Është një ditë e rëndësishme për historinë e njerëzimit në këtë pjesë të botës. Ajo çka ndodhi atë ditë është edhe reagimi i komunitetit të Brindizit, është shprehje e shembullit që duhet t’i tregohet të gjithëve se nuk është frika, por dashuria drejt të tjerëve që e siguron të ardhmen për fëmijët tanë, u shpreh Rama.
Ne duam që këtë datë, 7 marsin ta kthejmë në një datë të vizitës së detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindisi, për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe kjo histori të mos harrohet.
Nga ana tjetër 7 marsi në Shqipëri është dita e mësuesit dhe besoj se Brindizi në atë 7 mars është bërë një ndër mësuesit e mëdhenj të njerëzimit dhe solidaritetit. Solidariteti i njerëzve të thjeshtë që treguan se është politika që shpërndan frikën. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi, por ata politikanë që përhapin urrejtje dhe frikë. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë mundësi të kemi një hapësirë të vogël për të bërë një muze, që besoj se duhet ta shohin jo vetëm ata që banojnë në këtë qytet, por edhe shumë vizitorë”, tha ndër të tjera Rama.