• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli dënon Belerin me dy vite burg, Kokaveshi shërbim prove! I hapet rrugë zgjedhjeve në Himarë! Ambasadorja greke: Është deputet i PE ndaj…

by A R
25/06/2024 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alfred Belerin, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por të pamandatuar, i cili është dënuar me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje.

Me këtë vendim, Alfred Beleri humb mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak, pasi tashmë është një person i dënuar me një vendim të formës së prerë, ndërsa në Himarë do të ketë zgjedhje të reja brenda afaktit të përcaktuar ligjor, presidenti duhet të përcaktojë datën.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Alfred Beleri kërkoi deklarimin e tij të pafajshëm, qëndrim që e ka mbajtur në vijimësi gjatë gjithë përballjes së tij me drejtësinë, ku u akuzua nga SPAK për korrupsion në zgjedhje.

Beleri ka kërkuar sistematikisht një leje për t’u betuar si kryetar bashkie i Himarës dhe të merrte detyrën. Në vijimësi kërkesat e tij kanë hasur në refuzimin e gjykatës, por edhe kërkimet e tij për zbutje të masës. Ndërsa ka vijuar betejën e tij me drejtësinë në disa fronte, nuk mundi dot të merrte leje dhe zbuste masën. Vendimi i ditës së sotme i jep fund mundësisë që ai të bëhet kryebashkiak i Himarës, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Pas vendimit, foli edhe ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi. Sipas saj, procesi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kishte shumë pikëpyetje që nisnin nga prezumimi i pafajësisë deri të dënimi jo proporcional për Fredi Belerin. Megjithatë, Kamtisi shtoi se Beleri, tashmë i zgjedhur eurodeputet duhet të ketë mundësinë që të jetë i pranishëm në seancën e korrikut të PE.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngenë pyetje për sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi joproporcional në lidhje me veprën e tij. Bashkia e Himarës edhe në këto momente nuk drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur prej votuesve edhe pse qytetarët e shprehën me votë dëshirën e tyre. Përparësi për Greqinë mbeten respektimi shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e minoritetit si parim bazë i BE. Beleri tashmë është i zgjedhur në PE. Eurodeputetët duhet të kenë mundësinë të paraqiten personalisht që nga seanca plenare e korrikut që vjen”, tha ambasadorja.

/a.r

Next Post
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronikë e përgjumur kafeneje !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

Studentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

May 18, 2026
Protesta për gjuhën shqipe në RMV, Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, tani kriza i ngelet klasës politike

Protesta për gjuhën shqipe në RMV, Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, tani kriza i ngelet klasës politike

May 18, 2026
Berisha njofton protestën e radhës, kreu i PD-së: Sapo të mbarojnë të gjitha proceset në parti…

Berisha njofton protestën e radhës, kreu i PD-së: Sapo të mbarojnë të gjitha proceset në parti…

May 18, 2026
Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim ndaj Teheranit! Irani e di se çfarë do të ndodhë

May 18, 2026
Protesta e studentëve në Shkup, politologu Nexhmedin Spahiu: Fajtorë për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

Protesta e studentëve në Shkup, politologu Nexhmedin Spahiu: Fajtorë për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

May 18, 2026

Moralistët që “duan gjak” nga SPAK dhe GJKKO

May 18, 2026
Angela Merkel kritikon ashpër BE-në: Nuk po e shfrytëzon potencialin në luftën Rusi-Ukrainë

Angela Merkel kritikon ashpër BE-në: Nuk po e shfrytëzon potencialin në luftën Rusi-Ukrainë

May 18, 2026
Ministri i Katarit në Tiranë dhe Durrës, Ferit Hoxha zbulon planet për projekte të mëdha nga energjia tek arsimi

Ministri i Katarit në Tiranë dhe Durrës, Ferit Hoxha zbulon planet për projekte të mëdha nga energjia tek arsimi

May 18, 2026
Bashkoi votat me PS për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal! Akuzon Gonzaton si ambasador i Ramës, por…

Bashkoi votat me PS për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal! Akuzon Gonzaton si ambasador i Ramës, por…

May 18, 2026
Nuk ka më radhë në banka? Miliona transferta nga telefoni, BSH: Rritje e transaksioneve në distancë përgjatë 2026-s

Nuk ka më radhë në banka? Miliona transferta nga telefoni, BSH: Rritje e transaksioneve në distancë përgjatë 2026-s

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In