Ai tha se i vjen keq qe po keqinterpretohen të gjitha veprimet e tij duke i vlerësuar si flirtim.
Cuomo këmbënguli se kurrë nuk preku ose sugjeroi diçka për askënd në një mënyrë të papërshtatshme, duke mohuar pretendimin e ish-ndihmëses, Lindsay Boylan se e puthi në gojë kur ishin vetëm në zyrë, raportoi cnn.
Guvernatori i New Yorkut u akuzua për një tjetër ngacmim seksual të shtunën, prandaj demokratët me ndikim kërkuan një hetim të pavarur.
Në vend të kësaj, James tha se hetimi duhet të kryhet pa ndonjë ndikim nga Cuomo dhe bashkëpunëtorët e tij.