Kosova do të hap Ambasadën e saj në Izrael ditën e hënë, kështu shkruhet në një nga mediat izraelite “Israelhayom”.
Ndër të tjera në postim shkruhet se Kosova do të behet vendi i tretë që do të hap një Ambasadë në Jerusalem. Sipas tyre diplomatë të vjetër nga të dyja vendet do të marrin pjesë në një cermoni të hapjes së Ambasadës ditën e hënë.
“Kosova është bërë bëhet vendi i tretë që do të hap një ambasadë në Jerusalem. Israel Hayom ka mësuar se diplomatët e vjetër nga të dy vendet do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të hapjes së ambasadës që do të mbahet të hënën në Jeruzalemin qendror,”-shkruhet në media.
Postimi i plotë:
Më 1 shkurt Izraeli ka njohur pavarësin e Kosovës. Ky vendim erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.
g.kosovari