Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë i shkallës Rihtër që goditi sot Greqinë, ngjalli frikë te qytetarët.
Mediat helene kanë publikuar pamje ku shfaqen njerëz teksa dalin në rrugë pas lëkundjeve. Sizmiologët thanë se lëkundjet u ndjenë shumë pasi zgjatën për një kohë të gjatë.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua 21 km në Jugperëndim të qytetit Tyrnavos me një thellësi fokale prej 10 km.
Goditja e parë u regjistrua rreth orës 12:00 (me orën lokale) dhe është shoqëruar nga një paslëkundje e dytë me magnitudë 4.6 ballë, Rihter.
Tërmeti u ndje në Greqinë Veriore dhe Jugore, veçanërisht në Selanik.
Ndërsa në një video shihet se si lëvizin orenditë brenda një banese në zonën e Elassona-s.
Burri i cili ka filmuar momentin kur në banesë po i lëvizin të gjitha orenditë dëgjohet të thotë: Një tërmet shumë i madh në Trikava, zoti im, zoti im.
Ndërkohë që një grua dëgjohet e frikësuar teksa filmon momentin e lëkundjeve.
Njerëzit kanë dalë jashtë shtëpive të tyre, duke krijuar kaos në mes të pandemisë, si dhe kanë bllokuar trafikun.
g.kosovari