Dje mbërritën 7020 doza vaksine anti-COVID nga kontrata me Pfizer dhe Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të intensifikojë planin e vaksinimit. Ndërkohë që sot vihet në zbatim skenari i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e situatës.
Nga Ministria e Shëndetësisë prej gati një jave është vlerësuar se situata në vend është një situatë alerti, nisur dhe nga incidenca e shfaqur në disa zona të vendit me numrin e lartë të infektimeve dhe rasteve me humbje të jetës në vend.
Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bëri të ditur se janë të zënë 90% e shtretërve në spitalet Covid.