Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po luftojnë për të ndarë pasuritë e tyre pas ndarjes së tyre. Një burim për Page Six është shprehur se një “ushtri” avokatësh dhe menaxherësh biznesi kanë nisur punën për ndërmarrjet e përbashkëta të këngëtares dhe Rodriguez-it.
“Ka patur takime të shumta në A.Rod Corp në ditët e fundit për mënyrën e ndarjes së pasurive të tyre. Jennifer dhe Alex-i ishin të përfshirë në shumë projekte biznesi së bashku dhe marrëveshjeje të pasurive të patundshme. Nuk ishin ende të martuar kështu që do të jetë më pak e komplikuar.”, është shprehur burimi.
Këto biznese përfshijnë marrëveshjen e tyre me kompaninë e kujdesit “Hims & Hers, duke u bërë investitorë në kompani si dhe partneritetin e tyre me Fitplan, për të ofruar trajnim të fitnessit. Ata kanë disa pasuri të patundshme në New York dhe Miami duke përfshirë një rezidencë prej 33 milionë dollarësh në Star Island në Miami.
Mbrëmjen e djeshme, mediat e huaja raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Megjithëse dyshja po planifikonin të martoheshin, gjërat përfunduan deri në ndarje dhe shkak për këtë është bërë skandali i Alexit me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.
Një burim është shprehur për “Page Six” se çifti vendosi të ndahej pasi Rodriguez u përfol se e ka tradhëtuar me LeCroy-n. Në janar, nisën akuzat që përfshinin të fejuarin e këngëtares, por Madison LeCroy i mohoi duke thënë se nuk ishte takuar kurrë personalisht me të.
“Ai kurrë nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua,” deklaroi LeCroy për Page Six në Shkurt. Lopez, e cila nisi të shoqërohej me Rodriguez në vitin 2017 zbuloi kohët e fundit se ajo dhe 45-vjeçari kishin ndjekur një terapist gjatë kohës që ishin në karantinë.