Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë
Në të gjithë vendin Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme prerjen e paligjshme të pyejeve si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë periudhës 13.10.2015 deri më datën 19.10.2015 nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 39 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 39 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 31 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 2 autorë jane shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste me 4 autorë, nga të cilët 2 janë arrestuar ne flagrancë dhe 2 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 makineri të lojrave, 2 rulota, 6 televizorë dhe 10 aparat bingo.
Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme.