Vasilika Hysi është tërhequr nga gara për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”
“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për c’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”, tha Rama.
Rama vlerësoi rolin kyç që sipas tij ka luajtur Vasilika Hysi gjatë procesit të Reformës në Drejtësi. Ndërkaq Hysi u shpreh krenare që ka qenë pjesë e PS-së duke e konsideruar Reformën në Drejtësi si një ndër nismat më të mëdha të qeverisë.
“Ishte kënaqësi që sot bëj këtë dalje publike për të thënë që jam e nderuar dhe e respektuar që në këto 12 vite mundëm të bëjmë realitet Reformën në Drejtësi.
Luftuan për 4 vite në opozitë dhe qeveria e atëhershme nuk e pranoi. Një pakt i cili nga A te Zh është përmbushur. Ndihem krenare që iu bashkova PS-së, në pikat e atij pakti të paraqitura në 24 tetor të 2011, premtuan se në pushtet do t’i bëjmë.
Në 2013 kur ju premtuat se do të bëjmë Reformën në Drejtësi ka qenë një ndër nismat më të mëdha dhe përvojat e jashtëzakonshme. Kemi luftuar bashkë për ta bërë këtë reformë”, tha Vasilika Hysi gjatë fjalës së mbajtur në krah të kryeministrit Edi Rama.
g.kosovari