Pak orë pas lajmit për shkarkimin e trajnerit Brdaric klubi i Vllaznisë ka ndryshuar mendje, duke i habitur të gjithë. Shkodranët kanë rikthyer në detyrë gjermanin, i cili do të largohej nga Vllaznia pas humbjes 1-2 me Bylisin.
Burime bëjnë me dije se Brdaric nuk ka qenë dakord me shkarkimin dhe ka kërkuar dëmshpërblimin, detaj i cili ka bërë Vllazninë të ndryshoj mendje.
Për më tepër klubin e ka vrarë paksa edhe opinion, pasi aktualisht Vllaznia renditet në vendin e parë.
Sponsori Alban Xhaferi, i kontaktuar nga abcnews.al, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin gjerman. “Trajneri Brdaric konfirmohet në krye të Vllaznisë. Lojtarët kanë besim tek ai.
Është e kuptueshme që jemi të pakënaqur me ecurinë e kohëve të fundit, por pjesa e diskutimeve të brendshme i takon klubit. Tani le të presim reagimin. Futbollistët të luajnë për ne, për vete dhe për trajnerin. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim”, tha mes të tjerash Xhaferi.
g.kosovari