Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili tha sot vendi ynë është nën ujë, rrugët janë bllokuar dhe qeveria nuk po bën asgjë vetëm propagandë.
Në reagimin e tij, Braçe shprehet se Basha e shkrin akullin me avullin e tiganit.
“Ky Lyli im është nam. E ndal dhe e mban borën me dorë, e shkrin akullin me pipër dhe, e rrit temperaturën e ajrit me avullin e qepës djegëse që skuq në tigan”, shprehet ai.
“Lyli do i mbaj rrugët të hapura dhe të sigurta. Po ra shi? Po ra shi ky do e thithë ujin me sfungjer enësh”, përfundoi reagimin e tij Braçe.
/a.r