Edi Rama ka humbur mendjen. Kështu u shpreh Lulzim Basha sot pasi mbërriti në zyrat e FRD që të solidarizohej me Sali Shehun.
I shoqëruar nga Petrit Vasili, kreu i PD e grisi njoftimin e Bashkisë së Tiranës për lirim e zyrave dhe tha se 25 Prilli është dita e ndryshimit.
“Mendojnë se do ushtrojnë presion me një letër bakalli. Rama e ka humbur mendjen nga paniku por ta dijë mirë se nuk ka shans ta trembi popullin. T’i japë fund dhunës” -tha Basha.
/javanews/a.r