Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit emërimin e katër gjyqtarëve të rinj për Gjykatën e Lartë.
Emrat e gjyqtarëve që i janë propozuar Presidentit të Republikës janë Sokol Binaj, Klodian Kurushi, Sandër Simoni dhe Albana Boksi.
Sokol Binaj dhe Albana Boksi vijnë nga Apeli i GJKKO-së, ndërsa Klodian Kurushi dhe Sandër Simoni nga Shkalla e Parë GJKKO.
Në njoftimin e KLGJ-së thuhet se ky propozim çon një hap më përpara përmbushjen e një prioriteti kombëtar dhe të integrimit evropian për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate.
/a.r