Këngëtarja Enca Haxhia ka mohuar të jetë lesbike, edhe pse thotë për momentin s’është në asnjë lidhje, pasi meshkujt shqiptarë ia shpifin.
“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, thotë ajo, ndërsa i përgjigjet një komentuesi.
Enca ka mohuar edhe lajmet se ka bërë operacione plastike.
Ajo thotë se është 100 përqind natyrale, edhe pse fotot flasin vetë.
Një ndjekës tjetër e ka pyetur nëse është në një lidhje me një reper shqiptar sepse kështu ka dëgjuar.
“E gabuar. Kjo do të ishte e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, është përgjigjur ajo.
g.kosovari