Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur paraditen e sotme në një automjet në Kamëz.
Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i mjetit është afruar pranë makinës duke shkelur pultin për hapjen e dyerve.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit shtetasi Gjon Mema nuk ka marrë dëme të rënda, por është lënduar lehtë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Gjon Mema ka rekorde kriminale, ku në të shkuarën është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.
Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.
Njoftimi i plotë
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari