Universiteti Lanzhou i Kinës ka zhvilluar sistemin e parë të parashikimit në botë, i cili është në gjendje të parashikojë një shpërthim pandemie Covid 19 në më shumë se 190 vende dhe rajone të botës.
Sistemi u zhvillua nga Qendra Bashkëpunuese e Inovacionit për Sigurinë Ekologjike Perëndimore. Sipas raporteve të medias, modeli i sistemit mund të marrë në konsideratë lagështinë lokale, temperaturën dhe dendësinë e popullsisë, si dhe masat parandaluese të vendosura nga qeveritë për të analizuar dhe parashikuar përhapjen e Covid-19 globalisht.
Sistemi, i pari i këtij lloji në botë, kombinon metodat statistikore-dinamike në parashikimin e klimës dhe modelet epidemiologjike.
Sistemi, doli nga universiteti në maj 2020, mund të parashikojë rastet e Covid 19 në më shumë se 190 vende dhe rajone ku ka të dhëna për pandeminë, përfshirë numrin e rasteve për ditën tjetër, muajin tjetër dhe dy tremujorët e ardhshëm. Rezultatet azhurnohen çdo 10 ditë dhe janë të arritshme për botën falas, bën të ditur “Global Times”.
Raporti i sistemit ka qenë i saktë për shpërthimin në qershor të vitit të kaluar në Pekin. Më 11 qershor, një shpërthim lokal në Pekin çoi në 335 raste të reja, krahasuar me 310 raste të parashikuara nga sistemi. Trendi i përgjithshëm i zhvillimit ishte gjithashtu në përputhje me parashikimin e sistemit. Ai gjithashtu dha parashikim afërsisht të saktë të disa shpërthimeve të tjera në Kinë, përfshirë provincat Jilin dhe Heilongjiang të Kinës verilindore dhe Provincën Hebei të Kinës veriore.
Parashikimi i sistemit për rastet globale Covid-19 ka qenë gjithashtu afër realitetit. Në nëntor 2020, sistemi parashikoi që rastet Covid 19 në dhjetor do të arrinin rreth 6.78 milionë, vetëm 3.04 për qind më të larta se rastet aktuale prej rreth 6.58 milionë.