Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për media lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Meta e nisi me thirrjen e tij ndaj Ekzekutivit dhe Kuvendit, që të marrin sa më parë masa për shtyrjen e afatit për aplikimin për karta ID, për të gjithë ata që iu kanë skaduar.
Më tej, Kreu i Shtetit tha se ka një nevojë urgjente për funksionimin e organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore.
“Duke vlerësuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve, edhe si kryekusht për të ecur me një ritëm tjetër drejt çeljes së negociatave, dje pata një takim me shoqërinë civile, ku u evidentua si problematike skandimin e kartave të ID.
Ndaj i bëj thirrje Ekzekutivit dhe Kuvendit të marrin menjëherë masa për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021.
Nevojë e funksionit të shpejtë, efikase, me zero tolerancë, të organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore.
Njëkohësisht u theksua rëndësia e miratimit sa më shpejt të fletës së votimit dhe një fushate aktive të edukimit të zgjedhësve. Sot jemi 50 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe zgjedhësit nuk janë edukuar ende sa i takon votës preferenciale”, u shpreh Presidenti.
I cili eshte pyetur dhe ne lidhje me kandidimin nga Rama te Najada Çomos!
Si ju duket kandidimi i Çomos dhe Bozos?
Këto nuk janë në interesin tim, si president dua te theksoj rëndësinë që qytetarët të shikojnë listat, dhe të votojnë në ato lista për kandidatin që ata besojnë se ka itegritetin më të lartë./a.p