeopolitike amerikane dhe inkurajon qasje strategjike për reforma funksionale.

Dy vendet nuk kanë asnjë mosmarrëveshje mes tyre dhe as çështje që ia vlejnë të debatohen në nivelet e larta. Politika e jashtme e Shqipërisë ndjek atë të SHBA dhe kjo e fundit e udhëheq atë.

Blinken është sekretari i gjashtë që vizitoi zyrtarisht Tiranën, një bilanc i nivelit të lartë më i madh sesa fuqi të rëndësishme europiane si Franca apo Britania e Madhe. Vizita erdhi në kuadër të përpjekjeve për qasje të re më strategjike amerikane dhe Perëndi[1]more ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, agjendës së anëtarësimit në BE, parandalimit të zgjerimit të krizës dhe ndikimeve ruse, nevojës për siguri e stabilitet të qëndrueshëm dhe brenda vendit, për kalimin nga reforma në drejtësi tek drejtësia funksionale.

Mesazhi simbolik përmes takimit me katër institucionet e reja të drejtësisë (GJK, GJL, ILD, SPAK) dhe jo organet e vettingut apo KLGJ/KLP si “qeveria e gjyqësorit/prokuorisë“, është mesazh funksionaliteti të katër shtyllave kryesore të drejtësisë: natyra kushtetuese e shtetit, normat ligjore, kontrolli i sistemit dhe hetimi ndaj korrupsionit në nivele të larta.

Tirana politike u shfaq më shumë përfituese sesa kontribuese e këtyre raporteve, duke mos shfaqur ende qasje strategjike leximi dhe reagimi mbi sfidat e politikës dhe sigurisë. Si çdo qeveri, kryeministër dhe opozitë tjetër edhe në rastin e Blinken të njëjtit e keqpërdoren vizitën dhe mesazhet për agjenda ditore personale. Rama nuk pikturoi as ndau pjata e pica të dedikuara me emrin / foton e tij si në Samitin me BE, por dhuroi librin shtetëror me pikturat e tij, si dhe konsumoi dy herë më shumë kohë për të komentuar gjendjen në botë sesa vetë përfaqësuesi i shtetit më të fuqishëm botë.

Opozita mbeti peng i “ballkonit„ ndërkohë që lajm i ditës në Tiranë nuk ishte mesazhi për reforma dhe një koncept të ri të nevojës për politika e qasje strategjike, por detajet e kortezisë, batutat, gara e fotove apo teoritë konspirative kë (s)takoi.

E papërgatitur për sfidat e rendit të ri gjeopolitik dhe nevojës për reforma për të mbyllur me sukses tranzicionin Tirana politike edhe njëherë iu gëzua mbështetjes amerikane duke zgjedhur rrugën më të lehtë, – ia besoi asaj zgjidhjen e problematikave (të veta) madhore. Blinken nuk bëri headline sepse vizita nuk kishte këtë synim, – ajo risolli të njëjtat mesazhe duke zhvendosur renditjen e prioriteteve. Imazhi i vizitës nuk u ishte mitingu (Bejker), parlamenti (Ollbrajt dhe Klinton), selitë politike (Kerry) apo Adriatik 3 (Poëell), por piramida si qëndër teknologjike. Në thelbin e saj, vizita përvecse një ishte një lajm i mirë për Shqipërinë, duke e rikonfirmuar atë si stacion amerikan në Ballkanin Perëndimor, dëshmoi edhe se SHBA po e zgjeron prezencën në sektorët strategjikë si mbrojtja, teknologjia e siguria kibernetike, energjitika dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

Dhe në kohën e sotme të sfidave të shumta, rikthimi i SHBA në Shqipëri e rajon i jep shpresë vizionit të demokracisë dhe modelit të së drejtës, të cituara fillimisht nga Bejker (1991) perifrazuar nga Blinken (2024).

Pritshmëritë e sesionit të ri parlamentar
Nga Afrim Krasniqi

Deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 në vendin që pretendon të bëhet anëtar në BE është një emër i panjohur në publik, pa CV dhe aktivitet politik, pa ide politike, nisma ligjore apo opinione politike gjatë dy viteve të fundit në parlament, pa lidhje organike me forcën e tij politike dhe pa njohje e kontratë sociale me votuesit e shumtë të tij. Ai është votues besnik në 100% të rasteve pro qeverisë dhe me rritjen e rrogave në parlament, qytetarët e paguajnë dyfish më shumë se rektorët e universiteteve. Historia është e thjeshtë dhe tipike për Shqipërinë e dekadës së fundit: babai i tij, një biznesmen i njohur dhe me lidhje të forta financiare dhe politike me kryeministrin aktual, ishte deputet para se të dëbohej për shkak të dekriminalizimit. në pamundësi kandidimi, djali i tij u emërua nga shefi i qeverisë në listën shumëemërore të PS, si dhe përmes ndikimeve informale ia dolën që ai të bëhet deputet, duke qenë dy herë më i votuar se vetë kryeministri dhe tri herë më i votuar sesa kryetari dhe ish kryetari i opozitës.

Nuk është fiction, por narrativë reale dhe domethënëse e standardeve të zgjedhjeve dhe e cilësisë së parlamentit aktual, i cili, në sondazhe periodike vijon të ketë mbështetjen më të ulët historike të besimit publik. Legjislatura aktuale, e nisur me bisedimet për anëtarësim në BE, do të duhej të shënonte fillimin e fundit të tranzicionit, megjithatë duket se do të duhen së paku dy legjislatura të tjera pasuese për këtë mision. Ky është çmimi i vonesës historike, i deficitit në kulturën politike, por edhe i kostove të larta të dështimeve të elitës politike të tranzicionit, e cila vijon të mbaj peng pa ide dhe pa vizion, nevojat, prioritetet dhe sfidat thelbësore të shtetit dhe të shoqërisë.

Parlamenti i ri do të mblidhet në sesionin e shtatorit. Me Kushtetutë ai kontrollon qeverinë, por ky i sotmi kontrollohet nga qeveria. Parlamenti duhet të reflektojë pluralizëm konstruktiv dhe qasje alternative, por opozita është e investuar kundër vetes dhe ndjehet komode si shtojcë e mazhorancës. Parlamenti duhet të miratojë reforma dhe të përfaqësojë interesat qytetare, por u bë kohë që në agjendë nuk ka asnjë reformë dhe qytetarët ndjehen të papërfaqësuar. Në kohë krize ekonomike, emigrimi masiv të rinisë dhe pjesës së mirëedukuar, bojkotit masiv në zgjedhje dhe zhgënjimeve në rritje, parlamenti vendosi të shumëfishojë privilegjet e veta financiare.

Sesioni i ri hyn në histori si rasti i parë kur një deputet, ish zv/kryeministër, është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe vetë Kuvendi apo forca e tij politike nuk kanë apeluar as formalisht dorëzimin e tij apo përjashtimin nga strukturat drejtuese partiake e parlamentare. Në pritje të zyrtarëve të lartë, kryesisht të PS, pjesë e listës së re “non grata” amerikane e britanike, opozita vijon të mbahet peng nga 2-3 politikanë në lista të tilla prej 2021-2022, qeveria është në koalicion me një parti që drejtohet nga një tjetër i tillë prej 2018, ndërkohë që disa prej zërave moderatorë dhe “me letra në rregull” kanë zgjedhur karrierën në shkëmbim të heshtjes, duke braktisur interesin publik dhe nevojën për politikë të pastër.

Çfarë do të shënojë sesioni i ri? Në aspektin politik, – rotacion emrash në financë, diplomaci apo sektor tjetër në mazhorancë, të paraqitura si ndryshime në qeveri dhe ekipin drejtues? Konfirmim personal të Ramës në Asamblenë e PS, Berishës në Kuvendin e tij në PD2, Bashës në Kuvendin e tij në PD1, Metës në partinë e tij, PL, dhe në thelb, një parlament vijues pa raporte të qarta identifikuese pozitë-opozitë? Humbje e identitetit dhe ndikimit të PDIU, PBDNJ, PSD, PR, e partive të vogla, dhe krijimin e disa partive të reja, sfiduese ndaj sistemit? Në aspektin legjislativ, – ngritjen e komisionit të 13-të për reformën zgjedhore, ligj presioni mbi Presidentin, pazar të ri për ndryshime kushtetuese në drejtësi dhe Avokatin e Popullit, nismë ligjore për amnistinë fiskale, ligj të ri mbi median, rikthimi i pasaportave të arta, kontroll të ri mbi pronësinë apo amendime të personalizuara në legjislacionin mbi partitë / zgjedhjet? Në aspektin publik, – thellim të hetimeve nga SPAK dhe më shumë politikanë përpara drejtësisë? Rritje e ndikimit politik parlamentar në procesin e ripërtëritjes së KLGJ e KLP? Retorikë personale konfliktuale që ushqen status-quon dhe ndonjë miting vjeshtor nga opozita, ndërkohë që qeveria pritet të përfitojë nga samiti i procesit të Berlinit në tetor?

Përvoja e kaluar dhe leximi i të sotmes nuk na lejon të jemi optimistë dhe të pretendojmë një parlament më progresiv, efektiv, të ndershëm dhe me integritet, dhe kështu, as një sesion parlamentar që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për Shqipërinë. Në thelbin e tij është një sesion rutinë, në një parlament rutinor që konsumon pushtet, nuk udhëheq dhe as përfaqëson; në një sistem politik që refuzon ndryshimin dhe ushqen oligarkët; me parti politike në të cilat nuk votohet, nuk diskutohet dhe as lejohet mendim ndryshe; në një mjedis mediatik e publik të kontrolluar nga kullat politike dhe financiare, dhe së fundi, me një elitë politike që vegjeton, riciklon veten dhe mban peng vendin pa ide e aftësi transformuese.

Edhe në këto rrethana, a mund të ishte ndryshe? Po, në disa elementë. Për shëmbull, nëse numri i qytetarëve reagues, i individëve kritikë, i zërave kurajozë dhe personave publikë aktivë do të ishte më e madh, – nëse hapësira bosh do të mbushej me presionin civil dhe qytetar për llogaridhënie, nëse media do të hiqte dorë nga shitja e lajmeve të gatshme partiake e zyrtare si gazetari; nëse politikat e gabuara refuzohen, roli si dekor refuzohet; nëse pakica e përgjegjshme ushtron më shumë presion për politikë e politikanë të pastër, nëse reforma e re zgjedhore do të bazohej në parimet e nenit 9 të Kushtetutës, – përfaqësim, demokraci funksionale, transparencë financiare, duke përfshirë edhe votën e diasporës, vetingun në politikë dhe depolitizimin e administrimit zgjedhor. Të gjitha këto mund të tentohen edhe me peticione, nisma, adresime, rekomandime dhe forma të tjera ligjore, së paku për të mbajtur të gjallë aspiratën te demokracia funksionale dhe shpresën se meritojmë më shumë, por edhe mund të bëjmë më shumë.

Presidenti që na duhet
Nga Afrim Krasniqi

Brenda pak ditësh Kuvendi i RSH nis procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Koncepti i “zgjedhjes” në rastin e Presidentit është më afër konceptit “emërim” sesa produkt i një gare zgjedhore. Vetëm 28 deputetë mund të propozojnë një kandidat për President dhe këto mandate i kanë vetëm dy grupe, PS dhe PD. Kushtetuta parashikon tre raunde votimi me 84 vota (nga 77 që ka aktualisht mazhoranca) dhe më pas, dy raunde votimi me 71 vota.

Në secilin prej katër raundeve të para mund të ketë kandidatë të rinj në proces, raundi i fundit nuk lejon kandidatë të rinj dhe nëse Presidenti nuk zgjidhet, parlamenti shpërndahet duke kaluar në zgjedhje të parakohshme. Në asnjë nga raundet nuk kërkohen detyrimisht dy kandidatë, madje nuk ka detyrim as të ketë kandidatë, duke e konsideruar raundin e konsumuar edhe kur nuk ka votim e kandidatë. Presidenti i zgjedhur përpara datës 24 maj e merr detyrën më 24 korrik, duke pasur një periudhë dy mujore tranzicioni.

Sistemi ynë zgjedhor për Presidentin nuk lejon vetëkandidimin apo rikandidimin. Mund të ketë individë që duan të zgjidhen Presidentë, por ata mund të legjitimohen vetëm nëse sigurojnë 28 nënshkrime deputetësh, siç mund të ketë Presidentë që duan një mandat të dytë, por nuk kanë mundësi të jenë në garë nëse nuk sigurojnë mbështetje të njëjtë paraprake. Ky sistem është penalizues për garën presidenciale dhe për integritetin e institucionit të Presidentit. Ka vende me sistem të njëjtë parlamentar që i lejojnë Presidentit në detyrë në rikandidojë pa mbështetje paraprake parlamentare ose që mund të ketë kandidatë me numër më të vogël mbështetësish, duke pluralizuar garën për Presidentin.

Sistemi ynë nuk e lejon zgjedhjen e Presidentit direkt nga qytetarët. Alibia refuzuese lidhet me pretendimin se zgjedhja nga populli duhet shoqëruar me rritje të kompetencave të Presidentit. Në fakt, në Evropë, madje edhe në vende fqinje rreth nesh (Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, Kroacia apo Sllovenia), zgjedhja direkte e Presidentit nuk e ka ndryshuar natyrën parlamentare të shtetit dhe se Presidentët në këto vende kanë kompetenca të njëjta dhe në një rast, më të pakta, sesa Presidenti në Shqipëri. Zgjedhja direkte vetëm sa do ta forconte integritetin e institucionit, lidhjen mes qytetarëve e Presidentit, si dhe konceptin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë publike.

Zgjedhja nga parlamenti e dobëson Presidentin dhe siç ka ndodhur në dy raste, ai i është mirënjohës personalisht shefit/shefave të mazhorancës që e kanë përzgjedhur, jo qytetarëve dhe shoqërisë. Zgjedhja direkte do ta dobësonte fuqinë e partive politike dhe të krijonte figura publike me mbështetje, të cilat edhe nëse dështojnë, do të ishin bërthama për lëvizje të reja politike në vend.

Gjatë tri dekadave Shqipëria ka pasur 7 presidentë, 6 të zgjedhur nga mazhoranca e radhës dhe 1 President konsensual. Nga sondazhet e vazhdueshme zgjedhja konsensuale ka refuzuar më e vlerësuara, jo për shkak të formulës sa për shkak të cilësive të Presidentit të zgjedhur. Aktualisht mazhoranca ka deklaruar gatishmëri për bisedime politike, por bisedimet kanë vlerë vetëm në dy raste: kur ajo e ka të pamundur zgjedhjen e Presidentit, jo kur ka 6 vota më shumë sesa kufiri zgjedhor i nevojshëm, si dhe në rastin kur mazhoranca dëshiron të japë një mesazh politik të integritetit institucional, maturimit politik dhe të gjithëpërfshirjes, – cilësi që në politikën shqiptare thuajse deri tani nuk ekzistojnë. Në këto rrethana, me siguri zgjedhja e tanishme e Presidentit do të ndodhë në raundin e katërt, atëherë kur numrat vendosin dhe kur deputetët i frikësohen humbjes së mandateve, pra shpërndarjes së parlamentit.

Cili është modeli i Presidentit që kërkon Shqipëria e sfidat e saj? Krahas kritereve kushtetuese, Presidenti duhet të ketë së paku katër cilësi thelbësore: të njihet për integritetin profesional dhe publik, të jetë promovues i kulturës ligjore dhe kushtetuese, të mos jetë i akuzuar për korrupsion dhe as militant politik, si dhe të gëzojë besim nga partnerët kryesorë perëndimorë, sidomos SHBA dhe BE.

Shqipëria ka me mijëra individë që mund të pretendojnë të emërohen Presidentë, por natyrisht ka vetëm një numër të kufizuar individësh që plotësojnë standarde të tilla. Midis tyre, ata që mund të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e mazhorancës mund të jetë së paku 50% më i vogël, ndaj lista emërore mbetet shumë e kufizuar, por e mjaftueshme për një vend të vogël si Shqipëria.

Loja me emrat, gjinitë, skemat, etj, duke kërkuar më të pranueshmin midis militantëve të një partie, apo emra pa përvojë solide të integritetit institucional, vetëm sa e dobëson akoma më shumë procesin dhe besimin publik tek ai.

Presidenti i Republikës nuk mund të jetë një “ministër tjetër” i qeverisë, siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën dhe as produkt i pazareve të votave apo dhurimit për shkak të nevojave politike, eksperimente që rezultuan të dështuara.

Shqipëria përballet me sfida të mëdha, ka problem të shumta, ka mosbesim të madh qytetar tek politika e institucionet, shoqëria ndodhet në udhëkryq, ndërkohë që Presidenti i ri do të betohet me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe në një rend të ri të sigurisë botërore.

Për këto dy motive thelbësore, emri për President/e duhet të reflektojë integritet dhe maturi, procesi duhet të tregojë integritet dhe sens përgjegjësie, procedura parlamentare duhet të respektojë solemnitetin institucional e kushtetues dhe mbi të gjitha Presidenti që na nevojitet duhet të reflektojë atë që Shqipëria duhet të jetë apo synon të jetë, jo atë që Shqipëria ka eksperimentuar, që është apo që nuk ka mundur të jetë.

Darkat që të bëjnë president, kryeministër, deputet, por edhe me euro!
Nga Afrim Krasniqi

Në mesin e majit 2012 në një lokal peshku në Gjirin e Lalzit u takuan kryetari i opozitës, kryetari i partisë së dytë në qeveri me ndërmjetësimin e një individi të tretë, biznesmen, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga dënimi me burgim për kontrabandë. Dreka zgjidhi konfliktet personale dhe dy politikanët vendosën të bashkëpunonin, duke krijuar një koalicion politik më 2013, pas të cilit njëri u në kryeministër dhe tjetri kryetar parlamenti. Në prill 2017 të njëjtit politikanë, me dy shoqërues të tyre, dakojnë në një tjetër restorant peshku, tashmë në Tiranë.

Pas bisedimeve u ra dakord që kryeministri të vijojë detyrën dhe tjetri të bëhej President. Darkat ishin risi, pasi më 2005 dhe më 2009, po ashtu ishin dy biznesmenë të ndryshëm që përmes disa telefonatave dhe negociatave personale bashkuan parti të kundërta në një koalicion qeverisës. Kjo në thelb, është mënyra sesi në Shqipëri janë zhvilluar bisedime dhe janë përcaktur koalicionet politike dhe qeverisëse të viteve 2005, 2009, 2013 dhe 2017.

Histori të njëjta me darka e miq biznesi apo të botës informale që caktojnë guvernatorë, ministra, prokurorë, deputetë, etj, janë të shumta.

E di që krahasimet me Perëndimin nuk pëlqehen nga militantët përfitues të produkteve të pakteve politike të peshkut/biznesit, por gjithsesi për atë pakicë që lexon, kupton dhe vlerëson, je ta ilustrojmë me mënyrën sesi vendoset një koalicion qeverisës në një vend vërtetë demokratik. Ja p.sh, Gjermania. SPD më 2018 do të duhej të vendoste nëse do bëhej koalicion i madh me CDU.

Kryetari e kryesia deklaruan se ky është vendim që kërkon votëbesim më të madhe dhe ndaj SPD zhvilloi referendum në parti më 4 mars 2018, ku nga 378 mijë anëtarë votues të kësaj partie 66% mbështetën hyrjen në koalicion. Ja rasti më i freskët: në Gjermani javën e kaluar përfunduan zgjedhjet parlamentare pa fitues të qartë.

Dy parti, FDP dhe Të gjelbrit janë përcaktues për koalicion. FDP është historikisht e qartë për preferencat në koalicion, kurse “Die Grünen”, pasi votëbesuan në kongresin partiak pjesëmarrjen në qeveri me CDU ose SPD, vendosen që 120 mijë anëtarët e saj të thirren në një referendum për të përcaktuar cilën nga dy ofertat e partive të mëdha për koalicion do të zgjedhin.

Referendumi do të jetë përcaktues dhe stafi drejtues natyrisht e respekton atë. Deri në referendum, ashtu si tek SPD më 2018, çdo politikan me argumente pro e kundër ka lirinë, hapësirën dhe mundësinë të shprehet për të bindur anëtarësinë për votën e saj.

Kontrasti i thellë midis mënyrës shqiptare të koalicionit dhe mënyrës gjermane të koalicionit në thelb shpreh hendekun e thellë midis formimit dhe kulturës politike të atyre që ne i quajmë elitë politike në Shqipëri dhe modeleve bashkëkohore politike, ashtu edhe është tregues se ajo çfarë ne quajmë demokraci në Shqipëri është një fotokopje e printuar keq e demokracisë.

Shqipëria nuk e ka provuar ende demokracinë funksionale që të ketë zhgënjime apo vlerësime shteruese për të, ajo vijon të mbetet një demokraci hibride, paradoksalisht, e marrë peng dhe e kërcënuar nga aktorët që duhej të ishin garancia e saj, – partitë klienteliste politike, liderit autoritaristë dhe turma militante që voton, numëron, zapton shtetin e hapësirën publike duke mbajtur së bashku nën presion pjesën civile dhe kritike të sistemit të turmës dhe të oligarkisë.

A ka këllqe kjo Gjykatë Kushtetuese të marrë vendime deçizive?
Nga Afrim Krasniqi

Gjykata Kushtetuese u përball ditët e fundit me disa vendime me rëndësi politike dhe kushtetuese në vend, siç ishin çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo e vlerësimit të rolit të Presidentit në nxjerrjen e dekreteve për ministrat dhe sidomos çështja e fundit, vendimmarrja mbi legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ajo sapo ka administruar edhe dosjen rreth vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në historinë e një Gjykate Kushtetuese çështje të tilla ndodhin rrallë, shumë rrallë, kurse në rastin tonë, për shkak të periudhës së gjatë pa Gjykatë Kushtetuese (2018-2021) dhe krizave politike të viteve të fundit, dosje nga më uniket bëhen të zakonshme në axhendën e saj.

Me vendime pro ose kundër Teatri do të mbetet i shembur dhe nuk ekziston më, Presidenti ka hyrë në 10 muajt e fundit të mandatit, historia me dekrete do të vijojë edhe në të ardhmen, kryetarët e bashkive sapo konsumuan gjysmën e mandatit dhe koncepti i bojkotit elektoral nuk mund të kthehet në normë kushtetuese. Pra, sado të rëndësishme qofshin vendimet e pritshme, vlera më e madhe e tyre nuk është gjykimi bardh e zi, por norma kushtetuese që krijohet, interpretimi i Kushtetutës dhe impakti që do të kenë këto të fundit në të ardhmen.

Ditët e fundit, gabimisht debati rreth vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese trajtohet gjithnjë nga pozitat aktuale politike, pro e kundër qeverisë/ pro e kundër Presidentit/opozitës, – duke u larguar de facto nga debati real dhe i trefishtë që do të duhej të ndodhte. E para, a ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore Gjykata Kushtetuese për të marrë vendime që prekin sistemin e qeverisjes dhe legjitimitetin e institucioneve; e dyta a gjendet Gjykata Kushtetuese në gjendjen për të marrë vendime; dhe e fundit, a janë të përgatitura palët për pasojat e vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese. Le ta shohim argumentet me radhë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, ku drejtuesja e saj është në mandat pasiv, me mandat kushtetues të përfunduar dhe për pasojë, ushtruese e funksionit deri në zgjedhjen e emrit pasues, në një procedurë që tashmë ka nisur ligjërisht. Për vendimmarrje profesionale Gjykata Kushtetuese ka nevojë për anëtarë të plotë dhe të aftë, për ekspertizë konstitucionale dhe për staf të aftë mbështetës. Gjykata aktuale Kushtetuese e kaloi me sukses testin e vettingut, por në cilësi profesionale nuk ka krijuar ende bindjen se është më lart sesa Gjykata e vjetër Kushtetuese, e cila u rrëzua nga vettingu. Brenda saj ka anëtarë që më shumë sesa prej CV profesionale janë aty si produkt përfitimi nga procedura, nevojat emergjente dhe mungesa e konkurrencës, siç ka mungesa të theksuara të stafeve mbështetëse. Mjafton të lexohen disa nga tekstet e plota të vendimeve të fundit për ta kuptuar më mirë këtë dobësi. Nga ana tjetër, Shqipëria sot ka numër minimal ekspertësh kushtetues, ndofta 2-3. Nuk ka debate publike midis ekspertëve dhe disa prej atyre që marrin këtë rol në media ose rrjete sociale në tërësi janë juristë të atashuar pranë partive politike ose që qartësisht bëjnë kalkulime politike. Fakulteti kryesor i të drejtës në vend nuk ka ndonjë qendër të ekspertizës të thelluar kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës jo se jo, si dhe prurjet nga jashtë, nuk kanë ndikuar në këtë boshllëk të madh në mendimin juridik shqiptar.

Për të marrë vendime Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të ketë 5 vota pro ose kundër, pra të ketë një shumicë të qartë pro një opsioni vendimmarrjeje. Nëse ka votim dhe rezultati del 4 vs 3, Gjykata nuk merr vendim dhe çështja humbet vendimmarrjen për procedurë. Në rastet e çështjeve më rëndësi, si ato të cituara më lart, humbja për procedurë dhe mungesë kuorumi do të ishte varianti më i keq vendimmarrës në Gjykatën Kushtetuese. Mjafton të shihet vendimi për shkarkimin e ish kryetarit të bashkisë Vau i Dejës për të parë se në ndonjë pretendim sensitiv nuk u krijua shumicë, por rezultati ishte i ndarë 4 vs 3 vota, duke mos arritur të merret një vendim kushtetues. Në këtë kuptim, numerikisht, Gjykata Kushtetuese aktuale nuk është në gjendje reale për të marrë vendime të rëndësishme, për sa kohë mungojnë 2 anëtarë të tjerë, që do të siguronin në çdo rast ekzistencën e një shumice prej 5 anëtarësh. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja që GJK vendosi që çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale e zhvendosi në kohë, për të parandaluar ndarjen në vota dhe mungesën e një shumice kushtetuese vendimmarrëse.

Së fundi, Gjykata Kushtetuese merr dhe do të marrë vazhdimisht vendime, por sa i duam, i lexojmë, i kuptojmë dhe i respektojmë ato? Cili institucion e palë në padi ka pranuar përgjegjësitë që burojnë nga vendimmarrjet e GJK dhe pasojat e tyre? Ja një shembull, rasti i shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës. GJK dha një përfundim kritik, sipas të cilit shkarkimi u bë në shkelje të Kushtetutës, madje pa pasur një mbledhje të Këshillit të Ministrave dhe pa respektuar rrugën ligjore. Në një shtet serioz menjëherë do të duhej të kishte deklarim nga zyrtarët përgjegjës të kësaj shkeljeje, reflektim dhe marrje përgjegjësie prej tyre. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Si përherë, fitorja ka shumë vëllezër, humbja është jetime! E njëjta situatë u përsërit edhe pas opinioneve të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor, me ndryshimet kushtetuese apo me nismën 2019 për shkarkimin e Presidentit. Cili politikan e zyrtar, cili institucion dhe cila parti pranoi përgjegjësitë? Asnjë. Të gjithë i lexuan opinionet sipas interesit politik të ditës. E njëjta po ndodh e do të ndodhë edhe me vendimet e pritshme të GJK. Dhe në këtë mënyrë, mundësia që GJK të ndikojë në maturimin e institucioneve dhe të politikës duket minimale, pra e kundërta e misionit të saj në një shtet demokratik.

Mësimi? Vlera? Pritshmëria? Mund të kemi probleme me KLGJ, KLP, strukturat e vettingut, etj, por asnjë institucion tjetër nuk ka rëndësinë dhe ndikimin që mund e duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, sidomos në një vend si Shqipëria ku kulti i individit/udhëheqësit/partisë vijon të jetë më me ndikim se kulti i institucioneve. Pas eksperimenteve të shumta të 30 viteve tranzicion Shqipëria ka nevojë jetike për Gjykatë Kushtetuese të plotë, profesionale, të besueshme dhe me integritet, që merr vendime dhe ka kurajën të shohë e të gjykojë mbi interesat politike të ditës, mbi interesat e politikanëve që kanë promovuar karrierën e vetë gjyqtarëve dhe mbi këshillat e ambasadorëve periodikë, mbi paragjykimet e militantëve partiake dhe medias naive apo gjobëvënëse. Shqipëria ka nevojë jetike për drejtësi, për Kushtetutë dhe kushtetutshmëri, për norma dhe parime që garantojnë liritë tona, për institucione dhe për kulturë demokratike, – nevoja që në momente të rëndësishme të tranzicionit disa vende të tjera i kanë arritur edhe përmes vendimmarrjeve të Gjykatave Kushtetuese.

Të metat dhe përparësitë e një qeverie teknike…
Nga Afrim Krasniqi*

Kërkesa për qeveri teknike në administrimin e zgjedhjeve nuk është e re në Shqipëri. Në dhjetor 1991 u aplikua për herë të parë kabineti teknik përgjegjës për zgjedhjet dhe rezultoi eksperiment pozitiv, pasi zgjedhjet e marsit 1992 nuk u kontestuan nga asnjë palë politike.

Në mars 1997 pati një përpjekje tjetër për një kabinet përgjegjës për zgjedhjet, por me përfaqësim politik dhe struktura paralele në të, eksperiment që dështoi pasi zgjedhjet 1997 nuk përmbushën standardet minimale. Gjatë vitit 2009 dhe 2013 e majta kërkoi qeveri kujdestare për zgjedhjet, por pa e avancuar propozimin për shkak të refuzimeve të palës tjetër.

Më 2017 marrëveshja politike solli një kabinet gjysmë politik dhe gjysmë teknik, ku në kabinetin e kryeministrit Rama hynë disa ministra të PD.

Eksperimenti dështoi plotësisht. Në Maqedoni eksperimenti me qeveri kujdestare për zgjedhjet po aplikohet tani për herë të parë dhe ende nuk ka një vlerësim nëse do jetë i suksesshëm.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, teza se një kabinet teknik do jetë më i besueshëm në administrimin e zgjedhjeve sesa një kabinet politik është e saktë, por teza se një kabinet teknik të vendoset si normë dhe se ai apriori siguron standarde më të larta zgjedhore është i gabuar. Më 2017 urdhrat e ministrave të PD nuk u zbatuan nga asnjë vartës i administratës, askush nuk mund të largohej nga puna dhe se nuk pati asnjë mbledhje të përbashkët të qeverisë.

E njëjta situatë mund të përsëritet edhe në rastin e një zgjidhje të tillë të sforcuar në të ardhmen. Kabinetet teknike kanë vlerë kur kanë kompetenca dhe besimin e plotë të partive politike, kur vendimet e tyre respektohen dhe kur vërtetë përbërja është “teknike”.

Eksperimentet me teknikë e politikë (2017), me politikanë teknikë (1997), duhet të ketë mësuar tashmë palët se zgjidhja për zgjedhjet nuk është ndryshimi psh i ministrit të brendshëm, por ndryshimi i sjelljes së policisë, ndryshimi nuk është zëvendësimi i kryeministrit por ndryshimi i sjelljes dhe rolit të qeverisë në zgjedhje.

Një standard i kabineteve kujdestare ka vlerë kur bëhet praktikë politike pavarësisht emrit që mund të jetë kryeministër, jo ultimatum politik në momentet e fundit, si dhe kur kthehet standard në çdo model votimi, psh, që kryetarët e bashkive të largohen nga zyra një muaj përpara zgjedhjeve dhe fushatën ta bëjnë jashtë saj, që kryetarët e partive të largohen nga posti dhe në prag të garës në parti të mos përdorin postin, stafin dhe partinë në funksion të vetes, që rregulli të vendoset pavarësisht kush është kryeministër dhe kryesisht nga ekspertë të ekonomisë (Italia ka praktika pozitive në këtë drejtim, me modele të qeverive kujdestare), si dhe koncepti teknik të përdoret 100% edhe për komisionerët e votimit nga KQZ deri tek grupet e numërimit.

*Opinion i dhënë për gazetën “Si”

10 fakte nga kriza e fundit politike, për të cilat nuk flitet në publik (dhe dy opsione për zgjidhjen)
Nga Afrim Krasniqi

Zyrtarisht Shqipëria shkon në zgjedhje më 30 qershor 2019. Zyrtarisht Shqipëria ka pasur referendum më 23 dhjetor 2013. Të dyja datat janë dekretuar nga presidenti. Ende nuk e dimë nëse dekreti i 30 qershorit do respektohet, por të gjithë e dimë se me 23 dhjetor 2013 nuk pati as votim, as protestë, as reagim dhe as ndjesë publike, – një tregues se sjellja formale nuk ka pasur vlerë dhe me siguri nuk merr vlerë as në rastin aktual.

Loja e deklaratave aktuale i ngjason ballos me maska, ku secili aktor fsheh fytyrën, por të gjithë e njohin njëri tjetrin. Janë të njëjtë në krizë, në sjellje, në mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie, në mungesë sensi dhe integriteti, – të fuqishëm të krijojnë kriza në gotë uji dhe të pafuqishëm të gjejnë një zgjidhje nga 1000 zgjidhjet e mundshme në dispozicion.

Në këto rrethana ia vlen të shihen të paktën 10 fakte nga kriza e fundit, disa prej të cilave nuk fliten në publik por janë dominuese në korridoret e politikës, dhe ndonjë prej të cilave mund të shërbejë për të shikuar pas krizës, në zgjidhjen afatshkurtër dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

1.Zgjedhjet kanë vlerë kur janë konkurruese, demokratike, pluraliste dhe të drejta. Dekreti i datës 30 qershor 2019 rrezikon të zëvendësojnë “zgjedhjet” me “votime”, – praktikë që shqiptarët e kanë njohur në gjysmën e shekullit të kaluar dhe në ndonjë rast edhe në tranzicion. Në më shumë se 50% të zonave ku votohet do të ketë vetëm një kandidat zyrtar, në pjesën tjetër dy ose më shumë kandidatë por vetëm një kandidat potencial për të fituar. Si të tilla nuk do të ketë nevojë as për fushatë, as për programe, as për debate, as për mitingje, as për pankarta, as për sondazhe, as për exit poll dhe as për trafik votash. Fituesit dihen, humbës nuk ka.

2.Kushtetuta dhe ligji shqiptar nuk kanë prag ligjor pjesëmarrjeje në zgjedhje. Mjaftojnë të marrin pjesë vetëm anëtarët e një partie dhe zgjedhjet bëhen legjitime. Qeveria nuk ka nevojë për pjesëmarrje masive dhe opozita gjithashtu nuk ka nevojë për fushatë kundër. PS mobilizon pushtetin dhe aq i mjaftojnë, PD dhe opozita konsiderojnë mbështetës ata që nuk marrin pjesë, që mund të jenë mbështetës të saj ose kritikë ndaj të gjitha partive.

3.Zgjedhjet shqiptare marrin periodikisht 5-7 milionë euro, një kosto e lartë që vlen kur zgjedhjet ofrojnë zgjidhje dhe përmbushin pritshmëritë demokratike. Kur zgjedhjet e humbasin vlerën dhe efektin e tyre, përse duhet që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë parti që refuzojnë konkurrencën ose që refuzojnë të drejtën e votës? Përse ne vijojmë të jemi ndër shtetet e vetme në Europë që i kemi dhënë partive politike selitë më të mëdha, qendrat e qyteteve, pushtet absolut dhe financim pa kontroll e transparencë nga taksat tona? Kriza aktuale është “ra ky mort e pamë”, – një rast për të kuptuar, reflektuar e ndryshuar shumëçka, sidomos raportin tonë si shoqëri me demokracinë funksionale dhe përfaqësuese.

4.Mazhoranca ka interes të shkohet më 30 qershor në votime jo për shkak të nevojës së saj për të fituar 100% të bashkive dhe këshillave bashkiakë, qarqeve dhe këshillave të qarqeve, – por nga nevoja e saj për të fituar nga agresiviteti i opozitës, nga incidentet e mundshme dhe nga klima kritike ndërkombëtare ndaj saj. Pra, PS e kërkon 30 qershorin jo për “bashkinë që duam” dhe as “ne bëjmë shtet”, por për të përfituar nga gabimet e opozitës dhe për ta akuzuar më pas atë si partia/partitë e para që prish zgjedhjet/ditën e votimit. Pasi të ndodh kjo, shoqëruar edhe me deklarata ndërkombëtare kritike, PS nuk e ka problem që në vjeshtë të nisë bisedimet për zgjedhje të reja parlamentare në mars 2020.

5.Opozita ka interes të vijojë konfliktin politik për të maksimalizuar mbështetësit e saj dhe aksionin e tyre politik. Ajo e shikon 30 qershorin si datën e vetme në historinë e Europës dhe demokracisë moderne, kur një parti konkurron e vetme, administron e vetme, fiton e vetme. Opozita llogarit se kostoja negative në histori për PS do të jetë shumë më e lartë sesa përfitimi dhe se pa opozitë, procesi do të ketë shkelje të panumërta teknike, ligjore dhe administrative. Të gjitha bashkë do ti japin kryetarit të PS imazhin e njeriut të vetëm në kontinent që bën zgjedhje pa rivalë, madje edhe pa rivalë formalë, – një praktikë që shqiptarëve u kujton të kaluarën e Frontit Demokratik.

6.Mazhoranca llogarit se duke fituar 61 bashkitë (ose me ndonjë lëshim për ndonjë bashki për parti aleate informale) të fitojë disa zona që nuk i ka fituar kurrë, – ku në krye është Shkodra dhe vijohet deri në Kamëz. Pasi ti fitojë të gjitha ajo llogarit të ulet në bisedime, – duke i marrë opozitës bastionet dhe me to, edhe burimet njerëzore e financiare mbështetëse, si dhe duke kalkuluar se në zgjedhje të parakohshme me ose pa Ramën kryeministër baza elektorale e saj bëhet më e fortë dhe më e shtrirë gjeografikisht e politikisht.

7.Opozita llogarit se kalimi 100% i pushteteve politike në një dorë do të kthehet në bumerang politik, siç ka ndodhur më 1991, 1996, 2001, 2013, etj. Për të beteja kryesore është ajo parlamentare dhe në funksion të saj, ajo llogarit se zgjedhjet lokale mund ti provokojë në çdo kohë sidomos në bashki ku mbështetësit e saj janë më të shumtë në numër sesa mbështetësit e qeverisë dhe ku pjesëmarrja në zgjedhjet lokale do të jetë nën 30%.

8.Faktori ndërkombëtar i ka qëndruar tundimit për tu përfshirë në krizën politike. Argumenti i tyre kryesor është ende dominues: nuk duam të përfshihemi për sa kohë ndërmjetësimi ndërkombëtar mund të përdoret si alibi dhe mjet nga liderit politikë shqiptarë për të bërë një marrëveshje të re të personalizuar, në të cilën ndërkombëtarët nuk kanë as zë dhe as rol. Ata nuk duan të përdoren dhe kujtimet e vitit 2017 i kanë ende të freskëta.

Mekanizmi i presionit nga jashtë, përmes apeleve politike, letrave të EPP&PES apo deri tek lista e supozuar e zezë, – është ende km larg thelbit të problemit dhe nuk kanë dhënë dhe as nuk jep efekt për sa kohë edhe ndërkombëtarët, përfshirë SHBA e BE zgjidhjen e krizës shqiptare e kërkojnë tek autorët përgjegjës të saj, 2-3 liderit kryesorë politikë. Lajmi se ndonjë politikan dytësor, të cilin me siguri askush nuk e merr seriozisht në ato që thotë e që bën, është ndëshkuar me anulimin e vizës për SHBA, është po aq jo efektiv sa lajmi se pro perëndimorë tashmë cilësohen deputetët që janë në parlament, përfshirë disa anonimë pa identitet apo të parin politikan shqiptar që është shpallur zyrtarisht e publikisht non grada nga pala amerikane.

9.Shqipëria dhe BE? Reforma në drejtësi? SPAK? Ka pasur dhe ka 100 arsye për të kuptuar se elitat tona politike kanë qenë, janë e do jenë të pa-interesuar realisht as për procesin integrues (që sjell monitorim shumëplanësh për vetë ata), as për reformën në drejtësi (që minimizon kontrollin politik të tyre) dhe as për SPAK (që duhet të merret me vetë elitat e korruptuara). Nga kriza ndëshkohen qytetarët, shteti e shoqëria, – jo politikanët. Ata amnistojnë konsensualisht njëri tjetrin, riciklojnë njeri tjetrin, asistojnë njeri tjetrin dhe pasurojnë njëri tjetrin. Cili u largua nga politika për shkak të kostove të krizave 1991, 1997, 1998, 2004, 2008, 2010, 2011, 2014, 2017? Asnjë. Ky bilanc flet shumë dhe peshon shumë, edhe aktuale, e cila nuk është as e para dhe as e fundit në listën e krizave që ata kanë shkaktuar ose vijojnë të shkaktojnë.

10.Zgjidhja? Ka të paktën dy opsione afatshkurtra dhe afatgjata. Opsioni afatshkurtër është rikthimi i SHBA dhe Brukselit në Tiranë sipas praktikës së marrëveshjes politike në Maqedoni më 2015, me një draft të iniciuar nga jashtë dhe me një penalizim real të politikanëve përgjegjës djathtas e majtas. Kjo mund të shoqërohet me presionin pozitiv për ngritjen e SPAK brenda qershorit, jashtë konsensusit të hapur apo të fshehur të dy partive të mëdha, dhe rihapjen e të gjitha dosjeve penale që ndodhen në Prokurori kundër aktorëve kryesorë politikë, përgjegjës për krizat periodike politike dhe pengmarrjen e demokracisë në Shqipëri, ashtu edhe për aktorët protagonistë të dosjeve të trafikut të votës qofshin ata ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, kryetarë bashkie e ish kryetarë bashkie.

Në aspektin afatgjatë, faktori ndërkombëtar, i cili harxhon miliona euro të taksapaguesve të vet për të promovuar projekte dhe nisma që shpesh shërbejnë si fasada të pushteteve të radhës në Shqipëri, – duhet të investohet konkretisht dhe realisht në reformimin tërësor të legjislacionit mbi partitë politike, mbi financimet elektorale, mbi Kodin Zgjedhor dhe mbi raportet e partive me shtetin në Shqipëri. Shqipëria sot ka mbi 140 vula kryetarësh, ka dhjetëra seli partish, por nuk ka ende asnjë parti politike realisht demokratike, ku votohet, mendohet, debatohet, diskutohet, respektohet mendimi ndryshe dhe ku arsyeja politike është më e madhe sesa interesi i drejtuesit. Nëse faktorët ndërkombëtarë direkt apo indirekt mbështesin nisma serioze që reformojnë e ndryshojnë sistemin, jo emrin e atij që kontrollon sistemin, – atëherë zgjidhja bëhet më e shpejtë, dhe minimalisht parandalohen kriza të njëjta në të ardhmen.

Një reformim tërësor i sistemit përfaqësues do të krijonte mundësitë që komunitetet qytetare të kishin kandidatët e vet në zgjedhjet lokale, që sistemi partiak të kishte prurje të reja, që të marrë fund sistemi i kontrollit një ose dy partiak i administrimit zgjedhor, që Shqipëria të mos kishte liderë të fortë por institucione të forta, që partitë të japin llogari për miliardat e fushatës ashtu siç japin qytetarët për qindarkat e shpenzimeve të tyre, që pakënaqësitë qytetare të ktheheshin në nisma ligjore dhe vullnet për ndryshim, që politikanët të jepnin llogari çdo 2-4 vjet dhe që partitë të kthehen në institucione përfaqësuese dhe demokratike siç përcaktohet dhe kërkohet nga Kushtetuta e Shqipërisë.

130 institucione publike, qeveria bën mbledhje nëpër restorante private
Nga Afrim Krasniqi/

Shqipëria ka kryeministri, ka mbi 15 ministri, ka mbi 130 institucione publike, ka universitete, akademi, institute, salla muzeale, e plot ndërtesa e mjedise të tjera shumë më komode, serioze dhe funksionale, të cilat janë financuar dhe mirëmbahen me taksat tona.

Si të mos mjaftojnë asnjë prej tyre, vendi ynë mbetet unik në sjelljen abuzuese me shtetin, me solemnitetin e institucioneve, me simbolet dhe me etiken ndaj tij: ja shembulli tipik, – mbledhje qeverie në një hotel privat në kompleksin e një kompanie tatimpaguese në periferinë e Elbasanit.

Edhe vetë Elbasani ka bashki, qark, prefekturë, sallë teatri, universitet, etj, etj, por qeveria vendos të takohet në një mjedis privat, në një biznes privat, larg zyrave të shtetit.

Mbledhjet e qeverisë, edhe kur janë fiktive dhe shoë mediatik si këto tonat, – janë akte me rëndësi për sigurinë kombëtare, janë objekt ruajtje nga SHISH, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, janë aktivitete me rëndësi për administratën mbështetëse dhe janë një prej detyrave kushtetuese të çdo qeverie.

Me simbolikën e mbledhjes së radhës në restorantin e peshkut, të gjitha këto koncepte bien, qeverisja bëhet jo serioze, shteti fyhet në integritetin e tij dhe se vetë mbledhja është në konflikt interesi.

Cili zyrtar mund të shkojë për kontroll tatimor apo kontroll tjetër ligjor në një biznes ku klient i përzgjedhur është e gjithë qeveria?

Cili është mesazhi që marrin bizneset konkurruese kur qeveria zgjedh një biznes privat për të qenë klientja e tij?

Sa serioze është sjellja shtetërore dhe sa seriozisht mund ta marrin një qeveri që bën akte të tilla jashtë çdo etike zyrtare? Sa është kosto e aktivitetit dhe kush paguan për to?

A kemi abuzim? Përse shpenzimet nuk janë publike, donacionet nuk janë publike dhe çfarë fshihet pas qeverisë që shëtit në bizneset e klientëve që më pas fitojnë miliardat e PPP?

E kemi një shembull domethënës: ca vite më parë qeveria e njëjtë u mblodh në një hotel të palicencuar në Tiranë. U deshën miliona për dekor e përgatitje, mbledhja zgjati 2-3 orë dhe në fundin e saj, një konflikt verbal solli pamundësinë e dhënies së licencës për hotelin.

Edhe sot pas 4-5 vitesh hoteli është pa licencë dhe në pritje të qeverisë, e cila ishte klientja e parë dhe e fundit e tij.

Alibia se aty është mbledhje informale partie nuk vlen, për sa kohë që PS ka zyra në Tiranë e Elbasan, dhe secili zyrtar ka shkuar aty me makinën e shtetit, faturën e paguan shteti, shoqëruesit, garda e policia janë zyrtarë të shtetit, vendimet lidhen me shtetin.

Edhe simbolika, – bashkim i ministrave që ikin dhe vijnë nuk është gjetja e duhur në etikën shtetërore, – sepse sipas kushtetutës kemi vetëm ministra të dekretuar për emërim ose shkarkim, por asnjë dekret nuk ka ende vlerë derisa nuk është votuar në Kuvend.

Ju kujtohet slogani i fillimit 2018? Ne do bëjmë shtet, – ishte. 2019 po nis ndryshe, – shteti jemi ne, duke nënkuptuar me fjalën “shtet” fuqinë e pushtetit për të imponuar me forcë si norma e parime pasionet, dëshirat, projektet individuale, e aktet të tjera gati delirante të një pakice individësh që duket se kanë humbur sensin e kohës, sensin e masës, sensin e përgjegjësisë dhe natyrisht edhe sensin e qeverisjes.