Avokati Gentian Rumano tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se personi tjetër që pritet të arrestohet nga SPAK është tip sportiv dhe ndodhet jashtë shtetit.
Sipas tij bëhet fjalë për një funksionar të lartë, por përveç kësaj, avokati nuk dha të tjera të dhëna.
“Ka disa të dhëna shumë të sigurta që është funksionar i lartë, ndodhet jashtë shtetit, tip sportiv,” – u shpreh Rumano.
Ndërkohë më herët, në po të njëjtin debat gazetari Ferdinand Dervishi tha se frika e përgjimeve është shumë e madhe edhe në Policinë e Shtetit, duke nënkuptuar se dhe zyrtarët e këtij institucioni i druhen lëvizjeve të SPAK.
Sipas tij, shumë funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.
/a.d
Përshkrim i saktë.
Vetëm emri i tijë dhe i maces Sasha mungon….