Familjet e Agron Fushës dhe Gazmir Zgurit në fshatin Farkë e Madhe kanë hyrë sot në shtëpitë e reja të ngritura falë Programit të Rindërtimi pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan fillimisht familjen Fusha, e cila, nga një shtëpi dukur me qerpiç sot ka hyrë në një banesë 3 + 1.
Në Farkën janë rindërtuar 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Në bashkëbisedimin që kishte me Ramën, qytetari tha se kryeministri e ka bërë Farkën lule, duke shtuar se Berisha nuk bëri shumë për zonën, edhe pse më herët ia kishin dhënë votat.
Rama vizitoi edhe shtëpinë e një çifti të ri, të cilëve iu uroi jetë të gëzuar në banesën e re.
Edi Rama: Tani shtëpinë e keni gati. Mjediset e jashtme rregullojini vetë. Të gëzoni shtëpinë e re dhe shëndet. Gjithçka është si kuti, shumë bukur.
Arben Ahmetaj: Bashkia e Tiranës po bën vlerësime akoma.
Qytetari: Njëqind herë ka ardhur Sali Berisha e nuk ka bërë asgjë. Ma bone Farkën lule.
Edi Rama: Hajde mo, ç’na e përmend atë. Ju si çift i ri, ishalla me fëmijë, që të merrni edhe bonusin. Ta keni jetën të gjatë, si çift i ri mos u ngutni shumë dhe ta gëzoni shtëpinë.
g.kosovari