Lajmet se Apple po dëshiron të prodhojë një veturë nuk janë të reja. Këto thashetheme kanë qenë duke u sjellë nëpër shumë portale të ndryshme botërore tashmë një kohë të gjatë.
Por, duket se Apple e ka marrë me seriozitet prodhimin e një veture. Lajmet më të fundit thonë se Apple ka punësuar Doug Betts, ish-zëvendës presidentin e Fiat Chrysler Automotive, për të projektuar veturën.
Betts ka një rol të veçantë në industrinë e veturave. Kur ai iu bashkua Chryslerit në 2007 ai veçse kishte 21 vite eksperiencë në këtë industri.
Ai është një person me kualitet, pasi që ka pasur gjithashtu pozita të rëndësishme edhe në Nissan dhe Toyota. Sipas Detroit Free Press, Betts është inxhinieri i parë i automjeteve që Apple e ka punësuar. Kjo lë të kuptohet se Apple është duke menduar ta prodhojë një veturë deri më 2020, që do të thotë se kompania do të ketë kohë të fitoj edhe shumë para deri atëherë.