Ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga femrat që përflitet më shumë në të gjitha mediat rozë.
Fjala është për Kim Kardashian, e cila ka firmosur letrat e divorcit me Kanye West.
Pas një periudhë të gjatë thashethmesh, mediat e huaja raportuan se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i kishte dhënë realisht fund martesës, prej gati një dekade, me reperin.
Burimet treguan se Kim i ka dhënë fund prej kohësh në mendjen e saj dhe s’po e vuan aspak faktin që po ndahet nga partneri.
Së fundmi, 40-vjeçarja ka pozuar topless për markën e saj “Skims” dhe natyrisht ka marrë audiencën maksimale.