Inspektori i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Bujar Mema 49-vjeç ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus.
Sipas informacioneve mësohet se 49 vjeçari ishte i prekur nga virusi dy javë më parë, ndërsa pas komplikacioneve, ka humbur jetën ditën e djeshme në një nga spitalet e Covid në Tiranë.
Për kolegët e Drejtorisë së Policisë së Fierit, ai njihej për korrektësinë e tij në detyrë.