Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Kreu i shtetit përmes një postimi në “Facebook” Meta i bëri thirrje qeverisë që të dëgjojë zërin e komunitetit, të aktivistëve të mjedisit dhe botës akademike për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.
Sipas Metës, duhet të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar.
Meta:
Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
Jemi të vendosur të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona energjike për të mos lejuar me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
E gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar!
E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË! 🇦🇱/a.p