Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës së COVID në vendin tonë. Ai është ndalur te kapacitete mjekësore dhe logjistike në përballimin e kësaj lufte.
Në daljen e sotme për mediat në krah të ministres Manastriliu, kryeministri u bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve të mos e dyndin veten me ilaçe anti-Covid, por t’u referohen vetëm dy skemave bazë të mjekimit.
Duke iu referuar luftës me koronavirusin, kreu i qeverisë theksoi se ky është një proces i vështirë, sfidues, ku o jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe ia dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit.
“3656 mjekë dhe infermierë që paguhen me 1 mijë euro plus rrogës në muaj dhe do të vazhdojnë të paguhen deri në fund, 1112 staf mbështetës me 500 euro plus rrogën. Për të përballuar këtë luftë janë përfshirë në sistem, 464 të rinj në stafet mjekësore dhe infermiere duke garantuar një rritje kapacitetesh sipas nevojës, spitalet janë të pajisur me të gjitha aparaturat që gjenden në çdo spital të Europës. Kapaciteti i respiratorve është pothuajse 3-fishuar. Është punuar në rritjen e kapaciteteve në çdo drejtim, logjistike dhe njerëzore, terapitë e mjekimit dhe medikamentet sipas protokollit janë të unifikuara me ato të vendeve të tjera, 1.2 mld lekë të reja trajtimi në banesë. Një thirrje, mos dyndni të afërmve me ilaçe, mos bini pre e sugjerimeve që ju vijnë nga 20 mijë drejtime, por referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit, sepse po të ishte gjetur kura për ta vrarë COVID-in do të ishte e njohur botërisht, e gjithë bota e ka shumë të qartë porosinë, jo ilaçeve të tepërta, jo këshillave dhe sugjerimeve nga të katërta anët, por atij protokolli me 2 skema të thjeshta, të vetmet që janë botërisht të unifikuara dhe që nuk bëjnë dëme. Flota e ambulancave është zgjeruat me 36 ambulanca të reja, në terren kemi 100 ambulanca atë reja që merren me këtë punë, ndërkohë që ajo që mbetet shumë e rëndësishme është transformimi epokal i Urgjencës, kemi një kapacitet me një numër shërbimesh në kohë që as nuk mund të imagjinoheshin, kapacitetet laboratorike janë rritur katërfisht, numri i testimeve është 10 fish, kanë hyrë në përdorim testet e shpejta, janë kryer 80 mijë, 30% më shumë epidemiologë në terren, duke garantuar që 90% e të infektuarve të shikohen. Zero vaksinat për gripin në 2013-n ndërkohë që ne kemi mundësuar vaksinat falas për gripin për 250 mijë qytetarë, 4 herë më shumë se viti 2019. Ndërkohë që kemi nisur fushatën e vaksinimit anti-COVID. Kemi një vonesë si të gjithë vendet e tjera për shkak të vonesës që ka sjellë vetë situata”, tha Rama.
g.kosovari