Ish-ministrja, Valentina Leskaj ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.
“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.
Për shkak të situatës ceremonia do jetë private.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, shkruan Leskaj, në facebook.