Familjarët e ish komisarit Artan Cukut kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milionë euro ndaj Ministrisë së Brendshme për humbjen e familjarit të tyre si dëmshpërblim monetar dhe moral. Dëmi shëndetësor dhe dëmi ekonomik qe i ka ardhur familjes nga humba e jete së kryefamiljarit të cilët kanë dërguar padi në Gjykatën Administrative, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt.
Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017. Familjarët e Cukut kanë dorëzuar një padi në gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit duke u kërkuar dëmshpërblim monetar edhe moral, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt 2021.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata.
Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut“, titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
g.kosovari