Spitali i burgut ku po kurohet i rrezikshmi Dritan Dajti është blinduar nga forca të shumta policie, pasi dyshohet se i dënuar për masakrën e Durrësit, ka në plan të arratiset.
A2CNN shkruan se dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit.
Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.
Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital. ai rezultoi se ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte simptoma të rënda shëndetësore. Dajti po kurohet në spitalin e burgut, pranë QSUT-së.
g.kosovari