Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre bashkëpunëtorëve të tij.
Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan se nuk është hera e parë dhe as e fundit që deklaratat e bujshme për arrestime të prokurorisë dhe mjerisht tani edhe SPAK koha i provon si flluska.
“Nuk është hera e parë dhe as e fundit që deklaratat e bujshme për arrestime të prokurorisë dhe mjerisht tani edhe SPAK koha i provon si flluska!
Ka një pritshmëri të madhe për SPAK që të merret realisht me dosje të mëdha, me tendera të mëdhenj dhe me peshq të medhenj dhe jo me flluska! Aq më keq të bëhet pjesë e lojrave që vetëm me ligjin dhe shtetin ligjor nuk kanë lidhje”, shkruan Dervishi.
g.kosovari