Pas disa ditësh i shtruar në spital si i infektuar, një i ri nga qyteti i Vlorës ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, ai është përkeqësuar papritur dhe pas disa orësh që mjekët e kishin futur në intubim, fatkeqësisht humbi jetën nga virusi i rrezikshëm.
Mehmeti shkruan se Fatjoni, një prind dhe familjar shembullor, i la fëmijët jetimë.
“Një djalë i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj, ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitivë që kam njohur. Për disa ditë me radhë, luftoi ndaj sëmundjes së keqe, ku ishte përmirësuar, ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë, ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brenda disa orësh vdiq. Fatjoni, një prind dhe familjar shembullor, i la fëmijët jetim. Kjo sëmundje është e pabesë, ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje. Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për t’u mbrojtur!”, – shkruan gazetari.
/a.r